Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

Diskutime tek 'Ballkani, ky zjarr i fshehur' filluar nga receli, 6 Jan 2003.

  1. receli

    receli Fillestar

    Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    U vra keto dite Tahir Zemaj, luftetar i njohur i Kosoves, bashke me dy te rinj te tjere,te birin Enis dhe nipin Hasanin.

    Banda vrasese zbatoi urdherin pa pyetur ne se ishte ne liste dhe i biri 20 vjecar.
    Pra perpiluesit e listes jane te vendosur te bejne Genocid ndaj gjithe elementit demokratik pro-Rugove ne Kosove.

    Vrasjet kane vite qe kane filluar. Nuk jane rastesi vrasja e Bilal Xhaferit ne USa e vrasja e Gervallave ne Gjermani.
    Qe para fillimit te luftes,bile 15 vjet perpara, LPRK, levizja marksiste Kosovare, nji aneks i njohur i spiunazhit te partise punes, kishte hartuar nje liste famekeqe ku ne te figuronin gjithe intelektualet shqiptare qe u bene nismetare te pluralizmit ne boten mbare Shqiptare.
    Partis se Rugoves (LDK) e cila eshte lulja e pare e pluralizmit demokratik, i ra fati i keq qe krahas luftes per popullarizimin e ceshtjes se Kosoves e shtrimit te shinave drejt pamvaresise, te ndeshet me dy armiq te betuar.
    Armiku pare, Serbia shoviniste dhe aleatet e saje dhe armiku dyte , regjimi diktatorial i PPsh ne Shqiperi e rrjedhimisht dhe vegla e kesaj Partie, Lprk ne Zvicer e Gjermani.
    Rugova dhe LDK, qe mblodhi rreth vetes njerzit me te mire te Kombit te cilet i vune gjoksin punes titanike per te cuar ceshtjen e Kosoves ne kancelarite e Botes, ishin tere kohes nen kercenimin dy fish te Serbise dhe diktatures se Tiranes.
    Pluralizmi ishte armiku i PPSH se Tiranes sepse ishte armik i diktatures dhe duke qene se LDK ishte pioniere e pluralizmit qe ne fillim asaj ju be nji blokade politike nga Mafia e Tiranes dhe seksioni i kesaj Mafieje ne Europe, LPK-ja marksiste e Xhavit Halitit me shoke.
    Qe athere u krijuan listat me emrat e intelektualve te cilet nuk ishin fanatike enveriste por mendimtare atdhetare anti-serbe e anti-staliniste.
    Kjo liste u hartua ne baze te veprimtarise se spikatur te politikanve kosovare brenda e jashte vendit.
    Te gjithe ata qe deklaroheshin si besnik te popullit te Kosoves e luftetare per nji rruge te re per pamvaresimin e Kosoves pa tutelen e PPSH-se se Tiranes u vune ne listen e zeze te sigurimit stalinist dhe te Lprk se Xhavit Halitit, Ibrahim Kelmendit e zagarve te tjere.
    Kjo liste fillonte me Rugoven e Aganin e fundin e saje e dine vec hartuesit gjakatare.
    Situata qe erdhi ne kohen e Terrorit Serb qe nen masken e "luftes kunder UCK" zbatoi genocidin total mbi popullin 2,5 milionesh kosovar, ishte dhe nji Rast i mrekullueshem dhe per hartuuesit dhe zbatuesit e listes vrasese.
    Duke perfituar nga kjo situate Marksistet kosovare ne bashkpunim te ngushte me Shikun e Klosit filluan eleminimin e atyre qe "mendonin ndryshe".
    U bene qindra vrasje te figurave te njohura e me pak te njohura.

    U vrane Agani e Xhemal Mustafa, Uk Bytyci e Ekrem Drini, Azem Hajdari e Ahmet Krasniqi, Sabri Hamiti e dhjetra e dhjetra bij te shquar te Kombit.
    Keto dite u vra Tahir Zemaj.
    Pse Tahir Zemaj ishte prej kaq kohes objektiv i sulmeve ne gazetat e stalinisteve te Kosoves dhe objekt i armeve te bandave te Xhavit Halitit?

    Ne librin me kujtime te Luftes mes tjerash Luftetari dhe eprori ushtarak Tahir Zemaj thote.
    "Ne shtabin tone vjen nje dite Ramush Haradini dhe Hashim Thaqi. Ne zyren time te thjeshte, thote Tahiri, kishim vendosut portretin e Skenderbeut dhe te presidentit te Kosoves,Ibrahim Rugoves.
    Hashimi sapo hyri ne zyre pa pyetur e pa pershendetur sic e do mirsjellja me nji egersi e arrogance kerkoj heqjen e Portretit te Rugoves."

    Pra motivi i vrasjes se Tahirit 3 vjet mbas Luftes eshte se Tahiri njihte autoritetin e Presidentit te Kosoves, dhe se duke njohur kte autoritet njeh vendimin e popullit qe del nga Vota e popullit.
    Pra Tahiri u vra sepse eshte Me popullin dhe se vrasesit jane banda kriminelesh qe duan restaurimin e stalinizmit gjakatar ne Kosove.
    Vrasesit e Tahirit jane armiq te njerzimit e te Kosoves.
    Jane armiq te Lirise qe NATO solli per popullin e vuajtur Kosovar.
    Vrasesit e Tahirit jane mbaturina te historise. jane turpi i Kombit.
    Ata, vrasesit, jane te forte sigurisht sepse jan te pa bese por dhe sepse mbeshteten nga Armiqte e pamvaresise se Kosoves.

    Ky vit filloj tragjikisht.

    Te shohim kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt.
  2. *Plisi*

    *Plisi* Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    Te gjith ata qe po vazhdoin te punoin per shkjaun jan ne rend tu prit per me marr ata qfar e meritoin tradhtaret si ky far tahir zema.
    .........................
    Guri nder te tjerat shkroi:Rugova dhe LDK, qe mblodhi rreth vetes njerzit me te mire te Kombit te cilet i vune gjoksin punes titanike per te cuar ceshtjen e Kosoves ne kancelarite e Botes, ishin tere kohes nen kercenimin dy fish te Serbise dhe diktatures se Tiranes.
    .....................................

    Mier more burr po kujna po i tregon ti,kur realiteti eshte pak ma ndryshe.

    Rugova dhe LDK-ja ishe Lidhja Komuniste e Kosoves
    mblodhi rreth vetes krejt bashkpuntoret e UDB-es dhe te KOS-it serbosllav keta qe veq edhe femijt e din,por qudi si ju nuk po i dishi!!!
  3. *Plisi*

    *Plisi* Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    Tregtia me pluhurin e bardhë; bixhozi; gratë serbe dhe bashkëpunëtorët e majorit nga KOS-i dhe UDB-ja.

    Tahir Zemaj, është ndër të paktët apo i vetmi nga oficerët aktivë të Ushtrisë “jugosllave” që i është lejuar të jetojë në Kosovë. Pjesëtar i hershëm i Shërbimit Informativ të Ushtrisë “jugosllave” (KOS) dhe bashkëpunëtor i devotshëm i UDB-së.
    Cilët ishin njerëzit nga UDB-ja me të cilët Zemaj, si oficer i KOS-it, kishte bashkëpunuar në kontrabandën me drogë, në vitet e tetëdhjeta? Privilegjet e tij në Armatën “jugosllave” ia kishin mundësuar të martohet disa herë me femra serbe. Kush ishin Gordana Travica-Zemaj dhe Liljana Stankoviq-Zemaj? Sa fëmijë kishte me këtë të fundit oficeri i preferuar i Bujar Bukoshit, gjatë luftës dhe “heroi i gjallë” i Ibrahim Rugovës, pas luftës? Cilët janë kosistët dhe udbashët tjerë të Kosovës, me të cilët kishte bashkëpunuar Tahir Zemaj, në tregtinë me pluhurin e bardhë? Si ra në burg dhe a u lirua pas “riedukimit” apo “iku” nga burgu Tahir Zemaj? Fakte të shumta dhe faksimile origjinale flasin për të vërtetën e atyre viteve.
    Roli i Tahir Zemajt në ngjarjet e vitit 1981, dhe më pas?

    Cili ishte pozicioni i tij në luftën e forcave “jugosllave” kundër familjes së Tahir Mehës, në Prekaz? Cili ishte roli i tij, si oficer i KOS-it, në luftën për likuidimin e atdhetarëve dhe aktivistëve të ilegales shqiptare në Kosovë, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës? Kush ishte avokati serb që Zemaj e kishte angazhuar për ta mbrojtur në gjyq? Përse pas burgosjes ai lirohet; jo në mungesë provash por për shkak të riedukimit, siç kishin konstatuar organet e KOS-it dhe të UDB-së dhe në çka ishte betuar ai para tyre? Cili ishte misioni i Tahir Zemajt në mesin e të burgosurve shqiptarë në Dubravë të ish-Istogut?


    Tahir Zemaj kishte urdhëruar arrestimin e heroit të Dukagjinit Agim Zenelit dhe atë të Lahi Ibrahimit, organizator i celulave të para të UÇK-së në këtë anë


    Çka thotë për Tahir Zemajn Ramadan Gashi, ish ushtar i UÇK-së në Dukagjin dhe zyrtar i TMK-së në kazermën “Luan Haradinaj”? Pasi Agim Zeneli, dëshmor (i rënë në pritë, në janar të vitit 1999) kishte rrëzuar një helikopter serb në Çeskovë, Tahir Zemaj kishte urdhëruar arrestimin e tij”.

    Akuza: Ka prishur besatimin (marëeveshjen) me serbët! Njëjtë edhe Lahi Ibrahimajt i ishte lëshuar fletarresti nga Tahir Zemaj dhe Nazif Ramabaja.

    Sa tentativa për dezërtim kishte pasur në Lug të Baranit dhe kush i kishte penguar ato, në korrik të vitit 1998? Çka tjetër përmban ditari i Ramadan Gashit dhe pse veprimet e Tahir Zemajt për të dhe luftëtarët e Dukagjinit do të mbeten përjetë një tradhti e madhe? Cilat ishin peripetitë me të cilat Gashi ishte ballafaquar, pas dezertimit të madh të shtatorit 1998?
    Çka thoshte për Tahir Zemajn eprori Agim Çela?


    Si i ishte mbjellur popullit propaganda “kundër djemve të UÇK-së, që me kallash të ndryshkur të Shqipërisë duan ta djegin Kosovën”, dhe si e trasonte kjo propagandë rrugën paraprijëse për Tahir Zemajn -në Kosovë? Sa tentativa kishte bërë SHP i UÇK-së për t'i futur oficerët me akademi në luftën e Kosovës dhe përse disa nga ata nuk pranuan të hyjnë në luftë?

    Cila është përgjegjësia e Bukoshit në këtë lojë dhe kush i mbante peng oficerët dhe e sabotonte luftën e UÇK-së? Çka thonë për Bukoshin dhe Tahir Zemajn shumë oficerë, qe gjendeshin me ta në atë kohë e sidomos në dhjetëvjeçarin e fundit? Përse eprori Agim Çela thoshte se Tahir Zemaj është vetëm një spiun i KOS-it, lojtar i miri i bixhozit dhe kontrabandues droge? Si e përshkruan një luftëtar nga Dushkaja paraqitjen e parë tëTahir Zemajt? Cila është e vërteta për Kazermën e Prapaçanit?

    E vërteta për luftën e Logjes, Tahir Zemajn dhe Skender Çekun ?

    Hysen Dreshaj (Besniku), Hashim Shala dhe shumë luftëtarë të tjerë flasin për të vërtetën mbi luftën e Logjes. Gjithçka ishte bërë sipas komandës së Ramush Haradinajt. Kur kishte mbërritur në Logjë Tahir Zemaj? A është e vërtetë se ai e kishte parë Logjën vetëm pas përfundimit të betejës? Skender Çeku apo Tahir Zemaj? Përse ky i fundit askund nuk e zë në gojë emrin e heroit të luftës së Logjës, Skender Çekut dhe cila është përgjegjësia e Tahir Zemajt për vdekjen e tij nga plagët? Cila ishte porosia e fundit e Skender Çekut? Si ishte njohur ky me Xhavit Halitin dhe Azem Sylen dhe si e bënte furnizimin e Kosovës me armë? Si ndodhi dhe si filloi lufta e Logjës? Fotografi, fakte e dëshmitarë të shumtë flasin për këtë. Përse Tahir Zemaj është shumë alergjik, ndaj emrit të Skender Çekut!?


    Si erdhi Tahir Zemaj në krye të Shtabit Operativ të Rrafshit të Dukagjinit?


    Në kampin e Tahir Zemajt ishte kremtuar rënia e Gllogjanit. Tërë natën ishte bërë festë. A kishte pritur ai që të bie Gllogjani dhe t'i marrë frerët e luftës për të bërë çka të dojë pastaj? Kush e kishte përkrahur dhe kush e kishte kundërshtuar emërimin e Tahir Zemajt në krye të Shtabit Operativ të Rrafshit të Dukagjinit? Cila është historia e emërimit të tij? Çka kishin thënë në mbledhje Ramush Haradinaj, Nazmi Ibrahimi, Fadil Nimani etj.? Cilat ishin dhe sa herë ishin bërë marrëveshjet e Tahir Zemajt me forcat serbe në Dukagjin? Kush ia prishte “besatimin” me to majorit të Bujar Bukoshit? Cilët ishin “problematikët” dhe të “padegjueshmit” e UÇK-së për Tahir Zemajn? Kush duhej përndjekur me urdhër të tij?


    Strategjia e dezertimit të shtatorit; Dorëzimi i armëve “një njësiti tjetër, siç thotë Tahir Zemaj në librin e tij”, (në të vertëtë keto ishin forcat serbe) dhe ikja nga Kosova


    Cila ishte strategjia e hartuar nga Tahir Zemaj për dezertimin e shtatorit 1998? “Çka thonë për këtë ushtarë e bashkëluftëtarë të tij? Si ishte sjellur majori me ata që nuk donin t'i dorëzonin armet? Sa ushtarë iu vranë gjatë tentimit për ikje? Si kishte reaguar 16-vjeçari, Xhafer Sejfiaj, në momentin kur Tahir Zemaj e kishte braktisur të vrarë në kufi vëllanë e tij, "Snajperistin"?

    Si ishin grumbulluar dhe dorëzuar armët e shqiptarëve në Dukagjin, me urdhër të komandant Tahir Zemajt? Cila është drama me të plagosurit? Sa të plagosur ishin braktisur gjatë dezertimit dhe ishin lënë të bien të gjallë në duar të forcave serbe? Ç'thotë për këtë infermierja Mimoza Ferizaj dhe mësuesi nga Dushkaja, i cili kishte qenë dëshmitar i dezertimit? Si e përshkruan ai odiseaden e këtij dezertimi? Çfarë thotë për Tahir Zemajn dhe ç’kërkon prej tij Avdullah Morina, babai i dëshmorit Ylli Morina, i cili ishte braktisur nga Tahir Zemaj, për të ndërruar jetë pas gjashtë muaj torturash, spitaleve të Prishtinës e Novi-Sadit, nga policia serbe? Si kishte ikur në mënyrë enigmatike Tahir Zemaj dhe si i kishte braktisur bjeshkeve pa busullë të gjithë ushtarët që i kishte urdhëruar "të tërhiqen"?

    "Shkoni kush kah të mundet dhe ju p.sh….me këto armë",- kishte thënë majori. “Po kah ia kishte mbathur ai? Përse ishte aq i revoltuar në të", atëherë, ish-ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqin, dhe ç'kishte thënë për të?

    Nga goja e eprorit Esat Krasniqi, dëshmitar i lojës me Kosovën i Bujar Bukoshit dhe institucioneve te Kosovës, mësojmë për së afërmi për: Luftën e Koshares dhe të vërtetën për të; Tahir Zemajn dhe implikimet e tij në qeveri dhe në qarkun e manevrimit me oficerët shqiptarë; Milionat e harxhuara kot kampeve të Shqipërisë dhe tendencat e sabotimit të luftës së UÇK-se; Përse shumë oficerë e braktisen Bukoshin dhe iu bashkuan UÇK-se? Cilat ishin përpjekjet marramendëse të njerëzve nga SHP i UÇK-së, për ta bërë luftën në mënyrë institucionale dhe pse Bukoshi refuzonte këtë?

