Kryeministri dhe gruaja e tij fundjave ne Janinen e Ali Pashe Tepelenes

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Pe.ili.sh, 26 Jan 2003.

  1. Pe.ili.sh

    Pe.ili.sh Primus registratum

    Kryeministri dhe gruaja e tij fundjave ne Janinen e Ali Pashe Tepelenes

    Nano dhe gruaja e tij, Xhoana, po kalojnë fundjavën në Janinë. Çifti kryeministror është nisur dje pasdite nga Tirana në drejtim të Kakavijës me helikopter. Ndërsa mbi jug të vendit po binte nata, kryeministri dhe bashkëshotrja e tij, si dhe disa miq e kanë ndalur fluturimin pranë doganës së Kakavijës për të udhëtuar drejt Janinës me makina. Eskorta e ka shoqëruar Nanon dhe Xhoanën në Janinë, ku ndodhen aktualisht për të kaluar fundjavën. Duket se vendimi për të lënë Tiranën dhe për të pushuar në Janinë (Greqi) është marrë shumë shpejt nga ana e Nanos, sepse pak nga njerëzit e tij janë në dijeni se kryeministri ndodhet atje. Udhëtimet e shpeshta jashtë Shqipërisë nga ana e Nanos kanë qenë shumë më të shpeshta gjatë kohës që ai është zgjedhur kryeministër. Mbase rritja e vëmendjes ndaj tij sjell këtë përshtypje. Megjithatë kryeministri dhe bashkëshortja e tij e re një pjesë të mirë të fundjavave të këtij 6-mujori të fundit i kanë kaluar në vendet fqinje apo edhe në pika të tjera pushimi. Në muajin e parë të qeverisjes së tij Nano pothuaj çdo të premte apo të shtunë do të merrte avionin për diku dhe do të realizonte takime private, por edhe pushime. Çifti kryeministror së fundi ka zgjedhur Janinën për të hequr stresin e javës. Vetëm pak ditë më parë Nano dhe Xhoana u kthyen nga një udhëtim turistik në Egjipt. Ata u larguan që nga 20 dhjetori i vitit që kaloi dhe u kthyen disa javë më vonë. Ndërsa pushonte në Egjip, Nano dha disa intervista, ku në sfond kishte piramidat, ndërkohë që rezidenca e tij ishte ishulli Sharm El Sheik. dxh/ko (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
     
  2. Guest

    Re: Kryeministri dhe gruaja e tij fundjave ne Janinen e Ali Pashe Tepelenes

    ah ata e kane ne terezi per zotin <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [​IMG]
     
  3. Erison700

    Erison700 Forumium maestatis

    Re: Kryeministri dhe gruaja e tij fundjave ne Janinen e Ali Pashe Tepelenes

    LEXO <span style="font-weight: bold">O POPULL</span> LEXO
     
  4. Prim

    Prim Primus registratum

    Re: Kryeministri dhe gruaja e tij fundjave ne Janinen e Ali Pashe Tepelenes

    Me ate rrogen 1000 dollareshe i ben gjithe keto qejfe ai, apo ha nga parate e gruas? Pse s'thoni qe e paska marre Xhoanen per interes!

    Qelbesira. Populli po vdes per buke, ai bredh poshte e lart. Por kur s'ka nje burre ti japi nje kokerr plumbi e ta dergoje ne te s'emes. (kjo e fundit ishte ne nerva e siper, se edhe plumbin e ka teper ai)
     
  5. Erison700

    Erison700 Forumium maestatis

    Re: Kryeministri dhe gruaja e tij fundjave ne Janinen e Ali Pashe Tepelenes

    Doje te thoje qe e ka pak? Per mua ti fusin nje cop tritoli ne B**.
     
  6. marko

    marko Primus registratum

    Re: Kryeministri dhe gruaja e tij fundjave ne Janinen e Ali Pashe Tepelenes

    Kush e mban mend Ezopin, dicka per nje fare dhelpre dhe ca rrush.
     

Shpërndajeni këtë faqe