Kuriozitete Shkencore

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga harap, 4 Nov 2002.

  1. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Nervi optik i syrit përbëhet nga 500 mijë fije, të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës arrijnë gjatësinë prej 60 kilometrash.
     
    Enea Xhani likes this.
  2. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    A eshte e vertete kjo: " grimcat e hekurit të gjetura në Hënë dhe të sjella në Tokë kanë një veti të veçantë, ato nuk ndryshken" ?
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Mendoj qe nuk eshte e vertete. Ndoshta ngaterrohet me faktin qe ne Hene hekuri nuk ndryshket sepse s'ka oksigjen. (Jo vetem hekuri por cdo reaksion oksidues, psh molla e prere nuk nxihet. Ndryshkja eshte oksidimi i hekurit). Por ne Toke, po qe se flitet per hekur, ndryshket.
     
    kokona and Hank like this.
  4. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Qe nga 2004, eshte shfrytezuar sonda "Casini" per te studiuar dhe per te marre informacion shume te zgjeruar per Saturnin dhe henat e shumta te tij.
    Foto spektakolare si kjo ketu, qe eshte casti i nje eklipsi te plote te Diellit e pare nga ana e erret e Saturnit (Total eclipse of the Sun seen from the dark side of Saturn).

    [​IMG]

    Pervec kesaj, me fotot e shumta qe ka nisur Casini gjate ketyre viteve, eshte ri-krijuar nje "film", nje udhetim 'i pershpejtuar' i Casini drejt dhe afer Saturnit.

    Nuk jane rikrijime me kompjuter! Nuk behet fjale per art grafik dhe fantazi artistike! Gjithcka e paraqitur eshte fotografuar eshte paraqitur realiteti i pamjes se Saturnit ne te tere madheshtine e vet.

    Videon e gjeni ketu:
    http://vimeo.com/11386048
     
    dahlia and eklipsi like this.
  5. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Profesioni me i vjeter me bote, eshte vertet profesioni me i vjeter ne bote!

    Reth 10 vjet me pare, disa studiues ne unversitetin Yale u moren me studimin e majmuneve, ne menyre specifike studionin majmunet te cileve ju mesonin te perdornin konceptin e parave, objekteve me vlere si nje mjet per te shkembyer te mira materiale. Majmuneve ju mesua se si te perdorinin monedhat ne shkembim te frutave dhe ushqimeve te ndryshme qe ju nevojiteshin. Ne menyre te habitshme, u vu re se majmunet midis njeri tjetrit filluan te perdorin monedhat ne shkembim te favoreve te ndryshme: pastrim parazitesh, alanca neper konflikte. Menjehere pas ketyre, u vu re se femrat filluan te prostituoheshin kundrejt meshkujve, ne shkembim te monedhave dhe menjehere pas seksit i perdornin monedhat per te blere ushqime dhe favore per veten.
     
    Al-Punk likes this.
  6. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Me verte i habitur! Nuk mendoja qe dikush mund ta provonte kete gje! Tregon sa te dobet jane meshkujt :)
     
  7. dahlia

    dahlia Grupi i të çmëndurve!

    ....dhe sa te zgjuara femrat!:)
     
  8. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Sot eshte dhene lajmi per zbulimin e nje therrmije te re elementare te pavezhguar me pare.

    Lajmi vjen nga Fermilab dhe flitet per therrmijen Xi-sub-b. Kjo therrmije eshte pjese e nje grupi therrmijash qe quhen barione dhe perbehen nga tre kuarke. Vlen te permendet se shume nga ne jemi familiare me dy barione te mirenjohur, protoni dhe neutroni. Xi-sub-b eshte rreth 6 here me i rende sesa neutroni apo protoni, te cilet jane therrmijat perberese te berthamave te atomeve.
    Prezenca e Xi-Sub-b ka kohe qe eshte parashikuar nga teoria e fizikes kuantike sipas Modelit Standard, por eshte hera e pare qe u vezhgua ne natyre. Ne Fermilab me pare jane zbuluar dhe barione te tjera sic jane Sigma-sub-b, Xi-b-minus dhe Omega-sub-b.

    http://www.sciencedaily.com/releases/2011/07/110720162045.htm
    http://www.livescience.com/15151-subatomic-particle.html
    http://www.symmetrymagazine.org/bre...nt-discovers-a-heavy-relative-of-the-neutron/
     
    Al-Punk likes this.
  9. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Sigurisht nuk dinit se:

    -nje krokodil nuk mund te nxjerre gjuhen jashte
    -zemra e nje karkaleci deti eshte ne zemer
    -derrat nuk munden fizikisht te shohin qiellin
    -kuajt nuk mund te vjellin
     
  10. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    70 përqind e të gjithë organizmave në tokë janë Bakterje.
     
  11. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    çdo vitë Dielli humbë 360.milion tonë të materjes së tijë.
     
    scadarsko likes this.
  12. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    Dallgët e Oqeanit mund të udhëtojn me një shpejtësi të Aeoroplanit Jambo Jet..
     
  13. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    Kafsha me Trurin me të madhë,në krahasim me trupin e saj është Milingona.
     
  14. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    Në çdo vit në SHBA,Drerët vrasin më shumë njerëz se çdo kafshë tjetër.
     
  15. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    Lopët mund të dëgjojnë frekuenca më të ulta dhe më të larta nga ato që njerëzit mund të dëgjojnë.
     
  16. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    Tingulli që bëjnë Ujvarat e Viktoria-s dëgjohen në një distancë prej 64.kilometra
     
  17. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    Përpara vitit 1800.nuk ekzistonin jkëpucë të ndryshme për këmbën e majt dhe të djathtën por ishin të njejta të dyjat.
     
  18. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ne trupin e njeriut, ka 10 here me teper qeliza bakteriale sesa qeliza te vete trupit te njeriut. Ose ndryshe, ne cdo 11 qeliza, 10 jane bakterie dhe vetem nje eshte qelize e trupit.
     
    scadarsko likes this.
  19. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Zbulimi i një diamanti - Planeti ynë mban në thellësi masa gjigante uji
    Në një diamant nga Brazili shkencëtarët kanadezë kanë zbuluar një mineral të pazakontë: Ringwoodit. Ky mineral provon, se në thellësi të planetit tonë ekzistojnë rezervuare gjigante uji.

    [​IMG]
    Në thellësi të Tokës është akumuluar sasi e madhe uji. E jo pak, por është fjala për aq ujë sa kanë të gjithë oqeanet e botës së bashku. Kjo masë uji ndodhet në thellësinë rreth 500 kilometra nën sipërfaqen e Tokës. Kjo është një zonë që gjeologët e quajnë kalimi nga korja e sipërme tek korja e poshtme e Tokës. Kuptohet që është shumë e vështirë që të arrihet deri në këtë thellësi. Pra si kanë mundur ta realizojnë këtë zbulim shkencëtarët kanadezë të Universitetit Alberta dhe si janë ata kaq të sigurtë për këto masa uji? "Prej kohësh hamendësohej për një gjë të tillë", thotë gjeologu nga Bayreuth-i Hans Keppler në intervistë për DW, "ndërsa tani kemi provën". Për herë të parë tani është gjetur në sipërfaqen e Tokës Ringwoodit, një mineral hidrofil.

    Deri më sot studieusit mund ta kompozonin këtë mineral vetëm në laborator, ose ai gjendet edhe tek meteoritët nga hapësira, por asnjëherë ai nuk është gjetur në Tokë. Arsyeja është se Ringwoodit krijohet vetëm nën rrethana presioni ekstrem, siç ekziston p.sh. në zonën midis dy koreve të Tokës.

    Sapo ulet presioni - p.sh. në rast se minerali çlirohet duke u hedhur në tokë gjatë shpërthimit të një vullkanit ai shndërrohet në një mineral të rëndomtë që nuk bie në sy. "Nëse do të ndodhte kështu, atëherë ky mineral as që do të binte në sy", mendon Keppler. Por një rastësi fatlume ka bërë që - me shumë gjasa gjatë një erupsioni të jashtëzakonishëm të shpërthimit të një vullkani përpara rreth 100 milionë vjetësh - minerali i mbështjellë në një diamant të fortë - me shpëjtësi marramendëse dhe brenda pak orësh - ka dalë në sipërfaqen e Tokës dhe është ruajtur në këtë formë.

    Diamant i dyshimtë

    Diamanti ra në sy, sepse nuk ishte i pastër siç duhet dhe për këtë arsye nuk ishte i përshtatshëm për bizhuteri. Në të ishin përfshirë lëndë në ngjyrë të gjelbër, thotë Keppler, "dhe copa të tilla që bien në sy u jepen shkencëtarëve për t'i studiuar". Por kjo ishte gjetja e duhur, "një sensasion i vogël" dhe një dëshmi, që në thellësinë e Tokës ka ujë, nënvizon gjeologu nga Universiteti i Bayreuth-it. "Ne kemi mundur të provojmë përpara 20 vjetësh në labortaror, se Ringwoodit mund të mbajë shumë ujë." Ndaj tani mund të mendohet, që në zonën midis koreve të Tokës është akumuluar shumë ujë.

    A mund të përdoret uji atje poshtë? Për fat të keq jo, mendon Hans Keppler. "Këtë ujë ne nuk do ta nxjerrim asnjëherë. Sepse nxjerrja e tij kërkon shpime në thellësi. Shpimet që mund të realizohen me teknikën më moderne sot arrijnë një thellësi deri në rreth 10 kilometra." Në aspektin ekonomik pra rezervuaret e ujit në thellësinë e Tokës nuk kanë domethënie - të paktën tani për tani. Por afatgjatë ne përfitojmë nga Toka. Sepse uji në thellësinë e planetit tonë është në shkëmbim të vazhdueshëm me oqeanet, siguron Keppler, duke shtuar, se këto procese zhvillohen "në periudha të gjata gjeologjike", që mund të jenë disa miliona vjet.
     
  20. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Mbiemriivajzërisë së nënëssë AstronautitBuzzAldrin, pilotittë Apollo 11, që ishteastronautiidytë iciliishte idytiqë shkelikëmbënetijnë Hënë pasNeilArmstrongut, ishteMoon (Hënë).

    ·Verduramë elashtë enjohur është bizelja.

    ·Që të arrijë dikushtë shohë Ylberin, duhetmë parë tikthejë shpinënDiellit.

    ·Kafshëtmishngrënësenukhanë kurrë një kafshë ecila është goditurngarrufeja.

    ·Iguanat mund të vetëvriten.

    ·Nga e gjithë bota, Skocia ka numrin më të madh të lindjeve te flokëkuqëve.

    ·Një çerpik jeton rreth 5 muaj.

    ·Uji që pimëka një moshë rreth 3 miliardë vjeçare.

    ·Gjithçka peshon 1% më pak në ekuador.

    ·Milingonat nuk flenë kurrë.

    ·Delet që mbulohen nga orteqet e dëborës, mund të mbijetojnë deri edhe 2 javë.

    ·Luleshtrydhet i përkasin familjes së trëndafilave.

    ·Asnjeri nuk e di se ku është varrosur Moxarti.

    ·Eskimezët përdorin frigoriferë për të mbrojtur ushqimin e tyre nga ngrica.

    ·Birmingami në Mbretërinë e Bashkuar ka një rrjet kanalesh 35 kilometra më të gjatë se Venecia.

    ·Meksika dikur kishte 3 Presidentë në një ditë.

    ·Kompania Coca Cola ka konsumimin më të madh të Vaniljesnë të gjithë botën.

    ·Miliona pemë mbillen rastësisht nga ketrat që më vonëharrojnë se ku i kanë vënë.

    ·9 nga 10 organizmate gjallë jetojnë në Oqean.

    ·Buzëkuqi përmban luspa peshqish.

    ·Kikirikët janë një nga përbërsit e dinamitit.

    ·Lopët nxjerrin më shumë qumësht kur dëgjojnë muzikë.

    ·Majdanoziështëerëzaqëpërdoretmëshumënëtëgjithëbotën.

    ·NëOqeaneekiston200 herëmëtepërflori , ngaaiqëështënxjerrë nga territori tokësor.