    “SHP i UÇK-së të gjithë oficerëve të shkolluar ua kishte ofruar pozitat drejtuese të luftës, por Bukoshi dhe njerëzit e tij i kishin refuzuar". Kush ishin protagonistët e këtyre negociatave dhe pse dështuan ato?

    Faksimilet nga Arkivi i UÇK-së flasin për të gjitha keqpërdorimet e njerëzve të qeverisë, që ishin bërë në emër të FARK-ut. Sa miliona ishin harxhuar në luks në Perëndim dhe kampeve te Shqipërisë, derisa luftëtarët e UÇK-se dhe civilët në Kosovë ballafaqoheshin me municion e ushqime të pakta me ofensivat e egra serbe.
    Komandanti i preferuar i policisë serbe.


    Tregimi që do ta filloi këtë kapitull nuk është një barcoletë ,por e vërteta e thënë nga vet goja e Murat Lulit ,dëshmitar i ngjarjeve të shtatorit 98. ne pjesën e Dugagjinit.Një nga përkthyesit e organizatës “Mjekët pa kufi”,organizatë ishin ngarkua ta shoqërojnë Murati dhe Remzi Berisha ,u kishte thënë këtyre të fundit në fillim të shtatorit 1998,se si në Raushiq i kishte ndaluar policija serbe ,e cila pasi i kishte legjitimuar,i kishte urdhëruar:”Mos e kaloni Bistricën(Lumin)e Deçanit,sepse atje janë terrorristët e UCK-së dhe mund t`ju vrasin,por shkoni lirisht këndej lumit ,sepse aty janë forcat e Tahir Zemajt,që përbëjnë një ushtri të rregullt dhe të moderuar”. Nderkaq ,një raport i Policisë Ushtarake (PU)të luftëtarëve shqiptarë bënë të ditur për një implikim tjetër të majoritTahir zemaj.Është fjala për raportin numër 5,të dates 12.11.1998.përmes të cilit siç shkruan në raport znj.Minire Krasniqi-SSHFARR,i ka deklaruar zt.Halil Bicaj se gjatë luftës ,në prezencën e saj,Sadete Dodaj,bashkpuntore e policisë serbe,ka ardhur në shtab bashk me Tahir Zemajn dhe një inspektor të policisë serbe me emrin Zoran, por i cili është prezentuar Agim.Për këte dhe qështje tjera znj.Krasniqi ka kërkuar deklaratë me shkrim dhe, siq thuhet aty, deklarata është futur në arkivin e Policisë Ushtarake.

    Këto janë vetëm dy nga dëshmitë që kanë të bëjnë me ngjarjet në prag të ofenzivës së madhe serbe dhe dezertimit të rreth 2000,ushtarëve që ishin nën komandën e Tahir Zemajt.

    As dy javë pas zgjedhjes në krye të Shtabit operativ të Dugagjinit ,Eprori i Bujar Bukoshit ,me armë në duar do ta mësyejë kufirin e Shqipërisë. Kësaj radhe ,jo për të bërë luftë për çlirimin e Kosovës, por për ta braktisur ate.Ai do t`i lej në mëshirën e policisë serbe jo vetëm ushtarët të cilëve u kishte premtuar armë moderne ,dhe luftë me plan e strategji, por edhe mijra banorë te¨fshatrave të Strellcit,Isniqit,Prapaqanit,Lugut të Baranit-ai do ta lë rrafshin e Dugagjinit ,ku besimin për të udhëhequr luftën e kishte marrë vetëm dy javë më parë,më 21 gusht 1998.

    (Fakte nga deshmitaret e luftes ne Dugagjin.)
    KRONIKA


    Të gjithë marshonin drejt bjeshkës. Askush nuk e dinte të vërtetën. Ushtria e marshuar mendonte se do të luftoj për Podin e Gështenjave, ndërsa komandanti Tahir Zemaj, ishte i sigurt dhe i qartë në rrugen e tij. Vetëm ai e dinte q`po bëhej, derisa binte nata.
    Të nersërmen në mëngjes jipet urdhëri për t`u nisur drejt kufirit. Komandanti dekonspirohet para ushtarve, duke i lënë kështu të gjithë me goj hapur. “Ne do të nisemi për në Shqipëri dhe me të mbërritur atje, këto këto arm që i kemi do t`i grumbullojmë në një vend dhe ju pshurrni në to, se se me to nuk luftohet”. Kështu u ka thënë majori në një fjalim që ka para mësyemjes të tij, duke u premtuar sërish se atje do te porsedojnë me armë moderne dhe me ushtrime të përsosura. Podi i Gështenjave u harrua…

    Komandant Tahir Zemaj urdhëron marshimin drejt Milishecit, ndërsa pas të kuptuarit nga pararoja se forcat serbe se po vëzhgonin, ata ndërrojnë drejtimin nga Hunit i Magjupit, ku edhe e kalojnë natën. Eprori kishte llogaritur të kalonte në Shqipëri përmes trekufirit Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri. Në mëngjes me të arritur në pikën kufitare hasin në forcat serbe. Pararoja, e përbërë nga tre ushtarë, vrapon në zënien e pozicioneve, me q`qrast bie në prite. Aty e pësojnë ushtarët Shpëtim Bobi, nga Lybeniqi dhe Sadri Vishaj, nga Belegu. I treti arrin të shpejtojë. Kronikani anonim shkruan se gjatë tërheqjes në Strellc të Epërm, pas kalimit të magjistrales, Shpëtim Bobi kishte bërtitur: “ Na tradhtuat!” ndërkoh që njëri nga e eprorët ia kishte tërhequr vërejtjen që mos të flasë kështu sepse mund ta pësojë apo të japë përgjegjësi. Njëzet vullnetarë qenë paraqitur për t`i tërhequr kuformat e dy të rënëve, ndërkohë që, siq thotë kronikani anonim, Tahir Zemaj kishte bërë planin per t`i sulmuar forcat serbe në anën e kundërt. Por, ai nuk kishte bërë këtë . Bile as që u kishte shkruar në ndihmën e njëzet djemve vullnetarë, pasi që kishte filluar përleshja. Në këtë luftë kishte mbetur edhe një i vrarë – Xhevat Sejfiaj ”Snejperisti” nga Gllogjani. Zemaj heq dorë tash nga komandimi dhe përgjegjësija ushtarake ,duke u thënë ushtarve se “ kush të dëshirojë mund të kalojë edhe nëpër Plavë, pa kurrfarë përgjegjësie ushtarake” Ndërkaq, së bashku me eprorë dhe ushtarë , ai niset në drejtim të Rugovës, duke lënë pas tre ushtarë të vrarë, në luftën për të ikur nga Kosova. “Me arsyetimin se po niset për të siguruar ushqime dhe se do të takohet me Ramiz Muriqin , Tahir Zemaj me një pjesë të eprorëve, me te mbërrritur te Lugu i Shkodrës, në drejtim të Rugovës, arrin t`u ikë ushtarëve, duke i lënë ata pikë e pesë bjeshkëve pa busullë e adresë”, përfundon pjesën e rrëfimit të tij kronikani anonim
  4. receli

    receli Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    Fanatiket staliniste ne Kosove harrojne shpesh here se urdheri nga shtabi i tyre eshte qe te thuhet se Tahir Zema, Komandant Drini, Xhemal Mustafa, Enver Maloku, Uk Bytyci, Ahmet Krasniqi etj etj jane vrare nga agjentura serbe dhe aspak nga ata.
    Mirpo ktyre u shpeton goja dhe nxjerrin helmin e vertetojne se ata po vrasin.
    Nje gje eshte interesante se megjithse PDK e Qoses, Demacit, Thaqit e Xhavitit akuzojne se kto vrasje i ben Armiku jashtem,pra Serbia, ata po vet me propoganden e tyre te cudisin me perputhjen e objektivave te tyre me Serbine.
    Njerzit qe po vriten ne Kosove ne fillim jane bere objekt shpifjesh e sharjesh ne gazetat e krahut te Qoses, Thaqit e Demacit e pastaj nji dite jane vrare ne pabesi dhe po keto gazeta pastaj thone se "kjo eshte veper e agjentures serbe".
    Sa e cuditshme, Krahu i Qoses e Thaqit gjithmone eshte ne nji front me agjenturen Serbe, gjithmone kane te njejten tabele qitjeje.
    Ashtu eshte ne fakt.
    Kosova republike eshte armiku i murtajes staliniste kosovare.
  5. receli

    receli Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    KEN dhe KAPROLLJA flmn per reagimin tuaj njerzor.

    Bashk me komandant Tahirin ne Toke prehen dhe dy djem te rinj Enisi dhe Hasani.

    Por per kriminelet kjo nuk ka rendesi.
    Mendoni sikur populli Shqiptar ne Kosove e
    Male me kafka si ne Kamboxhian e Pol potit do ishte regjimi i tyre.
    Prandaj njerzit duhet te hapin syte sepse Mafia vepron e punon e vret cdo dite per te realizuar planin e tyre makaber.
  6. Blue Gene

    Blue Gene Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    Guri,

    Armiku i stalinisteve nuk eshte kosova republike sic thua ti. Kosova republike e trete jugosllave i ka ikur koha qe me 1981.

    Stalinistet, titistet e gjithe spiunet shqipfoles qe vrasin vellezerit e tyre kane armik Shqiperine e Bashkuar me Kosoven pjese te saj.
  7. VitoCorleone

    VitoCorleone Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    O Guro ne liste mbas Tahir Zemajt eshte ai qe eshte duke perhapur drogen e prositucionin ne Kosove qe ka lokal si te Heroit Tahir Zemajt ,MiamiBeach e qe cdo muaj mbyllet nga policia per ceshtje te ndyra .
    A qe i ka sherbyer sherbimit sekret serbe dhe tash nuk ndihet fajtor po prap vazhdon te qes plehera.
    Ai eshte ne radhe
  8. briiigi

    briiigi Guest

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    do ma shpjegoje ndonjeri mua, Ky T. Zemaj eshte Hero, apo njeri i poshetr. Jane shume kontradiktore ato qe kam degjuar ...
    me falni per mos informimin mbi kete censhtje...por do doja te dija me shume...
  9. *Plisi*

    *Plisi* Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    briiigi
    Lexo ket dhe vlerso vet.


    ------------------------------------------------

    NGA NJË ISH-OFICER AKTIV I ARMATËS JUGOSLLAVE, AI SHNDËRROHET NË NJË TË AKUZUAR PËR DROGË

    LETËRNJOFTIMI I USHTARAKUT QË NË LUFTËN E KROACISË ISHTE NË ANËN SERBE, KURSE NË ATË TË KOSOVËS KUNDËR UÇK-së

    -Dy gra serbe shënojnë pjesën tjetër të biografisë së Zemajt. Sllobodanka Travica - Zemaj, katër vjet më e vjetër se ai, ishte gruaja me të cilën ai ishte martuar gjatë shërbimit të tij në Knjazhevc dhe Negotin (tri plus tri vjet). Në Zajeçar martohet me një tjetër serbe, Liljana Stankoviq - Zemaj, me të cilën do të ketë dy fëmijë - djalë e vajzë. Më pastaj, me urdhër të KOS-it, Tahir Zemaj do të sistemohet në Kosovë, në kohën kur veç kishte shpërthyer Lëvizja studentore e vitit 1981. Po në vitin 1981, flitet se ka qenë Tahir Zemaj ai që nga helikopteri ka vrarë Tahir e Nebih Mehën (djalë e babë), në ditën kur këta të fundit kishin zhvilluar një betejë të gjatë dhe heroike me forcat policore dhe ato ushtarake të regjimit të Beogradit

    Me gradë major dhe ndër oficerët shqiptarë më të privilegjuar në APJ

    Ditëlindjen e vërtetë të heroit, i cili propagandën e madhe kundër djelmoshave "me kallashë të ndryshkur të Shqipërisë që donin ta digjnin Kosovën" e kishte shndërruar me një dezertim masiv në Bjeshkë të Strellcit, e kam mësuar për herë të parë në një procesverbal aktgjykimi, me të cilin Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 1988, akuzonte për vepër penale njerëz nga të gjitha "kombet dhe kombësitë" e ish-RSFJ-së. Tahir Zemaj, i lindur më 28 dhjetor të vitit 1951, në Strellc të Epërm të Deçanit, akuzohej për kontrabandë droge, tok me një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh të tjerë të tij. Kishte qenë një betejë e fortë spiunazhi ndërmjet dy strukturave më të forta sekrete të ish-Jugosllavisë, ajo që kishte rezultuar me prangosjen e shumë njerëzve të implikuar në lojën me narkotikë. Tregtari dhe kontrabanduesi i pluhurit të bardhë, i lidhur ngushtë me strukturat e ish-KOS-it, nuk kishte pasur asnjë mundësi t'i ikë prangosjes. Nga një ish-oficer aktiv i armatës
    jugosllave, ai shndërrohet në një të akuzuar për drogë. Dikush do të mendojë se diçka e tillë mund të ketë qenë në vazhdën e akuzave dhe kurdisjeve që Beogradi bënte ndaj shqiptarëve. Por, jo! Zemaj, me gradë major në APJ, ishte ndër më të privilegjuarit në ushtrinë e Titos. Privilegjet e tij kishin arritur deri atje sa ai kishte pasur dy gra serbe dhe komoditet të lartë jetese dhe ishte nga të rrallët oficerë shqiptarë që kishin të drejtën e jetesës edhe në Kosovë. Oficeri i ardhshëm shqiptar nga Kosova, kishte kryer shkollën ushtarake në Akademinë e Beogradit, në periudhën 1970-1974. Sikur edhe shumë oficerë të tjerë, ai patjetër duhej të kalonte nëpër shkollën e rekrutimit në shërbimet sekrete të shtetit, e bashkë me këtë edhe të përfitojë privilegje të tjera. Ata që e njohin e përshkruajnë si arrogant dhe të padisiplinuar, me tipare të një mafiozi të vërtetë. Thuhet se e kishte të mishëruar në vete lojën e bixhozit, në të cilën njihet si një lojtar i zoti. Në periudhën sa ishte në shkollim ushtarak në Beograd, Tahir Zemaj ishte rekrutuar edhe në radhët e shërbimit informativ të ushtrisë jugosllave, KOS. Njihet edhe si kapo i kosistëve të Kosovës dhe cilësohet ndër të paktë apo i vetmi oficer aktiv i APJ-së, shqiptar nga Kosova, që edhe pas aftësimit final në shkollat ushtarake t'i jetë lejuar të jetojë në Kosovë. Vetëm ushtarakëve shqiptarë proserbë u ishte lejuar që pas shkollimit të kthehen në Kosovë. Dy gra serbe shënojnë pjesën tjetër të biografisë së Zemajt. Sllobodanka Travica - Zemaj, katër vjet më e vjetër se ai, ishte gruaja me të cilën ai ishte martuar gjatë shërbimit të tij në Knjazhevc dhe Negotin (tri plus tri vjet).
    Në Zajeçar martohet me një tjetër serbe, Liljana Stankoviq - Zemaj, me të cilën do të ketë dy fëmijë - djalë e vajzë. Më pastaj, me urdhër të KOS-it, Tahir Zemaj do të sistemohet në Kosovë, në kohën kur veç kishte shpërthyer Lëvizja studentore e vitit 1981. Po në vitin 1981, flitet se ka qenë Tahir Zemaj ai që nga helikopteri ka vrarë Tahir e Nebih Mehën (djalë e babë), në ditën kur këta të fundit kishin zhvilluar një betejë të gjatë dhe heroike me forcat policore dhe ato ushtarake të regjimit të Beogradit. Zemaj dyshohet të jetë ndër bartësit kryesorë të organizimit të vrasjes së veprimtarëve të Lëvizjes kombëtare në Kosovë, Rexhep Malës e Nuhi Berishës. Me qëllim zbulimi dhe hulumtimi brenda të të burgosurve politikë shqiptarë të Kosovës, në vitet 80-ta, Tahir Zemaj "burgoset" në Burgun e Dubravës (Istog -tash Burim). Ai atje thuhet të ketë kryer një punë të madhe hulumtimi në funksion të shërbimit në të cilin ishte rekrutuar shumë herët. Me shpërthimin e luftës në ish-Jugosllavi - Slloveni e Kroaci – majori shqiptar i ushtrisë jugosllave, në luftën për Kninin, do të gjendet i pozicionuar në anën serbe. Më pastaj ai do të shkojë në Perëndim, për t'u kthyer në Kosovë gjatë vitit 1998, me qëllim të shkatërrimit të brendshëm të luftës së nisur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Konstatimin se ai ka pasur për qëllim shkatërrimin e kësaj lufte më së miri e kanë dëshmuar të bëmat e tij, të cilat do të kulmojnë me dezertimin në Bjeshkë të Strellcit, në shtator të po atij viti. Strellci i Epërm, njihet si një ndër arteriet e rëndësishme të organizimit të luftës së UÇK-së. Sikur edhe e gjithë popullata deçanase, edhe njerëzit e këtij fshati, qysh në fillim kishin përkrahur luftën e nisur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ky dhe fshatra të tjera të Deçanit, sikur edhe pjesë të tjera të Rrafshit të Dukagjinit, kishin një përvojë të hidhur përgjatë gjithë shekullit njëzet në ballafaqim me terrorizmin shtetëror të Beogradit. Fshatrat e kësaj ane kishin qenë në thumb të heshtave të regjimit të Beogradit, gjithmonë përgjatë qindvjetëshit të kaluar. Bashkë me njerëzit kryengritës dhe liridashës të këtyre anëve, hordhitë serbe disa herë kishin tentuar edhe shkatërrimin e kullave të gurta dhe tërë arkitekturës autentike shqiptare. Megjithatë, njerëzit dhe kullat e Strellcit dhe fshtarave të tjera të Deçanit, gjithmonë kishin qenë një dhe ishin bërë gur i pathyeshëm përballë hordhive serbe.
    Tahir Zemaj, majori i APJ-së dhe njeriu i Bujar Bukoshit, i futur në Kosovë menjëherë pas fillimit të luftës me përmasa serioze, kishte zgjedhur pikërisht Strellcin dhe fshatrat përreth për ta krijuar enklavën e tij apo gangrenën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sikur edhe në të gjitha fshatrat tjera të Rrafshit të Dukagjinit, edhe këtu ardhja e Zemajt, si "oficer me shkollë", në kohën kur lufta në Kosovë veç kishte plasur, qe konsideruar shpresëdhënëse për të gjithë.


