Kush ben per shqiptari nuk vdes..

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga iliria e para, 17 Jan 2003.

  1. iliria e para

    iliria e para Primus registratum

    Kush ben per shqiptari nuk vdes..

    Kurre nuk vdes ai qe ben vepra per ndere te kombit.
    te tjeret qe mendojne se bejne per fe e per tjera
    sju mbetet asnje guri mbi toke.

    Rrofte KOMBI SHQIPTAR!
     
  2. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Kush ben per shqiptari nuk vdes..

    Iliria e para, të lumtë!
    Të gjithë duhet të japim sa më shumë për Komb! Kur japim për Komb, japim edhe për të mirën e shpirtit tonë, dhe kontribojm edhe për njerëzimin pjesë e të cilit jemi! Për fat të keq tonin, disa politikanë që po e përdhosin edhe sot atdheun tonë të Shenjtë dhe disa analistë e intelektualë e shpallin veten internacionalistë e kosmopolitë, e nuk lënë gjë pa vjellur kundër Kombit të vet -tonë, duke i shkaktuar vetem dëme. Kurrë nuk mund të jemi internacionalistë pa qenë nacionalistë - pa e dashur e punuar për të mirën e Kombit! Të parët tanë kanë dhënë shumë për Kombin, duke u rezistuar okupimeve rromake, sllave-greke, turke dhe okupimit nga antishqiptarët me emrin komunistë, dhe duke e ruajtur qenësinë Kombëtare-Shqiptare!
    Kemi shumë nevojë për NACIONALIZEM! Jo për shovinizëm, për çka krenohem edhe për atë e për shumë virtyte tjera, që kurrë të parët tonë nuk kanë cënuar liritë e të tjerëve!
     
  3. iliria e para

    iliria e para Primus registratum

    Re: Kush ben per shqiptari nuk vdes..

    Kam frike se ne emer te dikujte ose dickafit por jo te miren e kombit dikush perseri shkatrron edhe me shume kombin.
    Jemi ne pergjithesi komb i varfer materialisht pikerishte per shkak te sundimeve shekullore dhe per kete rinia dhe elita po hikin cdo dite nga trojet tona.
    Kam frike qe do te paraqiten "shpetimtar" si Shen Pali ose Sulltan Murati per te na "shpetur" se ne varferi njeriu verbet ju beson premtimeve.
    Mendoj qe eshte detyra e secilit nga ne te luftojme te gjith te hujet qe duan te na ndihmojne me premtime.
     
  4. roland

    roland Primus registratum

    Re: Kush ben per shqiptari nuk vdes..

    o mistiku
    shqipetaret kane nevoje me shume per patriotisem dhe atdhedashuri sesa nacionalisem. Dhe kujdes kur e perdor termin nacionalisem se po perdoret ne kuptimin e ekstremizmit d.m.th. nacionalisem=ekstremisem. Ky eshte perdorimi qe nacionalismi qe arena nderkombetare po i jep ketij termi.
    c.u.
     
  5. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Kush ben per shqiptari nuk vdes..

    Roli!
    Vërtetë shumë pa të drejt e barazojn nacionalizmin me shovinizmin.
    E kam fjalorin e fjalëve të huaja kroatisht dhe përveç të tjarave në kohët e feudalizmit et, shkruan: nacionalizem = vetëdije kombëtare, me e dashur popullin e vet, me luftuar për të drejtat e tij dhe për pavarësi, dmth. me i shërbye jo vetem popullit të vet por edhe të gjithë popujve tjerë dhe përparimit të përgjithshëm.
    Jam nacionalist, dhe nuk i urrej të tjerët
     
  6. Maria Antoinette

    Maria Antoinette Primus registratum

    Re: Kush ben per shqiptari nuk vdes..

    Eshte e vertete qe te gjithe shqiptaret duhet te jene te vendosur per kombesine e tyre dhe nuk duhet te turperohen qe quhen shqiptar.POr ju lutem te mos i kalojme kufinjte e patriotizmit ne ekstreme te cilat nuk mendoj se jane te pelqyeshme dhe qe ne fund te fundit nuk i sherbejne as shqipetareve dhe as fetareve...
    "Kush ben per shqiptarin nuk vdes"

    KA mundesi te mbetemi ne kufinjt e nje kombetarizmi duke thene qe .
    "Kush ben per Shqiperine ngre emrin e ketij vendi"
     
  7. iliria e para

    iliria e para Primus registratum

    Re: Kush ben per shqiptari nuk vdes..

    Fjales sate SHQIPERINE do ti shtoj SHQIPTARINE.
    Kush ben per keto e them qe nuk vdes.Per kete kemi fakte sa te duam.

    Kurse personit qe perzien nacionalizmin me ekstremizem i them qe eshte gabim.
    Nacionionalizmi seshte ekstremizem.
     
  8. roland

    roland Primus registratum

    Re: Kush ben per shqiptari nuk vdes..

    o mistiku ti e ke mire ne menyre teorike dhe te ndergjegjshme se si ti e kupton nacionalizmin. une po te flas ne shkalle nderkombetare dhe cfare perdorimi ka tani ajo fjale.
    prandaj dhe e bera kete argument.
    per mendimin tim patriotizmi mund ti perfshi ato te cilat ti pretendon, pervec asaj te dashures te se mires te popujve te tjer. eshte pak e egzagjeruar kjo me duket se te them te vertet mua nuk me kercet fare p.sh. per serbet apo greket.
    [​IMG]
     
  9. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Kush ben per shqiptari nuk vdes..

    Roli, as mua, por edhe unë edhe TI i përkasim përveç Kombit edhe njerëzimit! Kur bën vepër të mirë e bën edhe për shpirtin Tënd, edhe për familjen edhe për Kombin, edhe për njerëzimin! Duke bërë vlera të mëdha për Kombin e vet shumë shkencëtarë e artistë kanë kontribuar edhe për njerëzimin.
     
  10. roland

    roland Primus registratum

    Re: Kush ben per shqiptari nuk vdes..

    dakort jam me ty por kombi yt duhet te jete prioriteti, pastaj njerezimi ne pergjithesi. gjithashtu, eshte shume here me elehte te kontribosh per te miren e kombit sesa njerezimit. per mendimin tim gjithkush kontibon per njerezimin as far as they don't commit mass murder. :thumbsup:
     

Shpërndajeni këtë faqe