Koncert recital nga Nevila Dergjini

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Violinistja Nevila Dergjini do të japë të dielën datë 16 janar ora 19.00 në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë së Arteve një koncert recital e shoqëruar në piano nga Fatma Spahiu. Në program janë vepra nga Mozart Schumann dhe Saint-Sawns. Nga Mozart do të interpretohet sonata nr.10 për violinë dhe piano allegro moderato andantino sostenuto e cantabile rondo. Nga Shuman artistet kanë zgjedhur sonatën no 1 për violinë dhe piano mit leidenschaftlichem Ausdruck allegretto lebhaft kurse nga Saint-Sawns rondo-capriccioso.Hyrja është e lirë. Ky koncert jepet në kuadrin e “Stinës koncertore VI”- Dimër 2010 - 2011. Gjatë kësaj stine do të zhvillohen 19 koncerte me pjesëmarrës studentë dhe profesorë të Akademisë. Koncertet kanë filluar në datën 8 dhjetor dhe do vazhdojnë deri në datën 31 janar 2011. Ato janë kryesisht recitale por edhe muzikë dhome të tjera me karakter vokal dhe instrumental.

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe