Kosove flit turqisht dhe je i nderuar!

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Në Prizren qytetin më të zhvilluar ekonomik të Kosovës jeta lëviz ngadalë por gjithsesi më shpejt se në qytete të tjera. “Aristokracia” e qytetit bën jetën e saj të patrazuar por në vend të sjelljeve të stërholluara të salloneve ka zgjedhur turqishten si mjet identifikimi. Nëse nuk e njeh mirë gjuhën dhe nuk e ke pjesë të leksikut tënd atëherë harroje Je vërtetë i prapambeturNë Vermicë pak më tej pikës kufitare një djalë nga Kukësi nuk mund të vozisë më andej. Ka marrë disa tip pampersa për fëmijë nga Prizreni por policia e Kosovës nuk e lë të kthehet. A po forcohen rregullat mes dy vendeve! “Është bërë keq” na thotë. “Nuk të lënë më dhe po e teprove pak atëherë ke probleme. Ka të tjerë që manovrojnë por mua s’ma bënë të gjatë”. Dy djem kuksianë që na shoqërojnë deri aty e dëgjojnë të patrazuar djalin e mbuluar si street-boys me kapuçin e trikos deri pak mbi në sy. Është ftohtë. Dimër.Furgonat e shpeshtë të kësaj dite që kalojnë atypari nga Kukësi ose vice-versa nga Prizreni janë më të ralluar. Në një vend të hapur poshtë shiut të shtruar që sapo ka filluar dhe plot tre orë e gjysmë larg Tiranës askush nuk i përgjigjet shenjës së autostopit tonë. Ndërrojmë vendin. Është Jutta që bën shenjë dhe gjithçka ndryshon. Shoferi i parë është qytetar por i larguar prej kohësh në Zvicër. “Erlamdurillah...”. “Shyqyr bajagi mirë” i përgjigjet pyetjes sonë sesi po kalon. Është prej kohësh andej dhe ka ardhur do kohë me i pa robt e vet. Nuk e kuptoj mirë ndërsa ai duket se e gjen gjuhën më mirë kur flet pastaj gjermanishten e Zvicrës me Jutta-n. Në fakt në Prizren përkundrejt një pjese të madhe që e flet mrekullisht shqipen një pjesë tjetër që banojnë aty duket se është duke e eksperimentuar gjithmonë më shumë me të. Zyrtarisht gjuha e dytë e njohur në qytet është vërtetë turqishtja kurse serbishtja ose boshnjakishtja është shtyrë edhe zyrtarisht e treta. Për ata që janë aty s’është aspak çudi ky listim i gjuhëve por për udhëtarin që kujton se serbishtja ka vendin e dytë ka disi stepje... Në Prizren Eh për shqiptarët s’është më asgjë. Serbëve u ka humbur gjithçka dhe po të mos ishte trashëgimia e shquar fetare atëherë ata pak serbë të panjollosur nga Lufta që kanë filluar të vijnë pa u ndjerë do të barabiteshin me numrin e të huajve të administratave. Pak javë më parë u bënë rreth 1000 syresh por kuptohet ardhur nga Beogradi dhe qytete të tjera serbe drejt Kishës së “Shën Gjergjit” në Prizren ku u bë shugurimi i kreut të Dioqezës Rashkë-Prizren peshkopit Teodosije në prani të ministrit serb për Kosovën Goran Bogdanoviq (në mos gaboj i lindur në Prizren) ministrit të Brendshëm serb Ivica Daçiq; ai i Fesë Bogoljub Shijakoviq dhe cazë zyrtarë të tjerë nga Serbia. Kaq mund të bëhet në kohën më të mirë nga ana e pjesës serbe. Pas kësaj askush s’do t’ia dijë më për ta. Kur vërtetë pak kohë më vonë mundohem të sqarohem me Arlindin atëherë kuptoj atë që më kanë thënë për turqishten dhe sesa e vështirë është të kuptohesh me atë pjesë të komunitetit shqiptar që flet turqisht. E kuptoj gjithnjë e më shumë me vështirësi ndërsa kalojnë minutat Arlind Karahodën 37 vjeç. Ai vetë i futur në një zgëqe poshtë një ndërtese i ka gjetur punë të re vetes. Është