Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Juir, 11 Jan 2003.

  1. Juir

    Juir Forumium maestatis

    Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Ku i kam patriotot e mi???Ka apo jo?
     
  2. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Une patriote s'jam po Korcen e du shume se me lidhin shume gjona me te, kam jetuar ca vite, kam bo ca kopesht atje, kam bo klasen e pare atje, e kam shetitur te teren pellembe per pellembe (s'maj men asigjo se kam qene e vogel, maj men vetem njehre posten e kufirit dhe qenin maqedonas), kam miq te mi dhe te prinderve dhe per me shume se cdo gje adhuroj Serenatat Korcare dhe dashuroj Ardjan Trebicken lol....

    Ju per shendes me kengen Shpendurake.....

    /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  3. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif Hajt se ikim ikyt vere /pf/images/graemlins/smile.gif I takon atje manena /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  4. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Ja ku me ke... /pf/images/graemlins/laugh.gif lol
     
  5. albana

    albana Lara Croft

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Me thiri njeri?
    Ketu,ketu jam :tipsy:
     
  6. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Gjithmone gati :thumbsup:
    TE MOBILIZUAR! /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  7. TEA

    TEA Forumium maestatis

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    yyy sa me ka marr madhi muve per korçen /pf/images/graemlins/frown.gif

    hmmm na shkruani ndonje keng ketu po jo keto te rejat ...mne mire ato te vjetrat , maj men una kur i kendote mami ime /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  8. toni23

    toni23 Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    e bre kerrçare ku jeni bre
     
  9. enton

    enton Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Papap ky komshiu im sa bertet, do te degjohet qe jam korcar.
    Pershendetje patrioteve t emij korcare nga nje Korcar.
     
  10. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    JA KU ME KE! KORCARE NE GJAK! KORCARE SHUME LOZONJARE (biles)

    O korçare o hiç fare apo jo?! (S'e kane thene kot ata qe kane dale me kete shprehje apo jo?!) /pf/images/graemlins/tongue.gif

    I PERSHENDES TE GJITHE KORCARET TANI ME NJE SERENATE TE MREKULLUESHME NGA MIMOZA PARAVELI: "Ne Bankat e Shkolles." Ah kjo dashuria, ah kjo Korça e serenatave! LOL

    SA TE DUA MOJ KORCA IME /pf/images/graemlins/smile.gif

    Sinqerisht, Patriotke ne shpirt... ADRIA (Ada) :cool:
     
  11. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    U GO KORDELJA!

    Edhe une vdessss per kengen "SHPENDURAKE" sidomos per Ardjan Trebicken qe me kendon si bilbil i fushave te Korçes sime!

    Sa e mire kjo Kordelja more aman! Per Letersi Po, per Poezi po, per Dashamiresi Po, per Miqesi Po, per Sinqeritet Po, per Ciltersi Po, per Patriotizem Po, edhe per Korçen PO... C'doni me shume juve?!

    ADRIA
    :cool:
     
  12. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Hej kush tjeter eshte prej Korçe keshtu?! Jam E BINDUR qe ka me teper Korçare sesa kaq por qe po na "fshihen" nje çike me duket. LOL Nxirrni kokat o Korçare Lozonjare, mos na u fshihni kaq /pf/images/graemlins/tongue.gif

    ADRIA :cool:
     
  13. Juir

    Juir Forumium maestatis

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Korca ime e dashur per ty zgjodha
    kengen me te bukur te te kendoj
    kenge qe del nga zemra ime e paster
    o priceshe e bukur ti ku je?

    Kujtoj netet e bukura pranverore
    rrugeve te tua me kalldrem
    vajzat me nje bukuri hyjnore
    te shikonin ty me embelsi.

    Vajza e djem me ty jane dashuruar
    si margaritare ti i rrite
    dhe kudo ku do jene
    kurre nuk do te harrojne.

    Per ty kendoj,per ty kendoj
    o Korce e dashur
    kurr nuk te harroj.
     
  14. Juir

    Juir Forumium maestatis

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Emo tju kendoje ndonje tjeter byrazeri.Jeni te ftuar te gjithe.Flm per pjesmarrjen qofshin nga Korca ajo jo.
     
  15. Ian

    Ian amos

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Pershendetje Juir dhe gjithe te tjeret
     
  16. I love new york

    I love new york Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    une jam me origjine nga korca mgjth kam lindur ne tirane. une lejohem ketu??? /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  17. ekonomisti

    ekonomisti Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    edhe une nga korca jam a lejohem dhe une. ne korce ra bore e moret vesh. kush e di le te pergjigjet.
     
  18. Juir

    Juir Forumium maestatis

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Lejohesh NY... Ne Korçe ka rene debore,jo shume po sa per te mos e lene mangut kete vit.Ciao.
     
  19. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Eshte shume e nukur kjo kenge Juir! Eshte nga Ermira Kola ne albumin e saj "Serenate per Qytetin e Serenatave". Ah sa e mrekullueshme... /pf/images/graemlins/smile.gif

    ADRIA :cool:
     
  20. ADRIA

    ADRIA Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Ja edhe nje Poeme Prekese per Korçen time te Shtrenjte...

