KUR MUND TE JESH I LUMTUR?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga admir hamataj, 11 Oct 2004.

  1. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    dikush edhe jerëm di ma shum se ata që janë qut dhe sdin shka flasin.
     
  2. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    lum si ai qe din ca flet gjynaf qe spaska asnje femer rrotull tia vari idiotit teindur
     
    Erditi likes this.
  3. Erditi

    Erditi Forumium maestatis

    Ty po ne fakt te ka ofru Farken dhe banoret e saj si u tha sala hahah. sa ndryshe je ne lagje me ktu krejt ndryshe
     
    Hektor12 likes this.
  4. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    jam i lumtun kur fitoj 300 milion leke....jo me shume.
     
    joetisti_, Hektor12 and Erditi like this.
  5. Erditi

    Erditi Forumium maestatis

    Jo per vete e kam ndeyshe pret ta thhote ndonje plake kendej
     
    Hektor12 likes this.
  6. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    kur ke gjerat qe do ne vendin e duhur.
     
  7. SNAP

    SNAP Papirus rex

    Shum pak LUMTURI kemi ne jeten tone, por kete LUMTURI dhe pse pak duhet ta shijojme
     
    joetisti_ likes this.
  8. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    dielli me i bukur eshte ai pas nje stuhie.
     
  9. Hope

    Hope dans ton coeur

    Success is not the key to happiness. Happiness is the key to success. If you love what you are doing, you will be successful....!!!
     
    Dreamer and Jamie like this.
  10. hareid

    hareid Papirus rex

    Nuk eshte e thenur qe patjeter duhet te ndodhe dicka e jashtezakonshme qe njeriu te behet lumtur...Ndonjehere lumturia ndodhe me gjera te vogla si psh. bisedat e kendshme me partneren, mikun, personin e panjohur qe te drejtohet ne menyre te sjellshme dhe te kulturuar...
     
  11. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Vetem atehere kur ne cdo cep te jetes tende te kthesh koken te kesh vetem BUZEQESHJE e QETESI ne zemer....:)
     
    Balahk, Hope, joetisti_ and 1 other person like this.
  12. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Kur te besh paqe me veten ...
     
    joetisti_ likes this.
  13. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Kur ajo te thote: "hera e fundit qe po shkoj me nje tjeter"
     
  14. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    I lumtur eshte ideale ... ka te momentit por te perhershme sma ha mendja se ka
     
  15. SNAP

    SNAP Papirus rex

    Ska lumturi te perhershme ne jeten tona, kjo dihet. Lumturin e kemi te perkohshme, disa me shum disa me pak.
    Aq sa Lumturi na dhuron jeta, dhe kjo varet si e ndertojme jeten tone duhet ta shijojme.
     
    Last edited: 5 Jun 2015
    Solaris likes this.
  16. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    kur te japin shkas
     
  17. Diablos

    Diablos Primus registratum

    Lumturia është një ndjenjë ose gjendje kënaqësie, gëzimi i madh që përjetohet nga njeriu.

    Njeriu që nga krijimi i tij kërkon këtë gjendje mirëqenie. Lumturia është ajo tërësi ndjenjash e emocionesh të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim në një çast pak a shumë të gjatë në jetën toni.

    Tani kur themi se lumturia është diçka që na mungon, ç’ndodh kur e kemi atë që na mungonte e na bënte jo të lumtur? Atë që nuk e patëm tani e kemi dhe tanimë lumturia që kërkonim e posedojmë, nuk na mungon por nuk jemi akoma plotësisht të lumtur se në të njëjtin moment paraqitet dëshira për diçka tjetër që tani ia ndiejmë mungesën. Gjithënjë themi : » Ah sikur…. », « Sa i lumtur do të isha… » çdo herë zbulojmë se aty nuk është akoma ajo lumturi që dëshironim dhe, nisje nga fillimi. Nga kjo si përfundim nxjerim se Lumturia është dëshirë pozitive dhe meriton të dëshirohet. Ja se si e spjegon Schopenhaueri këtë : « Jeta luhatet si lavjerësi, nga e majta në të djathtë, mes vuajtjes dhe kokëçarjes .»

    Lumturia është gjithashtu një diçka që e dëshirojmë për çdo herë. Shtrohet pyetja tani , si e tillë a është e qëndrueshme në kohëzgjatje apo e tanipërtanishme? Pasiqë e dëshirojmë përgjithëmonë, do të ndaj gjërat – përjetimet që kanë vlera të gjata kohore si besnikëria, martesa, puna që duam dhe që është stabile, mirëqenia shëndetësore e familjes e sidomos të më të afërmit. Me një fjalë, siguria e shumanëshme e permanente krijon gjendje qetësije dhe pushim shpirtëror, që mundëson fushë të gjërë të plotësimit të kënaqsive kohëshkurta dhe kështu ndërtohen kushtet primare për një jetë të mbushur me lumtur i që i jep asaj ndjenjën e vlerës së konstante.

    Nëse themi se lumturia është qëllimi më i dëshiruar i njeriut për sot dhe për mot, pra, për këtë jetë dhe për jetën në botën e amshuar, atëherë konstatojmë se njeriu pa përjashtim, dëshiron lumturinë dhe në brendi të tij shëndrohet në të uritur të përjetshëm, së paku në psiqikën e tij dhe gjithmonë shpreson të prekë fatlumsinë që aq shum i mungon. Në këtë vrap, do të kaplojmë edhe dëshirën dhe detyrën morale për ti bërë edhe të tjerët të lumtur. Nënkuptohet, kjo dëshirë dallon nga cilësia e subjektit dhe nga shkalla e ndjenjës së dashurisë për tjetrin. Kur dikend e duam më tepër , jemi në gjendje të bëjmë çmos për ta bër të lumtur dhe kështu e bëjmë të lumtur edhe vetvehten…

    Trajtuam disa nga kushtet të karakterit më tepër fizik, moral dhe etik të lumturisë. Të them tani se ajo është në masë të madhe pjesë e imagjinatës së njeriut. Ajo është koshiencë e njeriut që hulumton, që kërkon, të mirën dhe poqese arrijmë në një çiltësi psiqike, imagjinata e ynë nuk do të na luaj dredhi, së paku nuk do të na dredhoj shpesh që do të thot se për të qenë i lumtur nevojitet një imagjinatë e shëndoshë se ajo është sunduesja e tmerreve dhe fatlumsive në psiqikën e njeriut. Dhe si përfundim do të them se krejt çka të bëjmë në jetë anon nga një qëllim i qartë që e quajmë lumturi. Dëshirë, kënaqsi dhe plotësim nevojash pa dallim. Kam kujdesin të përmend se lumturia është kuptim abstarakt dhe personal por që në vehte përbën një mori vlerash madhore nga të cilat shërbehemi për të krijuar mirësinë tanë. Nisem nga shëndeti, familja, dashuria, miqët, puna, fitimi, siguria, mirënjohja. Pra çdo përparsi qoftë materiale, shoqërore e shpirtërore, ka rolin e vet të rëndësishëm në ndërtimin e lumturisë.
     
  18. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    S'u lodhe qe e bere copy -paste lol

    I kishe rene me shkurt me nje mendim tendin dhe i vinim pike temes :p
    lumturia eshte nje fraksion momenti qe e kuptojme se ka ndodhur ne nje kohe tjeter...
    eshte si te thuash ate shprehjen -ishim mire kur ishim keq!
     
    joetisti_ and Balahk like this.
  19. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    kur te duam
     
  20. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Kur te na vij,deren hapur e ka :)
     

Shpërndajeni këtë faqe