Lajme ekonomike!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Daniel H, 8 Jan 2007.

  1. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Spekulime me çmimet e bukës

    Mielli më i lirë në bursa, furtarët presion fals se është rritur në tregun ndërkombëtar

    Disa prodhues të bukës dhe produkteve të miellit kanë “testuar” konsumatorët ditët e fundit duke njoftuar një rritje të rradhës të çmimit të bukës. Dje disa furra në kryeqytet njoftuan se pas një dite “provash” të martën do të rrisnin çmimin e bukës standarde 1000 gram me 10 lekë, duke e çuar nga 70 lekë nga 60 lekë që është aktualisht. Justfikimet e panevojshme të prodhuesve të bukës lidheshin ndër të tjera me çmimet e larta të qirave për dyqanet e tyre apo tarifat e larta të energjisë, që në fakt KESH i ka ulur për furrat e bukës.
    Argumenti
    Justifikimi i përdorur nga ana e disa prodhuesve të bukës lidhet me rritjen e çmimit të miellit në bursat ndërkombëtare. Sipas të dhënave të Financial Times është e vërtetë që çmimi I miellit është rritur por kjo ka ndodhur 6 muaj më parë ndërsa gjatë javës së fundit çmimi në bursat ndërkombëtare është ulur. Nga 107.5 paund për ton që ka qenë çmimi i miellit në muajin janar, aktualisht është 101 paund për ton. Çmimi i miellit është rritur muaj më parë, në tetor të vitit të kaluar ndërsa të dhënat e fundit nuk raportojnë rritje çmimesh.
    Pavarësisht spekulimeve për rritje të çmimit të miellit, ajo çfarë vihet re në këtë treg ëhstë një vëmendje e rritur e medias dhe më pas e qeverisë sikur jemi pranë ndonjë krize urie. Çmimi i bukës është i liberalizuar që në vitin 1992 dhe është njëlloj si për të gjitha produktet dhe shërbimet e tjera. Nëse rritet apo ulet atë duhet ta vendos tregu pasi buxheti nuk e subvencionon më çmimin e bukës. Një veprim i gabuar i qeverisë socialiste, kur ministri i kohës i Ekonomisë Anastas Angjeli nënshkroi një marrëveshje për fiksim çmimi në 60 lekë/kg me prodhuesit e bukës, që përbënte një praktikë karteliste, ka rrezik të përsëritet edhe nga qeveria “Berisha” në notat populiste për “mbrojtjen e popullit”.

    E Marte, 12 Qershor 2007
     
  2. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Hyjnë në fuqi “gjobat” për biznesin

    Ligji ok në Komisionin e Ekonomisë, pritet vula e Kuvendit. Rinis përplasja me biznesin

    Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i Kuvendit, në mbledhjen e djeshme rrëzoi me 6 vota pro të maxhorancës dhe 3 kundër të opozitës, dekretin e Presidentit të Republikës, që e cilësonte si antikushtetuese ligjin për disa ndryshime në ligjin "Për procedurat tatimore". Kështu, i ashtuquajturi “ligji i gjobave” tashmë do të kalojë në seancë plenare për tu miratuar dhe më pas do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Gjatë mbledhjes së djeshme në komisionin e ekonomisë, zv.ministri i Financave, Florion Mima, kundërshtoi dekretin e Presidentit, duke theksuar se "ligji nuk bie ndesh me Kushtetutën, madje sipas tij, ky draft zbaton me përpikmëri rekomandimet e FMN-së, që parashikojnë mbledhjen e gjobave dhe detyrimeve tatimore në rang kombëtar, në rast se ato kundërshtohen nga biznesi".
    Varianti i Kuvendit
    Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 5 Prill projektligjin për disa ndryshime në ligjin "Për procedurat tatimore", me qëllim përmirësimin e procedurave administrative për mbledhjen e detyrimeve tatimore, rritjen e efektivitetit të administratës tatimore, si dhe lehtësimin e tatimpaguesve të vegjël nga procedurat e derdhjes së detyrimeve tatimore. Ky ligj parashikon që biznesi duhet të parapaguaj 15% të gjobave dhe më pas t'i drejtohet ankimimeve gjyqësore. Ndërkohë që ndryshim tjetër ka qenë dhe shkurtimi i afatit të ankimimeve nga 60 në 30 ditë dhe një amendament shtesë që parashikon penalizmin e punonjësve tatimorë, në rastet kur vërtetohet se kanë vepruar në mënyrë arbitrare ndaj biznesit. Kështu dje s’është konfirmuar vullneti i kryeministrit Berisha i cili pas mos dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës u shpreh se ligji i gjobave do të kalojë sërish në Kuvend pa ndryshime të tjera. “Ligji është i standardeve ndërkombëtare dhe mëshiron çdo stad të luftës ndaj informalitetit. Kjo është e vërteta e padiskutueshme e këtij ligji, i cili nuk ka përse të ndryshojë”, pati deklaruar kreu i qeverisë. Ndërkohë kundër këtij ligji është shprehur shumica e bizneseve të cilët pas kalimit sërish në parlament kanë të drejtën ta dërgojnë ligjin vetë, ose me përfaqësuesit e opozitës në Gjykatën Kushtetuese, si aktin e fundit për ta shfuqizuar këtë ligj.
    Moisiu kundër
    Argumentet e presidentit Moisiu kishin të bënin për mos përputhshmëri të ligjit të “gjobave” me Kushtetutën. Moisiu rendit faktin që lidhet me dispozitën e nenit 43, paragrafi 2 i tij, i cili ka këtë formulim neni 43, paragrafi 2 i ligjit ka këtë formulim: “Para se të paraqiten për shqyrtim gjyqësor, tatimpaguesit janë të detyruar të paguajnë 15 për qind të çdo gjobe dhe interesi. Shqyrtimi gjyqësor i çështjeve zhvillohet sipas një procedure gjyqësore të përshpejtuar, e cila nuk duhet t’i kalojë 60 ditë”. “Ky rregullim, sipas vlerësimit tim, bie ndesh me disa dispozita kushtetuese. Konkretisht, me nenin 11, që lidhet me parimin se sistemi ekonomik në Republikën e Shqipërisë bazohet në ekonominë e tregut dhe se prona private mbrohet njëlloj me ligj; me nenin 42 që ka të bëjë me garantimin për të mos cenuar liritë dhe të drejtat e njohura në Kushtetutë pa një proces të rregullt ligjor; dhe së fundi, me nenin 81, i cili përcakton ligjet, miratimi i të cilëve kërkon një shumicë të cilësuar”. Ky ka qenë një nga argumentet e Presidentit. Sipas kreut të shtetit në vija të përgjithshme është e përcaktuar saktësisht në ligj, përsëri, zgjidhja e gjetur nuk eviton sa më lart. “Logjika e kësaj qëndron në faktin se shteti duhet ta marrë të drejtën e tij në kohë dhe se përfundimi që arrihet në këtë rast nga organi tatimor është i bazuar mbi një veprimtari të caktuar paraprake”, shprehet ai.

    E Marte, 12 Qershor 2007
     
  3. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Taksa e sheshtë i “kursen” 20 Milionë USD AMC dhe Vodafonit

    Ulja e tatim-fitimit në 10 për qind favorizon kompanitë e mëdha. Haraçin e paguajnë buxhetorët

    Taksa e sheshtë 10 për qind do të ketë dhe të fituarit e saj. E debatuar shumë, se pasuron të pasurit dhe varfëron të varfërit, taksa e sheshtë 10 për qind mbi të gjithë llojet e të ardhurave dhe mbi fitimin pritet ti kushtojë buxhetit të shtetit rreth 150 milionë euro. Ndërsa rrogëtarët me nivele relativisht të ulta dhe mesatare page do të taksohen më shumë, të fituara dalin kompanitë e mëdha. Kështu sipas një llogarie të Monitor, AMC dhe Vodafone pritet të kursejnë rreth 20 milion USD në vit vetëm nga përgjysmimi i tatim fitimit. Por qeveria duket se i ka llogaritë të “konsoliduara” pasi jo rastësisht e gjithë shuma që do të kursejnë AMC dhe Vodafone do të mbulohet nga pagesa shtesë që do të taksojë buxhetorët.

    Fitojnë bizneset e mëdha
    Më të fituar nga ulja e tatim fitimit do të rezultojnë ato biznese që realizojnë xhiro të madhe dhe kanë normë të lartë fitimi. Dhe dy kompanitë private me xhiro më të madhe në vend, por dhe norma të larta fitimi Vodafone dhe AMC(rreth 26 dhe 39 %) janë AMC dhe Vodafone. Të dyja së bashku, këto kompani gjatë vitit 2006 realizuan një xhiro prej 435 milionë dollarësh dhe deklaruan një fitim bruto prej rreth më shumë se 170 milionë dollarë. Sipas llogarive AMC dhe Vodafone paguan si tatim fitimi mbi 3.5 miliard lekësh ose rreth 35 milionë dollarë. Duke pasur parasysh ritmet e rritjes së këtyre kompanive gjatë vitit 2007 e 2008 (mesatarisht 10% në vit), llogaritet që ato të paguajnë rreth 4 miliard lekë tatim fitim në 2008, por si rrjedhojë e taksës së sheshtë, fitimi do të përgjysmohet, duke kursyer në këtë mënyrë rreth 2 miliard lekë, apo rreth 20 milion dollarë.
    Si për ironi, shuma që pritet të kursejnë dy kompanitë celulare është pothuajse e barabartë me atë që do të paguajnë tepër, si rrjedhojë e taksës së sheshtë, individët buxhetorë. Për më tepër, fitimi që AMC dhe Vodafone pritet të kursejnë nga taksa e sheshtë, përbën rreth 20% të shumës totale që pritet të paguajnë më pak bizneset që veprojnë në Shqipëri (të ardhurat nga tatim fitimi në vitin 2006 ishin rreth 18 miliard lekë, nga të cilat AMC e Vodafone kanë paguar diçka më pak se 4 miliard lekë).
    Fitore e rradhës për bankat
    Të tjera ndërmarrje të mëdha fitimprurëse, që pritet të përfitojnë më shumë nga ulja e tatim fitimit janë bankat (normat e fitimit të të cilave luhaten nga 16-40%) dhe pritet të kursejnë rreth 1 miliard lekë ose 10 milionë dollarë. Fitimi i sistemit bankar gjatë vitit të kaluar ishte rreth 67 milionë dollarë ndërsa për tremujorin e parë të këtij viti pati një rënie të lehtë. Po ashtu mobiljet dhe industria e letrës (me norma fitimi rreth 10%); ndërtimi (rreth 12% normë fitimi) dhe biznese të tjera pritet të paguajnë më pak tatim mbi fitmin gjatë vitit 2007 kur dhe do të hyjë në fuqi taksa e sheshtë.

    E Marte, 12 Qershor 2007
     
  4. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Rriten eksportet nga Porti i Durrësit

    Shqiptarët preferojnë transportin detar, bileta “online” dhe për tragetet

    Porti i Durrësit ka shënuar rritje të aktivitetin ekonomik gjatë periudhës së 5 mujorit të parë të këtij viti. Shifrat që vijnë nga Autoriteti Portual tregojnë se të gjithë aktivitetet tregtare dhe ato të shërbimeve kanë shënuar rritje. Madje, ky sezon rezultoi i suksesshëm në rritjen e eksportit dhe shërbimeve për pasagjerët ku për herë të parë është aplikuar prenotimi i biletave on-line duke evituar shitjet mbi kapacitet si dhe funksionimi i bokseve shtese, duke bërë të mundur përpunimin në kohë të trageteve pavarësisht nga ngarkesat. Masat e marra gjatë këtij sezoni nga Autoriteti Portual i Durrësit bazuar në udhëzimet e dhëna nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, kanë mundësuar në 5-mujorin e parë të vitit 2007 përpunimin me sukses, në përputhje me parametra evropiane, të 562 prekjet e trageteve në portin e Durrësit gjatë periudhës Janar-Maj 2007, shitjen e biletave on-line si dhe funksionimin e bokseve shtesë.
    Bilanci 5 mujor
    Gjatë periudhës Janar-Maj 2007, krahasuar me shifrat e 5 mujorit të parë të vitit 2006, eksporti është rritur me 84% ndërsa importi ka qenë i njëjtë më atë të vitit të kaluar. Gjithashtu është bërë e mundur edhe përpunimi i 4.163 kontenierëve ose 56.2% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, i 40.690 autoveturave ose 23% më shumë, 18.173 kamionëve ose 10% më shumë si dhe i 7.511 trajlerave ose 19% më shumë.
    Kështu gjatë këtyre muajve kanë mbërritur në Portin e Durrësit 76.581 pasagjerë, me një diferencë prej 8.084 mijë pasagjerësh ose 12% më shumë krahasuar me periudhën Janar-Maj 2006 dhe janë nisur nga ky port 116.809 pasagjerë ndërkohë që përpunimi i prekjeve të tyre është kryer nga ana e Autoritetit Portual me saktësi gjatë kësaj periudhe. Ndërkaq sipas kërkesave që janë bërë nga ana e MPPTT, këtë vit është bërë e mundur nga të gjitha agjencitë që operojnë me tragete, shitja e biletave on-line duke mundësuar kështu eliminimin e fenomeneve të viteve të mëparshme ku agjencitë detare prisnin më shumë bileta se kapacitetet mbartëse të trageteve duke shkaktuar anomali në transportin e pasagjerëve duke sjellë si rrjedhojë anomali të shumta.
    Së fundi me funksionimin normal të bokseve shtesë për imbarkimin e makinave është bërë e mundur përpunimi në kohë i çdo trageti ndonëse ngarkesat kanë bënë me kapacitete të plota duke sjellë kështu një rritje të përformancës, nivelit të sigurisë dhe partneritetit në Portin e Durrësit.

    E Merkure, 13 Qershor 2007
     
  5. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    1 vit MSA, shqiptarët nuk përfituan asgjë

    Efekte negative nga hapja, rriten çmimet, taksat dhe akcizat për komensim të doganave

    Altin Xhikneli
    Dje u shënua një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian. Kjo u përurua dje me një festë ky të gjithë ministrat e qeverisë paraqitën rezultatet dhe opinionet e tyre pas këtij eventi. Por çfarë kanë përfituar shqiptarët nga kjo marrëveshje e nënshkruar më 12 qershor të një viti më parë? MSA-ja e shoqëruar me marrëveshjen e ndërmjetme pritej që ti sillte konsumatorëve shqiptarë çmime më të lira për produktet pasi, kjo marrëveshje parashikonte zerimin e tarifave doganore për shumicën e mallrave. Por realisht çfarë ndodhi? Duke qenë se Shqipëria ka kohë që është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë, çdo vit ul tarifat doganore për të liberalizuar tregtinë më vendet anëtare të saj. Nga ana tjetër, me shumicën e vendeve të rajonit vendi ynë ka nënshkruar Marrëveshje të Tregtisë së Lirë dhe tarifat doganore përsëri janë të reduktuara në minimum e për shumicën janë zero. Kështu, efektet e reduktimit të tarifave pas nënshkrimit të MSA-së nuk patën ndonjë peshë në çmimet e mallrave të konsumit për shqiptarët. Por, sigurisht patën peshë në buxhetin e shtetit ku sipas përllogaritjeve, rezulton që pas marrëveshjes së Ndërmjetme, të krijohet një deficit prej rreth 60 milionë USD në vit.

    Rriten çmimet
    Por, për mallrat e shportës së konsumatorit, nuk pësoi asnjë rënie të çmimeve siç pritej, madje për shumicën ndodhi e kundërta. Pas nënshkrimit të marrëveshjes mallrat e shportës, si buka, vaji, ushqimet nuk pësuan ulje çmimesh pasi tarifat doganore edhe para kësaj marrëveshje kanë qenë të liberalizuar për këto mallra. Ndërkohë që masat që mori qeveria për të përballuar deficitin buxhetor prej 60 milionë USD, i rënduan përsëri shportës së konsumit.

    Rriten taksat
    Për të zëvendësuar humbjen, qeveria ndërmori masa duke rritur menjëherë akcizat e duhanit, pijeve dhe kafesë. Kjo rritje taksash u përcoll drejtpërdrejt tek konsumatorët vendas, të cilët sot paguajnë më shumë për kafenë, cigaret dhe pijet alkoolike. Një tjetër aspekt i MSA-së që ka ndikuar negativisht tek shqiptarët është dhe ai i doganave për 250 mijë posedues automjetesh. Me të hyrë në fuqi marrëveshja Interim, të gjithë ata që do importonin një makinë nga një vend i BE-së do të përfitonin uljen e taksës doganore prej 15%. De Juro ky është fakt, por de fakto çështja qëndron ndryshe. Asnjë nga shqiptarët nuk po e gëzon MSA-në në këtë drejtim pasi për të njohur certifikatën e njohur EURO 1, pra që produkti është “Made in EU”, doganat nuk e njohin në shumicën e rasteve këtë certifikatë me argumente të paqena. Për më tepër, me ndryshimet ligjore të fundit, është kompensuar totalisht kjo humbje, pasi kanë ndryshuar koeficientet e përdorimit të makinave duke shtuar barrën fiskale për çdo shqiptar që blen një makinë në BE.
    Kështu, deri tani MSA nuk ka thënë asgjë për shqiptarët nga ana e përfitimit ekonomik, pasi ulja e tarifave doganore ligjërisht është përkthyer në rritje të taksave të tërthorta siç janë akcizat e për pasojë, çmimet nuk kanë pësuar asnjë reduktim.

    E Merkure, 13 Qershor 2007
     
  6. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bode: Monopolet janë ulur këmbëkryq

    Ministri thotë se nga shteti i dobët grupe interesash kanë instaluar monopole

    Ministri i Financave Ridvan Bode ka shigjetuar dje segmente të caktuara biznesesh, individësh dhe grupe interesi se kanë krijuar monopole në tregje. Pa përmnendur emra biznesesh apo sektorësh të ekonomisë Bode tha në një takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë se "vijojmë të mbetemi një treg problematik, ku konkurrenca, si element kryesor i tij, vijon të mbetet jo e lirë dhe jo e drejtë, ku interesa të ndryshme kanë instaluar segmente monopoli në treg, politika monopole mbi tregun e ku individë e grupe interesash të caktuara, duke përfituar nga situata e një shteti të dobët dhe nga korrupsioni i përhapur, vijojnë ta dëmtojnë pafundësisht konkurrencën në këtë treg".
    Taksat
    "Tatimi mbi fitimin, për të cilin kontribuoni ju si biznes i madh, e kemi në nivelin më të mirë me vendet e rajonit, por ne mbetemi vendi me informalitet më të përhapur përsa i takon tregut të punës, pasi tatimi i të ardhurave personale, duke përjashtuar edhe sektorin e buqësisë, vazhdon të mbetet sa gjysma e asaj që kanë vendet e tjera të rajonit, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto", tha mes të tjerave ministri Bode. Sipas tij, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për kontributin e sigurimeve shoqërore. Ai theksoi se, "informaliteti i tregut të punës, i pagave dhe shpërblimeve dhe i titujve të pronësisë, përbën atë gjerësi të madhe që ka informaliteti ekonomik në Shqipëri".

    Paketa e re fiskale
    Ministri i Financave, Ridvan Bode, u ndal në paketën e re fiskale, ku kërkoi frymë partneriteti dhe bashkëpunimi me aktorët ekonomikë dhe shoqatat e ndryshme të biznesit, pasi në këtë mënyrë mirëkuptohen më mirë të gjitha palët. "Kjo paketë fiskale, shkon në drejtimin e deklaruar, atë të zbutjes së barrës fiskale. Ne, përmes propozimit, kemi vendosur të përgjysmojmë tatimin mbi fitimin, taksën korporative, që është një taksë që rëndon mbi ju, mbi biznesin e madh", tha Bode. Ai shpjegoi se përgjysmimi i tatimit mbi fitimin dhe krijimi i një sistemi taksash të sheshta, duke zbritur nivelin 10% edhe tatimin mbi të ardhurat personale, duke e unifikuar atë, nënkupton rritjen e saj për disa kategori kontribuesish.
    Biznesi “kursen” 150 milionë usd
    "Taksa e sheshtë, veç kontributit të madh që jep për uljen e barrës fiskale me vlerë 150 milionë dollarë në vit, rrit kapacitetet vetëinvestuese të kompanive dhe krijon një ambient më të qetë, për të dalë në dritë të gjitha llogaritjet, kalkulimet ekonomike, që bëjnë bizneset. Dhe po ashtu dekurajon çdo përpjekje për të devijuar, deformuar dhe evaduar pjesë të bizneseve të tyre. Kjo është një ftesë publike që ne i bëjmë biznesit", tha Bode. Në vështrimin e tij, angazhimi i qeverisë për të nxjerrë nga informaliteti pjesë të konsiderueshme të ekonomisë dhe për të vendosur veprimin e ligjit, kërkon të njëjtin angazhim dhe orientim, që duhet të ketë komuniteti i biznesit.

    E Merkure, 13 Qershor 2007
     
  7. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Qeveria kthen shpërblimet për administratën

    Të dalluarit që punojnë në shtet mund të marrin deri një pagë mujore shpërblim

    Tashmë mund të konsiderohet e përfunduar periudha e dietës për qeverinë “Berisha”. Dje Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë të dalluarit në punë në administratën e qeverisë apo institucionet qendrore e të pavarura me një pagë shtesë sipas vlerësimit të punës. Sipas këtij vendimi, shpërblimi për rezultate të mira në punë gjatë vitit, për çdo punonjës, nuk duhet të jetë më shumë se 1 (një) pagë mujore. Për vitin 2006 në kuadër të shkurtimit të shpenzimeve publike qeveria hoqi shpërblimet për administratën që me qeverinë “Nano” përfitonin deri në 3 paga mujore shpërblim sipas performancës në punë. Por qeveria “Berisha” vendos një shpërblim tavan 10 mijë lekë në vit madje edhe duke e trumbetuar si “arritje” pas mbledhjes së më shumë të ardhura nga tatimet dhe doganat.
    Shpërblimet
    Vendimi i qeverisë shprehet se “Ky shpërblim, në ministritë dhe institucionet qendrore, të cilat janë në fushën e veprimit të ligjit të shërbimit civil, jepet në bazë të rezultateve individuale në punë, sipas parimeve dhe procedurës së përcaktuar në legjislacionin e shërbimit civil. Kështu, në ligjin "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave qeveria vendosi që në institucionet buxhetore, institucionet e pavarura dhe në njësitë e qeverisjes vendore të krijohet një fond i veçantë, në masën 5 përqind të fondit të planifikuar të pagave, i cili të përdoret nga drejtuesit e institucioneve për shpërblimin e punonjësve, për rezultate të mira në punë, për shpërblimin në fund të vitit, për dhënie ndihmash të menjëhershme, në raste fatkeqësish dhe raste të tjera të kësaj natyre, si dhe për veprimtari social-kulturore. Edhe në rastet kur me ligje të veçanta masa e shpërblimit është më e madhe se një pagë mujore, kjo do të përballohet nga ky fond i veçantë. Shpërblimi në fund të vitit i jepet çdo punonjësi buxhetor, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, i cili të përballohet nga fondi i veçantë. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga buxheti vjetor, i miratuar për çdo institucion.

    E Enjte, 14 Qershor 2007
     
  8. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Tatimet shkelin ligjin për pagat e biznesit

    Organet tatimore kanë filluar të aplikojnë pagat referencë dy javë para hyrjes në fuqi të VKM

    Organet tatimore kanë filluar zbatimin e vendimit të qeverisë për pagën minimale në sektorin publik jashtë afatit ligjor. Ditët e fundit shumë biznese i janë drejtuar strukturave përkatëse të tatimeve për të derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe taksat mbi pagën. Por inspektorët tatimorë i kanë bërë të ditur financierëve të bizneseve se paga referencë e të punësuarve në sektorin privat mbi të cilën ata duhet të paguajnë sigurimet dhe tatimin mbi të ardhurat është data 18 maj 2007. Kjo ndodh ndërkohë që kur harta e re e pagave të referencës të vendosura nga qeveria është botuar në fletoren zyrtare më 18 maj. Por financierët e bizneseve që kanë shkuar të derdhin tatimet janë habitur pasi vendimi hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare, pra 15 ditë pas datës 18 maj të këtij viti. Dhe kështu, shumicës së tyre i është dashur të “negociojnë” me punonjësit tatimorë që mos të paguhen në muajin maj, tatimet mbi pagat e reja. Parimi i përgjithshëm legjislativ është që çdo ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Madje data e fillimit të taksimit të ri të pagave minimale të detyrueshme është shpallur publikisht dhe nga Ministri i Financave Ridvan Bode, ku sipas tij kjo skemë do të fillojë të zbatohet nga 1 qershori i këtij viti.
    Dorë e lirë tatimorëve
    Pavarësisht se data e fillimit të zbatimit të ligjit është 1 qershori i këtij viti, tatimorët janë ngutur për të vjelë taksat e reja të rritura për pagat minimale, duke shkelur vendimin e qeverisë dhe duke zbatuar metodën “sipas meje” për taksat ndaj biznesit. Vendimi i qeverisë, shprehet se “Kur administrata tatimore vëren se pagat e deklaruara nga punëdhënësit jopublikë, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe të tatimit mbi të ardhurat personale të të punësuarve të tyre, nuk janë reale dhe nuk i përgjigjen vlerës së tregut për shërbimet e punësimit ajo ka autoritetin t’i rivlerësojë, sipas niveleve të pagave, të dhëna në këtë vendim”. Tatimet as nuk e kanë marrë parasysh këtë paragraf të ligjit i cili shpreh frymën e zbatimit të tij, por thjesht kanë marrë hartën e re të pagave dhe çdo biznesi që ka ardhur për të paguar tatimet i kanë caktuar pagën minimale sipas kësaj skeme duke shkelur përsëri ligjin.

    Pagat me komandim
    Sipas skemës së re të qeverisë, dhe me “frymën” që i japin tatimorët ligjit, një parukiere e cila ka një dyqan te blloku dhe paguan qira të larta dhe ka shpenzime të larta, duhet doemos të paguajë taksat mbi pagën 150 mijë lekë, si një tjetër parukiere që ka një dyqan në periferi dhe ka shpenzime shumë herë më të ulëta. Logjika e vendimit të qeverisë, “për përcaktimin e pagës referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dhe të tatimit mbi të ardhurat personale”, shprehet se nëse tatimori vëren se paga e deklaruar nga biznesi nuk është në përputhje me tregun, atëherë duhet që ti referohet kësaj skeme. Kështu, nëse për vite me radhë një subjekt si floktore ka paguar një sasi tatimesh mbi pagën e deklaruar, dhe tatimet nuk kanë dyshuar mbi këtë nivel, tanimë ata që në ditën e parë të vendimit të ri janë bërë “dyshues” duke i përcaktuar një pagë disa herë më të lartë se sa ajo e deklaruar më parë. E gjitha kjo ka një qëllim të vetëm, zbatimin e vendimit të ri të qeverisë i cili i lë dorë të lirë tatimorëve të dyshojnë apo të besojnë deklaratën e biznesit. Dhe siç ndodh rëndom në vendin tonë, tatimorët, doganierët dhe e gjithë administrata publike që mbledh taksa ka parim themelor “dyshimin”. Kjo bëhet thjesht për dy arsye; e para një urdhër nga lart për të rritur të ardhurat tatimore etj dhe e dyta për të “negociuar” privatisht me çdo biznesmen duke e bërë pre të korrupsionit. Kryeministri Berisha ka theksuar se zbatimi i këtij vendimi bëhet me qëllim uljen e evazionit fiskal, por në fakt kjo sjell vetëm efektin e kundërt, pasi rrugët për biznesin janë ose të korruptosh tatimorin, ose të mos deklarosh numrin e saktë të punonjësve me qëllim shmangien e taksave. Kështu nuk është faji i tatimorëve që e zbatojnë ligjin me përpikmëri në dëm të biznesit që paguan, por i qeverisë e cila i ka lënë dorë të lirë atij të vendosë se sa do ta ketë pagën minimale për të paguar tatimet.

    E Enjte, 14 Qershor 2007
     
  9. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Pas vizitës së Bush miratohet AMBO

    Me 5 muaj vonesë, Berisha dërgon në parlament projektin e investimit amerikan për të sjellë naftën e Kaukazit në Vlorë. Punimet mund të nisin vitin e ardhshëm

    Dy javë pas Bullgarisë Shqipëria pritet të ratifikojë konventën për projektin e naftësjellësit ballkanik të njohur si AMBO. Qeveria ka miratuar dje projektligjin duke konfirmuar qëndrimin e saj proamerikan në një nga projektet më të rëndësishme për rajonin që do të udhëhiqet nga kompania amerikane AMBO. Naftësjellësi transballkanik do të kalojë në tre vende, Shqipëri, Maqedoni dhe Bullgari për të krijuar një urë lidhje për tregun e gazit nga lindja në perendim.
    Post-Bush
    Vetëm 3 ditë pas vizitës së konsideruar historike të presidentit amerikan në Tiranë, George W.Bush qeveria i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e konventës tripalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, për sistemin e naftësjellësit transballkanik”. Një veprim formal në dukje i qeverisë shqiptare pas nënshkrimit të Konventës me Bullgarinë dhe Maqedoninë, por që në fakt vjen menjëherë pas vizitës së presidentit amerikan. Shqipëria pritet të jetë vendi I dytë që e ratifikon konventën trepalëshe pasi parlamenti bulgar e ka ratifikuar këtë konventë që më 31 maj të këtij viti.
    Naftësjellësi transballkanik do të ndërtohet nga resorted e Detit të Zi në Burgas të Bullgarisë si pikënisje nga Lindja dhe nëpërmjet Maqedonisë do të lidhet me Portin e Vlorës në detin Adriatik. Parlamenti bullgar e miratoi konventën me 127 vota, ndërkohë që 26 deputetë votuan kundër dhe asnjë abstenim nga 240 vende që ka parlamenti I Bullgarisë. Marrëveshja tripalëshe është firmosur nga ministrant e Ekonomisë së tre vendeve që në muajin Janar të këtij viti dhe Bullgaria ishte vendi i parë që e ratifikoi marrëveshjen.
    Projekti
    Projekti Burgas-Vlorë është një nga prioritetet e infrastrukturës energjetike për rajonin”, vëren në një raport revista e njohur “Forbes”. Me një gjatësi prej 870 kilometër naftësjellësi është parashikuar të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro. Ndërtimi pritet të fillojë në vitin 2008 dhe ngarkesat e para të naftës janë planifikuar të lëvizin në fillim të vitit 2011. Projekti parashikohet të transportojë rreth 35 milionë ton naftë të papërpunuar në vit ose rreth 750,000 fuçi në ditë.
    Projekti është ideuar që në vitin 1994 si një mundësi alternative për transportin e naftës nga Kaspiku dhe Rusia, që aktualisht kalon nëpërmjet ngushticës së Bosforit, nëpërmjet një kanali të ri që lidh Detin e Zi me Mesdheun.
    Konkurrenca
    Shumë analistë të gjeopolitikës i shohin projektet AMBO dhe Burgas-Aleksandopoulos si konkurrentë për transportin e naftës dhe gazit nga lindja në tregjet e perëndimit. Pika e lidhjes së të dy projekteve është Bullgaria ndërsa AMBO fut në lojë si vende transit Shqipërinë dhe Maqedoninë ndërsa Burgas-Aleksandopoulos do të kalojë nëpërmjet Greqisë. Por bullgarët kanë ratifikuar në të njëjtën ditë të dy projektet duke mos vendosur se cilin kishin prioritet, por që njëkohësisht shmangin ngushticën e Bosforit për transportin e naftës dhe gazit. Grekët kanë lëvizur shpejt për të ndërtuar projektin konkurrent me AMBO-n ndërsa që më me leverdi ekonomike duket ky i fundit. Gjithsesi, mbetet të shikohet nëse AMBO do të fillojë realisht zbatimin në vitin e ardhshëm pasi disa sinjaleve se kosto e këtij projekti është rritur përtej parashikimeve. Gjithsesi, angazhimi i një kompanie amerikane në ndërtimin e këtij projekti është një shans më shumë se AMBO do të fusë edhe Shqipërinë në lojën e rrjeteve të tranzitit të naftës dhe gazit.

    E Enjte, 14 Qershor 2007
     
  10. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    IFC kredi Bankës Popullore për shtëpi

    Korporata Financiare Ndërkombëtare hyn në tregun imobiliar me 10 milionë euro

    IFC i jep 10 milion euro kredi Bankës Popullore për tregun e banesave. Kredia prej 10 milion euro do t’i japë mundësi bankës të fuqizojë aktivitetin e saj të kreditimit për banesat duke shtuar me rreth 1000 kredi afatgjata për banesat. Sipas burimeve të BB, ky projekt është një element i rëndësishëm i programit të investimit për banesa që po zbatohet në Shqipëri nga IFC-ja. Në kuadër të këtij programi, IFC ka përpunuar një program për të mbështetur zhvillimin e sektorit të tregut të financimit për blerje banesash dhe për ta bërë atë të qëndrueshëm. Përveç kredisë, IFC ka siguruar një program të qartë të asistencës teknike për Bankën Popullore dhe Entin Rregullator përkatës. Bazuar në një studim të gjerë të tregut të banesave në tregjet e rajonit, ky program do të ndihmojë në krijimin e standardeve të kreditimit të banesave. Asistenca teknike për entet rregullatore do të përqendrohet në përmirësimin e mjedisit rregullator për kreditimin e banesave në Shqipëri.
    Projekti
    Projekti do të nxisë konkurrencën dhe do të forcojë tregun financiar të kreditimit të banesave në Shqipëri. Ai është pjesë e strategjisë së IFC-së në përgjithësi për të zhvilluar tregun e financimit të banesave ,duke përmirësuar çështjet që lidhen me hipotekimet në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit. "Ne kemi nderin të bashkëpunojmë me IFC dhe ta kemi atë partner strategjik, jo vetëm duke na mbështetur me financim, por edhe me asistencë teknike për të forcuar programin tonë të kreditimit të banesave. Ne jemi shumë optimistë për zhvillimin e ardhshëm të tregut të banesave në Shqipëri. Mbështetja e IFC-së do të na ndihmojë që të zhvillohemi dhe zgjerohemi më tej" tha Edvin Libohova, Drejtori Ekzekutiv i Bankës Popullore, gjatë ceremonisë së firmosjes në Tiranë. Ndërsa Shahbaz Mavaddat, Drejtor i Departamentit të Evropës dhe Azisë Qendrore, në IFC, tha se "Zhvillimi i Tregut Financiar është pjesë e rëndësishme e strategjisë së IFC-së për Shqipërinë dhe ne jemi të kënaqur që po ndihmojmë për të futur produktet e reja, siç është edhe kreditimi për banesat. Duke mbështetur sistemin e kreditimit së banesave, IFC jo vetëm do të lehtësojë blerjen e banesave, por gjithashtu do të rrisë mundësinë e kreditimit në tregun financiar në Shqipëri. Investimi do të mbështesë gjithashtu fuqizimin e sektorit të ndërtimit dhe sektorë të tjerë që lidhen me të". Përfaqësuesi i Përhershëm i Bankës Botërore në Shqipëri, Nadir Mohammed, shtoi se, "Ky investim është pjesë e zbatimit të programit të IFC-së për zhvillimin e sektorit të banesave në Shqipëri. IFC gjithashtu mbështet me asistencë teknike Bankën Popullore dhe entet rregullatore përkatëse shqiptare. Të gjitha këto do të forcojnë tregun e banesave në Shqipëri. Ne jemi të kënaqur me këtë program të koordinuar të kreditimit dhe asistencës teknike".

    E Premte, 15 Qershor 2007
     
  11. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Monopolistët e miellit vendas rrisin çmimin

    Industria e blojës presion furrave të bukës me rritje çmimesh. Mielli importit nuk shtrenjtohet

    Altin Xhikneli
    Grosistët e industrisë së blojës rrisin çmimin e bukës. Tregtarët e mëdhenj të grurit dhe miellit kanë rritur me 5 lekë çmimin për një kilogram miell për furrat e bukës. Por problemi qëndron se grosistët e mëdhenj të industrisë së blojës duke qenë se janë rreth 3-4, dhe kontrollojnë 70% të tregut kanë marrë vendim për rritjen e çmimit të miellit. Pronari i furrës së Bukës, R.M shprehet se “deri tani ne e blinim miellin për bukën e zakonshme me 35 lekë kilogrami. Ndërsa ka një muaj që fabrikat na e sjellin miellin që kryesisht bluhet në vend, me 40 lekë kilogrami. Kështu, ne e kemi jemi përpjekur për të rezistuar por tashmë nuk kemi çfarë të bëjmë dhe kemi rritur çmimin e bukës me 10 lekë duke e tregtuar atë me 70 lekë”. Por, rritja është bërë vetëm për miellin që e furnizojnë këto fabrika, pasi sipas pronarit të furrës, çmimi i miellit që vjen nga Greqia nuk ka ndryshuar. Buka që përdor si lëndë të parë këtë miell të importuar nga Greqia nuk ka pësuar rritje thotë pronari i furrës. Për pasojë në disa furra të vendit çmimi i bukës ka pësuar rritje. Kjo rritje e çmimit të bukës nuk është hera e parë që ndodh pasi në vitet e fundit është bërë disa herë por e ka patur jetën e shkurtër, pasi me gjithë argumentet e pjekësve të bukës për rritje të kostos, numri i furrave është i madhe dhe konkurrenca në këtë hallkë vepron. Por ndryshe ndodh tek grosistët ku janë vetëm disa firma të cilat kanë pjesën më të madhe të tregut dhe arrijnë të kontrollojnë çmimet e miellit me shumicë.
    Lulëzimi i industrisë së blojës
    Industria e blojës ka patur një lulëzim gjatë viteve të fundit ku janë bërë investime në miliona euro. Sipas të dhënave nga ministria e Bujqësisë, industria e blojës rritet mesatarisht 8.4 përqind në vit. Statistikat nga Unioni i Prodhuesve të Miellit, tregojnë se investimet në këtë industri gjatë viteve 2004-2005 arrijnë në 40 milionë USD. Si pasojë e zhvillimit të kësaj industrie importi i grurit është më i lartë sesa i miellit. Por kjo tashmë ka sjellë dhe rritjen e çmimit nga grosistët e shitjes së miellit të bluar në vend. Kjo për arsye se ata kanë arritur të kenë një kontroll mbi çmimin e miellit dhe nuk kanë konkurrencë me miellin e importit. Sot në industrinë e blojës funksionojnë mbi 350 linja përpunimi dhe fabrika bloje si dhe rreth 800 fabrika buke. Në këtë sektor janë të punësuar rreth 900 punonjës në blojë dhe mbi 3000 punonjës në industrinë e prodhimit të bukës. Ndërkohë që një numër i madh mullinjsh bloje ekzistojnë në zonat rurale ku familjet fermerë përpunojnë grurin për nevoja të përdorimit vetjak.
    Si u zhvillua bloja
    Industria e blojës në fund të viteve 1980 përbëhej nga 38 njësi përpunimi me kapacitet nga 8 deri në 160 tonë në ditë, pa përfshirë këtu njësitë e blojës së ish-kooperativës bujqësore. Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, janë një numër treguesish që e karakterizojnë zhvillimin e kësaj industrie. Këta tregues janë numri i ndërmarrjeve, vëllimi i investimeve, i cili mund të jetë nga mjetet e veta, kredi të huaja dhe kredi bankare, investime në teknologji, numri i punonjësve, sasia e prodhimit (miell), si dhe prodhimi i vlerësuar. Industria e blojës me të drejtë mund të vlerësohet si një aktivitet i rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Sipas specialistëve të Drejtorisë së Agropërpunimit, ndërmarrjet që operojnë në këtë fushë po ecin në rrugën e konsolidimit të tyre, ku dukuritë e integrimit të këtyre ndërmarrjeve janë të pranishme, gjë që shpjegon dhe reduktimin e numrit të tyre nga njëra anë, si dhe rritjen e vëllimit të prodhimit dhe të të ardhurave nga ana tjetër.

    E Premte, 15 Qershor 2007
     
  12. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Vodafone, rrëfimi i fundit te Konkurrenca

    Përfundojnë seancat dëgjimore për hetimin e celularëve. Komisoni Konkurrencës gati vendimin

    Kompania më e madhe e telefonisë celulare në botë po hetohet në Shqipëri për shkelje të rregullave të konkurrencës së lirë. Sipas një njoftimi zyrtar të organit kompetenet për konkurrencën në treg, Autoriteti i Konkurrencës, Vodafone Albania është thirrur ditët e fundit të japë shpjegimet e veta në lidhje me raportin e hetimit të thelluar që po endet prej dy vitesh në zyrat e Antitrustit shqiptar. Sipas njoftimit, pas përfundimit të raportit “Mbi hetimin e thelluar në tregun e telefonisë së lëvizshme” Komisioni i Konkurrencës i ka njohur palët nën hetim shoqëritë AMC dhe Vodafone Albania me konkluzionet e raportit dhe pretendimet e ngritura nga Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës”.

    Reagimi
    Për të marrë një vendim, Komisoni i Konkurrencës pritet të marrë parasysh edhe pretendimet e palëve që akuzohen se kanë shkelur rregullat e konkurrencës në treg. “Në zbatim të nenit 39 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, me date 13 qershor 2007 në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës u zhvillua një seancë dëgjimore me shoqërinë Vodafone Albania, palë nën hetim”, shkruhet në njoftim. Sipas burimeve nga zyrat e Konkurrencës, “përfaqësuesit e shoqërisë Vodafone paraqiten argumentat e tyre në lidhje me raportin e përgatitur nga Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës”. Ndër pikat kryesore të diskutimeve, raporton Autoriteti i Konkurrencës, ishin përcaktimet e tregut përkatës të shërbimit të telefonisë celulare, ekzistenca e pozitës dominuese të shoqërisë në treg dhe abuzimin potencial të Vodafone Albania me këtë pozitë. Zyrtarët e konkurrencës bëjnë të ditur se “përfaqësuesit e Vodafone Albania paraqiten argumentat e tyre në lidhje me këto çështje dhe pretendimet kundrejt konkluzioneve të raportit përfundimtar se kjo kompani nuk ka pozitë dominuese dhe se nuk ka abuzuar me pozitën dominuese në treg”.

    Vendimi
    Seanca dëgjimore me shoqërinë Vodafone Albania ishte e dyta në rradhë e organizuar nga Komisioni i Konkurrencës me palët nën hetim(më datë 6 qershor 2007 Komisioni i Konkurrencës dëgjoi dhe pretendimet e shoqërisë Albanian Mobile Communications). Përfaqësuesit e të dy kompanive vlerësuan zbatimin e procedurave të ndjekura nga ana e Autoritetit të Konkurrencës në organizimin e seancave dëgjimore mbështetur në legjislacionin shqiptar dhe atë të Bashkimit Evropian në këtë fushë. Me përfundimin e seancave dëgjimore, Komisioni i Konkurrencës do të tërhiqet në ditët e ardhshme për të marrë një vendim përfundimtar mbi raportin “Për hetimin e thelluar në tregun e telefonisë së lëvizshme”. Nëse Komisoni i Konkurrencës gjen shkelje serioze të ligjit të konkurrencës, AMC dhe Vodafone dy shoqëritë me xhiron më të madhe vjetore në Shqipëri që në total arrin rreth 400 milionë dollarë në vit, rrezikojnë një gjobë nga 2-10 për qind të xhiros. Ndërkohë njëra nga shoqëritë, pikërisht AMC që tashmë është pjesë e grupit grek të telefonisë Cosmote, është gjobitur më parë nga Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës me 1.6 milionë dollarë për mosdhënie të dhënash. Çështja është apeluar në Gjykatat shqiptare dhe nuk ka shumë gjasa të mbyllet shpejt.

    E Premte, 15 Qershor 2007
     
  13. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Lobi i ndërtuesve cakton rradhën te hipoteka

    Në Shqipëri nuk funksionon ligji por lobet e shoqatës së ndërtuesve përcaktojnë pallatet që hipotekohen

    Një marrëveshje e çuditshme është nënshkruar dje mes hipotekës dhe ndërtuesve për të zbatuar ligjin për regjistrimin e pallateve të rregullta. Kjo është mënyra e funksionimit të shtetit në Shqipëri nëpërmjet marrëveshjeve në tavolina sipas të cilave shoqata e ndërtuesve do të përcaktojë çdo muaj cilat pallate dhe të cilin ndërtues do të hipotekohen. Peytja e parë që shtrohet është po me ndërtuesit që nuk janë antarë të shoqatës së ndërtuesve, si do të veprojë hipoteka? Këto pyetje i shtrohen kryeregjistruesit të Zyrës Qendrore të rregjistrimit të Pasurive të Paluajteshme, Arben Qirjako, Kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi dhe Kryetarit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Shqipërisë, Ilir Zhilla, që nënshkruan dje marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre për disiplinimin e marrëdhënieve midis palëve, për të lehtësuar procedurat e hipotekimit të objekteve. Sipas kësaj marrëveshjeje, këto institucione marrin angazhimin të punojnë së bashku për lehtësimin e regjistrimit të apartamenteve dhe thjeshtimin e dokumentacionit për këtë qëllim. Zyra e Rregjistrimit dhe Shoqata e biznesit të ndërtimit, bien dakord të diskutojnë së bashku mbi baza ligjore, të gjitha ankimimet e mundëshme të paraqitura nga firmat e ndërtimit apo të tjera subjekte, që lidhen direkt apo indirekt me këtë marrëveshje.
    Vetëm në Tiranë janë mbi 600 pallate të pahipotekuara të cilat rëndojnë mbi blerësit si për efekt të kolateralit të pamundur për të marrë kredi ashtu dhe të garancisë së janë legale pasi shumë ndërtues shkelin lejet e ndërtimit dhe nuk arrijnë të marrin lejet e shfrytëzimit dhe të bëjnë regjistrimin në hipotekë.

    Banka e Këshillit të Evropës,
    15 milionë euro për strehimin
    Brenda javës dy kredi janë dhënë për tregun e ndërtimit të banesave në Shqipëri. Pak ditë më parë ishte Korporata Financiare Ndërkombëtare që akordoi një kredi për strehimin nëpërmjet Bankës Popullore për të rritur konkurrencën në këtë treg. Ndërsa një kredi tjetër po miratohet për banesat sociale dhe kjo do të ketë kushte lehtësuese për të pastrehët. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Bankës për Zhvillim, të Këshillit të Evropës, për projektin "Ndërtimi i banesave, me qëllim social", në shumën 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) euro.

    E Enjte, 21 Qershor 2007
     
  14. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Rriten akcizat, priten rritje çmimesh

    Që nga 1 korriku do të rritet akciza e naftës, birrën verën dhe pijet alkolike. Efekti në çmime

    Një verë me temperatura të larta por edhe me çmime të kripura pritet të kalojnë shqiptarët. Gropa e krijuar me uljen e taksave për biznesin e vogël, tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore pritet të mbushet me paratë që do të paguajnë konsumatorët për mallrat me konsumin më të madh në treg që paguajnë akcizë. Të cilësuar si mallra të fortë për shkak të kërkesës së madhe dhe të qëndrueshme, mallrat e akcizës do të paguajnë më shumë taksa e cila pritet t’i kalojë tërësisht konsumatorëve. Sipas paketës së re fiskale që u prezantua dje në Komisonin Parlamentar të Ekonomisë, që nga muaji korrik priten disa ndërhyrje në shkallën aktuale tatimore të akcizës për mallrat e tatueshëm me Akcizë në Republikën e Shqipërisë. Kështu rritja e akcizave do të prekë përkatësisht grupin Birrë, Verë dhe Pijeve alkoolike si dhe në kreun ku bëjnë pjesë nënproduktet e naftës. Për të dy këto grupe mallrash, parashikohet rritje e nivelit të akcizave, me rreth 30 lekë litri nga niveli aktual për verën dhe verërat e gazuara, me 40 lekë/litri për pijet alkoolike me forcë alkoolike ndaj volumit mbi 12 për qind dhe 20 lekë për ato me forcë alkoolike ndaj volumit deri në 12 për qind, rritje e nivelit të akcizës me 10 lekë/litri për birrën e bërë nga malto, si dhe rritje prej 4 lekë litri për karburantet (respektivisht benzinën me dhe pa plumb dhe gazoilin).
    Taksa e sheshtë
    Pjesë e paketës janë: Taksa e sheshtë në nivelin 10 %; ndryshimi në procedurat tatimore për transaksionet bankare të biznesit; taksa për shtëpitë e fshatrave turistike dhe disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për Akcizat. P/ligji kryesor i kësaj pakete është ndryshimi i shkalles tatimore dhe mënyrës se taksimit për të Ardhurat e Individëve, duke zëvendësuar taksimin aktual me 5 shkallë progresive, të ndarë sipas kategorisë së pagave, me taksimin me një norme të vetme, me shkallë tatimore unike 10%. Nga ky rregull bëjnë përjashtim vetëm pagat e ulëta, deri në nivelin 30.000 lekë, të cilat për pragun nga 0 lekë deri në 10.000 lekë janë të përjashtuara nga taksimi (tatohen me 0%) ndërsa për pjesën e mbetur (diferencën) deri në 30.000 lekë, taksohen me 10%. Të gjitha kategoritë e tjera të pagave mbi 30.000 lekë e më tepër, do të taksohen për të gjithë pagën bruto (pa aplikuar shkallë përjashtimi) në masën 10%. Zbatimi i taksës së sheshtë është një nder masat fiskale, të cilat po ndërmerren në vendin tonë, në kuadrin e përmirësimit të klimës për biznesin dhe tërheqjes së investimeve të huaja, në mënyrë që vendi ynë të behet tërheqës si për investitorët e huaj dhe ata vendas.
    Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj, i cili hyn në fuqi me 1 janar 2008, Shqipëria mund të konsiderohet ndër vendet me barrën fiskale më të ulët në rajon e më gjerë. Pjesë e p/ligjit të miratuar është edhe detyrimi me ligj për të gjithë subjektet punëmarrës, që të kryejnë pagesat vetëm nëpërmjet sistemit bankar. Në të kundërt, shpenzimet për paga, shpërblime si dhe çdo formë tjetër e përfitimit të të ardhurave do të konsiderohen shpenzime të panjohura.
    Pagesat nëpërmjet bankave
    Projekt-ligji tjetër që do të diskutohet në Komision, është edhe ai që parashikon një ndryshim në nenin 36/1 të procedurave tatimore, i cili ka të bëjë me detyrimin që i vendoset të gjithë subjekteve taksapagues që të mos kryejnë pagesa dhe arkëtime në Cash, për transaksione të cilët kalojnë vlerën e 300 mije lekë për çdo transaksion, duke mbajtur kufirin ekzistues 300 mijë lekë për transaksion, si dhe duke vendosur edhe një kufizim vjetor, jo më shumë se 10% të vlerës së transaksioneve totale në vit. Ndryshimi i propozuar ka për qëllim disiplinimin më tej të transaksioneve financiare dhe monetare, të cilat duhet të kanalizohen nëpërmjet sistemit bankar, në mënyrë që të reduktohet sasia e Cash-it në ekonomi. Kjo është edhe një ndër masat, që po ndërmerren se fundmi në sistemin fiskal, krahas masave të tjera për luftën kundër informalitetit dhe formalizimit të ekonomisë.

    E Enjte, 21 Qershor 2007
     
  15. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    KESH rrit performancën me presje dhjetore

    Bilanci i 5 mujorit, tejkalohet plani i arkëtimeve me vetëm 0.1%. Humbjet ulen 4.3 %

    Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë ka nxjerrë bilancin e 5 mujorit të parë të këtij viti. Sipas KESH, si rezultati i mirë menaxhimit janë përmirësuar treguesit e arkëtimeve dhe humbjeve krahasuar me 5 mujorin e një viti më parë. “Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se puna për ndërprerjen e energjisë elektrike të lidhjeve të paligjshme dhe atyre debitore, e shtrirë muajt e fundit në të gjithë vendin ka sjellë përmirësim të konsiderueshëm në treguesit e performancës duke tejkaluar madje edhe planin”. Tregtuesi më i rëndësishëm i cili ka të bëjë direkt me mirëmenaxhimin, ai i arkëtimeve ka pësuar një përmirësim modest krahasuar me 5 mujorin e vitit 2006. Sipas të dhënave nga KESH, për këtë 5 mujor, rezulton se ka një rritje me 1.91% të arkëtimeve krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2006 dhe se plani është tejkaluar me 0.1%. Kështu, arkëtimet e familjarëve për 5-mujorin e parë të vitit 2007 janë rritur me 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë ndërsa e ka tejkaluar me 0.7% planin. Ndërsa për sa i përket konsumatorëve të tjerë janë rritur me 2.7 % ndërsa po kështu e ka tejkaluar me 0.7% planin.
    Humbjet
    Sipas të dhënave nga KESH, humbjet në total për 5-mujorin (transmetim+shpërndarje) kanë pësuar ulje. Kështu, humbjet totale për 5-mujorin e parë të vitit tregojnë për një ulje me 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ndërsa është tejkaluar me 2.1% parashikimi per 2007-n. Ndërsa përsa i përket humbjeve në shpërndarje të dhënat tregojnë për një ulje me 3.1% krahasuar me vitin 2006 ndërkohë që planifikimi prej 39% është tejkaluar me 0.3% duke e çuar nivelin e humbjeve në 38.7%. gjithsesi treguesi i humbjeve në transmetim dhe shpërndarje është i lidhur dhe me furnizimin me energjie elektrike. Kështu, si pasojë e krizës energjetike, gjatë 5 mujorit të parë të këtij viti, furnizimi me energji elektrike ka qenë më i ulët sesa në 5 mujorin e parë 2006. Kjo ka sjellë rrjedhimisht dhe uljen e humbjeve në transmetim dhe shpërndarje të korporatës.

    E Enjte, 21 Qershor 2007
     
  16. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Albtelekom, turqit e marrin në shtator

    Ministri i Ekonomisë Ruli zbardh kontratën e Albtelekom. Çmimi nuk u atakua

    Konsorciumi turk CETEL që ka blerë 76 % të aksioneve duhet të presë të paktën dhe 3 muaj që të marrë në dorë financat e kompanisë. Megjithëse kontrata u nënshkrua të martën, janë dhe një sërë procedurash që duhet të ndjekin turqit e CETEL për të menaxhuar më pas vetë Albtelekomin. Ministri Ruli ka zbardhur detajet e kontratës së re me turqit e Calik Enerji për shitjen e Albtelekom. Sipas ministrit të ekonomisë, firma e pardjeshme është vetëm hapi i parë pasi marrëveshja do të kalojë për ratifikim në parlament në shtator e më pas do të merret licenca nga ERT dhe Autoriteti i Konkurrencës.
    Ruli tha se "Nuk kemi rikthim në kontratën e mëparshme, dhe nuk jemi absolutisht në pikën ku ishim. Së pari nuk është e njëjta kontratë, pasi kjo e fundit është shumë e përmirësuar, shumë e balancuar në të drejtat dhe detyrimet, dhe shumë e garantuar përsa i përket zbatueshmërisë së saj". Lidhur me vetë kompaninë "Calik Enerji", ministri Ruli theksoi se "as qeveria, as Kuvendi, në muajin Tetor 2005, nuk vunë në dyshim besueshmërinë dhe legjitimitetin e kësaj kompanie, por vetëm të kontratës së lidhur mes saj dhe qeverisë shqiptare". “Kërkesa e Kuvendit ka qenë një tërësi problemesh që preknin kontratën dhe jo çmimi i saj", tha ministri Ruli.
    Ndryshimet
    Ndryshimi i parë i kontratës ka të bëjë me statusin e blerësit të kompanisë. Sipas Rulit, "Statusi i Blerësit", në ndryshim nga kontrata e parë, aksionet e "Albtelekom" tashmë do të zotërohen nga një konsorcium, ku "Turk Telecom", do të zotërojë të paktën 20% të kapitalit dhe kjo, sipas tij, "ishte pikë e panegociueshme". Ndërkohë, është firmosur një kontratë menaxhimi me "Turk Telecom për administrimin e "Albtelekom"-it.
    Ndryshimi tjetër i kontratës, lidhet me "gjendjen financiare të blerësit", pasi ajo, në krahasim me 2 vite më parë është më e konsoliduar ka thënë ministri i ekonomisë. Blerësi kryesor, "Calik" Group (që është aksioneri kryesor i CETEL) ka vendosur për rritjen e kapitalit themeltar, për ta bërë atë në përputhje edhe me kërkesat që ishin në tenderin e zhvilluar në vitin 2005. "Kjo u bë që të kishim një kompani blerëse, që të kishte gjendje të mjaftueshme financaire, që të garantonte investimet në "Albtelekom", tha Ruli. Pikë tjetër mjaft e rëndësishme, sipas Rulit, dhe që është pasqyruar edhe në kontratën e re, është problemi i "Roaming"-ut, që lidhej me rregullat dhe direktivat e OBT dhe ku, nëse do të zbatohej kontrata e parë, ekzistonte risku për ta vendosur Qeverinë Shqiptare në kushtet e shkeljes së marrëveshjes me OBT.
    Konkurrenca me celularët
    "Por nga ana tjetër, një kompani e re, që do të zotëronte licencë të re celulare, nëse do të vepronte duke shfrytëzuar rrjetin ekzistues të dy kompanive të tjera, jo vetëm do të krijonte probleme ligjore me "AMC" dhe "Vodafone", kundrejt licencave që ato zotërojnë, por nga ana tjetër, do të ishte shumë e mundshme që të rrezikonte krijimin e një oligopoli nga dy, në tre kompani", tha ministri Ruli. Çështje tjetër e rishikuar në kontratë lidhet me planin e biznesit të turqve. Në kontratë janë parashikuar penalitete shumë të forta për mosrespektimin e “business plan”-it të paraqitur nga blerësi. "Këto penalitete janë tepër të mëdha, gati në 20% të vlerës së painvestuar në këtë kompani", shoti ai. Gjithashtu, nisur nga fakti se qeveria zotëron 24% të aksioneve në "Albtelekom", është parashikuar që të ketë pjesëmarrje të një përfaqësuesi të qeverisë në këshillat mbikëqyrëse, ç'ka përbën një pikë tjetër të rishqyrtuar të kontratës mes qeverisë shqiptare dhe "CETEL". Kështu, për të pasur një kontroll të vazhdueshëm të menaxhimit të kompanive "Albtelecom" dhe "Eagle Mobile", është vendosur që një përfaqësues i Qeverisë Shqiptare, të emërohet në këshillat mbikëqyrëse të dy kompanive për 5 vjet, apo derisa shteti shqiptar të ketë të paktën 10% të aksioneve në "Albtelekom", theksoi Ruli.

    Ngrijnë aksionet, turqit nuk i shesin dot
    Një ndryshim tjetër në kontratë është dhe "Transferimi i Aksioneve", ku është parashikuar që për 5 vjet, ky transferim i aksioneve të "Albtelekom" apo i aksioneve të kompanive, që do të kenë pronësinë e "Albtelekom", nuk do të transferohen pa miratimin e Qeverisë Shqiptare. Në të kundërt marrëveshja është e pavlefshme dhe Blerësi paguan një penalitet të lartë. Gjithashtu dhe pika "Pagimi i çmimit", ka rëndësi të madhe në kontratën e rinegociuar, theksoi ministri Ruli.

    Ulen numri aksioneve, përfiton shteti
    "Pavarësisht të mos ndryshimit formal të kontratës prej 120 milionë euro, ajo që ka ndryshuar, është vlera që shteti ka përfituar nga shitja e "Albtelekom"-it, tha Ruli. Ai shpjegoi se "së fundi është bërë një pakësim i kapitalit të kompanisë, ku si pasojë, numri i aksioneve të saj, ra nga 13.320.000 aksione, në 11.400.000 aksione, ku duke pasur të njëjtin çmim të kuotuar, pra 120 milionë euro, si pasojë është rritur vlera e 1 aksioni, prej gati 15%". Nga ana tjetër, "në arkën e shtetit, janë futur deri sot, rreth 70 milionë euro, përveç 120 milionë euro, që pritet të futen në çastin e transferimit të kompanisë, duke arritur në një vlerë prej gati 200 milionë euro", tha Ruli.

    E Enjte, 21 Qershor 2007
     
  17. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Francezët marrin Bankën Popullore

    Societe Generale mer 75 % të Bankës Popullore. Shesin aklsionet biznesmenët shqiptarë

    Banka e njohur franceze Societe Generale ka marrë dje konfirmimin e Autoritetit të Konkurrencës për blerjen e shumicës së aksioneve të Bankës Popullore. Në këtë mënyrë Banka Popullore, e krijuar nga 25 biznesmenë shqiptarë, ka shitur 75 % të aksioneve që nënkupton se rreth 18 biznesmenë shqiptarë kanë shitur aksionet e tyre. Ka qenë Komisioni i Konkurrencës që në mbledhjen e djeshme shqyrtoi njoftimin për përqendrimin e realizuar nëpërmjet shitblerjes së 75.006 % të aksioneve të Bankës Popullore nga shoqëria Societe General S.A. Transaksioni i njoftuar konsiston në shitblerjen e 75.006% të kapitalit dhe te të drejtës së votës, të barasvlershme me 11.056 aksione të Bankës Popullore. Në përfundim të këtij transaksioni, Societe General do të zotërojë 75.006% të aksioneve të Bankës Popullore, ndërsa pjesa prej 24.99% të aksioneve të mbetura të kapitalit aksionar do të zotërohen nga 9 aksionerët e saj.
    Konkurrenca
    Transaksioni i shitblerjes së aksioneve të Bankës Popullore në favor të aksioneritshoqërisë Societe General S.A, nuk ndryshon strukturën e tregut bankar.Ky ndryshim lidhet vetëm me ndryshimin e strukturës brenda B.P. Nga analiza post-përqendrimit, vërehet se tregu është i hapur për konkurrencë, pa barrierra hyrëse dhe karakterizohet nga prania e konkurrentëve të fortë, me pjesë tregu të konsiderueshme dhe konkretisht në tregun e depozitave, bonove të thesarit, kredive etj. Palët pjesmarrëse në përqëndrim ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregje të veçanta gjeografike dhe nuk kanë klientë të përbashkët. Në këtë kontekst përqëndrimi nuk mund të ketë efekte antikonkurruese pasi nuk rrezikon të krijojë ose të forcojë pozitën dominuese të ndërmarrjeve të përfshira në përqëndrim. Ndaj dhe Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë, përqëndrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së pjesës së 75.006% të aksioneve të Bankës Popullore në Shqipëri nga Societe General, me qendër në Paris, Francë.
    Banka Popullore është një nga tre bankat me kapital themeltar vendas nga 17 banka që ka gjithsej sistemi bankar në Shqipëri. Banka regjistron pjesë tregu modeste që nuk kalojnë nivelin e 6 për qind në totalin e depozitave, kredive apo bonove të thesarit. Kjo është banka e parë me kapital shqiptar që shitet te një bankë e huaj në një kohë që në sistemin bankar janë shënuar një sërë zhvillimesh të rëndësishme në shitje-blerjen e bankave. Kështu banka italiane San Paolo Imi e bashkuar me bankën Intesa kanë blerë shumicën e aksioneve te Banka Amerikane e Shqipërisë dhe Banka Italo-Shqiptare. Po ashtu një tjetër bankë franceze, Credit Agricole është e pranishme në tregun shqiptar nëpërmjet degës së bankës greke Emporiki ku francezët kanë 51 % të aksioneve. Tregu bankar shqiptar paraqitet mjaft joshës për bankat e huaja pasi fitimet e bankave janë rritur ndjeshëm nga viti në vit duke arritur në total në 76 milionë dollarë në vitin 2006.

    E Premte, 22 Qershor 2007
     
  18. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Ruli mbron KESH në Parlament

    Ministri i Energjetikës bën avokatin e KESH për financimet dhe planin e masave

    Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka mbrojtur Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare gjatë një interpelance sot në Kuvend. Ai tha se KESH ka një strategji të qartë për zhvillimin e performancës së sektorit energjetik në vend. Sipas ministrit Ruli, janë tre drejtimet kryesore me të cilat përballet dhe janë prioritete të KESH-it. "Së pari, është reforma strukturore, së dyti, është vlerësimi i situatës së furnizimit me energji elektrike dhe së fundi, realizimi me efektivitet i një plani të gjerë investimesh në poçes apo që fillojnë, të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e vetë kapitalit dhe të teknologjisë së sektorit energjetik", tha ministri Genc Ruli gjatë kësaj interpelance. Kjo strategji e KESH-it, tha ministri Ruli, mishërohet me një plan masash afatshkurtra dhe afatmesme, i cili rishikohet çdo vit, në përputhje me zhvillimet konkrete të sektorit energjetik në çdo periudhë të veçantë të vitit si dhe me kërkesat që ka Qeveria si dhe institucionet ndërkombëtare, që janë nga financueset kryesore te pjesës më të madhe të këtyre investimeve në KESH. Ministri Genc Ruli, tha gjithashtu se miratimi dje nga Qeveria i planit të 7-të të masave, për sektorin e energjisë elektrike për vitet 2007-2009, është një hap tjetër pozitiv për ndjekjen e ecurisë së zbatimit të projekteve në këtë sektor. Ministri Ruli paraqiti para deputetëve edhe planin e masave për këto investime të mëdha në sektorin elektroenergjetik, si krijimin e strukturave organizative për të ndjekur procedurat e privatizimit të sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, instalimi i rreth 80 mijë matësve të rinj , ndërtimin e TEC-it të ri, të Linjës së interkonjeksionit, Elbasan-Tiranë-Podgoricë, ngritjen e Qendrës dispeçere dhe nënstacionit të ri Tirana 2, duke përfshirë në programe rehabilitimi edhe nënstacionet e tjera të këtij lloji, me qëllim përmirësimin në mënyrë të vazhdueshme të kërkesave të konsumatorëve për energji elektrike.

    E Premte, 22 Qershor 2007
     
  19. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Kriza e re energjetike në mes të verës

    Vera vjen me ndërprerje energjie, Tirana 6 orw pa drita. Efekte negative pwr turizmin

    Remontet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, kanë lënë pa drita prej 4 ditësh pjesën më të madhe të Tiranës. Kriza energjetike të cilën vendi kaloi gjatë këtij dimri, po përsëritet dhe në verë, por nën moton e re “remont”. Pasi është lajmëruar prej disa kohësh se do të bëhet remont në linjat kryesore, gjatë kësaj vere, kryeqytetasit përveç temperaturave tejet të larta, mungesës së ujit, tashmë duhet të mësohen dhe pa energji elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton se për shkak të remontit në linjën 220 Kilovolt të nënstacionit të Sharrës nga data 18-21 Qershor brenda harkut kohor 09:00-16:00 do të ketë stakime të pjesshme të energjisë në linjat që lidhen nga ky nënstacion si dhe Nënstacioni i Selitës. Kështu do të preken nga mungesa e energjisë elektrike në pjesë të ndryshme të ditës brenda këtij orari, zona e Selitës, Mëzezit, Sharrës, Tiranës së re, Vaqarrit, Ndroqit, Kasharit dhe Kombinatit.
    Rikonstruksioni
    Sipas OST, punimet do të konsistojnë kryesisht në riparimin e telave dhe izolatorëve të amortizuar të linjës 220 kilovolt të ransmetimit. Argumenti i drejtuesve të OST dhe KESH, për kufizimet gjatë kësaj periudhe kanë qenë për shkak të remonteve. Por gjatë kësaj periudhe, remontet janë bërë aq të shpeshta sikur KESH ti ketë lënë gjatë këtyre 15 vjetëve të gjitha remontet për këtë verë. Nga ana tjetër, në këtë periudhe KESH ka ulur nivelin e importit, pasi konsumi ditor është më i ulët, dhe duke i shtuar dhe remontet mund të kursehet pak energji.
    Energjia impakt në turizëm
    Një nga problemet më të mëdha, që pritet të hasë vendi gjatë kësaj periudhe është dhe kufizimi i energjisë elektrike në zonat turistike. Edhe pse qeveria ka premtuar 24 orë drita për këto zona gjatë kësaj periudhe, ndërprerjet me kodin “remont” janë bërë një krizë më vete. Mungesa e energjisë, gjatë kulmit të sezonit turistik do të sjellë ndikim të madh në ekonominë e vendit, pasi janë miliona euro të cilat do të kumbisnin nga mungesa e turistëve. Aq më tepër në një klimë ekonomike e cila ka filluar të tregojë shkaqe dobësie në treguesin kryesor, atë të konsumit. Mjaft të përmendim, shifrat e Bankës së Shqipërisë, ku për tremujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga turizmi kanë rënë, krahasuar me vitin 2006. Po të shtojmë këtu dhe rënien në e treguesit të shitjeve në degët kryesore të ekonomisë, e sidomos asaj të hoteleri turizmit impakti ekonomik do të jetë mjaft negativ. Kështu, energjia elektrike e munguar do të sjellë një rënie të të ardhurave për shtetin e për pasojë ndikim në ekonominë shqiptare, qoftë nëse dritat ndërpriten edhe për remont.

    E Premte, 22 Qershor 2007
     
  20. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Vijnë emigrantët, leku mposht valutat

    Euro dhe dollari amerikan kanë humbur pikë në kurs. Pritet ndërhyrja e Bankës

    Monedha shqiptare ka fituar pikë gjatë gjithë javës që po lëmë pas si ndaj euros ashtu dhe ndaj dollarit. Euro është këmbyer dje mesatarisht me 122.23 lekë ndërsa një ditë më parë me afër 123 lekë. Po ashtu edhe dollari amerikan ka humbur pikë në kursin e këmbimit me lekun. Një dollar dje kushtonte mesatarisht sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë 91.33 lekë ndërsa një javë më parë kushtonte 93.1 lekë. Po t’i krahasojmë kurset e këmbimit në periudha më të gjata kohe, rezulton se leku është mbiçmuar ndjeshëm ndaj valutave të huaja. Kështu sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në fund të muajit mars, leku është këmbyer në nivelet 94.98 lek/usd pra rreth 95 lekë për një dollar ose 3.7 lekë më shumë. Po ashtu leku duket se me ardhjen e verës është forcuar ndjeshëm edhe ndaj euros pasi nga 126.47 lekë për një euro që duheshin në fund të muajit mars dje mjaftonin 122.23 lekë për një njësi të monedhës së përbashkët evropiane, pra përsëri mbi 4 lekë më pak për një euro.
    Efektet sezonale
    Monedha shqiptare ka lëvizur në drejtim të forcimit ndaj valutave të huaja gjatë viteve të fundit duke krijuar një farë stabiliteti me tonus drejt mbiçmimit si ndaj euros ashtu dhe ndaj dollarit. Po t’i krahasojmë shifrat me para vitet 2000 apo për më tepër me vitin e krizës financiare 1997 rezulton se monedha shqiptare është supermbiçmuar. I ashtuquajturi superlek po fiton terren si ndaj euros ashtu dhe ndaj dollarit sa herë që vijnë festat dhe emigrantët sjellin valutë në Shqipëri. Edhe gjatë stinës së verës ardhja e turistëve kryesisht tradicionalë nga Kosova e Maqedonia rrit ndjeshëm valutën në treg dhe ul kursin e këmbimit kryesisht të euros por edhe dollarit. Monedha amerikane prej kohësh kuotohet në nivele të ulta në Bursat ndërkombëtare dhe sipas shumë ekonomistëve kjo është një politikë e Rezervave Federale për të nsitur eksportet amerikane. Ndërsa efekti i një leku të fortë duket se ka ndikuar në eksportet e pakta shqiptare e në mënyrë të veçantë të këpucëve dhe tekstileve. Por nga ana tjetër një lek i fortë i ka bërë importet më të lira e në mënyrë të veçantë importet në dollarë si për shembull karburantet.
    Banka: efekte sezonale
    Rënia e menjëhershme e kuotave të këmbimit të valutave pritet të nxisë një ndërhyrje të Bankës qendrore për të mbajtur të stabilizuar kursin. Javën e fundit edhe tregu i lirë i kambiumit është kufizuar ndjeshëm por është e vështirë të provosh një efekt të drejtëpëdrejtë në kurs. Në përgjithsi sjellja e lekut gjatë muajve të fundit ka dëshmuar për një forcim të ritmeve të tij nënçmuese ndaj euros dhe atyre mbiçmuese ndaj dollarit amerikan, duke reflektuar tregjet ndërkombëtare. Sipas Bankës së Shqipërisë “duke përjashtuar periudhën e festave të fundvitit dhe atë të Pashkëve, vihet re se ritmet e mbiçmimit të euros ndaj lekut, në tregun e brendshëm valutor, kanë qenë më të larta se ato të euros ndaj dollarit në tregun ndërkombëtar”.

    E Premte, 22 Qershor 2007
     

Shpërndajeni këtë faqe