kulla e haklajve

Diskutime tek 'Historia Shqiptare' filluar nga eddantes, 10 Apr 2006.

  1. i_own_u

    i_own_u Primus registratum

    Re: kulla e haklajve

    he i her mer Hartini.. kush esht e verteta..?
     
  2. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: kulla e haklajve

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    pse mer kaq e rendesishme eshte kulla e haklajve sa qe te hapet teme tek historia e shqiperise /pf/images/graemlins/eek.gif

    [/ QUOTE ]


    Hahahaha /pf/images/graemlins/lol.gif

    Me leje e kane kullen keta, ia ka legalizu shteti?
     
  3. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: kulla e haklajve

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    pse mer kaq e rendesishme eshte kulla e haklajve sa qe te hapet teme tek historia e shqiperise /pf/images/graemlins/eek.gif

    [/ QUOTE ]

    Me siguri se nryshe do ja kishte shem Ndërtimorja /pf/images/graemlins/laugh.gif. Me sa di un Rama nuk o prononcu për kët pun /pf/images/graemlins/tipsy.gif


    Hahahaha /pf/images/graemlins/lol.gif

    Me leje e kane kullen keta, ia ka legalizu shteti?

    [/ QUOTE ]
     
  4. besim231071

    besim231071 Primus registratum

    Re: kulla e haklajve

    Pak histori dhe me pak analize.

    Per te kuptuar me mire,se si e qysh,duhet te kthehemi
    disa dekada mbrapa,pikerisht ne vitet '80.
    Ne ate kohe,i madhi i djemve te kulles,kuader shteti,akuzohet per vrasje,ne rrethana qe nuk i njoh.
    Qe aty,ky njeri me karakter te rralle merr drejtim tjeter,
    i ndikuar dhe nga rrethana te tjera private.
    Opinioni ishte i sigurte qe ai kishte vrare.Kjo çeshtje nuk arrin te qartesohet asnjehere nga drejtesia.

    Ne vitet '90,pas nje ngaterrese banale,"i madhi",asgjeson ne syte e qindra njerezve,ne nje vend te shenjte,dy vellezer.Kalon ne kaçak,pas kesaj ngjarje,pasi kerkohet nga drejtesia,si i akuzuar per vrasje.
    Asnjehere shteti nuk arriti ta arrestonte,dhe kjo jo ngaqe nuk donte,por nuk mundte,pasi "i madhi" eshte "ujk i vjeter".

    Ne '91,pas rrezimit te sistemit monopartiak,u liruan
    te burgosurit politik,dhe bashke me ta dhe hajdutet dhe kriminelet.Gabim i madh ky,pasi krimineli nuk duhej te
    lirohej dhe pse ishte kunder sistemit te asaj kohe,ai mbetet kriminel ne rradhe te pare.
    E theksoj kete pasi ka njefare lidhje,do thoja.
    Doli nga burgu krimineli dhe kapoja i nje bande hajdutesh,
    dhe kjo shokoi opinionin e asaj zone,opinion i paster ky.
    Shenje e keqe.Shteti kishte gabuar,dhe kete gjithkush ne ate ate zone e kuptonte.Njerzit e forte filluan te mendonin:Mos duhet te veprojme vete,pasi nuk bie era shtet.
    Dhe ashtu bene.Nuk arriten ta kaperdinin, qe nje rival,deri dje ne burg, te kaperdisej si ata dhe tu imponohej madje,prandaj e ekzekutuan.
    Ne njefare menyre opinioni i mbeshteti.
    Ekzekutuesi ndalohet nga shteti dhe denohet.
    Ne burg takohet me nje te burgosur per vjedhje,
    me emrin Fatos Nano,dhe çuditerisht ju ecen muhabeti ketyre.
    Nano,i premton se nje dite do ti vije dita dhe do ta ndihmoje te dali nga burgu,dhe ne fakt ashtu ndodhi.
    Me te ardhur ne pushtet Nano,ekzekutori mori pafajsine.
    Politika perseri gabon,por kesaj radhe me vetedije te plote.
    Nanos nuk interesonte aspak vendosje e rendit ne Malsi te Gjakoves?PERKUNDRAZI.
    Vihet kryetar rendi,vellai i 'te fortit",jo pa qellim.
    Kauboit ligjerohen.Malesia çuditet.Krimi drejton,
    pasiguria mbreteron kudo ne malsi.
    Vine parat nga Tirana,per rrogat e pensionisteve dhe nenpunesve,dhe kaubojt i marrin diten per dreke,me vinç,ne mes te qytetit,dhe kjo disa here rradhazi.
    Vritet njeriu per nje fjale goje,terrori dhe pasiguria hyn ne shtepine e gjithkujt.


    Heroi i demokracise,,i ndjeri Hajdari,u prefte ne paqe,merr guximin
    te denencoje ne parlament situaten,duke akuzuar haptazi
    fajtoret,madje dhe me fakte dhe kaseta vidjo.
    Disa here paralajmerohet per zdukje,por nuk ndalon perpjekjet e tij per te denoncuar pergjegjesit e situates.
    Atehere ai ekzekutohet ne mes te Tiranes,siç e dime te gjithe.
    Politika reagon,pasi situata po degjenetonte me keq sesa imagjinohej."Te fortit" mendojne lart.Flitet madje dhe per
    grusht shteti,pse jo thone ata.Ne ska gje qe na ndal.
    Pikerisht ne kete moment,si rastesisht,fillon eleminimi
    njeri pas tjetrit i vellezerve.
    Espinoza eleminon Sanduçot,pasi i kishin dale nga kontrolli.Tani ai eshte me pushime.
    Shprehja,qeveria kap lepurin me qerre,merr kuptim.

    Kurse tani forcat policore rrethojne dhe kontrollojne
    kullen e shkretuar te Haklajve,ne Shkelzen.
    Berisha me kete akt ve koken e tij ne shenjester te "ujkut te vjeter",i cili duke filluar nga ky moment,do sunoje vetem koken e tij(Berishes),pasi te tjeret per te jane morra.


    Kshtu m'kan thane,atje s'jam kan,burrat e forte gjithçka bajne.
     
  5. regele

    regele Forumium maestatis

    Re: kulla e haklajve

    Ky artikull duhet botuar ne New York Times, patjeter!
     
  6. eddantes

    eddantes Primus registratum

    Re: kulla e haklajve

    KULLA E BARIT (e haklajve) NUK DO TE DIGJET
     
  7. Adami

    Adami Guest

    Re: kulla e haklajve

    Tema:Kultura Kombëtare &amp; Boterore &gt;&gt; Historia Shqiptare


    Me te ardhe keq kur lexon tek tema e historise shqiptare keto lloj gjanash /pf/images/graemlins/frown.gif

    Mund te ishte postu kjo tek tema Media dhe Politika apo tek News diku por jo tek Historia Shqiptare
    Nuk futen as Haklajt e as Kulla e tyre ne kete teme
     
  8. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: kulla e haklajve

    Për hapsin e temës Haklajt jon tu bo historin moderne t'Shqipnis /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  9. true confidental

    true confidental Forumium maestatis

    Re: kulla e haklajve

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    KULLA E BARIT (e haklajve) NUK DO TE DIGJET

    [/ QUOTE ]
    Dhe une po thosha ku e kisha degju fjalen haklaj /pf/images/graemlins/laugh.gif sa e vjeter kjo ...bardh e zi /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  10. eddantes

    eddantes Primus registratum

    Re: kulla e haklajve

    ky ADAM kllufi ktu siper i dika mire temat
     
  11. Adami

    Adami Guest

    Re: kulla e haklajve

    Sa per info une postoj shume rradhe ne forum .As me intereson se kush jane e ca kane ba se si puna e Haklajve ka me mijera ne shqiperi dhe si perfundim e dime te tane se sa te gjate e kane karrieren e tyne.
    Thjesht u shpreha qe ska vend ajo teme tek historia e shqiperise.
     
  12. brojan

    brojan Primus registratum

    Re: kulla e haklajve

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    policia dhe forcat renea shperthejne kullen e haklajve.....gjendet vetem nje sasi e konsiderueshme armesh speciale dhe ......puplat.... e atyre qe kerkohen!!
    ne Shtetin rrumpalle me emrin shqiperi ka kauboj si puna e haklajve qe ndertojne kulle me fortifikim e mbrojtur me mitraloze 12mm dhe shteti.....i rruan trapin!!!
    Shtet rrumpalle

    [/ QUOTE ]

    12,7 e moren kur bizantinet labe shkaterruan shtetin shqiptar. dhe haklajt jane sherbetore te labeve dhe komunisteve. ky shtet deshi thjesht ti kapte, dhe po i kap plehrat me rradhe si minjte. /pf/images/graemlins/smash.gif
     
  13. LABI

    LABI Primus registratum

    Re: kulla e haklajve

    Rofsh brojan na dhe nje mesim per historine shqipetare.
     
  14. brojan

    brojan Primus registratum

    Re: kulla e haklajve

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Rofsh brojan na dhe nje mesim per historine shqipetare.

    [/ QUOTE ]

    jo,por eshte vetem kronike e zeze....
     
  15. genci

    genci Primus registratum

    Re: kulla e haklajve

    Pak Histori
    AKTUALITET Korrik 26, 2006


    historia

    Kullën shekullore e dogjën vetëm austro-hungarezët





    --------------------------------------------------------------------------------

    Sulmi me armë kundërtanke mbrëmjen e së hënës, ndaj kullës së Haklajve i ka shkaktuar asaj dëme serioze. Kulla e ndërtuar në shekullin e nëntëmbëdhjetë ka njohur deri tani vetëm dy sulme që i kanë shkaktuar asaj dëmtime të rënda. Aishe Basha, vajza e madhe e familjes Haklaj kujton:”me ç’më ka treguar im atë dhe gjyshi, kulla është dëmtuar vetëm një herë gjatë Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, kur është djegur nga trupat e ushtrisë austro-hungareze. Ky është rasti i dytë që kulla dëmtohet rëndë. Pas djegjes së parë kulla u rindërtua mbi të njëjtat mure, duke u rikonstruktuar dyshemetë dhe çatia. Padyshim rasti i fundit është një ngjarje që nuk do ta harrojmë kurrë, pasi këtë radhë nuk na ka sulmuar ndonjë ushtri pushtuese, por mercenarët e pajtuar me pagesë nga ata që janë në krye të vendit”, tha Aishe Basha, drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Jah Salihi” në Bujan të Tropojës. Gjatë viteve 1992-1997 kulla e Haklajve u rrethua dy herë nga policia dhe forcat speciale, të cilat u mbështetën nga ajri dhe me helikopterë.




    AKTUALITET Korrik 26, 2006


    Sulmi i tretë në pesë javët e fundit, policia s’merr asnjë masë për të mbrojtur banorët e pafajshëm

    Goditet me antitank kulla e Haklajve


    Shëmbet çatia e godinës shekullore, rrezikohen 8 të pafajshëm



    --------------------------------------------------------------------------------

    Artan Hoxha

    Një komando e armatosur me arsenal të rëndë luftarak ka goditur tre herë më kundërtank kullën e fortifikuar të Haklajve duke i shkaktuar asaj dëme serioze. Për fat të mirë nuk ka patur viktima në njerëz, pasi në momentin që është bërë sulmi, në katin e parë të kullës ndodheshin tetë persona, mes tyre katër fëmijë dhe një grua plakë e paralizuar. Autorët e sulmit, që dyshohet të jenë të paktën 6 persona, këtë radhë kanë guxuar të afrohen më shumë se zakonisht duke qëlluar nga një distancë jo më larg se 100 metra në vijë ajrore. Nga tre predhat kundërtanke të lëshuara në drejtim të kullës shekullore, vetëm njëra ka shkaktuar dëme të mëdha, duke rrafshuar çatinë e godinës. Predha tjetër që ka goditur objektivin ka mbetur në ballkonin e katit të dytë të kullës pa shpërthyer. Ndërsa predha e tretë ka shpërthyer, por në oborrin e kullës, duke mos shkaktuar dëme. Është dashur ndërhyrja e specialistëve xhenierë të dërguar nga Tirana me helikopterë për të çaktivizuar predhën e pashpërthyer që ndodhej në ballkonin prej druri të kullës. Ky është rasti i tretë brenda pesë javëve të fundit kur kulla-kështjellë e Haklajve është bërë objekti i sulmeve me armë snajper apo dhe me armë kundërtanke. Sulmet e organizuara nga komando të armatosura deri në dhëmbë dhe të paisura me mjete logjistike për tu patur zili edhe nga forcat speciale të Policisë së Shtetit, janë shpeshtuar pas çarmatimit që iu bë kullës më 9 prill, duke i lënë njerëzit që banojnë në të pa asnjëlloj mbrojtjeje nga rreziku që u kanoset.
    Sulmi
    Rreth orës 22.00 në mbrëmjen e së hënës tre shpërthime të fuqishme kanë tronditur Kërnajën, një nga fshatrat më të mëdhenj të Tropojës. Shpërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme brenda disa sekondash, në mënyrë që të mos u jepnin asnjë mundësi banorëve të kullës për tu kundërpërgjigjur. “Shpërthimet e fuqishme kanë tronditur nga themelet kullën, ndërsa shëmbja e çatisë ka krijuar një panik të jashtëzakonshëm. Kemi pritur nga momenti në moment që tavani të shëmbet dhe të na zinte poshtë bashkë me fëmijët që po flinin në katin e parë. Shyqyr zotit dyshemeja e katit të tretë dhe katit të dytë edhe pse me trarë dhe dërrasa druri kanë qenë të forta duke mos lejuar shëmbjen e mëtejshme nga pesha e çatisë”, tha për “Gazetën” Manush Selivrada. Sapo kanë pushuar të shtënat e armëve kundërtanke, në orën 22.05 Selivrada ka marrë në celular oficerin e rojës të komisariatit të Bajram Currit duke i kërkuar ndihmë. Pas afro një ore kanë mbërritur në vendngjarje trupa të ndërhyrjes së shpejtë që ndodheshin me shërbim në Tropojë, oficerë krimesh, oficeri i policisë gjyqësore dhe eksperti kriminalistik. Ata kanë marrë kontakt me 46 vjeçarin Selivrada, i cili ka dëshmuar se ndodhej në kullë me gruan, tre fëmijët e vegjël, nënën e paralizuar si dhe motrën me një fëmijë të mitur që kishte ardhur për vizitë. Policia është justifikuar se nuk mund të kryente hetime për shkak të errësirës së natës, por do të kthehej serish në mëngjes sapo të zbardhte dita. Ndërsa për të gjurmuar apo ndjekur autorët e sulmit, drejtuesit e policisë as që e kanë vënë ujin në zjarr, a thua se kishin të bënin me një “vjedhje viçash”.
    Hetimet
    Në orët e para të mëngjesit të djeshëm policia është kthyer në vendngjarje duke gjetur të tmerruar banorët e kullës, të cilëve u janë dashur të qëndrojnë me ankth gjatë gjithë natës pasi njëra prej predhjave kundërtanke kishte mbetur në ballkonin e katit të dytë pa shpërthyer. Nga këqyrja e vendngjarjes është konstatuar rrëzimi i çatisë prej goditjes me armë kundërtanke. Predha e mbetur pa u shpërthyer u çaktivizua nga ekspertët xhenierë të ardhur nga Tirana me helikopter. Eksperti kriminalist mori në cilësinë e provës materiale 29 copa metali të formave dhe përmasave të ndryshme, të cilat janë mbetjet e predhave kundërtanke të shpërthyera në kullë. Policia pasi përfundoi kqyrjen e vendngjarjes nuk mori asnjë masë tjetër për të mbrojtur banorët e pafajshëm të kullës, edhe pse ata janë sulmuar tre herë brenda pesë javëve të fundit.
     
