Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Juir, 11 Jan 2003.

  1. B.E.N

    B.E.N Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Not much

    U?
     
  2. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Nothing at all... /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  3. nocturne

    nocturne Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    ku jini bre korcare?
    po ku eshte konjaku bre?
    o goca po benani nje teke se na u tha gryka, per ca muhabet.
     
  4. NYC_GUY

    NYC_GUY Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Shume e bukur ,
     
  5. Guest

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    ...Perjashta bie shi, teksa une nen shoqerine e nje cigareje, dhe ... te kujtimeve te mia, ... perngjasin me fluturime lakuriqesh netesh te arta, puth buzet e gotes se konjakut, ...s'shijone me kurre si dikur!
    ***
    ...Dikur, ... kur perendonim diellin matane horizontit me serenatat tona, dhe ... agonim mengjezet me lojerat e cuditshme poshte parkut "Rinia", duke djegur nga nje, dy, ... shume cigare nen biseda me shoqerine, ... per tiu kthyer me pas perseri kalldremeve drejt shtepise, ku prinderit na prisnin me ate konservatorizmin e theksuar korcar, se duhej te thyenim trute mbi libra, per te dale jashte monotonise se atij qyteti - Korce.
    ... Duke zbritur perseri klubeve nga parku, duke rrukullisur gurmazeve tona rreke te errta kafesh, apo lumenj te purpurt konjakesh. Dreka sa here e zbraste parkun, dhe ... ne ndonse te vetmuar, pertysnim perbrenda trureve tane mallkime ndaj poetuceve, zaptuesve te poezise.
    Muzgu zbriste me embelsisht!!! Parku kishte tjeter fytyre, mes maskash i shikonim perdite.
    Une - pesimist, ti - e trishtuar, ai& ajo per dore, ne - te shfrenuar, ju - shume fytyresh, ata & ato - duke ngrene fara luledielli rrugicave te parkut, se ... aq para kishin dhe ... u vinte rrende tu kerkonin me shume prinderve.
    ... Duke pire perseri nje kafe dhe ... nje konjak, te kafeneja e preferuar. Per te zgjuar perendimin e diellit me serenatat, dhe shishet gjysem te zbrazura me vodke, konjak, fernet ... kendonin bashke me ne, derdhjen e tyre perbrenda nesh. ... Dhe zerat tane te cjerre ... ngriheshin akoma me lart, zhvishnin henen, canin qiellin, gdhendnin imazhe nymfash permbi pelhuren e tij te erret.
    ... Duke shkelur perseri mbi kalldreme, me zikzaket e hapave tane; ... te gjithe duke u shperndare ne shtepite e tyre, te vrare prej tradites sone te vjeter, prej monotonise diletante kelthiste e bente zhurme perbrenda ndergjegjeve tona.
    ... Dhe gjyshja tek me priste pernate e merakosur te pragu i shtepise, ...fytyra e saj e rrudhur prej peshes se viteve, tek qetesohej sahere tek verente imazhin tim capken ... shfaqej ne fillim te rrugices - une ...
    ***
    ... Tani, cigarja e trete po digjet lirshem gishtave te mi, e ndjej se gjyshja ende me pret pernate, te pragu i shtepise. E merakosur hedh veshtrimin poshte e lart rrugices, dhe ... hija ime camarrokle s'duket me, ajo eshte burgosur kontinentit tjeter. Dhe ... gjyshja vetem psheretin gjate, lotet i puthin faqet e saj, duke perkedhelur imazhin tim, ... ka rruajtur ne kujtese.
     
  6. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Shume, shume e bukur komplimente, vetem mos me kujto per gjyshen me shikimin poshte rrugices se me fut ethet. Te njejten gje kisha edhe une, aty qe ajo kur kthehesha nga shkolla, nga kursi, nga xhiroja... O zot I miss it /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  7. Guest

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    E di, ...
    I hedh nje veshtrim idese se largesise dhe ... ndjehem i varfer. Dheu me shikon prej poshte, ... duke rrene ne dashuri me hijen time, teksa mishin apo gjakun tim e flak tutje - drejt inegzistences.
    ***
    Perbrenda imagjinates sime, me sensacionalizmin e te qenit larg, bluaj perbrenga mekanizmave te trurit tim, kalldremet a pafundme, apo gropat zevzeke mbulonin rrugicat e Korces. Ato rruge, i dija permendesh, dhe ... sa e sahere i prekja me syte mbyllur, duke e vendosur veteveten perbrenda krijimesh kubike, pikasosh aspak surrealiste, une - qyteti - ti, (asgje tjeter s'kishte me kuptim).
    Perbrenda kesaj triologjie rridhte jeta, dhe ... ajo ishte teper e varfer per ato momente. Prej flokeve te mi shkarkoja perdite nje rre te grinjte hi cigaresh, teksa ti me luteshe te tregohesha me i meshirshem karshi paketave "David off" apo "Royals".
    ...Por rastiste edhe te buzeqeshnim, bente vaki edhe te flisnim rreth qiellit, yjeve, kometave, apo meteoreve ... nje dite mund te kalonin siper veshtrimeve tona dhe ... me vetedije te na vendosnin diku tjeter, larg atyre neoneve te djegur, verbonin bulevardin poshte nga parku, larg shisheve te ekzekutuara te konjakut "Ekstra", sa me larg prej imazhit tend te cmendur pas emrit tim, pas hijes sime, pas fjaleve te mia; por ... aspak pas gjakut tim, rridhte neper vena i pasuruar prej alkoolit, apo trishtimit te monotonise se gjate.
    Dhe ... kur rastiste te ndjehesha i lodhur prej perkedheljeve te tua, do te rrembeja shoket e mi, ... do te largoheshim drejt fshatrave provinciale, buze teje, duke rrekellyer ndonje arke me "recine", apo duke puthur verat magjike te shuleve. ...Por perseri, perbrenda perseritjeve te njepasnjeshme, une do ta gjeja vetveten te hedhur kraheve te tu - qyteti im - Perse me largove???
    ***
    ...
     
  8. good_intentions

    good_intentions Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Cfare e ben Korcen qytetin me te dashuruar nga gjithe qytetet e tjera Shqiptare ?

    Cdo teme rreth Korces eshte mbushur me nostalgji. Aty gjen fjalet me te embla kujtimet me te bukura.

    Kam frike te kthehem se mos zhgenjehem.
     
  9. Guest

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Diku-
    ... Perbrenda meje;
    Atje, te ti -
    ... Fshihet nje e perhumbur ...
    - Poezi!
    ... Pa rrima,
    Pa perseritje -
    ... E shkruar vecse me ...
    - Buzeqeshje!!!



    ... Prej perjashta dritares, qielli me veshtron me nje rrudhosje te tepruar vjeshtore. I ulur, ketu ...; atje ku ze vend sa here ne klase; me stilolapsin ne dore ... Por ..., nuk me shkruhet! Truri im noton diku tej, detit abstrakt te imagjinates sime. Nje mendim I vaget, perpelitet mbi fleten e papaster, porsi nje krimb I vetmuar toke, ... krekoset pas shiut.
    Dikur, ne krijimet e vegjelise, pata shkruar:
    “... Vjeshte -
    ... Deshira e diellit per te ndricuar u venit prej koloritit te bronxte te gjetheve te zverdhura, apo prej plogeshtise, ... karakterizon jetet tona ...”
    Sot, mund te shkruaj perseri, se si vjeshta -
    * * *
    ... Te shprehem hapur! Sot, do me thene pikerisht tani, nuk me shkruhet fare! S’kam perse te kem turp; perkundrazi, ekzaktesisht pas tridhjete e pese minutash, une do te thurr krijimin me te bukur vjeshtor. (Kuptohet jo me fjale te shkruara, apo me fjali te zhgaravitura; por me peshperima dhe ... belbezime, deri diku, feminore.) ... Dhe prej perbrenda meje do te kelthasin trombonet e triumfit: “Hej, jam I lire!!!”
    * * *
    ... Pertej nje skaji diku te harruar te trurit tim dergjen te pergjumura mbresat e vjeshtes se shkuar.
    “... I njejti qytet, me gjethet tejet te zverdhura apo te kafenjta, ... mbulonin trotuaret e plakur prej vapes se shkuar. Une ecja I vetmuar dhe ... zhurmat e vobekta te degeve te rrezuara poshte kembeve te mia, thurrnin nje melodi monotone, duke ju bashkangjitur feshferimave te lodhura te gjetheve te zhubravitura prej eres, ... pikonin porsi vargje te hedhura mbi nje cope leter, permbi supet e mi.
    ... Shume pak kalimtare u benin shoqeri hapave te mi te vetmuar, apo plluq-plluqeve te kepuceve te mija te sapo blera, pellgjeve me uje krijuar gropave te panumurta. Prej lokaleve te ndertuara atje-ketu, porsi kerpudhat mbijne pas shiut, me afrohej nje zhurme dehese! ...Tymi I cigareve, perbrenda mushkerive te tyre, me dukej sikur dilte prej vesheve te mi, apo avulli I pijeve alkolike dhe ... aroma e kafeve te nxehta, sikur digjnin te cjerrin fytin tim ...”
    Nje mendim:
    “... Te ecesh I vetmuar nen shoqerine e klubeve perbri teje - perkufizimi I vetmise!”
    * * *
    ... Prej perjashta degjoj nje ze, ... kuptohet per veshet e mi, konsiderohet “cicerime”. Ajo po me pret! ... Ia bej me shenje se, kam per te shkruar edhe dy fjale. Ajo merzitet, por...; perseri me pret.
    Pas dy minutash, do ti bashkangjitem realitetit e enderrimeve, duke I braktisur perhere keto kujtime te varfra, te plasura kuturum skajeve te harruara te trurit tim.

    Dhe ...
    Largohet nje stine e plakur -
    ... Pertej detit,
    Duke rilindur belbezime te magjishme -
    ... Dashurish!!!

    P.S.: nje krijim i byrazerit tim me titullin "Nje vend i braktisur ne trurin tim"; kuptohet shkruar me ndihmen time, dhe... nen influencen time.
     
  10. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Heheheheh mortja qe s'te ha /pf/images/graemlins/laugh.gif Po c'cupe mo ty mbyllte, ai ate e perdor ne menyre metaforike per Korcen e ke lexuar deri ne fund ti apo jo /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Qinito une kam idene qe jane ato permanantet=kozmetikat? Dopjon vete the ne Agimi, po ka ca vjet qe quhet Dolce Vita, keshtu qe contoja ka edhe ca me shume $$$$ brenda :rolleyes:
     
  11. Guest

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    ...Perseri une!!!
    Kush ndjehet i/e lodhur prej pranise sime ne kete teme, apo prej krijimeve te mija le te ngrere doren. Dhe ..., per nje moment, ju shoh te gjitheve tek mundoheni te imitoni lejleket e pare te veres; te gjithe me nje kembe ne toke e tjetren ne ajer.
    Urroj ... fjalet e mia mos t'ju kene bere te ndjeheni te varfer, sepse qetesia juaj vetem sa i vlereson gjithe zhgaravinat e mia me nje 5-.
    Une kerkoj zhurme - devolution, dhe jo revolucion - deshiroj te ndjehet ne kete teme tingujt e mbremjeve nga parku, thashethemet sokaqeve te nderthurur, ashtu thjeshte dhe ... enigmatikisht, xhirot e bulevardit "Republika", zbritjete e te enjteve nga Shen Meria, etj - gjithcka ka e beje me korcen, folene e feminerise, adoleshences sone.
    Me dergoni nje PM kur te jini zgjuar prej gjumit letargjik te meditimit, apo te heshtjes.
     
  12. Guest

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    ...

    P.S.: kur shprehem byrazeri im, nenkuptoj hijen time, verdalloset ende rrugeve te kalldremta te Korces.
    (...per t'u vazhduar!!!...)
     
  13. enton

    enton Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Postuar me pare nga neurosius.
    -----------------------------------
    Kush ndjehet i/e lodhur prej pranise sime ne kete teme, apo prej krijimeve te mija le te ngrere doren.
    ------------------------------------
    Mos leviz fare se je ne rregull. Une nuk jam lodhur nga shkrimet e tua perkundrazi i lexoj me kenaqesi.
     
  14. Guest

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    ... Dhe i termbem heshtjes tende?!
    Aspak!!!
    ...Ndodhem krejtesisht esell, ... i vetmuar, dhe ... nen shoqerine e bezdisshme te vetvetes.
    I hedh nje veshtrim siluetes te fosforte te imazhit tend, verdalloset rreth mendimeve te mija te vakta per ty - ndjehem i lodhur.
    Ende mbi trupin tim paralkalojne kontigjente te terra, te panumurueshme prej puthjeve te veshtrimeve te tua - cigarja peshperin vesheve tim liturgji te pafundme, sesi ... ti-
    ... Dhe nuk i trembem heshtjes tende, dhe ... shprehem, dhe ... hap dyert e kopeshtit zoologjik, ... ben zhurme perbrenda meje, zvaraniket-ndjenja, shpendet-nerva, gjitaret-sensacione, levizin magjishem drejt teje.
    ...Tani, po!!! ... E vetedijshme heshten, sepse sic u shprehe edhe vete, te hengra gjithe fjalet me nje urri te papare dashurish. ...Tani, po!!! ...Ti vetem hesht, sepse s'je vecse nje Troje e dyte nen zgjedhen e kraheve te mija.
    ...Hesht dhe ... mos fole me kurre - me mjafton frymemarrja jote, syte e tu, fytyra jote, trupi yt - gjithcka pjese e seciles jam edhe une!!!
    ***
    Tani, hesht po deshe!...
     
  15. B.E.N

    B.E.N Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Sailor,

    Qinito = Celular :sleep:
     
  16. albana

    albana Lara Croft

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Po eshte greqisht mo ...... qe mos te them ndonje llaf tjeter greqisht te shqiperuar.
    Ah Salo,Salo ku i gjuan keto :rolleyes: /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  17. Guest

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Te veshtroj ne sy, por ... ti nuk flet! Me pas, ... te puth ne buze - ti ... hesht, perseri, ne pafundesi. Dhe ... ndjehem i lodhur!
    ...Ngrihem prej tavolines, duke terhequr zvarre xheken Jeans dyshemese se kafenese, drejtohem drejt daljes, ...jashte; teksa ty te vendos te vetmuar ne tavoline, me syte poshte, poshte - tani, s'me kujtohet asnje detaj prej teje.
    ...Dhe keto dite te plogeshta shkurti, te detyruar prej kohes abstrakte, qendrojme te dy ne te njejten dhome, te rrethuar prej krijesash-kukulla - une s'te veshtroj ty, ti s'me hedh syte mua - teksa shtyllat tona kurrizore, porsi dy skluptura te vjedhura prej antikitetit te dyshimte, bisedojne me njera-tjetren, sesi une ..., sesi ti -
    Por ... jo!!! Eshte e kote!
    Te veshtroj ne sy, dhe ... ti s'flet! Te perkedhel lehte fytyren, dhe ... ti hesht.
    I lodhur prej ndrojtjes tende, porsi hardhuca dembele terheq hapat e mia mbi dyshemene e kadifenjte te kafenese; duke te braktisur ty, atje ne qoshe, me syte ulur, duke belbezuar liturgjite e castit te humbur.
    ...Qendrome sa here larg!!!
     
  18. Guest

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Ah, po!...
    Qyteti im -
    ...Mureve tani te shembura te te hirtave klubeve, dikur zhgaravisnin pesimisten figuren e tij, cdokush mund te gjeje, po te germoje me kujdes, hieroglife te pafundme dashurickash te vogla, te adhurimeve te pafundme - duar, ... momentalisht, dridheshin paten gedhendur mbi pluhurin e tavolinave te tyre.
    ***
    ...Teksa tani zgjas doren te prek iluzionet e atyre figurave, hyjne shkujdesshem ne reaksion me te mykurin ajer te dhomes, ... me rrethon.
    ... Une -
    Dhe ... silueta jote!
    Nje tjeter ...
    - Puthje!!!
    Jooooooooooooooo!!!
    ...Mos me zgjo,
    Te lutem;
    Sepse sikurse dikush theu kraharorin e shpirtit te tij:
    "...Ne zemren, ... digjet,
    S'hyhet me xhizme, por ...
    Me ledhatime!!!"
    ***
    Ndjej veten time te vendosur perjashta hapesires kohe, diku ne nje shkretetire te ftohte - te kristaltat buzet e tua.
    ...Eja!!!
    Nje tjeter ...
    - Puthje!!!
    Dhe ... tani, s'me mbetet gje tjeter, vetem te lepij imagjinaret buzet e tua, teksa hijet e duarve te tua vecse thurrin pelhura merimagash pjeseve te trupit tim. ...Ndjej imazhin tend tek tretet perbrenda meje, duke me peshperitur ne zemer se,...
    ...Se te kam humbur perjetesisht!!!
     
  19. albana

    albana Lara Croft

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Atij dopjon,mua kernackat.Sa borxhe ke ti per te lare :rolleyes:
     
  20. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

    Po mua, apo vetem lulegjizet e Shen Thanansit... /pf/images/graemlins/laugh.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe