Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

Diskutime tek 'Shkodërlocja jonë' filluar nga genci, 4 Nov 2002.

  1. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    Retrospektive, Tre vjet pas vrasjes se Gurakuqit.
    (Shkruar nga Kostandin Boshnjaku ne gazeten "Liria Kombetare", me 1 mars 1928)

    Kur ky artikull do dale ne Lirin Kombetare do jene mbushur tre vjet q'eshte vrare Luigj Gurakuqi. Dhe une kam deshiruar te shkruaj disa vija per Gurakuqin, po me qene se nuk e kam bere kete ngjer sot, po e bej tani.

    Pervec gjyqit te Musolinit, te gjith e dime se Gurakuqin e vrau regjimi feodal i Shqiperise, dhe Baltion Stambolla, ne kete ngjarie, nuk lojti perveç nje rol miserable te dores se dyte dhe nuk meriton te behet me fjale as per te as per shoket e tij ndihmes, qe ka patur, sic nuk behet pergjithesisht fjale mbi xhelatin, qe ve ne zbatim urdherin qe merr. Sa behet fjale per jevgun qe vari Don Gazulin fjala bie, aq meriton te behet fjale dhe per Stambollen. Gurakuqin pra e vrau ay regjim, qe kryesohet sot prej Ahmed Zogut, si vrau dhe shume te tjere burra qe dilnin prej popullit dhe qe kane mbrojtur te drejtat e popullit, domethene te vegjelise.

    Po Gurakuqi u-vra n'Itali, ne nje vend "te qyteteruar", ne nje vend ku ka gjyqe dhe gjykates te mire etj...dhe ne nje vend te cilin Gurakuqi e ka dashur me teper se kushdo tjater prej Shqiptareve. Dhe, per kete shkakun e fundit, shume e quanin Gurakuqin italofil. Po ne kete ka patur nje mosmarreveshie: Gurakuqi donte Italin e artit dhe te vjetersise, popullin italian sic thosh dhe vete, po jo qeverin e reakcionit me te madh qe mbreteron sot n'Itali, qeverin e mercenerve te kapitalisteve. E dinte se sa te rezikshim jane keta te fundit per jeten e popullit shqiptar, i cili me zi po fillonte te ecente ne jeten e tij ekonomike, dal nga dale si fillon t'ecij cilimiu; prandaj sa ish gjalle, Gurakuqi as u-beri as u-perpoq te bente kapitalisteve italiane sherbimin me te vogel ne roberimin e Shqiperise. Perkundrazi, gjithemone i ka luftuar nderhyrjet ekonomike te huaja qe nuk pajtoheshin me interesat politike dhe ekonomike te vendit.

    Po qeverise imperialiste te Musolinit nuk i duhej nje "italofil" i tille, si nuk i duhej as i duhet nje qeveri nacionaliste shqiptare. Pasi qeveria e Mussolinit, bashke me qeverit e tjera reakcionare, i ndoqi nacionalistet shqiptare nga Shqiperia, u-mundua dhe po mundohet ngjer sot qe, me anen e tyre, duke i spekulluar, te fitoje ato qe duante te fitonte prej kohe ne Shqiperi: dhe ne kete filloi nga Gurakuqi i vdekur. Vrasia e Gurakuqit i erdhi per hesab Mussolinit. Filloi t'a shtrengoje Ahmedin se gjyqi do t'a nxirte ne shesh fajtor, po te mos pranonte sa me shpejt konvencionet e fameshme te bankes dhe te huas. Dhe, nuk eshte me sot sekret per njeri qe, ne pjesen e madhe te tyre, keto konvencione i detyrohen ketij spekullimi. Qe te mos dale ne shesh rrenja e katillekut, te dy tiranet, mbeten d'akord te rrjepen popullin shqiptar. Dhe, keshtu sot, ky paguan per vit 350'000 napolona per hua, qe s'ka marre dhe ka dhe nje banke "kombetare", e cila punon qe t'a lere pa breke. Gjyqi i Mussolinit, pas ketyre kombinacioneve, e nxorri vrasesin patriot dhe Gurakuqin tradhetor, qe te kupetoje cdo budalla qe gjyqi i "pa-aneshme" eshte nje mjet ne duar te kapitalisteve, sic jane dhe topat e mitralozat...Paturpesin e gjyqit dhe chantage-in e Mussolinit e kupetuane ahere, dhe po e kupetojne dhe sot, te gjithe Shqiptaret brenda e jashte Shqiperise.

    * * *

    Banka dhe huaja, qe pjesen me te madhe te themeleve te tyre e ka vene mbi gjakun e Gurakuqit, kane qene hallkat e para dhe me te fortat e atij zinxhirit q'eshte shtuar dhe dita me dite po e shtrengon me teper popullin shqiptar. Pakti i Tiranes No.1, pakti i Tiranes No.2 nuk jane pervec se hallka, qe jane lidhur me ato hallkat e para dhe copa t' atij zinxhiri, qe po lidh popullin nga kemb'e nga duar. Kejo esht'e verteta dhe cdo interpretim tjater, ne rastin me te mire nuk eshte pervec sofisme.

    * * *

    Me vjen ner mend se c'pershtypie te keqe u beri vendimi i gjyqit te Tranit shokeve te mergimit dhe sidomos disave, qe kane qene shoke me te ngushte te Gurakuqit. U erdhi i papritur. Nuk lane fjale pa thene, dhe me te drejt, kundra tiranit te Romes, i cili na e beri Stambollen patriot dhe Gurakuqin tradhetor. Po sa shpejt ndryshuakan kohet! Po prej atyre me te rrepteve, ahere kundra Mussolinit, sot po ketij tiranit me te madh te popullit shqiptar i behen eloge!! Ku te jeshe, mor Gurakuq, dhe te shifnje...Ne tre vjet se sa ndryshime! Dhe nuk ka ndryshuar as Musolini as miku i tij Ahmed Zogu. Po ti flij i qete! Ka shume, shume njeres te tjere, qe e dine mire se sa spekullime jane bere me gjakun t'end dhe do punojne per t'i thyer ata zinxhire q'i kane vene popullit shqiptar tiranet, me ate force qe do punoje dhe ti ne kete rast, sikur te jeshe i gjalle. Jane te forte zinxhiret, po dhe populli shqiptar i ka pa fund burimet e luftetareve dhe do t'i thyeje. Flij i qete, Gurakuq!

    K. Boshnjak.
    Korrieri, 28/02/2004
  2. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    2 Mars 1925.
    Plumbat e dores mizore te Baltjon Stambolles shtrine perdhe ate qe Fan Noli e perjetesoi ne elegjine e tij "Syrgjyn vdekur".

    Pushoi se rrahuri perjete zemra e "Viganit liberator", qe shkriu gjithe jeten per Atdheun e popullin e vet, e atij qe nuk heshti kurre, me fjale, me vepra, me pende, shkrime e fjalime te zjarrta ne parlamentin e pare shqiptar gjate viteve 1921-1924, per te kundershtuar me guxim te pashoq vendosjen e nje regjimi te eger, qe pas vrasjes se tij u lidh aq ngushte me rregjimin fashist te Musolinit.

    "Larot ta permbysne dalin" vajtonte per te Fan Noli, ai qe kur e akuzuan se ishte vegel e Gurakuqit shkruante: Zoti Faik Konica esht i mendjes qe kam qene vegla e Gurakuqit. Nuk e besonj. Po edhe sikur te jet' e vertete e kam e do t'a kem per nder. Ishte mjaft i math sa te kishte vegla si mua. (Leter e Fan Nolit derguar nga Vjena me 26 gusht 1925, drejtorit te gazetes "Dielli" ne Boston, me shenimin:"Me lutje qe te botohet". Kurse Hasan Prishtina mbi varrin e Luigj Gurakuqit thonte: "Eh! Lamtumire, o mik i madh, o ndera e kombit tone! Te jesh i qete se shpagen tate do ta marrim dhe lulezimin e perparimin e Shqiperise do ta realizojme!"

    Ky ishte Luigj Gurakuqi, atdhetari, politikani demokrat, intelektuali me kulture te gjere, reformatori, poeti, gjuhetari, pedagogu dhe ekonomisti i shkelqyer, qe kur e pyesnin se nuk martohej, pergjigjej prere: "Jam martuar me Shqiperine". Perse e thonte kete? Sepse e dinte qe nje dite do te binte i vdekur nga plumbat e krereve feudale, kundershtareve mizore te rendit demokratik, te cilet donin ta shtypnin me dhunen e terrorin e tyre, popullin e shumevuajtur, qe kerkonte nje rreze drite e Luigj Gurakuqi nuk donte qe ta linte pas tij nje grua te ve e femije jetime.

    Nena Laze, e ema , u dogj gjithe jeten per ta pasur prane saj djalin e dyte, kanakrin e familjes, krenarine e Shkodres e te Shqiperise, por vdiq, kur ai ndodhej larg, duke u perpjekur per te ardhmen e vendit te tij dhe ne shtratin e vdekjes i kishin vene prane fotografine e te birit.

    Por mos valle Baltjon Stambolla, djali i tezes se Luigjit, e vrau ate per konflikte familjare financiare, sic e kemi pare te shkruhet me paturpesine me te madhe ne nje gazete te perditshme te diteve tona (me 30 prill 2000)? E kush ishte Baltjon Stambolla, perpara figures madheshtore te Luigj Gurakuqit? NJe liliput, nje vagabond, nje njeri i hurit dhe i litarit, qe iu shit kundershtareve politike te ketij martiri, duke u bere vegel e tyre nepermjet konsullit shqiptar te asaj kohe ne Bari (Viti 1925), Qatim Saraci, pjestar i familjeve te parise antidemokratike te Shkodres, duke zbatuar porosine e nje mbledhje te kesaj parije ne shtepine e Rrok Geres (Referuar librit "Luigj Gurakuqi"-Vepra te zgjedhura-pergatitur nga Mark Gurakuqi, botim i vitit 1961). Dhe, ky Rrok Gera, pas vrasjes se Gurakuqit merr shperblimin nga padroni i tij, duke u emeruar Minister i Financave. (Perseri reference ne kete liber).

    Cili ishte ky padron? Dihet boterisht: ai qe nga minister i brendshem u be kryeminister, president e me vone, me asamblera te sajuara, sovran august e "Mbret i Shqiptareve".

    Kthimin e tij ne dhjetor 1924 me ndihmen e ushtrise jugosllave te Krajl Pjetrit te Beogradit dhe mercenareve te gjeneralit rus Vrangel e quajten me mburrje "Triumfi i Legalitetit"! Cili Legalitet? Per cilen monarki flitet? Per ate qe u krijua duke vrare e zhdukur kundershtaret politike, duke filluar me Avni Rustemin, per te mbaruar me Hasan Prishtinen, pasi kishin lare me gjak Luigj Gurakuqin e Bajrram Currin? Ate monarki qe pa u ngritur mire ne kembe ia shiti Shqiperine, Italise fashiste? (Lexoni per kete monarki librin e Bernd J. Fischer-it "Mbreti Zog dhe Perpjekja per Stabilitet ne Shqiperi botuar nga Cabej); me parathenie te autorit per botimin shqip nga Santa Barbara, Kaliforni, mars 1996. Ky eshte nje liber autentik dhe i mbeshtetur ne dokumenta autentike dhe jo sipas hamendjeve, fantazirave te semura e perralave arabe te "Njemije e nje neteve".

    I shkrova keto rradhe, sepse pas disa diteve, me 2 mars eshte pervjetori i 79-te i vrasjes se Luigj Gurakuqit, duke dale nga restoranti "Cavour" ne qytetin e Barit.I gjeten ne xhep 360 lireta dhe kishte veshur nje kemishe te grisur e mbathur corape te arrnuara. Rrobat e tij i terhoqen nga spitali bashkeluftetari e bashkeqytetari i tij, Gjon Kamsi, qe i ruajti rrobat e te vrarit deri nje nate para se te hapej shtepia muze e Luigj Gurakuqit, ne rrugen qe mban emrin e tij (ish "Rruga e Gurakuqeve"). Kjo shtepi per turp te hisorise se vendit tone po shndrrohet ne nje germadhe...

    Dhe u gjend dikush, qe te kete paturpsine qe te shkruaj (i frymezuar nga forca me qellime te erreta) duke hedhur balte mbi kete figure te paster qelibar, se Luigj Gurakuqi, kur u largua per ne Bari, pas renies se qeverise se Nolit, duke qene Minister i Financave, grabiti thesarin e shtetit prej 300 milion frangash ar!!! Si duket keto para i nevojiteshin per te ngrere darken me buke e çaj ate nate qe u vra dhe per te blere nje kemishe te grisur dhe corape te arrnuara.

    Nga Luigj Gurakuqi
    Regjisor i T.O.B. ne pension
    Korrieri, 28/02/2004
  3. tushi

    tushi Anëtar aktiv

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    Shkolla e parë ishte në Shkodër

    Shkruan:· Mehmet ELEZI

    Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik.

    Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në Korçë. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit.

    Shkolla e Korçës bashkë me poezinë e Naim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera.

    Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktën qysh prej katërqind vjetësh. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre‑Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632.

    “Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”. Autori përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prej Dhërmiut.

    Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.

    Për arsye të njohura historike këto shkolla fillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontroll të fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe.

    Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo përmasë ishte e kuptueshme për kohën, nuk mund të ishte ndryshe. Katolicizmi përfaqësonte fenë e parë të shqiptarëve. Në ato kushte sidomos, kur nëpërmjet trysnive me e ndërrue fenë pushtuesi synonte deri asimilimin, mund të thuhet se katolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar. Katolicizmi përfaqësonte kulturën dhe qytetërimin perëndimor. E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”.

    Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14‑15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet ai u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet e pushtimit osman.



    Edhe fakti që dokumentet e këtij Kuvendi historik u botuan njëherësh në latinisht edhe në shqip, treqind vjet më parë, dëshmon qartësisht këtë synim, ashtu siç dëshmon se njerëzit që shkruanin shqip nuk ishin të pakët, pra as shkollat ku ata kishin mësuar e mësonin shqip. Sivjet ishte treqindvjetori i Kuvendit të Arbërit dhe shteti në Tiranë bëri gjumin e madh, bashkë me institucionet e veta akademike, përfshi më të rëndësishmin institucion shkencor të vendit, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Vijimësi e të njëjtit qëndrim shpërfillës që u mbajt edhe për Nënën Terezë, në vitin e Lumnimit të saj. Po të mos kish bërë zhurmë shtypi, edhe aq sa u bë me këtë rast për Shenjëtoren e madhe, e që ishte shumë shumë pak, edhe aq nuk do të ishte bërë.



    Por le të kthehemi prapë te shkollat. Asnjë botim zyrtar nuk i përmend ato. Tekstet mësimore në shumë vështrime vazhdojnë me tezat e vjetra. Ndodh për mungesë përgjegjësie të institucioneve shtetërore, për padije, për ateizëm, apo sepse janë gjurmët e frymës kundërkombëtare të diktaturës, e cila e vinte “inernacionalizmin” e ideologjinë mbi interesat kombëtare? A të gjitha këto kanë gisht së bashku në këtë mbasdore?



    Përhapësimi i një mashtrimi të tillë historik e ligësisht të shëmtuar për qytetërimin e vendit tënd, duke e çuar hapjen e të parës shkollë shqipe gati treqind vjet më vonë se sa është e vërteta e dokumentuar prej studiuesve, për më tepër në mes të një Europe ku lulëzojnë universitete mijëvjeçare, është me të vërtetë diçka përbindshore. Eshtë një ndër shërbimet më të këqia që i bëhet lenies (kombit) shqiptare dhe padyshim një investim për llogari të qarqeve parake etnonacionaliste ballkanike. Të gjithë diktatorët e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetërimin e trashëguar, kulturën e gjuhën e tij. Ajo që ka ndodhur e pjesërisht po ndodh edhe sot Shqipëri, është e pakundshoqe në llojin e vet.



    Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit.

    Me fjalë të tjera, jo nusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha në dhé!

    Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”.



    Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas këtij autori, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”.



    Shkodra kështu dëshmohet edhe një herë si një qendër me peshë e qytetërimit perëndimor jo vetëm në shkallë shqiptare, por edhe më gjërë, në shkallë rajonale.



    E vërteta duhet më në fund të thuhet: datat e themelimit të shkollës së parë të lartë në Shqipëri nuk lidhen me institutet që i shpalli me shumë zhurmë pushtetit komunist e që vazhdojnë edhe sot me u njohë si data zyrtare të fillimit të shkollës së lartë. Shkolla e parë e lartë shqipe daton të paktën vitin 1877, kur dokumentohet Kolegji i Shën Françesk Savierit, që pajiste me njohuri tregtare e teknike 400 studentë. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë.



    Në studimin që e përmenda më lart At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbas të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dha vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet.



    Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme.



    Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë.



    Cilët libra janë botuar në ato vite të mugëta? Mjerisht gjatë zhvillimeve të mëvonshme dramatike në trojet shqiptare ato janë zhdukur. Por gjithësesi mund të shpresohet se diçka do të ketë mbetur e herëdokur do të zbulohet. Arkivat e Vatikanit e ato të Stambollit kanë ende shumë galeri të paprekura prej nesh.
  4. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    Në 95-vjetorin e lindjes dhe 10-vjetorin e vdekjes, asnjë institucion shtetëror nuk është kujtuar për etnologun e shquar Rrok Zojzi. Një fat që e përndoqi që në të gjallë krijuesin e 22 mijë njësive arkivore të objekteve muzeale. Një nga etnografët vepra e të cilit është vjedhur nga studiues që nuk ia përmendin kurrë emrin

    Rrok Zojzi, mes mitit dhe harresës


    Alma Mile

    Është shkruar shumë rrallë për Rrok Zojzin. Madje ndonjëherë duket sikur është shndërruar si ato figurat e legjendave që ai mblidhte nëpër Shqipëri. Pas vdekjes, kolegët shkruan ndonjë artikull tek revista “Kultura Popullore” dhe gjithçka mbeti aty. Dje ai kishte 95-vjetorin e lindjes dhe 10- vjetorin e vdekjes, por për etnologun e shquar Rrok Zojzi nuk u kujtua kush. Një prej kolegëve të tij, prof.dr. Mark Tirta, tregon se vite më parë, shkencëtarët e Zagrebit ngulnin këmbë pranë zyrtarëve shqiptarë që Zojzin ta merrnin si punonjës pranë Akademisë së Shkencave në Kroaci. Zojzi filloi punë në Institutin e Shkencave në vitin 1947, duke u bërë themeluesi i sektorit të studimeve etnologjike shqiptare. “Që në fillim i kushtoi kujdes të veçantë krijimit e zgjerimit të bazës materiale për studime shkencore, krijoi arkivin e objekteve muzeale që nën drejtimin e tij arriti deri në 22 mijë njësi. Bëri eksplorime në vise të ndryshme të virgjëra të Shqipërisë, për të mbledhur të dhëna studimi dhe për të gjurmuar e fotografuar objektet muzeore që shërbenin për arkiv”, - tregon Tirta, duke shtuar se krahas arkivit të objekteve muzeore, Zojzi krijoi fototekën, skicotekën, arkivin e dorëshkrimeve, të përkthimeve e të dokumentacionit të burimeve të ndryshme të shkruara. Madje në vitin 1948 nën drejtimin e tij u ngrit Muzeu Etnologjik Kombëtar. Duke qenë njohës i mirë i disa gjuhëve i gjermanishtes, frëngjishtes e italishtes, ai voli traditën më të mirë bashkëkohore, për të ndërtuar strukturat e etnologjisë shqiptare. Sipas profesor Tirtës, Zojzi shquhej për praktikën e veçantë të punës. “Pak a shumë ndoqi metodën që dikur kishte praktikuar Franc Nopça në eksplorime: në çdo vend ku kalonte vërente, merrte shënime e jepte gjykime për gjithçka, e studionte etnokulturën në kompleks”, - thotë etnologu. “Rrok Zojzi është i pari në historinë e etnologjisë shqiptare që hartoi anketa e pyetësorë për probleme të veçanta të etnokulturës e i shpërndau në tërë viset e Shqipërisë, sidomos ndër arsimtarë, e janë marrë përgjigje sipas fakteve të terrenit”, - vazhdon Tirta. Por pavarësisht punës së pakrahasueshme, Zojzi ka qenë përherë i përndjekur prej biografisë, e cila regjimit diktatorial i linte shumë për të dëshiruar. Në biografinë e familjes numëroheshin pushkatime, arratisje e burgosje, megjithatë ai i kishte vënë për fund të gjitha këto vetëm me punë. Jo më kot e thërrisnin “arusha e maleve”, apo “alpinisti”. “Pati intelektualë të nivelit të dijes bashkëkohore që e përkrahën dhe e vlerësuan punën e tij shkencore, po pati jo pak “shkencëtarë” partiakë që e nëpërkëmbën, e keqtrajtuan, e penguan në punë, e ulën moralisht e nuk e lanë të ecte përpara. Kontaktet e diskutimet me të huajt, në shumicën e rasteve, kanë qenë për të “mollë e ndaluar”. Ka pasur ftesa për veprimtari shkencore nga Italia, Franca, Gjermania e Rumania, gjithnjë me shpenzime të palës pritëse, por asnjëherë nuk u lejua të shkojë, si njeri me “cene biografike”, - tregon Tirta, duke shtuar se gjatë viteve ‘70-’80 ka pasur 30 ftesa për në Prishtinë, po as atje nuk u lejua. Sipas Mark Tirtës, edhe një herë që u lejua të shkonte në Suedi, vetëm falë ndërhyrjes së Nexhmije Hoxhës. Megjithatë shkencëtarët e huaj e kanë vlerësuar shumë punën e Zojzit, të cilët jo rrallë herë e kanë cituar në studimet e tyre. Ai ka lënë një pasuri të tërë studimesh e materialesh burimore. Shumë syresh janë të botuara në formën e studimeve e në revista të ndryshme, të cilat nuk janë përbledhur në ndonjë botim të vetëm, ndërsa të tjera janë të pabotuara e ruhen në arkivat e Institutit të Kulturës Popullore. Duke u bërë pre jo rrallë herë edhe e “vjedhjeve” prej pseudostudiuesve, që i kanë paraqitur ato si studimet e tyre. “Zojzi është i pari që ka mbledhur në mënyrën më të gjerë të drejtën kanunore të Labërisë, që deri sot mbeti pa u sitemuar e pa u botuar e për më keq, duke u shfrytëzuar nga njëri e nga tjetri me kriter e pa kriter”, - thotë Tirta, duke shtuar se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me monografinë e tij të pabotuar për Gjeçovin, materialet e së cilës janë përdoruar pa iu referuar emrit të Zojzit. Përndjekje, shfrytëzim, “vjedhje” e harrim. Ky është fati i shkencëtarit, i cili dje duhej të mbushte 95 vjeç.

    Biografi e “dyshimtë”
    Rrok Zojzi lindi në Shkodër në 16 nëntor 1910, në një familje zejtare. Pasi mori arsimin e mesëm në qytetin e lindjes, duke bërë detyrën e arsimtarit, u mor edhe me alpinizëm, me kërkime, gjeografi e sidomos në fushën e etnokulturës. Gjatë viteve ‘30-’40 ai bëhet i njohur me shkrimet në revistat “Hylli i Dritës”, “Drini”, “Vatra shqiptare”, etj. Në vitin 1942 Zojzi përgatiti 34 ligjërata gjeografiko-etnologjike, për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, që u shfrytëzuan nga radio “Tirana”, radio “Korça” e radio “Kosova”. Në vitin ‘46 e motra, Maria dhe burri i saj u pushkatuan gjatë rezistencës antikomuniste të Postribës dhe kjo do ndikonte në jetën e Rrokut, i cili gjithnjë është parë si njeri me “cene në biografi”. Prej vitit ‘47 ka punuar si etnolog pranë Institutit të Shkencave, deri sa doli në pension në vitin 1976.

    Studime në terren
    Rrok Zojzi ka lënë një numër të madh studimesh të botuara në revista shkencore si: “Gjurmët e një kalendari primitiv në popullin tonë”, “Studime mbi veshjet kombëtare”, “Traditat e lundrimit në Shqipëri”, “Mbi të drejtën kanunore të popullit shqiptar”, “Gjurmë arkaike në veshjet tradicionale të popullit shqiptar”, “Arti popullor në Shqipëri”, e shumë të tjera. Ndërkohë që sipas etnologut Mark Tirta, ka të pabotuara në arkivat e Institutit të Kulturës Popullore një monografi rreth 100 faqe për Gjeçovin, studime për Çamërinë, studime mbi luginën e Shkumbinit, përmbledhje për Labërinë, etj. Mendohet se të tjera materiale e studime, mes të cilave dhe një monografi për Franc Nopçën ndodhen në shtëpinë e tij.





    17/11/2005
  5. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    Nderroi Jete Safete Juka

    Shkodër(20nanduer 2005 ora 01);Gazeta "Shkodra" me hidhërim e dhimbje të thellë njofton të gjithë shqiptarët anaembanë botës se pas nji sëmundje të randë në moshen 80 vjeçare,nderroi jetë,Dr.Safete Musa Juka,intelektualja ma e madhe shqiptare.Ajo lindi në qytetin e Shkodrës,në familjen e njohur Juka.Mbaroi në Tiranë Institutin Femeror Nana Mbretneshë dhe me ramjen e mbretnisë,se bashku me familjen emigroi në Turqi,Egjipt e ma në fund në SHBA.Ishte e bija e Fushesë shqiptar,Musa Juka,ish ministri i Brendshëm i Mbretnisë Shqiptare.Kreu studimet e larta dhe dha mesim edhe në disa Universitete amerikane.Ishte nji studiuese e analiste e mire e problemeve kosovare,ku dha nji kontribut të çmuar ne kete fushë.Ajo bashkepunoi shume me gazeten Shkodra.Gjithe jetën e saj ia kushtoi letrave dhe Kadareja e ka cilesuar si intelektualen ma të madhe shqiptare.

    Varrimi i Zonjes Juka do të bahet sot në ora 12 në varrezat e qytetit të Shkodrës në Stom Golem,sipas porosisë së të ndjerës.Arkivoli i Safetes do të dalë nga shtepia e djalit të Axhes së saj,zotni Xhelala Juka në Zdrale.

    Me vdekjen e Safetes,Shkodra humbi bijen e saj të dashun e të ditun.I perjetshëm kujtimi i Safete Jukes.

    Redaksia e Gazetes së Pavarun "Shkodra"



    ARDHACAKET E BALLKANIT

    Autorja Dr. Safete Juka, eshte e njohur nga komuniteti si nje nga aktivistet me te shquara dhe nje patriote e flakte. Me prejardhje nga Shkodra, petagoge, ka dhene leksione ne shkollat amerikane dhe eshte qene shpallur Profesoreshe Nderi nga Universiteti me i shquar i Amerikes, Harvard University i Bostonit.

    Me vepren e vet historike "KOSOVA The Albanians in Yugoslavia in light of historial documents " te botuar ne vitin 1984 ne Nev York, ajo me kembenguljen e nje kerkuesje dhe analisteje sjell ne drite mjaft dokumenta historike, te cilat sherbejne edhe sot e kesaj dite si per lexuesit anglishtfoles por edhe per historianet shqiptare dhe te huaj, aq me teper tani kur Kosova eshte ne qender te vemendjes se opinjonit boteror, te qarqeve diplomatike dhe te qendrave te vendosjes. Ne kete kuader vepra e zonjes Safete S.Juka vazhdon te jete aktuale dhe te jape kontributin e vet per zbulimin e te vertetes per Kosoven dhe çmitizimin e asaj qe serbet, nepermjet mashtrimeve historike e quajne si djepin e tyre.
    Ne kete kuptim vepra e Safete Jukes mund te konsiderohet si drita e se vertetes shqiptare perballe erresires se mashtrimit serb.
    Nje pike delikate ne studimin "Kosova Shqiptaret e Jugosllavise nen driten e dokumentave historike", eshte keqkuptimi qe ka ndodhur tek ndonje lexues shqiptar shtrimi i problemit te dyndjes se sllaveve.
    Duke e trajtuar kete teme, historiania Safete Juka nuk mund te mos prekte veç fakteve te dokumentuara edhe hamendjet, apo siç i thone hipotezat rreth te disa gershetimeve ne mes te ardhacakeve te vone ( sllaveve) me vendasit etnike (iliret), natyrisht me qellim per te ndriçuar te verteten dhe kundershtuar mashtrimin.
    Historikisht, fenomene te kesaj natyre njihen ne Europe. Duke u kapur pas ketij fenomeni ne pergjithesi, ka patur historiane te caktuar qe i kane meshuar kesaj ideje te nisur nga interesa pansllaviste, apo nga qarqe te caktuara ku perpunohen teorite e pansllavizmit ruso-serb. Qellimi ka qene gjetja e motiveve per shtrirje ekspansioniste ne jug-perendim e dalje ne det gjate shembjes se Perandorise Otomane. Eshte e natyrshme qe ardhacaket kane gjetur ne terrenin ilir kulturen e traditat e popullsise autoktone, dhe dege te caktuara te saj, nen ndikimin e kultures vendase te kene ndryshuar disi ne raport me fiset e tjera qe nuk i kane patur keto kontakte. Keshtu me pjesen perendimore te Ballkanit ardhacaket gjeten nje kulture te larte e zhvillim ekonomik mjaft te perparuar per kohen. Fakt eshte se nje pjese e ardhacakeve perqafuan edhe fene katolike ( Bregu Dalmat), ndryshe nga pjesa qendrore e lindore e Ballkanit ne te cilet objektet e kultit vendas qe ishin te religjionit katolik u kthyen me dhune ne faltore te orthodoksise bizantine e me pas te ortodoksise sllave, duke u shpallur prej tyre si monumente kombetare te pansllavizmit.
    Gjithkush e di ç'ka qene Raguza, Dubrovniku i sotem, qendra me e zhvilluar tregtare, ekonomike, kulturore e diplomatike ne Adriatik qe kishte arritur te kishte ze ne tere Europen. Ardhjacaket ne keto rajone nuk arriten ta shembnin kulturen e traditat vendase, perkundrazi pranuan per shkak te inferioritetit, nenshtrimin kulturor. Pranuan fene, krijuan lidhjet ekonomike, dhe u perpoqen te pershtateshin ne kushtet e nje qytetrimi te zhvilluar vendas. Kjo solli qe ne arenen historise te krijohej nje popullsi me emrin Kroate e cila gjithnje e me shume perpiqej te largohesh nga sllavet e tjere lindore madje duke i konsideruar inferiore e te pagdhendur.Eshte e natyrshme se me krijimin e ndergjegjes kombetare nepermjet influencave perendimore dhe perfitimit te traditave kulturore te vendasve, ata kerkonin me çdo kusht motive me rrenje me histori, per te patur nje hendek me sllavet e tjere( veçmas serbet) qe i konsideronin si te pagdhendur, madje hera heres dhe armiq. Nderkohe qe serbet mitologjin e vet kane nje kapitull qendror, qe ushqen ndjenjat e epersise se ketij populli mbi fqinjet. Cilesia kryesore, e vetlavduar e popullit serb, e lavduar deri ne ate masa sa t'i jape atij te drejten t'i shohe fqinjet vetem nga lart, me misionin hyjnor te jete vetem gjykues dhe ndeshkues, pra cilesia kryesore qe i jep popullit serb kete epersi, eshte besnikeria qe ai ka treguar ndaj fese ortodokse, shkruan autori Besnik Mustafa.
    Ne nje bisede qe kish patur ky autor ne maj 1991 ne Zagreb, me nje nga politikanet kryesore kroate, bashkepunetor i afert i Presidentit Tuxhman, ai i kishte tjerrur nje teori te tere, per te cilen nuk kish degjuar kurre me pare: kroatet nuk ishin sllave, por ilire te sllavizuar. Me solli dhe nje mori faktesh nga antropologjia dhe etnologjia, shkruan B.Mustafa, mbi te cilat mbeshtetej kjo teori. Pra, ata kishin nje origjine etnike me shqiptaret.Kam degjuar edhe kroate te tjere , edhe sllovene te tjere, te me shprehen me nje lloj perbuzjeje raciste per serbet: "Ata perfaqesojne barbarine sllave te zbritur nga Kaukazi. Europianeve u kane ardhur e do t'u vijne vetem te keqija prej tyre".
    Nuk kishte rendesi vertetesia historike perpara realizimit te qellimit, prandaj eshte e natyrshme qe historiane kroate te kene kerkuar lidhjet historike te popullit te vet me iliret vendas, te cilet kane arritur te mbijetojne edhe sot e kesaj dite si arberesh te hershem ne Zare e te njohur si Arbereshet e Zares ( komunitet i vogel por me indentitet te ruajtur dhe me personalitete te shquara).
    Ndersa ne librin e autores Safete Juka nuk e merret persiper te trajtohen gjeresisht keto ide, por ajo pohon disa pretendime te pjeses katolike te ish-Jugosllavise perendimore te cilet, siç e thame, duke qene ne nje fe te ndryshme me serbet, nivel te ndryshem kulturor, madje ne armiqesi historike, nuk desheronin te indentifikoheshin si ata e per rrjedhin jane perpjekur te tregojne ndryshimet duke bere aludime historike.
    Por gjithesesi kur thuhet popuj sllave megjithe pretendimet e paraqitura prej degezimeve te ndryshme apo shartimeve te pretenduara, padyshim nuk kemi te bejme me ilire por ardhacake te vone.
    Ne ndryshim nga kroatet, malazezet asnjehere nuk e kane vene ne dyshin origjinen e tyre. Kjo ne aspektin e politikes e te mardhenieve te Cetines me Beogradin qe kane qene te kordinuara e ne bashkveprim te perhershem me memen e pansllavizmit Rusine. Megjithate historiane e arkeologe, studiues te fushave te ndryshme arrijne te bejne nuancime sado te lehta ne mes te dy ketyre popullsive.Madje shkohet deri atje saqe shprehet mundesia e sllavizimit te nje pjese te popullsise shqiptare e bashke me ta edhe te folklorit gojor arberesh sepse gjen ne traditen popullore malazeze kenge te epikes legjendare e historike madje me personazhe gati te njejte, me instrument te njejte lahuten. Thuhet se gjenden ne mes te popullsise se Malit te Zi familje me kujtese historike shqiptare,( ketyre lidhjeve sipas gojdhanave nuk i shpetoi as Mark Milani i Malit te Zi i njohur per luftat e tij te egra e çfarosese, por dhe njohes i traditave e cilesive morale e luftarake te shqiptareve), gjen fshatra te thelle ne Mal te Zi me traditat te ngjashme me shume me malesoret tane te Veriut se sa me serbet, sa ka hipoteza te caktuara qe i sjell si shqiptar te te sllavizuar e me pas te harruar...Historianet gjithesesi jane te ftohte ndaj fenomeneve e ndjenjave nacionale siç mund te jene qytetaret e zakonshem bashekombas te tyre.Pra e shohin historine me ftohte se sa ne. Ne kete pikpamje per nje historian kerkimin e lidhjeve ne mes te shqiptareve dhe kroateve ne ish Raguzen e vjeter, tash Dubrovniku, ose me malazezet, nuk eshte ndonje çudi e madhe, ndersa ne kurrsesi nuk pranojme te hyjme ne diskutime te tilla edhe per shkakun se kemi nje kujtese historike tragjike dhe lumej gjaku ne mes te sllaveve e shqiptareve, dhe kur themi sllav-shqa ne i fusim te gjithe ne nje kategori pa arritur te bejme nuancime historike e dallime ne mes te ish popujve te te ashtquajtures Jugosllavi. Mirpo disa nuancime, te cilat shprehin interesin tone per te patur aleat qofte dhe te perkohshem ne realizimin e qellimit kombetar, nuk jane pune pa dobi e kalli pa buke.
    Aq më teper kur nepermjet disa inkursioneve ne histori, siç eshte vepruar me shume sukses ne rastin e studimit te kishave, te cilat para se te beheshin monumente kulti te serbeve kane qene faltore te paraardhesve tane ilire, mund ti tregojme opinionit nderkombetar, se shqiptaret jane vendas ne keto treva qe kur ka zene fill kultura e qytetrimi i botes dhe ardhacaket jo vetem qe jane te vone por kane bere çfare eshte e mundur per te pervetsuar kulturen vendase, monumentit e kultit, e duke u perpjekur ti shesin ata si tradite e kulture te tyre çka nuk perben gje tjeter veçse nje mashtrim historik me qellime shovene te ardhacakeve te vone te Ballkanit.
  6. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    Intervistata

    Nga Besi Bekteshi

    Piktori Agim Kadillari

    Agim Kadillari ka lindur me 20 mars 1953 në Shkodër dhe ka mbaruar në 1972 liceun “Jordan Misja” në Tiranë si dhe ILA për piktor –skenograf po në Tiranë.
    Heiko Jorn, pedagog dhe kritik arti në Leer të Gjermanisë mbas vizitës së ekspozitës me veprat e Agim Kadillarit ka shkruajtur: Veprat në pikturë të Agimit tregojnë mirë se ai njeh ngjyrat, mundësitë. Thellësia shpirtërore shfaqet në çdo pejsazh. Me ndryshimin e ngjyrave, dritat dhe hija në mënyrën tradicionale të të pikturuarit, që e shikojmë të pemët, ndërtesat, shkëmbinjtë me vërtetësinë e tyre paraqiten në një gjëndje shpirtërore, duke i pasuruar ato me koloritin e tyre. Ndërsa për çiftin Kadillari në gazetën holandeze “De Kunst” shkruhet: Në këtë lloj prezantimi të pejsazhit si një simbol i jetës, mendojmë se janë veprat në pikturë të Agim dhe Xhaneta Kadillarit nga Shqipëria. Motivet e natyrës shqiptare, me shkëmbinjtë të thepisur, rrugët me gurë dhe livadhet, qielli me re që lëvizin, vendet e huaja dhe të largëta, kjo është pa dyshim, pranë klasikes, modernes së pikturës europiane.
    Agimi ka mbaruar liceun “Jordan Misja” në Tiranë, por ai ka qënë i talentuar në shkollën “Ndoc Mazi” në Shkodër. Kurse Institutin e Lartë të Arteve po në Tiranë e mbaroi në 1976-tën si piktor –skenograf. Ka punuar për vite me rradhë në teatrin “Migjeni” si skenograf, duke dashuruar gjithmonë pikturën edhe pejsazhin. Në 1988 kalon pedagog në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Ai ka botuar shumë artikuj si njohës i pikturës dhe kritik i saj. Kadillari është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, anëtar i shoqatës “Miqtë e Van Gogut” me qëndër në Amstërdam. Ka dhjetra ekspozita personale në vënd dhe jashtë shtetit si në Gjermani, Greqi dhe Malin e Zi. Po kështu është pjesmarrës në dhjetra galeri dhe ekspozita kolektive në të gjithë Shqipërinë dhe në Holandë, Ulqin Vir-Pazar e Tivar të Malit të Zi. Për Agimin janë shkruar shumë artikuj jashtë vëndit ku mund të përmenden kritikë arti Holandez dhe Gjermanë ashtu edhe në Malin e Zi. Veprat e Kadillarit janë kudo në botë edhe nëpër koleksionistë privatë, por sidomos në Gjermani, Holandë, SHBA, Turqi, Belgjikë, Austri, Kroaci, Itali, Danimarkë Maqedoni etj.


    Kush ishte nxitja e parë drejt pikturës zoti Kadillari?
    Kadillari—Ishte një diçka krejt diçka e matyrshme dhe aspak e nxitur prej kujt tjetër. Unë shkoja natyrshëm të ish “Mapo” në qëndër të Shkodrës dhe shikoja në vitrina hartat e atëhershme të ekspozuara. Isha në klasën e dytë dhe i kisha shumë qef të shikoja bojrat, dhe format e këtyre hartave. Aty mu krijua idea e bukurisë së kombinimit të bojrave edhe pse në atë kohë nuk dija se çfarë ishte një pikturë e mirëfilltë. Vetëm në klasë të tretë krijova idenë se mund të merrem me vizatim dhe pikturë. Piktura e parë ka qënë një mollë në natyrë dhe kur më panë këtë punë mësuesit, e para fjalë ishte se : Kush të ka ndihmu?. Mbas kësaj vazhdova të pikturoj dhe me ndihmën e mësuesit të punës kam hapur një ekspozitë personale të parë në shkollën “11 janari”në klasë të pestë. Pikërisht pse pikturoja mirë me transferuan në shkollën “Ndoc Mazi”ku ishte mësuesi dhe piktori Pjerin Sheldija i cili ishte i përkushtuar dhe unë të kisha mundësi të rrisja talentin tim. Në klasë të pestë kam bërë një bllok me “fumetë” vizatimorë dhe më vonë me shokun e bankës Nikolin Lucin piktor edhe ai, kemi pasur të parët zyrtarisht nga një bllok me këtë lloj gjinie. Ishte pikërisht Pjerin Sheldija i cili krijoi një bërthamë të shkëlqyer piktorësh të vegjël të cilët më vonë u bënë të dëgjuar jo vetëm në Shkodër, por edhe jashtë saj. Duke futur edhe veten ishin Nikolin Luci, Paç Alimhilli, Enver Saraçi dhe Skënder... që tani nuk ja mbaj mend emrin kemi arritur me pasionin e Sheldisë të hapin ekspozitë në Tiranë në atë kohë që ishin nxënës në klasën e 7-të.

    Ku e mbarove shkollën e mesme dhe si?

    Kadillari---Kam shkuar në liceun e Tiranës dhe isha si një “fmijaç” i vogël dhe disi i ndrojtur. Aty munda me fitu ndër 5-së vetat që konkuruam. Por juria vendosi të vazhdoj për skulpturë dhe kjo ishte një goditje për mua. Shkova por nuk po ambjentohesha dot dhe vuaja për arësye të pikturës. Zgjidhja erdhi në mënyrë të rastësishme, sepse një vajzë nga Tiranë kishte qejf për skulpturë dhe ishte ndërkohë në pikturë kështu që u ndruan rolet duke më sjellë në dëshirën time dhe talentin e treguar deri në atë kohë. Librin e parë të artit në shkollën e mesme ma ka dhënë profesori i liceut Ferit Zela kur isha sëmurë dhe kjo për mua ishte një arritje e pa krahasueshme sepse isha i “inamoruem”për librat e artit. Në atë kohë ishte vështirë të gjeje të tillë. Ai vlerësonte shumë nxënësit e talentuar dhe i ndihmonte ato. Në të mesmen kam dalë shumë mirë dhe ajo ka qënë baza e forcimit dhe konsolidimit të pikturës dhe talentit tim. Kanë qënë mësuesit dhe pedagogët mjeshtra e të mesmes që na kanë bërë të shfaqim talentin tonë. Ato kanë pasur shkollën e Rembrandit, sepse nuk dekurajonin kurrë nxënësit, por i inkurajonin ato.

    Po në shkollën e lartë zoti Kadillari.

    Kadillari---Liceu na futi rreptësisht në punë dhe me nga 3,4 e deri 6 orë në vizatim dhe pikturë na kishin përgatitur që në shkollën e lartë të dukeshim si gati profesionistë.Nganjëherë konfrontoheshim edhe me pedagogët, sepse i gjithë grupi ishte mjaft i përgatitur dhe i sigurtë. Kishin siguri të madhe jo vetëm unë por edhe të tjerët e brezit tim. Gjithsesi unë kujtoj shumë pedagogë si Vilson Kilica, Petro Kukushta, Fatmir Haxhiu apo Agim Zajmi të cilët janë munduar të na japin mendime, por kursesi me hapësirën siç kishim në lice.

    Fillimet tuaja në punë zoti Kadillari.

    Kadillari---Sa mbarova shkollën e lartë më futën në degën e skenografisë. Unë nuk e kisha shumë me dëshirë, por si duket ajo ishte projektuar “ka herë”. Kjo vinte me sa duket se teatri “Migjeni” nuk kishte skenograf me shkollë të lartë. Aty ishte një skenograf amator i cili quhej Lec Fishta i cili ishte mjaft punëtor dhe unë kam punuar shumë me të. Gjithsesi në akademinë e arteve për skenografi me pedagogun Shaban Hysa për dy vite unë dola shumë mirë.Pra po kthehem edhe një herë të “Migjeni”, aty unë mbrojta diplomën me dramën “Lezja”të regjisorit Elez Kadria i cili ishte shumë i interesuar të kishte një skenograf nga dega e tillë në Tiranë. Kur u bë mbrojtja e diplomës në hollin e teatrit ishin një mori aktorësh krahas komisionit të ardhur nga Tirana. Për fat të keq timin nuk “mujti me ardhë” pedagogu im Shaban Hysa. Seancën e diplomës e drejtoi skulptori i popullit Muntaz Dhrami. Ai për hir të së vërtetës lexoi shënimet dhe konsideratat e Shaban Hysës për mua që sipas tij isha studenti më i mirë i skenografisë. Sygjerimi i Hysës ishte të më vihej nota 10-të. Megjithatë unë mora 7-të, sepse në atë kohë duke dashur të bëj diçka artistikisht të madhe kisha kaluar sipas Dhramit në “tendenca dhe imitime të artit modern”. Ai e quajti veprën time si të inflyencuar nga arkitektit amerikan Kolbuze. Gjithsesi mora 7-tën dhe nuk u dekurajova, sepse dolën edhe fjalë të tjera po nga Dhrami se vepra kishte vlera të tjera të mira si lirizmi dhe romantizmi që u pranuan edhe nga të tjerët. Unë punova për 13-të vite për shumë skenografi edhe me shumë regjisor të tjerë si Tonin Ujkën, Violeta Sekuej dhe Serafin Fankon por edhe me bashkëpunime me pedagogun tim Agim Zajmi me dramën “Gjaku i Arbërit”.

    Në këtë kohë çfarë bëhej me pikturën zoti Kadillari.

    Kadillari---Po, kisha arritur të kuptoja se volumi i madh i punës në skenografi si krijim dhe zbatim në teatër dhe trupat artistike po më “mbyste”. Për këtë gjë mbas 7-8-të vitesh fillova ta kërkoj me forcë largimin tim nga skenografia dhe teatri, sepse më tërhiqte piktura. Megjithatë nuk më lejonin sepse isha i vetmi titullar për skenografi në Shkodër. Këtë gjë nuk ma kryen as edhe tre estetët dhe piktorët e fuqishëm shkodranë si Ismail Lulani, Danish Jukniu dhe Franc Ashiku megjithse erdhën në analizë dhe unë ju luta të treve. Ashiku kur u çua tha se teatri i Shkodrës është i madh dhe ka dhe një skenografi të bukur, por “kur e ka këtë kush mundet me e ba tani për tani ma bukur se Agimi”? Kështu që edhe tre të mëdhejtë e Shkodrës me lanë në teatër. Por unë nuk do të harroj fjalët e skulptorit të popullit Shaban Hadëri i cili duke më takuar rastësisht në rrugë më tha: Dëgjo je duke u marrë shumë me skenografinë dhe të shoh shumë emrat në reklama e televizor; Unë të them , vlera jote është piktura. Kur ma tha profesori atë fjalë u ndjeva i liruar, sepse më në fund doli një njeri që ma tha këtë gjë që doja dhe mendoja. Profesori i madh që ka realizuar “Isa Buletinin” dhe “5 Heronjtë e Vigut” në Shkodër dinte gjithshka mbi artistët shkodranë dhe më quajti një nga pejsazhistët më të mirë. Unë mora kurrajo prej tij dhe këtë ja thashë në sy. Mbas dy vitesh dhe përpjekjesh të mëdha nga komiteti i partisë më dhanë lejen për të ikur nga skenografia dhe filluar si pedagog. Por duhet të pranoj se ka qënë Valdete Kraja ajo që më ka ndihmuar. Mbas largimit nga teatri hapa ekspozitën e parë personale sëbashku me gruan time Xhanetën në galerinë e arteve në Shkodër me pejsazhe nga malësitë dhe Vermoshi. Sukesi ishte i plotë dhe mbaj mend të ndjerin Tano Banushi i cli më ka kërkuar autografin dhe duke më uruar për sukses. Nuk zgjati shumë dhe ekspozita tjetër ishte në Tiranë në pallatin e kulturës, kurse mbas 4 muajve fitova të drejtën të shkoj në Itali. Ndryshimi qe i menjëhershëm dhe natyrisht gjeta plotësisht veten në pikturë.

    Kur ju kanë dhënë për herë të parë studio?

    Kadillari--Më kanë zvarritur shumë dhe jo vetëm mua , por edhe Xhanetën. Ne ishim dy artistë dhe kërkonim një studio ndërkohë që merrnin studio edhe amatorë në Shkodër. Nuk donin të na jepnin studio dhe kjo ishte tragjike. Këtë gjë e ka bërë Këshilli i Rrethit dhe Ali Spahija mbas viteve 90-të.

    Ku e keni përfaqësuar pikturën tuaj në botë?

    Kadillari---Mbas këtyre viteve ne kemi hapur shumë ekspozita si dy në Holandë, Belgjikë dhe Kretë si dhe kam marrë pjesë me disa punime në Stamboll. Po kështu në Malin e Zi si dhe kam marrë pjesë në tre galeri të Gjermanisë. Në përgjithësi prezantimi dhe kritika e huaj ka qënë dashamirëse dhe ka çmuar pejsazhin dhe pikturën time. Piktura të mijat janë në koleksionistë privatë në të gjithë botën dhe ky është një nga sukseset më të rëndësishëm. Megjithatë më mirë të flasin faktet se sa unë për këtë gjë.

    Çfarë motivesh preferoni në pikturat tuaja?

    Kadillari—Çdo piktor me krijimtarinë e tij të mirëfilltë ka një sunbjekt të tij më të dashur që e trajton në mënyrë figurative me mjetet e tij shprehëse duke i dhënë veprës interpretimin e duhur artistik. Këtu sigurisht që përfshihet një proçes pune mbi bazën e një motivi që edhe unë e admiroj për ta pikturua gjithmonë. Motivet e mija në pikturë janë kryesisht pejsazhet e me malësinë e Bjeshkëve të Namuna sëbashku me lëndinat e bukura të tyre. Ky masiv malor i alpeve tona paraqitet para syve të mi si një lojë formash, vëllimesh dhe ngjyrash që më japin mundësinë e të hulumtoj në pikturën time. Unë kam shetitur shumë në pejsazhin shqiptar në përgjithësi, por zona e Kelmendit sëbashku me Bjeshkët e Namuna është një nga krahinat më piktoreske të Shqipërisë.

    Çfarë mendimi keni për kritikën shqiptare në artet figurative?

    Kadillari—Kam mendim negativ sepse nuk kemi kritikë fare. Mund të them se kështu si po “bitiset” kjo punë nuk i dihet se kur do ti vijë dita e saj. Ky problem është trajtuar edhe nga shunë artistë. Kritika kaq shumë e domosdoshme i është lënë në dorë dhe kopetncë vetë piktorëve dhe ajo fillon dhe përfundon sipas shijeve, konsideratave, përpilimeve teorike dhe estetike sikur të thuash që epiqendra e artit europian është këtu në Shqipëri.

    Zoti Kadillari, veprat e koleksionuara tuajat kush i ka në botë?

    Kadillari—Në Stamboll i ka ish rektori i Universitetit të Stambollit Safa Yerkin, Hildergard Pool në Haren Erika të Gjermanisë, Ben Winkel në Terapel të Hollandës, zoti Arens në Komunitetin Europian si dhe në Vjenë, Saragosë Kretë Podgoricë, Sarajevë, Paris, Kopenhagë, Shkup etj.

    Unë ju falenderoj zoti Kadillari për intervistën tuaj.

    Gjithashtu edhe unë ju falenderoj ju për rëndësinë që i jepni si gazetë artit të pikturës dhe atij në përgjithësi
  7. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    Ikbal Kalaja (Bushati)
    04/08/1959
    [​IMG]
    Lindi ne Shkoder, Shqiperi
    Ka mbaruar studimet ne Akademine e Arteve ne Tirane (pikture-tekstil) ne 1981
    Ka dhene mesim pikture ne shkollen e mesme artistike ' Preke Jakova' ne vitet 1982-1985.
    Qe nga viti 1985 punon pedagoge e pikture ne Universitetin 'Luigj Gurakuqi', Shkoder. Eshte Anetare e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, anetare e shoqates se artisteve figurative 'Lin Delija' si dhe anetare e shoqates se piktoreve dhe skulptoreve te Shqiperise "Linda"



    [​IMG]
    Vleresime

    Nentor 2004 - Diplome nga Galleria Kombetare e Arteve Tirane
    Maj 2002 - Diplome Bilota, Maqedoni
    Maj 2002 - Diplome Bilota, Maqedoni
    Maj 2002 - Diplome Bilota, Maqedoni



    Ekspozime

    shkurt 2005
    Ekspozite personale - Galleria e Arteve Shkoder

    14 prill 2005 - Ekspozite mbarekombetare "My changes" - Galleria Kombetare e Arteve Tirane, Shqiperi

    18 qershor 2005 - Ekspozite kombetare - Galleria e Arteve Shkoder, Shqiperi

    14 nentor 2004 - Ekspozite kombetare, 100 vjet 'Gruaja artistike' Galleria Kombetare e Arteve, Tirane

    11 maj 2004 - Ekspozite e piktoreve kosovare e shqiptare, Gjakove, Kosove

    11 prill 2003 - Ekspozite kombetetare "Lulet e se keqes" - Qendra e kultures "Lindart", Tirane

    1 mars 2003 - Ekspozite mbarekombetare e grave me teme "My changes" - Galleria Kombetare e Arteve, Tirane

    24 Maj 2004 - Ekspozite kolektive e grave piktore shkodrane 'Linda' - Qendra Kulturore, Ulqin

    8 Mars 2002- Ekspozite kolektive e pikture e skulpture - Qendra 'Lindart', Tirane

    7 Mars 2002 - Galeria e Arteve, Shkoder - Ekspozite kolektive e grave piktore shkodrane 'Linda'.

    7 Mars 2000 - Galeria e Arteve, Shkoder - Ekspozite kolektive e grave piktore shkodrane 'Linda'.

    1994
    Bar, Mal i Zi - Ekspozite e piktoreve dhe skulptoreve shkodrane

    Podgorice, Mal i Zi - Ekspozite e piktoreve dhe skulptoreve shkodrane

    Ulqin, Mal i Zi - Ekspozite e piktoreve dhe skulptoreve shkodrane

    1993
    Tirane - Galeria Kombetare e Arteve - Ekspozite kolektive e piktoreve te pavarur 'Lin Delija'

    1985
    Paris, France - Ekspozite nderkombetare e talenteve te reja

    1982-1990
    Ka marre pjese ne te gjitha ekspozitat lokale e kombetare te arteve figurative.

    Ulqin,Tivar, Mal i Zi - Ekspozite kolektive e piktoreve te pavarur 'Lin Delija'
  8. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    5dhjetor05

    Nga Besi Bekteshi

    Përkujtohet 60-të vjetori i “Shtëpisë së Kulturës” me emrin Pjetër Gaci.

    Shkodër—Në teatrin “Migjeni” në prani të autoriteteve të larta të Shkodrës dhe artëdashëve të shumtë, është zhvilluar një koncert përkujtimor për 60-të vjetorin e fillimit të aktivitetit kulturor të një prej lartësive të kulturës dhe artit në Shkodër, “Shtëpia e Kulturës, Pjetër Gaci”. Ky institucion i kulturës në Shkodër ka pasur dhe ka nxjerrë emra të tillë si P. Jakova, P.Gaci, GJ.Kapedani, T.Daija, T, Zadeja, R.Prendushi, E.Krantja Z.Çoba, XH,Ujkani, N, Lishi, L,Borova, Gj,Shllaku e shumë të tjerë. Kjo pjesë e lavdisë kulturore në Shkodër jo vetëm që ka pasur 60-të vite aktivitet të jashtëzakonshëm, por ka nxjerrë dhe breza të tërë me artistë të mëdhej jo vetëm të Shkodrës , por edhe të gjithë vëndit.

    Në koncert morën pjesë kori “Prenkë Jakova” orkestra e harqeve “Classic Sound” me përkatësisht drejtues Gjon Shllakun dhe Anton Kaftallin. Gjithashtu këngëtarët Mefaret Laze, Bujar Qamili, Bashkim Alibali, Enriketa Kuqani, Mukadez Çanga e Violeta Zefi sëbashku me Adnan Balën të cilët intepretuan këngë qytetare shkodrane.

    Interpretuan dhe përshëndetën aktivitetin në violinë Lorenc Radovani, në trompë Qamil Gjyresi si dhe sopranoja Emiliana Palushi dhe mezo sopranot Mimoza Rama dhe Rita Dervishi. Po kështu edhe tenorët e vegjël të QK të fëmijëve dhe vionilistët e vegjël të shkollës artistike. Interpretoi edhe lahutari i vogël Alfred Vuka i cili solli motivin e bjeshkëve në sallën e teatrit. Në fund banda e qytetit të drejtuar nga Kujtim Alija tregoi se Shkodra me kulturën e saj muzikore nuk është mbrapa askujt, me gjithë kohët e vështira që po kalon. Përkundrazi ashtu siç tha edhe zoti Haxhi i cili u ngjit në skenë për të përshëndetur dhe dhënë “Nderin e Qytetit” të akorduar “Shtëpisë së Kulturës” me emrin e të madhit Pjetër Gaci, Shkodra ka artistë dhe mundësi të jashtëzakonshme edhe pse në vështirësi si në atë kohë edhe sot në ditet që po kalojmë.

    Koncerti jubilar i “Shtëpisë së Kulturës” në Shkodër për 60-të vjetorin e saj ishte një kurorëzim i artit qytetar shkodran dhe një shpresë së ky art do të vazhdojë të prosperojë në këtë qytet.
  9. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    Jubilar "60vjet-Shtepi Kulture"

    Bashkia Shkoder
    Qendra Kulturore Pjeter Gaci


    Koncert Jubilar
    60 vjet- Shtepi Kulture ne Shkoder

    1945-2005

    Ne teatrin Migjeni me date 4 dhjetor 2005 ora 18:00

    Ne koncert marrin pjese:
    Kori Prenke Jakova drejtues Gjon Shllaku
    Orkestra e harqeve Classic Sound, drejtues Anton Kaftalli
    Kengetaret popullore: Bujar Qamili, Bashkim Alibali, Mukades Canga,
    Violeta Zefi, Enriketa Kuqani, Andand Bala shoqeron orkestra
    popullore, drejtues Gazmend Kraja

    pershendesin aktivitetin
    violinisti Lorenc Radovani
    sopranoja Emiliana Palushi
    trompisti Qamil Gjyrezi
    Mezzo soprano Mimoza Rama, Rita Dervishi
    tenoret e vegjel te QK te Femijeve E.Dini dhe G.Dume
    Punuar per bande nga Roland Guli
    Violinistet e vegjel te shkolles artistike
    P.Jakova drejtuese Vjola Bajraktari
    Kuarteti i frymes "Festival Rag"
    N.Jahja, I.Kodraliu, A.Rexha
    Lahurari i vogel ALfred Vuka
    Orkestra fyrmore e qytetit, drejtues Kujtim Alia



    Eshte e pafund lista e artisteve profesioniste dhe amatore qe i
    dhane emer ketij insittucioni por do te veconim: P.Jakova, P.Gaci,
    Gj.Kapedani, T.Daija, T.Zadeja, R.Prendushi, G.GJergji, N.Ujka,
    E.Krantja, Z.Coba, A.Misku, E.Kola, Xh.Ujkanim, N.Lishi. L.Barova,
    Gj.Shllaku e shume e shume te tjere.
  10. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    Me 3 dhjetor 2005 ora 17:00 ne Kinema Millenium

    Me rastin e 1 vjetorit te vdekjes se artistit te madh Shkodran

    Rrok Jakaj


    Bashkia Shkoder
    Kinema Millenium
    Akademia e Arteve Tirane



    organizojne:

    Aktivitet perkujtmor ne nderim te vepres se artistit te madh.
    I ftuar kuarteti i harqeve te Akademise se Arteve Tirane
    Me pas nje projktim i "Shkodra Festival Jazz 2005" (22 min)

    Jeni te mirepritur
    Hyrja eshte e lire.
  11. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    Programi i aktiviteteve per muajin dhjetor 2005:

    Me 2 dhe 3 dhjetor ora 11:00 ne hollin e teatrit "Migjeni"
    Cmimi "Pjeter Gaci".Organizuar nga Qendra Kulturore Pjeter Gaci.

    Me 3 dhjetor ora 17.00 ne Kinema "Millenium"
    Homazh per nder te artistit te madh shkodran "Rrok Jakaj"
    Orgazuar nga shoqata "Rrok Jakaj", Bashkia Shkoder e Kinema "Millenium"

    Me 8 dhjetor ora 16:00 ne Kinema "Millenium"
    "Dita boterore e rinise".Talk-Show.Te ftuar Spartak Ngjela dhe Mimoza
    Ahmeti.
    Organizuar nga Bashkia Shkoder, Irsh, Parlamenti Rinor.

    Me 9,10,11 dhjetor ora 18:00 ne teatrin "Migjeni"
    "Variete me humor dhe muzike"
    Interpreton Estrada profesioniste e teatrit "Migjeni".Regjisor Edmond
    Mhilli
    Organizuar nga teatri "Migjeni"

    Me date 12 dhjetor 18:00 ne sheshin "Lugj Gurakuqi"
    Ndezja e pemes se Krishtlindjeve dhe te vitit te ri.
    Merr pjese kryetari i Bashkise z.Artan Haxhi.Organizuar nga Bashkia
    Shkoder e Malteser.

    Me date 15 dhjetor ora 16:00 tek Bar-Piceri "Piaca"
    Irsh dhe Parlamenti Rinor organizojne: "Ballo".
    Hyrja kushton 200 leke.Kusht per pjesemarrje eshte vetem veshja
    serioze.Nuk lejohen te rinjte me veshje egstravagante.


    Me date 16 dhjetor 2005 ora 18.00 ne teatrin "Migjeni"
    Balet.Dy balerine Italiane.
    Organizon Instituti Italian i Kultures dhe Konsullata Italiane Shkoder.


    Me 17 dhe 18 Dhjetor ora 18:00 ne teatrin "Migjeni".
    Drama "Kripe edhe mjalte"
    Regjisor Leonard Bombaj

    Me date 18 Dhjetor ora 17:00 ne kishen Franceskane
    Koncert per fizarmonike dhe organo.Alessandro Gazza interpreton solo.
    Organizon Instituti Italian i Kultures dhe Konsullata Italiane Shkoder.


    Me date 21 dhjetor ora 18:00 ne pallatin e kongreseve
    Koncert recital i kengetarit Bujar Qamili
    Promovim i albumit te ri: "Njeni qan e tjetri gezohet"


    Me date 23 dhjetor, ora 18:00 ne kinema "Millenium"
    Koncert Jazz
    Grupi kuinteti nga Sardenja luan nen shoqerimin e orkestres se dhomes
    se Tiranes me as/dirigjent Pjeter Guralumi. Dirigjent Sergio Favatta.
    Organizon Instituti Italian i Kultures dhe Konsullata Italiane Shkoder

    Me 26 dhjetor ora 11:00 ne sallen qendrore te hotel turizmit "Rozafat"
    Irsh organizon: "Sfilate-dimer 2005"

    Me 27 dhjetor ora 18:00 ne teatrin "Migjeni"
    "Koncer festiv".Organizuar nen kujdesin e Qarkut Shkoder.


    Me 29 dhjetor ora 18:00 ne teatrin "Migjeni"
    Koncert I kengetarit Ermal Fejzullahu
    Organizon agjensia e spektakleve "Buna 1"

    Me date 30 dhjetor ora 16:00 ne sallen qendrore te hotel turizmit
    "Rozafat"
    Irsh, Parlamenti Rinor dhe Creative City organizojne "Mega Partyn e
    fundvitit"


    Me 30 dhjetor ora 11:00 ne teatrin "Migjeni"
    Mbremje tradicionale tematike defrimi per femije.
    Organizuar nga Qendra Kulturore e Femijeve ne drejtimin e Kujtim Alise.


