Kuriozitete Shkencore

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga harap, 4 Nov 2002.

  1. ismaili

    ismaili Primus registratum

    Re: Kuriozitete Shkencore

    kur i jep makines me shpejtesin e duhur, ate qe tregon tabela kursen $5 pe sabrator.
     
  2. policia

    policia Forumium maestatis

    Re: Kuriozitete Shkencore

    kjo ishte shkencore apo policore/! ...
     
  3. ismaili

    ismaili Primus registratum

    Re: Kuriozitete Shkencore

    Police juve ja u pagun governmenti benzinen kursse poplli shkrett po vuan shum se o rrit benzina, ca kan len makinen e kan marr bicikleten.
     
  4. policia

    policia Forumium maestatis

    Re: Kuriozitete Shkencore

    nuk me paguan asgje shteti per makinen time, aty ne rradhe te benzina si gjithe te tjeret...
     
  5. RaRe

    RaRe Primus registratum

    Re: Kuriozitete Shkencore

    Pilula e re e kënaqësisë tashmë është ngjyrë portokalli
    Është hedhur në treg në 19 maj 2003. Është ilaçi më i ri kundër impotencës së burrave. Premton rezultate më të mira dhe më pak efekte anësore se sa pilula blu.
    Nuk është më blu por ngjyrë portokalli pilula që bën të mundur shndërrimin e burrave në "matadorë të shtratit". Një ëndërr, ka bërë që industria farmaceutike të shpenzojë një shifër rreth 500 milionë euro për të realizuar një pilulë të re që do të kushtojë më pak dhe do të funksionojë më mirë. Pilula e re është quajtur "Vardenafil". "Në fund të fundit- janë shprehur specialistët- mirëqenia seksuale tek burrat në të shumtën e rasteve çon në mirëqenien e përgjithshme shëndetësore të tyre". Sot mjekohen me këto lloj medikamentesh vetëm 20-25% e burrave që kanë me të vërtetë nevojë. Çdo paketim i pilulës së re do të kushtojë rreth 40 euro ndërkohë që një pako përmban 4 pilula. Në çdo rast ilaçi nuk mund të merret pa një recetë mjeksore.
    Disa ligje jo te zakonshme ne USA:
     
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kuriozitete Shkencore

    Disa nga lexuesve mund t'ju kujtohen diskutime ne tema te ndryshme ketu ne forum lidhur me njohurite perhere ne rritje ne biologji dhe gjenetike. Disa nga keto diskutime kane qene dhe per mundesite dhe aftesite per te projektuar sipas deshires organizmat, ndonese te tere biem dakord qe keto diskutime hynin komplet ne diapazonin e spekullimeve.

    Por nuk eshte me e drejte qe te quhen spekullime. Hapat e pare te inxhinierise gjenetike tashme kane dale nga laboratoret e specializuar dhe kane filluar te behen nje hobby me te cilin njerezit merren dhe ne shtepite e tyre. Duke perdorur vetem pajisje laboratorike shtepiake si dhe njohuri te marra nga burime online neper internet, keta njerez po perpiqen te krijojne ne menyren e tyre forma te reja jete nepermjet inxhinierise gjenetike.

    Lexoni artikullin e plote per me shume:

    http://news.yahoo.com/s/ap/20081225/ap_on_sc/do_it_yourself_dna
     
  7. jimmy84

    jimmy84 Primus registratum

    Re: Kuriozitete Shkencore

    Ej prandaj me fusin friken mua ata filmat me Xmen-a. Kur bejne ne garazhe makinash apo anekse kuzhinash eksperimente te tilla dhe kot per hobi, perfytyroni pak laboratoret e sofistikuar cfare mund te nxjerrin per perfitime te ndonjerit psh. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
    Le pastaj kush degjoj per "njeriun biomekanik".
    Jo po talluni pastaj me filmin "Robokopi". /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
     
  8. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kuriozitete Shkencore

    Fosil oktapodi 95 milion vjecar

    [​IMG]

    Jane zbuluar 5 fosile te plote oktapodesh mosha e te cileve eshte afro 95 milion vjet (Per krahasim, dinosauret u shfaqen rreth 230 milion vjet me pare dhe u zhduken rreth 65 milion vjet me pare). Keto fosile u zbuluan ne Liban dhe sipas fjaleve te studiuesve, ajo qe eshte e habitshme eshte se sa te ngjashme jane keto kafshe antike me homologet e tyre qe jetojne sot.