teknik kompjuteri dhe me këtë bën jetën e tij tani. Jo vetëm flet shqipe shumë të rëndë por shumë shpesh nuk e gjen dot fjalinë e duhur kur fillon e preket. Rebusin ma zgjidh shoku i tij në shtëpi flasin turqishten. Si turqisht - i them. “Ka dosen që e flasën shumë turqishten këtu. Ka qenë prej okupatorit” -më sqaron burri që më ka përcjellë tek ai. Arlindi që ka në paperwall një stemë të UÇK-së e merr veten ngadalë. Ka vetëm një këmbë ndërsa tjetra bashkë me një përqindje të madhe plagësh të trupit është suvenir i Luftës ku ai luftoi në kuadër të Komandës së Brigadës 138 “Agim Ramadani”. Ka pezm por kur qetësohet më shpjegon se turqishtja jo vetëm është një gjë e zakonshme por edhe se prizrenasit e vjetër e flasin rregullisht atë. Kur emocionohet prej gjendjes së tij gati e ka të pamundur të më sqarojë më në shqip. Pak më tutje atje ku gjindja është më e madhe turqishten e has më shpesh. Ka shumë të papunë siç është normale në Kosovë dhe kafenetë janë gjithnjë e më boll. Ndaj mund ta ndiesh më së shpeshti. Në argumentin tonë prizrenasit kanë gjithkund shenjat e mbetura të turqizmit. “Ejvallah është kudo kur do të bësh një punë” -më thotë dikush që na shoqëron dhe që është pas lufte i papunë. “Ejvallahah...Jo bereqavers” -na e pret një kamerier jo shumë larg qendrës. Pak fjalë për Prizrenin Prizreni me të 110.000 banorët e tij lidhej me një rrugë të shquar alpine me Shqipërinë e Veriut. Ana e Prizrenit bazeni i Prizrenit ose Rrafshi i Dukagjinit si thërritej kufizohet me Komunat e Gjakovës Rahovecit Suharekë Shtërpcës dhe Dragashit si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Gati 400 metra mbi nivelin e detit dhe duke u shkallëzuar deri në 2000 metrat e malit të Sharrit ajo është pjesë e një klimë të shumëllojshme. Falë ndërthurjes së klimës mesdhetare me derivatet e tjera të nënklimave këtu lidhen prodhimet e para në zonat më ulëta Hardhia e rrushit pemët dhe perimet e ndryshme. Shqiptarët e Kukësit për një farë kohe të madhe shpëtuan prej ekzistencës së këtij tregu të madh vetëm një orë larg tij.Komuna e Prizrenit përbën komunitetin më heterogjen etnik dhe kulturor në Kosovë. Ajo ishte shtëpia historike e mbretërve sllavë ndërsa në shekullin XV u zëvendësua nga pushtimi osman. Për shkak të pozicionit qyteti ishte në kryqëzimin e rrugëve për në Perandorinë e Lindjes. Kuptohet se shpejt u bë një nga qytet më të mëdha otomane. Popullsia e besimit të krishterë u zëvendësua por në shekullin XVII qyteti u mor nga austriakët me ndihmën e serbëve. Ripushtimi i otomanëve bëri që të zhvendoset një pjesë e madhe e popullsisë së krishterë. Sot ajo veç shqiptarëve ka një komunitet të tërë boshnjakësh turqish dhe romësh ndërsa gjuha e folur veç shqipes është turqishtja që sot flitet dhe nga ata që nuk janë aspak të këtij komuniteti. Bëju turk që të mos paragjykohesh Kjo po bëhet një si biçim mode që po e përçudnon qytetin më thotë një mik teksa e kemi lënë Arlindin. Dikush më thotë se ka prirje që t’ua mësojnë fëmijëve që në vogëli dhe më parë i vogli rritet pa e ditur shqipen duke marrë kulturën e një gjuhe që s’është fare e tij. Dua ta konfirmoj por këtë harroje. “Është gjuhë zyrtare dhe nuk ke pse çuditesh që për t’i shpëtuar okupatorit dhe ne e përdorim si gjuhë mirëkuptimi dhe që e ndjejmë shumë” -më thotë një