KUSH DI SESI BEHET BYREKU

Diskutime tek 'Kuzhina dhe receta gatimi' filluar nga KATALLANI, 8 Nov 2002.

  1. KATALLANI

    KATALLANI Fillestar

    KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    UNE PER VETE MUK E DI PO NEQOFTESE ME NDIHMONI....KUR TA BEJ VETE DO T'JU THERRAS PER NJE COPE OSE EDHE PER DREKE.
  2. Ema

    Ema Goddes

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    Byrek:

    Per brumin:

    Merr:1 kg miell
    150-200 ml uje

    hidh miellin me pak sode ne nje tepsi hde ne mes bej nje grope.Hidh nga pak ujin te gropa duke e perzier me miell.Vazhdo keshtu derisa brumi te behet uniform dhe i forte.
    Ndaje brumin ne topa te veckel me diameter 4-5 cm.
    Pastaj mbuloje me nje pece te lagur dhe leji te pushojne ne vend te ngrohte per 1 ore.
    Me pas ne nje tavoline prej druri perhap niseshte dhe fillo te hapesh petet me okllai.nese je fillestar atehere ben mire qe ti hapesh pak pete e pastaj duke i lyer me vaj ti hapesh nga kater.
    shtro pete hidh c'te duash brenda,perime te ziera,djathe,veze e qumesht,mish te grire me qepe,spinaq,kungull te grire....sipas deshires...
    Puno me pak gjalp tepsine dhe piqe ne furre per 30 min me 150 grade.

    Me thuaj me ca e do byrekun edhe te shpjegoj tamam!
  3. Sarah the Angel

    Sarah the Angel Fillestar

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    Varet se me cfare e do byrekun.
    Une po te mesoj si behet byreku me spinaq.

    Doza : 6 - 8 persona

    3 1/2 kg. spinaq
    1/2 kg. qepe te njoma, majdanoz, koper...etj...
    1/2 kg. vaj
    2 - 3 qepe mesatare
    Kripe , piper etj...

    Menyra e pergatitjes:
    Bejme brumin jo shume te shtrenguar, e leme pak menjane te mbuluar me nje picete, dhe pastaj hapim me te petet qe na nevoiten.
    Qerojme dhe lajme mire spinaqin dhe barishtet e tjera, i grijme ato holle, i veme ne nje ene, u hedhim kripen dhe i leme 15-20 min.Pastaj i shtypim pak me te dy duart,i shtrydhim fort, qe tu dali uji i tepert,dhe i veme ne nja canak te madh.Atehere veme vajin ne zjarr,kuqim ne te qepet te grira shume holle dhe i hudhim mbi barishtet duke hedhur edhe pak piper e kripe.I trazojme lakrat me perseritje, ne menyre qe ti zere kudo njesoj vaji,dhe i shtrojme keto ne tepsi,ne te cilen me pare kemi shtruar e sperkatur me vaj petat qe keni pergatitur me pare me brumin.I veme disa peta siper e tani byreku eshte gati per ty pjekur.
    Pjekja behet per 40 min ne nje nxehtesi mesatare.
    Gjithashtu ketij byreku mund ti shtoni , perpara se ta shtroni ne tepsi,ne procesin e perzierjes, edhe 4-5 kokrra veze e 2-3 duar djathe te grire. Po ashtu mund ta gatuani me gjalpe ne vend te vajit(kujdes kolesterolin..lol)

    Te bofte mire.
  4. KATALLANI

    KATALLANI Fillestar

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    po mire po ai byreku me qepe si bohet se me ka shku menja keq me thone. :smash: [/LIST]
  5. Never Alone

    Never Alone Fillestar

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    Be brumin edhe hollo petat, nqs nuk do ble ato te gatshmet. /pf/images/graemlins/laugh.gif Persa i perket kimes te byrekut merr 4-5 qepe te medhaja, gjysem kile mish te grire, ereza sipas deshires, kripe, edhe nqs don salce domatesh pak. Skuq qepet edhe pastaj hell mishin,, erezat, piper, kripe edhe i skuq mire. I le pak te ftohet, shtron kimen edhe ven petat e siperme edhe piqe.....ose digje. /pf/images/graemlins/tongue.gif
  6. mi corazon

    mi corazon Anëtar

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    Ah moj çupka, kur te vdes une kush do t'ju mesoje juve me korba?
    Mos harroni ta zini brumnë me uje te ngrohte, sepse me uje frigoriferi...obobobobo.... bënet si hallvasi.......nga ato te kohes se "rrahmetxhiut".
  7. KATALLANI

    KATALLANI Fillestar

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    hey NEVER ALONE THANK YOU QE MA TREGOVE SESI BOHET BYREKU ME QEPE. 1 JAVE VETEM ATE DO BOJ.
    RROFSH O MOTRE. /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
  8. tirona

    tirona Fillestar

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    Byrek me qep !!!

