Kreacionizmi

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga gurax, 28 May 2007.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Kreacionizmi

    Kreacionizmi eshte nje ideologji e cila ka qe ne vitet '80 qe trumbetohet si e vetmja e vertete dhe shpjegim shkencor i thenieve dhe shkrimeve biblike duke krijuar ne kete rast edhe nje levizje tjeter fetare me po te njejtin emer.
    Ndonese eshte pranuar boterisht tashme falsiteti i kesaj doktrine, keto dite eshte hapur nje Muze i Kreacionizmit Ne kete muze paraqiten dinosauret dhe njerezit ne koekzistence, fakte dhe prova per krijimin e dinosaurve ne diten e 6 ne kopshtin e Edenit, evidenca dinosauresh ne Arken e Noes, etj.
    Pjese te shkeputura nga artikulli i "New Yor Times":

    -----
    There are 52 videos in the museum, one showing how the transformations wrought by the eruption of Mount St. Helens in 1980 reveal how plausible it is that the waters of Noah’s flood could have carved out the Grand Canyon within days. There is a special-effects theater complete with vibrating seats meant to evoke the flood, and a planetarium paying tribute to God’s glory while exploring the nature of galaxies.
    .
    .
    For the skeptic the wonder is at a strange universe shaped by elaborate arguments, strong convictions and intermittent invocations of scientific principle. For the believer, it seems, this museum provides a kind of relief: Finally the world is being shown as it really is, without the distortions of secularism and natural selection.
    .
    .
    And now that many museums have also become temples to various American ethnic and sociological groups, why not a museum for the millions who believe that the Earth is less than 6,000 years old and was created in six days?
    .
    .
    But for a visitor steeped in the scientific world view, the impact of the museum is a disorienting mix of faith and reason, the exotic and the familiar. Nature here is not “red in tooth and claw,” as Tennyson asserted. In fact at first it seems almost as genteel as Eden’s dinosaurs. We learn that chameleons, for example, change colors not because that serves as a survival mechanism, but “to ‘talk’ to other chameleons, to show off their mood, and to adjust to heat and light.”

    Meanwhile a remarkable fossil of a perch devouring a herring found in Wyoming offers “silent testimony to God’s worldwide judgment,” not because it shows a predator and prey, but because the two perished — somehow getting preserved in stone — during Noah’s flood. Nearly all fossils, the museum asserts, are relics of that divine retribution.
    .
    .
    But given the museum’s unwavering insistence on belief in the literal truth of biblical accounts, it is strange that so much energy is put into demonstrating their scientific coherence with discussions of erosion or interstellar space. Are such justifications required to convince the skeptical or reassure the believer?

    -----


    Komentet apo mendimet tuaja per kete lajm dhe per artikullin ju ftoj t'i shprehni ketu.
     
  2. Eclipse

    Eclipse Forumium praecox

    Re: Kreacionizmi

    Në pamje të parë është dëfryese, sepse teatrot e kukullave janë rralluar shumë. Por kur mendon se harxhohen 27 milion dollarë për këto ide fëminore që u përkasin legjendave, është për të vënë duart në kokë. Është e çuditshme sesi banorët e superfuqisë së vetme sot në botë, kanë përqindjen më të madhe të - gojëhapurëve - nga trillimet orientale. Megjithëse, më duket se ua kalon Turqia.

    Përshtypja ime është që Kreacionizmi është një idiotësi e pashoqe, dhe që duhet treguar si metodë tërësisht antishkencore së bashku me paçavuret që përdor si ..'argumenta'.


    -- fakte dhe prova per krijimin e dinosaurve ne diten e 6 ne kopshtin e Edenit --

    Kjo fjalia të rregullon humorin për rreth 6 minuta.
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

  4. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kreacionizmi

    Duke degjuar keto pyetje/pergjigje, sa e ndare nga feja ju duket baza "shkencore" mbi te cilen u pretendua soliditeti i Kreacionizmit?

    Pyetje - pergjigje
     
  5. Mortal

    Mortal Guest

    Re: Kreacionizmi

    Kjo tema me kujton betejen e shumekoheshme midis Kreacionizmit vs. Evolucionit. Eshte konsideruar si nje lufte midis shkences dhe fese dhe njerezit kane qene te detyruar te zgjedhin njeren apo tjetren ane. Eshte jashte rregullave te lojes te jesh me te dyja palet e nderkohe une them le te thyhen rregullat. Ne fund te fundit dhe evolucioni eshte nje‘secular religion’ dhe kjo lufte shnderrohet ne lufte fesh...asgje me teper.
    Nqs ne Testamentin e Vjeter tregohet nje histori per Origjinen e cila permbushte kendveshtrimin e nje Kristiani, ne Testamentin e Ri jepet nje korrnize e se ardhmes- shpetim I perjetshem per delet dhe mallkim I perjetshem per dhite.
    Me sa di une, ceshtja e Evolucionit e ka burimin tek kriza qe pesoi besimi gjate periudhes se Enlightenment. Feja e vjeter nuk po i bint’te me njerezit dhe keta te fundit gjendeshin ne udhekryq pasi nuk dinin se cilin besim te zgjidhnin: Krishterimin apo ‘besimet e huaja’? Apo ‘Si mundet dikush te shpjegoje dhimbjen dhe vuajtjen kur Zoti na qenkerka kaq I fuqishem’? Dihet qe ne kete krize nje kontribut madhor pati dhe shkenca. Dhe Teoria e Darvinit nuk ishte, si te thuash, nje pergjigje e drejpersedrejte per krizen e besimit. Historia e Evolucionin nuk nisi ne 1859. Personalisht, ne do te me duhej te zgjidhja nje date kur kriza e besimit lindi, do te shkoja ne 1700. Me kete te thene, fillojne e dalin si kerpudha pas shiut ata qe zgjedhin nje rruge te mesme, duke preservuar besimin e vjeter e duke pranuar zbulimet e reja shkencore. Kjo teori me vehte e cila eshte teper e polarizuar, thjesht solli me shume njerez bashke pasi nga njera ane kishte per qellim te vendoste arsyen dhe progresin si fokusin qendror per boten e dikujt dhe nga ana tjeter kishte per detyre te vendoste emocionet, ndjenjat dhe besimin si fokusin qendror. Kjo qe sapo shkrova e ben teorine e evolucionit pjese te dy boteve qe jane te destinuara te perlasen dhe te shkaterrohen.
    Egzistenca e ketyre teorive thjesht ilustron ndergjegjshmerine e vazhdueshmerise, qe eshte nje prej karakteristikave te vecanta te nje personi i cili i perket civilizimit. Cdo gje ne syte tane merr nje vlere historike dhe me kohen duket pak a shume nje sekuence llogjike ngjarjesh. Historia e njerezimit eshte historia e gjerave qe me nuk egzistojne. Evolucioni eshte fakt dhe 'fakt' nuk do te thote 'siguri absolute'.

    Nderkohe per ata qe siguria per disa gjera (ne rastin konkret evolucioni) nuk arrihet kurre, detyrimisht nuk do te besojne ne asnje teori 'made-in-njeriu'. E nderkohe ata te cilet zgjedhin nje teori besimi, me aq sa munden, gjejne fakte qe per ta permbushet qellimi e teorise.
     
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kreacionizmi

    Beteja e shumekoheshme... u desh te mberrijme ne shekullin 20 qe kjo "beteje" te pranohej zyrtarisht (me zemra te thyera nga disa) per ate qe eshte, nje falsitet.

    Fatkeqsisht, ekstremizmi fetar ka hyre shume ne mode ne fund te shekullit 20. Sidoqofte, me mire fetar per mode sesa fetar per interpretime literale te shkrimeve.
     
  7. spartan00

    spartan00 Forumium praecox

    Re: Kreacionizmi

    Ti na qenke edhe Admin, kjo te jep te drejte ne cfaredo lloj teme, por ama u're talking bullshit until u know a litlle about evoution and the manner that they date fossils, if u notice is never explained their methods, simply cause is stupid and wrong, full of fantasy but is important for them to be with the same ideals of darwin.
    I have studied a litlle this shit dude, and i know what i'm talking about.
    Nice day !
     
  8. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kreacionizmi

    Ne cdo liber fizike qe flet per fenomenet berthamore ka jo vetem shpjegim per datimin e shkembinjve me ane te izotopeve, e dhe jo vetem kaq por ne menyre aq te detajuar, saqe po te gjesh ndonje sponsor te te bleje ato lloj aparaturash matese, mund t'i besh edhe vete matjet meqe dike per cfare behet fjale.
    Plus, nese "their methods" jane te gabuara, might you hint me (and the rest of who reads) to the proper ones, so we may stand corrected if that's the case? (Please spare me the "shit you have studied" and show only the proper knowledge, mate.)
     
  9. spartan00

    spartan00 Forumium praecox

    Re: Kreacionizmi

    Metoda e radioaktivitetit supozon qe ne fillim, e gjitha materia ishte radioaktive, pak qesharake kjo qe do te thote se ne fillim kane ekzistuar vetem materiali meme por jo materiali bije, i cili duhet te ekzistoje vetem si pasoje e shnderrimit miliarda vjeçare.Cfare budalleku me brire.
    Gjate shnderrimit nuk duhet te kete ndryshime atmosferike edhe efekte te jashtme qe te nderhyjne sepse pastaj ketyre u humb e drejta me marr makinen llogaritese e me bo shumezime hahahahaha.
    Keta pra gjithçka e pershkruajne ne nje qark te mbyllur sikur mineralet radioaktive ti kishin mbajtur neper laboratore miliarda vjet kur nga ana tjeter ne toke ka prova te luhatjeve klimatike shume te rendesishme, vullkane epoke akullnajash termete, permbytje edhe te tjera elemente atmosferike po te le ti mendosh vete.
    Po si mundet qe nje njeri qe i thote vetes shkencetare te me paraqese kete grafik si te vertete, eshte shaka apo cfare, ku jane provat e gjendjes ne te cilen ndodhej materiali qe analizohet, pse nuk mund te ekzistonte i ndermjetem, i plote apo aspak i ngarkuar me radioaktivitet ?

    http://img130.imagevenue.com/img.php?image=33100_ilustrimi_122_401lo.jpg
     
  10. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kreacionizmi

    Edhe nje here, mos kerko levdata per venien ne dukje te te metave te te tjereve, sepse deri tashti s'ke dhene ndonje alternative qe te merret ne konsiderate per vertetesine e atyre qe po thua lidhur me temen.

    Per sa i perket komenteve te tua "cfare budallalleku me brire", ndoshta budallalleku me brire qendron qe ne fjaline tende te pare, nese e lexon me kujdes? Shto nga une me pas edhe nje here fjaline e dyte qe ke shkruar. Lexoji dhe nje here te dyja...

    Because the radioactive half-life of a given radioisotope is not affected by temperature, physical or chemical state, or any other influence of the environment outside the nucleus save direct particle interactions with the nucleus, then radioactive samples continue to decay at a predictable rate.

    (Meqenese periudha e gjysemzberthimit e nje izotopi te caktuar nuk varet nga temperatura, gjendja kimike apo fizike, ose cfaredolloj tjeter influence nga ambienti qe nuk lidhet me berthamen e atomit apo me maredheniet direkte berthamave te atomit me njera tjetren, kampionet radioaktive shperbehen me nje shpejtesi te parashikueshme.)

    Luhatjet kataklizmike qe ka kaluar Toka ne miliarda vjet (beware the NON-trivial error from the above posts) jane po aq larg aktivitetit berthamor, saqe vlen perseri analogjia e distances N.York - S.Francisco midis tyre. Cdo faze qe ka kaluar Toka gjate te tere jetes se saj, ne berthame, mantel apo kore, ka qene dhe do te jete vetem aktivitet kimik apo fizik. Aktivitet berthamor ndodh *vetem* neper yje.

    Prape jam kurioz per metodologjine e matjeve te cilat datojne Token me nje moshe prej disa mijera vjetesh e jo miliarda vjetesh. Apo s'ka?
     
  11. jimmy84

    jimmy84 Primus registratum

    Re: Kreacionizmi

    Une s`e marr vesh sesi ka akoma njerez qe vene ne dyshim Kreacionin. Une psh Evolucionin (meqenese ky na hidhka poshte gjasme Kreacionin) nuk e shoh ne asnje vend. Pse mund te quhet prove evolucioni qeni, qe gjasme eshte ujk i zbutur apo qe macja ka lidhje me macen e eger? Po pse vetem ketu thua? Psh a ka evoluar ndonjehere shoqeria njerezore? Fare, sic ka qene 5000 vjet perpara e.s. akoma ashtu eshte. Apo mos valle psh kane evoluar dijet? Biles edhe cdo njeri nga ne nuk evoluon aspak. As fizikisht dhe as menderisht. Me ato tru qe lindim me ato vdesim. Shkurt s`ka gje me pa llogjike sesa Evolucioni. Mua personalisht me vjen keq qe sot nuk behen me manifestime madheshtore me djegje librash heretike, dhe per raste festash edhe ca turra drush me njerez heretike siper.
     
  12. antip

    antip Primus registratum

    Re: Kreacionizmi

    Pranimi ose jo i evolucionit nga dikush tregon qarte per nivelin e frikes ndaj njohurive. Nese e pranon Evolucionin atehere perpara te shpaloset nje bote e pafund, pa korniza, ku cdo gje ndryshon dhe gjithcka eshte e pasigurt, nje vorbull informacioni vershon ne mendjen tende dhe eshte kapaciteti mendor pastaj qe vendos ne eshte ne gjendje ta perballoje kete vorbull apo ta shmange ate! Kryesisht frika ndaj njohurive, ndryshimit e risise, e hedh poshte Evolucionin si teori, larteson staniacionin dhe pranon gjithcka sic eshte e te pandryshueshme...

    Eshte bllok mendor i veshtire per tu kapercyer, e di!
     
  13. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Kreacionizmi

    Evolucioni pa korniza?????

    Dakort kur thua qe evolucioni eshte bllok mendor i veshtire per tu kapercyer sepse fillim e mbarim nuk eshte shkencor.
     
  14. antip

    antip Primus registratum

    Re: Kreacionizmi

    Lexo më MIRË si fillim...

    Pastaj flasim per evolucionin... edhe ate mendor!
     
  15. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kreacionizmi

    Ne vetvete, kuptimi i fjales shkence, apo shkencore, ka te beje me njohurite dhe dijen sistematike, me ato njohuri qe fitohen nga faktet dhe te vertetat e grumbulluara ne menyre shume rigoroze nga observimi dhe eksperimenti.
    Nese evolucioni eshte shpjegimi (sigurisht ende jo i plote) qe shkenca/metodologjia-shkencore i jep pyetjeve dhe enigmave per te te cilat ekzistojne dhe rryma te tjera kandidate per shpjegim, me duket e pasakte shprehja "evolucioni eshte jo shkencor".

    Kjo teme, sidoqofte, eshte per nje nga keto rryma te tjera kandidate per shpjegim.
     
  16. Eclipse

    Eclipse Forumium praecox

    Re: Kreacionizmi

    Të duket e pasaktë shprehja "Evolucioni është jo shkencor"?! Mua më duket si shprehje e vullnetit më të përbindshëm njerëzor, atij që mohon arsyen me dëshirë të plotë.. (alias known as... M.E. religions).

    Jimmy84 ka harruar gjithashtu të shtojë se raca qensh si Doberman, Rotweiler, Pitbull, janë raca të cilat u krijuan posaçërisht nga/për bastaxhinjtë e luftimeve të qenve. Charles Darwin duhet të kish shkruar - "në këtë rast, zoti veproi në mënyrë misterioze.. nëpërmjet veseve të njerëzve".
     
  17. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Kreacionizmi

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Lubardhi</div><div class="ubbcode-body">Lexo më MIRË si fillim... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

    Pastaj flasim per evolucionin... edhe ate mendor! </div></div>

    Duhet njohuri e mjaftueshme shkencore per te kuptuar satiren e Darvinit, gje qe e ben leximin tend te pamjaftueshem per tu perballur me kokefortesine e fakteve.
     
  18. Hellena

    Hellena Primus registratum

    Re: Kreacionizmi

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Evolucioni ne Krize!
    Sidomos në vitet e fundit, teoria e evolucionit ka rëshqitur në një krizë. Ja disa prej problemeve që kanë dalë nga kjo teori:

    Fosilet nuk e vërtetojnë evolucionin

    Pitër Uard dhe Donald Braunli, në librin e tyre "Tokë e rrallë", përshkruajnë se si kanë vëzhguar shtresa sedimentare të mbledhura, dhe papritur, si me magji, një masë e madhe fosilesh u shfaqën – brakipodet, molusqet, sfungjerët dhe shumë trilobitë – fosile të komplikuare nga krijesa të komplikuara. Ata thanë, “Nëse teoria e Darvinit është e drejtë, fosilet e para duhet të jenë me të thjeshta se një trilobit. Sidoqoftë në shumë vende rreth botës, fosilet e para të dukshme janë trilobitet, që qëndrojnë sipër serive të shtresave të trahsa pa fosile. Është si të thuash që një orkestër filloi të luajë pa akorduar as edhe një notë. Kalimi nga shtresat pa fosile në ato me fosile është i menjëhershëm, jo gradual.” Evolucion nuk do të na drejtojë të presim këtë.

    Gjenetika nuk e vërteton evolucionin

    Shkencëtari Riçard Levontin shkruan: “Së pari, acidi desoksiribonukleik (ADN) nuk është vetë-riprodhues, së dyti, ai nuk bën asgjë, dhe së treti organizmat nuk përcaktohen nga ai. Acidi desoksiribonukleik (ADN) është një molekulë e vdekur, midis molekulave kimikisht inerte më joreaktive në botën e gjallë…. Asnjë molekulë e gjallë nuk është vetë-riprodhuese. Vetëm qelize të plota mund të përmbajnë gjithë makinerinë e nevojshme për vetë-riprodhim, madje dhe ato, në proçesin e zhvillimit e humbin këtë kapacitet…. Proteinat e një qelize përbëhen nga proteina të tjera dhe pa atë makineri proteinë-formuese asgjë s’mund të bëhet…. Ne trashëgojmë jo vetëm gene të përbërë nga acidi desoksiribonukleik (ADN), por një strukturë të komplikuar të makinërisë qelizore të përbërë nga proteina.” (Nga: "Nuk është patjetër kështu – Ëndrra e ‘Human Genome’ dhe Ilusione të tjera").

    Nuk e kemi parë me të vërtetë evolucionin në veprim

    Kolin Patterson thotë për origjinën e species: “Fakti është që asnjë njeri në të vërtetë nuk ka vëzhguar origjinën e qoftë edhe të një specie të re në natyre.” (Nga: "Evolucioni", Museu i Historisë Natyrore, Londër).

    A tregojnë evidencat në të vërtetë për projektim?

    Michael Denton shkruan mbi kompleksitetin i qelizës: “Për të patur një kuptim më objektiv të nivelit të kompleksitetit që qeliza përfaqëson, konsidero problemin e ndërtimit të një modeli atomik. Gjithë-gjithë një qelizë tipike përmban rreth 100 miliard atome. Të ndërtosh një model duke përdorur një atom për minutë do të duheshin 50 milion vjet për ta mbaruar.” (Evolucioni – Një Teori në Krizë)

    A do të arritë një proçes paqëllim i rastësishëm këtë gjë?

    Evolucion pa vlera

    Nëse teoria e evolucionit është e vërtetë, nuk ekzistojnë vlera absolute. Riçard Dokins, evolucionisti më i madh anglez, thotë:

    “Një botues i huaj i librit tim të parë rrëfeu që pasi kishte lexuar për tre netë me rradhë nuk mund të zinte gjumi, kaq i shqetësuar ishte ai nga mesazhi i ftohtë dhe i zymtë i librit. Të tjerë më kanë pyetur si ia kam dalë të zgjohem mëngjeseve. Një mësues nga një vend i largët më shkroi me një ton qortues që një nxënës kishte shkuar tek ai duke qarë, pasi kishte lexuar të njëjtin libër, sepse e kishte bindur atë që jeta ishte bosh dhe pa kuptim.”

    (Nga libri i tij, Të Ç’endësh Ylberin)

    Evolucioni nuk njeh progres

    Stifën Xhej Guld, evolucionisti më i madh amerikan, ka shkruar një libër, Madhështia e Jetës, qëllimi kryesori të cilit është të tregojë për evolucioni nuk po të çon në ndonjë drejtim dhe që njerëzimi nuk ka ‘domethënie kosmike’. Ai thotë, "Ky libër përpiqet të tregojë që progresi është një gënjeshtër." Kështu evolucionistë pranojnë që teoria e tyre na çon në kotësi dhe dëshpërim.
    </div></div>
     
  19. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kreacionizmi

    Caliente, kete postim me mire ri-postoje tek ndonje teme tjeter, per evolucionin psh. Atje do te kete shume lexues qe do te komentonin me shume kenaqesi per kete shkrim si dhe idete qe ai sjell, shume te perseritura, plot here te shpergenjeshtruara nga ana shkencore dhe qe vazhdojne te appeal to the masses prej nje paaftesie befasuese te lexuesve te librave te tille per te ndare zbulimet shkencore nga filozofia dhe bota shpirterore, ato lloj masash qe ende pretendojne se kane argument kur llogarisin dicka atomike me analogji aritmetike te llojit "nje atom per minute" /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Une vete kam shkruar edhe me pare me shume se nje here ne kete forum, ne nje teme tjeter qe tashti s'me kujtohet se ku.

    Nuk shahet evolucioni me shpresen qe kismet ishalla del ne drite Kreacionizmi apo ID. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
     
  20. Hellena

    Hellena Primus registratum

    Re: Kreacionizmi

    Nuk e kuptoj pse argumentat duhet te quhen sharje /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif .. thjesht per bisede me shume .. ka lezet pak larmi mendimesh jo vetem po -jo ....
     

Shpërndajeni këtë faqe