Kush na tregon si te bejme turshi vete??

Diskutime tek 'Kuzhina dhe receta gatimi' filluar nga xhoni, 7 Dec 2004.

  1. xhoni

    xhoni Fillestar

    Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    A do na thote ndonjeri si te bejme turshi vete qe te dalin te mira ps: si ato specat me gjize qe behen ne shqiperi,ose domatet,se une i bera njehere vete po me dolen lesh amami
  2. xhoni

    xhoni Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    Ho me ska nai qe merr vesh ka kto pune??
  3. anny

    anny Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    po varet mo cfare lloj trushie do te besh ti,se pyes mamen una ele te them
  4. ados

    ados Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    Turshi.ohhhhhhhhhhh. Kur ishte hera e fundit qe hengra turshi? para nja 9 vjeteve kur isha ne tirane.Ku je o gjyshe, me groshte dhe turshine tende. Amin, shpirti tu prehfte ne paqe!!
  5. xhoni

    xhoni Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    po turshi mer lal nga ato te shqiperise them une,speca domate laker.Du te di si behen,sa kohe lihen ,ca ene duhet????
  6. anny

    anny Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    shif tani une do te te them nje lloj qe behet andej nga ne,eshte me patellxhane,ka dy menyra qe ti besh nje qe mbushen patellxhanet,eshe nje qe priten te vogla te vogla,kjo e dyta eshte me e thjeshte
    receta:ve uje ne nje tenxhere,edhe kur vlone,hedh patellxhanet brenda po do ti lesh pak s ate marrin nje vale qe te zbuten nje cike mos i le shume se pastaj squllen,ok?
    i heq edhe i vendos ne nje ene te bollshme se bernda ne kete enen do hedhesh speca,po qe do ti presesh te vogla te vogla(jo shume te vogla normale sa edhe patellxhanet,qe kur ti hedhes ne pjate mos ti presesh me thike,kaq duhet ti presesh,mire?)hedh hudhra te grira,majdanoz,dafine po ke po nuk ke ska problem,vaj ulliri,kripe,uthull,sasia e ketyre te fundit do jete e tille qe kur ti provosh ti(kur i pergatit flasim jo kur te jene bere)te jete normalepastaj kur i ke perziere mire keto te tera bashke i hedh ne shishe edhe e mbyll shishen mire(ose vazo po mbylle mire)
    i le 10-15 dite(po zakonishte pas 10diteve jane bere)edhe e hap vazon
    KUJDES:kur e hap vazon ose shishen do ta hapesh avash avash qe te dali ajri qe ka brenda se po e hape me njehere do te ngjiten ne mure ato se ka shume presion,ok
    HAPE AVASH AVASH
    besoj te te pelqej,edhe te te behen te mira

    ps:mames ime i behen shume te mira,edhe mua em pelqejne shume
    :wave:
  7. xhoni

    xhoni Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    flm anny /pf/images/graemlins/wink.gif
    po domatet si behen??
  8. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    Xhoni . te thjeshta . Dmth une vete si kam bere por me kane thene qe behen ne kete menyre ... Merren domatet te papjekura dmth jeshile . Vendosen MUndesisht ne nje qyp balte se ai eshte Ideal per ti bere ose ne nje tas pirofile nqs ke . hidhet Uje dhe Kripe e Trashe dhe i vehet Kapaku . Kjo gje mund te behet dhe ne kove Plastike . Para se ti vendosesh kapakun vendosi nje pjate sa gjeresia e koves ose ku do i besh dhe ndonje peshe nga siper qe te mos i dale ajri dhe leri ashu per nja 1 muaj . pastaj kontrolloji dhe nderroji ujin serish po me kripe ...Mund ti hedhesh nja 5 6 kokrra piperi brenda dhe ndonje gjethe Rozmarine per arome dhe pak spec djeges ...
  9. alma lamcja

    alma lamcja Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    Tedi! Ndryshe me te dëgjuar e ndryshe me të vepruar. Megjithëse mire e ke shpjeguar. Por une do te jap menyren më te thjeshtë dhe më praktike. Varet nga sasia e turshive që do të bejme. Është mirë që turshitë ti bëjme me kavanoza të qelqit (1,2,3...litërsh). Dhe pasi ti kemi rradhitur në kavanos, me gjethe dafine piper te zi dhe qepë sh.të vogla e hedhim ujin e kripur që eshte duke u vëluar pak konservans(qe sherben per ruajtje me te mire)i mbyllim me kapak dhe nuk ka nevoje t'ia nderrosh ujin fare sepse avulli i ujit të nxehte e mbyll hermetikisht dhe ato nuk prishen edhe ne temperatura të nxehta.
  10. xhoni

    xhoni Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    flm per shpjegimet.une i bana i her vete po me dolen vari lesht pranaj thash po pys i here.harrova me i fut ereza dhe ujtin ja hudha tftofet .pastaj sme rrinte suma rehat,i hapja cdo dy dite.tani do provoj ti baj kshu sic thoni ju
  11. TEDI

    TEDI Anëtar aktiv

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    Skampa . Une mund ti tregoj per Panxharet ose Patellxhanat qe i kam bere vete . jo TUrshi tamam sic i benin qemoti Por version tjeter qe kane pak kosto dhe te hane shume pak kohe dhe qe per nje jave jane gati ne Tryezen tende dhe qe jane te lepish thonjt ... Vete skam bere turshi por kam pare te mite qe i kane bere ne kete menyre dhe sic e thashe me siper ata kane bere dhe lakrat qe jane o zot me t hik petlla ... Mgjth sugjerimet i pranojme ...
  12. alma lamcja

    alma lamcja Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    Speca te kuq turshi (gogozhare)

    Nevoiten 2 l.vaj (mundesisht ulliri,ose vaj sallate) 1 l.uthull, 1 tabull kripe, 1 tabull sheqer. hurdhera piper i zi kokerr,gjethe dafine karrota (1 kg), majdanos (2 tufa). Kjo vlen per 10 kg.speca por mund te beni edhe me pak.
    Megjithese edhe kaq pasi behen shume te shijshme do ti hani!!
    Pregatitja!!
    Ne nje ene hedhim vajin,uthullen,kripen, sheqerin,pak dafine, piper, hurdhra,majdanos,karotat e grira ne feta te holla. Pasi uji te ziej lluku-lluku hedhim specat e pastruar mire nga farat,i leme derisa piruni te dale lirisht nga to. Keshtu veprojme derisa t'i mbarojme te gjitha.Kur ta kryejm kete procedure filljme dhe i rreshtojme neper
    kavanoza.Ne fillim ne fundin e kavanozave hedhim nje flete dafine karotat e ziera,thelpij hurdhre(jo ato ne tenxhere), piper te zi majdanos te pagrire por vetem te coptuar me dore.Keshtu veprojme pas çdo shtrese,ne krye te kavanozit vendosi perseri nje shtrese si ne fund. Kur i kryejme te gjitha keto procedura ne çdo kavanos hedhim lengun e perftuar (qe eshte ne tenxhere)por duhet te jete duke zier,dhe te mbulohet e gjithe permbajtja e kavanozit.Edhe ne kete rast avulli i ujit te nxehte nuk i ben turshite te prishen nese nuk i hani kete dimer mund t'i lini ne dimrin tjeter. Ju siguroj se jane me te mira se gogozhare e blera dhe karotat behen shume te shijshme per tu ngrene.
    Besoj ju ndihmova mjaft!
    Ju befshin mire.
  13. alma lamcja

    alma lamcja Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    Uau Tedi shume i sjellshem jeni!! /pf/images/graemlins/wink.gif Une desha t'i ndihmoj Xhonit, por ai e prishi fare me fjalorin e tij. Per panxharet e mirepres shume receptin tuaj, sepse nuk kam bere ndonjehere te tille.Pastaj ti e di se Shqiperia e mesme si iken dot tradites, e kjo sdo te thote se se pranojme edhe te rene. Te pershendes shume.
  14. xhoni

    xhoni Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    :eek: :eek:
    une te falenderova mi goc,nuk te thashe asgje.ca fjalori e ke fjalen se spo te mar vesh?Po tallesh me duket :rolleyes:
  15. anny

    anny Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    te lutem.
    shpresoj ti kesh bere edhe te te jene bere te mira
    aaaaaaaa ato me domate nuk e di
    po mesa pashe te kishin dhene disa receta
  16. E Perkedhelura

    E Perkedhelura Anëtar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    Domatet? Shume kollaj. zgjidhi ato qe jane jeshile (te papjekura) dhe cpoji me piru, ose priti ne katersh, i hedh ne nje ene, uje dhe kripe, mbylle enen dhe leji per nje jave, pastaj ato do te jene gati. Me kollaj s'besoj se jane
    ps. duan nje cik kripe me shume ato dhe kur jane gati shpelahen dhe serviren.
  17. @d@

    @d@ Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    Speca te mbushur me gjize!
    I merr specat nga ato qe jane si bullafiqa.I heq fundin edhe i mush me gjize. Gjiza duhet te jete bere prej kosi te kulluar e jo prej dhalles.. edhe prej dhalles haet po me e mire behet me gjize kosi!
    Pastaj... sdi me e harrova :S i fut ne frigorifer mduket..
    Do pyes edhe jua them !
  18. Trista

    Trista Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    I fut ne nje ene qelqi ose balte dhe i le atje ne nje ambient te ftohte...tani qe eshte dimer psh eshte e thjeshte per te gjetur nje te tille..
    Parasysh te kihet qe gjiza te jet cik e kriposur, qe specat mos zbuten po te behen sic i themi kerc. C'te hash pastaj...Specat e mbushur me gjize serviren me pak vaj ulliri dhe me pak majdanoz anash pjates per zbukurim...
    Ju befte mire...
  19. @d@

    @d@ Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    pse mi vodhe specat mi ? /pf/images/graemlins/laugh.gif Tani do flas per turshi shalqini. /pf/images/graemlins/wink.gif

    Blihet nje shalqi mundesisht me i madhi qe ndodhet ne treg. Pasi e han ne menyre te zakonshme i hiqet pjesa e siperme.. dhe nga brenda lihet vetem nje shtrese e holle e kuqe , me vone pritet ne copa te vogla ne forma te ndyshme. Pastaj hidhet ne nje ene balte te mbushur me uthull, krip dhe uje..Mbyllim enen ne menyre qe te mos depertoj ajri. Pas disa kohesh(2-3jave) hapet qe te shikohen nese jane bere. Serviret i ftohte. mbase edhe ca gjera i kam harruar po na falet
  20. Trista

    Trista Fillestar

    Re: Kush na tregon si te bejme turshi vete??

    Me shkoi mendja, dhe thashe meqe s'i kam ti ha, te pakten te flas per to /pf/images/graemlins/tongue.gif

Shpërndajeni këtë faqe