Ka humbur nje minister i Nanos

Diskutime tek 'Duke shfletuar mediat, komenti i lire' filluar nga peson, 3 Dec 2004.

  1. peson

    peson Fillestar

    Ka humbur nje minister i Nanos

    E Premte, 03 Dhjetor 2004

    KOHA JONE


    KA HUMBUR NJE MINISTER I NANOS

    Greva e pedagogeve eshte kriza e Luan Memushit

    Ministri i Arsimit nuk shfaqet ne publik dhe ia faturon gjithe problemin qeverise. Ja pse eshte i paafte Nano ta largoje...

    Kur pedagoget e Universitetit Politeknik nisen greven dhe protesten e tyre, u mendua se Ministri i Arsimit do te reagonte ne mos ate dite, te nesermen, duke qene se kemi te bejme me eliten e shkences dhe te mendimit. Jemi mesuar ta shohim Memushin te tregoje kujdes per shkollat e prefekturave te largeta (sidomos per fondet e tyre e ha shume meraku), keshtu qe prisnim qe ai te jepte nje mesazh per universitetin.

    Ministri Memushi nuk u paraqit te nesermen, por as pas nje jave, dhe as sot. Kriza thellohet, pedagoget kane te drejte, studentet po rrezikojne vitin. Tani qe kjo histori eshte bere bashkudhetarja jone e perditshme, perhere e me shume po pyesim. Ku eshte ky Minister Luani, qe s'po i ben pershtypje kriza e tij. Ka kaq kohe qe fshihet, sa qe i kemi harruar syte, madje dhe floket qe i ka aq te paharrueshem.

    ***

    Greva e pedagogeve ne universitetet shqiptare ka mese dy jave qe ka nisur pa nderprerje, dhe asnje zgjidhje nuk duket ne horizont per krizen me te madhe ne sistemin arsimor qe me ardhjen e pluralizmit ne vend. Teorikisht, te gjitha palet jane angazhuar per zgjidhjen e ketij problemi: edhe dekanet e fakulteteve, edhe zv/kryeministri, edhe studentet, edhe zv/ministri i Arsimit, edhe ministri i Koordinimit, edhe keshilltari i kryeministrit per arsimin. Vetem nje personazh deri tani nuk eshte shqetesuar aspak per kete problem. Ky eshte, askush me pak se ministri i Arsimit, Luan Memushi. Dhjetera mijera studente shqiptare rrezikojne humbjen e vitit akademik si pasoje e greves se pedagogeve, megjithate ministri i Arsimit e ka injoruar deri tani kete fakt. Ministri Memushi (sado cuditshem te tingelloje ky togfjalesh) eshte pergjegjesi kryesor per zgjidhjen e problemeve te pedagogeve. Kemi te bejme sigurisht me nje krize te thelle dhe kjo eshte kriza e Luan Memushit. Por, ministri i Arsimit, njelloj sikur te ishte ministri i Mjedisit, nuk prononcohet aspak per kete rast te paprecedent. Megjithe kerkesat e vazhdueshme te pedagogeve anembane vendit, megjithe kerkesen e studenteve per te negociuar me ministrin per zgjidhjen e ketij problemi, vartesi i Gramoz Rucit duke injoruar gjithkend, nuk flet. Nderkohe, qe kjo eshte kriza e Luan Memushit. Dukshem, miku i Sekretarit te Pergjithshem, kopje e kunatit te shokur Xhemal, nuk di ta menaxhoje kete krize.

    Ndoshta problemet qe shtrojne pedagoget shqiptare do te zgjidhen, por Luani aktual i Arsimit do te mbahet mend si menaxhuesi me i keq i ketij sektori.

    Memushi sigurisht nuk mund te jape doreheqjen nga posti i tij, sepse ai ka porosi te vazhdoje te shqyeje tenderat deri ne korrik 2005. Nuk eshte cudi qe barkun e fryre te ketij ministri ta shohim ne te ardhmen tek majiset dite per dite nga rakia qe vjen me fuoristrada nga vendlinda e tij. Dhe Memushi eshte minister i Arsimit. Cfare paradoksi!

    Problemi eshte se as kryeministri Fatos Nano nuk mund ta shkarkoje kete minister. Duke njohur stimen dhe percmimin qe ka kryeministri yne per te paaftet, duket cudi qe nuk e ka hequr me kohe nga borderoja kete minister kaq te heshtur.

    Cilat sekrete shteterore mund te nxjerre nga goja Luani i arsimit nese del nje dite para publikut, para pedagogeve dhe studenteve, dhe u thote dicka. Te pakten qe po i ndjek keto zhvillime dhe ka dijeni per nderprerjen e vitit akademik.

    Mirepo, fatura e Ministrit te Arsimit ka kohe qe ka kapercyer Memushin dhe tani eshte ne deren e Nanos. Fakti qe kryeministri caktoi zevendesin e tij per t'u marre me pedagoget, tregon qarte se Nano nuk e njeh ministrin e tij. Atehere perse e mban?

    Pergjigjja ne fakt dihet. Nano ka kohe qe nuk i ka te sigurta votat ne parlament dhe s'eshte i zoti te beje asnje operacion ne qeveri.

    Fat i madh per memushet. Ne fund, sa per ta bere edhe me komike kete histori, shkarkohet zevendesministri i Arsimit. Dihet mire qe zv-ministrat kane ne dore, aq sa edhe portieret e ministrive.

    Greva e pedagogeve dhe nderprerja e panatyrshme e vitit akademik vazhdon. A do te shohim valle ndonje dite ministrin Memushi?
  2. peson

    peson Fillestar

    Re: Ka humbur nje minister i Nanos

    Kryeministri do ta kishte shkarkuar me kohe kreun e Arsimit, por nuk e le klani i tepelenasve ne PS. Meqe nuk heq dot Ministrin, Nano emeron si zevendese, te shkarkuaren nga Memushi


    Greva e pedagogeve tashme nje legjitimitet ne kerkesen e tyre ka nxjerre ne pah nje te vertete tjeter lidhur me qeverisjen aktuale. E verteta ne kete rast nuk eshte hiq me pak se nje handikap. Ministri i Arsimit, Luan Memushi i cili duhet te ishte pergjegjesi kryesor per ate qe po ndodh dhe duhej t'u pergjigjej te drejtave te tyre, e qe te pakten deri para dy ditesh ishte "zhdukur", paska nje imunitet te vecante, nje mandat ekstra qe e ben ate t'i rezistoje te gjitha fortunave e krizave te shkaktuara prej tij

Share This Page