    Implikimet në kontrabandën me drogë dhe prangat në duar pas një lufte spiunazhi ndërmjet UDB-së dhe KOS-it

    Në bazë të një aktakuze me shkrim të Prokurorisë Publike të Qarkut, në Prishtinë, të lëshuar më 4.5.1988, Tahir Zemaj, bashkë me një rrjet të gjerë njerëzish nga Kosova dhe ish-RSFJ-ja, thuhet të jetë implikuar në trafikun me drogë e narkotikë, për cka figuron të jetë akuzuar për vepër penale. Në rrjetin në të cilin ishte i implikuar majori Zemaj, ishin përfshirë edhe shumë njerëz të tjerë nga mbarë hapësira e ish-Jugosllavisë. Fakte të tjera të shumta flasin se ai kishte rënë në burg për shkak të një lufte shërbimesh sekrete në ish-RSFJ, ku UDB-ja kishte rënë në gjurmë të veprave klandestine të kryera nga njerëzit e shërbimit informativ (KOS) të ushtrisë jugosllave, APJ-së. Në këtë betejë të muajve janar e shkurt të vitit 1988, Tahir Zemaj, si i rekrutuar në radhët e KOS-it, shërbimit informativ të APJ-së, del të jetë zhytur në lojën me kontrabandë droge, në të cilën ishin të implikuar edhe ushtarakë e joushtarakë të shumtë të APJ-së, serbë, kroatë, malazias, maqedonë, shqiptarë etj., në mesin e të cilëve edhe vetë majori Zemaj. Kontrabanda me drogë ishte bërë në relacionin Stamboll-Prishtinë-Beograd-Madrid dhe përfundonte shpesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rrugëkalim kryesor i këtij trafiku ishte Italia. Destinacioni i fundit të shumtën e herave ishte vetëm Madridi. Pas mbajtjes së seancave publike, prej 14 deri më 19 korrik 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur publikisht aktgjykimin ndaj 24 të të akuzuarve nga Kosova, në të cilën listë Tahir Zemaj figuron të jetë i dhjeti me radhë.
    Koha e trafikimit të drogës në të cilin biznes Kosovën e kishin futur edhe Tahir Zemaj dhe të akuzuarit e tjerë, përfshinte vetëm periudhën për të cilën Prokuroria posedonte fakte - atë prej shtatorit të vitit 1985 deri në nëntor të vitit 1986. Në përcaktimin e fajësisë së të akuzuarve, bashkë me Tahir Zemajn fajësia binte edhe mbi Sejdi Ramën, të cilët, sic thuhet në aktgjykim, akuzohen:;sepse gjatë vitit 1986, sipas marrëveshjes paraprake, në mënyrë të paautorizuar kanë vënë në qarkullim 1,5 kg. heroinë, në atë mënyrë që së pari në Prishtinë, nga Daut Kadriovski kanë blerë 0,5 kg. e pastaj kanë marrur hua 1 kg. heroinë, ashtu që tërë sasinë, në dy raste, i akuzuari Sejdi Rama ia ka shitur Demir Deskut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës" Daut Kadriovski mund të ketë qenë kapoja e tërë kësaj bande trafikantësh të drogës. Zemaj ishte i lidhur drejtëpërdrejt me të, në të cilin rrjet ishin të implikuara edhe disa femra, sikurse Sllobodanka Dillberova, Millka Grigorovska, Millena Tasiq etj., dhe një numër i konsiderueshëm shqiptarkash e shqiptarësh të tjerë, të lidhur ngushtë me shërbimin informativ të ushtrisë jugosllave, KOS. Tahir Zemaj qe dënuar me gjashtë vjet burgim, duke iu llogaritur edhe koha e mbajtjes në paraburgim, prej datës së arrestimit, 8 shkurt 1988.

    Përpos bixhozit, përfitimi i parë prej 14 mijë dollarësh nga shitja e drogës

    I akuzuari Sejdi Rama, kishte deklaruar para gjyqit në mënyrë të hollësishme se si ishte implikuar në kontrabandën me drogë, në atë periudhë. Ky që më parë e kishte njohur një person që jetonte në SHBA (Dallas), që quhej Demir Desku. Me të kishte pasur raporte edhe më herët, por me të marrë vesh se ai mirret me tregtinë e narkotikëve, Rama ishte interesuar që atij t'i gjejë lidhje në Kosovë (Jugosllavi) për t'i siguruar narkotikët që vinin nga Stambolli. Sejdi Rama, në anën tjetër, kishte dëgjuar për bixhozgjiun nga Kosova, majoring Tahir Zemaj. Ai ishte interesuar të vë kontakte me të. Tregtia me pluhurin e bardhë dhe loja e bixhozit për majorin Zemaj atëkohë ishin biznes i mirë. Ky nuk kishte ngurruar t'i premtojë Sejdi Ramës se narkotikun për Demir Deskun (SHBA) do ta sigurojë përmes disa njerëzve e lidhjeve që kishte në Prishtinë.

    Zemaj në Prishtinë mbante lidhje të mira me Daut Kadriovskin, njeri i shërbimit informativ të ushtrisë jugosllave, KOS-it. Ai, po ashtu, njihte në anën tjetër, një person sikur se ishte Sejdi Rama, i cili Zemajt i kishte thënë se është punëtor i Sekretariatit Republikan të Punëve të Brendshme të Serbisë (SPBR) dhe atij të Federatës (SPBF). Njëkohësisht, Tahir Zemaj ishte i rekrutuar në shërbimin informativ të armatës jugosllave, KOS. Ishte një vend në afërsi të restaurantit "Rugova" në Prishtinë baza e një biznesi të tillë dhe vendtakimi me Daut Kadriovskin i cili ua siguronte narkotikët Tahir Zemajt dhe Sejdi Ramës për t'i shitur më pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Këtë në detaje e shpjegon vetë deklarata e Sejdi Ramës para gjyqit, e cila nga procesmbajtësi ishte shkruar tekstualisht kështu: "I akuzuari Sejdi Rama ka cekur se me rastin e qëndrimit në SHBA, te Demir Desku, në Dallas, me të cilin është njohur edhe më parë, ka kuptuar se ai merret me tregti me narkotikë, andaj pasi që është njoftuar me të akuzuarin Tahir Zemaj dhe ka parë se ky luan bixhoz, këtij i ka thënë se e ka njeriun në Amerikë, të cilit mund t'i shesë narkotikë, ndërsa i akuzuari Tahir Zemaj i ka thënë se përmes disa personave në Prishtinë mund ta sigurojë narkotikun. Pas asaj, përmes të akuzuarit Muhamet Metaj kanë rënë në kontakt me Daut Kadriovskin, e këtë fakt nuk e kontestojnë as i akuzuari Tahir Zemaj e as i akuzuari Muhamet Metaj, kështu që këta të dy janë marrë vesh me Daut Kadriovskin, i kanë tubuar të hollat dhe, në Prishtinë, në afrësi të restaurantit "Rugova" kanë blerë nga Daut Kadriovski 0,5 kg. narkotik, të cilin ai pastaj ia ka cuar Demir Deskut në Dallas, e nga ai kanë fituar 18.000 dollarë, nga të cilët të akuzuarit Tahir Zemaj ia ka dhënë 14.000 dollarë e për vete ka ndalur 2.500 dollarë dhe i ka llogaritur shpenzimet e udhëtimit. Pas asaj, ky dhe i akuzuari Tahir Zemaj, gjithashtu në Prishtinë, te restauranti "Rugova", nga Daut Kadriovski kanë marrë 1 kg. narkotik, dhe atë si hua, të cilin ky përsëri ia ka cuar Demir Deskut në Dallas. Të njëjtin nuk ia ka paguar pasi që narkotiku atje ishte rrëmbyer e pasi që pa të holla nuk ka guxuar të kthehet në Jugosllavi, me vete e ka sjellur Demir Deskun, i cili në Prishtinë direkt është marrë vesh me Daut Kadriovskin". Procesverbali ishte shkruar në bazë të saj që kishte deklaruar bashkëpunëtori i Tahir Zemajt, Sejdi Rama, para personave të autorizuar zyrtarë, njëjtë, në të dyja herët, më 12 shkurt 1988 dhe më 22 shkurt 1988.

    “I madhi” Tahir Zemaj para gjyqit: “E kam konsideruar detyrë patriotike të bashkëpunoj me njeriun e sigurimit shtetëror”

    Tahir Zemaj para gjyqit si mbrojtës të tij kishte angazhuar avokatin nga Peja, Gavrillo Vujeviqin, i cili nuk kishte prezentuar në momentin e marrjes së tij në pyetje, edhe pse Zemaj kishte këmbëngulur para gjyqit që, pa praninë e mbrojtësit Vujeviq, të mos përgjigjet. Në pikat kryesore, deklarata e Zemajt do të jetë e njëjtë me atë të Sejdi Ramës. Ai do t'i pranojë të gjitha implikimet e tij dhe blerjen e "mallit" nga Daut Kadriovski. Por, dallimi i vetëm këtu është se Tahir Zemaj, si bashkëpunëtor i KOS-it, shprehet se me Sejdi Ramën ka bashkëpunuar duke e konsideruar këtë si veprim patriotik, sepse që më parë, ky i fundit i paska thënë Zemajt se është punëtor i SPB-së dhe se është futur në këtë lojë për t'i zbuluar rrënjët e rrjetit mafioz. Kështu së paku i ka thënë gjyqit majori Tahir Zemaj, thuhet në procesverbal.
    Më poshtë një citat nga procesverbali: ;para personave të autorizuar zyrtarë , më 22.02.1988, pa asistimin e mbrojtësit, i akuzuari Tahir Zemaj e ka dhënë deklaratën e tij, duke cekur se ky dhe i akuzuari Sejdi Rama, nga Daut Kadriovski kanë blerë 0.5 kg. narkotik, e pastaj e kanë marrë si hua edhe 1 kg. në kohë dhe mënyrë shtu sic i akuzuari Sejdi Rama cekë n mbrojtjen e tij. Në fund ka theksuar se atë që e ka bërë, e ka bërë dhe ka hyërë në punë me narkotikë, me insisitimin e të të akuzuarit Sejdi Ramës, i cili gjithkund është prezentuar si person i SPB-së, ndërsa atë (Tahir Zemajn) e ka bindur se me të vërtetë punon në zbulimin e grupit i cili merret me tregti me narkotikë".
    Nga këtu dalin edhe implikime të tjera që pranohen nga vetë goja e majorit Tahir Zemaj. Ai para gjyqit haptas e pranon dhe konfirmon, duke tentuar t'i ikë akuzës së drejtpërdrejtë të implikimve në tregtinë me drogë, se me Sejdi Ramën është lidhur për arsye patriotike dhe që të shërbejë për shërbimet sekrete shtetërore e ushtarake të jugosllavisë së atëhershme. Zemaj e pranon vetë se paraprakisht ka pasur njohuri se Sejdi Rama punon për SPB-në dhe se ai i ka thënë këtij se është duke operuar në të zbuluarit e rrënjëve të rrjetit të drogës. Në njërën anë nuk mund të kontestohet implikimi i ushtarakut Zemaj në strukturat e shërbimeve të spiunazhit ushtarak dhe shtetëror të Jugosllavisë e, në anën tjetër, dalin si të qarta vetë aktivitetet e tjera të tij, si në sferën e bizhozit dhe atë të tregtisë me heroinë. Të parën, implikimin në fushën e shërbimeve të KOS-it dhe "vullnetit të tij të mirë" për t'u ndihmuar edhe strukturave të SPB-së (Sejdi Ramës) e konfirmon vetë Tahir Zemaj. Të dytën, marrjen e tij (Tahir Zemajt) me tregtinë me narkotikë dhe me lojërat e bizhozit, e konfirmon vetë Sejdi Rama, bashkëpunëtor i SPB të Serbisë dhe atij të Jugosllavisë. Ndërkaq, më poshtë, bëhet e ditur se Sejdi Rama kishte refuzuar të pranojë para gjyqit se është dekonspiruar te Tahir Zemaj si bashkëpunëtor i SPB-së:
    "Në pyetjen se a i ka thënë të akuzuarit Tahir Zemaj se punon për sigurimin shtetëror, gjegjësisht në cilat organe të pushtetit janë personat me të cilët është marrë vesh para nisjes për në Amerikë dhe pas kthimit nga Amerika si dhe kush i ka bartur shpenzimet e udhëtimit në Amerikë, i akuzuari ka refuzuar të përgjigjet".
    Në seancën kryesore, Tahir Zemaj mohon të ketë kryer aktivitete të kontrabandës me drogë, ndërsa pranon që më parë të jetë pajtuar të bashkëpunojë më Sejdi Ramën, me idenë se është duke kryer një punë patriotike, sepse ky i fundit i kishte thënë atij se përvec për shërbimin e sigurimit republikan SPB (të Serbisë) dhe atë federativ (të Jugosllavisë) punon edhe për Interpolin. Zemaj thotë se për arsye patriotike e ka njoftuar Sejdi Ramën përmes Muhamet Metajt me Daut Kadriovskin:
    "I akuzuari Tahir Zemaj, në mbrojtjen e tij në seancën kryesore ka theksuar se ka pranuar t'i kryejë shërbim të akuzuarit Sejdi Ramës, pasi që ai disa herë i ka thënë se është duke i kryer disa detyra speciale për SPBR dhe SPBF dhe për Interpol, andaj për arsye patriotike, përmes Muhamet Metaj e ka njoftuar me Daut Kadriovskin;".
    Loja me narkotikë, kishte futur në sherr dy shërbimet sekrete të Jugosllavisë, atë shtetëror (UDB-në) dhe atë ushtarak (KOS-in). Zatën, në këtë periudhë ishte bërë një luftë e fortë spiunazhi ndërmjet këtyre dy shërbimeve. Tahir Zemaj dhe Sejdi Rama dalin kryekëput si dy bashkëpunëtorë, në njërën, anë dhe si rivalë, në anën tjetër. Punëtori i KOS-it, i pari, dhe ai i UDB-së, i dyti, duke bashkëpunuar e kishin vënë në kurthë njëjri-tjetrin. Këta që të dy ishin protagonistë në nivele të larta të dy shërbimeve të spiunazhit jugosllav. Në procedurë e sipër të marrjes në pyetje dhe të deklarimeve, del në pah edhe dëshmia e Bexhet Bllacës, njeriut kryesor të kësaj historie. Nëse ky thjeshtë ka qenë vetëm njëri ndër kryekapot e kësaj loje për interesa të përfitimeve menarkotikë, te Tahir Zemaj dhe lidhjet e tij me spiunët dhe kontraspiunët e këtyre shërbimeve sekerete, sipas edhe vetë deklaratave të tij, del në pah një lojë edhe më e madhe. Ai në operimet nëntokë të lidhjeve me drogë, kishte kryer, sic thotë edhe vetë, shumë punë patriotike në shërbim të KOS-it dhe SPB-së.
    UDB-ja në këtë periudhë bënte një lojë të fortë në të zbuluarit dhe të përcjellurit e aktiviteteve nacionaliste të emigracioneve të ndryshme, nëpër Evropë e Amerikë.

    Në luftën për Kninin, në anën e armatës jugosllave (serbe), në atë të Kosovës, inspirues dhe menaxhues i dezertimit

    Tahir Zemaj do të burgoset bashkë me bashkëpunëtorët, por nuk do ta vuajë dënimin të tërë. Ai më vonë do të jetë një kuadër i preferuar sërish për armatën jugosllave. Ishte dëshmuar si fanatik i Beogradit. Këtë provim e kishte kaluar ndoshta edhe me operimet kundër Tahir e Nebih Mehajt, në Prekaz më 1981 sikurse edhe në organizimin e likuidimit të aktivistëve të ilegales shqiptare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Jugosllavia do të fillojë të tronditet në themele të saj. Nga Sllovenia lufta gradualisht do të bartet në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe fare vonë në Kosovë. Argati konkret më i fundit i Tahir Zemajt si ushtarak bërë Beogradit, do të jetë beteja për Kninin, në luftën e Kroacisë, ku majori do të jetë i pozicionuar në anën e ushtrisë jugosllave (serbe). Të gjithëve u është e njohur ajo luftë. Në shumë beteja, në anë kroate kishin marrë pjesë vullnetarë shqiptarë. Ushtarakë të shumtë kishin dezertuar nga APJ dhe u ishin bashkuar rashëve kroate, njëjtë sikur më vonë edhe në luftën e Bosnjë e Hercegovinës. Por, Tahir Zemaj, jo!
    Në luftën e Kninit kemi ndoshta ballafaqimin e parë direkt të dy figurave që dëshmojnë kontraversitetin që do ta karakterizojë edhe luftën në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Bekim Berisha - ABEJA do të jetë njëri ndër heronjtë e gjallë të luftës në anën kroate, derisa Tahir Zemaj do të jetë i pozicionuar në anën serbe. Është fjala për betejën e Kninit, pas së cilës, për shkak të heroizimit të treguar, ABEJA do të gradohet nga strukturat më të larta ushtarake të armatës kroate e cila vec kishte filluar të lind. Tahir Zemaj do të jetë drejtues i forcave serbe në këtë luftë, në këtë luftë në të cilën krah clirimtarëve kroatë ishin pozicionuar edhe heronjtë tjerë si Fehmi e Xhevë Lladrovci.
    E njëjta do ta përcjellë më vonë edhe luftën në Kosovë.
    Derisa ABEJA do të bie heroikisht në betejat e Junikut, e Fehmi e Xhevë Lladrovci në ato të Drenicës, protagonisti tjetër i luftës në Kroaci, Tahir Zemaj, do të përgatisë një dezertim masiv në fshatrat e Decanti, të cilat tashmë me të madhe kishin shprehur gatishmërinë dhe ishin mobilizuar nën emrin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Tahir Zemaj do të jetë ai që në shtator të 1998-tës, do të urdhërojë rreth dy mijë ushtarë të tij, në tri brigada, që me armët e tyre të kalojnë kufirin shqiptaro-shqiptar në bjeshkët veriperëndimore të Kosovës dhe pastaj t'ia mbajnë kah të munden;
    Ky, pra, është Tahir Zemaj: Në vitet e '70-ta major i APJ-së dhe i rekrutuar në shërbimin informativ të APJ-së, KOS; në vitet e '80-ta lojtar i njohur i bixhozit dhe kontrabandues droge; në vitet e '90-ta në luftën e Kroacisë, i pozicionuar në anën e armatës serbe dhe në vitin 1998 i pozicionuar kundër djemve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkaktar i dezertimit masiv në Bjeshkë të Strellcit.
  10. nike palkola

    nike palkola Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    Tahir Zema sikur t ishin të vërteta ato gënjeshtrat tuaja të flliqura, nuk kishte hy në Kosovë, dhe nuk kishte marrë pjesë në luftë kundër kriminelëve serbë. E ka fituar betejen e Loxhës, që fitore aqë të madhe nuk kanë korrë udhëheqësit tjerë komunistë të UÇK. T. Zema nuk ka luftuar kurrë kundër UÇK. Atij majtistet në UÇK i kanë vra ushtarë, ndersa ai nuk ka vra asnjë shqiptar.
    Gëzohem që nuk ke forcë se i kishe vra të gjithë të LDK, të PSHDK, ,Liberalët, dhe e shkroi dikush në forum, kishe bërë krime si Pol Poti në Kamboxhë, e kishe bërë kamp përqendrimi Kosovën-Dardaninë!
  11. *Plisi*

    *Plisi* Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    ==================================================

    Paske harrue sigurisht te cek edhe per nji merit te heroit dhe dhendrrit te serbve tahirit,se si ne disa pjes te dukagjinit pasi veq i dorzoi mbi 2000 (dymi)arme serbve dhe filloi te krijoi policin lokale me disa shqipfolsa te LDK-se PSHDK-se PLK-se qe i paguante tahiri e serbia se bashku,a thua pse nuk e tregove ket!!!
    Keta polic sot e kan krijue njifar sigurimi te kosoves demek!
  12. *Plisi*

    *Plisi* Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    Ja ushtria dhe policija e Tahir Zemes heroit te serbis
    ====================================


    Policët lokalë dhe shërbëtorët e Serbisë

    Prishtinë, 10 janar 2000
    Policia lokale e formuar nga pushteti okupues i Serbisë ka dalë si produkt i organizatave antikombëtare të formuara nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve lojalë kanë qenë të inkuadruar në njësitë paramilitare serbe. Në policinë lokale janë organizuar edhe disa romë, të cilët gjatë ofenzivave kundërshqiptare krahas policisë e ushtrisë serbe i dogjën e plaçkitën shtëpitë e shqiptarëve. Policët lokalë instruksionet për punë i merrnin nga inspektorët e policisë serbe në nivel komunash, kurse për veprime politike nga kryretradhtarët dhe mediatorët politikë të policisë lokale Muharrem Ibraj, Faik Jashari, Xhafer Gjuka, Bajram Haliti etj.

    E ashtuquajtura polici lokale, e formuar zyrtarisht nga pushtuesit serbë në vjeshtën e vitit 1988, bartë përgjegjësi të mëdha për krimet e kryera mbi popullin shqiptar. Ata organizuan dorëzimin e armëve, duke dalë para kamerave televizive serbe e të huaja dhe duke u prononcuar haptazi kundër popullit shqiptar.

    Njëri ndër kolaboracionistët dhe prijësit më famëkëqinj të të ashtuquajturës "polici lokale", i cili mori armët e pushtuesve serbë për të luftuar kundër shqiptarëve, është edhe shqipfolësi Mushk Jakup Ibraj me të bijtë e nipat nga Osek Hyla e Gjakovës, të cilët ndërmorën një varg ekspeditash ndëshkimore kundër popullsisë shqiptare, duke ngritur postblloqe, duke organizuar një varg vrasjesh, qindra arrestime, rrëmbime, burgosje e bastisje të shqiptarëve. Ata kanë kryer krime të rënda kundër popullit shqiptar, siç është rasti i ekzekutimit të Sylejman Miftar Bajramit, para familjes, në oborrin e shtëpisë së vet, në Osek Hylë nga ana e të birit të Mushk Jakupit, kolaboracionistit Muharrem Ibraj.

    Mushk Jakupi, i shtyrë nga epshe sadiste dhe me shëmtinë e shpirtit satanik, bashkë me të afërmit e tij, gjithnjë ka tentuar ta nëpërkëmbë nderin e popullit të shumëvuajtur shqiptar. Ky i shitur mohoi komb e atdhe. Në vend të flamurit kuqezi, në odën e tij qëndron „trobojnica" sllave, si trashëgimi e Rankoviqit dhe e dorës së zezë të OZN-ës e UDB-së, që s’lanë gjë pa përmbysur... Familja e Mushk Jakupit që nga koha e Rankoviqit ishte bërë çerdhe e ndyrë e udbashëve dhe policëve të regjimeve gjaktare serbe, duke e bërë veten të vdekur për së gjalli. Ai bëri serbizimin e gjakut dhe të familjes, gjë që shumë rrallë ka ndodhur ndër shqiptarët. Ky satrap gjakatar, shërbëtor besnik i pushtuesve serbë rezignoi hijen e magjisë së zezë, e satanai do të rikujtojë gjithnjë mashtrimin e poshtërsinë e vet.

    Piromanët sadistë e kolaboracionistët me damkë si Mushk Jakupi me të bijtë e nipat, Sali Shkreli me të bijtë, Mëhill Abazi me të bijtë e disa satrapë shqiptarë të sojit të tyre po notojnë në ujërat e turbullta të tradhtisë, si dorë e zgjatur e regjimit gjakatar të Beogradit, si "poverenikë" të pushtetit serb, herë si rankoviqistë me damkë, udbashë, bozhuristë, "jugosllavë", kshilla të fshatrave" të caktuar nga policia serbe për dorëzimin e armëve pas ofensivës së shtatorit ’98 e "policisë lokale", përmes të cilëve pushtuesit serbë me çdo kusht tentoi ta fusin vëllavrasjen mes shqiptarëve të Kosovës. Të tillët çkado që bënin, pa marrë parasysh kë vrisnin, ekzekutonin a torturonin, gjenin strehë dhe mbrojtje tek organet e pushtetit. E sa herë merrte krye pushteti serb ata silleshin me vrazhdësi demonësh kundër popullit shqiptar si krah i shovinizmit të shfrenuar serb, duke shkelur mbi gjakun e njerëzve të torturuar e të masakruar. Këta njerëz të ligj populli me të drejtë i quajti këlysh të Serbisë, të cilët nuk kanë vend në mesin e shqiptarëve. Këtyre tradhtarëve të kombit veprimet antikombëtare nuk ua fal dot as historia, as gjaku i derdhur për liri i bijve më të mirë të këtij populli. Mallkimi dhe dora hakmarrëse e popullit do t’i ndjekë pas ngado që të shkojnë.

    Lista e policëve lokalë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999

    Ukë Mustafa (Babaj i Bokës, Gjakovë), Nikollë Nikolla (Dol, Gjakovë), Vilson Imeri (Brodosanë, Gjakovë), Prenë Prenaj (Novosellë e Epërme, Gjakovë), Pren Frrokaj (Plançor, Gjakovë), Nue Prenkaj (Plançor, Gjakovë), Nue upi (Ujzë, Gjakovë), Dedë Ndrejaj (Ramoc, Gjakovë), Binak Dema (Vogovë, Gjakovë), Ibrahim Sadrija (Berjahë, Gjakovë), Sokol Bajrami (Batushë, Gjakovë), Zef Jakaj (Novosellë, Gjakovë), Fran Marku (Doblibare), Preq Karricaj (Bitesh, Gjakovë), Martin Hasani (Bec, Gjakovë), Canë Salihu (Gërgoc, Gjakovë), Bajram Avdyli (Stubull, Gjakovë), Ramë Ibrahimi (Stubull, Gjakovë), Arif Rama (Molliq, Gjakovë), Ula Amizi (Ponoshec, Gjakovë), Mitar Hasanaj (Mejë, Gjakovë), Mehmet Çarri (Damjan, Gjakovë), Smajl Imeri (Nivokaz, Gjakovë), Muhamet Veseli (Molliq, Gjakovë), Rasim Beqaj (Rracaj, Gjakovë), Musë Sefsalihu (Damjan, Gjakovë), Hasan Hulaj (Skivjan, Gjakovë), Xhafer Halili (Bec, Gjakovë), Luz Hasanaj (Mejë, Gjakovë), Florim Rama (Piskotë, Gjakovë), Sylë Brahim Sylaj (-).

    Lista e anëtarëve shqiptarë dhe romë të Partisë SPS (Partisë Socialiste të Serbisë) me qendër në Gjakovë, përpiluar në bazë të librezave të gjetura në Gjakovë, më 25.9.1999

    Dedë Tetaj, Sami Cërmjani, Prenq Prenqa, Pashk Uka, Bardhec Uka, Hasan Kameraj, Safet Bela, Betim Kinoli, Rexhep Zena, Harmonije Gashi, Sulejman Bela, Enver Cermjani, Maxhun Shabani, Sinaver Gashi, Nue Prenqa, Mhill Ndrecaj, Tunë Prenqa, Robert Milici, Zef Prenqa, Elbehar Goza, Metë Binakaj, Gjon Pnishi, Bajrush Kajtazi, Mhill Gojani, Ramadan Çekiqaj, Pashk Pashku, Pren Ndrecaj, Gazmend Ndrecaj, Hysen Berisha, Gjustë Tetaj, Sokol Ndreca, Hasan Kameraj, Leze Luli, Bujar Boneshta Feride Zejna, Hysrete Zejna, Xhelal Sefa, Xhelal Sefa, Pren Prenkaj, Pjetër Ndou, Sokol Isufi, Antoneta Gjini, Qerim Krasniqi, Gjon Laski, Pashk Radi, Rusmidin Boneshta, Muhamet Zllakuqani, Dan Gashi, Zef Ndreca, Mustafë Mustafa, Dedë Dushi, Luz Dushi dhe Prenq Biba, që të gjithë me qendër anëtarësimi në Partinë Socialiste të Serbisë në Gjakovë
  13. *drenica

    *drenica Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    NJË REALITET I VËSHTIRË, POR JO I PASHPRESË...

    Pas kthimit tim në Kosovë, jam ndeshur me pamje të pabesueshme për mendjet normale, me një diferencim shkinor shumë më agresiv, më cinik e më të lig sesa ai që dikur ushtronin serbët. Këto fjalë më dalin nga dhimbja dhe trishtimi i thellë kur kam parë se si diferencoheshin edhe te vdekurit nëpër varre. Klasifikohej gjaku i një dëshmori si gjak që nuk menton te respektohet vetëm se në të gjallë ai kishte respektuar urdhërat e institucioneve të Republikës. Diferencoheshin pleq e plaka, vetëm pse ishin prindër të bijve që kishin dhënë jetën për Kosovën, por që nuk kishin qenë në radhët e komandantëve enveristë. Kam parë lot fëmijësh që shikoheshin shtrembër, sepse baballarët e tyre kishin qenë ushtarë të Njësive Operative. Kam parë varre e monumente prej mermeri për të rënët në luftë, që e meritojnë respektin e gjithë Kosovës, por kam parë edhe varre të braktisura, të harruara mbi të cilat nuk lejohej të viheshin lule. Kam parë se si bënin gara komandantët për të shpallur heronj vëllezërit e motrat e veta që mund të kishin vdekur sa në fushë të nderit, aq edhe në shtrat nga dergja e zakonshme. Kam parë e dëgjuar se si brenda një familjeje janë emëruar tre-katër gjeneralë, 5-6 majorë etj. Kam parë se si e emëronin njëri-tjetrin nëpër punëra e poste që nuk u shkonin përshtat as dijeve as formimit të tyre, siç kam parë, une dhe e gjithë Kosova, se çfarë etje e urie kanë demonstruar "komandantët dhe komisarët" për pronat shtetërore dhe private te Kosovës. Fatkeqësisht kjo sjellje e dëmtoi shumë imazhin e Ushtris Çlirimtare të Kosovës, e dëmtoi shumë imazhin e institucionet pasardhëse te saj, pra TMK- në, por edhe SHPK-në e mbushur me kushërinj, nipa e dajallarë të korruptuar, njerëz që nuk i ngjallin askujt respekt e jo rrallë edhe te inkriminuar. Pas uniformave të institucioineve të reja të Kosovës u fshehën jo pak njerëz që kishin bërë krime para, gjatë dhe fill pas luftës. Kjo gjë e dëmtoi edhe imazhin e vetë kombit tonë. Imagjinoni se çfarë dëmi i madh i bëhet imazhit te ushtrisë së ardhshme të Kosovës, kur ndaj bërthamës se saj te sotme, ndaj TMK-së qytetarët tanë nuk kanë pikë respekti. E sigurt është një gjë që as imazhi i UÇK-së, as ai i TMK-së nuk mund të dëmtohet në mënyrë të
    pakthyeshme, sepse për to është derdhur gjak, për to është investuar dashuria dhe respekti i një populli të tërë. Gjendja e sotme është e përkohshme.

    ...Shpresë që buron nga puna

    Pas botimit e ribotimit të librit të parë, më është dashur të "shëtis me te". Kam pasur rast të takohem me bashkëqytetarët e mi në Vjenë e në Istog, në Osllo e në Strellc, në Stokholm e në Mitrovicë, në Bernë e në Prishtinë, në Cyrih e në Gjilan, në Bon e në Prizren, në Berlin e në Ferizaj, në Gjenevë e në Gjakovë, në Paris e në Pejë, në New York e në Fushë Kosovë, në Bruksel e në Vushtrri, në Çikago e në Kamenicë pra në çdo qytet të madh të Evropës, të Kosovës e te Amerikës. Kjo ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, me rëndësi vendimtare për mua. Kam vërejtur gjatë kësaj kohe se si ringjallen filizat e një shoqërie të traumatizuar nga lufta, sesi njerëzit pajtohen me dhimbjen për humbjet e thella njerëzore e pasurore, sesi përpiqen ta transformojnë dhimbjen e tyre në burim energjish pozitive për familjen dhe vendin e vet, kam parë sesa të lidhur janë qytetarët tanë me tokën e tyre, me lidershipin e tyre politik. Njëkohësisht kam parë sesa të traumatizuar dhe të terrorizuar kanë qenë qyetarët tanë nga presioni dhe dhuna fizike e verbale e ushtruar ndaj tyre nga bandat e majta, kam parë sesi ata përpiqeshin t’i fshehnin bindjet e tyre politike nga frika e një represioni të ri. Kjo ka bërë që une te mobilizoj gjithë vulinetin dhe energjitë e mia për ta përmbysur këtë gjendje. Nuk mund të vierësoj sesa kam bërë. Veç di se diçka kam bërë. Degët e partive shqiptare te qendrës e të qendrë së djathtë nëpër Evropë dhe bashkësitë e shoqatat demokratike të qytetarëve shqiptare në ato vende janë rizgjuar. E kanë përkrahur të vërtetën që shkruhej ne liber dhe me kanë ofruar informacionet dhe mbështetjen e tyre në përpjekjet e mia. Kjo siç thashë ka qenë një përvojë shumë e madhe për mua. Nga ana tjetër vizitat e rregullta nëpër te gjitha organet shtetërore të nivelit lokal më kanë dhënë mundësi të njihem me hallet dhe problemet e qytetarëve të mi, të prek me dorë e të shoh me sy sesi jetojnë e vuajnë, sesi përpiqen e gëzojnë, sesi ringjesin fillin e jetës se thërrmuar nga lufta. Personalitetet politike në krye të këtyre komunave, deputetët dhe zyrtarët lokalë me kanë informuar për problemet e tyre , kanë ndarë me mua hallet dhe arritjet e tyre. Takimet dhe përpjekjet e mia për të realizuar synimin e shpallur në parathënie të këtij libri nuk janë kufizuar vetëm me faktorin shqiptar, por edhe me miqtë tanë te huaj. Ne SHBA jam takuar me mikun e shquar të shqiptarëve, ambasadorin Uilliam Uoker, me njerëz të afërt me kabinetet e senatorëve dhe të deputetëve republikanë e demokratë, miq të shqiptarëve. Takime të ngjashme kam pasur edhe në vende të tjera evropiane, por edhe në Kosovë. Dekorata e lartë që me është akorduar nga presidenti Rugova është për mua një shenjë mirënjohjeje jo vetëm nga ana e tij, por edhe nga ana e të gjithë qytetarëve te Kosovës, respekt që kanë treguar dhe tregojnë për përpjekjet e mia dhe të bashkëluftëtarëve te mi.
  14. *drenica

    *drenica Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    PËRSHKRIMI MË I HOLLËSISHËM I
    REZISTENCËS NË DISA FSHATRA TË
    RRAFSHIT TË DUKAGJINIT


    Te gjitha fshatrat e rrafshit te Dukagjinit kanë dhënë kontribut te shquar ne përpjekjet për liri. Me duhet te theksoj kontributin e fshatrave Isniq, Strrellc I Epërm e i Ultët, Prapaçan , Broliq, Kryshec dhe i tërë Lugu i Baranit. Ne Lugun e Baranit janë shquar këta individë: Rrustem Shala ne kuadër te logjistikës ka ndihmuar shumë brigadën 131, Nikë Krasniqi i Nepoles nga pozita e komandantit te Shtabit te Mbrojtjes Territoriale ka mbajtur lidhje te forta mes njësive operative dhe mstitucioneve informuese te qeverisë se Republikes se Kosovës. Ai, se bashku me Rrok Berishën, kanë informuar për gjithçka. duke garantuar një transparence te lartë dhe një informim efektiv, te saktë e frymëzues për trupat dhe populisme civile. Agim Krasniqi i fshalil Vranoc ka ndihmuar shtabin e Brigades 131 me pajisje teknike dhe material sanitar. Maxhun Smajii ka informuar me korrektësi dhe guxim mu nga vijat e frontit. Skender Çeku, një komandues i njësive te mbrojtjes territoriale, është shquar sidomos ne organizimin e mhrojtjes se pjesës se Morinëve te Loxhës gjatë betejës me te njëjtin emër.

    Shënime nga Ditari i Major Nazif Ramabajës

    …Me rënien e territ, filluam marshimin në drejtim të Kosovës duke përmbushur qëllimin e fazës së dytë të marshit, për të mbërrijur në fshatin Jasiç. Gjatë kalimit të kufirit Shqipëri-Kosovë nëpër Rrasë te Zogut takuam disa grupe të ushtarësh të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk dinin kah t’ia mbanin. Kur i pyeta, se kush ishte udhëheqësi i tyre, disa m'u përgjigjën "Togeri", e disa të tjerë më thanë Qergashi, (dihet se këta emra ishin pseudonime). Duke u lëshuar nga Rrasa e Zogut, afër kufirit, takuam një grup tjetër gjithashtu të humbur, i cili hapi zjarr dhe vetëm falë gjakftohtësisë sonë, nuk erdhi deri te konfontimi (të luftimi mes veti). Kur vërejtëm se flisnin shqip i ftuam të na bashkangjiteshin. Kështu të gjitha këto grupe ushtarësh të humbur i pranuam në kolonë dhe vazhduam marshin ditor, i cili zgjati njëmbëdhjetë orë e gjysmë. Ishte ky një marsh i gjatë dhe i mundimshëm pa ushqim, të ngarkuar edhe deri në pesëdhjetë kilogram. Vetëm me ujë, që na e kishte falur natyra, e mbanim shpirtin. Në orët e hershme të mengjesit (07.00) arritëm në fshatin Jasiç dhe në grykën e maleve pamë të ikurit nga zonat e luftës, nga fshatrat e kumunës se Deçanit, Batushës, Vokshit, Pobergjës etj. Kolona e brigadës marshonte, në ballë të saj ushtaraku Farush Thaçi mbante flamurin luftarak të brigadës 134 me shqiponjën dykrenare ngjyrë të zezë, në mes të sfondit gjyrë gjaku me shkronja të arta mund të lexohej UÇK, në dy anët e shqiponjës brigada 134, ndërsa FA dhe dy duar të shtërnguara nën shqiponjë. Ku ishte flamur lufte.
    ...Banorët e fshatit Jasiç na pritën aq bukur sa qe ishte e papërshkrueshme për momentin. Me të mbërritur në fshat ndodhi një incident i vogë, disa të armatosur rrëzë pyllit hapën zjarr mbi kokat tona kjo ishte nje shenjë e keqe për ne dhe ne në brendi të fshatit u detyruam t'i zëmë pozicionet. Më vonë mësuam se ata të cilet kishin hapur zjarr ishin disa individë të cilët kishin shprehur pakënaqesi për ardhjen tonë. Pas vendosjes në fshat, bashkevendasi i cili na afroi mikpritje me emër Osman në një moment qajti dhe tha se ky fshat kurrë nuk e ka ndier veten më të gëzueshëm në histori. Pas mbërritjes në fshatin Jasiç me 25 qeshor menjëherë kontaktuam me shtabin e Junikut dhe Rrafshit te Dukagjinit, morëm ultimatumin që deri në orën 18.00 po të njëjtës ditë "të ktheheni kah keni ardhur, sepse jeni ushtri tjetër dhe keni ardhur në territor të çliruar nga të tjerët". Gjatë bisedimeve na u ka parashtruar kushti që të hynim nën komandën e tyre dhe se shtabi i Rrafshit të Dukagjinit do të na sistemonte nëpër njësitë e tyre, siç e parashikonin ata se ishte e nevojshme dhe nuk pranonin kurrësesi ekzistencën e shtabit qeveritar jashtë Kosovës dhe as njësinë tonë s'e pranonin si të tillë. Këtë në mënyrë të vrazhdë e theksonte Ramush Haradinaj, Sali Veseli (Vetima) i cili ishte ushtarak dhe kishte hyrë dy javë para nesh per të na sistemuar, ndërsa Naim Maloku (Topi) edhe ky ushtarak e bëri në një mënyrë më diplomatike, sepse njihej me disa eprorë dhe se edhe ky kishte punuar në mënyrë institucionale deri vonë, por në momentin e fundit vendimin për të hyrë në Kosovë e kishte marrë vetë. Ne ua dërguam përgjigjen se ultimatumi eshte i pa pranueshem, për bisedime erdhi prap Naim Maloku, Sali Veseli dhe Lum Haxhiu (pseudonim) emrin e vërtetë e kishte Hajdin Abazi dhe me të njihesha nga Suedia, por ky nuk prezentohej kurrë me emrin e vërtetë. Në pyetjen time se a e di se ç'ka ke thënë në Suedi, se do të punosh natë e ditë për ta arritur një bashkim, ai m'u përgjigj, po Nazif edhe tani e kam këtë mendim, por ju jeni të vonuar dhe keni ardhur në terren të lirë. Hajdin Abazi për mua e Lum Haxhiu për të tjerët kryente detyrën e oficerit për moral në Rrafshin e Dukagjinit. Që të dy kërkonin që t'u nënshtroheshim urdhërave të shtabi te Rrafshit të Dukagjinit, i cili ishte formuar me 23 qeshor po të njëjtën ditë, kur ne kishim filluar marshin për të hyrë në Kosovë . Pas shumë bisedimesh dhe peripecish ne grupi i oficerëve së bashku me bërthamën e brigades 134 vendosëm qe t'u iknim provokimeve dhe të marshonim për në Isniq, Prapaçan.
    Me 02 korrik u mbajt një takim pune me komandantët e brigadave 134, 131, 121 me përfaqësuesit e zonave, në Isniq dhe për nder të dy korrikut deklaratës kushtetuese të Republikës të Kosovës. Tubimin e hapi Tahir Zemaj, i cili i njoftoi të pranishmit Rrustem Tetën, Gani Gjukën dhe Skender Rexhahmetajn mbi qëllimet dhe aktivitete e këtyre tri brigadave dhe informoi. Rrustem Teta nuk njihte kurrfarë shtabi në Tiranë dhe as qeveri, as Ministri të Mbrojtjes nëse nuk i mbath çizmet, gjithashtu nuk njeh kurrfarë presidence as qeverie nese nuk vjen në zonë të lirë. I vetmi Rrustemi kundërshtonte të hynte në sistemin institucional.

    Vlerësimet për betejën e Loxhes

    ...Ka qenë beteja me e madhe e fillimit të luftës, pra beteja e Loxhës la pas vetes një moral të pathyeshëm dhe krijoi mitin se është një ushtri superiore, ndërkohë qër qe e përbërë nga ushtarët e Brigadës 134, luftëtarë të Loxhës se Morinëve dhe vullnetarë të ardhur nga fshatrat e tjera. Armiku la tanket m fushën e betejës, filloi të largohet edhe nga kazerimt dhe qyteti i Pejës, duke shushuritur se ra edhe Peja. Të vetëdijshëm se nuk kishim força dhe armatim të mjaftueshëm për ta mbajtur qytetin, vendosëm ta fortifikojmë, ta minojmë dhe ta forcojmë Loxhën në mënyrë që të bëhet e padepërtueshme për armikun dhe këtë e bëmë. Armikut iu desh të bëjë përgatitjen e sulmit të dytë mbi Loxhë për një muaj e gjysmë me shfrytëzimin e aviacionit bombardues, përdorimin helmeve kimike të tipit si në Srebrenicë në vitin1995.
    ...Pas retrerimit që ishte bërë një natë më parë, pra më 09.07.98, në kryerjen e kujdestarisë ishte eprori Shaban Draga, i cili ishte caktuar me eprorin Esat Ademajn për të shkuar në Lugun e Baranit dhe për t'u dhënë ndihmën e nevojshme shtabeve rajonale që nënkuptonte në çfarë shkalle janë bërë përgatitjet e vijave të para të pozicionit dhe mënyra e organizimit të sistemit te zjarrit, duke përfshirë edhe fotifikimin dhe masat të cilat janë marrë në punët xhenerike dhe maskimin e tyre, sipas marrëveshjes që kishim bërë gjatë bisedimive në Llukë të ulët me Rramush Haredinajn, Sali Veselin (vetimën), Rrustem Tetën në njërën anë dhe Tahir Zemën, Kemajl Shaqirin dhe meje, Nazif Ramabajën ku ndër të tjerat kishim ra në dakort që eprorët të shpërndahen gjatë ditës nëpër shtabe të fshatrave dhe të ndihmojnë në organizimin e një siteve, mësimin dhe njohjen me armatimin dhe mënyrën e përdorimit te tij, funksionimin dhe gjëndjen e armatimit ekzistues. Biseda ishte herë herë e ashpër nga ana e Sali Veselit "vetimës" të cilën e kishim inçizuar në tërësi dhe pas ndërhyrjes sime duke e shpjeguar nevojën e bashkimit të të gjitha forcave ushtarake dhe qëllimin e ardhjes së këtij grupi kaq të madh me 23 eprorë, për organizimin dhe riorganizimin e njësiteve duke filluar që nga kreu d.m.th. brigadat, e më poshtë deri te skuadrat, dhe duke mos ua mohuar të pranishmëve meritat për qëndrueshmërinë e tyre prej fillimit të luftës e gjer tani. Momenti Tahir Zemaj theksoi se kishte ardhur momenti për një organizim institucional dhe të mirfilltë, me shti në përdorim kuadrin profesional ushtarak dhe për formimin e njësiteve operative me karakter sulmues me një qëllim të vetëm të çlirohej çdo pëllëmbë e Kosovës sonë martire. Ai theksoi gjithashtu nevojën e shtrirjes së aktivitetit të katër brigadave me qendra: një në Prapaçan, e dyta në Baran dhe e treta në Dushkajë, konkretisht Bardhaniq dhe e katërta në Rekë të Keqe me mendim se këto brigada ishin të kompletuara me strukturën komanduese ushtarake. Ky ishte kompromisi i bërë, edhe pse në fillim, me të hyrë në Kosovë këto njësite operative kishin plane të përpunuara mirë, por për të bërë luftë të përbashkët pa kushtëzime, që brigada 121 me bërthamën e saj të mos dërgohet në territorin e Drenicës, ku më vonë u dërguan dy eprorë të cilët kishin paraparë te formojnë bërthamën e kësaj brigade e këta ishin Kemajl Shaqiri dhe Shaban Draga. Pasi bëra zëvendësimin e Shaban Dragës në detyrë të kujdestarit të repartit në Prapaçan, i cili shkoi me Isat Ademajn në Lugun e Baranit në marrëveshje me Tahir Zemën bëra të gjitha përgatitjet për formimin e GAB-it (grupi artilerik i brigadës) që përbëhej nga tetëmbëdhjetë ushtarë të zgjedhur nga më të mirët dhe gjashtë minahedhësa 80.mm, kjo mund të merret si datë për formimin e njësitit artilerik 10.07.98

    Pas gjithë këtyre marr e mos-marrëveshtjeve, të nesërmen pra me 11.o7.98 është sulmuar Strellci nga ushtria, policia dhe paramilitarët serb. Shpejt është bërë mobilizimi i disa personave me në krye Tahir Zemën dhe Gani Gjukën, i cili ishte përgjegjës për atë territor dhe gjatë tërë kohës së zhvillimit të operacioneve i kam përcjellur në motorol 16 kanalëshe, të cilën e kisha fituar personalisht dgjatë luftës ne Loxhë. Armiku i la të vrarë dy policë dhe dy të tjerë të plagosur. një sitë e armikut kaluan në defensivë dhe u bë çrregullimi total i tyre, përkundër rastit tonë që ishim të gjithë një në vijën e frontit. Siç dalin kërpudhat pas shiut edhe disa trima lajmëroheshin pas ofensivave të armikut, kur mbretëronte një qetësi relative, duke u mburrur se sa shkije i kishte mbytur ose merreshin me boshatisjen e shtëpive duke i plaçkitur. Por megjithatë Strellci u mbrojt dhe njësitet operative të UÇK-së treguan vendosmëri të fortë në luftë kundër barbarëve serbë dhe u ngritën dhe më shumë në nivelin ushtarak.

