Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Zgalemi, 4 Mar 2003.

  1. Zgalemi

    Zgalemi Primus registratum

    Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Marr shkas te hap kete teme nga nje citim i Visit prej Elbasani qe deklaron se eshte "free thinker".

    Nese dikush e cileson veten te tille mund t'u pergjigjet do pyetjeve:

    1- Perse e cileson veten te tille?
    2- Cilat jane kriteret qe duhet te permbushe nje person i tille?
    3- Ne c'menyre arijne te mendojne kaq free?
    4- E perkufizon dot termin "free thinker"?
     
  2. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    S'ju ngal hatri ta nis une...

    1.Sepse ndjehem i lire ne mendimet e mia, nuk shoh te me pengoje njeri ne cka ndiej.
    2.Jo se gjendet nje recete, se c'kuptim do te kishte, por nje freethinker(dasaret, pse nuk na ofron nje shqiperim te fuqishem) duhet te beje perjashtim nga cdo turme, qellime dhe forma te saj. Nje freethinker nuk e ndjen te ndjeke moden, psh. Nje freethinker shprehet me lirshem, adhuron filozofine dhe eshte dashnor i poezise. Por nuk ka recete...
    3.Vetem pasi te kene studiuar lirine e mendimit, pasi te kene shetitur shume dhe pasi te njohin mire shpirtrat e njerezve, veprimet dhe deshirat e tyre.
    4.mendoj se nje i tille eshte tipi i njeriut qe eshte ne gjendje te gjykoje gjithcka qe i del perpara, pavaresisht nga permasat. Kufiri nuk bene pjese ne konceptin e tij.
     
  3. Herkuli

    Herkuli Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Nje freethinker (mendimar i lire)
    adhuroka fillozofine e dlire!?

    Nje freethinker (mendimar i lire)
    nuk paska kufij te paarrire!

    Nje "freethinker" (mendimtar i lire)
    duhet te jete ndonje i pire!

    Ndersa nese mua do me ndegjoni
    keta jane nga planet Kryptoni
    (planeti i Supermenit)

    Nuk ka te tille tipa
    token ta kerkoni me rripa

    Cdo njeri eshte nje rob
    skllever jemi ne kete glob

    Adhuruesit c'jane valle
    Skllaverine e kane ne balle

    Pra kush i lire do te jete
    ne adhurim te mbetet vete

    Kush i lire do te mendoj
    s'duhet kurre te kopjoj

    Kush i lire mendimtar
    te mos dije c'ka ngjare me pare

    Kujtimet vete jane roberi
    ketu tregohet burreri

    PS: Mendimtaret e lire, eshte nje koncept absurd dhe kot fare. Jeta e cdonjerit nga ne eshte si nje reliev qe karakterizon te menduarin tone. Mendimi i lire do te thote qe te jete pa asnje lloj kushtezimi, kufizimi, perjetimi i meparshem ose mendimi i terhequr nga te tjeret dhe per me teper i lire ne kohe dhe ne hapesire. Shkurt nuk ekziston!
     
  4. Ema

    Ema Goddes

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Vdeksha Zgalemus!
    Visi me siguri ka patur momente percartje /pf/images/graemlins/wink.gif ,kjo sepse po te shohesh edhe nje teme me titl.Manipulimi ne kategorine Psikologjia mendimi i lire,ai autentik edhe i pamanipuluar(i painfluencuar) nuk ekziston absolutisht fare fare /pf/images/graemlins/smile.gif !
    Nuk eshte e thene te te influencojne filozofet,s'eshte as e thene qe influenca te jete e tille sa dikush te jete koshient(i ndergjegjshem) per influencen e librave,fjaleve,mendimeve te dikujt tjeter.

    Ne jetojme ne nje shoqeri.Free thinker mund te ishte ndonje Robinson Cruzoe i lindur ne ishull pa kontakt me humanet.
    ne te tjeret na ka marre lumi me kohe... /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  5. safe

    safe Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Kufiri bene pjese ne konceptin e secilit pavarsisht ne parnohet apo jo.Vete jeta eshte kufizim.Free Thinker -at kane kufizime vete fakti qe kufizojne veten ne free thinkers e verteton.
     
  6. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Enderrojme te jemi free thinker por nuk e di se sa ja arrijme kesaj gjeje.jemi goxha te influencuar nga njerezit e tjere per te qene me te vertete free thinker.
    Vis Elbasani qe mendon qe eshte kaq free thinker, nuk mendoj se eshte aq sa ai kujton. mesa kam kuptuar nga postimet e tij duket sikur perserin ato qe ka lexuar nga Nietzche, kujton aq shume qe e ka kuptuar mire Nietzche saqe edhe firmen e ka ...keshtu foli Zarathustra. por ska lindur akoma ai qe te mund te firmosi keshtu.dmth eshte shume i influencuar nga Nietzche per te thene qe eshte free thinker.

    P.S asgje personale me vis elbasanin, mos me keqkuptoj njeri.thank's
     
  7. Zgalemi

    Zgalemi Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Ema, me se e vertete ajo qe thua. /pf/images/graemlins/smile.gif Robinson Kruzoja eshte nje nga librat me me te thelle e me filozofike ne kete planet (tek ne mjeranet servirej si literature per femije).

    Rambla /pf/images/graemlins/wink.gif , nice!


    Vis, c'thone keto? :rolleyes:
     
  8. Nei

    Nei Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Kush ka ngritur kete pyetje, duke pas parasysh premisat nga eshte nisur (pra kufinjte e jetes etj) ka hap debat pa kuptim. Pyetja e vertete qe mendoj se i referohet edhe Visit eshte: Kush perpiqet te jete free thinker??
     
  9. Ela_001

    Ela_001 Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    AS QE PERPIQEM TE JEM NJE E TILLE, OPEN MINDED PERHAPS BUT ONE CANNOT BE A FREE THINKER SOME BOUNDARIES OF THOUGHT WILL ALWAYS BUILD SOME BRIDGE TO YOUR THINKING LETS NOT EVEN TALK ABOUT JUDGEMENT AND PERCEPETIONS, COS IF YOU PRETEND TO BE A FREE THINKER THAN THIS TO ME WOULD MEAN HAVING NO FRONTIERS, NO PERCEPTIONS ABOUT NOTHING AND JUDGING NOTHING. NOW BEING ALBANIAN I WOULD SAY IT IS BUT IMPOSSIBLE.
     
  10. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Lepurush, ato "percartjet" e visit mund t'i gjesh ne kete faqe:

    www.geohive.com/global/religion_top.php

    , ku mund te shohesh se c'vend zene "freethinkers ne renditjen e, po themi, besimtareve! Fakti qe ti nuk e di c'jane, nuk e di se sa jane apo nuk e pranon mendimin e lire ne qenien tende, nuk do te thote qe kjo lista te kjo faqja qe them une eshte nje percartje, dicka qe ti duhet ta njohesh me themel.
     
  11. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Gjithashtu, jam dakord me formulimin me te goditur te Essenza-s.

    Gjithsesi, nje freethinker eshte nje njeri me nivel te larte intelektual/arsimor.
     
  12. lola

    lola Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    A "free thinker"?? Nuk do me thene qe ka nivel te larte intelektual. Ka shume njerez qe mendojne per vete por qe nuk mund ta perdorin arsyen ne menyre racionale.
     
  13. manga

    manga Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    dy pytje:
    1. ku asht dallimi n'mes te freethinker edhe illuminati?
    2. a mos ka defekt pytja "kush mendon se eshte freethinker", sepse, pa marre parasysh se qysh e konsiderojme vehten, prape se prape asht rrethi/mbledhia/grupi ai qi e percakton vendin (demek, je apo s'je freethinker)?
     
  14. Ela_001

    Ela_001 Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Te kesh nivel te larte arsimor/intelektual nuk do te thote te jesh free thinker neccessarily. Free thinker means somehow having no boundaries of judgement, gje qe mund te kete lidhje indirekte me intelektualitetin, por ka lidhje direkte me individin dhe esencen e tij. Sido te jete mund te kete nivele lirie, mund te kesh me pak te lire apo me shume te lire por jo totalisht Free Thinkers.
     
  15. eM

    eM Paper Moon

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Pyetje e pare po ju a le juve te ja gjeni pergjigjen!
    2. Qe nje njeri te mari titullin e larte free thinker duhet te jete krejtesisht i shkeputur nga shoqeria. Te jetoje ne vetmi totale, pa liber, pa asgje! Sic tha dikush nje lloj Robinson Kruzoje!
    3. Mungesa e gjerave dhe njerezve qe pengojne mendimet tona, qe i vene kushte arritjese sona, qe vene epitete te "goditura" mund te na beje free thinkers!
    4. Perkufizim nuk ka. Vet fjala ka brenda ate free, e cila nuk mund te futet ne kafaz, perkufizohet! /pf/images/graemlins/smile.gif

    eM
     
  16. Nei

    Nei Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Do thoja qe niveli i larte intelektual arsimor ndihmon ne te qenit free thinker... por duhet akoma..
     
  17. Nei

    Nei Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Shume kollaj me duket kjo puna e Robinson Kruzose.. te gjithe behen free thinkera ne kete menyre (me rezervat e rastit edhe per ishullin... se edhe ketu Robinsoni shkon me nje background me vete, pra jo teresisht i pakondicionuar). Puna eshte te jesh free thinker ne mes te turmes dhe jetes se perditshme. Te dish te individualizohesh mes qindra mendimeve ,situatave , njerezve qe te rrethojne. Mendimi im ky.
     
  18. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    Shume i sakte postimi i fundit i essenzes.
    te jesh free thinker, per mua dmth liria e mendjes mes mijerave influencave, mendime te njerzve te tjere! shume e veshtire per tu realizuar......... /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  19. manga

    manga Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    register entry:
     
  20. manga

    manga Primus registratum

    Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?

    libri sipas manges:
    "...nuk merzitna se qysh e shihni vetvehten; por, bahem marak se qysh ju shoh une juve..."
     

Shpërndajeni këtë faqe