Koncepti "demokraci" sot

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga gurax, 13 Feb 2005.

  1. Nobis

    Nobis Primus registratum

    Re: Re: Koncepti demokraci sot!

    pse ca do beje vaki pas 200 vjetesh ? :confused:

    se na bere kurjoz jo per gje :lol: :lol: :lol:
     
  2. jimmy84

    jimmy84 Primus registratum

    Re: Re: Koncepti demokraci sot!

    Pas 199 vjetesh ta them une ok?
     
  3. personazh

    personazh Valoris scriptorum

    Re: Re: Koncepti demokraci sot!

    kur flitet per kete teme gjithnji niset nga Athina ashtu siç ke bere dhe ti. po keshtu dihet qe sa me i madh te jete territori dhe sa me i larte te jete nr i popullsise ku vepron demokracia si koncept aq me shume efekti i saj tretet.

    ka shume tekste mbi analizimin e krize qe po kalon demokracia. ne fakt jane analiza mbi krizen e shtetit si subjekt ne boten moderne, por normalisht shteti e krijon demokracine nepermjet nenshtetasve dhe ligjeve qe krijon mbi dhe per shtetesit e vet. ne thelb te analizave mbi kete krize qendron ideja e shumfishimit te subjekteve qe "prodhojne" demokraci. jo vetem shteti pra, por edhe organizma te tjere me te vegjel ose me te medhenj sesa shteti. me nje fjale, individi e gjen demokracine edhe ne vende te tjera perveç shtetit, sidomos kur shteti nuk arrin ta permbushi siç duhet kete te fundit. ndoshta qe ktu e ka zanafillen kriza e demokracise aq te deshiruar. shumfishimi dhe konkurrenca qe i bejne njeri tjetrit kto organizma, te cilet kan interes sidomos ekonomik per te terhequr tek vetja individe, sjell si efekt menyra te ndryshme demokracie, me radikale ose me liberale. shumfishim organizmash=shumfishim menyrash shprehjeje demokracia. seicilia nga kto shprehje demokracie terheq grupe te caktuara individesh. pra si e thush nga grumbulli i madh qe perkufizohej si demokraci, kane dale copeza me te vogla demokacie qe kane veçorite e veta te tyre. copezim pra, rindarje ne kufij me te vegjel brenda kufijeve globale, brenda globalizimit dhe konceptit demokratik global.

    shumfishim pra, dhe mosgjetje e nje ideje demokracie unikale kudo. pershtatje sipas egzigjencave.
     
  4. personazh

    personazh Valoris scriptorum

    Re: Re: Koncepti demokraci sot!

    a edhe i gjo se harrova qeshpare. aruni ka marr ka perkthy me shume durim, pa llogarit qe e ka shkrujt, materjale universitare. kshuqe o gjo qyl, nuk boni keq ti hudhni i sy nqs jeni t'interesum per temen.
     
  5. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Re: Koncepti demokraci sot!

    demokracia = hipokrizia
     
  6. personazh

    personazh Valoris scriptorum

    Re: Re: Koncepti demokraci sot!

    /pf/images/graemlins/laugh.gif

    1 mije ftyrat e demokracise le ta qujm at'here.
     
  7. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Re: Koncepti demokraci sot!

    per mua demokracia eshte koncept sic eshte dhe komunizmi apo socializmi.

    egoizmi po eshte i vertete.
     
  8. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Re: Koncepti demokraci sot!

    :thumbsup:
     
  9. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Re: Koncepti demokraci sot!

    Mire, le te jete ky nje diksutim per vlerat e demokracise ne aspektin politik, se fundja kjo eshte thelbesore ne kete teme, se sa per ndonje thelb filozofik veshtire t'i gjendet gjurma.

    Se pari, Mandi e ka hapur bukur temen se nga lindi termi, normalisht keshtu duhet te jete...por do doja te mos harrohej dicka. Ajo qe eshte diskutuar si thelb i termit eshte edhe modeli ose etaloni.

    Ne ditet e sotme ka ndryshim koncepti demokraci. Pervec faktit qe eshte i "paaplikueshem", ka dhe nje faktor tjeter qe e ben te pamundur. Diku e ka permendur Nazhi si shkarazi kur flet per permasat e popullsise (perkthe ketu permasat e elektoratit), por me hollesisht do ishte e udhes dhe ndihmese te ndahej koncepti i demokracise direkte (ate c'ka proklamonin athinasit) dhe asaj te perfaqesuar, shembull i sakte i te ciles eshte cdo sistem demokratik ne boten e civilizuar (perjashto ketu ato te ashtu(vete)quajturat demokraci).

