"Keshilla per grate shtatezena"

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Megg, 30 Mar 2011.

  1. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    Hi,gjeta disa info ne internet per kujdesin qe nje grua duhet ti kushtoje periudhes se
    shtatezanise duke filluar nga ushqimi,fjetja,qendrimi etj,mendova qe ti mbledh ato info ne nje
    teme,,me qellim qe te ndihmoj ato femra qe kane nevoje per keshilla dhe jane te pasigurta
    per nje eksperience qe nuk e kane provuar me pare...~
  2. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    Tensioni në shtatzëni

    [​IMG]
    Nëse vizitoheni tek mjeku rregullisht, dhe nëse jeni nën ndonjë terapi adekuate gjatë shtatzënisë, mundësitë për të pasur ndonjë komplikim zvogëlohen, por fatkeqësisht, nuk zhduken plotësisht, sepse kjo gjendje ndonjëherë mund të jetë e paparashikuar. Madje 5 % e grave, e ka këtë gjendje të tensionit të lartë, e cila quhet “hipertesion kronik” dhe nënkupton tensionin mbi 140/90 mmHg.
    Tek disa gra tensioni i lartë paraqitet gjatë shtatzënisë, dhe kjo gjendje pastaj quhet “hipertension i shkaktuar nga shtatzënia”.
    Gratë me hipertension kronik janë më të rrezikuara nga zhvillimi i pre-eklampsisë, ndërprerja e zhvillimit të frytit intrauterinë, lindja e parakohshme, placenta e puqur, dhe vdekja intrauterine e frytit. Në rastet e lehta, rreziqet nga komplikimet janë më të vogla, ndërsa në rastet më të rënda rritet edhe rreziku nga komplikimet e mundshme. Ideale do të ishte sikur tensionin e lartë ta rregullonit para se të mbeteni shtatzënë, me përpjekjet e përbashkëta të internistit dhe gjinekologut tuaj, ashtu që shtatzënia të planifikohet, para se gjithash, që të zvogëlohet rreziku nga komplikimet, por edhe për llojet e ilaçeve që do ti përdorni gjatë shtatzënisë, veçanërisht në tremujorin e parë. Nëse nuk e keni planifikuar shtatzëninë, e rëndësishme është që ti lajmëroni mjekut që t`ju udhëzojë se çfarë ilaçesh mund të merrni, dhe si do ta ndiqni shtatzëninë, sidomos nëse nuk e keni tensionin të rregulluar – është e mundur edhe t`ju udhëzojë që të shtriheni në spital, me qëllim që ti bëni analizat e duhura dhe të planifikoni përcjelljen e mëtejme të shtatzënisë.
  3. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    Më shumë vitaminë D në shtatzëni

    [​IMG]
    Me vite të tëra mjekët kanë menduar se sasia e tepërt e vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë anomali të lindjes te fëmijët. Ndërsa një studim i ri vë në dyshim kufijtë e vendosur se “kalimi i 2.000 IU në ditë të kësaj vitamine është i dëmshëm edhe për shtatzënat edhe për popullatën tjetër”.
    Në studim kanë marrë pjesë 500 shtatzëna, në muajin e dytë dhe të tretë, të ndara në tri grupe. Grupi i parë ka marrë 400 IU, i dyti 2.000, ndërsa i treti 4.000 IU në ditë. Rezultatet kanë treguar se shtatzënat të cilat kishin marrë 4.000 IU vitaminë D, ishin më pak të rrezikuara për lindje të parakohshme. Shkencëtarët nuk kanë vërejtur asnjë efekt të dëmshëm te shtatzënat që kishin marrë këtë dozë të vitaminës D. Megjithatë, shkencëtarët thonë se nevojiten studime shtesë për të siguruar të dhëna që do të vërtetojnë dozën e saktë të rekomandueshme të vitaminës D për shtatzënat. Ndërsa, sipas tyre, ky studim tregon se dozat aktuale të rekomanduara janë të ulëta



    Sweety likes this.

Share This Page