Keshtjellat ilire

Diskutime tek 'Historia Shqiptare' filluar nga Adami, 19 Jul 2007.

  1. Adami

    Adami Guest

    Keshtjellat ilire

    A keni mendu ndonje me fol per keshtjellat e vjetra Ilire?
    Sillni ketu sa ma shume info qe keni rreth tyne

    http://www.illyrians.org
  2. Adami

    Adami Guest

    Re: Keshtjellat ilire

    Po e filloj me Kolkini-Olkini-Ulkini-Ulqini.

    ( marre nga libri i Neritan Cekes: Udhetim ne keshtjellat ilire.)

    Keshtjella e Ulqinit.
    Ne nje nga portat e shtepive te qytetit te lashte gjendet stema e familjes qe jetonte aty.Brenda saj mund te lexohet nje shprehje latine "NEMO PROPHETA ACCEPTA EST IN PATRIA SUA" qe do te thote "NE SHTEPINE E VET ASKUSH NUK PRANOHET TE JETE PROFET".
    Themelimi i qytetit deshmohet nga nje mur prej blloqesh gelqeror te zbuluar nen muret mesjetare te qytetit.Ai ngjan shume me murin ilir te Shkodres.Kjo ngjashmeri e vendos ndertimin e keshtjelles se Olkinit ne shekullin e 4 BC.Gjuhetaret mendojne se emri i keshtjelles lidhet me fjalen shqipe ulk=ujk, e cila vjen nga ilirishtja.Olkini permendet nga historiani romak Tit Livi ne lidhje me ngjarjet e luftes se Trete Iliro-Romake te vitit 168 BC.Gjenerali romak L. Anici beri per vete banoret e Olkinit dhe te keshtjelles se Rizonit, qe nuk e mbeshteten mbretin Gent.Pasfitores mbi Gentin dhe pushtimit te Shkodres ai e la Olkinin dhe Rizonin te lire, duke hequr garnizonet dhe duke i cliruar nga taksat qe paguanin me pare mbretin.Emri i Olkinit permendet ne formen Ulkin nga gjeografi i shekullit te 2 AC, Ptolemeu i Aleksandrise.Ai e rreshton ate midis qyteteve pergjate bregdetit Adriatik, duke zbritur nga nga Rizoni ne Budva, Ulkin dhe Lis. Nje shekull me vone ne harten antike te quajtur Tabula Peutingeriana, Ulkini del si stacion rrugor ne rrugen qe vjen nga Rizoni, neper Budva dhe arrin ne Shkoder.Ulkini del perseri ne driten e historise ne vitin 732 AC, kur ka nje peshkop ne vartesi te Dyrrahut.Nje mbishkrim i gjetur gjate germimit te nje kishe te lashte prane hyrjes te keshtjelles, deshmon se ajo u ndertua ne kohen e perandoreve bizantine Leonit dhe Konstantinit te cilet sunduan se bashku midis viteve 813-820.Ne vitin 998 qyteti i qendron sulmeve te mbretit bullgar Samuel , ndersa ne 1041 sulmit te Mongoleve.Nje rendesi te vecante merr ne shekullin e 14 nen sundimin e Balshajve , por me te drejta te vecanta duke perfshire edhe prerjen e monedhave te veta.
  3. Adami

    Adami Guest

    Re: Keshtjellat ilire

    Keshtjella Dardane e ROSUNJES.

    Iliria ishte nje nga trevat me te medha te antikitetit. E dime qe shtrihej qe nga gadishulli i Istrias ne Kroaci e deri ne gjirin e Ambrakise, ne Greqine e sotme.
    Nje pershkrim te saj sipas perfrytyrimit te lashte na e ka lene gjeografi grek i shekullit 3 BC , Skymni nga Kiosi:

    "Pastaj vjen Iliria, nje toke e gjate me shume fise brenda.Thone se popullsia e saj eshte shume e madhe; nga keta fise disa banojne ne viset e brendshme, duke leruar token; disa te tjere anes detit.Nje pale nga keta u binden pushtetit te bazilenjve, disa te tjere breterve dhe nje pale tjeter vetesundohen.Thone se keta i nderojne shume perendite; se jane shume te drejte dhe mikprites;se e duan jeten shoqerore dhe jane te shtene pas nje jete te hijshme".