    Me date 30 dhjetor 2005 ora 18:00
    "Xhiroja e fund vitit e piaces".
    Merr pjese plaku i vitit te ri i cili pershendet femijet e qytetit.

    Me date 31 dhjetor 2005 ora 23:30
    Hedhja e fishekzjarreve ne sheshin "Luigj Gurakuqi".
    D.j Kreffeld do miksoje muzike te viteve 60` 70` ne sheshin para bashkise.
    D.j Southbrake do miksoje muzike shqiptare para bankes se vjeter ne piace.
    D.j Mirsadi do miksoje ne sheshin Luigj Gurakuqi

    Me date 1 janar 2006 ora 20:00
    Kete vit eshte konceptuar ndryshe mbremja e pare e vitit te ri.
    The first party of the new year.Ne te tre ambjentet e hotel Rozafes do
    ofrohet muzike dhe sherbim bari.Gjithe ambjenti I katit te pare te
    hotelit do sherbeje si nje pub I madh.
    Ne bar-in e hotelit do ofrohet muzike live nga banda muzikore……
    Ne sallen e madhe do ofrohet muzike popullore shqiptare nga Dj Mirsadi
    Ne hollin e katit te pare do ofrohet muzike ………..



    Mireserdhet ne vitin e kampionatit boteror te futbollit Germany 2006
    Shijim te kendshem te tij dhe pune te mbare !
  12. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    OSO KUKA - Shkodrani i te gjitha koherave

    [​IMG]
    Shprehja "Me je mbyllur brenda si Oso Kuka" perdoret ne zhargonin e bisedave te perditeshme kur komunikon me nje njeri, qe ke kohe qe nuk e ke pare, a qe rri brenda ne shtepi per te studiuar dhe del disi rralle ne shoqeri.
    Ne fakt shprehja nuk eshte krejt e saktë, sepse kujdo qe i thuhet nuk eshte as ne kushtet, as ne qellimin e "mbylljes" si Oso Kuka. Per ta kuptuar se jo cdo mbyllje ne shtepi, ne zyre , konvikt a salle studimi, eshte e ngjashme me mbylljen ne Kulle te Vranines te Oso Kukes me djemt e tjere shkodrane, le t'ju sjellim ne kujtese ngjarjen:
    Ishte koha e perandorise Turke. Malazezet qe kishin shtetin dhe Mbreterine e tyre te dale pas traktatit te Shen Stefanit ne mbarim te luftes Ruso-Turke, kerkonin pushtimin e teritoreve te Perandorise Otomane, te cilat ne te vertete ishin toka shqiptare. Ne maj te vitit 1862, forcat malazeze nisen sulmet ne Malesi te Shkodres por u thyen nga malesoret e Hotit dhe te Grudes. Nje muaj me vone, forca te shumta ushtarake te Malit te Zi, sulmuan ishullin e Vranines. Per te mbrojtur piken kufitare te Vranines, qe eshte anen veriore te Liqenit te Shkodres, dolen vullnetare nga Rinia Shkodrane. Nder keto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodres Oso Kuka.
    Detyra e grupit te tij prej 24 vetesh ishte te mbronin Kullen e Vranines qe ishte dhe poste kufitare, qe ndante shtetin malazez me perandorine otomane. U zhvilluan luftime te shumta, ne mes te grupit te djelmoshave shkodrane te komanduar nga Oso Kuka dhe ushtareve te shumte malazezë. Oso Kuka me shoket e vet rezistoi gjate, mirepo sulmuesit malazezë ishin te shumte, dhe vendosen ta marrin me cdo kusht Vraninen.
    Oso Kukes po i vriteshin bashkeluftetaret e vet nje e nga nje dhe ndihma nga qyteti i Shkodres po vononin te vinin. Ne momentet e fundit, kur malazezet mendonin se kulla do te dorezohej, sepse ishi vrare pothuaj te gjithe mbrojtesit, Oso Kuka me dy tre shkoket e mbetur akoma gjalle, megjithese me trupin plage, vendosin te mos dorezohen te gjalle ne duart e armikut.
    Mbledhin te gjitha fucitë e barotit ne nje vend te kulles dhe ndenjen ne pritje te sulmit vendimtar te armiqeve. Kur ushtaret malazeze menduan se shqiptaret ishin vrare te gjithe, dhe i u afruan kulles me deshiren, kush me pare te hynte brenda per te vendosur flamurin malazez ne maje te kulles, Oso Kuka i gatshem me pishtar ne dore, i vuri flaken fucive te barotit. Kulla u hodh ne ere bashke me rrethuesit dhe mbrojtesit. U degjua nje shperthim i tmerrshem.
    Jehona e kesaj ngjarje shume shpejt u percoll ne Shkoder e ne Podgorice - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrare te 24 djelmoshat shkodrane ne kohen me te bukur te jetes se tyre, por e kishin shpaguar vehtem duke vrare me qindra armiq qe u dogjen e perveluan ne ekstazen e fitores qe u kthye ne nje tragjedi, e cila edhe sot e kesaj dite kujtohet me hidherim ne Mal te Zi.
    Nenat shkodrane e rapsodet e malesise se Shkodres, trimerine e Oso Kukes e kenduan ne kenge trimerie qe edhe sot e kesaj dite degjohen me admirim nga i gjithe populli shqiptar. Oso Kuka shume shpejt u kthye ne simbol trimerie e vetmohimi per mbrojtjen e trojeve shqiptare, qe mizorisht u pushtuan nga fqinjet tane ballkanike, dhe shembellesa e tij ishte e gjalle e frymezuese edhe ne zjarrin e luftes per lirine dhe pavaresine e Shqiperise dhe me pas.
    Nder shkrimtaret qe eshte frymnezuar me shume nga akti vetmohues i Oso Kukes eshte At Gjergj Fishta, i cili ne kryevepren e tij "Lahuta e Malesise" i kushton kater prej tridhjete kengeve te librit, Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka.
  13. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    Faik Luli, i përkushtuar në shërbim të fesë islame
    nga Islam Dizdari
    Faik Luli ishte mësuesi i palodhur, pedagogu dhe didakti i shquar, studiuesi dhe autori i shumë veprave shkencore, besimtari dhe njeriu i devotshëm.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Me krijimin e Bashkësisë Islame të Shqipërisë menjëherë pas fillimeve të demokracisë një grup intelektualësh të Shkodrës bashkëpunuan ngushtë me Myftininë e këtij rrethi dhe me Komunitetin Musliman duke ndihmuar me të gjitha aftësitë e tyre për rimëkëmbjen dhe funksionimim normal të këtyre institucioneve. Kjo punë u forcua sidomos me ngritjen e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” dhe me fillimin e veprimtarive kulturore dhe përkujtimore të figurave të shquara të fesë islame në Shkodër. Faik Luli është pjesëtar i të gjitha veprimtarive që organizoi Myftinia e Shkodrës e kryesuar nga Haxhi Faik Hoxha, kryesisht i atyre veprimtarive që lidheshin me botimet, me edukatën dhe me traditat e trashëgiminë kulturore islame në trevën e Shkodrës dhe më gjerë. Tashmë ai me vullnet dhe këmbëngulje shëmbullore bëhet një autoritet i shquar në fushën e studimeve dhe të botimeve. Janë një varg veprimtarish që e provojnë këtë. Mes të tjerash po përmendim të gjithë punën për dekorimin e dijetarëve dhe hoxhallarëve të shquar të Shkodrës. U bënë të gjitha propozimet, u miratuan në Myftini dhe u prit miratimi i Presidentit të Republikës. Natyrisht si gjithnjë propozimet tona pësuan ndryshime rrugës gjatë miratimit, megjithëkëtë disa nga figurat më të shquara u dekoruan dhe u nderuan me tituj dhe medalje të ndryshme. Veprimtaritë e organizuara për nder të tyre në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, në sallën qëndrore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në sallat e bibliotekës “Marin Barleti”, apo në Muzeun Popullor, kërkonin një bashkëpunim të sukseshëm mes grupit të inteklektualëve të angazhuar pranë Myftinisë së Shkodrës dhe Institucioneve shkencore të qytetit. Kështu u përkujtuan një grup hoxhallarësh të nderuar në Teatrin “Migjerni”, Daut Boriçi me nismën e Muzeut Historik të Rrethit, Jufuf Efendi Tabaku dhe Esad Efendi Myftia në Bibliotekën “Marin Barleti”, Imam Vehbi Ismaili apo Shefqet Muka në Teatrin “Migjeni” me angazhimin e Muzeut Historik të Rrethit, Hafiz Ali Ulqinaku me nismën e Katedrës së Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Universitetit “Luigj Gurakuqi” etj. Në të gjitha këto veprimtari Faiku mori pjesë me referate apo me kumtesa. Ato janë një shembull i kujdesit dhe i konsideratës që breznitë e reja ruanin për veprimtarët e shquar të së kaluarës. Këto i pasoi një varg botimesh në gazetat dhe revistat e kohës, apo në botime të veçanta për pesonalitete të shquara si: Nderim për dijetarët, edukatorët dhe hoxhallarët e shquar të shkodrës, Esad Myftia drejtues i shquar arsimor, H. Ali Ulqinaku-personalietet i kulturës shqiptare, Ibrahim Kaduku-intelektual i shquar arsimor dhe fetar, Haxhi Muhamed Bekteshi-personalitet i shquar fetar, Haxhi Vehbi Gavoçi-personalitet i shquar i kulturës islame, Xhevdet Zylaj-mësues dhe edukator i nderuar, Prof. Hysniu, në kujtim të profesorit të nderuar Hysni Bushati, Xhemal Naipi-intelektual i shquar fetar e atdhetar, Qazim Hoxha-teolog i shquar islam, Studime dhe vlerësime për Daut Boriçin, Imam Vehbi Ismaili, teolog, atdhetar dhe dijetar i shquar, Përshtypje nga haxhillëku, Hafiz Adem Kazazi-fetar i devotshëm, humanitar dhe atdhetar, Sheuqet Muka-intelektual i shquar islam; e plot artikuj e studime të tjera që u përmblodhën në shumë vepra madhore, në të cilat ose mori pjesë me studimet e tija, ose qe edhe bashkautor. Mes tyre po përmendim:
    a. Në përmbledhje studimesh e kumtesash, si:
    -Sheuqet Muka-Mësues i Popullit, figurë e shquar atdhetare, arsimore dhe kulturore;
    -Daut Boriçi- Personalitet i shquar i historisë, i kulturës dhe i arsimit kombëtar;
    -Revista “Zani i Naltë”, me rastin e 75-vjetorit të botimit të numrit të parë etj.
    b. Në vepra të plota si bashkautor ose si autor i tyre:
    -Një jetë në shërbim të fesë, kushtuar Hafiz Sabri Koçit,
    -Në kujtim të brezave, kushtuar 40 dijetarëve dhe hoxhallarëve të shquar të Shkodrës,
    -Imam Vehbi Ismaili,
    -Historia e Mevludeve në gjuhën shqipe,
    -Opinione për njerëz, vepra, ngjarje,
    -Sheh Ahmed Shkodra,
    -Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat.
    c. Krahas këtyre ai ka pasur edhe shumë plane për të bashkëpunuar në nxjerrjen në dritë të shumë librave të tjerë. Mes tyre po përmendim:
    -Historiku i Medreseve të Shkodrës,
    -Xhamitë e Shkodrës, qendra fetare, arsimore, kulturore, etj.
    Të gjitha këto veprimtari, kumtesa, referate, artikuj, studime dhe vepra të ndryshme e afirmuan Faik Lulin si një ndër aktivistët dhe studiuesit më të shquar të traditave dhe të kulturës islame në Shqipëri.
    2. Një punë po kaq e madhe u bë edhe për ngritjen dhe funksionimin normal të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”. Ai qe një ndër themeluesit e këtij institucioni me kaq rëndësi për arsimin dhe edukimin fetar islam të breznive të reja. Madje me një grup intelektualësh hartuan rregulloren e parë të medreseve. Faiku qe anëtar i komisionit të hartimit të kësaj rregulloreje, madje njëri nga anëtarët më kompetent. Kjo rregullore u dërgua për miratim në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë i cili ftoi në një mbledhje të tij, Islam Dizdarin, për ta paraqitur para Kryesisë së këtij institucioni i cili ishte mbledhur posaçërisht për ta diskutuar. Mbas shumë pyetjesh dhe diskutimesh, kjo rregullore u miratua dhe u ngarkuan Islam Dizdari dhe Kujtim Gjinishi të negocionin pranë Ministrisë së Arsimit, që të miaratohen në parim problematikat që lidheshin me të drejtat e detyrat e shkollave që do të ngrinte Komuniteti Mysliman. Problemet u diskutuam dhe u miratuan me zv/ministrin e Arsimit të asaj kohe. Medresetë do të kishin statusin parauniversitar, në bazë të planit mësimor të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Komuniteti Mysliman. Maturantët e këtyre shkollave kishin të drejtë të regjistroheshin në çdo fakultet të universiteteve shqiptare dhe të huaja, nxënësit për arsye të ndryshme mund të transferoheshin nga Medreseja në çdo shkollë tjetër pa pengesë, në shkollë mund të vazhdonin mësimet djemtë dhe vajzat, mësimi mund të fillonte nga klasa e pestë deri në të tetën dhe vazhdonte nga e nënta deri në të dymbëdhjetën etj.
    Kolektivi pedagogjik me në krye drejtorin e parë të medresesë së Shkodrës, Zotëri Ahmet Osja bëri një punë të madhe për krijimin e kushteve sa më të mira për realizimin me sukses të detyrave të shkollës. Faik Luli qe një ndër konsulentët më të rëndësishëm në marësinë e punëve të medresesë.
    Në vitin 1996, sapo u emërua drejtor Islam Dizdari, Faik Lulit i bëhet thirrje të punojë pranë Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, ku për afro 10 vjet, edhe pasi u emërua z. Hiqmet Bekteshi, i dha këtij institucioni vlera të mëdha arsimore dhe edukative. Në këtë institucion punoi me të gjithë aftësitë, përkushtimin dhe përvojën e tij, kryesisht si mësues i gjuhës dhe i letërsisë, si drejtues i komisionit të lëndëve të shkencave shoqërore, si këshilltar dhe bashkëpunëtor i përhershëm i drejtorisë dhe si veprimtar i shquar në fushën e studimeve dhe të veprimtarive të shumta shkencore. Në vitet 1995-2005 është njëkohësisht edhe anëtar i këshillit të Myftinisë. Me qëndrimet e tij ndaj problemeve që shtroheshin për zgjidhje, me diskutimet dhe mendimet e pjekura, ai dha një ndihmesë të vyer për forcimin e Myftinisë së Shkodrës që drejtohej me shumë seriozitet nga Haxhi Faik Hoxha.
    3. Faiku u zgjodh Kryetar i Shoqatës së “Intelektualëve islamë”, Dega e Shkodrës. Nuk ka veprimtari shkencore apo kulturore-edukative që zhvilloi Medreseja, Myftinia, Qendra Kulturore “Daut Boriçi”, Komuniteti Musliman në shkallë rrethi, kombëtare apo edhe ndërkombëtare ku nuk mori pjesë Faiku me cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së intelektualëve islamë, si organizator, autor i referateve, kumtesave apo bisedave. Dega e Shkodrës e kësaj shoqate u shqua në rang kombëtar falë drejtimit me kompetencë nga Kryetari i saj, Faik Luli. Këtë të vërtetë do ta pohonte në shumë veprimtari Prof. Dr. Bedri Bylyku, kryetar i shoqatës për të gjithë Shqipërinë.
    Ndërkohë shkroi dhe botoi një seri veprash të shquara duke bashkëpunuar ngushtë me kolegët e vet. Ai sikurse e kanë cilësuar shumë autoritete shkencore, arriti kulme të tilla saqë u shqua në fushën e studimeve islame, sidomos për traditat kulturore, në shkallë vendi por edhe në të gjitha trevat shqiptare, në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi etj. Nga të gjitha anët dhe autoritetet më të larta shkencore kanë dhënë për Faikun vlerësime duke e cilësuar atë si ndër të parët dhe ndër më të shquarit autoritete të fushës së studimeve islame. Vlerësime të tilla kanë dhënë Imam Vehbi Ismaili, Haxhi Vehbi Gavoçi, Mr. Naim Tërnava, Prof. Feti Mehdiu, Mr. Qemajl Morina, Prof. Ismail Ahmeti, Prof. Pajazit Nushi, Prof. Jashar Rexhepagiq, Dr. Mehdi Polisi, etj.
    Njeriu i mirë
    Mirësia ishte një aspekt tjetër i jetës së Faikut. Kush e ka njohur, mbi të gjitha ka dalluar tek ai njeriun e mirë. Ai ishte një bashkëshort dhe familjar i mirë, ishte një shok dhe mik i mirë, ai e shihte të mirën kudo në jetë, në shoqëri, në çdo veprimtari. Ai kishte gjithnjë fjalën e mirë në gojë të shoqëruar me një buzëqeshje të ëmbël si tek rrallë kush e shihje. Gjithnjë në çdo situatë sado të tensionuar, ai gjithnjë dinte të gjente rrugën më të drejtë, më të mirë, dinte të qetësonte gjakrat dhe ta fuste zgjidhjen e problemeve në rrugën e vet të shtruar e të qetë. Tek ai ishin kombinuar bukuria shpirtërore me atë fizike. Një burrë, në rini i hijshëm, në burrëri shumë fisnik në pamje dhe në sjellje, që në jetën e vet kishte rrezatuar gjithnjë mirësi dhe edukatë shembullore. I veshur mirë, shumë hijshëm, gjithnjë i kërrpitur, prezantonte veten dhe rangun e tij familjar me shumë dinjitet në të gjitha sferat shoqërore. Kudo dhe kurdoherë ai ishte i matur, serioz në çdo situatë dhe dashamirës deri në fund. I dashur me nxënësit, i dashur me shokët dhe veçanërisht i dashur në familjen e vet. Ishte shembulli më i përkryer i një qytetari me cilësitë më të larta. Me të drejtë shoku i tij Maliq Gjyli duke parë se Faiku përdorte shumë sheqerin (një kafe e pinte me tri apo katër lugë) pati thënë me shaka: “Mos kini frikë, Faikut nuk i bën dëm sheqeri. Ai ha shumë, por edhe derdh shumë sheqer”. E me të vërtetë kush buzëqeshte çiltër si ai, kush jepte këshillën e ëmbël për çdo zemër nevojtare si ai, kush derdhte më shumë sheqer se ai?
    Familjari i përkryer
    Dashurinë dhe nderimin për të gjithë rrethin e vet të gjerë familjar, ai e shprehte me një ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkujdesjeje për secilin. Jo vetëm njërëzit e afërm, por të gjithë e kanë ndjerë përkujdesjen dhe përgjegjësinë që ndiente Faiku për to. Nuk ka nip apo mbesë që nuk ka ndjerë përkujdesjen dhe dashamirësinë e tij në zgjidhjen e shumë problemeve që ka jeta. Ai e lidhte shumë ngushtë dashurinë me sakrificën e pakufi ndaj tyre. Madje nuk mund ta kuptonte dashurinë ndaj brezit të vet familjar, pa sakrificën maksimale ndaj tyre, ai ishte gjithnjë i gatshëm të ndihmonte, të futej me guxim në të fshehtat e problemeve të secilit dhe të jepte maksimumin e mundshëm në zgjidhjen e tyre. Prandaj edhe të gjithë këshilloheshin me të, gjenin tek ai përkrahje dhe ndihmë, qetësi dhe besim. Një shembull i kësaj simpatie publike mbarë familjare dhe shoqërore është edhe ceremonia e varrimit të të ndjerit. Në familjen e tij nuk mbeti kush pa ardhë për ngushëllim, në sallën e Medresesë ku u vendos trupi i tij për homazhe, erdhi për t’i dhënë lamtumirën e fundit mbarë Shkodra dhe më gjerë, miq nga Tirana, Turqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, në faljen e xhenazes morën pjesë aq shumë xhemat sa nuk ishte parë ndonjëherë në një ceremoni mortore, erdhën me dhjetra telegrame, e-maile dhe letra ngushëllimi nga të katër anët e botës. Të gjitha këto shprehin nderimin e madh mbarë shoqëror dhe familjar për të.
    Ai ishte një bashkëshort i denjë. Gruaja e tij, Melihaja, tashti e ndjen humbjen e madhe. Faiku për të qe bashkshort, shok e mik. I dashur me të gjithë por i përkryer në sjellje dhe në mirëkuptim ndaj së shoqes. E gjithë veprimtaria e tij e gjerë shkencore dhe botuese, e gjithë puna e tij e madhe në arsim dhe në shoqëri, nuk mund të ishin realizuar pa mirëkuptimin dhe përkrahjen e Zojës Meliha. Ajo gjithnjë ishte përkrahëse e të shoqit, i krijonte kushte jete e pune, asnjëherë nuk u ankonte, i shërbente me dinjitet. Natyrisht ajo është kryelarteë për atë burrë të nderuar me të cilin ndau travajët e jetës por që hëngri, siç thotë populli, bukë të ëmbël në paqe dhe në harmoni.
    Faiku ishte mik i të gjithëve. Shumëkush mund të thotë se e kam pasë mik, madje të gjithë krenohen që kanë punuar, kanë jetuar dhe kanë janë shoqëruar me të. A ka pasuri më të madhe se të kesh miq e shokë të mirë si Faiku? E Faiku qe i përkryer. Ai frymëzonte besim dhe dashuri tek të gjithë, por sidomos tek bashkëpunëtorët e afërt të tij. Ai jepte gjithnjë shembullin në kryerjen e detyrave, ishte në ballë të punëve, prandaj edhe shokët e miqtë e tij e kishin për nder të punonin me të, të zgjidhnin problemet me të, të sigurtë se së bashku me të do të ecnin përpara në rrugën e drejtë e të ndershme. Ne mund ta provojmë me një mijë shembuj këtë, por shumë që e kanë njohur do ta quanin të tepërt. Kjo është një aksiomë që nuk ka nevojë për vërtetim.
    Edhe një aspekt të bamirësisë së tij nuk mund të rrijmë pa e përmendur. A mundet kush të na tregojë se sa çifte ka afruar, në sa familje ka trokitur për të thënë fjalën e mirë për një djalë apo për një vajzë. Ato çifte që sot jetojnë të lumtur me familjet e tyre dhe me fëmijët e tyre mund të krenohen se shtysat e para drejt një familjeje të nderuar i kanë marrë nga Faik Luli. Po na thoni në sa familje ka hyrë për të dhënë mendimin e tij me zemër në dorë për të ndarë e sqaruar mosmarrëveshjet, keqkuptimet, brengat dhe hidhërimet që i pasojnë këto dukuri shoqërore. Shpeshherë edhe në rastet më të vështira, ai gjente melhemin e zemrave, i zbuste mëritë, i afronte njerëzit, i pajtonte dhe i miqësonte. Vetëm një burrë i urtë dhe me zemër të madhe mund ta bënte këtë. Dhe i tillë ishte Faik Luli.
    Jeta e tij kishte kuptim vetëm kur ishte e ngarkuar së tepërmi. Gjithnjë na bënte përshtypje pranimi i çdo pune. Ai ishte i gatshëm të pranonte çdo kërkesë të çdo institucioni shkencor brenda dhe jashte vendit për të kryer një kumtesë, një referat, një libër shkencor, një projekt etj. Le që vetë ishte gjithnjë në kërkim të diçkaje të re dhe interesante. Në projektet që kemi hartuar për studimin dhe botimin e trashëgimisë sonë kulturore, Faiku nuk pushonte kurrë. Edhe për Shefqet Mukën, edhe për Daut Boriçin, për Hafiz Sabri Koçin, për Imam Vehbi Ismailin, etj., edhe për dijetarët islamë të Shkodrës, madje, kur u botua vëllimi i parë “Në kujtim të brezave”, me 500 faqe, filloi të na ngacmojë për të dytin, edhe për “Mevludet në gjuhën shqipe” me 700 faqe, edhe për “Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat” me 500 faqe, etj. Ai nuk ishte i kënaqur kurrë me punën, kërkonte çdo ditë edhe më shumë. Pa mbaruar njëri studim, pa dalë në qarkullim njëri libër e kishte filluar punën për tjetrin. Më vjen shumë keq që nuk e pa të botuar librin aq për zemër “Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat”, për të cilën punoi një kohë të gjatë, po kështu me gjithë përpjekjet e bëra nuk arriti të kryente dy punë me rëndësi që kishim planifikuar: “Historiku i medreseve të Shkodrës” dhe “Xhamitë e Shkodrës”. Libri për Hafiz Ulqinakun doli në qarkullim falë përkujdesjes së Logos-it, madje doli një botim luksoz, edhe më i mirë seç e kishim pritur ne. Nuk e di a do të kemi forcat e duhura për të kryer dy botimet tjera që i kishim në plan, për medresetë dhe xhamitë e Shkodrës. Përmes këtyre veprave ne synonim të tregonim traditat e shquara kulturore të Shkodrës për t’i treguar të gjithëve dhe sidomos të rinjve se, në Shkodër kanë jetuar dhe punuar dijetarë të shquar, se këtu kanë jetuar dhe punuar personalitete të kulturës shqiptare, se ato kanë punuar dhe madje kanë shkrirë të gjithë jetën në dobi të fesë, të atdheut, të kulturës dhe të shkencës shqiptare, të edukimit dhe të arsimimit të breznive të reja. Jo më kot në këto treva ka një trashëgimi të shquar, sepse kjo ka pasur rrënjë të shëndosha të ushqyera me mundin, djersën, diturinë dhe gjakun e këtij populli. Askush sot nuk mund t’i cënojë apo t’i shkulë këto. Dhe në këtë drejtim Faik Luli dha një kontribut të shquar si rrallëkush.
    * Itali, Gusht 2005
  14. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    Hafiz Sabri Koçi
    Punëtori i shquar për besimin islam