i ri që është mësues por që s’do të fotografohet. Kujtoj sesi një kolegu ynë gazetar nga një fshat i Prizrenit e quante veten të huaj në qytet jo thjesht se ishte nga fshati por sepse prej kohësh aty çdo gjë bëhej turqisht. Ndërsa atij i duhej të mbrohej me shqipen që me kalimin e kohës në Tiranë e kishte afruar shumë kah standardit. E mbaj mend sesi ishte i shqetësuar se të gjithë ata që pretendonin se ishin “elita” flisnin vetëm turqisht.Në këtë ditë Prizreni është më shumë. Është kënaqësi të shëtisësh i vetëm dhe është një qytet shumë mikpritës. Ai është krenaria e Kosovës dhe një vend që t’i e ndjen shumë të afërt atë tip të ndërtimit fin qytetar osman që e ke të përhapur në vetëm pak qytete në Ballkan. Por edhe për serbët. Të dyja palët piqen në një vend ku shkon fjalia “po nuk ke parë Prizrenin hiç mos e thuaj se ke qenë në Kosovë”. “Pse – e pyes dikë. “Po a ke parë qytet ma të bukur dhe ma të begatë. Ne dimë të bëjmë tregti. Ne dimë të punojmë” -më thotë krenar. “Mirë po pse kaq turk” -e pyes Agronin një burrë të ri që ka qenë në Luftë. Ngre supet. E kam formuar përshtypjen nga lagjet e vjetra dhe nga njerëzit që qarkullojnë aty shkëmbimin e batutave mënyrën e ndërtimit dyqanet nuk e di gjithçka. “Nuk është turk është thjesht mbrojtje prej okupatorit” -ma pret. Intermexo Qyteti që është pushtuar nga osmanët dy vjet pas Kostandinopojës kohë më parë ishte vendi ku Perandori Stefan Dushani kishte oborrin mbretëror. Aty nxirreshin diploma që i lëshonte perandori Dushan. Po ashtu car Dushani ka pasur edhe rezidencën verore në Ribnik afër derdhjes së Lumëbardhit të Prizrenit në Drin ku ai dhe i biri Uroshi shpeshherë qëndronin që do të thotë se Prizreni kishte edhe funksionin e qendrës perandorake të Nemanjëve të asaj kohe. Ndërsa në burimet bizantine Prizreni është quajtur Prisdriana dhe këtë emërtim e gjen në akt-dhuratën e vitit 1020 të perandorit bizantin Vasilit II. Por kulmi i rëndësisë i historisë politike kombëtare Prizreni e arriti kur u bë Qendra e Lidhjes Shqiptare që u themelua më 10 Qershor 1878. Madje në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e Përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori më i njohur i këtij qyteti Ymer Prizreni. Qyteti pati një simbiozë të çuditshme me Turqinë dhe nga ai ka pasur disa shpërngulje të banorëve drejt tij. Njëherë pas vitit 1913 kur u vendos pushteti sllav dhe në fund të viteve ‘50 deri në mesin e viteve ‘60 kur nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi. Po shuhet e shkuara e qytetit! Por nuk ishte thjesht kjo marrëdhënie që e mbajti lidhjen. Duket se turqishtja ishte thellë tek njerëzit. Jo më kot megjithë ndryshimet e mëdha deri në brezin më të ri shpesh flitet në turqisht. “Kujdes mos e tepro. Thjesht ndjehemi mirë dhe ku me e dit ka ngel” -më thotë dikush. Në kompleks kjo lloj përkatësie apo prirje e shqiptarëve pak u hyn në sy banorëve të tjerë por pak nga pak ajo duket se po ndikon në traditat e zakonet karakteristike të prizrenasve. Kuptohet se veç burrave të UÇK-së që janë aq krenar për luftën dhe nënkuptohet aq të varfër të tjerët as duan të dinë fare. Turqishtja apo zakonet që lidhen me mënyrën e jetesës së tyre janë dhe s’janë. Mbase duhet të rrish shumë dhe të ndjesh. Këtë e kuptoj kur jam me qytetarë prizrenas ndërsa ata shkëmbejnë mes tyre bisedat. Vërtetë nisin shqip disa syresh por pastaj brendia vazhdon normalisht turqisht. Qytetarët janë kthyer instinktivisht në bilingue dhe mbase kjo të bën të gjykosh për indiferentizmin e shumë prej tyre kur kohë më parë u vendos të hiqej simboli i Lidhjes së Prizrenit nga stema e qytetit. Protesta e qindra anëtarëve të “Vetëvendosjes” dhe madje edhe e shqiptarëve të Shqipërisë duket se nuk ngriti shumë peshë...Gjithçka kish ardhur kur një qytetar boshnjak i Prizrenit ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese për stemën e komunës për shkak se ajo përmbante simbolin e Lidhjes së Prizrenit gjë që sipas tij paraqiste kërcënim për identitetin e komuniteteve të pakicës që jetojnë në këtë qytet. Turqi Në fakt e kanë një të drejtë me ato që u panë sytë në marsin e pak viteve më parë. Atëkohë një pjesë e shoqërisë prizrenase e kundronte me ngazëllim sesi digjeshin kishat ortodokse dhe ishin tejet agresivë dhe me shqiptarët e kryqit. Anipse kanë mbetur të patrazuara shtëpitë e vjetra ato me të cilat identifikohet qyteti i Lidhjes e që duken sikur qëndrojnë në sqetullën e malit të Sharrit. Qyteti mbizotërohet nga gati 30 xhami dhe tetë kisha ku katër ortodokset u shkrumbuan frikësisht vite më parë. Kujtoj një mikun tim katolik shqiptar me të cilin u futëm në kishën e madhe ortodokse ato ditë në qendër dhe frikën e tij të madhe. “Ikim. Dun me na kall të tanve. Nuk po dun fare. Thjesht kundër kryqit” dëgjoja kumbimin e zërit të tij në kishën e djegur. I njëjti objekt është sërish aq i braktisur por tashmë krejt i restauruar ndërsa prifti s’është. Më shoqëron një burrë i forcave të Kosovës. “Kujdes se nuk është popi” -më thotë. Nuk po gjej vendin ku ndizen qirinjtë për shpirtrat. E ndjej se e “kam fut në sëkëlldi“ si më thotë por është shumë i sjellshëm. Vetëm që më nguc. Si ato ditë marsi atypari kalojnë shumë njerëz në rrugën e vjetër dhe askush nuk e kthen kokën. Shumë pranë ka shumë prej banorëve të lagjeve më të vjetra që tashmë e kanë lënë atë që ishte krenaria e tyre arsimimi më thotë Shkumbini si më identifikohet njëri prej të rinjve. “Ata janë tash më të paditmit më t’pa shkollë. Duhet me fol turqisht dhe ani ne jena shqiptarë dhe po duem Evropën anglishten dhe çka po na hyn në punë turqishtja“. Në fakt turqishtja e tyre duket një miksturë që t’i mund të kapësh si një pleksje me gjuhët e tjera dhe të njerëzve që e kanë sjellë në këtë vend. E sot janë mijëra syresh që e flasin por harroje evidencën. “Asht mirë me ba nji studim“ ma thotë dikush por tashmë kush do t’ia dijë. Madje edhe të ardhurit tashmë në qytet mundohen ta bëjnë sa më mirë një gjë të tillë. Të flasin turqisht të sillen si turkeli. Duket se bërthama e qytetit ose ajo e ashtuquajtur “Aristokraci” e saj gati po e kthen turqishten për ta pasur si gjuhën e vet primare. Një moshatar më sqaron se nëse nuk e flet turqishten dhe ke punë në pjesën e vjetër të qytetit atëherë po të marrin vërtetë si katunar. “Hajd Bujrëm” dëgjoj dikë. ”Evet dhe....” i përgjigjet tjetri andej. “Mehraba” e dëgjon thjesht dhe shumë fjalë që s’i kuptoj. Në fakt gjuha është e zyrtarizuar por duket si e tepruar që ajo ndërhyn dhe tek shqipja tani. Sa për intelektualët që e flasin shqipen e pastër ata preferojnë të qëndrojnë neutralë dhe duket se përpjekja e tyre është më shumë se hipotetike. Që Prizreni ashtu si Kosova ka pjesë të madhe të trashëgimisë turke kjo nuk përbën ndonjë gjë dhe për hir të së vërtetës duhet që t’i shikojmë vlerat por theksi për t’i kultivuar disa gjëra në kurriz të gjërave autoktone duket e tepruar.Në një material kam lexuar se familjet e vërteta turke në Prizren me këtë trashëgimi nuk janë më shumë se dhjetë syresh. Dy intelektualë vendas rrekin pak më vonë në një kafe që të më shpjegojnë se po e ekzagjeroj. “Prizreni mos harro -më thonë -se ka qenë një nga qytetet më të begata pas Stambollit dhe si i tillë meriton gjithçka”. Në fillim të shekullit XIX i referoheshin si qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko-tregtare e trojeve shqiptare sepse numëronte rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Vjetarit turk i vitit 1874 e nxjerr qytetin e Prizrenit me 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptarë. Nga e kaluara e bujshme historike qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme që lexoj në sitin e komunës janë Kompleksi i Shatërvanit Nënkalaja Marashi Kalaja Kisha e Shën Premtes Kisha e Shën Shpëtimit Xhamia e Bajraklisë Xhamia e Safi Sinan Pashës Hamamet e qytetit krojet e qytetit ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.Që bija e Therandës së vjetër është e jashtëzakonshme këtë e ndjen në çdo hap por patetizmi i këtij lloji më shumë ia zbeh vlerat. Bukuria është ende kudo dhe lodron te lagjet e vjetra tek ura e bukur në mes të qytetit lagjja e kalasë apo ai tempulli i ujit që sot ndodhet nën Kala apo lagjja e quajtur “Bunarllëk” ku ekziston një burim aq i dashur me ujë buzë lumit të qytetit. Por çfarë s’shkon vërtetë në qytet Ajo që duket se nuk shkon është largimi i Prizrenit pak nga pak nga Shqipëria për të sjellë një copëz sepie Stambolli mes shqiptarëve. Në fund Në kohën e Federatës Prizreni ka qenë i njohur për pemët perimet dhe verën e tij. Ai përpunon dhe prodhon ende djathin e famshëm të njohur si “Djathi i Sharrit” të njohur dhe jashtë vendit. Ka një traditë dhe përvojë të mirë për verëra të mira dhe prodhime drithërash cilësore që i ujiste dikur me tri hidro-sisteme Dukagjinit (2.500 ha) Radoniqit (400 ha) dhe Sistemit lokal të ujitjes (SLU-400 ha). Në një statistikë të Komunës që i referohet viteve të shkuara lexohet se qyteti vazhdon tregtinë dhe bizneset e tij dhe nga gjithsejtë 5.000 bizneset e regjistruara në Prizren ekzistojnë 629 biznese prodhimi dhe zejtari prodhuese 357 biznese me veprimtari shërbyese dhe shërbime zejtare 464 biznese me veprimtari hoteliere dhe shërbime hoteliere 325 biznese me veprimtari transporti dhe 2254 biznese me veprimtari të tregtisë me shumicë dhe pakicë etj....Por këto se ulin “allahile” sikletin dhe papunësinë. Prizreni ashtu si qytetet e Kosovës po vuajnë vështirësi ekonomike ndërsa kjo ka sjellë dhe probleme sociale të mëdha. Droga tek të rinjtë vjedhjet mungesa e imazhit. Pak javë më parë dikush ka vjedhur plot 12 shtylla metalike të ndriçimit në Parkun e Qytetit!!! Qeshim por kjo se ul temën që ma ka mbetur në kokë Nëse do të jesh i vlerësuar atëherë flit turqisht. Këtë e kujtojmë teksa kthehemi drejt kufirit shqiptar drejt Tiranës në muzgun e një dite dimri.

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe