Këshilla të thjeshta për të qenë më të lumtur

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Universal, 13 Mar 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Mbase lumturia nuk është edhe aq e paarritshme. Mbase mund ta ndërtojmë ditë pas dite, duke e bërë jetën tonë gjithnjë e më të bukur. Më poshtë do të njiheni me disa këshilla të provuara shkencërisht, të cilat do t’ju ndihmojnë që të jetoni më mirë!
    [​IMG]

    Kujdesuni për një lule

    Kujdesi për një lule ose bimë mund të jetë një ndihmë e madhe për humorin e njerëzve, përderisa ditë pas dite kjo formë e vogël jete do të bëhet më e madhe dhe më e bukur, falë kujdesit tuaj. Ndër të tjera, studime të shumta kanë demonstruar se prezenca e luleve përreth nesh, si në shtëpi ashtu edhe në punë, ngre humorin, redukton stresin, sjell të mira psikologjike dhe rrit përqendrimin, produktivitetin etj.

    Meditoni

    Tonya Jacobs, nga Universiteti i Kalifornisë, ka ndjekur një studim shumë interesant mbi lidhjen mes meditimit të ndërgjegjshëm dhe prodhimit të kortizolit (hormon stresi) te njerëzit. Studimi u fokusua te 57 persona, të cilët me rastin e eksperimentit kaluan tre muaj nën meditim. Në fund të studimit u zbulua se falë procesit të meditimit, niveli i kortizolit u ul në mënyrë të konsiderueshme!

    Imagjinoni “të verdhën”

    Hulumtuesit kanë vendosur të kryejnë një studim për t’i përcaktuar një ngjyrë lumturisë. Rezultati tregoi se mazhoranca e të intervistuarve e lidhte lumturinë me ngjyrën e verdhë. Ndaj, kur të ndiheni të trishtuar, fokusohuni tek e verdha ose filloni ta vishni atë, në mënyrë që të krijoni një valë pozitiviteti në veshjet tuaja!

    Dëgjoni muzikë “pozitive”

    Muzika është një element thelbësor në jetën e çdokujt, sepse ka një efekt që “godet globalisht” personalitetin, duke prekur të gjitha dimensionet e unit. A e keni vënë re se, sa herë që jeni të trishtuar, keni tendencë të dëgjoni muzikë të trishtuar dhe si përfundim jeni edhe më të palumtur? Sipas të njëjtit princip, dëgjimi i muzikës që prodhon “prekje pozitive” ka një ndikim pozitiv te humori juaj. Kjo gjë është treguar edhe nga një studim i publikuar te Gazeta e Psikologjisë Pozitive, i udhëhequr nga Yuna L. Ferguson e Kennon M. Sheldon.

    Bëni një shëtitje në park

    Në kohët e lashta, poetët i kanë kënduar mrekullitë e tyre përpara natyrës dhe kanë brohoritur me zë të lartë efektin pozitiv të kësaj mbi të këqijat e shpirtit. George MacKerrona dhe Susana Mouratoc, dy studiues anglezë, kanë studiuar së fundmi këtë lidhje mes mirëqenies dhe ambientit natyror dhe nga eksperimenti i tyre ka dalë se ekziston një lidhje efektive. Prandaj, shpenzimi i një pjese kohe në natyrë të qetë, ka një efekt qetësues dhe relaksues për humorin tonë.

    Ushtrojeni trupin tuaj

    “Mendje e shëndoshë me trup të shëndoshë”, thoshin latinët dhe nuk ka asgjë më të vërtetë sesa kjo gjë. Një studim interesant ka treguar në fakt se gjendja e trurit tonë pas 40 minutave lexim, të ulur në divan, është shumë herë më e ndryshme nga ajo e pas 40 minutave të kaluara, duke bërë ushtrime fizike. Pasi të keni bërë sport, në fakt, truri rezulton shumë më aktiv. Ndërkohë, është treguar edhe se rezultatet pozitive të ushtrimeve fizike në trup, kanë një impakt të mirë te humori ynë, duke na bërë më të lumtur.

    Qeshni

    E qeshura i bën shumë mirë shëndetit: vë në lëvizje rreth 20 muskuj të fytyrës së njerëzve, heq tensionin dhe ul ankthin. Ndërkohë, një e qeshur me gjithë shpirt bën që trupi ynë të prodhojë endorfinën, e cila lufton stresin, dobësinë fizike dhe atë mendore, por edhe encefalinën, që forcon sistemin imunitar. Kjo gjë është provuar nga studime të vërteta shkencore. Për ta besuar, qeshni sa më shumë.

    Hani mirë

    Mund të duket një budallallëk, por ne jemi ata çfarë hamë. Zgjedhja e ushqimeve të duhura, është shumë e rëndësishme, sepse një fizik i shëndetshëm e bën mendjen tonë që të punojë më mirë dhe në këtë mënyrë e bën më të qetë humorin tonë. Sipas studimeve, ka shumë ushqime, të cilat mund të na bëjnë më të lumtur, sepse për shembull, rrisin vlerat e endorfinës. Mes këtyre produkteve çudibërëse, përmendim çokollatën dhe luleshtrydhet.
    G.shqip
     
  2. SNAP

    SNAP Papirus rex

    Ne kete bote si i pasuri dhe i varferi po te njejtin fund do kene "vdekja", lumturia eshte e perkohshme ne kete bote.
    LUMTURIA e bukur ta jetosh, po sa i zoti je ta ndertosh kete lumturi.
     
    Solaris and Dreamer like this.
  3. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Lumturia nuk është një vijë e gjatë, por fragmente të vogla. Mendoj artikulli ka ca këshilla shumë të mira se si të gjesh sa më shumë nga këto copëza lumturie
     
  4. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Lumturine e ben vete dhe ke te drejte te zgjedhesh se kush te ben apo jo te lumtur :)
     
  5. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Me duhet edhe nje lule edhe u kompletua receta
     
  6. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Apan Mudra ju ndihmon per tju shtuar energjite dhe vetebesimin.Keshillohet me te dyja duart ushtrimi dhe perdorimi i gishtave sipas fotos+nje muzike spirituale=emocionale qetesuese per mbi 5 min.

    Apropo: nuk rendesi vendosja e peshes trupore,per shembull: mbi te ndenjura,ne divan,ne kerr apo ne guzhine.
    apan.jpg
     
  7. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Rri urte..
     

Shpërndajeni këtë faqe