    Veprimtaria për besimin islam në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos në vitet e demokratizimit të vendit, ringjallja e institucioneve të besimit islam jo vetëm në Shkodër e në Veri të vendit, por në mbarë Shqipërinë, është e lidhur ngushtë edhe me veprimtarinë e Haxhi Hafiz Sabri Koçit.

    I lindur më 14 maj 1921 në Nerenë të Librazhdit, por i mbetur shpejt pa baba, erdhi me të ëmën në Shkodër, në lagjen që sot quhet "Vojo Kushi" e në rrugën, që mban emrin e mësuesit dëshmor "Shyqyri Haxhia".

    Që në moshën 7 vjeç filloi mësimet në medresenë e qytetit, duke mësuar me zell të madh leximin e Kur’anit, texhvidin dhe rregullat tjera nga parimet bazë të fesë islame. Në moshën 16 vjeç filloi të ushtrojë detyrën e mual-limit nëpër xhamitë dhe mejtepet e Shkodrës. Djaloshi i zgjuar, por i varfër, i detyruar për nevoja ekonomike familjare, nuk arriti të ndjekë studimet e larta, duke u aktivizuar si imam në Drisht, një fshat i Shkodrës. Në vitet e Luftës, 1939 deri më 1943, shërbeu imam në xhaminë e lagjes "Dudas" e më vonë në "Rus". Hafiz Sabri Koçi nuk pushoi së studiuari si autodidakt, duke shfrytëzuar me mençuri edhe mundësitë e mëdha që kishte Shkodra, si një qendër e vjetër e kulturës shqiptare, përfshirë edhe kulturën islame, si vatër e përgatitjes dhe e shërbimit të shumë hoxhallarëve të shquar, ndikimi i të cilëve ishte i pranishëm edhe për Hafizin e ri, që gjithnjë e më shumë po tërhiqte vëmendjen e xhematit të tij, respektin e adhurimin e tij.

    Duke punuar e studiuar pareshtur, Hafiz Koçi zgjeroi edhe më tej nivelin e tij, duke fituar njohuri të thella për Sarfin, Navfin, Usulifikhun, Usul hadithin, Tefsirin, Akaidin, Allakun etj.

    Te Hafiz Sabri Koçi lanë gjurmë në formimin e tij disa personalitete, sidomos Hafiz Muhamet Kastrati, Haxhi Muhamet Bekteshi, Hfz. Sabri Bushati, Sheh Qazim Hoxha, etj. Ixhazetin e mori nga myderrizi Muhamet Bekteshi.

    Afirmimi i tij në Shkodër nuk i pëlqente regjimit, prandaj e transferuan në Krujë, ku, me kërkesë të banorëve atje, caktohet Myfti i Krujës. Me kërkesë të tij, Komuniteti Musliman e kthen në Shkodër sërish, por gjithnjë me presion të pushtetit nuk e lejoi që të punonte si imam dhe aq më pak të mbante ligjërata. Më 1955 e caktojnë Myfti në Kavajë, ku vazhdon të punojë deri në vitin 1959.

    Hafiz Sabri Koçi shquhej për pasionin e madh në detyrë, për vazet që mbante, për energjinë e tij në kryerjen e dhumë detyrave fetare, për aftësitë që kishte në tërheqjen e njerëzve të asaj kohe e sidomos rininë në xhami dhe në mjediset shoqërore, ku ndodhej, duke u përhapur gjerësisht nami i tij si një gojëtar i shquar për problemet e besimit islam. Por kjo nuk shikohej me sy të mirë nga shteti antifetar, madje i krijonte shqetësim, sepse vinte në kundërshtim me strategjinë e tij ateiste. Prandaj edhe i shtuan lëvizjet, vëzhgimet agjenturore, kontrollet ndaj ligjëratave të tij, madje filluan përgatitjet për izolimin e arrestimin e tij.

    Për shkaqe familjare, me kërkesë të tij, kthehet në Shkodër, ku pas 6 muajsh e caktojnë si imam në xhaminë e lagjes "Rus", ku qëndroi deri në vitni 1964, kur në muajin Ramazan, pas faljes së namazit të taravisë,filluan ndjekjet sistematike nga sigurimi i shtetit. Më 4 korrik1966, në kohën kur po shkonte në xhami për faljen e ylesë, arrestohet dhe në shtator të atij viti dënohet me njëzet e tre vjet e pesë muaj burg, duke u liruar më 22.X.1986. Por nuk mjaftoi burgosja e gjatë e tij, mbasi pësoi reperkusione edhe familja e të afërmit, një praktikë kjo e monizmit për të dënuarit e rëndë.

    Nga dalja prej burgut e deri në vitin 1990, Hafizi edhe pse në moshë të thyer, u detyrua të punojë në punë fizike, çka nuk përputhesh askund me profesionin e tij.

    Me fillimin e proceseve demokratike u ngjallën shpresat edhe për besimtarët islamë. Më 1.XI.1990 Hafizit i shkojnë në vendin e punës një grup të rinjsh nga Shkodra dhe kërkojnë prej tij të bashkohej me ta për hapjen e Xhamisë së Plumbit. Entuziazmi i tyre e ringjallën Hafizin, duke ua plotësuar kërkesën me përkushtim të madh. Në datën 6 nëntor 1990, në prani të mijëra e mijëra qytetarëve e fshatarëve të periferisë, në një solemnitet të ashtëzakonshëm, fillon detyrën. Të nesërmen themeloi Komunitetin Musliman në Shkodër, në krye të të cilit u vu Hafizi, gjë që u konfirmua edhe nga një mbledhje e besimtarëve nga të gjitha trevat në Tiranë, më 18 janar 1991, me rastin e hapjes së xhamisë së parë në Tiranë. Që nga ajo kohë, Hfz. Sabri Koçi është kryetar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë.

    Kontributi i tij për kohën që është në krye të hierarkisë më të lartë islame shqiptare është i madh. i gjendur përpara institucioneve islame plotësisht të shkatërruara, para një mungese shumë të madhe në kuadër, para një baze materiale të asgjësuar, para brezave të rinj e të rritur pa njohuritë elementare islame, para një mungese të bibliotekës islame, e filloi punën me një entuziazëm të madh, duke zgjidhur gradualisht një varg detyrash komplekse, të cilat vijojnë edhe tani, kur kemi një popull të arsimuar, një inteligjencë të madhe në numër, një rini të shkolluar, por me predispozita për të përqafuar besimin e vet, në kushte të një Evrope me rrezatime të gjithanshme kulturore e fetare.

