Koncert i Orkestres Simfonike te RTSH ne TOB

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Në datën 21 janar ora 1900 Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të jap një koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Në këtë koncert marrin pjesë solistë prestigjiozë të skenës muzikore italiane dhe shqiptare. Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar drejtohet nga mjeshtri Eddi De Nadai. Shoqërojnë Suela Picirin në violinë Rocco Filippini në violonçel Bruno Canino në piano. Zë recitues është Nikolin Gurakuqi. Programi parashikon ekzekutimin e Simfonisë Nr.1 në Do maggiore të L. Van Beethoven-it të Capriccio Italiano të P.I. Ciajkovskij-it dhe në premierë absolute në Shqipëri të Concerto dell’ Albatro shkruar në 1945 nga G. F. Ghedini frymëzuar nga një fragment i mrekullueshëm tek Moby Dick i Melville-it ku përshkruhet takimi i parë mbi kuvertën e një anieje me një albatros. Koncerti organizohet nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me RTSH.

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe