Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Juir, 11 Jan 2003.

  1. NYC_GUY

    NYC_GUY Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    te keqen te trurit une ty .
     
  2. Pilivesa

    Pilivesa Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Me keqen e trurit dhe mu befsh kurban Xhos. :smash: Do dajak ti qe nuk sillesh mire as me patriotet e tu. Qenke pak me naze por ska gje se do ta zgjidhim edhe kete ceshtje me mirekuptim. :wave: Mirupafshim
     
  3. korcari12

    korcari12 Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Po miro pa aritur te njiheshit mire, u zute, dhe me dashkeni dhe emrat e shoqkave time juve, pa u stabilizuar gjendja, as e nje iformacion /pf/images/graemlins/laugh.gif :wink:
     
  4. Pilivesa

    Pilivesa Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Braveheart, duhet te te japin edhe nje bilbil dhe pastaj you can be the judge.
    Zhos a te kujtohen Dardha, Voskopoja kur kemi shkuar te gjithe ne te kolegjit?
    Dite te paharruara.
    Hajt pajtohemi shok se besoj se te gjitheve na ka marre malli per ditet e kolegjit. Te dergoj nje perqafim me mall.
     
  5. bLuE IcE

    bLuE IcE """""PLANETARE""""""

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    plasi malta ketej....
    he re u gjetet se kush jeni...!!!ore patriot pse nga malta ke qene ti dhe me flet per liceun francez :smash:
     
  6. T[]

    T[] Forumium praecox

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    ka njeri nje shishe me raki mani boboshtice se me ka vajte gjuha mbrapa /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  7. just guru

    just guru Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Lexova diku se ne korce paskan mbetur vetem plaka dhe pleq. Ja keni futur kot se ne korce ka goxha rini madje edhe shume e gjalle. Po te doni ta shifni vete me syte tuaja hajdeni tani sa te mbaroje shkolla edhe dilni andej nga parku edhe do te shikoni "pleqte e plakat e korces".
    Ju pershendes te gjithe patriotet qe flasin llafe te bukura per korcen por qe ne fakt e kane braktisur ate.
     
  8. korcari12

    korcari12 Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    PLANETARE po mos vija dhe une ande nga liceu Frances ajo teme do kishte humbur fare, :wave:
     
  9. gavros

    gavros Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    korcaret paskan humbur fare. e une thashe se vetem une beja mungesa. hej ku jini o se na zuri malli per pak muabet
     
  10. Juir

    Juir Forumium maestatis

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Neper provime jemi,spo marim dot fryme sa ti heqim qafe e te nisemi per ne Korçe se plasem.
     
  11. Sofia Thano

    Sofia Thano Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    O moj korçare

    Ne mes te nates ne qetesi
    ti ne ballkon me rrije
    Une te veshtroja me embelsi
    o moj korçarja ime

    O moj korçare sa e bukur je
    me ato naze porsi nuse e re
    dhe kur me shkoje ti ne bulevard
    zemrat tona digjen flake e zjarr

    Fjalen e pare kur ma dhe
    zemren ti ma coptove
    dhe pse me ike pse me le
    ne vetmi pa dashnore
     
  12. serenata

    serenata Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Guru haha jo ska shume plaka po ka ca .ne gusht eshte boshatisur korca nuk eshte ajo qe mbaj mend une.T e drejte kane femrat se skan cbejne atje vetem pune ne rrobaqepsi ka.
     
  13. naishnjehere

    naishnjehere Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    opa bre lalke

    <object width="425" height="350"> <param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/MfdcOHE8Y3c"></param> <param name="wmode" value="transparent"></param> <embed src="http://www.youtube.com/v/MfdcOHE8Y3c" type="application/x-shockwave-flash" wmode="transparent" width="425" height="350"> </embed></object>

    [​IMG]
     
  14. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Pasazhi qe po fut ketu eshte pjese nga nje roman i shkruajtur dikur por qe nuk e pa driten e botimit edhe pse kisha si redaktor Dritero Agollin. Kam ruajtur ende origjinalin me firmen e Driteroit si redaktor. Para dy vitesh i kishte thene babait tim, me te cilin jane shoke e miq te vjeter, se deshironte ta shikonte romanin te botuar. Eshte nje deshire qe me perndjek edhe mua si autor, deshire qe ndoshta ka ardhur koha te shnderohet ne realitet. Tashme, nisur nga fakti qe romani nuk u botua dikur, kam filluar ripunimin, jo per te ndryshuar idete te cilat qe atehere ishin te tilla sa Fatos Arapi ma tha hapur se ishte e pamundur te botohet, gje qe e konfiromoi edhe Driteroi ne shkurtin e 1987 -es (romanin e paraqita per botim me 1985) kur erdhi ne Korçe per te punuar per romanin sebashku me mua, naten kur ishim ne dhomen e miqve, siç quhej nje mjedis i veçante i kampit te puntoreve lart mbi qytet, ndersa pinim nje shishe vere &quot;Pino Nero&quot; e Leskovikut, nen driten lajkatare te zjarrit qe digjej ne oxhak, ne nje çast me tha:
    - Nuk mund te botohet romani.

    Ndersa nje mikes time, Anes, kur i dergova me poste disa pasazhe origjinale, pasi i lexoi tha:
    - Si Fatosi dhe Driteroi te kane dashur sinqerisht.

    Natyrisht, duke perfituar nga koha po e ripunoj thjesht per ta sjelle idene ne nivelin e sotem letrar, pa ndryshuar aspak mendesine, perndryshe romani do te humbiste vlerat e kohes kur eshte shkruajtur.
    Meqenese eshte i gjate si roman, kam menduar ta ndaj ne dy pjese dhe ndoshta shume material do te me duhet ta flijoj.
    Perse ketu? Ne kete teme?
    Sepse pasazhi i kushtohet Korçes, qytetit tim te lindjes per te cilin ndjej nje mall pervelues qe s'ka per tu shuajtur kurre dhe eshte kapitulli, kur personazhin kryesor Robert K, gazetar ne radion lokale e therresin ne Komitetin e Partise. I shqetesuar del heret ne rruge, por le t'ia leme pershkrimin Robert K.

