Lajme ekonomike!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Daniel H, 8 Jan 2007.

  1. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Kostot e çmendura të një fushate

    Llogaritjet e përafërta tregojnë se janë shpenzuar qindra milionë euro


    Ka qenë mision i pamundur për mediat për të marrë një kosto të përafërt të shpenzimeve marramendëse që ka patur fushata e zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit. Partitë politike kanë refuzuar ti përgjigjen pyetjeve të vazhdueshme të gazetarëve për kostot e fushatës dhe mënyrat e mbulimit të këtyre kostove. Angazhimi i biznesit në këto zgjedhje, madje edhe i atij që ka siguruar paratë në rrugë kriminale sipas disa dokumenteve të shqiptaro-amerikanit Geri Kokalari, ka qënë i përmasave të qindra milionë euro të shpenzuara nga kandidatët dhe partitë politike në të gjithë vendin. Por deri më tani njihen vetëm shifrat e buxhetit të akorduar për fushatën ndërsa po përpiqemi të japim dhe një vlerësim të shpenzimeve të dukshme dhe kryesisht për imazh në këtë fushatë që ka përfunduar dje.

    12 milionë usd nga buxheti
    Rreth 1 miliardë e 14 milionë lekë ka akorduar qeveria për partitë politike që morrin pjesë në këto zgjedhje nisur nga përqëindjet që kishin fituar në zgjedhjet vendore të vitit 2003. Në fakt buxheti për zgjedhjet është rritur nga viti në vit dhe shuma e miratuar në ligjin për buxhetin ishte rreth 7.4 milion USD. Por Komisioni Qendror Zgjedhor bëri një kërkesë për rritje të buxhetin me 4 milion USD, për shkak të dyfishimit të anëtarëve të komisioneve zonale dhe qeveria e miratoi një kërkesë të tillë. Nga shuma e deklaruar më së shumti kanë përfituar Partia Socialiste dhe Partia Demokratike respektivisht 11.9 dhe 11.2 milionë lekë.

    Billbordet dhe posterat
    Sipas të dhënave të agjencive, një reklamë e cila vendoset në vende publike kushton minimalisht 2 euro për metër katror. Të tilla janë shumta në kryeqytet. Edhe në autobuzët e linjave urbane, gjenden të afishura reklamat elektorale. Sipas vlerësimit të QKM të marrësh me qira për një muaj, një reklamë në këto linja kushton nga 100,000 lekë deri në 200,000 lekë. Partitë kanë preferuar të reklamojnë imazhet dhe sloganet e tyre edhe në makina reklamuese ku kosto varion nga 1,000 deri në 4,000 euro. Një formë shumë e përdorur në fushatë janë edhe fletëpalosjet apo edhe posterat. Sipas të dhënave të shtëpive botuese, shifra për realizimin e rreth 1,000 copë fletpalosje llogaritet në rreth 20,000 lekë dhe kjo shumë dyfishohet (40,000 lekë) kur bëhet fjalë për posterat, të cilat duket se e kanë jetën më të gjatë dhe i shohim kur edhe gara përfundon. E si konkluzion, QKM vlerëson se për këtë fushatë u harxhuan milionë dollarë ndërsa shifrat zyrtare pritet të deklarohen nga partitë pas zgjedhjeve. E sigurisht që këto shifra do të jenë shumë të shfryra krahasuar me çfarë kanë shpenzuar realisht kandidatët dhe partitë politike në fushatën që lamë pas.

    E Hene, 19 Shkurt 2007
     
  2. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Reklamat në televizione



    Ka qënë e vështirë të llogaritet kosto e reklamave të shumta në të gjitha format që kanë bërë kandidatët për bashkinë e Tiranës por edhe në shkallë vendi. Sipas një studimi të Qendrës së Kërkimeve “Monitor”, mbështetur mbi të dhënat nga agjencitë vendase publicitare çmimi minimal i spoteve është afro 2 500 euro ndërkohë që maksimali arrin deri në 10 000 euro, në varësi të spotit dhe njerëzve që shfaqen në të. Por sipas eksperiencës së zgjedheve të mëparshme televizionet bëjnë ulje në tarifat e spoteve për politikanët duke mos ju ofruar të njëjtat tarifa si për bizneset.
    Sipas vëzhgimit, nga stafi elektoral i kandidatit demokrat për bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, konfirmohet se gjatë kësaj periudhe kohe janë prodhuar afro 5 spote me një kosto mesatare secila prej 5 000 euro. Në total PD, rezulton të ketë shpenzuar 25 mijë dollarë vetëm për prodhimin e spoteve publicitare të Olldashit. Nga ana tjetër, Partia Socialiste deri tani është prezantuar tek elektorati me 8 spote publicitare. Gjatë periudhës elektorale çdo televizion ka transmetuar minimalisht rreth 7 spote për kandidatët e zgjedhjeve lokale. Sipas llogaritjeve televizioni Top-Channel rezulton të jetë më i kushtueshmi për xhepat e kandidatëve, ku transmetimi i një spoti 30 sekondësh para edicioneve kryesore të lajmeve varion nga 24 000 lekë- 39 000 lekë. Vetëm një kandidat i kryeqytetit më një mesatare çmimi prej 30 000 lekësh dhe me një mesatare transmetimi prej 7 spotesh në ditë rezulton të ketë shpenzuar rreth 210 milionë lekë në ditë për reklamimin në Top-Channel. Sakaq mbrapa nuk mbetet as televizioni Klan, ku transmetimi i spoteve varion nga 15 000- 30 000 lekë, vëren studimi i cituar më lart. Me një përllogaritje me çmim mesatar 25 000 lekë ( 7 herë transmetime në ditë) rezulton se çdo kandidat ka shpenzuar rreth 175 000 lekë për reklamat në Klan. Ndërkohë Vizion + rezulton disi më i lirë se dy konkurrentët e parë, me një luhatje çmimi 15 000-21 000 lekë. Me të njëjtën përllogaritje të mësipërme (çmim mesatar 20 000 lekë dhe 7 herë transmetim) Vizion + u ka kushtuar afro 140 000 lekë në ditë kandidatëve. Në total, reklamat në të tre televizionet kryesore kanë kushtuar afro 52 000 euro për çdo kandidat.

    E Hene, 19 Shkurt 2007
     
  3. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Hapet gara për TEC-in e Fierit


    Julian Llupo
    21-02-2007



    Qeveria ka miratuar dhënien me koncesion të TEC-it të Fierit, gjatë mbledhjes së radhës. Ndërtimi me koncesion do të jetë i formës ROT/BOT, ndërsa ky koncesion do të jetë i përfshirë në strategjinë "1 euro". Pra, investitori nuk duhet të paguajë për të realizuar këtë investim, por thjesht kërkohet që të realizohet investimi, në bazë të Planit të Biznesit. Strategjia "1 euro" duket se nuk është përdorur për herë të parë nga qeveria Berisha, për ofrimin e investitorëve të huaj në vend. Projekti Petrolifera në Vlorë, që parashikonte ngritjen e një platforme depozitash naftë, u miratuar nga qeveria "Nano" po me një skemë të tillë, ku 1 metër katrorë tokë do të shitej me 1 euro. Edhe ky koncesion i qeverisë "Nano" ishte i formës BOT, ndërsa fati i tij tashmë nuk dihet.
    TEC i Fierit, prodhon me 30% të kapacitetit

    Kriza energjetike e këtij viti, ka detyruar KESH-in që të vërë në punë TEC-in e Fierit, që tashmë mbetet një vepër tejet e amortizuar. Megjithatë, duket se edhe në këto kushte, termocentrali që tashmë prodhon më shumë ndotje se energji, ka ndihmuar një pjesë të mirë të qytetit të Fierit, gjatë ditëve të krizës që po kalojmë. Sipas të dhënave të bëra publike nga KESH, termocentrali i Fierit po punon gjatë ditëve të krizës energjetike me rreth 30 për qind të kapacitetit, duke prodhuar rreth 170 mijë kilovat/orë energji elektrike në ditë. Sipas drejtorit të Prodhimit në KESH, Muharrem Stojku, bëhet e ditur se po punohet për të rritur prodhimin e këtij TEC-i. Ai sqaron se prodhimi i TEC-it më të madh në zonën e Jugut të Shqipërisë, do të arrijë deri në 640 mijë kilovat/orë në ditë. Sipas drejtorit të KESH, pas kësaj faze, do jetë një tjetër rehabilituese që do ta rrisë prodhimin e energjisë, deri në 1 milion kilovat/orë në ditë. Kjo do të realizohet pa kryer investime. Ndërkohë, shprehet ai, "nëse TEC-i i Fierit do të kishte rehabilituar bllokun 60 megavat, kjo situatë energjetike nuk do të ishte e vështire për të përballuar situatën". Ky bllok, mund të vihet në punë vitin e ardhshëm.

    ***

    Koncesion edhe për 7 termocentrale të tjerë

    Edhe 8 termocentrale të tjerë që ndodhen në qytete të ndryshëm, do të jenë objekti i dhënies me koncesion nga qeveria. Ky grup objektesh, që tashmë ndodhen nën varësinë e KESH, nuk do të jenë objekt i privatizimit të gjigantit të energjisë, që ka filluar procesin e privatizimit me një ritëm tepër të ngadaltë. Lista e dhënies me koncesion sipas skemës "1 euro" do të përfshijë: Termocentralin Tiranë, Termocentralin Cërrik, Termocentralin Vlorë, Termocentralin Kuçovë, Termocentralin Korçë, Termocentralin Maliq, Termocentralin Fier. Vendim i qeverisë parashikon që autoriteti kontraktues për dhënien me koncesion të këtyre objekteve, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ndërsa, përsa i përket shpenzimeve për realizimin e procedurave për dhënien me koncesion, ato do të përballohen nga KESH sh.a.
     
  4. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bankat orientojnë klientët, drejt kredisë në lekë


    J. Llupo
    21-02-2007



    Kredia në lekë mbetet një synim i bankave edhe për pjesën e parë të këtij viti. Indeksi dukshëm më i lartë i kreditimit në lekë, krahasuar me atë në valutë, përcjell sinjalin se edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, bankat do të priren për rritjen e kreditimit në lekë. Ndërkohë që ecuria e ardhshme e kreditimit në valutë do të jetë e qëndrueshme, në nivelet aktuale. Prirja e bankave për të rritur portofolin e tyre në monedhën vendëse lidhet me disa faktorë, ku më kryesori është përbërja e depozitave të tyre, që në masën dërrmuese të tyre është në monedhën vendëse.
    Interesat në rritje

    Sipas bankierëve, rritja e mëtejshme e kreditimit, pritet të shoqërohet me rritjen e normës së interesit të kredisë. Rritja e normave të interesit të kredisë në përgjithësi, është në përgjigje të rrezikut më të madh që mbart kredia. Analistët e bankave shprehen më të bindur për rritjen e kredisë në lekë, krahasuar me atë në valutë. Kjo, sepse normat e interesit të kredisë në lekë, mendohet të reflektojnë edhe politikën shtrënguese të Bankës së Shqipërisë. Kredia në valutë do të vazhdojë të reflektojë ecurinë e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare, të cilat priten që kryesisht të ruajnë të njëjtat nivele.

    Tregtia, sektori mbetet i preferuari i bankave

    Sektori i tregtisë do të vazhdojë të jetë sektori më i preferuar për t'u kredituar, edhe në gjashtë muajt e ardhshëm. Opinionet e bankierëve, të marra nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë, nuk paraqesin ndryshime në preferencën e bankave për kreditim të sektorëve të ekonomisë. Sektori i shërbimeve, paraqet një nivel mesatar preference më të lartë se gjashtë muaj më parë. Një fakt i tillë, mbështetet dhe nga orientimi i bankave në plotësimin e nevojave për fonde, për biznesin e vogël dhe të mesëm, që kryesisht i përkasin sektorit të shërbimeve. Sektorët më pak të preferuar për kreditim, do të jenë sektori i bujqësisë dhe ai i transportit. Deri tani ky fakt është konfirmuar edhe nga të dhënat zyrtare, ku është i dukshëm mënjanimi i bankave nga kreditimi i sektorit të bujqësisë.
     
  5. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    OBT kalon në kontroll subvencionet

    Shqipërisë i hiqen edhe disa mundësi të pakta që kishte për subvencionin e bujqësisë dhe disa produkteve për eksport. Detyrimi për të njoftuar Organizatën Botërore të Tregtisë për mbështetjen buxhetore në këtë fushë i pakëson shanset e fermerëve shqiptarë për të marrë para në mënyrë të drejtëpëdrejtë ose të tërthortë nga shteti. Aktualisht në bujqësi po zbatohen dy programe subvencioni, një për karburantet me çmim të ulët dhe tjetri për mbështetjen e mbjelljes së ullinjve dhe vreshtave.
    Po ashtu Shqipëria duhet të notifikojë subvencionet në eksporte, përjashtimet nga taksat dhe financimet koncesionare për eksportet. Edhe zonat e lira, përfshirë edhe prodhimin që rezulton nga përdorimi i lëndëve të para, të përjashtuara nga tarifat doganore, kur prodhimi është i destinuar për eksport, janë të detyruara të informojnë OBT-në.
    Problemet më të mëdha Shqipëria duket se do t’i ketë me të gjitha llojet e subvencioneve, që mbulohen nga kategoria e “Kutia jeshile”, të tilla si: shërbime të përgjithshme; krijimi i rezervave, për qëllime të sigurisë ushqimore; ndihma ushqimore e brendshme; pagesat e drejtpërdrejta për prodhuesit; mbështetje për të ardhurat e përgjysmuara; pjesëmarrja financiare e shtetit në programet e sigurimit të të ardhurave dhe në programet e sigurisë neto të të ardhurave; pagesat (të kryera qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes një pjesëmarrjeje financiare të qeverisë në programet e sigurimit të prodhimeve) për ndihmë në raste të katastrofave natyrore; ndihma për rregullime strukturore, të dhëna nëpërmjet programeve, që lidhen me daljen në pension; ndihma për rregullime strukturore, të dhëna nëpërmjet programeve të daljes në pension, që lidhen me heqjen e burimeve të prodhimit; ndihma për axhustime strukturore, të dhëna përmes ndihmës për investime; pagesa, në kuadër të programeve mjedisore; pagesa në kuadër të programeve të ndihmës rajonale dhe subvencione të tjera.
     
  6. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Autostrada, nis kompensimi i pronarëve

    Për rrugën Korçë-Kapshticë do të shpronësohen 39 persona dhe do të jepen rreth 38 milionë lekë


    Pronarët që kanë pasur tokën ku është ndërtuar autostrada e Kapshticës tashmë do të kompensohen. Por, me kompensimin në lekë të tokës së fermerëve duket se është duke iu dhënë një zgjidhje këtij problemi. Kompensimi i këtyre pronarëve, sipas Drejtorisë së Rrugëve Nacionale, kap një vlerë totale prej 37 milionë e 987 mijë lekësh nga buxheti i shtetit. Përkatësisht në listë janë 23 pronarë toke bujqësore, midis të cilëve tre janë ende në procesin e plotësimit të dokumentacionit dhe të regjistrimit të pronës, ndërsa për tokën truall janë 16 pronarë. Kanë qenë fermerët e zonës së Çifligut të cilët kanë pasur tokat e tyre përgjatë segmentit të autostradës në këtë zonë, të cilët prej katër vitesh kanë insistuar të marrin në dorë vlerën në lekë të shpronësimit pas zënies së trojeve të tyre nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm, por pavarësisht nga kërkesat në vite, ngërçi që dilte me pronat përplasej te dokumentet e pronësisë. Por, protestave të tyre, të cilat shpesh kanë konkluduar edhe me bllokime të rrugëve dhe kryesisht në hyrje të autostradës, tashmë duket se u ka ardhur fundi, pas një vendimi që i hap rrugë kompensimit të shpronësimeve ose të pronarëve të lënë pa toka.

    Një pjesë e fermerëve, ndonëse të paktë në numër, janë likuiduar tashmë në vlerë monetare për tokën truall, ndërsa mësohet se vonesat që çuan edhe në bllokimin e zgjidhjes së këtij problemi lidheshin me konfliktet e pronësisë përgjatë këtij segmenti, i cili la për një kohë të gjatë pronarët pa tokë dhe pa asnjë para nga investimi i rëndësishëm publik për ndërtimin e segmentit të autostradës Korçë-Kapshticë.

    Vepra, e cila përfundoi në vitin 2002, kishte një gjatësi prej 33 kilometrash dhe për realizimin përfundimtar të këtij segmenti të rëndësishëm shtetit i duhej të ndërhynte edhe në pjesën e pronarëve të tokave, në fshatrat ku kalonte rruga. Ishin të paktën 40 fermerë të cilëve përgjatë të gjithë rrugës nga ku do të kalonte autostrada iu morën toka bujqësore dhe truaj. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Rrugëve Nacionale, shpronësimi ka filluar për të gjithë pronarët, pas një vendimi të marrë në dhjetor të vitit të kaluar dhe deri më tani janë shpronësuar në segmentin problematik vetëm tre nga pronarët, të cilët janë likuiduar tashmë. Drejtori i kësaj drejtorie, Gentian Pere, sqaron se vonesat kanë marrë shkas nga konfliktet që kanë pasur mbi pronësinë pronarët dhe përdoruesit, pronarët e vjetër e ata të rinj të tokave dhe arsyeja që lidheshin ngushtë me mungesat dhe mangësitë në dokumentacion. Pas plotësimit të dokumentacionit ligjor nga këta shtetas, të cilët janë të përfshirë edhe në listën e shpronësimeve, u është hapur rrugë procedurave për tërheqjen e shumave të likuidimit sipas zërave dhe listës përkatëse.



    Rruga

    Vepra, e cila përfundoi në vitin 2002, kishte një gjatësi prej 33 kilometrash dhe për realizimin përfundimtar të këtij segmenti të rëndësishëm shtetit i duhej të ndërhynte edhe në pjesën e pronarëve të tokave në fshatrat ku kalonte rruga
     
  7. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Ja lekët që do të shpërndahen



    Shpronësimet për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private të cilat janë prekur nga ndërtimi i autostradës Korçë-Kapshticë, ka hyrë në zbatim për kompensim pas një vendimi të Këshillit të Ministrave të datës 13 dhjetor të vitit 2006. Për këtë kanë nisur procedurat për të bërë të mundur kompensimet e shpronësimit. Pas plotësimit të dokumentacionit ligjor për të gjitha rastet që kanë pasur konflikte dhe që kanë marrë më pas dokumentin që vërteton pronësinë e tyre është hartuar edhe lista e përfituesve sipas vlerave përkatëse në bazë edhe të sipërfaqeve të tokës bujqësore apo trojeve që janë zënë nga autostrada.
     
  8. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Cilësia e gazit, nuk shkarkohen dy anijet në port

    Prej disa ditësh autobotet nuk e tërheqin lëndën e lëngshme


    Kanë qëndruar prej disa ditësh në ambientet e Portit Detar të Vlorës shoferët e cisternave, të cilët furnizohen me gazin e lëngshëm. Të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, nga Tirana, Fieri, Lushnja, Berati, shoferët e cisternave qëndrojnë në pritje të furnizimit të tyre me gazin e lëngshëm, pritje kjo e cila ka zgjatur rreth tri ditë. Ata shprehen tepër të indinjuar në lidhje me situatën e krijuar në Portin Detar të Vlorës, si dhe për indiferencën që tregohet ndaj tyre në pritje të ngarkesës me gaz të lëngshëm. Në Portin Detar të Vlorës janë gjithsej 23 cisterna në pritje, së bashku me shoferët e tyre për ngarkesën e gazit të lëngshëm. Anijet me gaz të ardhura nga dy shtete, Gjeorgjia dhe Turqia, nuk kanë mundur dot të kryejnë zhbllokimin e mallit të tyre për t‘u nisur sërish në udhëtim. Shoferët e cisternave, të cilët qëndrojnë për rreth tri ditë në pritje për t‘u furnizuar me gazin e lëngshëm tregojnë se arsyeja e vonesës dhe pritja e gjatë e tyre në këtë port është vetëm korrupsioni dhe favorizimi që kryhet në një prej anijeve të tjera që shkarkohet me gaz. Vetë pronarët e këtyre cisternave denoncojnë se vonesat kanë justifikimin e vetëm, atë të favorizimeve të një prej anijeve me gaz dhe se cilësia e gazit të lëngshëm është shumë e dobët. Ata kanë kohë që ankohen në lidhje me këtë cilësi të dobët të gazit të lëngshëm, ndërsa kërkojnë të furnizohen nga anija tjetër, e cila, siç pretendojnë ata, ka një cilësi më të mirë. Përballë kësaj gjendjeje në Portin e Vlorës, drejtori i doganës, Hysni Sharra, është shprehur se gazi i lëngshëm që ka sjellë anija është i një cilësie të dobët dhe jashtë standardeve të caktuara. Sipas Sharrës, është pikërisht ky shkaku i vonesës së shoferëve dhe automjeteve të mëdha në pritje të ngarkesës së tyre me gazin e lëngshëm. Ai është shprehur në lidhje me këtë situatë të krijuar në Portin e Vlorës se anija "Marjana", e cila ka ardhur nga Gjeorgjia, është bllokuar në ditën e 23 shkurtit. Anija "Marjana" ka një ngarkesë prej 1372 tonë gaz të lëngshëm. Qysh prej datës 23 shkurt është kryer procedura e caktuar e tërheqjes së mostrave të caktuara për kryerjen e analizave në Tiranë, ndërsa është pezulluar shkarkimi i këtij gazi të lëngshëm deri në përfundimin e procedurës së caktuar dhe mbërritjes së analizave të këtij gazi.
     
  9. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Rikonstruksioni, bllokohet për disa javë Rruga Tregtare

    Një nga rrugët më kryesore të qytetit i është nënshtruar rikonstruksionit që duhej të përfundonte në fund të këtij muaji


    Rruga Tregtare në Durrës do të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve që prej ditës së diel, për shkak të rikonstruksionit që ka nisur që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe që, sipas projektit, duhej të përfundonte në fund të këtij muaji. Bashkia e qytetit, në bashkëpunim me seksionin e policisë rrugore, kanë vendosur bllokimin për disa javë të kësaj rruge, duke lehtësuar punën e firmës së ndërtimit që po zbaton këtë projekt. "Bllokimi i rrugës me gjatësi 340 metra do ta vështirësojë trafikun e automjeteve në këtë qytet dhe nga ana tjetër, mungesa e qarkullimit do të përshpejtojë veprimtarinë e firmës ANK, e cila po zbaton investimin me vlerë afro 74 milionë lekë nga buxheti i bashkisë", thanë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare burime të bashkisë. Rikonstruksioni i kësaj rruge duhej të përfundonte në fund të këtij muaji, ndërkohë që burimet nuk e deklarojnë ende datën e dorëzimit të veprës. Deri tani janë realizuar punimet në sistemin e kanalizimeve për të gjitha llojet e infrastrukturës, si dhe janë shtruar me pllaka guri dy trotuaret me gjerësi nga 4 metra secili.
     
  10. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Qeveria rrit pagën minimale për privatët

    Rritet pagesa e biznesit për sigurime shoqërore e tatime mbi të ardhurat

    Altin Xhikneli

    Një manovër financiare me vendosjen e kufirit të pagës minimale rezulton se do t’i heqë nga arkat milionë dollarë biznesit shqiptar. Qeveria ka përcaktuar kufi të lartë të pagës minimale që do të paguajnë firmat dhe në mënyrë automatike pritet të rrisë pagesat e tyre për sigurimet shoqërore dhe tatimin progresiv mbi të ardhurat personale. Në këtë mënyrë njëkohë me rritjen e të ardhurave në buxhet e pësojnë si bizneset ashtu dhe të punësuarit me pagesat më të larta të sigurimeve shoqërore. Pas vendimit të marrë nga qeveria me datë 31 janar të këtij viti, për rritjen e pagës minimale, tashmë është bërë publike tabela e cila do të jetë referencë për sektorët privatë. Në këtë tabelë, paga minimale është është disa herë më e lartë sesa ajo e përcaktuar në ligj. “Si bazë pёr pёrcaktimin e pagёs minimale mujore, pёr efekt tё llogaritjes sё kontributeve tё sigurimeve, shoqёrore dhe shёndetёsore, sipas sektorёve tё ekonomisë, tё shёrbejё nomenklatura e veprimtarisë ekonomike, e pёrcaktuar nё tabelёn nr.1, qё i bashkëlidhet këtij vendimi”-thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar në fund të janarit 2007. Kështu, sipas të dhënave të tabelës që shoqëron VKM-në e qeverisë, rezulton paga minimale është rritur disa herë për sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Kjo lëvizje e qeverisë e ka thelbin në rritjen e të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si te tatimin mbi të ardhurat personale. Nga njëra anë në qeveria, mori vendimin në paketën fiskale të miratuar në shtator 2006, për të ulur shkallën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për biznesin nga 29% në 20%. Proklamimi i qeverisë ishte i madh pasi ulja konsiderohet e lartë dhe shumë biznese do të përfitojnë nga kjo ulje e kostos së punës. Por, nga ana tjetër, qeveria bëri një tjetër lëvizje duke përcaktuar pagën minimale të çdo sektori privat në një tabelë të veçantë. Kjo pagë, është disa herë më e lartë se sa ajo e përcaktuar në ligj si paga minimale në shkallë vendi, e përcaktuar po me vendim të Këshillit të Ministrave.
    Kështu, nga njëra anë qeveria ia ul barrën biznesit, duke ulur kontributin për sigurimet shoqërore dhe nga ana tjetër do t’ua marrë duke rritur pagën minimale sipas sektorit dhe pozicionit në punë. Deri tani bizneset private kanë paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në vartësi të pagës minimale të miratuar zyrtare, e cila ishte fikse. Skema e re e qeverisë, është që tashmë çdo industri ndahet me sektorë, dhe pavarësisht sa është paga minimale zyrtare, do të merret për bazë kjo tabelë.
    Pagat sipas sektorëve
    Paga minimale, mbi të cilat do të paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore i çdo biznesi privat është disa herë më e lartë sesa ajo zyrtare. Kështu, shkalla më e ulur është për sektorin e “Bujqësisë, gjuetisë dhe shërbime plotësuese”, ku për një punëtor do jetë 18 200 lekë. Ndërsa për punëtorët e kualifikuar, që janë drejtues në këtë sektor paga minimale do të jetë 35.000 lekë. Ndërkohë që për aktivitetet private të industrisë paga minimale mbi të cilat do të llogariten sigurimet shoqërore dhe shëndetësore do të jetë 33 704 lekë, për punonjësit e thjeshtë dhe 64 815 lekë për drejtuesit. Kjo rritje e pagës minimale do të ndikojë në kontributin financiar që punëdhësi do t’i japë shtetit për çdo punonjës. Dhe kësisoj, pritet që të ardhurat nga sigurimet shoqërore, shëndetësore të rriten ndjeshëm në xhepat e tatime taksave. Ndërkohë që aktivitetet të tjera si ato të Botimeve, Botimi, shtypshkronja, riprodhimi i suporteve të regjistruara do të kenë si tregues të pagës minimale për punëtorët, 25 278 lekë dhe për drejtuesit 48 611 lekë. Gjithashtu, ndryshime janë bërë dhe për pagën minimale të tregtisë me shumicë e pakicë. Sipas vendimit të qeverisë, për aktivitetin e “Tregtia me shumicë dhe ndërmjetësimi tregtar, (përveç mjeteve të transportit automobilistik)” paga minimale për punonjësit e thjeshtë do të jetë 25 278 leke dhe për drejtuesit 48.611 lekë. Ndërkohë që për aktivitetin e tregtisë me pakicë si dhe riparimet e artikujve personal paga e përcaktuar nga qeveria është 20 222 lekë për punonjësit dhe 38 889 për drejtuesit.
     
  11. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Anti-Monopoli shtrihet nga telefonia, energjia e sigurimet

    Politika Kombëtare e Konkurrencës fokusohet te sektorët e prekur nga fiksimi çmimeve

    Gert Osmani

    Telefonia, tregu financiar dhe energjia janë shpallur si sektorët më me probleme për konsumatorët dhe konkurrencën në Shqipëri. Dje në Tiranë u prezantuar politika kombëtare e konkurrencës e cila përqendrohet në sektorët më problematikë për shfaqje të monopoleve, duopoleve apo marrëveshjeve të ndaluara që fiksojnë çmimet. Dokumenti është prezantuar nga kryetarja e re e Autoritetit të Konkurrencës Lindita Milo e cila u shpreh se synohet rritja e eficiencës së funksionimit të institucionit për nxitjen e konkurrencës së lirë dhe parandalimin e fenomeneve anti-konkurruese, faktorë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe mirëqënies së shtetasve

    Telefonia me tarifa të larta
    Tregu i telefonisë është dhe më problematiku përsa i përket sjelljes së operatorëve si për telefoninë fikse ashtu dhe për atë të lëvizshme. Albtelekom është monopol në fushën e shërbimit fiks ndërsa ka filluar të lëshojë paksa terren në zonat fshatare ku janë licencuar disa operatorë ruralë por në nivel kombëtar ka pozicion dominant. Privatizmi i Albtelekomit së bashku me licensën e tretë të telefonisë celulare ka mbetur pezull në pritje të kontratës së re me Çalik energji. Por kjo i ka krijuar kushte favorizuese dy operatorëve të telefonisë celulare që po thyejnë rekorde në të ardhurat dhe normat e larta të fitimit. Vetëm për vitin e kaluar AMC realizoi mbi 200 milionë dollarë të ardhura dhe pas taksave kompanisë mëm Cosmote i mbeten plot 65 milionë dollarë fitime. Enti Rregullator i Telekomunikacioneve ka ka shpallur me fuqi të madhe në treg te dy operatorët celularë dhe thotë se me kontratat e reja të interkoneksionit është relaiuzra reduktimi i tarifave të përdoruesve të Albtelecom për thirrjet drejt operatorëve celularë në masën 8-18 lek/minutë. Sipas raportit vjetor të ERT-së që mbështetet në të dhënat e INSTAT tarifat e shërbimeve celulare me parapagim janë reduktuar në masën 14.9 përqind në muajin Tetor krahasuar me muajin Shtator të vitit 2006. Ndërkohë Autoriteti Konkurrencës pas disa shkrimeve në gazetën ABC që në vitin 2005 ka filluar procesin e hetimit për tregun e telefonisë celulare.

    Bankat dhe sigurimet
    Sektori me më shumë zhvillime gjatë kohëve të fundit është ai financiar, ku përfshihen bankat dhe shoqëritë e sigurimit. Sipas politikës së konkurrencës Autoriteti i Konkurrencës do të ndjekë me vëmendje hetimin e abuzimit potencial me fuqinë e tregut për bankat e nivelit të dytë dhe ndalimin e përqendrimeve që shfaqin shenja të krijimit ose të forcimit të pozitës dominuese, si dhe të marrëveshjeve që kufizojnë konkurrencën në tregun e sigurimeve. Aktualisht Autoriteti i Konkurrencës po heton tregun e sigurimeve për shkak se janë vë re probleme me rritjen e çmimit të policave të sigurimit dhe përqendrim i shërbimit në pak sportele si për policat e sigurimit të detyrueshëm ashtu dhe për kartonin jeshil e policën kufitare.

    E Merkure, 28 Shkurt 2007
     
  12. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Monopoli i KESH rrezikon hetimin

    Dyshime për abuzime me tarifat e energjisë dhe çmimet e karburanteve


    Vendet evropiane po përballen dukshëm me problemet e çmimeve të larta të energjisë ndërsa Shqipëria përveç çmimeve të larta po vuan edhe një krizë të zgjatur të mungesës së dritave. KESH gëzon një pozitë monopol në të tre nivelet, prodhim, transmetim dhe shpërndarje ndërsa tarifat rregullohen nga një ent i posaçëm. Korporata nuk ka qenë ndonjëherë nën hetim për tarifat por gjithsesi energjia si sektor është shpallur me probleme për konkurrencën si në tregjet e gazit, karburanteve etj. Çmimet e naftës dhe nënprodukteve të saj nuk ndjekin prej kohësh grafikun e çmimeve ndërkombëtare dhe gjithnjë është dyshuar por ka mbetur e pavërtetuar një marrëveshje e fshehtë për fiksim çmimesh mes grosistëve të mëdhenj. Politika Kombëtare e Konkurrencës vëren se tregu aktual i energjisë elektrike që i përket modelit klasik të monopolit paraqet disa përparësi si: thjeshtësia në menaxhim, kosto të ulët të transaksioneve, pranimin me lehtësi të iniciativave sociale të qeverisë etj. Ndërsa problemet dhe ineficencat që shoqërojnë këtë model dhe që demonstrohen gjerësisht në këtë treg përfshijnë: çmimet e pa-bazuara në kosto që shkaktojnë shtrembërime ekonomike të mëdha, cilësia e dobët e shërbimit, produktiviteti i ulët etj. “Eksperienca e vendeve të tjera ka treguar se mungesa e rregullave të qarta, transparente dhe jo diskriminuese lehtëson abuzimin e operatorëve monopolistë në sektorin e energjisë. Kjo do të thotë se duhet të vendoset një ekuilibër i drejtë si ndërmjet mekanizmave të tregut dhe ndërhyrjeve të qeverisë ashtu edhe ndërmjet aspekteve teknike/teknologjike, menaxhimit të energjisë dhe rëndësisë që duhet t’i kushtohet anës sociale”, shkruhet në dokument.

    E Merkure, 28 Shkurt 2007
     
  13. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Karburantet, Shqipëria duhet të përmirësojë cilësinë

    Gjatë vitit 2007, ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të hartojë një kuadër të ri ligjor për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e bio-karburanteve. I gjithë sektori hidrokarbur është përfshirë këtë vit në programet e punës të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për plotësimin e standarteve, sipas Direktivave të BE-së, ku pjesë e tyre, janë edhe futja e bio-karburanteve. Për realizimin e këtij qëllimi, gjatë këtij viti, do të punohet për përmirësimin e cilësisë së karburanteve, në përputhje me standardet e BE, duke respektuar të gjitha angazhimet që ka Shqipëria në kuadër të Kartës së Energjisë. Ndonëse në Shqipëri për bio-karburantet ende nuk ka prodhim nga burimet vendore, plotësimi i kuadrit ligjor për to, përbën një nga detyrimet që Shqipëria ka në kuadër të integrimit në BE. Në vendet anëtare të BE-së, në kuadër të zvogëlimit të rezervave botërore të prodhimit të karburanteve, janë ndërmarrë detyrime të forta për prodhimin e bio-karburanteve. Kështu, deri në vitin 2010, vendet anëtare të BE-së detyrohen të plotësojnë në masën 5,7% të nevojave me bio-karburante, ndërsa në 2020, të arrijnë të prodhojnë deri në 20% të tyre.


    Hekurrudhat, Shqipëria në korridoret evropiane
    Komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi në parim dje projektligjin "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen Europiane për Linjat Hekurudhore Ndërkombëtare Kryesore". Kjo marrëveshje pritet t'i hapë rrugën promovimit të strategjive për lidhje të tjera të rrjetit tonë hekurudhor, gjë që vlerësohet si mundësi për rritjen e trafikut të udhëtarëve dhe të mallrave. Vendosja në këtë rrjet të linjave tona hekurudhore të Korridorit 8 (Tiranë-Durrës-Shkup-Sofje-Varna/Burgas), si dhe linjës Tiranë-Shkodër-Podgoricë, do të luajë një rol të rëndësishëm në rigjallërimin dhe modernizimin e rrjetit tonë hekurudhor, në rritjen e ndjeshme të treguesve ekonomike e shfrytëzues, në zgjerimin e tregut hekurudhor të transportit nëpërmjet futjes së transportit tranzit, të transportit të kombinuar, etj. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministrat e Transportit të vendeve të rajonit me 4 maj të vitit 2006, në Selanik, gjatë samitit të proçesit të bashkëpunimit mes vendeve europiane.

    Ministria e Bujqësore ul tarifat për analizat bujqësore
    Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit po rishikon të gjitha tarifat bujqësore, me qëllim uljen e tyre brënda normave të lejuara, duke i ardhur kështu në ndihmë të gjithë atyre që merren me bujqësi.
    Burime nga kjo ministri bënë të ditur se, me urdhër të Ministrit të MBUMK, Jemin Gjana, të gjitha institucionet përkatëse, Entet e farërave, Imputeve Bujqesore, Institute Kërkimore e laboratorike, po rishikojnë tarifat për të gjitha llojet e analizave të farërave dhe imputeve bujqësore që importohen si dhe të atyre që prodhohen në vend, me qëllim uljen e tyre në kuotat normale.

    E Merkure, 28 Shkurt 2007
     
  14. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Gropë ekologjike në Marinëz, asnjë lejë nga komuna

    VËZHGIM / Është hapur për një javë gjatë fushatës zgjedhore. Kryetari i komunës së Kumanit: “I shërben komunitetit. Dhashë vetëm autorizim gojor”

    Gentjan Ruko

    FIER – Një gropë e madhe ekologjike është ndërtuar pa leje në zonën naftënxjerrëse të Marinzës, nën juridiksionin e komunës së Kumanit në rrethin e Fierit. Mësohet se gjithçka ka ndodhur brenda një jave, gjatë kohës që zhvillohej fushata e zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit 2007. Gropa është hapur dhe shfrytëzohet nga firma kanadeze e nxjerrjes së naftës në Marinëz, “Saxon”, e quajtur ndryshe, “Bankers Petroleum”. Nga përmasat që ka, bëhet fjalë për një rezervuar të vërtetë në të cilin kanë filluar të shkarkojnë sasi shumë të mëdha mbeturinash toksike të naftës nga të gjitha puset e naftës përreth. Çdo ditë, një numër kamionësh shihen të derdhin, në gropën e madhe, mbetjet e naftës që kanë grumbulluar nga 274 gropa më të vogla pranë puseve të naftës në zonën e Patos-Marinzës, zonë që është marrë me konçesion, për rreth 20 vjet, nga kompania kanadeze, pasuese e një kompanie tjetër të huaj, e ardhur me shumë bujë, por që u largua nga Marinza në vitin 2004, duke shpallur falimentimin. Por, çuditërisht, kryetari në detyrë i komunës së Kumanit, Mystehak Haxhia, deklaron për gazetën “ABC” se komuna nuk i ka dhënë autorizim me shkrim kompanisë së huaj, por është vepruar vetëm me një “lejë me gojë” nga ana e tij. Nga mënyra si tregon, kryekomunari duket se dëshiron të na bindë se jo vetëm që nuk ka ndodhur hataja, por se ai, me anë të “lejës gojore” që ka dhënë, sikurse shprehet, i ka kryer një shërbim të madh komunitetit; ai thotë se kishte kërkuar që të pastroheshin nga mbetjet e naftës disa kanale, për të mbrojtur tokat e fshatarëve. Kryekomunari thekson se asnjë dokument nuk ekziston në zyrat e komunës për lejën dhe shfrytëzimin e sipërfaqjes së tokës publike në Marinëz dhe, sipas tij, këtu nuk ka shkelje të ligjit. Kryetari flet sikur të bëhej fjalë për diçka mëse ordinere, por, në të vërtetë, shfaqen në horizont hijet e një skandali.
    Nga ana tjetër, për kryekomunarin e ri, që pret të marrë mandatin, Rajmond Plaka, bëhet fjalë për një skandal shumë të madh. Citohet të jetë shprehur gjatë fushatës së tij zgjedhore se do ta çojë në burg kryekomunarin në detyrë, për shkeljet flagrante të ligjit në këtë.rast

    Në vendngjarje
    Asnjë person i paautorizuar nga kompania, nuk lejohet nga punëtorët t’i afrohet gropës ekologjike në Marinëz. Por, lartësia e pritës së gropës, dhe gjatësia e rrethimit të saj me rrjetë metalike, dëshmon qartë për një gropë me sipërfaqje dhe thellësi të konsiderueshme. Vetëm brenda pesë minutave, shohim të shkarkojnë aty dy kamionë. Ndërkohë, dikush ka lajmëruar eprorët që disa gazetarë i janë afruar gropës me qëllimin për të fiksuar fakte dhe prova. Sepse, pas pak, ia beh me motor një polic i kompanisë së huaj, që na urdhëron të mos filmojmë dhe fotografojmë, ndonëse disa plane dhe foto kishim fiksuar më parë në aparatet tona.
    Nëse do t’i besonim fjalëve të krykomunarit në detyrë, se kompania nuk ka lejë për gropën, atëherë kuptohet që urdhri për të filmuar apo fotografuar një sipërfaqje publike, është i pavlefshëm.
    Të lë shije të hidhur fakti që gjithçka është bërë gati në fshehësi, pa pyetur komunitetin, duke kapërcyer instancat, dhe se kërkohet të ruhet konspiracioni. Nga ana tjetër, kryekomunari në detyrë e trajton çështjen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sipas tij, paskësh mjaftuar një “lejë gojore” për të ndërtuar këtë gropë, ku do të shkarkohen tonelata të tëra mbetjesh nafte, që përmbajnë edhe substanca kancerogjene, ndërkohë që vetëm 300 metra më larg shihen shtëpitë e para të fshatit Marinëz.

    Shkeljet ligjore
    Në Fier, ekspertët na shpjegojnë se janë konsumuar shkelje flagrante të ligjit, gjithnjë nëse i besojmë pohimit të kryekomunarit se nuk i është dhënë lejë për gropën kompanisë. Sipas ligjit, do të duhej që firma e interesuar t’i paraqiste KRRT-së së komunës një dosje me dokumente, duke filluar nga vërtetimi që objekti i planifikuar për tu ndërtuar nuk cenon shëndetin publik dhe nuk ndot mjedisin. Edhe nëse kërkesa do të miratohej në KRRT-në e komunës, patjetër që do t’i paraqitej Këshillit të Komunës për të vendosur, si organi kompetent për administrimin e pronave të njësisë së qeverisjes vendore. Ky është rasti kur sipërfaqja e objektit nuk do të kalonte 5 hektarët. Në të kundërt, siç shpjegojnë urbanistët, miratimi i kërkesës do t’i takonte Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës (KRRTRSH), që drejtohet nga vetë Kryeministri.

    Precedenti që u ndal
    Një gropë tjetër ekologjike ishte planifikuar të ndërtohej nga shteti shqiptar në komunën e Zharrëzës, vitin e kaluar, por protestat e komunitetit, të mbështetura nga krerët e komunës, si dhe paqyrimi i çështjes në media, ndaluan ekzekutimin e projektit. Në atë kohë, ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, mbërriti në Fier dhe deklaroi në shtyp se gropa ekologjike nuk do të kërcënonte shëndetin e banorëve dhe se nuk do të ndotte mjedisin. Ministri tha se ajo do të shërbente vetëm për grumbullimin e hekurishteve nga anë të ndryshme që do të vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

    E Enjte, 01 Mars 2007
     
  15. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Energjia e marsit me çmime të larta

    KESH kishte premtuar 20 euro më pak për megavatorë por po importohet me 72.5 euro megavati

    Altin Xhikneli

    Çmimet e ulta të energjisë që u premtuan nga drejtuesit e KESH për muajin mars nuk erdhën. Sipas të dhënave të fundit për energjinë e kontraktuar për muajin mars të këtij viti çmimi mesatar i energjisë për MW është 72.5 euro. Kështu dhe për muajin mars KESH do të importojë energji me një kosto të lartë, e cila dita-ditës po rrënon xhepat e korporatës e që pritet së shpejti të plasë si një flluskë financiare. Totali i energjisë së kontraktuar për marsin e këtij viti është 32.6 milionë euro. Ndërkohë që KESH, premtoi se energjia e marsit do të ishte 20 euro më e lirë. Sipas përllogaritjeve rezulton se mesatarisht energjia e cila është kontraktuar për muajin mars të këtij viti është 6 euro më e lirë. Pra nga 78.6 euro për Mwh që ishte në muajin shkurt, këtë muaj mesatarisht KESH e ka blerë energjinë me 72.6 euro. Kësisoj, mashtrimi me çmimet e reja të blerjes së energjisë, nuk ka sesi ta nxjerrin korporatën nga gropa financiare që ka rënë.
    EFT dominon përsëri
    Ajo që bie në sy është se kontratat me sasinë më të madhe për importin e energjisë janë të kompanisë serbe EFT. Vetëm për muajin mars, EFT do të sjellë në Shqipëri 39 përqind të energjisë totale. Çmimi mesatar që ofron EFT për këtë sasi energjie është 74.6 euro për MWh dhe duke qenë se është nga sasia është ofertuesi më i madh rrit në mënyrë të ndjeshme çmimin mesatar. Ndërkohë që energjia që importohet nga 2 kompanitë serbe EFT dhe Rundnap është 50% e totalit. Pas gjithë përpjekjeve të mundshme të drejtuesëve të KESH për të siguruar energjie me çmim të ulët, duket se mundësitë janë të pakta, pasi sasia e energjisë që merret nga EFT duket se ka në dorë pjesën më të madhe të kontratave në Ballkan. Ndërkohë çmimin më të lartë për energjinë e importuar për muajin mars e ka ofruar kompania Verbund me 81 euro për Mëh.
    Gropa financiar
    Importi i energjisë elektrike me çmime mesatare 80 euro MWh po çon në një kolaps financiar Korporatën Elektroenergjetike e cila po mundohet ta fshehë këtë me truke mediatike. Burime pranë Korporatës bëjnë të ditur se KESH është në gjendje të rëndë financiare sidomos për likuiditete, dhe kjo sipas tyre për shkak se paratë po harxhohen në importin e energjisë më të shtrenjtë ndonjëherë. Akoma nuk është gjetur zgjidhja sesi Qeveria do t’i kalojë para KESH-it për të dalë nga kolapsi financiar që po shkaktohet si pasojë e krizës energjetike. Ndërkohë që zgjedhjet kanë rënduar dhe më tepër krizën, pasi KESH pati sjellje poltike duke furnizuar me energji më shumë sesa kishte mundësi.
    Niveli i liqenit të Fierzës është rreth 264 metër mbi nivelin e detit, dhe kjo sasi nëse përdoret me këto nivele konsumi, duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me importe. Por KESH ka planifikuar që të improtojë me çdo kusht energji deri në fund të muajit mars, dhe në vartësi të reshjeve do të bëjë një grafik të ri kombëtar. Nëse situata mbetet në nivele të tilla reshjesh dhe prodhimi, atëherë kufizimet do të jenë e vetmja zgjidhje. Energjia totale e importuar deri tani ka kushtuar 72 milionë euro. Po ti shtojmë dhe 23.6 milionë që është kontraktuar në mars shifra shkon në rreth 105 milionë euro, praktikisht më shumë sesa kosto e ndërtimit të TEC-it të ri në Vlorë.

    E Enjte, 01 Mars 2007
     
  16. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Dogana “kryqëzon” prokurorinë për kontrabandën e makinave

    Doganat hetojnë makinat luksoze që janë vjedhur në Itali, Francë, Zvicër e Slloveni


    Nje hetim i Drejtorisë së Doganave në Shqipëri pritet t’ju kthejë buzëqeshjen por ç’është më e rëndësishme makinat rreth 100 personave në Evropë. Makinat luksoze BMË x5 që qarkullojnë aktualisht në Shqipëri në rreth 80 për qind të rasteve janë të trafikuara nga Italia, Gjermania, Franca, Zvicra, Sllovenia e vende të tjera. Në Shqipëri mund t’i gjesh për 15-20 mijë euro ndërsa te koncensionarët kushtojnë nga 60 në 80 mijë euro. Në trafikun e makinave duket se janë përfshirë edhe zyrtarët që lëshojnë lejet e qarkullimit dhe figuracionet për makinat e vjedhura. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka kryer procedurat e hetimit lidhur me veprimet doganore, mënyrën e hyrjes së këtyre mjeteve në territorin shqiptar, pajisjen me targa shqiptare dhe leje të qarkullimit rrugor të 118 autovetura BMË X5 të rregjistruara. Nga hetimet rezulton se 105 autovetura BMË X5 jane pajisur me dokumente dhe qarkullojnë në mënyrë të jashtëligjshme ne vendin tone. Prej këtyre 16 autovetura jane pajisur me targa shqiptare pa u zhdoganuar fare ne dogane dhe 89 prej tyre jane zhdoganuar ne dege te ndryshme doganore duke paraqitur te dhena te ndryshme nga ato reale si tipi i BMË-ve dhe vitit te prodhimit, duke sjelle shmangie te theksuar (Ulje) te detyrimit doganor. Nga keto, 25 automjete janë regjistruar si të vjedhura në vende të ndryshme të Evropës si Itali, France, Gjermani, Slloveni, Zvicër etj, materiali për të cilat u përgatit i plotë dhe u dërgua në organin e ndjekjes penale.
    Në lojë doganierë
    e specialistë transporti
    Është i çuditshëm fakti që drejtoria e doganave kujtohet papritur për të bërë një hetim për makinat e trafikuara ndërsa pjesa më e madhe e përgjegjësive është në sportelet e doganave. Deklarata zyrtare e doganave nuk thotë se sa është numri i doganierëve që kanë bërë zhdoganimin e këtyre mjeteve dhe sa prej tyre janë pushuar ose kaluar për ndjekje penale. Një tjetër problem lidhet me dhënien e dokumenteve të qëndrimit për këto mjete, pra lejet e qarkullimit dhe figuracionet e marra nga kompanitë e sigurimit. Por doganat e kanë përdorur këtë hetim si një tjetër trampolinë për sulm ndaj prokurorisë në vazhdën e akuzave ndaj kryeprokurorit Sollaku pasi pretendojnë se një prokuror mban peng hetimet duke nxjerrë justifikime si psh nuk gjendet shtetasi, kur ai ka sigluar para noterit; ka kaluar afati për ndjekjen penale etj. Ndërkohë që doganat nuk kanë dhënë asnjë masë për doganierët që kanë zhdoganuar BMË x5 me vlera qesharake, nuk kanë haruar ti japin një leksion prokurorëve se “mbi trafikantët evidentohen lehtësisht elemente të paktën të tre veprave të ndryshme penale pra: “trafikimi i mjeteve motorike”, “kontrabandë” , “falsifikim i dokumenteve” dhe “shpërdorimi i detyrës” nga punonjësit e shtetit që janë bërë pjesë e këtij trafiku, si dhe duke mos vepruar në kohë por duke lejuar kalimin e afateve që sipas tyre mundësojnë ndjekjen dhe procedimin penal”.

    E Enjte, 01 Mars 2007
     
  17. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Mbërrin tregtia e karbonit në Shqipëri



    Banka Botërore, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, organizuan sot dje një seminar me temë "Si të përfitojmë nga Fondi i Karbonit", në prani të grupeve të interesit, si dhe zëvendësministrit të METE-s, Gjergj Bojaxhi dhe atij të Mjedisit, Taulant Bimo. Gjatë seminarit, i cili do të zgjasë dy ditë, do të zhvillohen programet sqaruese për grupe të interesit, sikurse janë organet e pushteteve lokale, të bizneseve private, etj, për mënyrën se si mund të përfitohen financime nga Banka Botërore për projekte në nivel lokal, të cilat lidhen me shfrytëzimin e burimeve të pastra natyrore, të rinovueshme për prodhimin e energjisë elektrike. Të gjitha financimet janë të hapura për çdo projekt dhe janë të siguruara nga Programi CDM (Mekanizimi për Zhvillimin e Pastër Mjedisor), që parashikon fonde, të cilat menaxhohen nga Banka Botërore, nën emrin "Fondi i Karbonit".
    Shqipëria, duke qenë një nga 55 vendet, që ka ratifikuar Protokollin e Kyotos në 1 Prill 2005, (i cili ka si qëllim, zvogëlimin e emetimit të gazit për efektin serrë), është përfituese e programit CDM (Mekanizimi për Zhvillimin e Pastër Mjedisor). Madje sot, do të zhvillohet një seancë praktike për të ndihmuar të gjithë të interesuarit për projektet e financimit të karbonit. Deri tani , kanë shprehur interesim sipërmarrës privatë të sektorit të energjisë, naftës dhe gazit, disa sektorë shërbimesh bashkiakë për sektorët e ujësjellsave për të përfituar financime nga Fondi i Karbonit. Që kur u nënshkrua marrëveshja e Kyotos, ka lindur dhe një biznes i ri në botë ai i tregtimit të krediteve të karbonit CO2. Madje gjatë vitit 2004 në bursën e Londrës janë tregtuar plot 107 milionë metër kub carbon sipas skemës së Bashkimit Europian. Mendimi i biznesit për këtë treg, është se që nga nënshkrimi i Kyotos, tashmë qendra e shkëmbimeve tregtare do të jetë Londra. Nga ana tjetër organizata jo qeveritare në botë e kanë kritikuar këtë projekti si hipokrit ndaj reduktimit të karbonit në atmosferë.

    E Enjte, 01 Mars 2007
     
  18. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Mjekët, paga më të larta sipas kushteve të punës

    Ndryshojnë pagesat në radhët e punonjësve të sistemit parësor të shëndetësisë


    Punonjësit në sistemin parësor, të cilët janë me arsim të lartë do të kenë rritje page duke pasur parasysh kushtet e punës apo pozicionit. Dje, Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në ligjin që flet për miratimin e niveleve të pagave të punonjësve me arsim të lartë. Konkretisht, pika që ka pësuar ndryshim është ajo që sqaron pagesën e punonjësve të shëndetësisë në drejtoritë e kujdesit parësor, shërbimi parësor, si dhe autoritetin shëndetësor rajonal. Konkretisht, ndryshimet e bëra sipas qeverisë janë në masën e pagës së këtyre punonjësve. Kështu, ndërsa në ligjin e vjetër, drejtori njëkohësisht dhe kryeinspektori sanitar merrte 33.500 lekë për pozicion pune tani do të marrë 37 mijë lekë. Kjo veç pagës apo vjetërsisë së punës. Një tjetër shtesë që do të përfitojnë këta punonjës do të jetë edhe 9 mijë lekë të reja për kushte pune, shtesë kjo e cila nuk përfitohej më parë. Ndryshime në sistemin e pagesës kanë pothuajse të gjithë punonjësit pranë dikastereve të drejtorive të kujdesit shëndetësor apo autoritetet shëndetësore rajonale.

    "Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2007, i miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

    Kryesisht, ndryshimet për këto kategori nuk janë bërë në vlerë page, por për shtesa për efekt të kushteve të punës apo për efekt pozicioni. Këta punonjës, veç pagës marrin edhe 2 për qind shtesë për vjetërsi pune. Ndërkohë që shtesë tjetër në pagë mund të kenë edhe në rast se kanë kualifikim. Të gjitha këto shtesa janë të parashikuara sipas vendimeve të marra nga qeveria. Ndërkaq, sistemi shëndetësor parësor tashmë është nën "tutelën" e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe jo më nën varësinë e Autoritetit Shëndetësor Rajonal.
     
  19. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    KESH: Garantuam 450 megavat për marsin



    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar për muajin mars të këtij viti, nga importi, sasinë prej 450 megavat energji elektrike, nga 17 kompani të huaja dhe shqiptare. Sipas burimeve të KESH, çmimi i blerjes për këtë muaj është më i ulët, mesatarisht me 20 euro për megavat, krahasuar me periudhën e mëparshme. Kështu, KESH ka kontraktuar sasinë prej 450 megavat, me çmim që varion nga 59.90 euro për një megavat deri në 81.50 euro. Kryesisht, sasia e importuar me çmimin më të ulët është siguruar nga kompania çeke CEZ, me 59.90 euro për një megavat. Nga 61.90 - 69.25 euro për megavat, energjia është siguruar nga kompanitë "EGL", "W.P", "HSE", "PÇ", "Espada". Nga kompania "EFT", sipas kontratës së siguruar nga tenderi i zhvilluar në fund të vitit që kaloi, është blerë energji me çmimin 72 euro për megavat dhe nga "Atel" me 73 euro. Ndërsa nga kompani të tjera, si "Istranbez", "EFT", "Rudnap", "GSA", dhe "Atel", është siguruar energji me çmimin nga 73-78.98 euro për çdo megavat. Nga kompania "Verbund" është blerë energji me çmimin 81.50.
     
  20. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike! *DELETED*

    Shkrimi u fshi nga EBM
     

Shpërndajeni këtë faqe