    Zbulimi i ketyre fosileve eshte jashtezakonisht i rendesishem dhe domethenes per paleontologjine dhe shkencat evolutive.
     
  9. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kuriozitete Shkencore

    Eshte zbuluar nje fosil me nje moshe prej afro 47 milion vjetesh i nje primati antik. Specia eshte quajtur "Darwinius Massillae" dhe hedh drite ne nje zone shume te rendesishme persa i perket evolucionit. Ky zbulim eshte bere publik dhe ne menyre zyrtare
    ( http://scienceblogs.com/pharyngula/2009/05/darwinius_masillae.php )
    dhe eshte nje zbulim shume interesant. Eshte gjetur fillimisht dy vjet me pare dhe ne fakt kjo specie nuk eshte paraardhes direkt i majmuneve dhe njerezve, por jep nje informacion shume te detajuar se si do te kete qene nje paraardhes i tille.

    [​IMG]

    Specimeni i gjetur eshte nje femer dhe e kane quajtur Ida. Eshte e ruajtur ne nje gjendje te shkelqyer, deri ne piken qe ne stomakun e saj kishte mbeturina te fosilizuara gjethesh dhe frutash. Analiza e metejshme e fosilit ka treguar qe ben pjese ne familjen e haplorineve. Primatet ndahen ne dy grupe te medha: strepsirinet ku bejne pjese lemuret dhe loriset; si dhe haplorinet, ku bejne pjese majmunet dhe ne njerezit. Anatomia e Ides e vendos ate ne grupin e haplorineve, por ne te njejten kohe eshte e dukshme qe eshte nje version primitiv i haplorineve. Kjo eshte nje kafshe e nje periudhe kohe menjehere pas nje ndarje masive te primateve ne historine e tyre evolutive.

    Me duket pak e bezdisshme qe ky zbulim eshte duke u trumbetuar si "Pjesa qe mungonte ne evolucionin e njeriut". Eshte shume e vertete qe eshte nje pjese qe mungonte ne kete gje, por te tilla jane te tera fosilet e gjetura edhe me perpara, jane te tera pjese te nje mozaiku te madh i cili plotesohet perhere e me shume me kalimin e kohes dhe pas cdo zbulimi te ri. Nuk ka nje organizem te vetem qe te mund te quhet "organizmi ndermjetes" sepse ndryshimet jane te perhershme, graduale, te pandalshme. Ideja e nje "organizmi ndermjetes" ushqen bindjen e gabuar qe ka nje ndarje me thike midis organizmave te vjeter dhe organizmave moderrne. Nje gje e tille nuk ekziston. Ekziston vetem ndryshimi gradual i nje popullate te tere e cila me kalimin e kohes mund te ndahet dhe te degezohet. Ne rastin e Ides, kemi te bejme me nje organizem 47 milion vjet me pare. Ajo eshte nje organizem ndermjetes jo vetem ne evolucionin e njeriut, por edhe te shimpanzese psh, ose i majmunit Makaka psh. Domethenia e ketij fosili eshte shume here me e gjere sesa lidhja e saj shume e ngushte me linjen specifike te njeriut. Por ne asnje menyre nuk mund te hidhet poshte fakti qe vertet Ida eshte nje zbulim qe mbeshtet ne menyre themelore teorine e evolucionit. Ajo eshte unike si nje perfaqesuese e nje specie te re, por nuk mund te quhet unike ne perfaqesine e saj lidhur me kompleksitetin e historise se jetes ne Toke.

    Per me shume detaje dhe per ata qe jane te interesuar nga ana shkencore per kete gje, mund te lexoni: http://www.plosone.org/article/info:doi/10.1371/journal.pone.0005723

    Shtese

    Deri tashti, debatet ne qarqet shkencore e vendosin "Idan" ne pozicionin e treguar ne figure, ne pemen evolutive.

    [​IMG]
     
  10. House M.D

    House M.D Primus registratum

    Re: Kuriozitete Shkencore

    Ne trupin e njeriut ka rreth 500mije muskuj sipas teorise Liesnkov.
    Kocka me levizshmerine me te madhe eshte mandibula (nofulla e poshtme) ne 3 akse levizjeje
    antero-posterior,bilateral,rotacion....
     
  11. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kuriozitete Shkencore

    E qeshura nuk eshte nje karakteristike vetem e njeriut, . Nese gudulisim nje majmun bebe, do te qeshe ne menyre identike sic qesh nje femije i vogel njeriu. Nga nje studim i koheve te fundit eshte nxjerre perfundim se e qeshura eshte nje aftesi evolutive e fituar nga paraardhesit tane ne nje periudhe prej 10 deri 16 milion vjet me pare.

    [​IMG]

    Lexoni lajmin ketu .
     
  12. House M.D

    House M.D Primus registratum

    Re: Kuriozitete Shkencore

    si parrudha e famshme komuniste
    kush e beri majmunin njeri????
    PUNAAAAA /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
     
  13. vedat

    vedat Primus registratum

    Re: Kuriozitete Shkencore

    a e dini qe viti ka : 365 dit 48 ore 46 sekonda 42 min
     
  14. niky

    niky Primus registratum

    Re: Kuriozitete Shkencore

    nje korigjim te vogel,veza nuk leviz,vetem spermatozoidi leviz.
     
  15. niky

    niky Primus registratum

    Re: Kuriozitete Shkencore

    –peshku I kuq ka nje memorie vetem prej 3 sek
    –zemra e iriqit rreh 300/min
    –orgazma e nje derri zgjat 30 min
    –delfinet flene me nje sy hapur
     
  16. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kuriozitete !!!

    Keto dite jane bere 5 vjet qe kur ne Toke u regjistrua nje ngjarje vertet me permasa kozmike.

    Ne 27 Dhjetor 2004 eshte regjistruar nje furtune kozmike, prej rrezatimesh gama dhe X. Prej saj, shumica e sateliteve u 'shurdhuan' dhe 'verbuan', nje pjese e madhe e atmosferes, ne zonen e siperme, u jonizua komplet. Arsyeaj e kesaj ngjarje ishte nje super 'shkendije' (nese mund ta quajme shkendije) nga nje yll 50000 vite-drite larg, ylli SGR 1806-20.
    'Shkendija' ne fjale zgjati vetem 200 milisekonda, por energjia qe u clirua gjate atyre 200 milisekondave eshte e barabarte me tere energjine e cliruar nga Dielli yne gjate 250 000 vjeteve !!

    Distanca dhe pozicioni relativ ne galaktike i Diellit dhe SGR 1806-20 eshte treguar ne kete figure.

    [​IMG]

    Ylli ne fjale eshte nje <span style="font-style: italic">magnetar</span> (yll me fushe shume te forte magnetike), ne dukje shume i vogel, diameter rreth 20km, por me nje mase sa dyfishi i mases se Diellit tone. Kjo do te thote se nje cm kub ka mase prej 100 milion tonelatash!

    Ajo qe eshte regjistruar ne Toke ne Dhjetor te 2004 ka qene vala goditese e shperthimit te kesaj 'shkendije' ne momentin qe ka mberritur ne Toke.

    Nese SGR 1806-20 do te ishte jo aq larg, por ne gjysem distance, pasojat ne Toke do te kishin qene katastrofale. Nga modelet e simuluara rezulton se atmosfera e Tokes do te ishte shperndare neper hapesire ne nje menyre identike sic shperbehet dandelioni kur fryne ere dhe viti 2004 do te kishte qene viti i fundit i cdo lloj organizmi te gjalle shumeqelizor qe nuk jeton ne uje, bimor apo shtazor.

    [​IMG]
    <span style="font-style: italic">Dandelioni</span>
     
  17. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kuriozitete !!!