    Edhe pse kishim mospajtime në mes veti prapë se prapë gjenim diçka të përbashkët dhe kjo ishte qëndresa dhe rezistenca ndaj shkaut, duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që kishin në disponim në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit, në momentet e mësymjes të forcave ushtarako-serbe, të gjithe së bashku gjendeshim në front e kjo ishte e përbashkët, në çastet më të vështira na „bashkonte“ armiku. Për këtë me 12.07.98 në ora 13.00 në Vranoc të Vogël, në prani të shtabeve të më se dymbëdhjetë fshatrave të Lugut të Baranit, luftëtarëve të këtyre fshatrave si dhe në prani të Rramush Haredinajt, Sali Veselit "vetimës", Rrustem Tetës dhe oficerëve të njësiteve operative Isat Ademajt, Musa Dragës dhe Nazif Ramabajes u dakorduam që brigada 131 të vendosej në Baran.
    ...Diku rreth orës 19.00 në Vranoc u mbajt mbledhja me dymbëdhjetë fshatarë më qëllim që të caktohej se ku do te vendosej njësiti me të gjitha organet e veta, rekrutimi i ushtarëve nga shtabet në komandën e brigadës, formimi i bërthamës së policisë ushtarake me angazhimin dhe ndihmën e shtabeve te fshatrave, caktimi apo lajmërimi i një personi i cili kishte për ta kryer detyrën e vozitësit të komandantit të brigadës dhe të ishte njohës i mirë i zonës dhe rrethinës, formimi i grupit të emergjencës e në këtë kuadër edhe të logjistikës. Pas informimit të të gjithë të pranishmëve për karakterin dhe detyrën e njësiteve operative të UÇK-së dhe zonës që ishte komplet Lugu i Baranit prej fshatit Raushiq deri te Kpuzi, Drini i Bardhë, u lajmërua vozitësi me gjithë kombi për fillimin e aktiviteteve, vozitjen e komandës së brigadës, kontrollimin e tërë zonës dhe vijave të para të zjarrit, e ky ishte Zymer Sefaj nga fshati Kodraliq, jurist që u lajmërua vullnetarisht ta kryejë këtë detyrë kaq të rëndësishme, të cilën e kreu me përpikmëri dhe angazhim maksimal, herë herë duke e rrezikuar edhe veten, sepse përveç detyrës së vozitësit, njohësit të zonës kishte edhe detyrën e sigurimit të Shtabit të Brigades, truprojes, shpërndarësit të informatave të rëndësishme me karakter luftarak. Lajmërimi i Zymer Sefajt ishte shpëtim i madh për komandën e brigadës, ku merrnin pjesë tre eprorë Isat Ademaj, Musa Draga dhe Nazif Ramabaja, si dhe një ushtar e ai ishte Sinan Shala nga fshati Dubovik. Kjo ishte bërthama e brigadës që kishte për detyrë imformimin, organizimin dhe zhvillimin e të gjitha aktiviteteve ushtarake në bashkëpunim me shtabet lokale në zoeën që mbulonte ajo. U mor vendim që të vëzhgohen objektet, fabrika dhe shkolla e Baranit. Pas caktimit të objektit të repartit ushtarak menjëherë filloi pranimi i rekrutëve, ushtarëve të cilët arrinin të përzgjedhur nga shtabet lokale të zonës së brigadës. Më pas u bënë vizita në fshatrat Gllogjan, Nepole, Buqan dhe u bë kontrollimi i sistemit të organizimit të zjarrit në vijat e para, ndërsa në Gllogjan është bërë tubimi informativ me shtabin e fshatit, me Zef Kamerin, Pal Kocin, Rrok Berishën dhe të tjerë, ndërsa në Buqan me të gjithë fshatarët, ku shpjeguam detyrat e brigadës në zonën përkatëse dhe nevojën e pjesëmarrjes së tyre në kryerjen e detyrimeve që parashtroheshin para njësiteve operative dhe shtabeve lokale.
    Pas dy ditësh, pra me 14.07.98 brigada filloi të rritet numerikisht, erdhën 65 ushtarë, me të cilët u formuan njësitet siç jane batalionet I, II, dhe III, kompanitë, togat dhe skuadrat. Në brigadë u angazhuan Cuf Krasniqi nga fshati Vranoc Komandant i kompanisë dhe Musa Krasniqi komandant toge, i cili ishte mësues.
    ...Bëra vizitën te eprori i plagosur Faruk Xhemajli dhe vizita në Strellc dhe Loxhë. Ardhja e brigadës 121, të dytë siç e quanin në Gllogjan, tentimi i vendosjes së tyre në atë fshat, demonstrimi i forcës pa nevojë nga disa personave nga Jabllanica shkaktuan largimin e tri familjeve nga shtëpitë e tyre siç u njoftova nga biseda ime me shtabin ndër të cilët qenë Pal Koci dhe Rrok Berisha. U premtova se brigadat do të vendosen në zonat përkatëse dhe se ky problem do të evitohet së shpejti dhe se mund të ketë ndodhur ndonjë mosmarrëveshje. Filluan të zbatohen në praktikë dhënia e detyrës që shtabet e fshatrave t'ua dergojnë ushqimin në repart ushtarëve, fillimi i mësimit me ushtarë, njohja e armatimit që zotëronin etj. Në mënyrë vullnetare u vu në shërbim të ushtrisë vetura mercedes 240 m-79 nga Tal Ibrahim Krasniqi. Pas mosmarrëveshjes se cili njësit të veprojë në Lugun e Baranit, kishim caktuar një tubim në Gllogjan, ku do të merrte pjesë edhe Rramush Haradinaj në orët e mbrëmjes. Tubimi u mbajte sipas planit të paraparë. Që në fillim Rramushi shpjegoi se mosmarrëveshja është evituar dhe se ju keni pasur të drejtë, se në këtë zonë do të veprojë brigada e III-të, pra e 131-ta dhe se të tjerët kanë marrë për detyrë të shkojnë në lokacionin e Dushkajës në Dashinoc. Rramushi bëri shpjegimin e luftës së UÇK-së deri më tani ashtu siç kanë ditur e mundur dhe bëri prezantimin e ardhjes së forcave të reja që do të bashkangjiten dhe ndihmojnë në luftën e mëtejshme. Pastaj fjalën e mora unë si ushtrues i detyrës së komandantit të Brigadës. Pas informimit që bëra dhe njoftimit me fshatarët theksova: « Ka ardhur koha që të bëhet një riorganizim i luftës sonë çlirimtare dhe këtë duhet ta kuptojë çdonjëri prej nesh. Duhet që pas riorganizimit dhe formimit të njësiteve operative, të cilat do të kenë jo vetëm karakterin e mbrojtjes së pragut të shtëpisë si deri tani, por karakter thjesht sulmues, ku çdo pëllëmbë e territorit të çliruar do t'u dorëzohet shtabeve lokale përkatësisht mbrojtjes territoriale ».
    Ne mbremje rreth ores 18.00 patem një takim pune me Ramush Haredinajn, Sali Veselin « Vetima » Rrustem Teten, Nazmi Ibrahimi te Jabllanices se Leshanit, Fadil Nimanit « Tigeri », Tahir Zemes dhe meje Nazif Ramabaja. Kjo ishte edhe një shenje dhe pergjigje per te gjithe ata te cilet pyesin se pse nuk keni bashkepunuar ne mes forcave qe vepronin dhe atyre qe hyne ne Kosove. Bashkepunimi egzistonte, por rrjeti i atyre te cilet nuk e dinin kete bashkepunim ishte i madhe si ne Kosove ashtu edhe jashte saje, e ne ket rrjete mernin pjese shume emisare te cilet ishin « turist » te kesaj lufte dhe gjenin perfitimin e tyre nepermes fjaleve te medha, shpifjeve dhe intrigave te ketyre « turisteve ». Ramush Haredinaj hapi ket takim pune duke i ardhur keq qe nuk jemi takuar një here ne jave ku kemi nevoje dhe duhet te takohemi. Per ket takim ram ne takort qe ti shqyrtojme keto çeshtje: 1. Gatishmerija luftarake 2. Morali Luftarak 3.Logjistika 4. Detyrat e njësiteve.