    Dardania ishte padyshim nje nga krahinat me te rendesishme Ilire.Rreth shekullit te 4 BC aty u ndertuan shume keshtjella dhe u krijua nje shtet i forte.Armiku kryesor i shtetit Dardan ishte Maqedonia dhe lufta zhvillohej per zoterimin e PAJONISE, por nganjehere ata kishin edhe armiq te perbashket.
    Rreth vitit 280 BC, nje ushtri e madhe galesh prej 150000 kembesoresh dhe 10000 kaloresish u dynd ne drejtim te Maqedonise dhe Dardanise.Historiani i lashte,Justini shkruante se ".... vete mbreti i Maqedonise, Ptolemeu, e priti i shkujdesur lajmin e afrimit te galeve.Ai u soll me perbuzje ndaj propozimit te dardaneve, te cilet i cuan fjale me ane te delegateve, se mund ti jepnin 2000 luftetar per ndihme.Ne menyre fyese ai u tha se kjo eshte pune e Maqedonise : maqedonet, te cilet nenshtruan te gjithe Lindjen, nuk kane nevoje per Dardanet per te mbrojtur kufinjte e tyre.Kur ja thane keto fjale mbretit te Dardaneve, ai u pergjigj se se shpejti mbreteria e lavdishme maqedonase do te bjere nga papjekuria e nje te riu".

    Dhe ashtu ndodhi me te vertete.Ne betejen qe u zhvillua pas disa diteve ne Maqedoni, ushtria Maqedonase u shpartallua dhe mbreti Ptoleme u zu rob nga galet.Galet vazhduan rrugen drejt Greqise, ku grabiten faltoren e famshme te Delfit.Por ne kthim i priste nje ndershkim i paparashikuar.
    Historiani Grek, Diodori i Siqelise shkruan se ata : "...u asgjesuan te gjithe ne token e dardaneve, neper te cilen donin te kalonin, dhe nuk mbeti asnje i vetem , i cili mund te shihte perseri vendin e vet".
    Mbreti i Maqedonise, Filipi V, pushtoi ne vitin 211 BC qytetin dardan Sintia, diku ne juglindje te Shkupit.Tre vjen me vone dardabet te udhehequr nga mbreti Longar, i cliruan tokat e tyre dhe u futen thelle ne Maqedoni.Biri i tij, breti Bato, sulmoi dhe nje here Maqedonine ne vitin 199 BC me nje ushtri te organizuar shume mire.
    Historiani Romak, Tit Livi, ks lene nje pershkrim te gjalle te betejes qe u zhvillua midis ushtrise maqedonase te drejtuar nga gjenerali Athenagora dhe ushtrise dardane, e cila po kthehej ne vendin e vet, e ngarkuar me placken e luftes: " Athenagora ne fillim i shqetesoi prapavijat e tyre, por kur dardanet i kthyen flamujt dhe u vendosen ne rradhe te rregullta perballe armikut, beteja u zhvillua si nje lufte e vertete".

    Ngaqe nuk mundi ti thyente vete dardanet, mbreti Filip V i Maqedonise beri nje plan qe synonte qe te zhvendoste ne tokat dardane fisin trak te Bastarneve, qe banonin ne Bullgarine e sotme.Sipas Tit Livit qellimi i tij ishte "....qe te zhdukte popullin e dardaneve dhe te vendoste ne tokat e tyre bastarnet.... te dergonte bastarnet ne Itali, qe ta shkretonin posa te linin ne Dardani grate dhe femijet e tyre".
    Pas vdekjes se Filipit V kete plan u mundua ta zbatonte pasardhesi i tij, mbreti Perse.Ne vitin 175 BC , Bastarnet u dynden ne Dardani se bashku me aleatet e tyre , Skordisket.Per ti bere balle rrezikut, mbreti dardan, Monuni, biri i Longarit, mblodhi te gjitha forcat ushtarake dardane dhe i perqendroi ne qytetin me te afert te ushtrise bastarne.Ai priti fillimin e dimrit qe aleatet e bastarneve te kthehenin ne vendin e tyre .Dhe ashtu ndodhi. Tit Livi e pershkruan ne kete menyre zhvillimin e metejshem te ngjarjeve:

    "Posa mesuan terheqjen , e cila i la bastarnet vetem me forcat e tyre, dardanet i ndane forcat ne dy ushtri, njera prej te cilave duhej te marshonte drejt armikut ta sulmonte perballe dhe tjetra do ta sulmonte nga mbrapa, pasi te sillej neper rruge te fshehta.Por beteja filloi para se kjo ushtri ti dilte prapa armikut dhe dardanet te mundur u terhoqen ne qytet, i cili ishte vetem 18 km larg.Bastarnet e rrethuan menjehere qytetin te bindur se dardanet do te dorezoheshin menjehere.Nderkohe ushtria tjeter duke mos e ditur humbjen e se pares, e gjeti fushimin e bastarneve pa mbrojtje dhe e shtiu ne dore ate pa asnje mundim".
    Mbreti Monun, i cili ndoqi Bastarnet nga Dardania ishte i ati i Etleves, gruas se mbretit ilir, Gentit.