    Atë ditë pikërisht diçka të tillë s’mundi ta heqë qafe madje as pas një klithme të lehtë, kur (gruas i shpëtoi një ah! Në çastin e fundit, kur dora, ndërsa u fut posht gjirit të majtë dhe po e ngrinte atë lart me njëfarë malli e brengosje të pakuptueshme, ndeshi diçka të fortë sa një kokër lajthi) ai qortoi veten dhe pyeti: Mos po marrohem? Mos vallë në Komitetin e Partisë të thërresin vetëm kur gabon? Pas një çasti e kupton se i mungon një pyetje tjetërore ndaj asnjë prej tyre s’mund ta qetësojë. Janë thuajse përdorim i përhershëm luminali.
    Në mëngjes doli herët, pasi hodhi vështrimin jashtë ballkonit. Ngjyra e errët e qiellit, blu nata, ende nuk qe shkrirë në zjarrminë e diellit për të krijuar nuancat e një kaltërsie të tejdukëshme akuareli. Kohë e bukur përtej çdo parashikimi. Pranvera në qytetin K është e veçantë sikurse ajri. Aromë trallisëse pezullon frymëmarrjen në hapje të ankthshme mushkrish. Jargavanët kacaviren avllive, pleksen me kangjella dhe ndalin në kapitel natyral portash, brerore bukurie që pahon brendësi shpirtërore. Brishtësi shumngjyrëshe. Tulipanë kërcejgjatë dhe elegantë, te oborri i shtëpisë diku afër lëndinës së lotëve, mbajnë mbi krye një lule gotë. Përkatësi e habitëshme. Çelin gjithmonë në kohën kur niseshin mërgimtarët. Gjatë shëtitjes, njerzit ndalojnë dhe kundrojnë të mahnitur. Pikat e vesës mbi gonxhe s’mund të jenë gjë tjetër veç lotët e dhimbjes që mbushnin dikur kupat në çastin e ndarjes së trishtuar. Dhe kur përtyp vargjet e një kënge zbulon se trishtimi megjithatë është në dukuri të çuditëshme, paradoksale:
    I mbushni gotat plot,
    me verë pa mbarim,
    gota që mbetet bosh,
    të sjell vetëm trishtim...
    Ngado që ta vërtitësh, - tha me vete, - si plot, si bosh, - shtoi në çast sepse ndjeu diçka ndryshe; një asnjanësi tepër të përcaktuar. Trishtimi ishte si vaji, nuk shkrihej me ujin...nuk shkrihet, - mendoi i nervozuar. Kënga nuk i përshtatej një mëngjesi herët, një qielli të kthjellët, duhej dëborë, dimër, një dhomë e shtruar cep më cep me qilim leshi, stufa diku në qoshe dhe zjarri që digjet duke folur me vete, një tavolinë dhe shoqëria. Pastaj tava e fasuleve pllaqi dhe lëngu që duhet të bjerë erë pastërma, disa pjata me piperka me gjizë, salcë kosi, lakër arme, ndonjë bërxollë derri dhe verë. Dikush merr kitarën dhe pasi kalon trokth gishtash mbi tela, përmend tingujt, i sjell në të njëjtin ton i ndjekur nga vështrime pakuptim, ndërkohë presin që rrjedha e tyre të vijojë qoftë edhe në kërcime të befta ujrash të kulluara, prrenj të vizatuar anëve në grryerje të furishme dheu. Dikur. Në kohë vërshimi. Tashmë. Cipa e akullit është shenjë dremitjeje. Uji fle dhe ngrin duke formuar pasqyrën ku rrumbullakësi e gurëve të lëmuar, kaq e ngjashme me kokën e qerozit të përrallave, shikon vetveten. Befas, tingujt thyejnë hapësirën e dhomës së boshatisur nga bisedat, cipa e akullit plasaritet prej këmbës që shkel sipër për të provuar sa e fortë është tejdukshmëria, pastaj shpërthimi i këngës ngjan kaq shumë me shkundjen e hareshme të dëborës në prag. Lloj skenari nostalgjik. I kaloi para syve dhe e detyroi të thotë se nuk shkon kjo këngë në pranverë. Jeta rigjallërohet. Duhet plogështi dimri. Kështu përtesa do të verifikohej më shpejt në vendimin për ta shtyrë për të nesërmen gjithçka, natyrisht sikur të varej prej tij. Ndaj.
    Shpejtoi të dalë për ta shijuar në vetminë e rrugëve këtë ngatërri gjendjesh, natyrisht i përgjuar prej hapave të tij e nga ndonjë përshëndetje që kumbon çuditshëm. Herët. Cicërima të hareshme zogjsh mbushin ajrin e mëngjesit, ndërkohë që serenadat e një nate më parë janë harruar. Gratë, pasi lagin gurët e kalldrëmit, fillojnë të fshijnë si rëndom copën e rrugicës para shtëpisë. Gurin e sofasë e çpluhurojnë duke i hedhur një kovë me ujë. E drejtojnë mezin vetëm kur mbarojnë dhe pas një shikimi të shpejtë e gjithpërfshirës i lejojnë vetes shprehjen e një kënaqësie të heshtur. Paradite gatitet lloji i mjedisit ku gjatë mbasdites deri në të ngrysur, ngjarjet e ndryshme që tharmohen në qytet, pas krasitjes, të lehtësuar prej dialogëve shterpë, fundërojnë në gurin e havanit ku shtypen dhe imtohen. Kërkohet ngjashmëria te kokrat e gjelbra të kafesë që piqet duke u rrotulluar në qebapë, ndërkohë që vala e padëmshme e thashethemnajës sa më larg shkon aq më pak ndihet, përhumb në përhapje njësoj si aroma e pjekjes që zgjon në kujtesë një diçka të kaluar te mendimi se kështu ka qenë gjithmonë duke e kryqëzuar me të tashmen çelin sythin e të ardhmes. Tektuk njerzish futen gjelltoreve për të ngrënë paçe, bukën nuk e paguajnë sepse e marrin nga shtëpia, të mbështjellë me gazetë, të tjerë u drejtohen pijetoreve, për një kafe dhe për të ndezur cigaren e parë. Ë mbajnë të mbërthyer buzëve, ndërkohë që ekspresët, nëpër lokale, shfryjnë avullin mbi filxhanë. Nxemje. Mësues fshati vrapojnë për të kapur autobuzin në minuta shterrëse. Gjallëria nuk vjen, zgjohet, ndjek çastet si djemtë vashat. Dielli i lëshon rrezet pasi i ka hedhur një vështrim kalimthi qiellit, për të ngulur në kujtesë pikën e kupës ku do të varet si një kandiler për aq kohë sa të formojë mesditën, të vetmet çaste kur njeriu rri mbi hijen e tij. Atëhere kujtohet se drejtoresha, në të ngrysurën e vonë të së djeshmes, i kishte thënë me një zë shterpë se e kërkonin në Komitetin e Partisë.
     

Shpërndajeni këtë faqe