Kimete Berisha-Kolumne...

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga e panjohura, 14 Feb 2016.

  1. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Në festa, e fshehnin të vdekurin...!

    Shqiptarët e kanë pasur zanat, që kur e kanë nisur dasmën, e ndërkohë ka vdekur dikush i familjes në shtëpi, e kanë mbajtur fshehtë të vdekurin dhe vdekjen në dhomën tjetër, derisa është kryer dasma, dhe derisa e kanë marrë nusen e kanë sjell në shtëpi.

    Kaq biofilë kanë qenë shqiptarët, sa që gjithmonë i kanë dhënë përparësi Jetës dhe gëzimit.

    Atyre dy tre anëtarëve të familjes të cilët e kanë ditur që ndërkohë po vazhdonte dasma e madhe (që përpara ka zgjatur s'disa ditë), nuk ua ka hetuar kush çehren, përkundrazi ata i kanë prirë valles.

    Askush s'ka qenë aq ogurzi dhe aq 'dashamir i vdekjes' që t'ua prish gëzimin dasmorëve.

    Prandaj, pasi është kryer dasma, dhe ka mbërritur nusja në shtëpi, të njejtit krushqi e kanë varrosur pastaj familjarin e vdekur në dasmë.

    Ndoshta, biofilia e madhe ka bërë që shqiptarët të neveriten nga çdo gjë që ka lidhje me funeralet, vdekjen, të kaluarën, varrezat.

    Ndoshta, biofilia e madhe ka ndikuar që shqiptarët nuk e kanë zanat t'i mirëmbajnë varret e tyre dhe t'i vizitojnë ato.

    Vdekja pret, i vdekuri pret! Protesta pret, rebelimi pret, dhe shtyhet për një ditë tjetër, por festa e pavarësisë nuk pret për t'u festuar një ditë tjetër.

    Vetëm dashamirët e robërisë shqiptare dhe vdekjes kombëtare nuk e festojnë pavarësinë e Kosovës.

    Prandaj, nuk është fer, nuk është e drejtë dhe nuk është shprehje e dashurisë ndaj pavarësisë sonë, nëse protestojmë bash në ditëlindjen e saj.

    Askush nuk proteston në ditëlindjen e tij, askush, as ai që i ka njëmijë arsye për të protestuar kundër fatit të tij, as ai që është duke vdekur.

    Sepse, siç thash, dëshira për ta shndërruar festën në protestë është shprehje e 'nekrofilisë politike'.

    Ka shumë arsye për të protestuar, ama festa e pavarësisë është arsye në vete për ta festuar, dhe i mund të gjitha arsyet tjera për mos ta festuar.

    P.S. Protesto për ditëlindjet e familjes tënde, Rambo.

    Dhe në muret e shtëpisë tënde të madhe, ekspozoji dhe vari vuajtjet t'ua, me pllakata.

    Shprehe hidhërimin tënd bash ditëve kur keni gëzime familjare.

    Po të them ty, Rambo, se vetëm ti e din kur bëhet 'boll'.
     
  2. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Ky është kuptimi i vërtetë i parrullave me të cilat Vetëvendosja ka zaptuar sheshin tonë kryesor dhe po poshtëron festën e pavarësisë së Republikës së Kosovës..![​IMG]
     

Shpërndajeni këtë faqe