    Hafiz Sabri Koçi punoi me ngulm për njohjen e Shqipërisë në botën islame, në sigurimin e ndihmave për ngritjen e institucioneve fetare, sidomos të xhamive, në përgatitjen urgjente dhe perspektive të kuadrit fetar etj.

    Ai u bë misionar i njohjes së Shqipërisë në vendet islamike dhe më gjerë. Nga respekti që gëzon, është zgjedhur edhe Kryetar Nderi i Këshillit Islamik për Evropën Lindore.
  15. genci

    genci Fillestar

    Re: Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders

    Punime të spikatura në dru, në lesh, filigramë, bakër, thupër etj., do të ishin mjaft tërheqëse për kosovarët. Kjo ekspozitë, ashtu sikur galeria e arteve figurative, qëndroi e hapur gjatë gjithë javës...


    Rikthehet pas 24 vjetësh "Migjeni". Tonin Zadeja dhuron emocione për nxënësit e "Çesk Zadejës"


    Kultura shkodrane piedestal në Kosovë
    Bashkia nis 100 përfaqësues nga të gjitha fushat e artit


    RITVAN DIBRA

    SHKODER

    "Mirë se erdhe Shkodër Loke!" Një parullë gjigante ishte shpalosur në ballë të hotel "LYBETEN"-it në Komunën e Ferizajt, ku do të zhvillohej "Java e kulturës shkodrane".

    Për 6 ditë me radhë, një trupë prej 100 artistësh, e përzgjedhur nga Bashkia e Shkodrës, do të nxirrte në pah ajkën e kulturës shkodrane. Një aktivitet i tillë, ishte ndërmarrë në kuadër të muajit të kulturës "Ferizaj 2004". Përveç pritjes së ngrohtë vëllazërore që iu rezervua artistëve shkodranë, duke filluar nga skulptura e duke mbaruar me dramat e teatrit "Migjeni", kjo javë kulturore do të shërbente për të forcuar lidhjet mes dy vendeve fqinje.

    Skulpturë dhe pikturë në hapjen e javës
    Data 6 qershor shënoi edhe ditën e parë të hapjes së këtij aktiviteti gjigant. Gjatë kësaj dite do të ishin artet figurative ato që do të zinin vendin kryesor. Piktura dhe skulptura do të tërhiqnin artdashësit kosovarë në ekspozitat e miqve. Në këtë galeri paraqitën punët e tyre piktorët Ndoc Gurashi, Nirvana Banja, Ermira Jahja dhe Sytki Brahimi. Gjithashtu, edhe skulptorët Hashim Kruja, Skënder Kraja dhe Adnan Bushati do të ishin po aq të mirëpritur. Në të njëjtën kohë, Shkëlqim Kuqi u prezantua me një stendë librash, autorët e të cilëve ishin shkodranë apo të tjerë që flisnin për Shkodrën. Në orën 10.00 në Shtëpinë e Kulturës së qytetit, trupa e teatrit "Migjeni" paraqiti shfaqjen e parë të titulluar "Luaj me mua në violinë", një dramë e shkruar nga Gazmend Krasniqi me regji të Fatbardh Smajës. Në këtë shfaqje të pranishmit vlerësuan interpretimin profesional dhe tepër kualitativ të aktorëve Merita Smaja dhe Arben Spahia. Për rreth 70 minuta, nëpërmjet dialogut të këtyre aktorëve, artdashësit u kënaqën dhe u argëtuan.

    Dita e dytë, i kushtohet artizanatit
    Ditën e dytë, më 7 qershor në Qendrën Rinore të Ferizajt u organizua hapja e panairit të punimeve të artizanatit shkodran. Punime të spikatura në dru, në lesh, filigramë, bakër, thupër etj., do të ishin mjaft tërheqëse për kosovarët. Kjo ekspozitë, ashtu sikur galeria e arteve figurative, qëndroi e hapur gjatë gjithë javës, duke u vizituar nga mijëra vizitorë, mes të cilëve qe edhe ministri kosovar i Kulturës, këshilltari i presidentit Rugova, kryetari i komunës së Ferizajt etj.

    Dita e tretë, sërish sukses i "Migjenit"
    Paradreken e ditës së tretë, rreth orës 11.00 në shkollën e muzikës "Çesk Zadeja" në Ferizaj, u zhvillua një takim i përzemërt mes nxënësve të kësaj shkolle dhe një grupi miqsh nga Shkodra. Nxënësit e kësaj shkolle u emocionuan pa masë, kur mësuan se në radhët e artistëve shkdoranë, bënte pjesë edhe muzikologu Tonin Zadeja, vëllai i Çesk Zadejës. Ndërsa ai, në shenjë mirënjohjeje, u dhuroi librin e tij të botuar kohët e fundit me 250 këngë qytetare shkdorane, libër në të cilin të gjitha këngët e paraqitura vijnë me tekstin e notat origjinale. Ndërsa pasdreke, trupa e teatrit "Migjeni" shënon një tjetër sukses. Prezantohej shfaqja e komedisë "Hyr fjalë nga dole" me skenar të Gëzim Krujës dhe regji të Fatbardh Smajës. Salla ishte e mbushur plot e përplot dhe dhjetëra njerëz qëndronin përpara dyerve të Shtëpisë së Kulturës në pritje për të hyrë në sallë e për të ndjekur shfaqjen. Të pranishmit u kënaqën dhe thanë fjalët më të mira për aktorët Gëzim Kruja, Rajmonda Marku, Frederik Fistani, Gjon Kola dhe Arben Spahia. Në këtë premierë ishte i pranishëm edhe ministri kosovar i Kulturës.

    Bashkëbisedim për letërsinë
    Më 9 qershor do të ishte radha e shkrimtarëve dhe dramaturgëve Fadil Kraja dhe Skënder Drini, që të nxirrnin në pah talentin e tyre, duke bashkëbiseduar me të rinjtë nga Ferizaj për problemet e letërsisë në përgjithësi dhe për problemet e letërsisë në Kosovë. Një numër i madh studentësh dhe të rinjsh kosovarë, do të shfaqnin interes për hapat që ka hedhur letërsia në Kosovë, për mënyrën e zhvillimit të saj dhe për marrëdhëniet e ndërsjellta me letësinë e Shqipërisë.

    Vetëm muzikë në ditën e pestë
    Shtëpia e Kulturës e Ferizajt i kishte hapur dyert për muzikologët dhe këngëtarët shkodranë. Përmes miqve të ftuar, si Tonin Zadeja, Isa Alibali dhe Reshat Zaganjori, u bë një prezantim perfekt i historisë së muzikës shkodrane, i etapave në të cilat ka kaluar ajo dhe i zhvillimit të saj në ditët e sotme. "Në Shkodër të gjithë këndojnë" do të ishte libri i cili do t´u shërbente kosovarëve për të mësuar për muzikalitetin e këtij populli, që gjatë gjithë jetës së tij, në çdo hap e periudhë është shoqëruar nga kënga.

    Këngët e paraqitura në libër u shoqëruan nga orkestra popullore dhe këngëtarët e qendrës kulturore "Pjetër Gaci" në Shkodër.

    Marubi, piedestal në ditën e gjashtë
    Prezantimi në video i disa prej fotove të Marubit do të ishte një eveniment mjaft i rrallë dhe shumë tërheqës për artdashësit kosovarë. Një delegacion zyrtar i Bashkisë së Shkodrës, i kryesuar nga nënkryetarja, Voltana Ademi, u prit nga kryetari i Komunës dhe drejtuesit kryesorë të Këshillit Komunal të Ferizajt. Në këtë takim u ra dakord në parim për binjakëzimin e dy qyteteve, çka mendohet të konkretizohet në takimet e ardhshme. Gjatë darkës bërthama e filarmonisë së qytetit dhe kori "Prengë Jakova", nën drejtimin e mjeshtrit Gjon Shllaku, me prezantimin e tyre profesional dhe serioz, treguan rëndësinë që artistët shkodranë i kishin kushtuar kësaj veprimtarie. Pjesët e ndryshme instrumentale dhe këngët e përpunuara me repertor vendi dhe të huaj krijuan një atmosferë të vërtetë emocionale. Rreth orës 21.00 të mbrëmjes, me një darkë festive u mbyll veprimtaria kushtuar kulturës shkodrane. Në këtë takim jo vetëm që u evidentua kultura e lashtë shkodrane, por edhe u shpërndanë diploma mirënjohjeje për pjesëmarrësit në një aktivitet të tillë.



    Ferizaj, emocione të mëdha

    FERIZAJ - Drejtori i Kulturës në Komunën e Ferizaj, Avni Shabani, ka qenë mjaft i ngazëllyer pas vitës, që kanë bërë artistët shkodranë në Kosovë. "Ishte një nder i veçantë për popullin e Ferizajt që patëm në gjirin tonë artistët shkodranë. Bashkia e Shkodrës i kishte marrë të gjitha masat për një përfaqësim sa më dinjitoz në këtë veprimtari. Nuk mundëm të fshihnim dot emocionet, kur pas 24 vjetësh, pamë edhe një herë në skenën e teatrit tonë trupën e teatrit "Migjeni". Gjithashtu, më ka bërë përshtypje organizimi dhe menaxhimi që i bëri trupës homologu im i Bashkisë së Shkodrës, Armando Lohja, i cili, me gjithë moshën e tij të re u tregua një personalitet". Më tej Shabani u shpreh se marrëdhëniet mes Shkodrës dhe Ferizajt do të jenë gjithnjë e në rritje, çka do të konkretizohet edhe në takimet e ardhshme.



    Flet Agron Dizdari: Këto suksese do t`i përsërisim
    Drejtori i teatrit "Migjeni": U vlerësuam maksimalisht

    SHKODER - Teatri "Migjeni" është ndjerë mjaft i vlerësuar dhe i mirëpritur në Ferizaj. Artdashësit e atjeshëm kanë dhënë vlerësimet maksimale për lojën e aktorëve, të cilët kanë lidhje të hershme me këtë komunë të Kosovës. Drejtori i teatrit, Agron Dizdari, pohon me emocion se arritjet e trupës shkodrane dhe performanca e tyre në Kosovë, do të pasohet nga një numër i madh shfaqjesh të ardhshme, në mënyrë respektive.

    Si u përfaqësua teatri "Migjeni" në këtë aktivitet?
    Pa dyshim, që ne ishim një pjesë me ngjyra të veçanta në mozaikun e mrekullueshëm që vetëm kultura dhe arti shkodran, di të ofrojë. Mendoj se shpalosëm vlerat tona të patjetërsueshme. Teatri "Migjeni" u paraqit me dramën "Luaj me mua në violinë" të Gazmend Krasniqit dhe komedinë "Hyr fjalë nga dole" të Gëzim Krujës. Të binte në sy numri shumë i madh i spektatorëve dhe mbresat e tyre. Gjithashtu, televizionet lokale dhe mediat e shkruara vlerësuan me nota maksimale shfaqjet tona në Ferizaj dhe, njëkohësisht, e ftuan trupën tonë për një turne shfaqjesh në një kohë të përshtatshme.

    Megjithëse është një orë e vonë e mbrëmjes, në institucionin tuaj dritat janë të ndezura dhe dëgjohet muzikë. A mund të dimë për çfarë po përgatiteni?
    Në datat 17 - 18 qershor mendojmë t'u japim artdashësve premierën e pestë, që nga muaji nëntor. Nën drejtimin e dirigjentit Ilir Zogaj kemi organizuar festivalin e interpretuesve të rinj. Janë në garë 21 këngëtarë që do të shpalosin vlerat e tyre vokale dhe do të vlerësohen nga një juri profesionistësh. Shpresojmë të tërheqim vëmendjen e rinisë duke trokitur në mendjet dhe zemrat e tyre.

    Po trupa e aktorëve a do të sjellë ndonjë gjë në skenë së shpejti?
    Jemi në procesin e punës në tavolinë për vënien në skenë të komedisë "Mirandolina". Besoj se do të jetë një tjetër premierë e suksesshme. Regjisori Edmond Mëhilli, pasi ndau me shumë kujdes rolet, po vazhdon punën për finalizimin me sukses të kësaj kryevepre.

    Si paraqiten treguesit financiarë në institucionin tuaj?
    Konstatojmë me kënaqësi se si 6-mujor kemi realizuar dyfishin e të ardhurave në krahasim me gjithë vitin 2003. Të ardhurat mund të jenë shumë të mëdha, në qoftë se do të krijohen hapësira ligjore në kushtet e ekonomisë së tregut. Megjithatë, teatri nuk duhet të trajtohet si një fabrikë prodhimi biankerie ose ndërmarrje farmaceutike që hedh në treg asortimente të domosdoshme për kohën. Produkti social që arti i servir popullit, ka vlera shumë më të mëdha se shifrat. Megjithatë, ne po përpiqemi që financiarisht t´iu rëndojmë sa më pak taksapaguesve.
  16. genci

    genci Fillestar

    Frederik Ndoci

    Nga Shkodra në Nju Jork me këngën thellë në zemër






    nga Beqir Sina, New York

    [​IMG]



    Midtown Manhattan NY : Frederik Ndoci, i cili, ka lindur në një ndër qytetet më të lashta shqiptare, qytetin më të madh të kulturës së civilizuar -Shkodrën(Shkodër), e quajtur Scutari, prej Ilirëve, erdhi dje në Nju Jork, me një album muzikor krejt të ri. Ndoci, i cili, ka vite që ka emmigruar në perendim, e filloi jetën e tij artistike nga vendlindja Shkodra. Shkodra, ka qënë kryeqyteti i qyterimit shqiptar, i krijuar në Shekullin e 4-të para Krishtit, ura që lidhi dy kulturat midis oksidentit e orientit . Ai pasi qëndroi disa vjet në Itali, ku edhe ushtroi aktivitetin e tij, u përqendrua dhe jeton e punon në SHBA-s. Përkatësisht në një nga qyetet amerikanë, Nju Jork-un, që duket se ka shumë ngjashmëri për nga multikultura dhe indetiteti i tij, me Shkodrën tonë, metropolin më të madh shqiptar, të artit - kulturës, historisë e traditës së bukur shqiptare.

    Gjë çka "terthorazi" e pranon dhe vetë këgëtari Frederik Ndoci, kur na tha se: "E ndjej veten si shqiptar edhe këtu në këtë vend - qëndrën e gjithë botës Nju Jork-un. Një emocion dhe kënaqësi kjo, që ka dasht për t'u ndjerë e qenë edhe më shumë para 15-vjetëve, por, megjithatë prapë jamë krenar që i'a arrita kësaj dite dhe ne shqiptarët të jetojmë e punojmë në këtë qyetet më i madhi i botës". Kam parasysh tani vështirsit që ka artisti shqiptar të arrijë format dhe shkallët e artit perendimor, nivelin e këtij qyterimi. Çdo emocion, për mua ka edhe një emocion tjetër, i cili, janë shqiptarët, kudo që më ndjekin në koncerte dhe evenimente të tjera. Ku janë shqiptarët e ndjej veten si në shtëpin time, edhe pse jemi kaq larg Shqipërisë, shprehet Ndoci.

    Të premten më 11 nëntor, në njërën prej mjedisve të një ndërtese shumëkatëshe "Panny Lane Building", midis rrugës 3- Ave. - dhe 2 Ave. -. kompania "Blue November Records" me producent dhe editor George A. Gesner, u dha një kënaqësi të veçantë një grupi të zgjedhur artistësh, në Nju Jork, kur pormovoi njërën prej CD-ve më të mira të këngëtarit të njohur shkodran, në Amerikë, Frederik Ndocit. " Është një kënaqësi e madhe të jetosh këto momenete kaq shkëlqyeshme midis kësaj shoqërie, artistësh, këngëtarësh e producetësh të njohur dhe të prezantosh punën e afro tre vjetëve, të këngëtarit Frederik Ndoci, në përmovimin e kësaj CD-je të titulluar "Canterina,", thotë producenti dhe organizatori i këtij promovimi z. Geoge A. Gesner, njëhereshit pronari i kompanis "Blue November Records", duke prezantuar me tituj çdo njerin prej pjesmarrësve.

