Koshienca vs Subkoshiences

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga durrsakja, 26 Nov 2002.

  1. Ema

    Ema Goddes

    Re: Koshienca vs Subkoshiences

    Uni eshte ajo pjesa qe superuni(si thuhet mo,mbi egoja,subkoshienca) kufizon,nderpret,derrmon.

    Gjithe te keqiat vine prej te fshehtave,prej te vertetave qe s'duhen thene.
    Nuk di ne mund ti quaj kundershtare.
    Di qe brenda meje kerkoj ekulibrin perfekt,harmonine...

    Ndonjehere e shtyp subkoshiencen me kembe,s'me duhet,me ben keq,me ngaterron idete.
    I kam shume afer te dyja-nganjehere nuk di kush eshte ndergjegja dhe kush uni,nuk di kush eshte ajo qe eshte brenda,kush eshte logjika dhe kush ndjenja...
    Nganjehere endrrat me duken si te verteta dhe te vertetat si endrra.
    Kohet e fundit pyes nje shoqe:ne autobus e takuam T dje?
    T-?-Nuk e kemi takuar ka nje muaj.
    Atehere paska qene enderr them me vete(shoqes i them se jam ngaterruar).

    Ajo qesh me te madhe.Une nuk kuptoj...

    Ndonjehere ndodh qe mendoj kaq shume per ca gjera saqe i shoh ne enderr dhe i jetoj si te verteta.
    Uni eshte aq i fuqishem sa ja del te me prishe diten pas endrrave me ato qe desha zgjuar....

    Pf rremuje
  2. Prozator

    Prozator Fillestar

    Re: Koshienca vs Subkoshiences

    S'ka dyshim. Kjo puna e termave duhet te sqarohet ne shqip, te pakten aty ku ka mundesi te behet kjo. Une jam dakort me termat: Vetedije, nenvetedije, pavetedije.

    Kurse per raportin midis ketyre mund te diskutojme, por qe te jete i kuptueshem per te gjithe sugjeroj qe te perdorim parime dhe raste konkrete krahasuese.
  3. durrsakja

    durrsakja Fillestar

    Re: Koshienca vs Subkoshiences

    Prozator ke shume te drejte per termat qe duhen pershtatur ne shqip. Ate nate qe nisa temen e diskutova me Kordelen dhe e lashe ashtu me qellim ta ndryshoja me vone. Fatkeqsisht s'kam patur kohe keto dite, ndaj dhe nuk kam marre pjese!

    Ndergjegjia qe praktikohet ne siperfaqe, eshte racionalizimi i te nenndergjegjshmes, asaj qe qe nje motiv apo tjeter na pengon ta veme ne pa.
    Megjithate eshte gjithnje ne dericke e vogel neper aktet tona ne rrethana te ndryshme, ku nenvetja reflektohet.

    Nje shembull...forumi me shume ngjyra.
    Shkruajme me moskokecarje e hedhim ndonje batute, japim e marrim me replika e vjen nje pike qe te duket se nuhat ngjyren e vertete te dikujt...edhe pse me fjale te sterzgjedhura beson se po na paraqet veten.
    Renea e ka vene ne dukje dikur! /pf/images/graemlins/smile.gif

    Kthehem shpejt.Nderkohe me thoni si ta ndryshojme titullin!
  4. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: Koshienca vs Subkoshiences

    Terminologjia qe sot per doret ne psikologji, ose te pakten ajo qe eshte perdorur ne kohen qe une kam studiuar Psikologji eshte:

    1.E ndergjegjshmja dhe E pandergjegjshmja

    2.Vetedija dhe pavetedija

    Te tjerat jane vecse ligjerata te terminologjise se mesiperme, derivime.

