"Krenaria"

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga Romi, 28 Feb 2011.

  1. GENIU$

    GENIU$ Anëtar i njohur

    Si konceptohet krenaria sipas jush virtyt apo mendjemadhesi???
    Krenaria sipas meje ka edhe ane pozitive,,,p.sh.ta kesh per krenari te pranosh nje gabim qe ben apo te kerkosh te falur,,,,si mendoni ju???
    ANNAFOREVER and MegiB like this.
  2. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Krenaria, mbase une do ta merja ne nje kendveshtrim tjeter, te qenurit krenar eshte dicka e mire per njeriun qe ka me se te krenohet, por ne disa raste eshte kjo krenari mbase edhe disi e tepruar qe nuk na lejon te bejme ate cfare duam, eshte kjo krenari qe nuk na lejon te shkelim apo thjesht te anashkalojme parimet e vetvetes per te rifituar ate qe dikur e humbe, eshte e cuditshme se si ndonjehere me mire zgjedhim vuajtjen dhe pranimin e humbjes pavaresisht nga permasat e kesaj dhimbjeje dhe humbjeje, sepse na kushton shume pune zgjedhja e luftimit per te rifituar, sepse krenaria nuk na lejon.
    Romi likes this.
  3. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Bukur keni shkruar por a duhet te bejme pyetjen per cfar krenohemi ? Cka beme qe te krenohemi ?
    Krenaria me pune eshte nje virtyt. Krenaria vetem me fjale nuk eshte asgje tjeter vetem se nje ves. Kthehemi tash analizojme kete virtyt dhe ves sot cka mund te konkludojme apo themi. Lirisht mund te themi se nuk eshte as njera as tjetra. Krenari sot e shofin nje urrejtje, nje ndjenje te dashurise, te poshtrimit , e me radhe. Nese krenaria nuk eshte reale dhe ne nje mase te duhur dhe e kalove ate atehere kalon ne egoizem apo vetem mburrje. Nuk mund ti fusim te gjithe ne nje thes por une sot e shof vetem si nje mburrje asgje me shume.
    Ne TV ne forume , ne takime a bla bla shpsh degjon " Jam krenar se jam Shqiptar " !!!! Dakord dhe une e them kete dhe e kam thene. Po edhe tjeret jane krenar me kombin ose perkatesin etnike te tyre. Secili mburret dhe krenohet me traditat ose kulturen e vendit te vete.
    Mire te kthehem te vetja jone. Jam krenar se jam shqiptar. Kjo eshte nje krenari. Po te japesh nje pergjigje te sakt ne kete do shume kohe e ndoshta nuk do e dime cilen ta japim. Cili nga ne i kemi keto cilesi te nje shqiptari te vertete qe jemi krenar ?
    A mund te krenohemi dhe te quajm veten krenar kur ne Shqiperi shofim sot ato protesta per cfar se ? po shkruaj nje citat te nje personi:
    eshte kjo krenari qe nuk na lejon te shkelim apo thjesht te anashkalojme parimet e vetvetes per te rifituar ate qe dikur e humbe, eshte e cuditshme se si ndonjehere me mire zgjedhim vuajtjen dhe pranimin e humbjes pavaresisht nga permasat e kesaj dhimbjeje dhe humbjeje, sepse na kushton shume pune zgjedhja e luftimit per te rifituar, sepse krenaria nuk na lejon.
    Ne Shqiperi dhe ne Kosove njerezit jane bere me keq se ujqerit. Egziston nje percarje e tmerrshme. Nje kaos i madh. Nuk do shqiptari shqiptarin mer daj. Ku eshte kranaria jone. Mos te sjellim shkrime filozofike se filozofet nga keto shkrime jetojne sot. Ta themi dhe shkruajm te verteten.
    Ku e kemi ekonomin ne sot ? Vetem lemoshe nga te huajt kerkojme. Vjen i huaji na burgos dhe na rregullon sipas shijes se tije shtepin. Sot cilit do nga ne po ti ipet mundesia ta kete nje vize ose letra qendrimi do ike jashte dhe a do te thote "Jam krenar se jam Shqiptar "!? Ndoshta e teprova por keto qe ceka me larte jane disa detaje dhe jam i bindur se detajet jane te njohura per te gjithe ne.
    Krenaria eshte virtyti pra puna e jo vesi e fjalet.
    Po e perfundoj mburrem qe jam shqiptar dhe jam krenar me popullin tim dhe hisotrin tone. Jam krenar qe jam shqiptar ky eshte identiteti im.
    Por nuk jam krenar me kete qe po shof sot tek populli im.
    Romi likes this.
  4. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Po mendoja si eshte gatuar jeta e shqiptarit:nje çorbe ku si baze kryesore per nje pjatance sa me te shijshme do te qendronin,thashethemet,pertacia,impenjimi i neuroneve ne nivele sporadike (biologjikisht prezupozohet nje aksion i derivuar nga nevojshmeria per te marre ,integruar dhe derguar mesazhe, ja qe ka dhe perjashtime!) mungesa e racionalitetit , arroganca e shfrenuar qe i jep nje retrogusto pak te hidhur,deshire per ritje kulturore ne nivele abstrakte (edhe freud do kishte veshtiresi serioze ne deshifrimin e tyre)…Por ajo qe me ben me teper pershtypje…qe me “entuziazmon” ne menyre euforike,,qe i jep sens sensit te humorizmit eshte Krenaria!!! Nje fjale qe edhe ne tingujt qe leshon, bubullima dhe vetetima qindra vjecare,uragane dhe termete…djeg llaven ne brendesin e majave te larta te maleve ku eshte themeluar nje patriotizem i lavdishem.
    -Jam krenar qe jam shqiptar!
    -Cfare te ben te ndjehesh krenar??
    -Shqipetari ka nje kulture…
    -Kulture?Piktura,fotografia,kinematografia,muzika etj ??
    -Po!
    -Deri sa ju çensurua kreativiteti edhe mundet (gjithmon i segmentalizuar),po tjeter?
    -Kemi tradita!
    -I keni patur apo i keni??
    -Shume prej tyre trashgohen,dhe vlersohen edhe sot…
    -Po tjeter?
    -Kemi zakone…
    -Zakone? deshironi te thoni…jeni krenar per zakonet qe dikur (edhe sot -teper e reduktuar- ) ngurroste njerezit ne murret e shtepise ne emer te nje ligji fantashkencor i quajtur Kanun?? Jeni krenar per zakone ku individi i seksit femeror duhet te ecte detyrimisht me kok poshte e shndruar ne nje mekanizem shfrytezimi pa te drejta,pa deshira,pa endrra,dhe me moralizma qe mund te kene lindur vetem nga nje mendje perverse dhe kontradiktore me frymen njerezore? Apo mbase sot, dy valle nje def dhe nje gernet ngjyros zakonet tona si unike me nje force emotive dhe qe na japin te drejte te themi:Un jam krenar!!!???
    Hmmm…..
    Ndoshta po gaboj?
    Jo por…
    Por?? Jam i sigurte qe nuk kemi ardhur deri ketu ne formen e koincidences,nuk jemi nje personifikim i okazionalitetit.Vertet kemi nje histori ku kemi dhene ate qe kemi mundur…ku shume sisteme,regjime,mentalitete,dhe sundime kolosale kane devijuar identitetin tone…
    Pikerisht….
    Por ne te njejten kohe jam i sigurte qe shpesh here na eshte dhene mundesia per te krijuar,per rilindur dicka tonen,dicka qe do te mundesonte te ishim ndryshe nga te tjeret ,dicka qe mund ti ofronim vetvetes ne radhe te pare dhe nje vetrine ku pjesa tjeter e botes te admironte imazhin tone.Secili besoj ne vetvete do ta kishte me te lehte, nen gjurmet e punes dhe impenjimit te nje shoqerie te shkruante te bardhe mbi te zeze :Krenaria jemi ne!
    Personalisht jam munduar qe disa pyetje ti propozoja ne nje kendveshtrim me te gjere,ku do te ishte me e lehte ti veshtronim aksionet dhe reaksionet ne prospektiva te ndryshme nga ku do te derivonte edhe nje konkluzion me realist edhe pse do te ishte me e kompletuar nese gjithkush do t jepte opinionet personale te argumentuara.Mesiper mora si shembuj vetem pak aspekte per ti vene ne evidence dhe nuk do te mohoja kurre idene qe nuk ekzistojne te tjera(pro ose kontradiktor) por ne kete rast do me kishte pelqyer te kisha bere nje pyetje:
    Jemi krenar per ate qe jemi,apo per ate qe kemi patur/kemi mundesine te jemi???
    Romi likes this.
  5. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    shkruajta disa mendime te ndryshme ,per kete teme qe ka hapur romi se mu duken te rendesishme per ti shkruar ketu dhe per te marr nje mendim nga ju.
    uroj qe mendimet ose opinionet te jene te mira.
    ju faleminderit.
    Romi likes this.
  6. ilirarberi

    ilirarberi Anëtar aktiv

    kreativiteti,okazionaliteti,koncidenca,etj.etj... .per keto, e sigurte qe nuk mund te ndjej krenari.
  7. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    çdo te thuash me kete?
  8. policia

    policia Anëtar aktiv

    te pranosh nje gabim apo te kerkosh te falur nuk eshte nevoja te jesh krenar, per mendimin tim eshte ceshtje kurajoje dhe karakteri, duhet te kesh kurajo te besh ca gjera dhe te pranosh ca te tjera...
    cdo person besoj ka nevoje per ca doza krenarie por me karar...
  9. GENIU$

    GENIU$ Anëtar i njohur

    sigurisht qe te kerkosh te falur apo te pranosh nje gabim duhet te kesh kurajo sidomos per nje person qe eshte krenar,,,por e kisha fjalen qe kur ben dicka te drejte krenaria ne kete rast eshte nje ndjenje pozitive
  10. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    Di nje te bukur une(si e kam zakon :p)..Ja..
    Femijet tani grihen' e me pas luajne bashke...kjo,sepse femijet vene
    lumturine para krenarise,,,
    Qe ne momentin qe e lexova kete me ngeli ne mendje se mendoj se
    njerezit sduhet te jene kaq egoista'' me vehten & ti bejne ''vetes keq'' duke sakrifikuar per ate qe duhet te duken'.
  11. Ian

    Ian amos Staff Member

    Te jesh krenar nuk do te thote te jete negativ, psh kur ben dicka te pabesueshme qe i kalon kufijte e realzuar deri atehere, ndjen nje lloj kenaqesie dhe krenarie ne te njejten kohe, ndjen qe nuk humbe dhe e arrite qellimin sidomos kur ai eshte pozitiv.
    ANNAFOREVER likes this.
  12. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    Ehh te drejt ke,por nganjehere krenaria bie ndesh me ate qe ndjejme
    dhe duhet te veprojme kundra zemres per ate dreq krenarie:(
    IAN likes this.
  13. Ian

    Ian amos Staff Member

    Po dakort Megi ndodh edhe keshtu.
    MegiB likes this.
  14. Anavlore

    Anavlore Anëtar

    krenaria eshte mendjemadhesia e te dobtit :)
    MegiB likes this.
  15. Ian

    Ian amos Staff Member

    "vertet" :) ! kush e ka thene kete se une mendoj qe krenaria nuk duhet aksiomizuar, edhe dikush qe eshte i forte mund te ndjehet krenar ne momente te caktuara, eshte ndjenje qe lind vete, dhe te ben te shkosh pertej te realizueshmesh, dhe shume heroina dhe heronj kane qene krenare ne vetvete.
  16. Anavlore

    Anavlore Anëtar

    e kam then une,,,, e mora me mend qe sdo tju pelqente shprehja,, degjo ,, personalisht mendoj qe krenaria eshte mendjemadhesi,, dhe sme pelqen,, as nga heronjte e as nga njerezit e thjesht,,,
    MegiB likes this.
  17. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Krenaria ndryshon nga mendjemadhesia,pasi nje person qe ndihet krenar nuk e jep veten,ndersa ai qe eshte mendjemadh flet vetem per veten e tij kudo qe te jete,dhe e konsideron:Un,jam me perfekti nga te gjithe.
  18. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Te kesh krenari do te vlersoja nje an pozitive sepse te jesh krenar do tia arrish gjithqka sepse sot njerzit kam qejf vetem te te shkelin
  19. joetisti_

    joetisti_ Idhtar i forumit

    Varet se perse je krenar. Kam lexuar diku, dhe i dhashe te drejte vetem deri diku, se krenaria eshte e demshme. Po, ka vertet raste kur krenaria eshte e demshme per veten dhe per tjetrin e megjithate s'mund te thuhet se githmone krenaria eshte e demshme apo s'duhet ta kete nje person. Te jesh krenar pa dobi edhe kur krenaria qe shfaq tregon hapur se ti sulmon dike tjeter, apo ne disa raste kur je krenar nga idiotesia, ne keto raste eshte keq. Por, pershembull, nje rast tipik, kur je krenar se je SHQIPTAR, atehere c'te keqe ka? :)
    GENIU$ and Sweety el like this.
  20. joetisti_

    joetisti_ Idhtar i forumit

    Varet se perse je krenar. Kam lexuar diku, dhe i dhashe te drejte vetem deri diku, se krenaria eshte e demshme. Po, ka vertet raste kur krenaria eshte e demshme per veten dhe per tjetrin e megjithate s'mund te thuhet se githmone krenaria eshte e demshme apo s'duhet ta kete nje person. Te jesh krenar pa dobi edhe kur krenaria qe shfaq tregon hapur se ti sulmon dike tjeter, apo ne disa raste kur je krenar nga idiotesia, ne keto raste eshte keq. Por, pershembull, nje rast tipik, kur je krenar se je SHQIPTAR, atehere c'te keqe ka? :)
    Sweety el likes this.

Share This Page