  16.  
  17. Shteti i sotem po u rruan leshte gangsterave se eshte i zene me probleme me madhore me perca veriun me jugun dhe sa te kete shoke te ariut si ty ne shoqeri nuk behet shqiperia.
     
  18. bobo

    bobo marksist-enverist

    edhe pse , analogjikisht, nuk dallon nga shum "kulla" te ketij modelit-, per te ushtruar presion per qellime kriminale-, me dallim qe tashme sjane me gure, sipas tradites, por me beton- bejm ekonomi Yllo, jo ti Bufi :-D
    E keqja qendron qe, edhe pse kemi nje "histori" te re me deshmitar te gjalle, kemi frike nga e verteta! Dhe nket rast "kulla" ne fjale ishte mejt per te arritur qellimet ne pazaret e armeve, te destinuara per luften ne Kosove, mes Bukoshit-Thacit-Hajredinit/ Nanos(dhe derivatet Gjinush &co!) - Hajdari- Berisha!
    Thjesht ishte lavatrice parash, jo siemens por gorenje, per larjen e parave te personazheve tsiperpermendur.
     
    gurax likes this.
  19. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    Euu se disha qe egzistonte tem e till!
    Njs pyll pa derra ska thot nje fjal.. Po tropojes su ka nie zani vec per budalleqe po dhe per pun t mira e per djem e vajza t shkolle e sot jan intelektual ..Po them i rast qe asht ma aktual e ralist Berisha, sia vlen as me fol nje fjal se veprat e tij flasin vet..
    Pashe lart ishe cek Azem Hajdari., ai ka qene e mbetet njeri i respektuar n tropoj e rreth saj..
    Kta dy sjan t vetmit patjeter por kta
    dy lan shenj gjat kohes t trazicionit drejt demokracis.
    E asht gjynah me jua perbalt emrin me spekullime e budalle t kohes sotme!
    Shnet!
     
  20. bobo

    bobo marksist-enverist

    un i bashkohem pa asnje dyshim forumistit ''adami'', qe kjo teme nuk ka te beje me Historine shqiptare, dhe nuk ka vend ketu.!-mendimi im!!!
     
    gurax likes this.

Shpërndajeni këtë faqe