    Prane qytetit e Bajram Currit ndodhet keshtjella e Rosunjes e cila ndodhet pikerisht ne kufinjte e Dardanise antike.Keshtjella ngrihej ne bregun e djathte te Valbones dhe kontrollonte rruget qe vinin nga kryeqyteti i mbreterise Ilire, Skodra, dejt Dardanise.Me keto germime te kesaj keshtjelle eshte marre Neritan Ceka dhe Bep Jubani qe na i lene keto shenime tek libri i tij: Udhetim ne kshtjellat Ilire.Gjate germimeve jane zbuluar se muret e lashta te keshtjelles , te ndertuara ne shekullin 4 BC , me blloqe guresh gelqeror te punuar ne forma katerkendeshe.Jane gjetur dhe nje numer i madh i eneve qeramike.Eshte gjetur dhe nje pjese amfore me vulen e ishullit Rod , qe deshmonte per sjelljen e veres nga mijera kilometra larg.Monedhat e mbretit Gent deshmonin per tregtine me Skodren, por edhe kontrollin e keshtjelles nga mbreti ilir.Per kete Neritan Ceka dhe Bep Jubani jane bindur me shume kur gjeten nje depo me pitosa, mbi faqet e te cilave ishte vulosur emri Morg.
    Historiani i lashte grek Polibi, permend nje njeri besnik te mbretit Gent , te quajtur Morg, i cili shkoi si delegat i mbretit ne Maqedoni, te mbreti Perse, per te lidhur aleancen kunder Romes. Morgu kaloi permes Dardanise, e takoi mbretin Perse ne Dium te Maqedonise dhe vazhdoi rrugen per ne ishullin e Rodit.
    Ne kete menyre shpjegohet edhe gjetja e amfores se Rodit ne keshtjellen e Rosunjes, e cila duhet te kete qene keshtjella e Morgut.

    Te dhenat arkeologjike deshmojne edhe per nje qytet tjeter te Dardaneve, i cili ende nuk eshte zbuluar.Arkeologet njohin vetem monedhat e ketij qyteti, qe jane gjetur ne territorin e Kosoves.Ato kane qene prodhuar gjate shekullit IV-II BC, dhe pervec emrit te qytetit Damastion, mbajne edhe simbole te ndryshme.Shpjegimin per kete na e ka dhene gjeografi i lashte grek, Straboni , i cili shkruante : "Pas Epidamnit dhe Apollonise, deri te malet Keraune banojne Bylinet, Taulantet, Parthinet e Bryget;aty afer jane edhe minierat e argjendit ne Damastion, rreth te cilave Dyestet vendosen sundimin e tyre.Ky pershkrim vendos ne fillim fiset ilire te bregdetit dhe pastaj trevat e thella te Dardanise, ku gjendeshin Dyestet dhe Damastioni.
    Arkeologet mendojne se Damastioni duhet kerkuar ne afersi te Mitrovices.




    Marre nga libri i Neritan Cekes : Udhetim ne keshtjellat ilire.



    http://www.illyrians.org
  4. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Fillestar

    Re: Keshtjellat ilire

    Adam, A na lejohet me fol edhe per keshtjellat e Ilireve qe i kan bere jasht trojeve ? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
    Naim frasheri tek 1 poezi thote.

    Kostandin i Madh qe thone
    Edhe ai nga fara jone.

    Konstandini i Madh i cili ishte Ilir nga qyteti i Nish, nga krahina e Dardanise ose sic e njohim ne sot Krahina e kosoves /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
    ----
    marre nga: problemet shqiptare. M. Frasheri botim i 2006 faqja 24.

    A lejohet me fol ke kjo teme edhe per keshtjellat e ndertuara nga iliret apo qoft edhe arberit me vone qe kan qen mbreter te vendeve te tjera?
  5. Adami

    Adami Guest

    Re: Keshtjellat ilire

    Per cdo keshtjelle Ilire ne te gjitha trojet Ilire mund te flasim /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Share This Page