KOMENTE SHQIPTARESH

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga FGJ, 9 Jan 2003.

  1. FGJ

    FGJ Primus registratum

    KOMENTE SHQIPTARESH

    ..."Sidoqofte, shqiptarit, kudo qe te ndodhet, i
    mjafton marrezia e vet"...ky epilog i Mimoza Ahmetit
    ne "Cmendina me porte te hapur", godet keq. I hidhur
    realiteti shqpitar, por me e hidhur e vertetta se ate
    me shume e krijojme vete...madje e krijojme teresisht
    ne, perberesit, krijuesit, vuajtesit, shkaktaret dhe
    pasoje-jetuesit e gjithckje te turbullt ne te cilen
    jemi te mbytur vete.
    Ka kaq pak zera mes nesh te tregojne te verteten
    tjeter, ate qe qarte preket perdite vecanerisht nga
    shqiptaret ne mes te tjetersive etnike e kulturore,
    por ata mbeten akoma me te pandryeshueshmit.
    Cuditerisht, ata jane prishesit e tharesit e ndonje
    filizi te
    brishte ne shoqerine tone hibride. Duket e pamundur
    deri ne stermundim depertimi i kulturave te drejta
    brenda mendjeve te gatuara kaq se prapthi te qenieve
    qe dalin ne forme dy thundrakesh nga lokalitete qe
    deri para fare pak dekadash, jane populluar ne menyre
    te pandare nga frymoret qe i perdorinin si
    ushqim-sjelles. Dhe vjen dita , qe
    shqiptaret te dalin ne nje mijevjecar ku as ata qe
    kane shpikur jeten te cilen po e jetojne me mijera
    vjet vonese keta ballkanas xhungle, nuk po orientohen,
    s'po e kapin e as po e kontrollojne dot. Por,
    shqiptaret kane ngleur akoma aty, ku i la Turqia e te tjere para qe
    mezi i dalluan nga thundraket.
    Pervec idese se turmes qe lind e vdes bashke me cdo
    shqiptar prej jetesh, kane gjetur vend ne mendjet e
    tyre te cuditshme edhe veti qe duket sikur shpjegojne
    per fat te keq termin shqiptar ne fjaloret e
    huaj."Uni" ngre krye pa lindur akoma vete si i tille
    ne cdo ekzistence qe lind aty ose prej aty, me bindjen
    e pathyeshme prej asgjeje ne dhe mbi kete toke se mund
    te gjendet tjeter kush me i perfekte se ku "Un" ne cdo
    drejtim. Nje i harruar prej Zotit ne fizik, zhvillim
    rendor ne kohe, me nevoje per nje pasqyre tjeter
    pervec te vetes qe e ka transformuar ne mundes te
    Narcizit ne permasat e dashurise me vetveten, eshte i
    afte te perballoje kedo (me mendjen e tij) ne sfiden e

    intelektiti,krijimtarise, poliedricitetit,
    poliglotizmit e gjithckaje tjeter. Dhe ne fund i
    fituari del gjithmone ai(serish ne mendjen e vet) dhe
    ne trumpetimin qe i ben kesaj fitoreje te paqene ne
    rrethin e ngushte vicioz te cilit i perket. Te gjithe
    aty jane sinonim i njeri-tjetrit, te mbytur e te
    perlyer nga shemtia e dashurise per vetveten dhe
    ushqimin me moralet e skaduara qe i ofrojne pa mbarim
    rritjes se saj. Respekti per te tjeret nuk eshte se ka
    vdekur; ai kurre nuk ka gjetur vend ne kete shoqeri,
    hapesirat e te ciles jane zene perjete prej ego-sh te
    dekompozuara, veshur per ironi me kostume qe i
    pershtaten. Kurre ne nje vije me te tjere! Syte
    veshtrojne vetem "hiret e tyre" dhe "mangesite e te
    tjereve", fjalori eshte nje klasesh per nje deri ne
    njeqind vjecare, gjuha shqipe e bastarduar ne gojet e
    tyre, perpunues vetem te 30 fjaleve te saj, prej te
    cilave peremrat pronore jane me te
    perdorurit(vecanerisht "ai, ajo" plus foljet qe
    tregojne veprimtarine tyre gjate dites). Keshtu
    mbushet jeta e tyre me ligjerata
    qe fillojne me "Une"(fjala me e dashur per shqiptaret)
    dhe vazhdojne pa fund e kuptim t'i japin lavde te
    pamerituara teresise se tyre qe s'eshte agje vecse nje
    injorance e paster, qe lehte vihet re prej kujtdo
    jashte rrethit te tyre.
    Shoqeria shqiptare sot eshte nje grumbull parazitesh
    qe ne Shqiperi nuk rreshtin se perkedheluri veten me
    genjeshtrat e shtrirjes se pafund te mbreterimit te
    Un-it te shemtuar te secilit te pakrijuar as brenda
    tij, dhe jashte saj, me endacake qe pa vend per
    diskutim, mburren vetem me punet me te uleta qe te
    konvertuara ne gjuhen e tyre, jane me pretigjozet ne
    rrethin e tij lokal dhe bashkekombas.
    Secili nuk ka asgje per t'ju mburrur madje as vetes,
    por gjithkush, si gjeli mbi pleh, kendon qe ta
    degjojne gjithe te tjeret, edhe pse kenga e tij mund
    te jete jo vetem e shemtuar, por edhe shqetesuese per
    te tjeret.
    Ne drejtimin administrativ e shteteror te vendit
    ekziston e njejta mani qe percillet me dinjitet "ne
    baze", te eturen per fodullek. Askush nuk ben dot
    asgje ne kete katrahure ku nuk ka vend per me te
    zotin, perderisa te gjithe sipas vetvetes jane te
    tille. Nuk ekziston vleresimi per te tjeret, frika
    dhe gjunjezimi apo ulja e kokes nga mungesa e pasdijes
    dhe ulja kembekryq e injorances ne mendjen dhe jeten e
    secilit. Gjithkush ne mendje dhe realitetin e shtire e
    te peshtire shqiptar eshte bere dhe mund te behet kur
    te vendose vete brenda tij (ketu konturohet e verteta
    personale) pedagog, mesuas, gazetar, inxhinier, mjek,
    psikolog, minister, deputet, president e c'ti doje
    qejfi, mjaft qe te kete ne koke idene e kriur se si ai
    nuk ka te tjere. I mjeri Ali Pashai e pagoi me koke te
    qentit mbret i tre milione "mbreterve" sipas kokes se
    tyre.
    Sot ka shume Ali Pasha-llare qe po e shohin koken t'u
    zieje e shpertheje perdite nga pamundesia qe zeri i
    tyre te ngrihet mbi gjullurdine e zerave te cjerre te
    gjelave shqiptare, qe "bilbilosin" te gjithe mbi
    plehun vetjak.
    A do te pushoje ndonjehere kenga e tyre e shemtuar,
    dhe te lejohen dirigjentet qe te pakten ta vendosin
    ne kor turmen e tyre te cmendurise?!
    Shqiperi, shqiperi, e mjera Shqiperi
    kush te ka qite me krye ne hi?!
    .....Askush, i dashur Vaso Pasha pervec shqiptareve
    vete.
    Do te linde nje dite diell edhe ne Shqiperi.
     
  2. FGJ

    FGJ Primus registratum

    Re: KOMENTE SHQIPTARESH

    Do kisha deshire qe komentet te i beni me PM, por edhe drejtperdrejt jeni te mirepritur.
    Ju faleminderit!
     

Shpërndajeni këtë faqe