Kush e kontrollon dhe drejton në të vërtetë ekonominë globale?

Diskutime tek 'Ekonomia Botërore' filluar nga Seyfert, 19 Aug 2016.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    [​IMG]
    Akullnaja, pyje pishash, liqene të pastër si kristali, maja malesh me dëborë: shteti i Uashingtonit është idili përjetësisht i gjelbër i Shteteve të Bashkuara. Larg nga Silicon Valley, Shtëpia e Bardhë dhe Uashingtoni, ka shumë hapësirë. Megjithatë këtu, mes pemëtoreve me mollë, ndodhet një prej katër nyjave globale të sistemit të operimit “Aladdin”.

    Ngjitur me qytezën e vogël të Uenatchee, ndodhet një qendër të dhënash e fshehur prapa gardheve me majë, dhe vazhdimisht e vëzhguar me kamera sigurie si dhe një ushtri rojash. Ajo mbulon një hapësirë sa pesë fusha futbolli dhe është ndërtuar për vetëm një arsye: të shohë në të ardhmen, dhe ta ndryshojë atë. Eshtë qendra e një rrjeti sekret që mbërrin deri në Mbretërinë e Bashkuar… (marre nga bota.al)

    Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për ExxonMobil, Apple dhe Allianz, por, a kanë dëgjuar për BlackRock? Nuk është asgjë më pak se sa banka më e fshehtë e botës. BlackRock aktualisht mbikëqyr më shumë se 3.3 miliardë stërlina në asete – është mbi një trilion më shumë se sa GDP i Gjermanisë. BlackRock është menaxheri më i madh i investimeve në botë, dhe ka investuar miliarda dollarë në ekonomitë më të mëdha të Europës, por kompania e mban të fshehtë se sa ka qenë ekzaktësisht totali. Të paktën 17 miliardë janë hedhur në 30 kompanitë e limituara publike në Gjermani. Po kështu, nga planet më të mëdhenj të pensioneve në SHBA, 93% menaxhohen nga BlackRock dhe thuhet se kompania ka investuar miliona në tregun e huave në Mbretërinë e Bashkuar.

    Drejtori i Përgjithshëm i Mega Korporatës është Laurence “Larry” D. Fink: “Larry është po aq i pushtetshëm sa presidenti i SHBA, por është shumë më i fuqishëm në kuptimin ekonomik”, thotë ekonomisti dhe menaxheri i pavarur i fondeve të investimeve, Max Otte. Po si arriti 52nd Street në Manhatan, të shndërrohet në qendrën e një rrjeti global – pa e vënë re askush?

    Fink kontrollon sistemin e operimit Aladdin, duke përdorur një algoritëm super të fshehtë, 15 metra të gjatë, në 5000 korniza kryesore. Ai vlerëson risqet e investimeve cdo sekondë – si dhe cdo ndryshim, si përshembull se kur rritet apo ulet cmimi i naftës. Blerje? Shitje? Pezullim? Me ndihmën e dijeve të fshehta të sistemit Aladdin, BlackRock i ka lënë konkurrentët e vet shumë prapa – në vitin 2005, kompania kujdesej “vetëm” për 100 miliardë stërlina para të klientëve.

    megjithatë, ndërkohë që BlackRock përqëndrohej në investime, kompania është sot një lloj qeverie hije e fshehtë.

    “Ne mund të influencojmë kompanitë”, thotë shefi i BlackRock në Gjermani. “Por ne nuk diskutojmë publikisht këtë dialog”.

    Si një këshilltare e fshehur e qeverive, bankave qendrore dhe drejtorëve të përgjithshëm, BlackRock ushtron ndikim shumë të madh: “Sado të imagjinoni që është fuqia e BlackRock, ju siguroj se prapëseprapë ajo është shumë më e madhe”, shpjegon gazetari financiar dhe eksperti i Bursës, Uilliam D. Cohan.

    “Eshtë një forcë që e përkul botën sipas dëshirës së saj”, shton Otte. Dhe kjo nuk ka aspak të bëjë me teoritë konspirative, por me struktura reale të pushtetit”.
     
    Airbourne likes this.
  2. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Kemi te bejme me elite te re qe eshte e perqendruar vetem mbi fitime,pra ne do jetojme nje bote ku padrejtesite po rriten.
    PS: sistemin anglo-sakson kapitalist me ate socialkapitalist eulesh une nuk e kuptoj.
    Por Profesor Matthias Otte SQARON qe ky i fundit po shkrihet, ose po humbet terren qe nga viti 1970.
    Ndonje ekonomist ne forum mund te na i sqaroje me shume.
     

Shpërndajeni këtë faqe