Kenga Shqiptare !

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga WORLD, 6 Sep 2016.

  1. WORLD

    WORLD Forumium praecox

    image.jpg Ju Pershendes Te Gjithve Me Kengen: Elvana Gjata - Kuq e zi je ti ft.Flori Ju Uroj Nje Degjim Sa me Te Kendshem Flm ! Per Ta Degjuar Muziken Klikoni Ne Linkun ->
     
    Eléonoré likes this.
  2. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Te shKOQitur jeshem....

    A,be,meeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
     
    Eléonoré likes this.
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

  4. BzzzEnt

    BzzzEnt Primus registratum

    Pershendetje,

    Kenget e Argjentina Ramosaj mund ti degjoni ne keto platforma:


    [​IMG]
     
    Last edited by a moderator: 25 Apr 2017
  5. BzzzEnt

    BzzzEnt Primus registratum

    You can now buy or listen to Adrian Gaxha's songs on:



    [​IMG]
     
    Last edited by a moderator: 25 Apr 2017
  6. BzzzEnt

    BzzzEnt Primus registratum

    Listen and Buy Genta on:


    [​IMG]
     
    Last edited by a moderator: 25 Apr 2017
  7. BzzzEnt

    BzzzEnt Primus registratum

    Nexhmije Pagarusha is available on these music platforms:

    Please Listen and Buy Her Songs

    [​IMG]
     
    Last edited by a moderator: 25 Apr 2017
  8. Passion- Al

    Passion- Al Forumium maestatis

  9. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Grup i MIRE.
     
  10. Airbourne

    Airbourne Papirus rex


    grande.
     
  11. Airbourne

    Airbourne Papirus rex


    ec ushnja,ethteri dhe jevgjitet vallonas.
    greate.

    Me ftyren e nuses....bam VETES.
     
  12. Alivia

    Alivia Forumium maestatis

  13. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Die erste Generation verdient das Geld,
    die zweite verwaltet das Vermögen,
    die dritte studiert Kunstgeschichte
    und die vierte verkommt vollends.




    shuj bre...


    Konflikte auf dem Balkan oder der Türkei sind nicht die Knochen eines einzigen pommerschen Grenadiers wert(Otto von Bismarck)
    Ose nje tjeter thenie e TIJ: nje komb qe ndron fene,nuk i zihet bese.
    Tungi.
     
  14. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Grurë dhe këngë

    Oj erdhi bilbili
    Oj erdhi në lëmë
    "Tak" ma bëri zemra
    Kur i ndieva zënë
    Dhe shoqet më panë
    Oj me bisht të syrit
    Ç'u përzie me grurin
    Kënga e bilbilit

    Oj erdhi bilbili
    Oj erdhi në lëmë
    Shoqet shinin grurë
    Unë mblidhja këngë
    Dhe nuk di ç'më gjeti
    Dhe nuk di ç'më zuri
    Oh sa shpejt u bëra
    Kuqur si purpuri

    Lëmi plot me grurë
    Grurë edhe këngë
    O bilbil pse erdhe
    O pse erdhe në lëmë
    Tani vajzat sytë
    Tek unë shpesh i kthejnë
    Oh sikur ta dinë
    Ku ti ke folenë

    Në zemër folenë
    E ke thurur vetë
    O bilbil i dashur
    O pse s'më le të qetë
    Apo ç'dasëm do t'bëjmë
    O ç'dasëm në lëmë
    Shoqet mbledhin grurë
    Grurë edhe këngë

     
  15. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Këputa një gjethe dafine

    Degën e dafinës e lëkundi
    Krahu i një zogu në agim
    Me një gjeth në buzë unë fërshëlleja
    Këngët që i zgjonte vetë pranvera

    Nën qiellin tonë, prej gjakut tonë bleron ti
    Jo, nuk bleron, por lulëzon çdo stinë
    Ne deshëm vetëm të lulëzonte kudo jeta
    Të katër stinët t’i kish gjithmonë ajo të blerta

    Ne si dhuratë dafinë në jetën tonë s'kërkuam
    Nga gjaku i luftës, nga djersa e ballit ato lulëzuan
    Në ditë me diell, në kohë kur vetëtin
    Ti rritesh, rritesh, lulëzon ti

    Blerimi yt, blerim rinor që flet për historinë
    Dafinë e bukur, o kurorë e thurur për lirinë
    E veshur me blerime kjo tokë
    Agimet pret, agimet i zgjon

    Degën e dafinës e lëkundi
    Flladi i veriut dhe i jugut
    Ditët i përcjellin njëra-tjetrës
    Diellin e pranverave të jetës

     
  16. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    FESTIVALI I 30-TË I KËNGËS NË RTSH, 1991

    Ëndrrat që për ty i thura – Djemtë e detit

    Një kongjill paksa të shuar
    Ti e fryve veç një herë
    Tani nga dhimbjet mos u druaj
    Të zjarrit ndezur që kaq shumë të djeg

    Sa shumë që kam gabuar
    Si s’më shkoi aspak në mendje
    Se ëndrrat që për ty i thura
    Do t’më jepnin kaq shumë dhimbje

    Thellë në shpirtin tim
    Për ty thura shumë ëndrra
    Mendova se erdhi koha
    I lashë të lira të dilnin nga zemra

     
  17. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Këngët që po hedh këtu, janë ato që më pëlqejnë dhe i dëgjoj shpesh.

    Rri me mua


    Në mëngjes kur vishesh edhe shkon
    Kur me puthje më thua - lamtumirë
    Më thotë zemra - ti mos ik, ti mos ik të lutem
    Lamtumira nuk më pëlqen

    Ti s'e di a ndoshta s'e kupton
    Se larg teje dashuria më trishton
    Rri pranë meje, edhe pak, edhe pak, të lutem
    Me një puthje mos më gënje

    Rri të lutem, mos shko
    Nuk do ndarje dashuria, mos shko
    Po kur të kthehesh një çast pranë meje
    Unë e di se do t'më kthehet dashuria
    Në zemrën time do t'jetë gëzimi
    Dhe ti atëherë do t'më kuptosh

    Dhe kur vjen i çiltër si fëmijë
    Jam e lumtur se s'do t'ikësh përsëri
    Ti më ndjen e embël më qorton
    Dashuria zemrës falje i kërkon

     
  18. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Real Estate! You sold!
     
  19. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

  20. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    FESTIVALI I 30-TË I KËNGËS, 1991

    Na kujtoni

    Teksti: Arben Duka
    Muzika: Vladimir Kotani
    Këndojnë: Mimoza Selimi, Adhurim Demiri, Dashnor Diko
    _______

    (Ku shkojnë vallë, ku shkojnë
    Po çfarë kërkojnë)

    Si ikët vallë nga shtëpia
    Si ikët vallë nga dashuria
    Si ikët vallë nga fëmija
    Nga Shqipëria

    Harruam ne këngët e djepit
    Filluam këngët e kurbetit
    Se iku drita dhe rinia
    Nga Shqipëria

    Me mendimin plot re
    Sytë e kthyer nga ne
    Ju ikët varg
    Për pak shpresë nëpër botë
    Mbushur dhimbje e lotë
    Ju ikët larg

    Është e bukur Europa
    Ku kërkoni lumturinë
    Por gjithmonë në zemra mbani
    Shqipërinë

    Sado larg që ju të shkoni
    Sado fatin ta kërkoni
    Shqipërinë gjithmonë kujtoni
    Mos harroni

     

Shpërndajeni këtë faqe