    Brumi:
    1 kg mjell
    200 gramm uje (te vaket)
    200 gramm gjalpe per petet e byrekut

    Harxhi ( ose pregatitja e qepes):
    2 kg qepe
    piper te zi
    krip
    edhe 4-5 luge vaj

    Mjelli edhe uji ngjeshet me duar, deri sa brumi
    behet me nje mase jo shum te forte po as te but.
    Do ngjeshet rreth 15 min!!!
    Masanej do ta lesh brumin gati 15 min edhe do
    ta mbullosh me nje pecete!!!

    NDERKOHE PREGATITJA E QEPES:
    Grihen qepet te gjata, te holla edhe kavardisen
    me vaj, deri sa qepa te filloj te skuqet edhe
    te tretet mire, pastaj hidhet kripa edhe nderkoh do ti hedhesh dy gota uj qe te tretet qepa me mire.Mbasi te ket mbaruar do ti hedhesh piper te zi.

    petat do ti besh 15 fije lart edhe 15 fije posht

    Te befte mire
  9. tirona

    tirona Fillestar

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    ky bureku qe po thua t nuk quet byrek me qep po byrek me mish!!!
  10. Belinea

    Belinea Fillestar

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    Une byrek di te bej poRRRR sdi te beje pete /pf/images/graemlins/laugh.gif
  11. ElenaTrojes

    ElenaTrojes Fillestar

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    Byrek me mish e me veze :

    1/2 kile miell
    6 veze
    100 gr gjalpe
    1 kile mish qengji ose dhe me pak varet nga personat
    Kripe dhe ereza te tjera ...

    Ne nje tenxhere me volum mesatar vendoset mishi me ujin te zieje. Pasi ka marre valen e pare i hidhet kripe, dhe pak piper i zi kokerr per te marre shije. Pasi mishi esht zierre, do verehet se lengu i mishit esht pakesuar /pf/images/graemlins/wink.gif Shume mire deri ketu...merret lengu i mishit dhe lihet te ftohet ne nje ene tjeter. Kur lengu esht ftohur, ngaterrohet me 6 vezet qe tham me lart, dhe me nje rrahese vezesh fillon e trazon deri sa behet nje mase paksa e trashe....

    Ne nje tigan me volum te vogel, shkrihet gjalpi mbi sobe...

    Vendoset mielli mbi tepsi...i hedh siper dy filxhane caji uje dhe pak fare kripe. Ngaterohen, dhe nqs esht e nevojshme te hidhet me shume uje, atehere hidhi (lol). Pasi e punon miellim me duar, formohet nje mase brumi. E ndan brumin ne toptha te vegjel, dhe me nje pets fillon i hap pak ne pete te madhesise me diameter 20 cm. Keto mini-pete vendosen mbi njera tjetren duke i sperkatur ne fillim me gjalpe. Pasi jan bashkuar keto 6-8 pete, i shtyp (qe te sheshohen) me petes dhe duke e pudrosur me niseshte fillon e hap nje pete te madhe. Peta duhet te jete pak me e madhe tepsia....
    Merret tepsia dhe sperkatet me gjalpe. Siper vendoset peta jone (keni parasysh qe peta mos jete e holle /pf/images/graemlins/wink.gif ) duke ja lene jashte buzeve te tepsise, anet. Siper petes vendosen me kujdes copat e mishit, dhe siper ju hidhet perzierja e lengut te mishit me vezet /pf/images/graemlins/wink.gif Gjithashtu sperkatet pak fare me gjalpe dhe anet e teperta te petes qe dalin nga tepsia palosen siper ...

    Stofa (soba) vihet te ngrohet ne 375 grade (me te amerikanit) dhe vendos brenda byrekun tone. Pas disa minutash kontrollo nqs duhet kthyer nga nje cik tepsia qe te gjitha anet te piqen njesoj. Kur byreku te kete marre gjyren e deshiruar (zakonisht golden brown /pf/images/graemlins/smile.gif ) hiqet nga soba dhe serviret i ngrohte direkt nga tepsia ose dhe neper pjata.
    Ky lloj byreku mund te shoqerohet me vere te bardhe, ose dhalle dhe sallate marule ose sallatra te tjera te lehta....

    Ju befte mire ! :wink:
  12. helibak mucogllava

    helibak mucogllava Fillestar

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    mortja kuish di te bej byrek une petoja ta lexoja po nejse sma ha mendja te jet i sakt :smash:
  13. ElenaTrojes

    ElenaTrojes Fillestar

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    Zeqo un thash shoqerohet me dhalle, ose vere te bardhe, ti ja paske futur me raki nga ajo me sheqer /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
  14. helibak mucogllava

    helibak mucogllava Fillestar

    Re: KUSH DI SESI BEHET BYREKU

    Belindaaaaaaaaaaaaaaaaaa :angel:

Share This Page