Kush bien me shpejt ne dashuri vajzat apo djemte?

Diskutime tek 'Dashuria' filluar nga ersjada, 19 Nov 2003.

  1. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Flasim në përgjithësi, se patjetër që ka dhe raste të kundërta. Por varet dhe nga vendi, sistemi dhe kultura.
    Në vendet perëndimore, të ashtuquajtura të emancipuara, femrat nuk dashurojnë. Shohin vetëm interesin, si të jetojnë vetëm, e të jenë të pavaruara.
    Në përgjithësi janë ato që u japin fund lidhjeve... dhe kjo tregon që janë më të lehta dhe dashurojnë më pak.
     
    Last edited: 30 Aug 2017
    joetisti_ likes this.
  2. Andrea_1

    Andrea_1 Forumium praecox

    Ndjenja ska te bej me emancipimin, dhe pse nje femer mund te jete materialiste apo pse do te jete e pamvarur nuk do te thote qe nuk dashuron...
     
  3. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Them që dashurojnë më pak. Se e tillë është tema, për krahasim.
    Në vendet perëndimore duket qartë që dashurojnë më pak.
     
    Last edited: 30 Aug 2017
  4. Andrea_1

    Andrea_1 Forumium praecox

    Ku e shef differencen ti? Ku bazohesh?

    Ps. Nje experience e jotja apo e dikujt tjeter nuk
    eshte statistike
     
  5. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    E thashë tek fjalia e fundit, janë ato që u japin fund lidhjeve, e kërkojnë të ndahen.
    Ky është mendimi im duke u mbështetur tek realiteti, por si vajzë që je, nuk pres që ta pranosh... :p
    Sistemi i ka harbuar femrat... ;)
     
  6. Andrea_1

    Andrea_1 Forumium praecox

    Artin it takes two to tango :p
    Nuk mund te thuash Jane ato qe ju japin fund lidhjeve kur mund te jete pala tjeter po aq fajtore.
    Lexova sot nje artikull, ku nje modelje i
    Ishte ofruar $2000 te kalonte
    Nje nate me nje aktor Iranian.
    Kjo oferte behej mes agjentit te saj, ky i fundit i shkruan modeles nje mesazh ku nder te tjera i shtron dhe kushtet qe kerkonte aktori....
    Kjo I shkruante qe une jam modele jo
    Escort...
    Nejse kjo e kishte publikuar te gjithe biseden me agjentin!
    Morali ketu eshte se kur nje mashkull ofron para per sex, kur nje mashkull nuk arrin te beje per vete nje femer pa treguar anen materiale ...
    Atehere nuk mund te presesh lidhje te shendosha:)

    Btw une i pranoj gjerat sic Jane jo sic me leverdisin. Ne kete rast gjinia ime eshte Neutral :p
     
    joetisti_ likes this.
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    une mendoj se femres nuk i duhet ndonje perpjekje e mashkullit qe te bjere ne dashuri. Kurse mashkulli bie ne dashuri per aftesine e femres.

    sepse femra eshte pronarja e dashurise.
     
  8. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    kjo qe po thua ka vertetesi po te jemi duke thene se gruaja nuk dashuron burrin e vet. Po ama dashnorin e dashuron ajo :p
     
  9. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    ai i padashuruar, dhe i dha aq. Si dashke ti, te dashurohet e t'i jape gjithe pasurine? :p

    Po ka edhe femra qe paguajne per te shkuar me nje mashkull.
    E sidoqofte dashuria blihet vetem me dashuri!
     
    Andrea_1 likes this.
  10. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Këto nuk janë dashuri, janë teka. Gratë që tradhtojnë, apo i ndërrojnë meshkujt shpesh si brekët, me shpresën se do të gjejnë dashuri, vetëm sa gënjejnë veten. Ato kur s'e kanë gjetur deri tani, s'kanë për ta gjetur kurrë...

    Dashuritë e mëdha e të vetme përjetohen në rini, rreth moshës 15-25. Kush i humbet këto dashuri, nuk i gjen më...

    Sistemi që jetojmë, i vdes dashuritë. Sistemi i bën njerëzit interesaxhinj dhe egoistë, e të kërkojnë pavarësi. Vërtet një pjesë i arrijnë këto, mirëpo kjo ka një çmim... humbasin dashurinë. Dhe atë pjesë jete që u mbetet, e kalojnë ashtu, në kërkim të dashurisë, apo duke gënjyer veten se janë të dashuruar, e duke u zgërdhirë në kotësinë e tyre...
     
    Last edited: 3 Sep 2017
    Anabell likes this.
  11. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Mund te jene teka rasti i pare dhe jo i dyti. Nje femer, apo edhe nje mashkull, mund mos ta kete gjetur dashurine dhe largohet ta gjeje.

    Ti je kapur te ky "sistemi" :)

    (tema)
    vajzat bien, por djemte e vuajne me shume...
     
  12. Anabell

    Anabell Forumium maestatis

    gjeja me e veshtire qe mund te beje nje njeri eshte te perballet me te verteten ... kur e ben clirohet :)
     
    Artin likes this.
  13. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    ai qe bie me shpejt gjithsesi, mendoj se edhe ngrihet me shpejt.
     

Shpërndajeni këtë faqe