Kreacionizmi

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga gurax, 28 May 2007.

  1. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Primus registratum

    Re: Kreacionizmi

    Gezuar, Te Roj partia!
     
  2. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Kreacionizmi

    edhe profeti /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
     
  3. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Primus registratum

    Re: Kreacionizmi

    amin per theniet e tij. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
     
  4. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Kreacionizmi

    Shpjegimi dhe vertetimi nuk jane te njejta gjera.

    Tjetri fillon e shpjegon dhe mendon se po e verteton... Ishte dinozauri u hodh nga shkembi per nje qellim dhe i mbine krahe...apo ishte zebra dhe donte arrinte pemet lart dhe iu zgjat qafa u be xhirafe.

    Qesharake, por libra si keto gjen sa te duash. Me mbahet mend kur isha ne klase fillore po lexoja nje liber te tille. Keshtu gjen edhe libra ne fillore, tani, qe ju jepet femijeve.

    Shpjegimi eshte shpjegim. Mund te jete i sakte ose i gabuar, por si e di qe kjo ne te vertete ndodhi? Ky eshte problemi themelor. Pra per nje pohim duhet te kesh evidenca dhe njekohesisht dicka qe mund te falsifikohet. Ainshtani mendohet te kete qene njeri i zgjuar se kur botoi teorite e tij, tha ca kishte per te thene, dhe me vone tha nqs ben kete dhe ate tregon qe teoria eshte e gabuar. Kur degjuan kete rrethet shkencero, thane se kjo ishte dicka qe ia vlente te studiohej.

    Te njejten gje, ka botuar dhe Darwin-i ne problemet me teorine e tij, dhe per cudi keto probleme akoma ekzistojne. Prandaj nga problemet qe dolen u ndryshua teoria e Darwin-i dhe prape vazhdon te ndryshohet.

    Por per njerez apasionante si ju qe mbroni nje teori evolucioniste, a keni thene ju donje gje se po bere kete a ate, teoria eshte e gabuar, pra ndonje gje qe mund te eksperimentohet qe te tregoje falsitetin e teorise sic tha Ainshtaini?

    Shpjegime ka sa duash, shume shpjegime ka se si digjen yjet, si rrotullohen planet etj...por shumica jane vecse ajer qe vjen nga goja dhe asnje shkencetar nuk i ve vemendje ketyre gjerave nqs nuk kane:

    1.Evidenca
    2.Dicka te falsifikueshme

    Pra shpjegimi dhe vertetimi i teorise jane dy gjera krejt te ndryshme.
     
  5. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Kreacionizmi

    A do me fol gjo për faktet mbi egzistencën e Zotit? Apo mbi faktet për krijimin e botës në 6 ditë?

    Para se me i tregu gishtin të tjerëve fute i her n'goj e lage me bështym.
     
  6. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Kreacionizmi

    Kondra,

    Zoti nuk mund te eksperimentohet me te, si fillim.

    Se dyti '6 dite' ti si i kupton?

    Ndoshta i kupton 6 dite me 24 ore, valle? Ne Kur'an dite eshte fjala 'jeum' qe do te thote dite, por ne te njejten kohe ke edhe 'jeumul kijama' qe do te thote dita e gjykimit. Por ndoshta ti supozon kjo dita eshte 24 ore, pra brenda 24 oresh, gjithe njerezimi do gjykohen, fillon nga 12 nates dhe mbaron pas 24 oresh ne 12 nates.

    Ne fakt, eshte krejtesisht e gabuar derisa dihet shume mire si ne hadithe qe dita e gjykimit do zgjasi afersisht 50 000 vjet. Pra 'dite', 'jeum' arabisht ka kuptim edhe te periudhes qe nuk i bie 24 ore. Duke ditur kete ca problemi ka nqs thuhet 6 periudha?

    Ajo qe thashe eshte dicka objektive. Mendohu edhe njehere se ndoshta te ben dobi.
     
  7. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Kreacionizmi

    Morpo un jom menu po si t'ju a boj juve ... .
     
  8. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Primus registratum

  9. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kreacionizmi

    A kane lujt para 5000 vjetesh njerezit me dinosaurusher te vegjel sic luajne sot me macet, apo jo? Se u cane teologet duke bere "shkence" dhe prape s'e kane sqaruar.
    Kurse kjo puna e diteve allahistike, duhet me u kthy pak ne definicione se ne te njejtin tekst fjala "dite" paska me shume se nje kuptim. :p Me duket tamam sic kur te kthen dikush nje pergjigje te llojit: "Po po, pasneser!" Eshte pasneser biblike ajo, jo shaka.
     
  10. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Kreacionizmi

    Gurax,

    Ti nuk ke zgjidhur punen si i mbine krahet dinozaureve, dhe kerkon a kane qene dinozauret 'mace'? Te jap nje keshille "Mos u hidh dege ne dege, kot se koti".

    Se pari, "teologjia" eshte nje fjale e shpikur dhe nuk eshte shkence. Pra nuk eshte shkence si "biologjia" apo "fizika" pra qe te marresh nje liber dhe te thuash se cfare po lexon eshte e sakte. Teologjia eshte e mbushur me opinionet e kujtdo. Kushdo qe do te shkruaj perreth Zotit, fillon e shkruan, por nuk do thote qe eshte shkence dhe cfaredo qe shkruan eshte e sakte. Pra nuk eshte shkence e atij lloji.

    Ti thua 'teolog'. Nga e di ti ca kam studiuar une, dhe sa per dijenine tende nuk eshte "teologjia". Mos bej supozime te kota se tregon sa i papjekur je.

    Fjala dite eshte ne arabisht dhe fjala ne arabisht kuptohet sipas haditheve te atij qe fliste arabisht. Nuk ka pse te vish ti, edhe te besh humor. Nqs nuk ke kapacitet te kuptosh gjeresine e kuptimeve te nje fjala, kjo eshte mangesia jote. P.sh. kur i drejtohem dikujt "ju" (shumesi i 'ti') sa veta ka 2 persona apo 100 persona? Ne fakt po i drejtohen vetem 1 personi dhe prape nuk i drejtove me "ti". Pra tani nje qe nuk di shqip dhe i perkthen ate "ju" fillon e tallet se si kjo fjala paska kuptime te kunderta njehere "vetem 1 personi" dhe heren tjeter "me shume se 1".

    Pra keto jane perdorime te fjales te ardhura nga karakteristika e gjuhes dhe nuk ka pse te duken qesharake si ty qe e di gjuhen dhe atij qe nuk di gjuhen dhe madje as ka vullent te kuptoje.

    Mua, me qesharake me duket, kur ky i huaji fillon te flasi si ekspert i shqipes dhe te me mesoj se e kam gabim kur e perdor fjalen "ju" per vetem per 1 person. Kjo eshte me qesharakja.

    Pra nqs kerkon te tallesh me dicka, tallu me injorancen tende. Une ja dhashe shpjegimit atij qe pyeti. Ty nqs nuk te pelqen se je bere 'ekspert' ne arabisht, sepse shqipen e ke bere uje tani, vazhdo rrugen tende, se nuk po te bezdis njeri...

    Gjithe te mirat.
     
  11. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kreacionizmi

    Ke te drejte. Teologjia eshte nje permbledhje me opinione, apo nje fjale e shpikur sic e the dhe ti, dhe jo nje shkence. S'mund te presim asgje te sakte ne kete drejtim.
    Perfundim i arsyeshem me thene te drejten.
     
  12. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Kreacionizmi

    Biem dakort, atehere.
     
  13. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Kreacionizmi dhe Teoria e Informacionit

    Pyetja:
    Po perpiqem te kuptoj se ku duan te dalin kreacionistet me idene e tyre mbi: "Projektimi dhe teoria e informacionit".

    Pergjigja:
    Subject: Re: Question on Information Theory
    Newsgroups: talk.origins
    Date: February 1, 2001
    Author: Mark C. Chu-Carroll
    Message-ID: m3g0hy5ris.fsf@taliesin.watson.ibm.com

    Në fakt flasin për dy kuptime të vecanta të teorisë së informacionit. Njëra është Teoria e informacionit e Shannon, tjetra është teoria e informacionit Kolmogorov-Chaitin.

    Ajo që ndodh me kreacionistët është përzjerja e këtyre të dyjave në një menyrë të pakuptimtë për të nxjerrë përfundime të gabuara.

    Teoria e Shannon trajton komunikimin. Ai punonte për Bell Labs, dhe interesi i tij kryesor ishte për komunikimin mbi kanalet me zhurma. (Botimi themelor për perpropozimin e parë të Shannon IT ishte titulluar "Komunikimi në praninë e Zhurmës".) Në teorinë e Shannon, entropia është rastësia e cfarëdoshme e sjellë prej efektit të zhurmës: Komunikimi mbi një kanal të zhurmshëm gjithmonë shton entropi, por kurrë nuk mund të shtojë informacion - për arsye se pikërisht duhet përcjellë informacioni i saktë nga një burim në një destinacion. Zhurma përgjatë kanalit nuk mund të shtojë sasinë e përmbajtjes informative - sepse nga definicioni fillestar, informacioni i vetëm është informacioni i transmetuesit, dhe çdo gjë që mund të ndodhë gjatë transmetimit, në rastin më të mirë është të mos dëmtojë të dhënat e përmbajtjes së transmetimit.

    Teoria e Shannon është kështu thelbi i pretendimit kreacionist se "rastesia/crregullsia (randomness) nuk mund të shtojë informacion në një sistem".

    Teoria e informacionit sipas Kolmogorov-Chaitin është një temë krejtësisht e ndryshme (për të cilën unë di më tepër sesa rreth teorisë Shannon). KC është një version i teorisë së informacionit që rrjedh nga shkenca kompjuterike. Ajo studion atë që është quajtur përmbajtja e informacionit në një varg. Në teorinë KC, përmbajtja e informacionit në një varg përcaktohet nga crregullsia e këtij vargu: një varg me redundancë të lartë (besnikeri e lartë, mundësi të ulët gabimi) përmban informacion ne sasi të ulët; sa më i crregullt të jetë një varg, aq me pak redundancë ka, dhe keshtu aq më teper informacion ka cdo pjesë elementare (bit) e këtij vargu. Teoria e informacionit KC është interesante se e konsideron e madhësinë e "mekanizmit dekodues" që interpreton këtë varg si pjesë e madhësisë së vetë informacionit që përmban ky varg. Teoria KC ka një definicion për entropinë si masë për përmbajtjen e informacionit: entropia është njesia matëse e crregullsisë së një vargu, dhe si rrjedhim edhe e përmbajtjes së informacionit të këtij vargu.

    Teoria e informacionit KC është shumë tërheqëse, dhe është përdorur gjerësisht në shumë mënyra interesante. Greg Chaitin e ka përdorur atë si një mjet për të studiuar disa vecori rrënjësore të matematikës; është përdorur nga shkencëtarët teorike kompjuterike për të analizuar kompleksitetin e brendshëm algoritmik të problemeve llogaritëse; dhe është përdorur për të diskutuar mbi përmbajtjen e informacionit të ADN (sepse kur flitet për ADN, përmbajtja e informacionit nuk përcaktohet vetëm nga renditja e gjeneve, por nga makineria, mekanizmi, që e përpunon).

    Marifeti i kreacionisteve qëndron në atë se termi "entropi" do të thotë të njëjtën gjë sic përshkruhet në të dy teoritë, Shannon dhe KC. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë mund të matet përmbajtja e informacionit e ADN-së duke përdorur termat e teorisë KC, dhe pastaj të argumentohet se në bazë të teorisë Shannon, përmbajtja e informacionit të ADN-së nuk mund të rritet.

    Gabimi në fakt ketu është shumë delikat. Teoria KC nuk thotë asgjë lidhur me atë se si mund të ndryshojë përmbajtja e informacionit. Ajo thjesht merret me mënyrat e matjes së përmbajtjes së informacionit si dhe cfarë do te thotë përmbajtje informacioni ne kuptimin matematik/llogaritës. Por Shannon punon në një fushë të kufizuar ku ka një kufi të sipërm të përcaktuar për përmbajtjen e informacionit. Teoria KC, sipas definicionit, nuk ka një kufi të sipërm të tillë.

    Shtimi i crregullsisë në një sistem shton zhurmën në këte sistem. Sipas teorisë Shannon, kjo do të thotë se përmbajtja e informacionit sistemit zvogëlohet. Por sipas teorisë KC, përmbajtja e informacionit ka më shumë mundësi të rritet me shtimin e crregulsisë. KC lejon që zhurma të rrisë përmbajtjen e informacionit; ndërkohë që Shannon jo. Nëse përzjehen me njëra tjetren, merret një përfundim absurd, por që mund të krijojë një ide të dickaje shumë rrënjësore që duket e habitshme për njerëzit të cilët nuk janë të mësuar me asnjërën nga format e teorisë së informacionit.

    Mark.
     
  14. studenti100

    studenti100 Forumium praecox

    Re: Kreacionizmi dhe Teoria e Informacionit

    Manipulimi gjenetik i organizmave nga njeriu quhet evolucion apo kreacion?

    Une mendoj se ky quhet evolim (ndryshim natyror) me kreacionim (perdorim inteligjence).
     
  15. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kreacionizmi dhe Teoria e Informacionit

    Quhet inxhinieri gjenetike dhe eshte nje dege relativisht e re e shkences.
     

Shpërndajeni këtë faqe