    Faleminderit!
  5. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: Koshienca vs Subkoshiences

    ......edhe dicka:

    NDERGJEGJE : Ndjenje e vetedijes qe ka secili per ekzistencen dhe veprimet e tij/saj.Vetedije.Nocioni i vetedijes ka se pari nje kuptim psikologjik. : vetedija zhvillohet bashke me kujtesen dhe kthimin brenda vetes.Ne kete veshtrim ndergjegja shperthen pasi ka ndaluar veprimi.Ajo, ka gjithashtu nje kuptim moral qe identifikohet me ndjenjen e detyres (Ndergjegje ! instinkt hyjnor....," Rusoi).

    PANDERGJEGJJA: Mungese e vetedijes. Pavetedija.Mungesa e te menduarit gjate aktveprimit ose ndermarrjes se tij.
  6. durrsakja

    durrsakja Fillestar

    Re: Koshienca vs Subkoshiences

    Kam patur rast nje here te me hipnotizonte nje psikoterapist! Nuk pata guxim edhe pse nuk e njihja shume personalisht e s'me prishte pune se me nxirrte ndonje "skelet ne dollap" /pf/images/graemlins/smile.gif !
  7. ilirjan

    ilirjan Fillestar

    Re: Koshienca vs Subkoshiences

    Vetedija dhe pavetedija
    Vetedija eshte veprim i trurit, dhe sistemit nervor, te personit,
    Pavetdija eshte veprim i shpirtit te njeriut , shpirti e perdor trupin kurse trupi nuk mund ta perdori shpirtin, keshtu pavetedija drejton vetedijen sipas nevojave shpirterore.,
  8. Utopia's Frontman

    Utopia's Frontman Fillestar

    Re: Koshienca vs Subkoshiences

    Nuk arrita t'i lexoj mendimet e te gjitheve(se ishin paksa shume),sidoqofte do te jap nje opinion timin,te shkurte, mbi kete teme:

    Subkoshiencë ne shqip eshte NËNDIJA,ndersa koshiencë VETËDIJA(apo ndergjegja,si e quajme ndryshe).Nendija eshte pjesa e pavetedijshme e njeriut e cila permban te gjitha informatat te cilat njeriu ka arritur t'i perceptoje vetem njehere qofte edhe pa vetedije.Pra eshte nje bagazh informacionesh,i cili te njerezit e rendomte asnjehere nuk aktivizohet,pos nje sasi e tyre gjate hipnozes.Kurse do te ishte mrekulli qe nje njeri te mund ta shfrytezonte subkoshiencen ne vend te koshiences,qe do t'i mundesonte nje memorie realtivisht absolute me nje perceptim te vetem.Besohet qe Marksi(nje socolog jo shume i pelqyeshem nga bota)ka patur mundesine te beje nje kombinim te tille,saqe ne mbremje ka lexuar nje roman,ndersa ne mengjez ka mundur ta thote permendesh(kuptohet qelizave nervore u duhen 12 ore qe ta regjistrojne nje informacion si te vetin)...
    Ndersa per koshiencen e dijme te gjithe eshte vetia e cila e dallon njeriun nga krijesat tjera.Dtth mundesia per te ditur se ekzistojme.Dhe te gjitha veprimet bazohen ne vetedije(duke perjashtuar veprimet instinktive dhe ne baze te ndjenjave).
  9. Danae

    Danae Fillestar

    Re: Koshienca vs Subkoshiences

    interesant marksi /pf/images/graemlins/smile.gif
  10. Danae

    Danae Fillestar

    Re: Koshienca vs Subkoshiences

    jo uni dhe mbiuni??
    renea ka lezet te lexoj shpesh se cfare shkruan.pergezime.
  11. samira

    samira Fillestar

    vetedija dhe pavetedija shprehen si aspekt i veqant i qeshtjes se mardhenies midis shpirtit dhe trupit
  12. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Subkoshienca jane enderrat qe shohim ne darke,koshienca ka te beje me ndergjegjen tone me mendimet tona dhe pergjigjet ndaj gjithshkaje qe na rrethon.

Shpërndajeni këtë faqe