    [​IMG] ____ [​IMG]

    Ne kete artikull flitet per nje te vertete qe per shume vite me rradhe eshte folur vetem nga nje pakice, duke u quajtur nga shumica &quot;propagande shkaterruese&quot;. Kujdesi i nje centrali nuklear eshte me kosto shume te madhe dhe kosto shume te madhe ka dhe izolimi dhe perpunimi i mbetjeve nukleare. Artikulli permend evidentimin e 15 rasteve (te mohuara fillmisht) rrjedhjesh radiokative ne USA, gjate periudhes Mars 2009 - Prill 2010, (cituar: <span style="font-style: italic">There is evidence of 15 radioactive leaks from March 2009 through April 16, 2010 from buried pipe systems at 13 different reactor sites.</span>) si dhe per te pakten 102 raste te dokumentuara rjedhjesh radioaktive ne vazhdimesi qe nga 1963 e deri ne 2009. Nuk eshte pak te kesh reaktore qe per 45 vjet kane patur rrjedhje ne menyre te panderprere ose qe shumicen e kohes se punes kane rrjedhje neper sistemet e shkarkimit. (Homer Simpson, you're my hero)

    Pata pare para pak kohesh dhe nje shkrim tjeter qe fliste per dokumentimin e mungeses se kujdesit per mbushjet e rraketave berthamore te prodhuara ne vitet '60 por te cilin nuk e kam dsiponibel. Ai ishte vertet shume shume alarmues. Nese e gjej perseri do e sjell ketu nje here tjeter.
     
  18. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Kuriozitete !!!

    Robotët e seksit.


    Ndoshta është më shumë se një kuriozitet. Po, nëse e vlerësojmë si arritje tekonolgjike.
    Retrospektivë.
    Njerëzimi gjithmonë ka dashur të gjejë rrugë të ndryshme për të plotësuar e kënaqur dëshirat seksuale, veçanërisht qëkurse diçka e tillë u “privatizua” nga femrat, u shndërua në armë, mjet dhe mënyrë të jetuari. Nga ana figurative zgjidhja ka qenë më e thjeshtë dhe shpesh organin seksual të femrës e krahasojmë me domate, (Shqipëri), patate, (Itali) e ndoshta në vende të ndryshme edhe një “zarzavat” i ndonjë lloji të panjohur por që gjithaq shpreh të njëjtën përmbajtje. Ndërsa dihet për organin mashkullor kemi që nga preshi, kastraveci e deri te banania. Fantazia ka bërë vend edhe në këtë lëmë nëse kemi parasysh vargjet që shpesh shoqërohen me një melodi anonime, si përshembull xinge rringe: Plaka ik e plaku ndiq/ Na moj plakë nja dy fiq/ Nja dy fiq e një sallatë/ Që t’i hash sonte për darkë... xinge rringe xinge rringe...
    Por le të kthehemi në kohët moderne, të sotmet. Teknologjia ka krijuar dhe po krijon seksmakina. Nuk bëhet më fjalë për vagina në kuti, apo penis në çantë, flitet për robotë të vërtetë që luajnë rolin e partnerit thuajse në mënyrë të përsosur e mbi të gjitha pa u ankuar. Makina që dhurojnë kënaqësi.
    Tashmë shiten androidë meshkuj dhe femra me lëkurë silikoni (lëndë e përdorur në masë nga femrat kur zmadhojnë përmasat sferike të gjinjve edhe pse ka pasur ndonjë rast kur gjatë ngritjes së avionit një femre i shpërtheu gjoksi), pra, silikono garanton një butësi të lëkurës që e bën kaq të ngjashme me atë të njeriut. Këta androidë janë në gjendje të flasin lëvizin madje edhe të eksitohen.
    Në SHBA prej vitesh janë në shitje “Real dolls”, për 7 mijë dollarë një, por kush dëshiron një harem dhe me tipare të ndryshme bëhen sipas porosisë. Janë si të thuash “pa shpirt” ndaj vështirë se të lejojnë ndonjë thagmë.
    Sidoqoftë një mekanik aerodinamik nga Nurembergu, Michael Harriman, ka ndërtuar zejtarisht një vajzë që quhet Andy, e lartë 159cm, e që peshon 38kg. Çmimi i një Andy 5300 euro. Kjo Afërditë sintetike ka një zemër artificiale që i nxit rrahjet gjatë marrdhënieve seksuale, ka një radiator që ngre temperaturën dhe që e ndihmon të shtiret sikur është eksituar, një folës të lidhur me zemrën që nxjerr ofshama, afshe e gulçima dhe një mekanizëm që e ndihmon të bëjë lëvizje të ndryshme të karakterit seksual gjatë marrdhënieve, e mbi të gjitha Andy përqafon dhe ka një paisje të posaçme që simulon sekrecione vaginale, dmth orgazmën. Të gjitha këto mekanizma janë në brendësi, afërmenç.
    Robotika japoneze realizon sipas porosisë androidë të ngjashëm me persona të vërtetë, psh, me artiste apo personazhë të famshëm. Ta zemë Sandra Bullock? (duket se është e papërmbajtur dhe pa paragjykime, sipas skandalit seksual të kohëve të fundit që përfshiu atë dhe të shoqin, sidoqoftë e bëjnë diçka joshëse) Laboratori japonez të realizon një femër si ajo, me të gjitha detajet e mundëshme(natyrisht nuk i kanë numëruar qimet e b(p)ubit, por sidoqoftë nuk ka asnjë ndryshim dhe t’i mund të shtrihesh çdo natë në krevat e të bësh çfarë dëshiron.
    Sipas shkencëtarit Henrik Christensen, docent i robotikës në Universitetin e Stokholmit, brenda disa vitesh njerzit do të fillojnë të bëjnë seks në masë me Sexy Robot, duke zgjedhur midis makinave të seksit ato me karakteristika fizike që të pëlqejnë.
    Të tjerë parashikojnë një përhapje kaq të gjerë sa nuk do të flitet më për kukulla që fryhen apo vibratorë elektrikë e më e keqja është se do të mbeten pa punë prostitutat e gigolò –të.