    Në këtë mbrëmje njujorkase, rruga e albumit të këngëtarit shkodran janë të "derdhura" në CD-në e katërt "Canterina"… janë e ardhmja me shpresa e zhgënjime, ëndërra e ringritja si këngëtar, i të disa zhandrrve të muzikës, në gjashtë lloje gjuhësh. Ato janë udhëtimet e gjata njëmijëditëshe muzikore, të njërit prej këngëtarve më të mirë shqiptarë në Amerikë, shkodranit të Amerikës, Frederik Ndocit.

    "Dita e sotme, për mua është më shumë se një pormovim i një CD-je, flet për gazetën tonë, Frederik Ndoci, pasi pormovimi po bëhet, në një mjedis të një qyteti që shkelqen nga shumëlloshmërija e dritave, e ndërtesave gjigande, i cili është qëndra e artit e kulturës botërore. Pormovimi bëhet në mes artisësh e figurash të njohura të muzikës e artit në qytet dhe jashtë tij. Përmovimi bëhet në mes artistësh e këngëtarësh e muzikanë shqiptar në Amerikë, adhurues dhe miq të mijë shqiptar, në Amerikë.

    Ndërsa emocioni më i madh, tha ai, është kurorizimi i punës sime e cila ka mundin e djerës e më se një mijë ditëve, deri në realizimin e doubel CD-s "Canterina,". E cila, vijon Ndoci, është e veçantë për nga larmishmëria, ku aty futen të gjitha zhanrret për nga forma dhe nga përmbajtja ka disa tema dhe disa gjuhë si: në anglisht, spanisht, italisht e shqip. Të gjitha zhanrret janë në: Pop, Klasik, Romantik, Disko, Romanc e formuar në stile e forma.

    Për here të parë unë kam pas këtë rast, pasi kamë shumë CD-i dhe kaseta e videokaseta të tregoj më shumë se jam shqiptar. Kjo është CD-ja e katërt dhe më e mira, e cila hap rrugën e së ardhmes në këtë lëmi. Kjo CD-i është edhe drita e një dritarje tjetër. Çdo artistë e sheh veten në një "kala", ku që nga atje u "thërret" edhe të tjerëve "ejani më shihni mua". Çdo artist është si "fjorde" ku sejcila duket më e bukura. Edhe çdo njeri artist, me një mënyrë apo tjetër, di t'a thotë mirë fjalën tij edhe pse rolet janë të ndryshme dhe konkurenca është e fort. Sa më shumë artista të ketë, aq më shumë rriten vlerat e rëndësia e artit" përfundon këngëtari nga Shkodra në Nju Jork, Frederik Ndoci

    CD-ija "Canterina,", projekti i së cilës, ka në brendësi më shumë se dy vjet punë, të gjatë e të kujdesëshme, u promovua në Manhattan, në mesin e një ambjenti moderrn ku morën pjesë , këngëtar, muzikantë, artistë , piktorë, poetë e shkrimtar, producentë, gazetar miq, shok e adhurues të këngëtarit shkodran tash me banim të përherëshëme në SHBA-s, Frederik Ndoci. Promovimi u zhvillua mes "zhurmës" së muzikës, bisedave rreth muzikës e artit, intervistave me gazetarët, bliceve të aparateve, humorit të këndëshëm dhe të një ushqimi tradicional, ku gatimi shqiptar ishte më i preferuar nga amerikanët. Në kët aspekt, u tha se ishte kontaktuar me guzhinjer e specialist nga e gjithë bota që punojnë në Nju Jork.

    Muzikani Raif Hyseni, ka ardhur s'bashku me këngëtaren e njohur Merita Halili të urojnë kolegun e tyre. Mes gëzimit e emocioneve , Raifi, thotë së është më të vërtet gëzim i madh, kur merr pjesë në pormovimin një CD-je të një këngëtari ndër më të mirët, sot, shqiptar edhe këtu në Amerikë, si Frederik Ndoci, që me vokalin e tij të magjeps. Atë që këngën shqiptare, motivin e saj e ka shëndërruar në urë lidhëse midis audiencës amerikane, latine e tjer. CD-ja "Canterina," është një vepër, një realizim profesional, në brendësi me autor dhe muzikantë të shquar ku edhe unë kamë luajtur një pjesë në fizarmonik. Si adhurues, e si miq, në pormovim në mes të dhjetrave pjesmarrësve, morën pjesë edhe pedagogët Qemal e Kozeta Zylo me të bijën, këngëtarë, instrumentistë, piktorë, shkrimtarë, poetë, shqiptarë, si dhe media shqiptare në Nju Jork. Plotë, dashuri e respekt shumë afër në përmovimin e CD-së së re, që edhe ajo që i ka qëndruar pranë në të gjitha kohërat më të vështira prej vitit 1998 deri me sot Aida. Aida, është gruaja e tij e martuar me celebrim më 3 tetor 1999.







    Disk 1



    1- Malague Saerosana

    2- Anche Senza Di Te

    3- Corazon de Cristal

    4- El Dichoso Soy Yo

    5- Caruso Medley

    6- Musica

    7- Bizet's Pearls

    8- Falling in Love Again

    9- Piano on a Moon

    10- Canterina

    11- The Crying Field

    12- Return to Me



    Disk 2



    1- Zonja Shkoder

    2- Glass Heart

    3- All the Love in the World

    4- Mavara Glalia

    5- La Danza







    Produced by George A. Gesner(GAG Order Productions)

    Co-Producer/Sound Designer : Harold Stephan(Magik Music)

    Mixed Music by Miklos Malek

    Assistant Producer/Guitar Arrangements: Ben Butler

    Engineers: Harold Stephan, Steve Skimer, Miklos Malek,Kevin Bents, Mark Kondriacki, Matt Boytton, Nik Chinbouksas, Richard Kerr, Steve Gillialand, Jim Barabaro.

    Recording Studios: Magik Musik(NYC) dhe shumë kompani të tjera muzikore.

    Mastred by Tom Coyne at Sterling Sound (NYC)

    Graphic Design/Art Direction: Gabrielle Gewirtz

    Photography by Fadil Berisha



    Lidhur me firmën e CD-së, Frederik Doci dhe Ndoci, ka edhe një sqarim interesant për lexuesin : Në një material biografik botur së fundi, mbi jetën dhe veprimtarinë e këngëatrit Frederik Ndoci, thuhet se Avokati George Stein, përpiloi në favor të artistit pikat e kontratës, më të cilën, duhesh të firmosnin për diskun e ri. U vunë firmat. Propozimi i parë ishte Frederik Doci pa "N". George shpjegoi: "Se askush në botë nuk të njeh. Në Itali njihesh, si "Frederik" pa ndonjë mbiemer. Në Spanjë po ashtu, si "Federikos", ndërsa në Amerikë, ka shumë këngëtarë me emrin "Frederik". Ne na intereson tregu. Në treg, nuk ka sukses emri me dy bashkëtingëllore "nd". Kështu që bota sot e tutje do të njohë me emrin FREDERIK DOCI…"
  17. genci

    genci Fillestar

    Re: Frederik Ndoci

    Songs to Be Featured on Canterina
    the New Frederik Doci CD
    ZONJA SHKODER. This original epic, written by Frederik, goes to the roots of his birthplace in Shkodra and incorporates elements of Albanian folk, rock, and gipsy. This moving piece is sung in his native Albanian language. The track features Albanian artist Aida Caci on traditional vocals and renown Finnish flautist Ulla Suokko on flute and bass flute. International recording artists Sylvia Tosun (background vocals) and Arenc Leka (violin) are also featured.

    RETURN TO ME: This powerful romantic number was originally performed by Epic recording artists October Project and was written by their own Emil Adler and Julie Flanders. This song features a lush, and moving Celtic flavor heaped with a valiant sense of passion. This song features current October Project band members Urbano Sanchez on percussion and Martha Colby on cello. Athena O'Lochlainn of Riverdance and famed Uilleann pipes player Jerry O'Sullivan have joined in for the ride.

    EL DICHOSO SOY YO: We were indeed lucky to came across this Latin romantic pop heart melter. Frederik is a natural singing in Spanish. All indications are that this Norman Kerner/Luis Moreuo gem will be a smash.

    PIANO ON A MOON: Songwriter Kerner has the golden touch. Co-written with John Ranger this is a lash, attnospheric ballad destined to go lunar in the pop and ambient genres. Kudos to Harold Stephan on the programming and sound design. Albanian pop artist, Elton Deda is featured on grand piano.

    CANTERINA: The title track is a moving and enchanting number written by the team of Frederik, Antonio Esposito and producer George A. Gesner- This piece embodies the spirit and diversity of the CD, as it travels across the classical, pop, rock, Neapolitan and ambient genres. Sung in Englishh and Italian, the track features a bridge where Frederik performs an excerpt from the Cilea opera L'Arlesiana appropriately titled the Lancent of Frederick.

    MUSICA: This enchanting, Italian classical ballad was written by legendary songwriter/ arranger Antonio Esposito specifically for Frederik. Neapolitan meets Broadway. Australian recording artist Karen Jacobsen is featured on the captivating featured female vocals. New Zealander bassist Richard Hammond joins the international cast on stand-up bass.

    FALLING IN LOVE AGAIN: Who can forget Marlene Dietrich singing this classic in The Blue Angel? Frederik will help you forget as he transforms this Frederick Hollander/Samuel Lerner piece in his intimate and wistful style. Ths is songfeatures the acoustic styling of Australian guitar legend Ben Butler and the baunting harmonica performance of Williain Galisorn (Bagdad Café).

    GLASS HEART: This nocturnal and melancholic piece written by Frederik and Gerner gets the sensual and teary treatment and is another contender for a single off the CD. Thanks to top flight musicians Butler, Galison, Stephan, Sanchez and renown bassist Michael Visceglia, the Latitn/Brazilian vibe is just what the doctor ordered for a soft, sensual and seductive evening under the stars.

    MALAGUENA SALEROSA: Frederik takes this old traditional Mexican folk song and delivers a modern mariachi opera you can dance to. Mariachi, flamenco, and rock treatments battle it out quite nicely: This track features flamenco/smooth jazz favorite Ramon Berrnudez jr. and Butler on guitars. The world-class rhythm team of Visceglia, Sanchez and Steve Hass supply the groove that can't be beat. Song features top trumpet player Barry Damelian.

    ALL THE LOVE IN THE WORLD: Frederiks traditional concert closer is a Europop rock anthem written by him and producer Gesner. The song certainly has a multicultural flair as he finds a way to sing "I Love You" in eight different languages.

    THE CRYING FIELD: Every CD needs an epic, full-production number about the ravages of war. Frederik will make you cry, angry and emboldened with this full-scale and moving rock ballad, written by Frederik, Gesner, and Harold Stephan. The track combines Celtic, Native American and Eastern European inefluences.

    MAVRA YALYA(Dark Glasses): You may be saying it is all Greek to me, and you would be correct, as Frederik takes on this smash Anna Vissi number written by Nikos Karvelas. This rock power ballad is so dynamic, it could bring Mount Olympus crumbling to the ground.

    PEARLS: This medley comprises Au Fond du Temple Saint and Je Crois Entendre Encore from Georges Bizet's opera Pearl Fishermen. Frederik takes center stage as a one-man ensemble going from tenor to baritone to countertenor. The famed duet starts off in a traditional classical style, but by the time the romance number begins, the piece is fused into a modern Cirque de Soleil style adventure. Besides Suokko on bass flute and chanteuse Tosum, famed accordionist Raif Hyseni and guitar marvel Marc Shulman paint the canvas.

    LA DANZA: Classical fans will be quite familiar with this tarantella by Gioacchino Rossini, however Frederiks operatic tour-de-force is accompanied by an exhilarating high-energy dance arrangement. Opera star Jaime Cerota joins the fun. Who said you couldn't sweat to classical music?

    FOREVER AND ALWAYS: Kerner completes his hat trick of sorgs with this sweeping lush wedding ballad in a duet which features Frederik and renown pop singer Carolee Goodgold. Warning: Song may cause tears of joy and impassioned hearts!

    THE CARUSO MEDLEY: Take a slice of Neapolitan with this medley featuring Dicintencello Vuite. a song made famous by Enrico Caruso, and Caruso, the smash hit by Lucio Dalla. The first half infrues the blues guitar of Butler with the classical Neopolitan style arrangement. Frederiks Italian roots come shining through in the second half with the simple elegant accompamimrent of Deda on grand piano and wunderkind Dave Eggar on cello.

    ANCHE SENZA DI TE: Saving the best for last is an Italian smash hit that only Frederik can sing. This beautiful romantic pop ballad written by Cano and Belfiore features a wonderful string arrangement by Jeff Grace.

    For more information
  18. genci

    genci Fillestar

    Re: Frederik Ndoci

    Lëvizja Rinore "K.L.AS.S."
    Shoqëria kulturore "JEHONA E SHKODRES"

    Me rastin e festave të fundvitit organizojnë
    KONCERT FESTIV
    "FLLAD RINOR 2005"
    Me rrymat e muzikës së lehtë, alternative dhe hip-hop.

    Marrin pjesë këngëtarët dhe grupet nga Shkodra, Lezha e Tirana si:

    LUIZ EJLLI
    OLTI MARKU
    Y.T.P.
    KOLATINI
    ARMELA
    BAD THINKS
    LITTLE-G
    KLARISA FILIPI
    VALENTIN GURRAJ
    BESMIR TOPÇIA
    ALDA CUKU
    PAMELA GJONI

    KONCETI ORGANIZOHET NË PALLATIN E SPORTIT "QAZIM DERVISHI"
    ME DATË 21.12.2005 ORA 13:00
    BILETAT I GJENI PRANË DREJTORIVE TË SHKOLLAVE
  19. genci

    genci Fillestar

    Re: Frederik Ndoci

    Talentet e vitit 2005.Arnisa Jahja (pikture).
    Sot me date 20 dhjetor 2005, ora 12:30 ne ambjentet e shkolles se mesme te pergjithshme 28 Nentori u çel ekspozita e piktores se re Arnisa Jahja (17 vjeç).



    Me kete rast drejtoresha e Kultures ne Bashkine e Shkodres Ledia Dushi nderoi piktoren e re me titullin


    "Talente e vitit 2005" me motivacion "Shquhet per talent te spikatur ne fushen e piktures dhe qe premton per te ardhmen".Me pas per te pranishmit u shtrua nje Kokteijl.
  20. genci

    genci Fillestar

    Re: Frederik Ndoci

    Paulin Ndoja "Mirenjohja e Qytetit"
    Në të vërtetë ka pasur thuajse pamjen e një dasme të madhe. Ceremonia e djeshme e zhvilluar në ambjentet e Hotel Turizmit të Shkodrës me rastin e 60 vjetorit të Paulin Ndojës është kthyer në një festë të vërtetë. Mbi 200 vetë të ftuar, familjarë e të afërm por mbi të gjithë kanë spikatur emra të mëdhenj të futbollit shqiptar. Pano e Papadhopulli, Zhega e Haxhiu, Kasmi e Seferaj, Targaj e Zijaj, Bizi e Ali Mema, bashkëkohës e miq të ngushët të mjashtrit të madh të portës shkodrane dhe asaj shqiptare. Të gjithë kishin ardhur për të nderuar Paulin Ndojën, në “dasmën” e tij të dytë. Në këtë banket të madh, legjenda e portës shkodrane dhe asaj shqiptare është nderuar edhe me titullin e lartë “Mirënjohja e qytetit” nga ana e Bashkisë Shkodër. E gjithë kjo festë është sponsorizuar nga institucioni i Bashkisë dhe Klubi i futbollit Vllaznia. Këngët e Eduard Jubanit dhe pjesët humoristike të Besnik Çinarit dhe Bujar Ademovit, si dhe prezantimi shumë dinjitoz i karrierës sportive në vite të mjeshtrit Ndoja nga ana e staticienit dhe gazetarit të njohur sportive Ymer STRINIQI, kanë sjellë Shumë larmi në këtë festë që ka zgjatur jo pak. Megjithatë ajo që mbetet dhe që është thënë nga të gjithë dje ka qenë: Jetë sa më të gjatë Paulin Ndoja. Këtë urim i bën edhe gazeta “Sporti Shqiptar” ecila ka qenë një mike e mirë gjithnjë në vite për këtë figurë sportive.

Share This Page