    Ofensiva e armikut në Lugun e Beranit

    Sipas te gjitha informatave qe posedonim, nepermes vezhgimeve dhe opergjimeve te organizuara ne komanden e brigades pritej qe te sulmohen fsatrat e Lugut te Baranit ne oret e hershme te mengjesit, pra me dy gusht, qka me vone gjate analizes se kesaj ofenzive u tregua se ishte e vertete, sepse fshatrat e Qeskoves dhe shtabi i ketij fshati, kishin ndegjuar dhezjen e tankeve dhe zhurme te madhe ne oret e hershme te mengjesit, pra ne ora kater (4.00) qe vinte nga Dullova.
    Diku rreth ores dhjete e tridhjete (10.30) ne komanden e brigades u lajmerua « Magjupi »- Lah Ibrahimi nga shtabi i Jabllanices se dushkajes i cili defilonte perreth repartit ushtarak vetem vetem kur ishte ne situate te veshtire dhe ku ndiente nevojen per tu reklamuar. Sipas ketij « Magjupi » Lahi Ibrahimit : Qeskova dhe Kepuzi nuk bine ne duar te armikut, ndersa gjysem ore pasi duke ikur me vetura se bashku me « fytin »dhe dy vajza lane fshataret ne meshire te armikut dhe u largua ne drejtim te Gllogjanit te rekes duke lajmeruar se qeskova ra d.m.th. forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare hyne ne fshat.
    Sjellja e ktille e ketij komandanti revolucionar i cili me pare kishte qene pretenden per tu bere komandant ne Rrafshin e Dugagjinit, pershkak se shtabi i Jabllanices ishte themeluar i pari dhe se keta kishin merita, per te udhehequr i perkiste diletantizmit ushtarak, qe te tille pretenden e kishte ne permasa te medha. Duke e kuptuar se ne qfare situate te veshtire ushtarake gjindemi, beme organizimin e te gjitha forcave, per ti dal balle kesaj ofenzive, ndame detyrat dhe ishim ne sherbim njezet e kater deri ne dyzet e tete ore pa nderpre. Fillimisht muarem informacione nga sistemi i pergjimit te cilin e kishim formuar ne brigade, me nje motorol-16 kanaleshe, ku zbulonim fekvencat dhe benim te mundur qe te lidhemi ne to edhe me mjete t`jera te nderlidhjes. Pergjimet u bene ne keto fekvenca-kanale : Te cilat i deshifruam se shpejti dhe na mundesuan qe te bejme percjelljen e operacioneve luftarake-ofenzive se armikut.
    Gjate verejtjes se ketyre frekvencave-kanaleve, kodeve dhe shifrave jepe te nenkuptoje se kishim te bejme me një kundershtare mire te organizuar ushtarakisht dhe teknikisht. Ne ket sulm perveq tankeve, autobilindave, pragave, mjeteve te lehta mekanizues, kamijoneve ushtarak-dajcave merrnin pjese edhe kamijone 8211; maune te cilet u perdoren per logjistike, transportimin e ushqimit. Ne sulm merrnin pjese : Forcat ushtarak, policore, paramilitaret e tigrave te « Arkanit » dhe çetnikeve te sheshelit, mercenarët rusë, belorus dhe ukrahinas, me një fjale një expedite shkaterrimtare e cila kishte planifikuar pastrimin etnik te kosoves duke zbatuar planin e tokes se djegur.
    Verejtje : Te gjitha fjalet e pergjuara jane te perkthyera (shih origjinalin e fletores zyrtare te N.R). Pas fillimit te granatimeve te Çeskoves beme formimin e një siteve intervenuese, te kater grupet te cilat i kishim ushtruar me pare, u mbajta pese minuta ore morale siq e kishim praktikuar para qdo interenimi luftarak, me potencimin e ndermarrjes se veprimeve luftarake sipas planit te parapare :Njesiti ne sulm me qellim qe te bllokohet trekendeshi i udhekryqit rrugor Nepole-Çeskove dhe Nepole-Kepuz, ndaljen e forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe ne menyre qe te formohen kushtet per te kaluar ne ofenzive dhe largimin e armikut nga zona pergjegjese e brigades. Per evitimin e ketij sulmi angazhuam edhe disa luftetar te fshatit Buqan si dhe ardhja ne ndihme te një sitit operativ nga Bardhaniqi. Siq deklaroj : « Gani Morina komandant i shtabit te Çeskoves ne ora 9.00 kan filluar sulmet nga Grabanica,nepermes te Bokshiqit ne drejtim te Çeskoves dhjete « 10 » tanke dhe mjetet t`jera mekanizuese, ndersa ne drejtim te Dulloves kan sulmuar njezet /20/ tanke dhe pas dy ore e gjysme sulmi te gjitha jane bashkuar ne një pike, fshataret i kane leshuar pozicionet vetem pese ushtar kane mbetur ne pozicione dhe faktikisht pushkomitrolozi 12,7 mm ka ra ne duar te shkive, ndersa topin pa dridhje 75 mm e kane mshehur Shaban dhe Xhemajl Berisha. Me hyrjen e forcave serbe ne fshat ka mbetur nje plak rreth 100 vjeqar dhe nuk dihet per fatin e tij ». Nga « Bistrica » siq e quanin shkijet Pejen ne kodimet e veta ishte nisur per t`ju ardhur ne ndihme expedita shkaterruese ne nje kolone te gjate ne te cilen gjindeshin te gjitha mjetet luftarake si bashkangjitje e forcave te meparme te cilat kishin filluar sulmin ne Çeskove, Bokshiq, Gllogjan dhe Nepole. Pas granatimeve te para Çeskova i leshoj pozicionet e veta, keshtu veproj edhe Bokshiqi, Pas bllokimit te udhekryqit Nepole-Çeskove-Kepuz me një sitet operative armiku u detyrua ta nderroj drejtimin e sulmit dhe te orjentohej nga kota 490. Ne ket udhekryq intervenoj edhe skuadra artilerike me minahedhese 82 mm me komandant Ramadan Gashin, ku ne arsenalin e municionit kishim vetem dhjete predha. Pas hudhjes se predhave te para u be goditja e zingjireve te një tanku dhe u be bllokimi i te njejtit, ku dhe një ushtare serbe ishte plagosur ne kembe i kishin bllokuar gishternijet. Kete informate e muarem drejteperdrejte gjate pergjimit nepermes sistemit one te nderlidhjes, ku anmiku kerkoj Guscniqarin per ta terhequr sepse gjeja se kishte ra ne një grope, pra « Gropa » ishte shifra e tyre se bente fjale per prishje-shkaterrim. Ishte hera e pare ku ishin perdorur minahedhesat dhe ishte qelluar caku, per kete ishte hutuar edhe anmiku i cili nuk u degjua plote një ore dhe nuk beri kurfar levizjesh luftarake, aj kuptoj se lansimi i tyre ishte bere ne menyre profesionale dhe ushtarakisht te persosur. Per shkak te mos rezistences ne kodren eGllogjanit dhe armatimit jo te nevojshem kundertankor nga ana e mbrojtesve te fshatit. Njëkohësisht kisha dhene urdher qe te kthehet një siti operativ nga Raushiqi te cilin e kisha derguar si mbeshtetje dhe ngritje te moralit luftarak. Me ardhjen e një sitit me te cilin komandante Isat Ademaj menjiher e njoftova me detyren luftarake dhe qellimin e saje, por ndodhi çka ndodhi ajo te cilen nuk e pritnim dhe me se paku na u nevojitej ne ate moment-fatkeqesia. Fatkeqesia e komunikacionit qe ndodhi me kombin e Zymer Sefajt te cilin e drejtonte Arianit Krasniqi ku u lenduan nente ushtar te njesitit operativ e keta ishin Arjanit Krasniqi, Elmi Krasniqi, Shpend Krasniqi, Arsim Hysenaj, Muje Dervishaj, Tahir Malushaj, Gaszmend Xhoci, Xhelil Krasniqi dhe Ahmet Thaqi, te cilet u praptuan para hyrjes ne Kosuriq dhe kjo ngjarje pamundesoj bllokimin e rruges e cila shpiente nga Bokshiqi per ne Gllogjan. Me kete u be vonimi i intervenimit dhe ne oret e pas dites hyne disa tanke ne Gllogjan. Njesiti artilerik ne mungese te predhave u detyrua te terhiqet ne fshatin Buqan, keshtu qe pas marrjes se krahut te majte nga ana e armikut dhe hyrjes se disa tankeve ne Gllogjan na u rrezikua prapavija dhe u detyruam qe te bejme terheqjen taktike nëpërmës se bistrices dhe te bllokohet rruga e cila shpiente Gllogjan-Llugagji dhe ura e cila kalonte mbi bistrice per ne Jabllanice, e cila ishte objekt i rendesishem dhe duhej te mbrohej me te gjitha forcat te cilat i kishim ne disponim . Ne anen tjeter beme bllokimin e rruges kryesore Gllogjan-Kosuriq para shkolles se Gllogjanit tek ura dhe muarem pozicionet ne bregun e majte ku shpieshin disa rruge nga Bokshiqi, keto bllokime i beme me njesitin operativ te komanduar nga komandanti Isat. « Siq e pershkruan Pal Koci komandant shtabi ne Gllogjan se informaten per ardhjen e nje konvoji nga Grabanica per ne Dullove dhe nje konvoj per ne Bokshiq e kame marre nga Ali Sylaj dhe menjeher e kame percjellur lajmin te Llugagjite dhe Nepolja. Rojet jane te terhjek me rafalin e pare, nuk ka rrene faktikisht keto roje jane larguar « behet fjale per roje te fshatit » nga pozicioni pa e shkrepur asnje fyshek deri ne pyell. Ne ora 12.00 kane hyp tanket ne koder te Gllogjanit, ndersa ne ora 25.30 kane ra tri tanke deri te shtepija e tij » Veprime terheqese : taktiko-teknike te cilat u detyruam ti ndermarrim, per shkak te mos lejimit te forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare te depertojne me tutje ne drejtim te fshatrave te Lugut te Baranit dhe ardhja ne shprehje e perdorimit te strategjise se Cun Xus « blokade te qdo vendi te rendesishem me nje qetesi te plote apsolute »duke e bere nervoz armikun per mos mundesin e zbulimit te trasheve, istikameve te një siteve operative, me nje fjale je ne qdo vend dhe nuk dihet se ku je, kesaj strategjije ja humben vleften disa komandanta revulucionar nga Jabllanica te cilet duke e perdorur strategjine e tyre te quajtur «Trimerija e mos dijes »sipas vepres se Homer li-se, prej pozicioneve te quajtura pozicionet e shqiponjes ne nje largesi prej 2-2,5 km. Hapin zjarr me top pa dridhje 75 mm ne koder te kepuzit dhe bejne zbulimin e organizimit te vijes se pare mbrojtese dhe si rezultat armiku nepermes te shtrirjes ne perdorim te sistemit digital ne tankun T-84 bene llogaritjen e koridinatave dhe i dergon komanden deri te pragat te cilat zakonisht mernin pozicionin luftarak nje prage ne mes dy tankeve te cilat kishin nje mundesi manovrimi 360 shkalle ne hark dhe 280 shkalle ne lartesi dhe ishin shkaterruese per sistemin organizativ dhe taktiko-teknik te perdorur nga keta komandanta revolucionar. Udheheqja e operacioneve defanzive dhe marrja e raporteve prej vijes se pare te frontit u be nepermes se komandes se brigades me organet perkatese siq jane : Sistemi i pergjimit nderlidhes, vezhgimit te operacioneve nga ana e grupit vezhgues dhe informimi i tyre, perdorimi i kurireve te cilet luajten rrol te rendeshishem ne dhenjen e urdherave te cilat u leshonin nga komanda e brigades dhe dergimi deri te njesitet operative dhe anasjelltas, sepse kishim mungese ne aparate te nderlidhjeve, te gjitha keto informata regjistroheshin ne harta topografike dhe sipas situates ne teren u merrnin vendimet luftarake. Te gjitha keto i percolli komandanti i vetshpallur ne Lugun e Baranit Dine Krasniqi te cilin e kisha lene pran, ne menyre qe ta shohe vet dhe te bindet se si duhet komanduar dhe vepruar ne rrethana te pavolitshme per njesitet tona, sepse kundershtari kishte epersi te madhe ne njerez te armatosur dhe teknike luftarake. Gjate ter luftimeve te dites se sotit njesitet tona operative nuk paten humbje ne njerz dhe teknike luftarake, por patem vetem tre te plagosur nga granatimet e anmikut te cilat ishin te panderpreshme. Ne mbremje te dites se pare te sulmit mbi fshatrat e Lugut te Baranit erdhen ndihma ne njerez nga shtabi i Isniqit 27 luftar dhe pese nga Breliqi te cilet kerkuan te shkojne te komandanti Isat Ademaj ne vijen e pare te frontit te cilet i derguam sipas vullnetit te tyre, sepse kishin ndegjuar se lufte e madhe eshte duke u bere ne Lug te Baranit dhe kishin shpreh deshiren qe te jene pjesemarres te kesaj lufte ne një ane e ne anen tjeter oficereve te kesaj brigade ju kishte rrit nama pas luftes se Logjes. Ne oret e vonshme te nates diku pak para mese nate me erdhi Isati dhe me lajmeroj se e ka veshtrire te rezistoj ne vijen e pare te frontit nese nuk dalin ne ndihme te vijes se pare. Me pastaj beme riorganizimin e vijes se pare te fronit duke angazhuar edhe luftetaret e fshatit Kosuriq ku ndihmese te madhe dha komandanti i shtabit Selim Kelmendi. Nata kaloj ne qetesi, por me ankth pritnim diten e neserme se qka do te sjell. Sote ne diten e dyte te ofenzives serbe sulme te reja ne fshatrat e lugut te Baranit dhe Jabllanice te dushkajes (03 gusht 98). Edhe sote pate sulme te rrepta ndaj forcave tona te armatosura te krahut te dhjathte afer Llugagjive dhe detyrimi i një siteve operative per mbajtzjen e objekteve te rendesishme qe luanin rrolin kyq ne strategjin e me tutjeshme dhe ishin çelesi i rezistences, per mbajtjen ne duart e forcave tona te armatosura ket drejtim i cili ishte damari kryesor ne rrafshin e dukagjinit si ne kuptimin ushtarak ashtu edhe ate civil sepse kishte dyndje te madhe te popullates ne kete regjion. Per shkak te mos mundesise se depertimit te armikut nga drejtimi Gllogjan-Llugagji, beri nderrimin e sulmit duke e shfrytezuar drejtimin rezerve nepermes Nepoles dhe ne pamundesi ta kaloj bistricen, per shkak te rezistences se forcave tona u detyrua te vazhdoj sulimin anes se majte te bistrices (e cila bashkohej me tutje me drinin e bardhe) dhe ne mbeshtetje te zjarrit artilerik dhe mjeteve te tjera siq ishin : Tanket, autoblindat, pragat dhe shumtyteshat te cilat dogjen dhe shkrumuan pozicionet mbrojtese te shqiponjes ne kodren-bregun e Jabllanices. Ndersa pas marrjes se fshatit Gllogjan nga forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe ne kete fshat jane stacionuar me se 38 tanke, nje pjese e popullsise se fshatit eshte evakuar ne drejtim te Llugagjise, ndersa pjesa tjeter eshte mbyllur ne kishe te fshatit ne meshire te zotit dhe mbrojtje te priftit. Ne kishe ju kane thene pleq e femije shkoni ne shtepi, por ju gjetem arme ne dore do t`ju pushkatojme. Me se keqi e kane pesuar ata te cilet kane dale prej shtepive te tyre. Ka filluar kontrollimi i shtepive dhe ku kane gjete armatim kane djege shtepit, jane djegur pese ne familje te Palit, por jo e tije , e Rrokut dhe e ushtarakut dhe se nuk ka shtepi qe nuk jane thyer orendite shtepiake. Nepermes lidhjes operative jane informuar se gjate sulmit te forcave serbe ne drejtim te fshatit, komandanti i shtabit lokal te fshatit Gllogjan Pal Koci ka shkuar ne traktor te vetin dhe e ka terhjekur rojen e cila ishte afer kodres se Bokshiqit, ndersa rojen tjeter as qe e ka lajmeruar e as terhjekur. Nga komanda e brigades kam derguar komandantin e policise ushtarak Hasan Gashin dhe Isuf Krasniqin me disa te njesitit te atije per tu njohur me afer me situaten dhe njohjen e shtabit te Gllogjanit me deyrat luftarake ne vijen e frontit. Personat te derguar nga Barani pas bisedes me Pal Kocin kane shkuar ne vijen e frontit afer rruges se Bokshiqit dhe atje kane qendruar deri sa kane arritur forcat e okupatorit. Ne kishen katolike kane qene te strehuar edhe anetar te shtabit lokal te fshatit Gllogjan siq jane : Zef Kameri, Ilir M.Berisha, Ndue Lazeri. Gjithashtu ne kishe kane qene te strehuar shumica e mashkujve te moshes mbi 18 vjeqare. Me te hyre policia dhe ushtria serbe ne Gllogjan se pari e kane ftuar priftin dhe e kane pyetur se a ka arme ne kishe dhe ne dhomat e banimit, ku dhe kane ber kontrollimin dhe nuk kane gjetur asgje. Pastaj policija kane dal jashte ne oborr dhe kane thene gra dhe femij mund te hyjne mbrenda ne kishe, ndersa te tjeret i kane rreshtuar dhe i kane pyetur se a ka » terorista » ketu, ku prifti eshte pergjegjur se jo. Pastaj nga rreshti i te rreshtuarve e kane nxjerr një djal te ri te quajtur Ndue P. Desku dhe i kane thene se ti deri tani ke qene duke luftuar ketu e tash ke ardhe ne kishe. Keti personi i bie te fiket ateher reagojne prifti dhe Jake Mirdita duke ju thene policise se ky person eshte i semuar ku policia e therrasin mjekun serb i cili e kontrollon ket person dhe pas lutjeve te priftit dhe Jakut e falin. Me vone e thirrin Jakun dhe Kole Arifin per me i kontrolluar shtepijat, ku ne disa shtepija kane pire kafe, lengje e me vone ju thone rrini Shlire se nuk ju ngucim ne do te vazhdojme per ne Jabllanice te Gjakoves, Jaku i një hte dy police njeri prej Dollove i quajtur Jagosh ndersa te tjetrit nuk i kujtohet emri. Ateher kane hyre neper shpija se pari kane plaqkitur e pastaj kan filluar te djegin disa shtepi. Jakut i kane thene pse na bet rezistenc se na nuk e kemi patur per qellim me e djege Gllogjanin, ateher Jaku ju ka thene se ne nuk kemi luftuar, por erdhen Barani dhe Rashiqi dhe ju bene rezistence, ateher njeri prej policeve ju thote nese doni me pshtu mos ju bashkangjitni UÇK-se dhe rrini mire se ne nuk ju ngucim. Ne fshatin fqinje ate te Nepoles fshataret kane rezistuar me te gjitha forcat dhe i kane shkaktuar armikut humbje ne njerez dy polic te vrare e nje i plagosur, ku u rriten humbjet e armikut dhe gjer me tani dy tanket te shkaterruara, tre te plagosur dhe dy te vrare, ndersa ne anen tone kishim kater te plagosur. Per tu hakmarrur forcat e armikut bene shkrum e hi fshatin Nepole ku dogjen 38 shtepi dhe vetem pese kishin shpetuar pa u ndezur, armiku ketu perdori planin per pastrimin etnik te kesaj treve duke zbatuar taktiken e « tokes se djegur ». Pas granatimeve te panderprera ne Jabllanice ku me afer ishte kanali i depertimit te armeve nga Shqiperia neper Gllogjan, Jabllanice per ne Malisheve dhe Drenice. Aq shume ishte rritur fama e Jabllanices sa te bente te mendosh se ketu ka edhe raketa kunderajrore e realiteti ishte krejtesisht i kundert, nepermes te ketij fshati u bente trgtia me arme sa qe një kallashnikov ne Malisheve u shitke deri ne 2000-2500 marka gjermane deri sa vete Jabllanicasit nuk kishin per vete. Qdo person i armatosur i cili kalonte nepermes te ketij fshati dhe qe kishte me teper se nje arme ka qene i detyruar ta le nje arme ne shtabin e fshatit si kompenzim per mundesin qe ja ofronte ky shtab per te shkuar ne shqiperi dhe sjellur armatimin aq te nevojshem per momentin. Te gjitha pikenisjet per marrjen e armatimit u benin nga shtabi i fshatit Gllogjan ne Deçanit me lejen dhe urdherin e Ramush Haredinajt. Per ket armiku shprazi e ter arsenalin luftarak duke menduar se eshte objekt i rendesishem i rezistences se UÇK-se i cili posedon armatim te persosur. Me ramjen e Jabllanices ne duar te armikur edhe vete ata u habiten me sa lehtesi e bene ket dhe nepermes sistemit te pergjimit te brigades pergjuam duke thene : /328/ djelmosha ra Jabllanica. Pas terheqjes se popullates dhe UÇK-se ne fshat kishin mbetur pese persona, prej tyre kater civill dhe nje ushtar i cili ivetmi nuk e kishte leshuar frntin. Prap nepermes mjeteve te pergjimit ndegjojme qendren e operacioneve duke pyetur : /305/ a jane dorezuar ata te pestit ?
    Me hyrjen e forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare me ndihmen e qetnikeve vendas siç ishin Jagoshi nga Dollova dhe shume Jagosha te tjere bene masakrimin e ketyre civileve : Arif Adem Kosumaj 72 vjeq, Hane Ibrahimi 80 vjeq dhe Zize Zekaj duke i prere ne fyt ndersa ushtarit te cilit nuk ja mesuam emrin i vrare me kapakun e kokes se hjekur.
    ...Sot eshte dita e katert qe prej fillimit te sulmit ne fshatrat e Lugut te Baranit (05.gusht 98) dite me e qete pa aktivitete te medha luftarake, detyre kryesore ksihin pergjimin dhe vezhgimin e ter zones se brigades, veqanerisht teritorin ku ishin zhvilluar operacionet luftarake Gllogjan-Nepole-Jabllanice-Bokshiq-Çeskove. Gjate ter kohes se zhvillimit te operacioneve luftarake-sulmeve te forcave serbe ne fshatrat e Lugut te Baranit ne komanden e brigades qendroi dr. Din Krasniqi i cili e kishte hapur edhe nje lloj ambulance ne repartin ushtarak dhe bente kontrollimin e ushtareve. Ai ishte mjek dhe ne mbarim te operacioneve luftarake mori agregatin te cilin ja kish huazuar komandes se brigades per shfrytezim te nevojave te luftes dhe pakon me mjete medicionale. Me interesoj se a i kane terhjekur disa te burgosur nga reparti ushtarak, Dina u pergjegj se i kishte derguar ne Gllogjan te Rekes dhe e terhoqi doren rreth qafes se vete. I thashe se une e pashe dhe nuk guzon te veproj ashtu pa gjygj ushtarak ma kthej se jemi ne lufte (personat te cilet ishin ne pyetje quheshin Misim dhe Zenun). Keta persona i kishte derguar ne Gllogjan Zeqir Krasniqi nga Vranoci djali i agjes se Din Krasniqit. Pas pyetjes sime se pse po i merr keto gjera dhe se ku po shkon ai u pergjegjse po i kthehem profesionit tim, i thashe se gjejen me te mire qe ka mundur ta besh eshte kjo. Per rrjedhjen e operacioneve e kishte informuar vete Ramush Haradinajn i cili e kishte emruar komandant te Lugut te Baranit, por me arritjen e oficereve profesional u binde vete se luften duhet udhehequr profesionalistet. Ne mengjes rreth ores 8.30 shkova ne Prapaçan te komandant Tahir Zemaj. Aty ndodhej edhe Ramush Haredinaj dhe analizuam situaten e kapercyer veçanerisht operacionet serbe ne anen lindore te zones pergjegjese te brigades sone. Ramush Haredinaj na tha vete se :“ çka kisha bere une po te mos ishit ju oficeret“. Pas ketij takimi pune shkova ne spital dhe vizitova ushtarin tim te plagosur Arsim Hysenaj dhe vizitova te tjeret ushtar ne shtepit e tyre, Muje Dervishaj dhe Halil Margataj te cilet u lenduan gjate intervenimit te njesitit operativ ne Gllogjan.Ne kete menyre mbylla ketre dite.
    10. gusht 98. Vazhdon ofenziva e forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe ne fshatrat e komunes se Deqanit, Carrabreg, Lluke e Eperme, Beleg, Prilep, Rastavice, Baballoç, Gramaçel, Shaptej, Dubrave, Irzniç, Gllogjan dhe Prapaqan. Sulmi i sotem eshte nder sulmet me te fuqishme, anmiku sulmoj me 60 tankese, 40 autoblinda, raketehedhese shumtytesh 128 mm (32) dhe automjete te motorizuara luftarake, ku 30 mije banore te anadrinit qendrojne pa strehe, pa ushqime dhe ilaqe, ndersa 10% e popullates civile ne Kosove eshte e shendruar ne refugjat. Duke e analizuar kete situate ne ora 9.30 me vetdije vendosa qe te hyje ne Gllogjanin e Deqanit me vozitesin, Percjellesin tim kryesor Zymer Fak Sefaj dhe dy percjellesat tjere, per te verejtur dhe vezhguar situaten per se afermi pas granatimeve serbe. Gjate ter rruges nga Lumbardhi, Pozhari, Irzniqi u ndeshem me granatime te fuqishme te cilat vazhdonin me nje intenzitet te panderprere, posaqerisht ne qender te Irzniqit ishin shkaterruar shtyllat elektrike, telat e shtyllave elektrike zhvarriteshin mbi rruge edhe shtepi deri sa ato ishin shendrruar ne germadha. Edhe pse patem keto veshtersi gjate ter vezhgimit vendosem qe te vazhdojme per ne Gllogjan ku ne te hyre ne kete fshat u hasem ne bresheri granatash, poer ia dolem disi te futemi ne shtab. Aty ishin mbledhur disa dhjetera luftar, por komandanti Ramush Haradinaj, nuk ishte ne shtab. Pas pyetjes sse bere se ku eshte ai, disa u pergjegjen se nuk dine te tjeret heshtnin, ndersa nje me tha se eshte ne front. Vendosa qe te pres nje kohe dhe pas 10-15min. si i pergjumshem u lajmerua Ramushi duke thene se ku je Ramabaja ? Ju bertiti te pranishmeve se qka jane mbledhur ashtu dhe ne qfar gjendje te qrregulluar dukej shtabi. Hyme ne nje dhme e cila ishte e errtë pa rryme elektrike sepse ishin granatuar shtyllat dhe telat kalonin prej nje ane ne anen tjeter te rruges. Ramushi i terhoqi nga dyshemeja disa sende te cilat na pengonin dhe nga deshira per t`me pritur mire e ndiente vehten te prekur nga kjo gjendje, ndezi llampen e vajgurit u ulem dhe drejtuam shiqimin nga njeri tjetri. Fillova ti drejtohem me keto fjale : « Ramushe pasi se anmiku ndermorri nje ofenzive te madhe me granatime nga armet te te gjitha kalibrave vendosa qe te vije tek ti me tri pyetje ». Se pari deshiroj ta di se si je, si e ndien vehten, ku i ke shoket. Se dyti deshiroj te informohem per situaten momentale dhe së treti me thuaj se a ke nevoje per ndihme. Ne pyetjen e pare mu pergjegj siq po e sheh, disa jane ne front. Ne te dyten me informoj se eshte fjala per nje ofenzive e cila eshte duke u ndermarrur me qellim te pushtimit te fshatit. Në te treten me eshte drejtuar posi nuk kame nevoje per ndihme, ndihma e jote eshte me se e nevojshme. I premtova se do t`ia derdoj nje toge nga njesiti operativ per nderhyrje te shpjte me nje komandant i cili e njeh terenin forte mire dhe i propozova ose ta leje si rezerve dhe ta perdori ne lufte per ti freskuar forcat ne drejtimin kryesor te sulmit anmiqesor, ose ta perdori ne vijen e pare te frontit, sepse luftaret e kesaj toge qe do t`ja dergoj kane pervoje te madhe dhe se kane marre pjese ne luftra te deritanishme. Ne kthim mbrapa u ndala ne repartin e Prapaqanit dhe prej komandantit Tahir Zemes mora kater polic ushtarak te cilet kishin mberri nga pregatitjet ne Shqipëri (Papaj).
  15. *drenica

    *drenica Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    Meqe jam anetar i ri ne kete Forum nuk di a lejohen reklamat. Megjithate me inoçence po e vë ketë për ata që dojne te dine me shume per Tahir Zemajn dhe luften e tij ne Kosove. Mos e degjoni Plisin se per bese nuk ka stalinist se Plisi: Ky eshte sikur Hashim Thaçi i cili i thoshte Tahr Zemajt se me te do te luftonte sikur em shkja. Edhe Plisi me pare do te luftonte me rugoven sesa me Millosheviqin. Pra shikoni kete link

    http://www.trepca.net/2001/zemaj/libri.htm
  16. *drenica

    *drenica Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    H. Thaçi . Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe njësitë tua !


    --------------------------------------------------------------------------------


    Jam larguar dhe pas tre ditësh më kanë ftuar në fshatin Bardhaniq për t'I vazhduar bisedimet në lidhje me këtë komandë. Unë kam shkuar me të gjithë kolegët e mi. Detyrën e komandantit të Brigadës së tretë, pas emërimit të Shemsedin Çekut në detyrën e Ndihmës Komandantit për Mbrojtjen territoriale, e kryente Musa Gjakova. Pas revistës me brigadën dhe raportimit të komandantit të saj Gjakova, kemi filluar bisedimet. Rexhep selimi që ishte prezentuar si Inspektor Gjeneral i Ushtrisë së kosovës, kishte nënshkruar një dekret, ku vendi im me atë të ramush haredinajt ishin ndryshuar. Pra Ramushi komandant ndërsa unë zëvëndësi i tij.

    Të gjithë njerëzit e tyre ishin ngritur në përgjegjësira ndërsa tanët ishin ulur ose hequr fare. Përderisa bëhej fjalë drejtëpërdrejtë për mua, kam thënë se nuik kisha kurrfarë kundërshtimi nëse Komandanti i Shtabit Suprem, apo Kryeministri i Kosovës e urdhërojnë një gjë të tillë, unë si ushtarak zbatoja vetëm urdhërat. Kanë ndërprerë takimin dhe me telefon kanë thirruar Zotni Ahmet Krasniqin dhe për rreth një orë në prezencën time të Thaçit dhe Rexhep selimit, kolonel Krasniqi nuk ka pranuar. Ai u ka thënë atyre se ata po shkelin një marrëveshje dhe se nuk mund të zëvëndsonin Tahir Zemën.

    Përpara se ta mbaronte bisedën me Kolonel Krasniqin, Thaqi i ka thënë telefon : "Me ty shumë shpejt do ta kryej misionin " dhe ka filluar të shajë. (Në këtë moment Tahir Zemaj hap një parantezë dhe shton : Është fakt se Hashim Thaçi, një natë para se të vritej Kolonel Krasniqi, takohet dhe flen në Tiranë në banesën e Ibrahim Kelmendit, ky person është i përmendur jo rrallë në histori të ndyra atentatesha kundër figurave nacionaliste shqiptare. Zemaj pyet : Çfarë misioni do ta kryente Thaçi kundër Kolonel Krasniqit ?! A thua është thjeshtë rastësi prezenca e tij në Tiranë një ditë para vrasjes së Krasniqit dhe takimi i Thaçit me Kelmendin ?!

    Sigurisht që përgjigjen e pyetjeve të tilla mund ta japë deri në fund vetëm drejtësia, e cila vonon por nuk harron !) Ata e kanë mbyllur dikur telefonin dhe më janë drejtuar mua, tekstualisht dhe personalisht Hashim Thaçi : " Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njësitë tua !". Pushka top t'u bëftë i thashë veç po të them që është mirë të merremi vesh, se unë jam i gatshëm të luftoj veç kundër shkieve, qoftë edhe nën komandën tënde. Unë nuk mund t'i tradhtoj eprorët e mi sa herë më del rasti, se kështu do të tradhtoja edhe ty nesër. Prandaj, merruni vesh dhe ejani ta luftojmë shkaun njëherë. Atë "dekretin e tyre" nuk e mora.

    I kam thënë Ramushit të ngrihej e të fliste, "ti e di shumë mirë si mendon rrafshi i Dukagjinit, ti e di se sa probleme do të kemi me komandimin e forcave në këtë rajon. Pasi njerëzit do të respektojnë vetëm marrëveshjen e 20 gushtit. Ramushi u ngrit dhe tha se ai "nuk dinte asgjë, se të tjerët e kishin vendosur", e kishte fjalën për Shtabin e Përgjithshëm. Atij në fakt po i pëlqente vendimi i tyre.

    Deri në ato momente ai i zbatonte urdhërat luftarake që i kishte marrë nga komanda e përbashkët. U larguam. Ata mbetën në Jabllanicë, pa mundur të qajnë në drejtim të Drenicës. Pas dy ditësh kanë kërkuar ndihmë prej meje. Ramushi nëpërmjet një korrieri më ka kërkuar që t'i dërgoja një njësi në ndihmë për të përballuar ofensivën që i qe vërsulur asaj zone.

    Kam dërguar një njësi nën komandën e Haxhi Imerajt, i cili ka luftuar dhe kontribuar me sa ka mundur për t'i mbrojtur ato fshatra. Ai ka mbetur i bllokuar në luftime tri ditë dhe veç më vonë ka mundur të tërhiqet, bashkë me një pjesë të brigadës së Musa Gjakovës, matëherë kur është tërhequr edhe Ramushi në Bjeshkët e Nemuna dhe ka kaluar kufirin për në Shqipëri. Sigurisht kjo situatë pasigurie ka pasur pasoja, por ne jemi mobilizuar që me luftë dhe rezistencë ta dëshmonim përkushtimin tonë ndajqytetarëve të Kosovës. Pas rënies së rekës së Keqe dhe fshatrave përreth ofensiva u shtri në drejtim të fshatrave të Gjakovës dhe Lugut të Baranit.

    Situata u ashpërsua shumë. Armiku sulmonte nga Loxha. Lugun e Baranit deri në Dri të bardhë. Nga ana tjetër Lugun e dushkajës deri në Bistricën e Deçanit. Gjatë kësaj kohe forcat e Zonës së Tretë Operative kanë qenë në këto pozicione, brigada 131 në mbrojtje të Lugut të Baranit, 133 në Lugun e Dushkajës, brigada 134 ka qenë e vendosur në ndihmë të Lugut të Dushkajës, një batalion në Lumbardhin (Bistricën) e Pejës, një tjetër në ndihmë të Lugut të Baranit. Me datë 8 shtator jemi sulmuar me aviacion. Njësitë tona gjatë kësaj kohe kanë qenë gjithë kohën në pozicione.

    Loxha u sulmua për së dyti. Për herë të parë, siç thashë, ushtria Jugosllave përdori edhe aviacionin. Gjatë kësaj kohe e kemi ndjerë shumë mungesën e municionit. Kishim armatim të mjaftueshëm këmbësorie por municioni na ishte harxhuar. Kam apeluar për municion dhe kam shpjeguar situatën në terren. Rreth 50-60 mijë njerëz, (dendësia e popullsisë në këtë rajon ka qenë e tillë, sa që një predhë artlerike që ka rënë në oborrin e një shtëpie në Prapaqan, ka vrarë 4 persona dhe ka plagosur 3 të tjerë). Për situatën e rëndë që zotëronte në ato rajone të Kosovës bën fjalë edhe dokumenti i mëposhtëm, në anglisht, nga i cili janë përkthyer vetëm frazat e nënvizuara.


    Shoqata Për Popujt e Rrezikuar

    "Ka dhjetëra mijëra refugjatë, pothuajse t¨werësisht gra, fëmijë, të moshuar dhe njerëz të sëmurë në Lugun e Baranit. Ata kanë ngritur kampe në qiell të hapur; në mes të vapës, afër fshatrave Strellc, Isniq, Broliq, Prapaçan, Dubovik dhe Vranoc. Bëhet fjalë për të paktën 50.000 vetë, por megjithatë mund të jenë edhe 80.000, i ka thënë burimi, Shoqatës për Popujt e Rrezikuar (GfbV). Gjendja e tyre humanitare është e tmerrshme."

    "Përveç kësaj, artileria serbe është duke goditur zonat përreth. Refugjatët janë nën kërcënimin e rrezikut të vazhdueshëm se mos gjinden dhe vriten nga trupat serbe, ndaj njerëzit nuk guxojnë as të ndezin zjarre të gatuar."

    Society for Threatened Peoples
    Human Rights Organisation For Ethnic Minorities
    Press Release
    Desperate calls fpr help from Kosovo
    5,000 refugees unprovided for in the open air in the Barani valley
  17. *drenica

    *drenica Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    Te gjitha qe i ka thene ketu Plisi jane rrena. Kurre Tahir Zemaj nuk i ka njohur keta njerez. Kjo liste eshte e atyre qe ishin anetare te partise SPS (Partia Socialiste e Serbise)

    Nese Plisi ua shkruan ketyre burrave moshen do te shifet se gjysma prej tyre jane mbi 60 vjeç. Ja spekulimet e hajnave kosovare te Fatos Nanos!
  18. *Plisi*

    *Plisi* Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    Plis nuk kemi nevoje per gjeneralitet te anetareve!
  19. bengu

    bengu Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    Eu bre cka na ke kallxu...
  20. *drenica

    *drenica Fillestar

    Re: Kush eshte ne liste mbas Tahir Zemajt?

    Drenica e shof qe jeni i/e re/i ne AlbForum megjithate ketu nuk eshte e lejueshme te ofendoni njeri tjetrin sipas deshires.

    Qe nje anetar ka nje mendim te ndryshm ndaj jush per nje ceshtie kjo nuk e ben ate armikun tuaj!

    Pershendetje
    eM

Share This Page