Kanceri

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Genci96, 1 Jun 2016.

  1. Genci96

    Genci96 Primus registratum

    Tung.Jam nje 20 vjeqar nga Kosova.Desha te ju pyes per kancerin e testikujve apo te prostates.Cila jane shenjat?! A ka pasur dikush nga ju keto lloje tw kancerit apo ndonje njeri qe e njihni.Pres pergjigje ne kete debat.
     
  2. katsune

    katsune cherry blossom

    po pyet keshtu ne pergjithesi apo i referohesh nje rasti konkret?

    ne rastin e tumorit ne testikuj mund te shfaqen shenja si enjtje, zmadhim por edhe zvogelim, simptoma si ndjesi e rende ne ato zona, dhimbje, etj...ndersa ne rastin e tumorit ne prostate, ky mund te shfaqet edhe pa simptoma, ose me simptoma si psh veshtiresi gjate urinimit, zbrazje jo e plote, nevoje per te urinuar shpesh here, ose me shenja si gjak ne urine ose ne sperme. por keto simptoma mund te shfaqen edhe ne rastin e nje patologjie beninje si hipertrofia e prostates, qe eshte shume e perhapur ne moshat e vjetra. pra nuk mund te diagnostikohet vetem nepermjet simptomave, ashtu sikurse tumori ne testikuj.
     
    joetisti_, gurax and Genci96 like this.
  3. Genci96

    Genci96 Primus registratum

    Faliminderit...arsyeja eshte sepse po dyshoj per nje kancer ne testikuj apo prostate por nuk i kam keto shenja...ndjej diqka ne testikujin e majte por aq sa kam lexuar kanceri i testikujve ne shumicen e rasteve te zmadhohet testikuli dhe mund te egzistojn disa kokerra ne testikuj...por une zmadhim nuk kam....as kokerra ne testikul jo.Para 3 muajsh per 3-4 dite kam pasur urinim me te shpesht dhe probleme me ereksion por vetvetiu eshte rregulluar diqka dhe nuk kam qene tek mjeku.Por koheve te fundit barku me rri pak si i fryer,dhe nuk e di...nuk e di fryerja e barkut a mund te shkaktohet nga kanceri i testikulit (nese kam)...
     
    gurax likes this.
  4. katsune

    katsune cherry blossom

    dhe direkt mendja te tumori te vajti? :) jo o cun, ne fillim eliminohen shkaqet e tjera pastaj mendohet per tumorin. ndoshta mund te jete ndonje infeksion, ose fillimi i nje varikoceli (zmadhim i venave ne testikujt) qe prek me shume moshat e reja, ose mund te jete per shkaqe hormonale. sa per fryerjen mund te vije edhe si pasoje i ndonje problemi gastrointestinal (te zorreve). ti ben mire te shkosh tek mjeku qe te te vizitoje, te besh analizat e gjakut e te urines edhe ndonje analize tjeter me specifike qe mund te vendose mjeku. mos e neglizho dhe te shkuara. :)
     
    gurax likes this.
  5. Genci96

    Genci96 Primus registratum

    Faliminderit shum...Shpresoj qe nuk eshte diqka serioze.Gjith te mirat
     
  6. katsune

    katsune cherry blossom

    asgje. na mbaj te azhornuar nese ke deshire. :)
     
  7. Genci96

    Genci96 Primus registratum

    Fatkeqsisht ishte kancer.Paska arritur ne stazat ku paska prekur gati te gjitha organet e mija,perveq mushkerise,ende! Gjithe te mirat ne jetë. 'Zoti nuk tregohet i mire,me njerezit e mire'!
     
  8. katsune

    katsune cherry blossom

    Nuk e prisja... Me vjen shume keq... Genci, tumori ne testikuj, edhe me metastaza, eshte shume i ndjeshem ndaj kimioterapise, mendoj se te kane thene per kete. Kurajo!

    Nese do, me ler nje kontakt tendin email ne mesazhet private dhe mund te flasim aty (jam mjeke).
     
    joetisti_ and gurax like this.
  9. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    amica: ka edhe qe tallin culo-n ketu. Se thote dikush me aq 'serbes-serbes' qe... etj.
    Sidoqofte, sado qe (po qe se rasti eshte i vertete) pergjigjja jote me duket profesionale, duhet nje doze e larte shperfilljeje ne pergjigje. Per te dhene idene se edhe pse fundi i botes eshte eminent (fals) ende nuk ka ardhur (e vertete).

    E them kete, pra duke besuar se eshte genjeshter, sepse di qe ti si mjeke s'duhet te marresh asgje nga ankthi i pacientit, per te "mbijetuar".
    Kete e kam degjuar dhe e thashe :)
     
    katsune likes this.

Shpërndajeni këtë faqe