    Demorkacia e perfaqesuar presupozon pushtetin e deleguar nga elektorati, tek i perzgjedhuri i tyre me cfaredolloj sistemi votimi qe eshte ne force ne vendin qe aplikohet. I perzgjedhuri i elektoratit eshte e thene te jete edhe "zeri" i tyre ne vendim-marrje. Sic e dini depuetetet nuk zgjidhen me unanimitet, se unanimiteti do ish gje e bukur si zgjidhje por teresisht i pamundur, ndaj eshte gjetur nje rruge e mesme teresisht e manipulushme (sic ka dhene edhe prova) qe eshte sistemi maxhoritar (apapa keto koalicionet sa destabilitet qe sjellin, kurre s'i kihet bese). Me pak fjale deputeti zgjidhet me shumicen e votave, e jo me vota absolute. Qe ketu, jo rastesisht mund te mendohet qe ky i deleguari s'eshte zeri i gjithe elektoratit se per nje pjese te tij ai s'duhej te ish hic aty. I deleguari duhet te "justifikoje" detyren qe i eshte dhene dhe te mbroje preferencat e deleguesve. Jo ne te gjitha rastet kjo eshte nje detyre qe permbushet, pasi politika eshte shumedimensionale dhe si e tille eshte veshtire per te arritur ne nje marreveshje. Nuk po i hyj me tej konceptit te politikave dhe vendim-marrjeve se eshte nje kapitull mjaft i gjere dhe teper i nderlikuar.

    Ajo cka desha te nenvizoj eshte se demokracia direkte eshte shume e ndryshme nga ajo e perfaqesuara dhe sic e shihni ajo e perfaqesuara le shume vend per kritika. Demokracia direkte do kishte kuptim per nje popullate qe s'i kalon te 100 vetet dhe eshte e pamundur kur behet fjale per miliona banore.

    "Deshtimi" i demokracise si koncept varet nga dy faktore qe une i permenda me lart, por qe po i permbledh me dy fjale:

    -Politika (apo vendim-marrja, quheni si te doni) eshte nje proces shume-dimensional qe perfshin shume interesa dhe si e tille ka vend per marrveshje te cilat s'behen ne kurriz te qiellit por te njerezve te cilet pretendojne se vetem interesi i tyre eshte prioritar.

    -Delegemi i autoritetit apo i "zerit" behet me zgjedhje ne te cilat rregulli i maxhoritarit sjell ne force nje politikan qe s'eshte zeri i gjithe elektoratit por i pjeses se tyre me te madhe.Duke qene keshtu (dhe duke marre rastin me te mire qe politikani merr vendime vetem ne te "mire" te elektoratit te tij), do kete perhere pakenaqesi per nje pjese te tyre, pjesa e cila eshte kundra asaj politike per ceshtje interesash, te kuptohemi.

    Me pak fjale, demokracia eshte koncept i bukur, por jo teresisht favorit ne profilin e saj te perfaqesuar.
     
  10. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Re: Koncepti demokraci sot!

    Problemi shpesh eshte me shume spec. Aq sa demokracia te duket se eshte me teper sebep se sa qellim apo vlere. Shpesh gjerat varet se si i sjell dhe keshtu vullneti i popullit behet lastik qe e merr formen nga ai qe di ta terheqe dhe ta zgjase.
    Keshtu p.sh. vullneti i popullit mund te jete i njijti, por rezultati nuk eshte njesoj nese votohet ne nje sistem maxhoritar apo proporcional.
    Ne nje sistem maxhoritar nje parti e caktuar mund te fitoje zgjedhjet 100 % nderkohe qe ne te gjitha zonat ajo mund te kete fituar me rezultat shume te ngusht gje qe ne total mund ti bjere disa per qind me shume se 50 %. Po keshtu edhe korrektimi qe i ben proporcionali maxhoritarit ka difektet e veta gje qe ben qe te lere mundesi per te ndikuar mbi rezultatet.
    Po keshtu ndarja administrative zgjedhore ndikon mbi rezultatin, duke lene shteg mbi ndryshimin e tij.
    Ka shume paradokse demokracia, sic thoshte edhe vete Poperi, mbrojtesi me i zjarrte i sistemeve demokratike, por per mua ne thelb demokracia nuk zgjidh asgje pa pasur nje vullnet politik dhe qytetar ne thelb. Ne te kunderten ajo kthehet vetem ne nje pretekst, per justifikimin e arbitraritetit.
     
  11. MYNYR NAZAJ

    MYNYR NAZAJ Primus registratum

    Re: Re: Koncepti demokraci sot!

     
  12. MYNYR NAZAJ

    MYNYR NAZAJ Primus registratum

    Re: Re: Koncepti demokraci sot!

    Keto fraza kaq te zgjuara nuk jane te mijat
     

Shpërndajeni këtë faqe