    ·FjalaWar (luftë) në gjuhën sanskrite do të thotë ‘’Dëshirë për më shumë lopë’’.

    ·Orkestra kombëtare e Monakos është më e madhe në numërse sa ushtria e tij.

    ·70 % e të gjitha organizmave të gjallë në Tokë janëBakterie.

    ·Çdovit, Diellihumb 360 milionëtonë.

    ·Në Kinë , nusja vishet me të kuqe.

    ·Shpërndarësi më i madh i lodrave në Amerikë janë McDonalds-at.

    ·M&M u krijuan që ushtarët të mund të hanin çokollatapajungjiturduart.

    ·Kamilat e vetme të egra në botë ndodhennë Australi

    ·Gjysmapopullsisë se rruzullit tokësorka parë filmin e James Bond.

    ·Vendosja e numrave në shtëpitëe rrugëve të Londrës filloi në vitin 1764 .

    ·Vetëm 4% e foshnjaveka lindur në ditën që gjinekologu kishte përcaktuar.

    ·Organet gjenitale të kërminjve ndodhennë kokate tyre.

    ·90% e femrave që ecin brenda një qëndre tregtare, kthehen nga e djathta . Por asnjeri nuk e di se përse.

    ·Një fëmijë i moshës 4 vjeçare, bënmesatarisht 400 pyetjenë ditë.

    ·Çdovit, numriilindjevenëInditejkalonnumrinetëgjithëpopullsisësëAustralisë.

    ·Një mi mund të rezistojë më shumë pa ujë se sa një kamilë.

    ·Fjala ‘’Himalaja’’ do të thotë ‘’Shtëpia e Dëborës’’.

    ·Në Belgjikë ekziston një muze luleshtrydhesh

    ·Në gjuhën Kineze ekzistonnjë fjalë e përbashkët për Krizën edhe Shansin.

    ·Hera e parë që burrat dhe gratë përdorën wc të ndryshme ishtenë vitin 1739, në një ballo në Paris.

    ·Dallgët e Oqeanit mund të udhëtojnë me shpejtësinë e një Aeroplani Jet.

    ·Kafsha me trurin më të madh, në krahasim me trupin e saj është milingona.

    ·I vëllai i John Wilkes Booth (njeriu që vrau Abraham Linkolnin) dikur i kishte shpëtuar jetën djalit të Abraham Linkolnit.

    ·Feja e fisit Todas së Indisë Jugore i ndalon rreptësisht besimtarët e saj të kalojnëçdo lloj ure.

    ·Nëçdo vit në SHBA, drerët vrasin më shumë njerëz se sa çdo lloj kafshe tjetër.

    ·Lopët mund të dëgjojnë frekuenca më të ulta dhe më të larta nga ato që njerëzit mund të dëgjojnë.

    ·Kina përdor çdo vit 45 miliardë chopsitcs (shkopinj që përdoren për të ngrënë)

    ·Tingulli që bëjnë ujëvarat e Victoria dëgjohen në një distancë prej 64 km.

    ·Botohen çdovit, më shumë kartmonedha të lojës Monopoly se sa kortmonedha të vërteta.

    ·Në Egjiptin e lashtë, kur një mace ngordhte, i zoti i saj ishte i detyruar të rruante vetullat e tij në shenjëzie.

    ·Mushkonjatjoshenmëshumëngaaromaeatyreqësapokanëngrënë banane.

    ·Në SHBA ekzistojnë më shumë grupe muzikore me gaide se sanë Skoci.

    ·Përpara vitit 1800, nuk ekzistonin këpucë të ndryshme për të djathtën dhe të majtën.

    ·Kanarinat, në ndryshim me njerëzit, mund të rikrijojnë qelizat e tyre te trurit.

    ·Truri i piktorit të famshëm Vincent Van Gogh u shkatërrua ngahidrogjeni që piu për të luftuar sëmundjen e sifilit.
    ·Një shimpanze mund të mësojë të njohë veten e tij në një pasqyrë por një majmun nuk mundet.
     

Shpërndajeni këtë faqe