    * * *

    Vetëm të dhënat faktike janë marrë nga shënimet e librit me titull: “Para, seks dhe ndjenja”, titulli në origjinal “Soldi, sesso e sentimenti”, fq 209, autor Giacomo Dacquino. Botimet ‘Mondadori’. Shtrirja e shkrimit më përket mua.
     
  19. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Kuriozitete !!!

    Ne kete artikull te BBC jane paraqitur disa rezultate nga nje studim i bere tashti se fundi ne zonen e Cernobilit.

    [​IMG]

    Ne permasa te vogla dhe shtrirje kohore te shkurtra, dihet tashme efekti qe ka radioaktiviteti ne organizmat e gjalle; rrezatimi shkaterron lidhjet proteinike duke sjelle 'vdekjen' e qelizave dhe nese eshte me intensitet te larte shkakton edhe djegie duke influencuar kimikisht reaksionet biologjike.

    Por ne shkalle afatgjate, ky studim ka hedhur drite pertej thjesht perfundimeve teorike me ane te shkallezimit te problematikes. Ne kete rast, studimi nuk ka bere gje tjeter vecse ka mbledhur statistika per biodiversitetin e tere zones se Cernobilit. Ne keto statistika jane perfshire insekte, amfibe, zvaranike, zogj dhe gjitare.

    Me kalimin e kohes eshte verejtur nje tendence drejt uljes se biodiversitetit ne ate zone. Te dhenat jane koreluar paralelisht me te dhena te mbledhura gjate te njejtes kohe neper zona te tjera te ngjashme por te pa ndotura. Kjo gje ndodh si nje zinxhir, jo te tere organizmat jane ne gjendje te 'ndiejne' radioaktivitetin ne te njejten shkalle. Por varesia e ndersjelle e tyre me njeri tjetrin do te coje heret apo vone ne nje 'boshatisje' te jetes biologjike te zones se infektuar. Sipas studimit, zogjte jane nder gjallesat qe ndikohen me shume nga radioaktiviteti dhe kjo gje eshte reflektuar ne nje ulje te ndjeshme te shtegtimeve te zogjve ne ate zone.
     
  20. mirela

    mirela Guest

     

Shpërndajeni këtë faqe