    Kujtim per Jeten qe Lashe Pas... 18 Tetor 2001
    /pf/images/graemlins/frown.gif

    Sa here dua te filloj nje jete te re,
    t'u marr ere luleve aguliçe dhe karafila,
    te shkoj larg e te nis nga e para serish,
    mos e kthej koken prapa por veç te ec perpara!
    Mos kem me brenga por vetem qetesi,
    te marshoj ne horizontet me ere plot,
    te bie edhe njehere ne dashuri
    por te duket sikur eshte e para here
    .......................................a do mundem dot?!
    Ne oqean dua te zhytem thelle
    te notoj pa frike e te arrij tjetrin breg,
    amanete mos kem asnje, sekrete jo kurre,
    te jem e paster dhe e lire brenda ne shpirt!
    Por nje pjese e imja do te rrije ketu,
    sepse ketu kam lindur, ky eshte vendi im,
    jam Shqiptare, vetem ketu gjumi tamam me ze,
    ne krevatin qe kam pasur qe e vogel,
    ........................................sepse dielli aty bie mbi agim!
    ...Valixhet s'i marr dot t'i mbush me plaçka
    se syte tani fort mua me lotojne,
    tek behem gati qielli shkelqen perjashta,
    mua Qershori detin e veres me pushime
    ........................................mendjen e kujtojne...
    Plazhin e Vlores qe pashe per here te pare,
    aty ku kam mesuar notin ne detin Jon,
    Joni tani me kujton anijet me njrez plot qe u larguan,
    me mijera familje te tera qe me shprese gjetke migruan!
    ...Pastaj nga ballkoni ca vajza te reja shoh,
    ato te buzeqeshura volejboll po luajne,
    mes atyre vajzave nje fytyre dalloj se e njoh,
    nje vajze qe e kam pasur shoqe dhe bashke dikur kemi luajtur...
    ...Por tani valixhet e renda mbyll
    dhe bashke me to mbyllen kaq shume kujtime,
    fotografite e femijerise ne nje xhep te çantes i hedh,
    e shoh dhomen time per here te fundit i puth ato mure...
    Mure te ftohta, nje bojeqielli te zbehte me lule ne tavan,
    ato ishin bere miket e mia kaq here,
    kur isha e deshperuar, e harruar dhe pa fjale,
    ato u bene frymezimi im te hidhja vargje holle e lire!
    Tani deren mbyll nga prapa pa pare,
    shkallet e pallatit per here te fundit i zbres,
    mendoj dhe vetja me duket mbase mendjemadhe apo e marre,
    sepse kete Atdhe, Korçen time te Dashur s'dua ta braktis!
    Braktisja sa fjale e rende permbi shpine,
    "e hidhur" po me duket tek buzet time e shqiptojne,
    mbase arratisje do te ishte akoma me keq si karatine,
    por sido qe keto "ikje" te quhen, une e di qe nga ky vend
    .........................................................do te me largojne!
    Keshtu qe perjashta dal, qiellin e bukur pa asnje re veshtroj,
    sonte aty ne hapesiren qiellore do te fluturoje avioni im,
    por a do mundem malet e larta nga dritarja e avionit t'i shikoj,
    Moraven e kreshtave ku kaq here kam shkuar me shkollen ekskursion?!
    Nuk dua te ik por duhet te largohem
    per nje jete me te mire me nje te ardhme me shprese,
    drejt Amerikes qe Zoti thone "e ka bekuar" nga çdo qoshe!
    ...Para se te hyj brenda avionit ulem poshte
    dhe token time Meme, me pluhur, puth...
    atehere nje lot i nxehte me bie nga syri dhe tretet faqeve
    pastaj me vete them: "Ndoshta do te jete me mire keshtu!"
    Oreksi me pritet kur avioni ngrihet lart,
    eshte e para here qe kaq tutje po fluturoj,
    vendi im duket i mrekullueshem sa me s'ka qe nga larg,
    une ne dore kam nje stilolapes te shkruaj tek meditoj...
    Filloj te shkruaj pa vonese nje poezi
    qe i'a dedikoj me pasion jetes se kaluar,
    nje poezi ku flas per Shqiperine time me dashuri.
    tashme e permallosur une si nje shkrimtare me eksperience
    ..........................................................shkruaj e shkruaj!!!


    Dedikuar Shqiperise Sime Te Paharruar Kurre ne Mendjen dhe ne Zemren Time! E DUA SHQIPERINE!!! Eshte nje De-Ja-Vu e dites se fundit qe kalova ne Shqiperi (ne qytetin tim te Korçes), para se te vija ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Qershor te 1997-es. 1997 - qe ishte ky edhe nje nga vitet me te veshtira qe po kalonte Shqiperia gjate "Kohes se Demokracise". Ishte nje vit Lufte ne fakt dhe kemi ikur mes asaj "Gjendjes se Jashtezakonshme", gjithe atyre te shtenave dhe armeve neper rruge. Mbaj mend qe e kam shkruar kete poeme me lote te medhenj ne sy saqe edhe fleta e bardhe u lag, si edhe me kujtimet qe pikojne nga Malli Im per Memedheun, ne veçanti per qytetin qe e kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj Vend-Lindje, Korça pra! Me jepni mendime neqoftese ju pelqen OK?!

    ADRIA me DASHURI per SHQIPERINE... :thumbsup:
     

Shpërndajeni këtë faqe