Lajme ekonomike!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Daniel H, 8 Jan 2007.

  1. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    AMC e Vodafone, superfitime nga tarifat e larta

    Një raporti i ERT-së i cilëson tarifat e celularëve më të shtrenjtat në rajon dhe rezultatet e kompanive si superfitime. Pengesat për Eagle dhe mungesa e uljeve të mundshme të tarifave

    Edhe për shumë kohë shqiptarët do të përballojnë tarifa të larta dhe të pandryshueshme të shërbimit të telefonisë celulare. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të Entit Rregullator Të Telekomunikacioneve që mbikëqyr tregun. Në raportin “Analiza e tregut të telefonisë së lëvizshme OFNT”, të publikuar më datë 15 qershor në faqen e internetit, theksohen dy faktorët kryesorë që i detyrojnë shqiptarët ta paguajnë shtrenjtë bisedën telefonike me celular. Tarifat e larta në treg, sipas ERT tregojnë mungesë konkurrence në treg dhe mundësi të koordinimit të sjelljeve mes operatorëve AMC dhe Vodafone. Ky është një deklarim i guximshëm i ERT që hedh hije dyshimi mbi një lojë të ndershme dhe konkurruese tregu mes dy gjigandëve, AMC dhe Vodafone.
    Ndërhyrja e ERT
    AMC dhe Vodafone kishin refuzuar të rregullonin tarifat e terminimit deri në vitin 2006 pasi nuk e konsideronin veten operatorë me fuqi të ndjeshme në treg. Sepse në këtë rast duhet që tarifat e tyre të ishin të afërta me koston dhe këtë kosto duhet ta përcaktojë vetë ERT. Por gjithësesi gjatë vitit 2006, në periudhën Shtator-Tetor janë vënë re reduktime të tarifave të shërbimeve të operatorëve celularë, sidomos për përdoruesit me parapagim si dhe janë aplikuar ndryshime strukturore të sistemit tarifor si tarifa të shkallëzuara sipas kohëzgjatjes së thirrjeve dhe brezave orare.
    Përfitime të vogla të konsumatorëve
    Duke marrë në konsideratë reduktimin e tarifave dhe ndryshimet strukturore të sistemit tarifor, përfitimi i konsumatorëve nga reduktimi i tarifave është i kufizuar për shkak se kohëzgjatja mesatare e thirrjeve është nën 1 minutë dhe brezi orar me tarifë të reduktuar (22.00-07.00) është jo i përshtatshëm për konsumatorët (në krahasim me brezin e reduktuar 20.00-08.00 që ndeshet në vende të tjera).
    Të ardhurat për përdorues
    Të ardhurat nga përdoruesit me kontratë (ARPU) vazhdojnë të jenë më të lartat në Europë, që kryesisht vijnë si rezultat i tarifave të larta per këto paketa tarifimi. Të ardhurat per përdoruesit me kontratë në Shqipëri (afërsisht 1567 euro/vit) janë 50 përqind më të larta se ato në Irlandë, që renditet në vend të dytë. Normat e fitimit të dy operatorëve vazhdojnë të jenë të larta dhe qëndrueshme në vite. Norma e fitimit mbi kapitalin e punësuar në nivele të larta si 27-38% dhe të qëndrueshme në kohë është shenjë e konkurrencës së ulët në treg dhe supërfitimeve të dy operatorëve;
    Pozitë e disfavorshme për Egale Mobile
    Një operatori të ri do t’i duhej të përballej me operatorë të cilet kanë shpenzuar shuma të mëdha në vite për të krijuar emrin e tyre, pra edhe vetë duhej të shpenzonte shuma të mëdha për publicitetin. Efekti që mund të ketë konkurrenca e mundshme në treg është një faktor i rëndësishëm, i cili mund të kufizojë aftësinë e operatorëve ekzistues për të ndikuar në treg. Trajtimi i këtij faktori nuk ka ndyshim nga trajtimi ne Analizë 2006, dhe operatori i tretë celular i licensuar “Eagle Mobile” ende nuk është aktiv në treg. Hyrja në treg e këtij operatori është vonuar dhe, megjithëse kanë kaluar më shumë se tre vjet nga licensimi i këtij operatori, ende nuk ka filluar operimi i këtij rrjeti. Ndërtimi i rrjetit është penguar edhe si pasojë e procesit të privatizimit të operatorit te telefonisë së rrjetit fiks, Albtelecom (Eagle Mobile është si kompani bije e Operatorit Albtelecom). Operatori i ri mund të ndodhet në dizavantazh ndaj operatorëve aktualë, për një periudhë kohë, për shkak të nivelit më të ulët të mbulimit të rrjetit.

    E Hene, 02 Korrik 2007
     
  2. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Qeveria arkëton fitimin e Albtelekom

    Rreth 40 milionë dollarë ishte dividenti për 2006 që kërkoi Çalik por që e morri shteti

    Rreth 3.8 miliardë lekë ose 40 milionë dollarë ishte fitimi i shoqërisë së telefonisë fikse Albtelecom për vitin 2006 që kaloi në buxhetin e shtetit. Një nga “përplasjet” më të mëdha gjatë negociatave me Çalik Enerjie për nënshkrimin e kontratës së shitjes së 76 % të aksioneve, ishte dhe shpërndarja e dividentit. Turqit kërkonin që 76 % të fitimit pas taksave aq sa ishte dhe pjesa e aksioneve që zotëronin pas nënshkrimit të kontratës në maj 2005, ta kalonin në llogaritë e veta. Kjo shifër arrinte mbi 30 milionë dollarë dhe pas negociatave është rënë dakort që dividentët t’i mbeten buxhetit të shtetit. Por në buxhetin suplementar të vitit 2007 qeveria nuk e paraqiti si zë më vete këtë shifër. Me sa duket që në fillim të vitit, pa u nënshkruar kontrata qeveria kishte vendosur që të mos ua kalonte turqve dividentin pasi shoqëria ende kishte aksione publike. Ky me sa duket ka qenë dhe një nga problemet më të mëdha gjatë negociatave mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Çalik Group që çoi në kërcënimin për ta hedhur çështjen në arbitrazh ndërkombëtar.
    Rezultatet e 6 mujorit
    Por Albtelekom nuk ka bërë ende publike pasqyrat financiare për vitin 2006. Në sitin zyrtar jepen vetëm të dhënat për gjysmën e parë të vitit të kaluar. Konkretisht, fitimi bruto i shoqërisë Albtelecom sh.a për periudhën janar-qershor 2006 është realizuar në masën 146.3% kundrejt programit, pra është tejkaluar në masën 46% ose me rreth 3.2 milion USD.Shpenzimet për 6-mujorin e parë të 2006, janë shkurtuar në masën 18.6 % kundrejt programit (janë ulur 14.4% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar) tregues pozitiv ky, që pasqyron efektivitetin e punës së Drejtorisë dhe strukturave vartëse. Rritja e fitimit dhe arritjet e mësipërme, sipas drejtuesve të Albtelekom, janë edhe më sinjifikante po të konsiderohen dy faktorë të rëndësishëm. “Së pari, në muajt e kaluar dhe në vazhdim Albtelecom po aplikon strategjinë e re të bazuar në ulje çmimesh. Albtelecomi ka humbur monopolin dhe aktualisht po operon në një treg të liberalizuar dhe për shërbime të ngjashme i duhet të konkurojë me operatorë të tjerë të telekomunikacioneve”.


    Rezultatet e Albtelekom
    Në 6 muaj janë realizuar 10,261 lidhje të reja
    Të ardhurat nga shërbimi Internet 219 % më të larta se një vit më parë
    Janë arkëtuar rreth 30 milion dollarë detyrime të prapambetura nga administratat e huaja

    E Marte, 03 Korrik 2007
     
  3. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Kina dhe Turqia, i marrin tregun BE-së

    Tregtarët preferojnë mallrat e lirë. Ulet eksporti energjisë rritet importi i naftës

    Kina dhe Turqia janë dy vendet me të cilat vendi ynë po rrit në mënyrë të vazhdueshme importet e mallrave. Tregtia me këto dy vende, shënon një rritje nga muaji në muaj duke ulur ndjeshëm dhe raportin e importeve me vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave nga Instat, gjatë muajit maj, dy nga vendet me të cilat është rritur ndjeshëm importi i mallrave janë pikërisht Kina dhe Turqia. Ndërkohë që tregtia me vendet e Bashkimit Europian zuri 65.2 përqind të totalit të shkëmbimeve. Në muajin Maj të vitit 2007 u eksportuan 8,5 miliardë lekë mallra, me rritje 22 përqind në krahasim me muajin Maj të 2006 dhe rritje me 7.4 përqind në krahasim me muajin Prill 2007. nga ana tjetër importet vazhdojnë të kenë një rritje mesatare të lartë. Kështu, sipas të dhënave, në Maj janë importuar rreth 32 miliardë lekë mallra me rritje 31.2 përqind në krahasim me muajin Maj të 2006 dhe rritje 4.8 përqind në krahasim me muajin Prill 2007. Mallrat që kanë pësuar një rritje të ndjeshme të eksporteve janë “Ushqime, pije, duhan”, të cilat u rritën me 36.8 përqind, dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, me një rritje prej 19.3 përqind. Ndërkohë që importi i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 31.4 përqind, “Tekstile dhe këpucë” u rrit 21.1 përqind.
    Deficiti rritet me 35%
    Deficiti tregtar i këtij muaji është 23,5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 3.9 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 34.9 përqind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2006. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 72 përqind dhe importi 27.7 përqind, kurse me Greqinë, eksporti është 8.8 përqind dhe importi 13.7 përqind. Sipas të dhënave nga Instat,, disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti është rritur, janë Britania e Madhe, Italia, Greqia,
    Kriza ul eksportin e energjisë
    Kriza energjetike gjatë dimrit dhe fillimit të këtij viti ka bërë që vendi ynë ta përdorë të gjithë kapacitetin e tij prodhues për të furnizuar me energji elektrike. Gjatë majit të këtij viti KESH, nuk ka arritur të depozitojë energji elektrike në vendet fqinje për ta përdorur në periudhat e mëvonshme. Sipas të dhënave të Instat, eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 17.3 përqind. Nga ana tjetër, edhe importi i energjisë ka shënuar ulje. Sipas të dhënave, importi i grupit, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 19.1 përqind.
    Rritet importi i naftës
    Nga mallrat e akcizës që zënë peshën kryesore të importeve, nafta ka shënuar një rritje të madhe. Në muajin Maj 2007, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 3,3 miliardë lekë, duke zënë 10.2 përqind ndaj totalit të importit. Krahasuar me Majin e 2006, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje prej 28.9 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës (62.4 përqind).

    E Marte, 03 Korrik 2007
     
  4. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Nafta, duhet të shkarkohen 2 në 3 punëtorë

    Ministri i Ekonomisë Ruli thotë se vetëm në këtë mënyrë mund të rriten rrogat

    Reformë e thellë në industrinë e prodhimit të naftës në Shqipëri pasi 2 në çdo tre punëtorë duhet të shkarkohen. Ka qenë pikërisht ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Genc Ruli që tha dje se kompanitë publike të naftës në Shqipëri, janë administruar si biznese të mirëfillta, por si skema të asistencës sociale. "Fakti më domethënës që vërteton këtë situatë, është numri tepër i madh i të punësuarve në krahasim me prodhimin, ç'ka ndikon që përgjithësisht, punonjësit e sektorit të paguhen rreth tre herë më pak, nga sa do të paguheshin, nëse administrimi do të ishte bërë siç duhej, theksoi ministri Ruli. Deklarata e Rulit u bë një takim pune me përfaqësues të Grupimit Sindikal të Naftës dhe Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Në takim u diskutua rreth problemeve, që hasin në punë punonjësit e sektorit të naftës, si dhe marrjen e masave për zbutjen e problemeve sociale, si rezultat i reformave që do të zhvillohen në këtë sektor.
    Sindikatat falënderojnë Rulin!?
    Përfaqësuesit e grupimeve sindikale, duke e falënderuar ministrin Genc Ruli për krijimin e mundësisë së dialogut mes punëtorëve dhe qeverisë, kërkuan që të ketë një trajtim më të mirë financiar për punonjësit, që do të shkëpusin marrëdhëniet e punës me shoqërinë "Albpetrol", si rezultat i marrëveshjeve hidrokarbure me firmat e huaja, si dhe reformave të herë pas hershme në këtë sektor. I ndërgjegjshëm që reforma në këtë sektor është e pashmangshme, ministri Ruli kërkoi mirëkuptimin e sindikatave si dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin e bërjes së kalkulimeve për mundësitë reale të kompanisë së nxjerrës së naftës "Albpetrol", për pagesën e asistencës. Përfaqësuesit e sindikatës kanë rënë dakort që vetëm pas përllogaritjeve të këtyre mundësive, të mund të flitet edhe për afatet kohore, për të cilat do të paguhen punonjësit pasi të ndërpresin marrëdhëniet e punës me këtë kompani.

    “Patom Bogas”, konsulencë amerikane për ARMO-n
    Kompania amerikane "Patom Bogs" është përzgjedhur për të kryer konsulencën për privatizimin e kompanisë publike të përpunimit dhe tregtimit të naftës, ARMO, thanë dje burime zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Burime të METE-s, thanë se aktualisht, po punohet për kushtet e kontratës së shërbimit me këtë kompani. "Patom Bogs" është një ndër kompanitë më të njohura në botë në dhënien e konsulencës juridike dhe financiare për privatizimin e kompanive që operojnë në fushën e naftës. Parashikohet që brenda vitit të përfundojë konsulenca dhe privatizimi i kompanisë "ARMO", që është planifikuar në objektivat e METE-s, thanë burimet.

    E Marte, 03 Korrik 2007
     
  5. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    SOS i KESH: Fikni kondicionerët

    Fillojnë ndërprerjet e energjisë për shkak të rritjes së konsumit. Importi jo i plotë

    Korporata Elektroenergjetike ka njoftuar dje se konsumi i energjisë elektrike ka arritur në rreth 16 milionë kilovatorë në ditë, shifër e përafërt me konsumin gjatë dimrit. Për këtë arsye kanë filluar në zonat periferike kufizime gjatë gjithë natës, për një afat të pacaktuar. Në mesnatë e deri në mëngjes energjia ndërpritet pasi Fierza nuk punon, ndërsa gjatë ditës furnizohemi me energjinë e marrë nga importi, qe është e kufizuar. Sipas KESH situata hidrike është më e rënda e 10 viteve të fundit. Stina e thatë dhe e nxhehtë e verës, ka bërë që situata energjetike në vend të jetë tepër e rëndë, hidrocentralet në vend prodhojnë 44 për qind energji më pak. Sasia e ujit në Fierzë është 20 metra më pak se, një vit më parë. Por situata energjetike rendohet edhe më shumë, kur importi është tepër i kufizuar si pasojë e problemeve që ka me energjinë i gjithë rajoni ballkanik. Në tenderin e fundit për 6 mujorin e dytë KESH nuk arriti të siguronte të gjithë energjinë e kërkuar dhe ende nuk ka bërë me dije hapat e mëtejshme për një tender të ri për furnizimin me energji.

    E Marte, 03 Korrik 2007
     
  6. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    FMN, ndihmë 1 dollarë për çdo shqiptar

    Qeveria kalon provimin para FMN-së dhe mer edhe 3.7 milionë dollarë ndihmë

    Ndihma e rradhës së Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk e arrin vlerën e një pallati 5-katësh në periferitë e Tiranës por gjithsesi ka simbolikën e vet. Rreth 3.7 milionë dollarë ndihmë e FMN-së është miratuar dje nga bordi ekzekutiv pas rishikimit të tretë nën marreveshjet PRFG dhe EFF me Shqipërinë. Në këtë mënyrë marrëveshjet paralele nën programet trevjeçare PRGF dhe EFF, që arrijnë shumën ekuivalente me 17.0 milion SDR (rreth 25.9 milion USD) janë miratuar dhe ka hyrë në forcë që prej datës 1 Shkurt 2006. Murilo Portugal, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, tha se “autoritetet angazhohen për disiplinë fiskale dhe po zbatojnë një program fiskal që synon dhënien e fondeve të mjaftueshmë për projektet e zhvillimit në të njëjtën kohë me zvogëlimin e borxhit publik. Ato po përshtasin një buxhet shtesë për vitin 2007 që ruan objektivin për deficitin, duke i dhënë njëkohësisht mbështetje të përkohshme buxhetore kompanisë shtetërore të elektro - energjisë (KESH), nëpërmjet masave të reja për të ardhurat”. “Janë në progres reforma strukturore të rëndësishme, veçanërisht në nxitjen e përfshirjes së sektorit privat në sektorët kyç, ndërkohë që ka përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e institucioneve publike. Në Ministrinë e Financave është krijuar një drejtori e përgjithshme për administrimin e borxhit për të siguruar zbatimin me efektivitet të strategjisë së borxhit, ndërsa një qendër e informacionit të kredive do të fillojë aktivitetin brenda këtij viti. Kompania kombëtare e telekomunikacionit “Albtelecom” është privatizuar dhe autoritetet janë të angazhuar në privatizimin e sektorëve të tjerë strategjikë. Interesi i madh i investitorëve të huaj në Shqipëri është mirëpritur. Projektet e mëdha të Partnetitetit Publik – Privat me struktura të sofistikuara te financimit duhet gjithësesi të trajtohen me kujdes dhe të krijohet kapaciteti për të vlerësuar dhe administruar rreziqet që përfshihen në projekte të tilla,” tha Z. Portugal.

    E Merkure, 11 Korrik 2007
     
  7. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Doganat mbledhin 40 milionë USD më shumë se plani

    Kompensohet mosrealizmi i Tatimeve. Importet rekord për karburantet dhe birrën

    Rreth 40 milionë dollarë(3 miliard e 822 milion lekë) ka arkëtuar më shumë shërbimi doganor për 6 mujorin e parë të vitit. Dje Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka deklaruar se plani është realizuar 110 %, duke arkëtuar në buxhetin e shtetit 41 miliard e 871 milion lekë, ose 3 miliard e 822 milion lekë më shumë se plani i përcaktuar nga Ministria e Financave, me një rritje prej 10% më shumë se plani. Nëse krahasohen me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar ( Janar – Qershor 2006), të ardhurat doganore janë realizuar 116%, pra 16 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, në një vlerë prej 5 miliard e 716 milion lekë më shumë.
    Në rritjen e të ardhurave nga doganat peshën kryesore e ka rritja e importit të karburanteve me 15% më shumë se 6-mujori i parë i vitit të kaluar dhe birrës me 46% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa zhdoganimi i artikullit Kafe është pothuajse në të njëjtin nivel si 6-mujori i parë i vitit 2006. Nëse shohim shifrat e raportuara, karburante janë zhdoganuar 178 mijë e 382 mijë ton, kafe janë zhdoganuar 2 mijë e 899 to, cigare janë zhdoganuar 1 mijë e 429 ton dhe birrë është zhdoganuar 13 mijë e 483 Hektolitra.
    Në total gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2007 volumi i importit vlerësohet në 180 miliard e 632 milion lekë ose 36 miliard e 367 milion lekë më shumë se 6-mujori i parë i vitit 2006 me një rritje prej 25.2%. Ndërsa në të njëjtën periudhë ka një rritje prej 27 % të volumit në total të eksporteve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet kanë kapur vlerën e 50 miliard e 232 milion lekë krahasuar me 39 miliard e 621 milion lekë gjatë periudhën Janar-Qershor 2006, pra 10 miliard e 611 milion lekë më shumë.

    E Merkure, 11 Korrik 2007
     
  8. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bode thumbon Bankën e Shqipërisë

    Duke cituar një deklaratë të FMN-së, ministri ka kërkuar “vetëdije” për kreditë që akordohen

    Ministri i Financave Ridvan Bode ka thumbuar dje Bankën e Shqipërisë dhe gjithë sektorin bankar për problemet me kreditë për biznesin. Duke iu referuar mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të FMN-së, kreu i financave e ka quajtur të suksesshme reformën fiskale, buxhetin suplementar dhe luftën kundër informalitetit që ka ndërmarrë qeveria shqiptare. Por, sipas Bodes, “biografinë” e Shqipërisë para FMN-së e prishin vetëm KESH dhe bankat. Bode është treguar i drejtëpërdrejtë kur ka shigjetuar të dy këto probleme kryesore që sipas tij janë evidentuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ndaj dhe problemet e energjisë dhe rritja e shpejtë e kreditimit për sektorin privat bashkë me rrezikun që mbart për bankat, depozituesit dhe gjithë sistemin financiar kanë qenë në qendër të deklaratës së Ministrisë së Financave.
    Shqetësimet e FMN-së
    “Ndërkohë nga ana e Bordit shprehet shqetësim në dy drejtime, për të cilat qeveria shqiptare është e vetëdijshme dhe është duke punuar. Së pari ajo që ndodh me Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, ku situata energjetike e vendit kërkon që ne të bazohemi kryesisht në importe, ç’ka do të thotë nevojë për një mbështetje më të madhe financiare të mundshme në perspektivë, e shoqëruar kjo me një përmirësim të mëtejshëm të administrimit të KESH-it”, shkruhet në deklaratën e ministrit të Financave.
    Problemet me kreditë
    Por, nëse problemet e KESH-it tashmë dihen dhe janë të prekshme në orët e zgjatura pa energji në të gjithë vendin, një çështje e majisur dhe me efekte negative zinxhir mbetet ajo e kredive të pakontrolluara. Vetëm një javë më parë një nga bankat e sistemit bankar, Banka Amerikane kishte akuzuar disa banka të tjera se po japin kredi jashtë çdo llogjike ekonomike(pra me interesa nën koston e parasë) duke rrezikuar të gjithë sistemin bankar.
    Ndërsa kreu i Financave teksa ka folur për këtë problem u shpreh dje se “shqetësimi i dytë, që ka lidhje me Bankën e Shqipërisë, ka të bëjë me rritjen e shpejtë të kredive në sektorin privat, ç’ka do të thotë një vetëdije më e madhe nga sektori bankar për të rritur garancitë e dhënies së këtyre kredive që ato të përdoren në mënyrë efikase në raport me ekonominë dhe të kenë një siguri të madhe për të mos krijuar probleme në shërbimin e kredive në raport me biznesin.
    Qëndrimi i FMN-së
    Ndërkohë vetë FMN në deklaratën e saj në pjesën për Bankën e Shqipërisë thotë se “kuadri ekzistues i politikës monetare mbetet i drejtë. Siç tregon rritja e treguesve kohët e fundit, Banka e Shqipërisë qëndron e gatshme të marrë masa për të mbajtur inflacion të ulët dhe të zbutë rrezikun e zhvillimit të shpejtë të kreditimit. Kalimi i mbikëqyrjes së sektorit financiar të qerasë financiare “leasing” tek Banka e Shqipërisë do të eliminojë një hendek në kuadrin e mbikëqyrjes. Autoritetet kanë ndërrmar hapat e duhur në rritjen e kapacitetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

    E Merkure, 11 Korrik 2007
     
  9. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    FMN: Rrisni çmimin e energjisë

    Fondi sheh si të vetme zgjidhje për të përballuar importin e shtrenjtë, rritjen e çmimit. Qeveria sheh si zgjidhje financimin nga buxheti.


    Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë që të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Në deklaratën e djeshme, të FMN-së për "rishikimin e tretë nën marrëveshjet PRFG dhe EFF", është kërkuar që qeveria të marrë masa për përballimin e krizës energjetike në vend duke rritur çmimin e energjisë elektrike si dhe privatizuar sektorin e shpërndarjes. “Përmirësimi mbi baza të qëndrueshme i përkeqësimit të pozicionit financiar të KESH-it do të ketë rëndësi jetike. Zbatimi i plotë i planit të veprimit të mbështetur nga donatorët, do të ndihmojë pozicionin financiar të kompanisë dhe do të ketë ndikim buxhetor në vitin 2007. Më tej, një zgjidhje afatgjatë do të shpejtohet me privatizimin e krahut të shpërndarjes së KESH-it në përputhje me një plan solid të rritjes së çmimeve të brendshme të energjisë elektrike në nivelet e mbulimit të kostos, çfarë do të jetë gjithashtu i rëndësishëm në eliminimin e mbështetjes në buxhet në të ardhmen"-thuhet në deklaratën e djeshme të FMN-së. Kështu, FMN i sugjeron qeverisë që të rrisë çmimin e energjisë elektrike për të mos subvencionuar më KESH me paratë e buxhetit të shtetit.
    Subvencione të fshehura KESH-it
    Ndërkohë që FMN kërkon që qeveria të zbatojnë një plan duke rritur çmimin e energjisë elektrike, për të mos subvencionuar KESH nga buxheti i shtetit, ministri Bode ka bërë të ditur se dje se përveç 50 milionë USD që do t'i jepen korporatës ajo po përfiton dhe subvencione të tjera. Dje Bode, u shpreh se " Sigurisht që KESH-i përbën një problem të madh dhe jo thjesht sepse ne japim një ndihmë prej 50 milion USD, si pjesëmarrje për të kapërcyer situatën e krizës së furnizimit me energji elektrike që ka aktualisht vendi, për shkak të mungesës së reshjeve, por mendoj që me këtë skemë që ka funksionuar deri më tani për shkak të çmimeve të larta të blerjeve nga importi ai ka dhënë një impakt jo të vogël në realizimin e të ardhurave tatimore". Madje ai ka shtuar se KESH, po përfiton dhe nga mospagimi i TVSH-së që mbërrin në një shifër prej 50 milionë USD të tjera.
    Bode tha se "Së dyti, nga një pagues neto i tatimit të vlerës së shtuar, për shkak të prodhimit të energjisë elektrike dhe 20 % që paguajnë qytetarët, ne jemi në pozicionin që rimbursojmë, për shkak se çmimet e importit janë më të larta se çmimet e shitjes". Kështu, sipas tij, jo vetëm që KESH nuk paguan TVSH-në por qeveria po ia rimburson atë, e cila kap shifrat e 50 milionë USD në vit. "Kjo bën që ne jo vetëm të mos marrim të ardhura nga TVSH-ja, që shkon në një vlerë më të lartë se 50 milion USD, por përkundrazi të mundohemi që të plotësojmë detyrimet që ka sistemi fiskal në funksionimin e plotë të skemës"-tha Bode.

    E Merkure, 11 Korrik 2007
     
  10. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Thellohet kriza, Shqipëria rrezik “black out”

    Energjia, ekspertët këshillojnë gjendje të jashtëzakonshme dhe masa drastike ndërprerje

    Kriza energjetike që po kalon vendi dhe pritet të thellohet është nga më të rëndat ndër vite. Sipas specialistëve të energjetikës kjo krizë pritet të thellohet dhe nuk do të ketë një zgjidhje afat shkurtër. Eksperti Gjergj Simaku shprehet se "Me këtë thatësirë dhe nivelet e Fierzës, kriza është shumë e qartë. Kriza do të bëhet dhe më e madhe pasi kemi një rritje të kërkesës për energji, e cila është e pakontrolluar. Ne për çdo gjë shpenzojmë energji elektrike". Por sipas Simakut, shqetësim përbën fakti që vendi ynë ka kapacitete të kufizuara për të importuar energji nga fqinjët. Ai e sheh zgjidhjen e kësaj krize vetëm pasi të ndërtohet linja e interkoneksionit prej 400 MËh Tiranë-Podgoricë. "Sipas kohës së vendosur në dokumentet e tenderit, linja Tiranë-Podgoricë duhet të mbarojë 24 muaj pas shërbimit të punimeve, dmth nga korrik i vitit 2009. Me ndërtimin e kësaj linje, Shqipëria do të ketë aftësi importuese për të plotësuar nevojat e vendit pa asnjë lloj kufizimi"-shprehet eksperti Ymerr Balla. Sipas ekspertëve duhet që për këtë situatë të rënduar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, dhe duhet të merren masa drastike duke mos furnizuar me energji ata vende që nuk e paguajnë atë, si dhe disa biznese të cilët janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë. Përveç faktit që duhet të ndërtohen linja të reja për importin e energjisë, KESH në këtë kohë e ka dhe të pamundur të importojë me kapacitet të plotë nga linjat ekzistuese pasi tashmë dhe fqinjët tanë si Greqia po vuajnë nga deficiti energjetik. Kësisoj, KESH importon vetëm 6-7 milionë KËh orë energji në ditë, nga 10 që mund të importojë maksimalisht. Kurse më drastike paraqitet niveli i Liqenit të Fierzës, ku prurjet e fillimit të këtij muaji, janë më të ultat historike.

    E Enjte, 12 Korrik 2007
     
  11. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Berisha, minus 350 milionë USD për 2006

    Buxheti faktik zbardh dështimin e qeverisë me mosrealizmin e të ardhurave dhe shpenzimeve

    Buxheti faktik ka zbuluar dje dështimin total të qeverisë “Berisha” me financat për vitin 2006. Rreth 31 miliardë lekë të munguara në zërin e të ardhurave dhe 37 miliardë lekë të parealizuara si investime, përbëjnë dhe “skanerin” e një dështimi financiar për qeverinë shjqiptare. Shifrat janë bërë publike dje kur qeveria paraqiti për miratim më Kuvend buxhetin faktik për vitin 2006. Siç shikohet dhe nga tabela, dështimi i qeverisë vjen si në grumbullimin e të ardhurave buxhetore ashtu edhe në realizimin e investimeve. Sipas të dhënave nga buxheti i programuar, të ardhurat e që duhet të realizonte qeveria ishin 221.4 miliardë lekë. Ndërkohë që sipas të dhënave faktike të paraqitur dje në qeveri, të ardhurat buxhetore janë realizuar vetëm 190 miliardë lekë, ose 31.2 miliardë më pak se ato të programuara. Kjo shifër, është 14% më e ulët se sa parashikimi i qeverisë për të ardhurat buxhetore. Ndërkohë që realizimi i shpenzimeve ka një trend dhe më negativ. Qeveria kishte programuar që të realizonte 258 miliardë lekë shpenzime në vitin 2006, nga të cilat ka realizuar vetëm 220.7 miliardë lekë dhe si konkluzion sipas të dhënave faktike, nuk janë realizuar 37.3 miliardë lekë investime.
    Qeveria dështon me investimet
    Kështu me gjithë reklamimin e madh për përmirësim të treguesve të të ardhurave dhe shpenzimeve, qeveria ka treguar se është tejet larg asaj të thënë e të programuar me atë që bën. Vetëm nga mosrealizimi i të ardhurave buxhetore për vitin 2006, 350 milionë dollarë tregon se të administrate tatimore ka patur në eficentë mjaft të ulët në grumbullimin e të ardhurave. Ndërkohë që ky tregues do të ishte dhe më keq sikur doganat, të mos i realizonin të ardhurat e tyre doganore. Nga ana tjetër, mosrealizimi i shpenzimeve prej 400 milionë USD është pasojë e mos realizimit të projekteve të mëdha ndërtuese si rrugë, shkolla, etj. Investimet kapitale që në nëntor të vitit 2006, ishin realizuar në masën 50% dhe qeveria duhej që për 2 muajt e fundit të vitit të realizonte një "mission impossible" një vëllim pune prej miliona dollarësh. Në fund me disa rregullime buxhetore dhe kalimin e disa parave në fondet e shpronësimeve qeveria e shiti vitin buxhetor si të suksesshëm duke i tejkaluar parashikimet. Por paraqitja në kuvend e buxhetit faktit, tregon qartë që megjithë këto rregullime, janë plot 400 milionë USD shpenzime të pra kryera dhe 350 milionë USD të ardhura të munguara.
    Eurobondet e para
    Në vitin 2006, qeveria për herë të para emetoi bonde në euro në një vlerë prej 45 milionë euro. Kështu, për herë të para qeverisë nuk i është dashur që të marrë kredi të drejtpërdrejtë nga Banka e Shqipërisë, siç ka qenë një traditë e gjithë qeverive më parë. Rreth 45 milionë euro ka qenë borxhi i marrë hua vetëm nga bankat e nivelit të dytë në ku interesi mesatar i thjeshtë ka rezultuar 5.02 për qind.
    Megjthatë norma e intersit për këto 45 milionë euro ka qenë i lartë, 5.02 për qind ose rreth 1 për qind më i lartë se mesatarja e interesave të eurobondeve në vendet në zhvillim, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

    E Enjte, 12 Korrik 2007
     
  12. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    “Albtelecom” kalon për miratim në Kuvend

    Priten debate të ashpra me opozitën për shitjen me të njëjtin çmim

    Dosja e Albtelecom pritet të rindezë debatet në Kuvend. Dje qeveria ka miratuar projektligjin “Për ratifikimin e kontratës për blerjen e aksioneve të shoqërisë anonime “Albtelecom”” dhe do ta paraqesë për shqyrtim e miratim në Kuvend. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me konsorciumin turk CETEL që ka blerë 76 % të aksioneve të Albtelecom opozita e akuzoi qeverinë për mungesë transparence. Një tjetër debat që pritet të hapet me mbërritjen e kontratës në Kuvend është vlera e pandryshuar e kontratës, prej 120 milionë euro megjithë kontrata është riparë dhe rinegociuar nga qeveria “Berisha”. Madje ish-ministri I Financave Arben Malaj thotë se çmimi I rishitjes së Albtelekom është më I ulët se ai që nënshkroi qeveria socialiste për shkak të fenomenit të vlerës në kohë të parasë. Por ministri i Ekonomisë Genc Ruli mendon se "nuk kemi rikthim në kontratën e mëparshme, dhe nuk jemi absolutisht në pikën ku ishim. Së pari nuk është e njëjta kontratë, pasi kjo e fundit është shumë e përmirësuar, shumë e balancuar në të drejtat dhe detyrimet, dhe shumë e garantuar përsa i përket zbatueshmërisë së saj". Lidhur me vetë kompaninë "Calik Enerji", ministri Ruli theksoi se "as qeveria, as Kuvendi, në muajin Tetor 2005, nuk vunë në dyshim besueshmërinë dhe legjitimitetin e kësaj kompanie, por vetëm të kontratës së lidhur mes saj dhe qeverisë shqiptare". “Kërkesa e Kuvendit ka qenë një tërësi problemesh që preknin kontratën dhe jo çmimi i saj", tha ministri Ruli.

    E Enjte, 12 Korrik 2007
     
  13. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Hapet ankandi për aksionet e AMC

    Qeveria do të shesë 12.6 për qind të aksioneve të kompanisë celulare. Ankandi fillon nga 12.6 milionë euro

    Rreth 7 vjet pas privatizimit të shumicës dërmuese të aksioneve të shoqërisë së telefonisë celulare, qeveria shqiptare ka vendosur të shesë aksionet e shtetit të mbetura nga ky proces. Dje me vendim të Këshillit të Ministrave, mbështetur në ligjin “Për privatizimin e shoqërisë anonime “Albanian Mobile Communications” (AMC) , paketa e aksioneve të AMC, sha-së, që ka mbetur pas transferimit të paketës tek investitorët strategjikë, tek ish-pronarët e truallit dhe te punonjësit e kësaj shoqërie të transferohet, nëpërmjet ankandit, me asistencën e shoqërisë konsulente ndërkombëtare. Sipas vendimit të qeverisë, shpenzimet për realizimin e procedurave të përzgjedhjes së konsulentit dhe për shërbimet e tij, si dhe për mbulimin e shpenzimeve të nevojshme për transferimin e paketës të përballohen nga pjesa e dividentit të ortakut shtetëror në AMC, sha-në.
    Historia e AMC-së
    Operatori AMC është licensuar si operator publik kombëtar i telefonisë celulare në vitin 1996 dhe ka funksionuar si kompani shtetërore deri në Shtator të vitit 2000, kur u krye privatizimi i 85 për qind të aksioneve.6 AMC sh.a në 85 përqind zotërohet nga Cosmote Group, operatori celular në Greqi, e cila është vetë pjesë e grupit OTE, operatorit të telefonisë fikse në Greqi. Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës zotëron rreth 12.6% të aksioneve të AMC Sh.a, ndërsa afërsisht 2.4% zotërohen nga aksionerë të vegjël (punonjës të AMC në kohën e privatizimit). Meqënëse 85 për qind të aksioneve të AMC-së u shitën për 86 milionë euro, pra për 1 për qind të aksioneve mbi 1 milionë euro, ky është çmimi dysheme edhe për ankandin e rradhës. Qeveria do të shesë 12.6 për qind të aksioneve të AMC-së duke filluar nga çmimi minimal prej 12.6 milionë euro.
    Tregu dhe tarifat
    Tregu i telefonisë celulare në vend ka gjeneruar rreth 412 milionë USD gjatë vitit 2006. Sipas të dhënave nga raporti i fundit i ERT-së, Vodafone ka realizuar 215 milionë USD të ardhura në total, nga të cilat 68 milionë dollarë janë fitim neto. Ndërkohë që AMC, ka realizuar 197 milionë USD të ardhura me një fitim neto prej 70 milionë USD. Edhe pse të ardhurat totale të Vodafone janë më të larta se AMC, fitimi neto i kësaj të fundit është më i lartë, për shkak të normës më të lartë të fitimit që ka kompania. Të ardhurat e operatorëve në vitin 2006 në krahasim me vitin 2005, janë rritur në masën 7.7% për AMC dhe 8.9% për Vodafone, ndërsa fitimet neto janë rritur në masën 16% dhe 33% përkatësisht. Shqiptarët vuajnë tarifat më të larta të telefonisë celulare në rajon. Sipas raportit të ERT-së “Analiza e tregut të telefonisë së lëvizshme OFNT” të publikuar më 15 qershor, thuhet se “ekzistenca e tarifave të qëndrueshme në periudha kohe relativisht të gjata mund të konsiderohet si shenjë e mungesës së konkurrencës në treg, si edhe mundësive të koordinimit të veprimeve midis operatorëve”.

    E Enjte, 12 Korrik 2007
     
  14. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Çmimi i energjisë do të arrijë në 9.6 lekë/kwh

    Plani i KESH për rritjen e çminimeve në vitin 2008 mund të fillojë zbatimin që në shtator

    Çmimi i energjisë elektrike dukej i fiksuar në 7 lekë pa TVSH ose 8.4 lekë për kilovat orë për vitin 2007. por deklarata e djeshme e ministrit të Financave Ridvan Bode se qeveria nuk përballon dot importet e shtrenjta me subvencione duket se do ta afrojë rritjen e çmimeve që këtë vit. Në këtë mënyrë Enti Rregullator i Energjisë duket se do të rishikojë vendimmarrjen e tij për vitn 2007 pasi kriza është shtrirë në të gjithë vendin që në muajin korrik dhe specialistët e energjetikës parashikojnë një kolaps energjetik nëse vazhdon thatësira dhe problemet e linjave të zëna të importit të rajonit. Përballë këtyre kushtëzimeve, KESH duhet të mendojë të gjejë dhe më shumë fonde pasi buras e energjisë ka kapërcyer.
    Një rritje e çmimit të energjisë për vitin 2008 është e pashmangshme dhe sipas planifikimeve të KESH që duhet të miratohen nga ERT që nga janari një kilovatorë për konsumatorët do të kushtojë 8 lekë pa TVSH. Rritja e çmimit te energjisë elektrike është parashikuar te vazhdojë edhe për vitin 2009. Sipas planit te shtatë të masave, brenda këtyre 2 viteve energjia do të pësojë rritje në masën 18 për qind. Rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët në vitin 2009 do të pësojë rritje 6 për qind. Tarifa mesatare e energjisë nga 8.04 lekë/kwh(pa TVSH) që do të jetë në vitin 2008, për vitin 2009 do të shkojë në 8.52 lekë/kwh(pa TVSH).

    E Premte, 13 Korrik 2007
     
  15. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bode: do të rrisim çmimin e energjisë

    Dorëzohet Qeveria: nuk kemi para për importin e energjisë. Deklarata në prag të zgjedhjeve

    Tre ditë pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ministri i Financave Ridvan Bode ka kërkuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Deklarata e Bodes është bërë dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës ku është diskutuar edhe kriza e thellë energjetike që ka përfshirë prej më se dy javësh Shqipërinë në kulmin e temperaturave të larta dhe sezonit të turizmit.
    Reagimi para zgjedhjeve
    Në kulmin e krizës energjetike shqiptarët duhet të dgjojnë dhe një tjetër lajm të keq nga qeveria e tyre. Ministri i Financave i ka thënë dje stop subvencioneve buxhetore të Korporatës Elektroenergjetike pasi buxheti nuk mund të përballojë në pafundësi deficitet e financave të KESH-it. Me sa duket një kërkesë e re nga KESH ka mbërritur në skrivaninë e Bodes pas dështimit të tenderit të energjisë për 6 muajt e fundit të vitit. Por me sa duket Bode i imponuar edhe nga deklarata e fundit e FMN-së ka vendosur të testojë një rritje të mundshme të çmimit të energjisë. Kjo është deklarata më e rëndë që mund të bënte shefi i Financave për votat e mazhorancës aktuale nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Por një kërkesë e Bodes duket se ka shumë pak shanse të gjejë konfirmimin e kryeministrit që tashmë njihet për stilin e tij populist e aq më tepër në prag të një fushate zgjedhore në mes të mandatit.
    Në gjurmët e FMN-së
    FMN i sugjeroi para pak ditësh qeverisë që të rrisë çmimin e energjisë elektrike për të mos subvencionuar më KESH me paratë e buxhetit të shtetit. FMN kërkoi heqjen e subvencionimeve për KESH nga buxheti i shtetit, pasi përveç 50 milionë USD që do t'i jepen korporatës ajo po përfiton dhe subvencione të tjera. Ndaj dhe dje per here te pare, ministri Bode, la te kuptohej se rritja e çmimit te energjise eshte e pashmangshme per sa kohe, krizat po godasin vendin njëra pas tjetrës dhe buxheti i shtetit nuk e përballon dot.
    “Ky është një raport i çmimit që ka energjia elektrike me tregun tonë. Ne jemi në kushtet e pamundësisë për ta përballuar. Sa më shumë dalim në tregun ndërkombëtar aq më shumë kthehet në një problem çmimesh. Çmimet e energjisë në Shqipëri duhet të jenë të barabarta me ato në Bashkimin Evropian”, mësohet të jetë shprehur ministri Bode.

    Thellohet kriza, 13 orë pa drita
    Shqiptarët vazhdojnë të përballojnë mungesa të theksuara të energjisë nga 4 deri në 13 orë në ditë. Në të gjithë rrethet e vendit KESH ka filluar ndërprerjet dhe më keq situata paraqitet në Kruje me 13 orë në ditë ndërprerje, ndjekur nga Elbasani, Fieri e Berati me nga 7 orë në ditë kufizime. Ndërsa për dy qytete bregdetare Durrësin dhe Vlorën KESH ka rezervuar 6 orë në ditë mungesë energjie. Por qyteti më i favorziuar siç ka ndodhur shpesh në krizat e fundit energjitike ngelet Gjirokastra. Këto janë orët e errësira verore shqiptare që, siç e shohim nuk janë të njëjta për çdo rreth apo qytet. Specialistët e koniderojnë si prag kolapsi energjetik dhe rrugët e zgjidhjes së kësaj krize nuk duken gjëkundi. Thatësira e tejzgjatur, dështimi i tenderit për 6 mujorin e dytë, mungesa e parave në arkën e KESH, zënia e linjave të importit dhe “dorëzimi” i qeverisë se nuk ka fonde për importin e energjisë, kanë krijuar një situatë të rëndë për shqiptarët.

    E Premte, 13 Korrik 2007
     
  16. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Mallrat gjermane “pushtojnë” Shqipërinë

    Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, e sidomos importet për periudhën janar-maj 2007, pësuan rritje me 1.624 milionë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2006-ës. Sipas INSTAT, edhe gjatë periudhës janar-maj 2007, vlera e volumit të mallrave që shkëmbehen mes të dy shteteve është rritur, krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar. Kështu, vlera e mallrave të importuara gjatë kësaj periudhe, kapi shifrën e 7,975 milionë lekëve, nga 6,351 milionë lekë që ishte vlera e tyre në 2006 ose 1.624 milionë lekë më shumë. Ndër mallrat më të importuar rezultojnë, kategoritë: makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, 5,272 milionë lekë, produkte kimike dhe plastike, 918 milionë lekë, ushqim, pije duhan, 514 milionë lekë, minerale, lëndë djegëse, energji elektrike 364 milionë lekë, etj. Tregu gjerman shihet nga tregtarët shqiptarë si një distrubutor i rëndësishëm furnizimi për pajisjet elektroshtëpiake dhe atyre të automjeteve, kategori të cilat janë nga më kërkuarat për tregun shqiptar, për shkak të cilësisë dhe jetëgjatësisë së këtyre prodhimeve. Por, nga ana tjetër, një tjetër biznes që po merr një hov të ri, gjatë viteve të fundit, është edhe tregëtia me panelet diellore, të cilat importohen nga Gjermania. Ndërkohë që vlera e volumit të mallrave të eksportuara nga Shqipëria drejt Gjermanisë, sipas INSTAT, për pesëmujorin e parë të 2007, kapi shifrat e 910 milionë lekëve, nga 827 milionë lekë që ato ishin në 2006 ose 83 milionë lekë. Ndër mallrat më të eksportuara, edhe pse në shifra më të ulëta nga ato të importeve, renditen tekstile dhe këpucë, 441 milionë lekë, ushqime, pije duhan 340 milionë lekë, materiale ndërtimi dhe metale, 91 milionë lekë, etj. Edhe për këtë pesëmujor, ashtu si edhe në periudhën janar-prill, 2007, për vlerën e mallrave të eksportuara Gjermania pozicionohet e katërta pas Italisë, Greqisë dhe Kinës.

    E Premte, 13 Korrik 2007
     
  17. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    “Dështimi” i Ramës, 16 milionë USD investime më pak

    Që kur Rama mori PS-në, ulen investimet e Bashkisë dhe nuk realizohen 5 milionë dollarë të ardhurat

    Që kur kryebashkiaku Ediu Rama morri PS, Bashkia më e madhe në vend ajo e Tiranë, ka filluar të humbasë terren në realizimin e të ardhurave dhe investimeve. Sipas buxhetit faktit të kësaj bashkie, planifikimi i të ardhurave për vitin 2006, ishte 4.6 miliardë lekë nga të cilat janë realizuar vetëm 4 miliardë lekë. Po kështu dhe realizimi i investimeve publike ka shënuar rënie që pas vitit 2005. Duket se performanca e Bashkisë së Tiranës, ka pësuar rënie që kur kryetari i saj Edi Rama ka marrë në dorë një investimin e tij politik në krye të PS. Kështu, ky investim politik i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Rama, ka ndikuar negativisht në të gjithë treguesit e perfomancës së bashkisë duke shënuar një trend rënie të të ardhurave dhe investimeve që nga koha kur kryebashkiaku "la" bashkinë për fronin më të lartë të Partisë Socialiste.
    Ulen investimet
    Ndërkohë që shpenzimet për investime në Bashkinë e Tiranës, rezultojnë më një ulje edhe më të madhe në vlerë. Sipas shifrave të vetë Bashkisë së Tiranës, investimet ndër vite kanë pësuar një rënie të dukshme. Kështu, nga 3.2 miliardë lekë investime(më të ardhurat e vetë baskisë) në vitin 2005, për vitin 2006 janë realizuar 1.7 miliardë lekë ose 1.5 miliardë lekë më pak. Investimet e bashkisë për vitin 2006, krahasuar me atë 2005 kanë një rënie prej 88%, ose 15 milionë USD më pak. Ndërkohë që paratë e marra nga buxheti i shtetit nga Bashkia e Tiranës, kanë mbetur në po të njëjtat nivele që nga viti 2004, ato të velura nga vetë kjo bashki kanë filluar rënien pikërisht pas vitit 2005. Kështu, qeveria për vitin i ka akorduar bashkisë në formën e granteve 2.9 miliardë lekë, nga 3 miliardë që ka patur në vitin 2005. Kjo është një ulje e lehtë e të fondeve për këtë bashki nga pushteti qendror. Kjo ka ndodhur dhe për faktin se qeveria qendrore i ka kaluar disa taksa nën administrim pushtetit vendor.
    Situata është ndryshe me të ardhurat e vetë bashkisë. Në vitin 2005, bashkia ka realizuar 50 milionë USD, shpenzime dhe investime me të ardhurat e veta, duke patur një rritje prej 54% nga viti 2004. Por në vitin 2006, ka ndodhur rokada me këto tregues ku totali i investimeve dhe shpenzimeve nga të ardhurat e vetë bashkisë ka rënë në 38 milionë USD, nga 50 që ishte në vitin 2005. Rënia është 12 milionë USD, ose 34% krahasuar me një vit më parë. Kjo shifër është tepër e ulët krahasuar me rritjen e aktivitetit ekonomik në Tiranë. Kështu, për vitin 2006, numri i bizneseve të vogla që ushtrojnë aktivitet në kryeqytet është rritur, nga 13 mijë në 15 mijë. Ndërkohë që për vitin 2006, bizneset që paguajnë taksat në Bashkinë e Tiranës janë 19 127. Kështu, rënie e të ardhurave vendore me 34%, bëhet dhe më rëndë kur numri i bizneseve ka një rritje sinjifikative.
    Bien të ardhurat
    Kështu, realizimi i totalit të të ardhurave ka një rënie prej rreth 5 milionë USD me planin. Pas përmirësimit të treguesëve të të ardhurave dhe shpenzimeve nga Bashkia e Tiranës, në vitet 2001-2004, që nga viti 2005 e më pas të ardhurat bashkiake të programuara kanë pësuar një rënie të dukshme. Performanca e realizimit të të ardhurave për vitet 2001 e deri në 2004 ka qenë mbi 100%, ndërkohë që në vitin 2005, pas katër vitesh të ardhurat e realizuara kanë rënë në 94% e deri në 90 % për vitin 2006. Për vitin 2006, treguesit më negativ të realizimit të të ardhurave nga vetë bashkia, janë ato të taksës "mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme". Bashkia kishte planifikuar të arkëtonte, 150 milionë lekë nga kjo taksë, dhe në fakt ka realizuar vetëm 105 milionë ose 41% më pak se planifikimi. Nga ana tjetër, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, kanë pësuar një rënie prej 40% nga plani i bashkisë, ku kishte planifikuar 1 miliardë lekë dhe ka realizuar 716 milionë lekë. Ndërkohë që taksa për zënien e hapësirës publike është ka një mos realizim prej 19% krahasuar me planin. Kështu në total, janë plot 5 miliardë lekë (50 milionë USD) të ardhura të cilat mungojnë në arkën e bashkisë nga mosrealizmi i planit të të ardhurave.

    E Premte, 13 Korrik 2007
     
  18. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Sulm ndaj investimeve në media

    Megagjoba ka solidarizuar gazetarët dhe botuesit: është sulm ndaj biznesit

    Thuajse të gjithë mediat e Tiranës janë solidarizuar dje me Top Median kundër gjobës 14 milionë dollarësh që i kanë vendosur këtij grupi mediatik tatimorët. Në një takim të shoqatave kryesore të gazetarëve, ku kanë marrë pjesë gazetarë, analistë, botues dhe përfaqësues të shoqatave të gazetarëve, gjoba 12 milionë euro për kanalin televiziv Top Channel është quajtur një akt i paprecedent dhe jashtë çdo logjike të organeve tatimore. “Është një kërcënim për ata që ndërmarrim investime në media, është një kërcënim i lirisë së shprehjes për të gjithë komunitetin e gazetarëve, analisteve, krijuesve të mediave shqiptare, të cilët janë direkt të ekspozuar ndaj presionit ekonomik të qeverisë, në çastin që mediat ku ato punojnë janë të rrezikuara ekonomikisht nga veprimi arbitrar i qeverisë dhe administratës së saj”, shkruhet në deklaratë. Më pas gazetarët besojnë se një mënyrë të tillë të sjelluri e qeverisë përmes organeve tatimore ndaj medias, të tilla shifra gjobash, të cilat janë të pakonceptueshme për cdo gjykim rracional rreth situatës së çfarëdolloj binzesi në Shqipëri, aq më tepër kur bëhet fjalë për një sipërmarrje tejet të vështirë dhe specifike siç është ajo e medias, janë një kërcënim direkt ndaj lirisë së shprehjes në Shqipëri. Shoqatat e gazetarëve thanë se gjoba 12 milionë euro mbi një prej kanaleve më të mëdha televiziv në vend, është një instumentalizim nga ana e qeverisë të organeve tatimore, kundër sipërmarrjes së medias së lirë në këtë vend.
    Në fund gazetarët kanë kërkuar anulimin e menjëhershëm të kësaj gjobe, ashtu si dhe ndërprerjen e të tilla akteve arbitrare fund e krye dhe shtrimin e një fryme dialogu dhe bashkëpunimi mes qeverise dhe medies për të forcuar lirinë e shtypit, për të garantuar më tej të gjithë kuadrin formal ligjor të ekzistencës dhe veprimit të mediave shqiptare. Të hënën grupi i medias i gjobitur ka paralajmëruar një protestë para Kryeministrisë që pritet të mbështetet dhe nga mediat e tjera, shoqëria civile por dhe audienca e Top Channel.

    E Shtune, 14 Korrik 2007
     
  19. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Mega-gjobë asgjësuese për Top Channel

    Hakmarrja e qeverisë për mbylljen e medias më të madhe në vend. Top Chanel gjobitet me 14 milionë dollarë

    Organet tatimore kanë thyer dje rekordin e gjobës më të madhe që është vënë ndonjëherë në Shqipëri ndaj një subjekti privat. Gjatë paradites së djeshme Top Channel, një nga shoqëritë e grupit mediatik Top Media bëri një deklaratë publike për një gjobë me shumë zero që i kishte vënë qeveria, pa specifikuar saktë shumën. Por më pas si nga burimet e Top Medias ashtu dhe nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme u bë e ditur se gjoba kapte shifrën 14 milionë dollarë. Top Channel e ka konsideruar një kundërvënie direkte të kryeministrit Berisha për shkak të qëndrimeve kritike, duke e krahasuar me projektin venezuelian që mbylli median e vetme të pavarur në këtë vend. Përtej deklaratave emotive, është e qartë se gjoba e vendosur është asgjësuese për çdo media dhe disa pronarëve mediesh është jashtë çdo llogjike dhe çdo reference ligjore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka bërë asnjë deklaratë publike dhe po ashtu deri dje nuk reagoi as kabineti i z.Berisha. Sipas kontrollit të ushtruar në Top Media, tatimorët kanë deklaruar se është verifikuar një evazion fiskal, në masën e mbi 7 milion dollarëve, me anë të spoteve publicitare të transmetuara në Top Channel në 3 vitet e fundit. Por shumë analistë mendojnë se kjo shumë është më e madhe se i gjithë tregu i reklamave në Shqipëri.

    Gjoba vilet menjëherë
    Organet tatimore prej kohësh po kryenin kontrolle në mediat dhe bizneset e tjera të këtij grupi, përfshirë kompaninë e televizonit me pagesë Digitalb, Lori Kafenë dhe Top Channel. Disa herë kontrollorët kishin deklaruar se nuk kishin gjetur shkelje por menjëherë pas dorëzimit të raporteve ata pushoheshin nga puna për tu zëvendësuar me policë të tjerë tatimorë. Për më tepër, në shkelje të ligjit organet tatimore vonuan me muaj dërgimin e procesverbaleve të kontrollit duke shkelur ligjin “Për procedurat tatimore” që kërkonte maksimumi 30 ditë për dorëzimin e aktit të kontrollit. Por e gjithë kjo vonesë kishte një qëllim. Prej kohësh në Kuvend po debatohej një ligj për mbledhjen e menjëhershme të gjobave përpara se penaliteti të ankimohej në Gjykatë. Dhe vendosja e gjobës shtyhej për hyrjen në fuqi të ligjit në mënyrë që brenda ak ditësh Top Media të detyrohet të paguajë 15 për qind të gjobës para apelimit të vendimit të tatimeve në Gjykatë. Ndaj dhe gjoba që mbëriti të enjten e fundit në Top Channel vjen pak kohë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të miratuar nga e djathta sipas të cilit për të patur të drejtën e ankimit një shoqëri duhet të paguajë menjëherë totalin e shumës së konsideruar si evazion fiskal së bashku me 15 për qind të vlerës së gjobës.

    “Cash” 9 milionë dollarë
    Sipas përllogaritjeve në këtë rast Top Chanel është i detyruar të paguajë afërsisht 9 milion dollarë deri në pritje të një vendimi gjyqësor. Drejtuesit e Top Chanel, një televizion kritik ndaj qeverisë, e konsideruan këtë masë të organeve fiskale si një gjobë politike e cila synon mbylljen e këtij televizioni përmes rrënimit të tij financiar. Edhe drejtues të mediave të tjera elektronike e konsideruan gjobën si qesharake kur velra e të gjithë reklamave në Shqipëri nuk i kalon sipas tyre 6 milion eurot në vit.
    Zyrtarë të tatimeve thanë se ata kanë zbatuar thjesht ligjin dhe se kjo nuk është luftë ndaj mediave, por gjoba e vendosur ndaj Top Chanel është më e madhja e aplikuar ndonjëherë ndaj një kompanie në Shqipëri. Drejtuesit e Top Chanel njoftuan se do të organizojnë të hënën një protestë përpara selisë së qeverisë. Krah tyre, kundër vendimit të organeve fiskale, u shprehën sot edhe përfaqësues të shumtë të mediave dhe shoqatave të gazetarëve.

    E Shtune, 14 Korrik 2007
     
  20. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Rriten pagat dhe pensionet

    Miratohet buxheti shtesë. Vendosja e taksës së sheshtë sheshon rritjen. Përfitojnë profesorët

    Qeveria ka miratuar buxhetin shtesë për pjesën e dytë të vitit. Kështu, dje Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin suplementar për vitin 2007, prej 280 milion eurosh. Një pjesë e madhe e fondeve nga ky buxhet shtesë do të bëhen për rritjen e pagave dhe pensioneve. Megjithëse qeveria paratë e këtij buxheti i ka gjetur nga mos realizimet e investimeve, edhe kësaj radhe për të mos u djegur fondet është përdorur një rishpërndarje e fondeve të projekteve të parealizuara drejt rritjes së pagave, pensioneve si dhe ndryshimit të destinacionit të mëparshëm të parave drejt rrugës Durrës-Kukës. Kështu, ky buxhet do të mundësojë rritjen e rrogave, për kategori të caktuara, si dhe rritjen e dytë të pensioneve të ulëta, në shkallë vendi, pasi rritja e parë u bë në 1 janar në këtij viti.
    Qeveria kompenson arsimin
    Taksa e sheshtë e vendosur dhe që pritet të hyjnë në fuqi do të godasë më së shumti kategorinë e pagave të administratës shtetërore siç janë pedagogët dhe arsimtarët që kanë paga mbi 50 mijë lekë. Kështu, qeveria ka marrë masa kompesuese për këtë kategori duke rritur pagën për orë mësimi. Kështu, sipas kryeministrit "do të shpërblehen punonjësit me titullin profesor me 300 mijë lekë mbi pagën, specialistët e doktoruar jashtë shtetit dhe asistent profesorët,me 250 mijë lekë, punonjësit me titullin doktor shkencash me 200 mijë lekë, ekspertët që kanë kryer master pasuniversitar jashtë shtetit me 180 mijë lekë, si dhe të gjithë ata që e kanë kryer masterin në vend me 100 mijë lekë".
    Sipas vendimit të qeverisë, punonjësit mësimorë efektivë, që për nevoja të procesit mësimor japin orë mësimi mbi normën mësimore vjetore, të miratuar me aktet përkatëse, për çdo orë mësimi, të kryer mbi këtë normë, në universitete dhe shkolla të tjera të larta do të kenë një rritje pagash për orë. Kështu, shpërblimet për punonjësit mësimorë efektivë me titujt “Profesor” dhe “Profesor i asociuar” do të jenë 1000 lekë për çdo orë 60 minutëshe dhe ato me gradën shkencore “Lektor” 800 lekë për çdo orë 60 minutëshe. Ndërsa për punonjësit mësimorë efektivë “Pedagog” dhe “Asistent” pagesat do të jenë 500 lekë për çdo orë 60 minutëshe. Megjithatë, këto shpërblime për kategorinë e punonjësve të arsimit universitar ka një kleçkë, pasi orët jashtë programit mësimor nuk paguhen direkt por duhet të miratohen në Ministrinë e Arsimit. Në fakt, shumë pedagogë nuk i kanë marrë këto shpërblime që prej vitesh.
    gjithashtu dhe për shkollat e mesme dhe 9 vjeçare do të ketë ndryshime të pagesave për orë mësimi. Sipas vendimit të qeverisë, në shkollat e mesme shpërblimi për orët shtesë do të jetë, 300 lekë dhe për shkollat 9-vjeçare, 250 lekë. Ndërsa, punonjësit mësimorë në shkollat e larta, në sistemin me kohë të pjesshme, të cilët për nevoja të procesit mësimor japin orë mësimi jashtë kohës normale të punës, paguhen për çdo orë mësimore me 400 lekë në orë. Kurse, për punonjësit e jashtëm, që japin mësim në universitete dhe shkolla të tjera të larta, për çdo orë mësimi të paguhen në të njëjtën masë me punonjësit efektivë, të këtyre institucioneve.


    Pagat e mjekëve dhe infermierëve rriten me 20-23%
    Qeveria ka marrë angazhime për të rritur dhe pagat e mjekëve dhe infermierëve. Kryeministri u shpreh dje se "Sërish këtë vit qeveria rrit rrogat e arsimtarëve me 22 për qind, rrogat e mjekëve me 20 për qind , të infermierëve me 22 apo 23 për qind, si dhe rritje të pagave nga 8-18 për qind, të punonjësve të tjerë buxhetorë, duke mos u ndalur në grupe të caktuara që shkojnë deri në 74 për qind, por këto janë grupe të vogla. Në këtë mënyrë realizojmë rritjen e dytë më të madhe të pagave. Ko rritje është më e madhe se sa e vjetshmja sepse në vlerë, ajo bëhet mbi bazën e rritjes së vjetshme, duke kompensuar në këtë mënyrë taksën e sheshtë dhe duke bërë një hap të madh në investimin në burimet njerëzore".


    Pensionet e ulëta, rritja 5-20 %

    Gjithashtu do të bëhet rritja e dytë e pensioneve pas rritjes që iu bë në janar të këtij viti. "Rritjen e parë të madhe të pensioneve ne e filluam në fillim të vitit. Në rritjen e parë vendosëm pensionin minimal 50 mijë lekë në fshat nga 34 mijë që ishte në mesataren e tij. Me rritjen që i bëjmë prej 10 për qind pensioneve të fshatit ato pësojnë një rritje prej 26 për qind në këtë vit, ndërsa pensionet minimale të qytetit me rritjen e dytë prej 5 për qind do të shënojnë një rritje prej 20 për qind. Rritja u referohet pensioneve të ulëta. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 400 mijë pensionistë shqiptarë nga 517 mijë që janë në skemën e pensioneve. Kjo është një rritje shumë e ndjeshme, një rritje prej 20 për qind në qytet dhe 26 për qind në fshat dhe mendoj se është bërë një hap shumë i rëndësishëm, në drejtimin e duhur"-tha Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë.


    Infrastruktura, paratë shkojnë për Durrës Kukës
    Janë 71 milionë USD të cilat do të përdoren për projektet infrastrukturës. Kryesisht paratë më të mëdha janë të destinuara për rrugën Durrës-Kukës. Kryeministri Berisha gjithashtu u shpreh se fondet e buxhetit shtesë do të përdoren për të mbështetur ndërtimin e veprave të rëndësishme infrastrukturore. Kështu këto fonde do të përdoren për financimin e pjesës dërrmuese të autostradës Durrës-Morinë por gjithashtu edhe për dy akse të tjera të tjera rrugore, autostradën Korçë- Qafë-Pllocë dhe aksin Bllacë –Bulqizë, prej 17 kilometrash të Rrugës së Arbrit.

    E Shtune, 14 Korrik 2007
     

Shpërndajeni këtë faqe