Lajme ekonomike!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Daniel H, 8 Jan 2007.

  1. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Neranxi: Qeveria "Berisha" po shkatërron biznesin

    Deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi, ka akuzuar dje në sallën e Kuevndit, qeverinë dhe konkretisht, Kryeministrin Berisha se ka nisur një gjueti shtrigash ndaj biznesit në vend. Deputeti Neranxi, i cili është edhe biznesmen, nëpërmjet foltores së Kuvendit, u ka kujtuar deputetëve dhe mbarë opinionit public se situata po paraqitet mjaft kritike. "Qeveria e zotit Berisha është duke ushtruar një goditje të organizuar klanore mbi biznesin, mbi shumë kompani dhe subjekte tregtare të investuara përgjatë 17 vjetëve të këtij tranzicioni. Janë tri kategori ndëshkimesh që po bën Kryeministri mbi biznesin e vendit. Së pari, ka listuar disa kompani, të cilat janë vënë në goditjen dhe persekutimin bllokues të tyre. Doganat kanë nisur gjuetinë e shtrigave mbi disa kompani, duke lëshuar urdhra bllokimi dhe akte ndalimesh të paligjshme. Këto urdhra banditeske po ndëshkojnë dhjetëra biznesmenë. Së dyti, urdhri i Kryeministrit dhe administrata servile e tij, po godasin pa mëshirë disa biznese, që sipas mendjes së tij të mbrapshtë, janë të lidhur me kundërshtarët politikë të këtij Kryeministri që po korrupton gjithnjë e më tepër publikisht moralin e vet me sjelljet dhe urdhrat që jep. Personalisht, jam rasti konkret i kësaj sjelljeje dhe këtij sulmi që ka nisur. Kompania që i përket familjes sime, është vënë në goditje të pareshtura prej gjithë hordhisë njerëzore të Kryeministrit, që ka uzurpuar doganat, pikat doganore dhe administratën fiskale. Së treti, sistemi kapitalist dhe gjithë vlerat e ngritura të këtij tregu privat në Shqipëri, po kërcënohen prej mekanizmit korruptues që po zbaton dhe ngre Kryeministri dhe disa ministra të tij", është shprehur deputeti Neranxi.
     
  2. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    "Conad Adriatik" vjen fuqishëm në Shqipëri

    Në projektet e zhvillimit të "Conad Adriatik" përfshihet edhe një përshpejtim i prezencës në Shqipëri me hapjen e 5 pikave të reja brenda vitit 2007 dhe dy qendrave tregtare me anekse hipermerkatesh brenda vitit 2009, të gjitha të drejtuara nga një magazinë qendrore, që do të përurohet brenda këtij viti në Durrës. Nëse pikat e Tiranës drejtohen nga "Food Trade", shoqëria shqiptare që "Conad Adriatik" ka krijuar në partneritet me dy sipërmarrës lokalë, pika e Durrësit është e para e hapur nga një anëtar i ri i firmës, që gëzon të njëjtin trajtim të rezervuar të ortakëve, në mënyrë që t‘u përgjigjet nevojave të zgjerimit të sipërmarrjes edhe në vendin e shqiponjave. "Kjo përvojë e re është një mundësi interesante zhvillimi për të gjithë sistemin ‘Conad‘ nga një konsorcium kombëtar te ndërkombëtarizimi i logos dhe markës, te sipërmarrja dhe ortakët për mundësinë e rritjes, dhe te furnitorët tanë, të cilëve u ofrojmë një treg të ri dhe interesant", thekson administratori i deleguar i "Conad Adriatik", Antonio Di Ferdinando. Cilësia dhe shumëllojshmëria, çmimet konkurruese dhe vëmendja ndaj kërkesave të klientit dhe vendit janë të zakonshme edhe në pikë-shitjet përtej Adriatikut. Puna jonë bazohet në prodhimet tipike lokale, shqiptare apo italiane, produkte këto që tregojnë vlerat e traditës së kuzhinës së dy vendeve dhe që "Conad Adriatik" i bën të arritshme nëpërmjet kombinimit të cilësisë dhe çmimit të arsyeshëm. Në këtë mënyrë, ne ruajmë dhe aktivitetin e prodhuesve të vegjël apo të mesëm që, përndryshe, do të veniteshin. "Jetojmë një zhvillim të fuqishëm", thotë Di Ferdinando, i cili konfirmon impenjimin për t‘u ofruar ortakëve mundësi të shumta zhvillimi, më shumë avantazhe konkurruese dhe leverdi për klientët.

    "Conad Adriatik" është pjesë e grupit "Conad", krijuar në 1972 me iniciativën e disa tregtarëve me pakicë të provincës Piceno dhe është tashmë një prezencë e njohur në 5 rajone: Abruzzo, Basilicata, Marche (provincë e Ascoli Piceno, Macerata dhe pjesë të provincës së Ankonës), Molise e Puglia. Qendra e kompanisë është në Stella di Monsampolo (Ap). Bashkimi, mbi bazën e një principi kooperativist, i 246 ortakëve i dha jetë një rrjeti shitjesh që bashkon avantazhin e shpërndarjes së gjerë me eksperiencën dhe profesionalizmin e protagonistëve tradicionalë të tregtisë. Për të siguruar një përgjigje efektive ndaj kërkesave të tregut veprojnë 6 hipermarkete, 126 supermarkete, 104 rrjete margarita dhe 58 dyqane ushqimorë. Një hipermarket i shtatë do të përurohet brenda këtij viti në brendësi të qendrës tregtare "Gran Sasso" në Teramo, me një sipërfaqe totale prej më shumë se 10 mijë m2. Totali prej 294 pika shitjeje ka një sipërfaqe prej më shumë se 139 mijë m2 që në vitin 2006 qarkulluan më shumë se 700 milionë euro.

    "Conad Adriatik" është lider në territoret ku është prezent duke zotëruar rreth 23% të tregut në vendndodhjet e hershme. Kjo përqindje zbret në 9,1% (pa llogaritur pikat e reja të hapura në tremujorin e fundit të vitit) nëse merren në konsideratë zonat e reja, në të cilat "Conad" ka ndërmarrë hapat e para të rëndësishme për zhvillim.

    Synojmë një udhëheqje… të gjithën "Adriatike" me strategji të drejtuara zhvillimi e duke mbështetur maksimalisht kapacitetin sipërmarrës të ortakëve tanë. Sigurisht, kjo nuk është as e thjeshtë e as e shpejtë për t‘u realizuar, por që nga Marche në Puglia, ne jemi të inspiruar nga e njëjta frymë, nga e njëjta forcë dhe dëshirë për të qenë sipërmarrës të suksesshëm pranë klientëve tanë. Cilësia e gjërave që bëjmë dhe një prezencë gjithmonë e më intensive në territor janë kontribute që forcojnë prestigjin e logos sonë dhe që e pasurojnë atë me vlera të reja.

    Monsampolo (Ascoli, Piceno), 27 shkurt 2007 - 23 pikë-shitje të reja, hipermarketi aktual i Akuilës dhe ortakë të rinj, blerje dhe zgjerim, rreth 17000 m2 sipërfaqe të përgjithshme. Kjo është përmbledhja e planeve të zhvillimit të "Conad Adriatik" në tremujorin e fundit të 2006 përgjatë bregut të Adriatikut. E jo vetëm: sepse vetëm vitin e shkuar Adriatiku është edhe sinonimi i Shqipërisë, ku "Conad Adriatik" synon një prezencë gjithmonë e më të plotë. Dy pikat e reja në Tiranë dhe ajo në Durrës janë fillesa e një projekti ambicioz zhvillimi, që përfshin hapjen edhe të 5 pikave të tjera në 2007 dhe 2 qendrave tregtare me hipermarkete në 2009, të gjitha të drejtuara nga një magazinë qendrore që do të inaugurohet brenda fundit të vitit në Durrës.
     
  3. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Si të përfitoni nga Fondi

    EFSE është një nga fondet më të mëdha financiare në botë, me një bazë aktuale kapitali prej 244.5 milionë euro. Baza e kapitalit përbëhet nga kontributet e donatorëve dhe fonde të reja nga institucionet ndërkombëtare si BERZH, IFC, KfW, FMO, si dhe investitorë privatë. Promovues i këtij fondi, është banka gjermane, KfË, ndërsa menaxhimi i tij bëhet nga "Oppenheim-Pramerica Asset managment Sa", mbikëqyrja nga "Citibank International", dega e Luksemburgut. Fondi Europian për Europën Juglindore (EFSE), do të fillojë së afërmi financimet me mikrokredi për bizneset e ndryshme edhe në Shqipëri. Në përfshirjen e financimeve me mikrokredi do të përfshihen sipërmarrës shumë të vegjël, SME-të, fermerë, familjarë, etj. Në 5 vitet e para, ky fond do të financojë rreth 120 mijë mikrokredi për biznese shumë të vogla dhe të vogla si dhe për fermerët. Fondi do të ofrojë 30 mijë kredi për përmirësimin e kushteve të banimit për familjet , si dhe do të hapë 30 mijë vende të reja pune në tërë rajonin e Europës Juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë. EFSE është aktive në Kosovë, Maqedoni, Sërbi, Bosnje-Hercegovinë, Mali i Zi, Rumani, Moldavi, Bullgari dhe së fundi, do të zgjerohet edhe në Shqipëri. Baza aktuale e kapitalit të Fondit është 244.5 milionë euro, ç'ka e bën ndër më të mëdhatë në botë. Deri tani, kreditë e përfituara nga ky Fond, zënë 35.5 për qind në sektorin e tregtisë, 29% për sektorin e shërbimeve, 23% për sektorin e agroindustrisë, si dhe 13% për prodhim industrial. Deri në fund të vitit 2006, kreditë e dhëna nga EFSE, 61% e zënë kreditë e dhëna për më shumë se 5 vjet, deri në 5 vjet kreditë zënë 17%, deri në 3 vjet zënë 19% dhe vetëm 3% janë kreditë e dhëna deri në 1 vit. Bosnje-Hercegovina zë vendin e parë të përfitimeve nga investimet e reja përmes kredive nga EFSE, me një shumë prej 60 milionë euro, Sërbia me 35.8 milionë euro, e ndjekur nag Rumania, Mali i Zi, Kosova, Moldavia, Maqedonia dhe Bullgaria.

    E Merkure, 07 Mars 2007
     
  4. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Mallrat e akcizat i rikthehen doganave

    Muaji shkurt shënon rritjen e importit të mallrave të fortë si kafe, karburante dhe cigare

    Altin Xhikneli

    Importi i mallrave të akcizë ka pësuar rritje gjatë 2 muajve të parë të këtij viti. Pas një rënie të treguesve të importit gjatë muajit janar 2007, janë karburantet të cilat kanë filluar të zhdoganohen më shumë. Kjo për arsye se tregu ndërkombëtar ka patur çmime të favorshme për grosistët e karburanteve. Por, ritmet e zhdgonanimeve të cigareve flitet se kanë rënë për shkak se ka filluar të aktivizohet kontrabanda. Kohët e fundit nuk kanë qenë të paktë rastet e kapjes së kontrabandistëve të cigareve nga Mali i ZI, etj. Kështu, sipas të dhënave nga doganat, gjatë periudhës janar-shkurt 2007 të vitit 2007 zhdoganimet e karburanteve arritën në 62 464 ton. Sipas të dhënave doganore, gjatë kësaj periudhe janë zhdoganuar 4 711 ton më tepër krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u zhdoganuan 57 753 ton karburante. Vendet të cilat kryesojnë tregun e importeve të karburanteve në Shqipëri janë Greqia me 57.3 milionë euro karburante për autovetura në vitin 2006, e ndjekur nga Rusia me 56.4 milionë euro. Ndërkohë që një peshë të rëndësishme zënë dhe Rumania, Bullgaria Gjeorgjia dhe Turqia. Gjatë vitit 2006, importi i karburanteve ka mbërritur në 155 milionë euro duke pësuar një rritje prej rreth 30% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që një peshë të konsiderueshme zë dhe importi i karburanteve për kompanitë ajrore të cilat i përdorin për avionë. Vetëm gjatë vitit 2006, është importuar 28.6 milionë euro karburant për avionë, dhe kryesuesi është Greqi me 23 milionë.
    Cigaret, 386 ton në 2 muaj
    Zhdoganimet e cigareve gjatë dy muajve të parë të viti 2007, shënuan vlerën 385.3 ton. Sipas të dhënave nga doganat, për periudhën Janar-Shkurt sasia më e madhe është zhdoganuar në doganën e Tiranës rreth 348.9 ton cigare, në doganën e Gjirokastrës 26.9 ton cigare si dhe në Pogradec, ku janë zhdoganuar 9.5 ton cigare. Edhe pse akciza e pakteve u rrit në paktën fiskale të vitit 2006, ku në shtator për një paketë grosistët do paguajnë 15 lekë më shumë, kjo nuk ka ndikuar në uljen e importeve pasi konsumi i tij është gjithnjë në rritje. Pas shtatorit 2006, për cigaret paguhet në doganë 40 lekë për paketë ndërkohë që para ndryshimet të tarifave paguhej 25 lekë.
    Kafeja, importi rritet me 1 134 ton
    Importi i kafesë është rritur gjatë dy muajve të parë të vitit 2007, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitin 2006. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, importi i kafesë është rritur gjatë muajve Janar -Shkurt 2007 me 1 134 ton, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u importuan 939 ton kafe. Importet e kafesë, mall për të cilin paguhet akcizë, vijnë kryesisht nga vendi fqinjë, Greqia. Ashtu si duhani dhe kafeja vazhdon të pësojë një rritje të konsumit nga viti në vit. Që 1 shtatori i vitit që shkoi, akciza për kafenë u rrit me 10 lekë për kilogramë, duke u bërë 50 lekë.

    E Merkure, 07 Mars 2007
     
  5. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Një projekt i vockël mikrokredish na shitet për plan "Marshall"

    Pas dështimit të Paktit Stabilitetit, propagandë për projektin 5 euro/person


    Kur nuk kanë kaluar dy muaj nga dështimi i Paktit të Stabilitetit, një tjetër histori me plane “Marshall” vërtitet në rajonin e varfër të Ballkanit Perëndimor. Dje në Tiranë është prezantuar me propagandë të madhe një plan i ri që organizatorët preferojnë ta quajnë “Plani Marshall i shekullit XXI”. Padyshim që nuk ka asnjë lidhje as me planin paraardhës “Marshall”, atë të Paktit të Stabilitetit i cili u ndërmor menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Madje paralelet mes planit të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) me Paktin e Stabilitetit janë të vështira për tu hequr pasi Pakti parashikonte mbi 4 miliardë euro për rindërtimin ekonomik të Ballkanit të trazuar ndërsa fondi evropian rreth 15 herë më pak ose “plot” 250 milionë euro. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, i takon rreth 5 euro për person për gjithë rajonin me më shumë se 50 milionë banorë. Madje Shqipëria është vendi i fundit që i është bashkuar nismës dhe sipas të dhënave deri më tani ka përfituar vetëm 1.5 milionë euro kredi, një shifër qesharake për financimin qoftë dhe të një biznesi të vetëm. Nëse bëjmë një krahasim tjetër rezulton se vetëm një bankë në një vit në Shqipëri(Banka Amerikane) ka akorduar vitin e kaluar mbi 200 milionë euro kredi ose afërsisht sa do të jepen kredi për 7 vende të rajonit gjatë 5 viteve të ardhshme.
    Problemet me kreditë
    Projekti do të fillojë operacionet për financimin e sipërmarrësve shumë të vegjël dhe të vegjël, fermerëve dhe familjeve edhe në Shqipëri pasi ka më shumë se 8 vjet që operon në Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Mali i Zi, Kosovë, Rumani dhe Maqedoni. Në 5 vitet e ardhshme pritet që EFSE të ofrojë rreth 120,000 kredi për ndërmarrjet shumë të vogla, të vogla dhe fermerët; të ofrojë rreth 30,000 kredi për përmirësimin e kushteve të banimit për familjet si dhe të kontribuojë në hapjen e 30,000 vendeve të reja pune në tërë rajonin e Evropës Juglindore, përfshi edhe Shqipërinë. Ardian Fullani, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, thekson se veprimtaria e Fondit do të jetë e dobishme për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla në Shqipëri. Ai u shpreh se: “nga ky këndvështrim, prezantimi i Fondit Evropian për Evropën Juglindore është një element i ri, i cili do të shërbejë si katalizator për një sërë ndryshimesh dhe mundësish të reja, në përputhje me kërkesat e një tregu modern, të aftë për të mbështetur zhvillimin perspektiv të vendit”. Në fakt Shqipëria në fazat aktuale nuk ka patur probleme me financimin e biznesit të vogël dhe individëve pasi këto të fundit marrin rreth 1/3 e kredive totale. Përkundrazi FMN ka lëshuar alarmin se kreditë nuk po kthehen dhe kjo mund të çojë në kolaps sistemin bankar.
    Versioni i shëmtuar i planit “Marshall”
    Dr. Klaus Maurer, Drejtor i Investimeve të Fondit dha dje më shumë se 4 intervista që në të gjitha mediet u cituan si “ekskluzive”. Thelbi i prononcimeve ishte krahasimi me “Planit Marshall” të pas luftës II botërore por po ti referohesh shifrave duket si një kopjim i shëmtuar i një plani të rëndësishëm të financuar nga SHBA për rindërtimin e Evropës. Madje dhe krahasimi me Paktin e Stabilitetit, që në vitin 199 u quajt një plan i dytë Marshall është i pavend. Vetëm disa nga fushat e shënjestruara për ndërhyrje janë të njëjta pasi Pakti i Stabilitetit në Tryezën e Dytë synonte pikërisht zhvillimin ekonomik nëpërmjet investimeve dhe reduktimit të varfërisë. Ndërsa po të shohësh aktivitetet dhe projektet e Paktit të Stabilitetit, që nga energjia, transporti, tregtia e deri te demokracia e siguria, rezulton se projekti i Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) është një shifër modeste në lumin e miliarda dollarëve që qarkullojnë në rajonin e Ballkanit.

    E Merkure, 07 Mars 2007
     
  6. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Erdogan në Tiranë, për të marrë Albtelekomin

    Kryeministri turk do të mundohet të bindë Berishën

    Kryeministri turk, Taip Erdogan, do të vizitojë Tiranënmë 15 mars. Ndër çështjet e axhendës së vizitës së shefit të qeverisë së Ankarasë në Shqipëri është edhe mbyllja e kontratës së privatizimit të Albtelekomit që do të diskutohet kokë me kokë me homologun shqiptar, Sali Berisha. Ministria e Ekonomisë kishte deklaruar se negociatat do të mbylleshin Brenda shkurtit, por me justifikimin e krizës energjetike, në një kohë që vendi ende furnizohet normalisht me energji, ato u shtynë në një afat të pacaktuar. Kompania shqiptare e telefonisë fikse është në proces privatizimi dhe favoriti për blerjen e saj është ende kompania turke "Calik Enerji". Oferta e fillestare për 76 për qind të aksioneve të Albtelekomit është 120 milionë euro, shuma e vetme e paraqitur në tenderin e prillit të vitit 2005. Politikanët turq po zhvillojnë një ofensivë të fortë diplomatike për ta bindur Tiranën zyrtare që ta mbyllë privatizimin e Albtelekomit dhe të pranojë ofertën e kompanisë turke. Kjo ofensivë kulmon me vizitën e pritshme të Kryeministrit turk, Erdogan, në Shqipëri. Turqia është e vendosur që të përhapë influencën e saj ekonomike në vendin tonë për të konkurruar rivalin e saj rajonal, Greqinë. Për vitin e kaluar, investimet turke arritën në 150 milionë dollarë. Aktualisht, ujdisë me turqit i kanoset rreziku i dështimit, përderisa qeveria shqiptare nuk pranon të lëshojë pe në një kusht. Ky kusht bazohet në auditimin e Deloitte, i cili thekson lëshimet shumë të mëdha që u janë bërë turqve nga pala shqiptare, veçanërisht për çështjen e roaming. Sipas këtyre vërejtjeve, të cilat janë kundërshtitë kryesore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, pengesa kryesore për forcimin e mëtejshëm të miqësisë shqiptaroturke, është teorikisht në dorë të qeverisë shqiptare, pasi lidhet me thirrjet roaming. Kjo pikë përbën në fakt, ngërçin më të madh në marrëdhëniet kontraktuale dypalëshe, pasi zgjidhja e së drejtës për roaming të brendshëm i detyron investitorët e "Calik"-ut të kryejnë miliona euro investime shtesë, sikurse parashikon edhe një rregullim të ri ligjor ndërmjet operatorëve mobilë. Ndërsa turqit duket se nuk pranojnë ta rinegociojnë këtë pikë, as Ministria e Ekonomisë nuk ka pranuar të zmbrapset. Si rrjedhojë, "Calik Enerji" kërkoi që vlerës fillestare prej 120 milionë eurosh për blerjen e Telekomit shqiptar, t‘i zbriten 30 milionë euro, propozim i pritur aspak mirë nga ministria në fjalë. Vetë ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka deklaruar se shuma fillestare përbën një kusht të pakontestueshëm, çka do të thotë se të paktën për momentin, Albtelekomi nuk ka gjasa t‘u jepet turqve për më pak se 120 milionë euro. Këto përplasje kanë bërë që një mosmarrëveshje kontraktuale me karakter teknik të shndërrohet në një fërkim me karakter politik. Nëse ujdia thjesht dështon, duke rezultuar në një tërheqje të ndërsjellë të palëve, situata mund të përshkallëzohet jo thjesht me pasojave ligjore, por mbi të gjitha me pasoja politike.
     
  7. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Kapet duhan kontrabandë

    Shkodër, zbulohet magazina abuzive

    Agjentët kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër kanë arritur paraditen e djeshme të gjejnë një magazinë në fshatin Gur i Zi, ku depozitoheshin mallra kontrabandë duhani, si dhe të prangosin Viktor Vukën, 57 vjeç lindur e banues në lagjen "Kortodhaj" Komuna Guri i Zi, Shkodër. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur për gazetën se gjetja e kësaj magazine dhe prangosja e pronarit të saj është bërë e mundur pas sinjalizimeve të marra në rrugë operative në
    lidhje me aktivitetin e paligjshëm që ushtronte Viktor Vuka. Ndërkohë, mësohet se i ndaluari është shprehur në polici se nuk është kontrabandist, por si të gjithë duhanshitësit e tjerë që tregtojnë duhan, filtra, qese dhe letër në tregun e "Rusit". Në tregun e madh në Shkodër, çdo ditë rreth 30 persona tregtojnë duhan, letra, qese dhe letër që zakonisht vijnë nga fshatrat dhe zonat e thella malore për të siguruar jetesën
    duke shitur në trotuar. Ndaj të arrestuarit, Prokuroria e Shkodrës ka ngritur akuzën e "Tregtim dhe transportim të mallrave kontrabandë" dhe "Ruajtje dhe depozitim i mallrave kontrabandë"
     
  8. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    KLSH publikon abuzimet, 7,3 miliardë lekë dëme

    Gjatë periudhës 4-vjeçare 2002-2006 doganat shpërdoruan 880 milionë lekë


    Shkeljet me fondet e shtetit për periudhën 2002-2006 arrijnë në 7,3 miliardë lekë. Kjo shifër u publikua nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku, në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë dhe Financave. Shkeljet janë vërejtur në ministritë dhe institucionet qendrore, institucionet e administratës së qeverisjes vendore dhe në degët e tatim-taksave dhe doganave. Lista e shpërdoruesve më të mëdhenj të buxhetit të shtetit kryesohet nga administrata tatimore. Çeku ka kërkuar ndryshime të menjëhershme në këtë administratë, pasi, sipas tij, ajo vazhdon të jetë burimi kryesor i korrupsionit në vendin tonë. Gjatë periudhës 4-vjeçare 2002-2006, kjo administratë i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 4,7 miliardë lekësh, ose e shprehur në përqindje afro 55 për qind të totalit të dëmit të konstatuar gjatë kësaj periudhe. Ky dëm është konstatuar nga KLSH në degët ë tatim-taksave të Tiranës, Lezhës, Korçës, Lushnjës, Mirditës, Vlorës, Fierit, Dibrës, Bulqizës, Përmetit, Kukësit, Tropojës dhe Kavajës. "Dëmi është shkaktuar kryesisht nëpërmjet shmangieve në deklarimin dhe pagesën e TVSH-së, të tatim-fitimit. Po kështu paraqitjes në bilanc të shpenzimeve të panjohura për efekt të llogaritjes së tatim-fitimit. Inspektorët e tatimeve nga ana e tyre kanë shkelur ligjin nëpërmjet rimbursimeve të dhëna padrejtësisht, duke mos aplikuar gjobat dhe në disa raste duke falur të gjitha detyrimet tatimore", tha Çeku. Menjëherë pas tatimeve në vendin e dytë për nga shuma e dëmit të shkaktuar në buxhetin e shtetit vjen administrata doganore. Sipas Çekut, në periudhën 2002-2006 doganat shqiptare i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej afro 880 milionë lekësh. Shkeljet më të mëdha janë konstatuar në degën e doganës Qafë-Thanë dhe degët e Doganave të Tiranës dhe Kapshticës. Kryesisht dëmet në dogana janë shkaktuar nëpërmjet shmangieve të detyrimeve doganore dhe llogaritjeve të gabuara të tarifave. Departamenti Operativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave (DPD), rezulton të ketë shkaktuar një pjesë të mirë të dëmit total, si pasojë e uljes së vendimeve të gjobave pa bazë ligjore dhe si mosaplikim të penaliteteve për shkelje të cilësuara "kundërvajtje administrative" apo kontrabandë. Çeku shtoi gjithashtu se në disa raste doganierët kanë bërë llogaritje të gabuara të tarifave doganore, si edhe shmangie dhe fshehje të këtyre të fundit. Aktualisht KLSH po zhvillon kontrollin në dy kompanitë më të mëdha publike në vend. "Ne jemi duke kontrolluar tani Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare dhe Albtelekomin dhe brenda muajit prill do të fillojmë kontrollin edhe për procedurat e tenderimit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë", tha Çeku. Ndërkaq rezulton se shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shitjen dhe dhënien me qira të pronave shtetërore arrijnë në afro 3 miliardë lekë. Por administrata publike ka abuzuar edhe nëpërmjet llogaritjes së pagave për personelin e saj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërdoruar nga buxheti i shtetit rreth 10 milionë lekë të reja, nëpërmjet pagave të llogaritur për personelin në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Gjatë vitit 2006, KLSH ushtroi 201 kontrolle në institucionet publike shqiptare, nga 147 që kishte planifikuar në fillim të vitit.
     
  9. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Shkurtime të reja më administratë

    Fshesë në Akademi e Shëndetësi


    Me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ka ulur numrin e punonjësve që janë punësuar në administratë. Për vitin 2007, qeveria ka shkurtuar numrin e të punësuarve në institucionet qendrore dhe në ministri. "Numri i punonjësve buxhetorë, për ministritë dhe institucionet qendrore, për vitin 2007, është 106 480 veta, për periudhën janar-mars 2007, dhe 104 808 veta, për periudhën prill-dhjetor 2007", thuhet në vendimin më të fundit të Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit për përcaktimin e numrit të punonjësve në ministritë dhe institucionet qendrore për këtë vit, do të shkurtohen rreth 1672 persona brenda administratës. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr. 9465, datë 27.11.2006 "për buxhetin e shtetit të 2007-ës, me propozim të Këshillit të Ministrave, u vendos që numri i punonjësve buxhetor të ulet me rreth 1600 persona më pak. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet për zbatimin e këtij vendimi. Sektorët ku do bëhen ndryshimet janë ai i shëndetësisë dhe në Akademinë e Shkencave.
     
  10. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Kanadezët kërkojnë të blejnë ARMO-n

    Bankers Petroleum kërkon të blejë kompaninë, vlera e së cilës llogaritet afro 100 milionë dollarë


    Kompania kanadeze që ka me koncesion shfrytëzimin e zonës naftëmbajtëse të Patos Marinzës kërkon të blejë kompaninë shtetërore të përpunimit të naftës ARMO. Lajmi për gazetën "Shqip" nga zyrtarë të lartë të ARMO-s, vlera e shitjes për të cilën llogaritet në rreth 100 milionë dollarë. Ministria e ekonomisë ka filluar procedurat e tenderit për përzgjedhjen e kompanisë konsulente që do të menaxhojë privatizimin e ARMO-s. Megjithëse ende nuk është e qartë se sa përqind e aksioneve do të privatizohen kanadezët kanë nxituar të shfaqin interesin e tyre. Kompania ARMO, mbulon aktualisht 30 për qind nevojat e tregut vendas me naftë. Në programin e punës të qeverisë, ARMO, parashikohet që të privatizohet brenda 3-mujorit të katërt të këtij viti. Ndërkaq gjendja financiare e kompanisë, sipas drejtorit Ekonomik të ARMO-s, Kujtim Osmanaj, paraqitet e kënaqshme. "Për vitin 2006, ARMO realizoi një fitim prej 1,9 miliardë lekësh, nga 380 milionë që ishte një vit më parë", tha Osmanaj për "Shqip". Drejtori Ekonomik i kompanisë së vetme të përpunimit të naftës në vend, deklaron se rezultatet e mira financiare kanë ardhur si pasojë e menaxhimit të mirë që i është bërë ARMO-s gjatë vitit të fundit. Por një nga elementët kyç të rritjes së të ardhurave të kompanisë ka qenë edhe rritja e prodhimit. Vetë kompania kanadeze Bankers Petroleum ka rritur prodhimin me mbi 800 fuçi naftë në ditë vetëm brenda një viti. ARMO përpunon naftën bruto që ble nga Albpetrol dhe kompania kanadeze, Bankers Petroleum dhe më pas e shet në tregun shqiptar. Bankers prodhon aktualisht 4600 fuçi naftë në ditë, pjesa dërrmuese e së cilës i shitet ARMO-s. Për vitin 2005, prodhimi i naftës në total nga Bankers dhe Albpetrol arriti në 450 mijë tonë, ndërsa për vitin që lamë pas ky prodhim duhet ta ketë kaluar nivelin e 500 mijë tonëve. Një efekt të ndjeshëm në të ardhurat e kompanisë ka pasur edhe rritja e çmimit të bitumit. ARMO eksporton aktualisht afro 50 mijë tonë bitum në vit, çmimi i të cilit ka arritur në 250 dollarë për tonë, nga 157 që ka qenë në vitin 2005. Shoqëria ARMO sh.a ka qenë në më shumë se një rast në qendër të vëmendjes për shkak të abuzimeve të shumta të kryera aty. Vetëm para pak kohësh, kontrolle të ndërmarra nga shteti shqiptar nxorën në pah abuzime në miliona euro, duke përfshirë këtu edhe një tren me karburant që doli nga shinat gjatë qeverisë "Meta", sasia që ai mbante u cilësua "e derdhur". Megjithatë, me ardhjen e qeverisë së re, abuzime të tjera janë pikasur, duke përfshirë këtu kontrata abuzive për shitje nafte, qymyri koks, bitumi, mazuti etj., si dhe abuzime skandaloze me vlerat e tenderave. Probleme janë vërejtur edhe me firma, të cila ndonëse i kishin shoqërisë miliona euro borxh vazhduan të marrin mall pa ndërprerje, në kundërshtim të hapur me ligjin.
     
  11. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Sindikatat kundërshtojnë largimin e kompanisë

    E ndërsa në muajin janar ministri i Energjetikës, Genc Ruli, ka firmosur përfundimisht largimin e kompanisë "Armo" sh.a nga Fieri drejt Tiranës, prej dy ditësh "bagazhet e fundit" po transferohen me mjete të tonazheve të rënda. Qysh nga pasditja e djeshme, maune të tëra po mbushen në Fier për të çuar në godinën e re të "Armos" më Tiranës atë që kanë mbetur në këtë dy muaj përgatitje. Largimi i kompanisë "Armo" ka bërë që paraditen e sotme të reagoj dhe sindikata e pavarur e naftës, e cila për herë të parë mbron rolin e një punonjësi administrate. Sipas përfaqësuesit të kësaj sindikate Luan Kumaraku largimi i "Armo"-s, është një mënyrë uzurpuese e burimit më të madh të të ardhurave të shtetit nga vet qeveria e Berishës si dhe një mënyrë për të justifikuar reformën në këtë administratë. "Edhe pse është zhvilluar një test para se ministria përkatëse të vendoste për largimin e kompanisë, test që tregoi se vet administrata nuk donte të largohej, sërish "leva" e Berishës, Genc Ruli, mbizotëroi mbi vendimin e vet administratës pa marrë parasysh asgjë, aq më tepër kur në këtë rast kemi të bëjmë me një humbje të thellë financiare".
     
  12. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Albpetrol, rreth 600 punonjës i kap reforma

    Duket se strategjia e përdorur në sektorin e naftës, strategji që kalon në qeveri ka ndryshuar. Reformat që po zhvillohen në të nuk janë më shkurtim nga puna, por metodë më "e hollë" që përdoret prej hartuesve të saj. Nëse me lëvizjen drejt Tiranës është menduar që të largohet një pjesë e administratës së kompanisë Armo, kompania tjetër Albpetrol po përdor në emër të investimeve në teknologji justifikimin e vetëm për reformë.

    Rikonstrukturimi i Albpetrolit dhe futja e firmave me teknologji dhe teknikë të përparuar do të bëjë të mundur shkurtimin e 600 punëtorëve të tjerë brenda 3 muajsh. Punëtorët do të dalin në asistencë 1-vjeçare dhe 1 vit tjetër do të paguhen nga shteti. "Në kuadrin e rikonstrukturimit që po bën kompania Albpetrol si rezulatat i zbatim të marrëveshjes së Hidrokarbureve me kompani të huaja, e cila është një format i privatizimit të sektorëve në industrinë së naftës që ka zgjedhur shteti shqiptar, shpjegon drejtori i Albpetrolit, Ilia Fili, do të dalin natyrisht edhe punëtorë tepër.
     
  13. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Berisha kërkon zhbllokimin e “trurit” nga bankat

    Kryeministri thotë se bankat nuk po e ndihmojnë ekonominë të zhvillohet


    Me një metaforë të qartë se ku godiste dhe me një breshëri sulmesh, kryeministri i vendit ka shigjetuar të martën sistemin bankar. Fjalëkalimi i kryeministrit ka qenë “tru” por pas fjalimit të tij nuk ka patur ndonjë reagim a sqarim të mundshëm për të hedhur më shumë dritë mbi shigjetat e sulmit të tij pas rekomandimeve të ashpra të FMN-së për një kontroll më të mirë të kreditimit. Ai për formalitet ka shprehur dakortësinë me kufizimet që Banka e Shqipërisë e nxitur nga FMN po i vë kreditimit, por në thelb tha krejt të kundërtën. Berisha tha shprehimisht se “nëse ne besojmë se sistemi bankar është truri i ekonomisë, atëherë mbajtja e tij në një gjendje gjysmë aktive nuk ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të ekonomisë. Për këtë arsye unë bëj thirrje për më shumë “tru” dhe për të mos qenë të kujdesshëm më shumë se çduhet, për sa i përket normës së rritjes së kredisë, për shkak se kjo normë është më e ulëta dhe se ajo tregon se lidhja mes një sistemi bankar të zhvilluar dhe ekonomisë së vendit nuk është në nivel, nuk është në rrugën e saj”. Kryeministri ka vlerësuar se ekonomia shqiptare ka njohur një rritje të rëndësishme të kredisë, sidomos gjatë dy viteve të fundit. Por ndryshe nga çshprehet, ai nuk është plotësisht dakord me autoritetin mbikëqyrës dhe shqetësimet e FMN-së në lidhje me kujdesin që duhet treguar në huadhënie. Kjo pasi po të lexosh rrjeshtat në vijim kreu i qeverisë thotë se “ne duhet të shohim dhe kuptojmë se sa e dobët është lidhje që ekziston mes ekonomisë reale dhe sistemit bankar”. Sipas Berishës “norma e kredisë duhet të rritet mbi bazën e kërkesës së ekonomisë dhe se duhet të jetë kërkesa ajo që cakton nivelin dhe jo manovrat e ndryshme”. Au nuk qartësoi çfarë nënkuptonte me manovrat e ndryshme.

    E Enjte, 08 Mars 2007
     
  14. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Çeku frikë hetimit të Berishës

    Raporti i KLSH për vitin 2006, me shifrat e vitit 2002. Stili i ri me të dhëna progresive

    Alban Gjoni

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë publik, abuzimet të cilat janë bërë në administratën publike. Dëmet miliarda lekësh, në mbarë administratën publike, janë evidentuar nga KLSH. Por që nga gjysma e dytë e vitit 2005, kur PD erdhi në pushtet përgjegjësit kryesorë për këto fonde kanë mbetur jetime. KLSH, në fillim të vitit 2006, pasi bëri publik abuzimet e rënda në administratën shtetërore gjatë vitit 2005, më pas doli dhe tha se këto abuzime i përkasin gjysmës së parë të vitit 2005. Kjo u bë për arsye të thjeshtë për të mos atakuar qeverinë e re. Që pas zgjedhjes së Berishës kryeministër, raportet e KLSH kanë qenë të vakta, duke anashkaluar përgjegjësit për këto abuzime me fondet publike. Madje, në raportin e fundit që së shpejti do të lexohet në Kuvend, dëmet e shkaktuara taksapaguesve shqiptare i paraqiten me të dhëna progresive që nga viti 2002. Duke mos ndarë asnjë përgjegjësi midis qeverisë dhe menaxhuesëve të këtyre fondeve çdo vit. Kështu, Kryetari i KLSH, Robert Çeku, dje gjatë paraqitjes së raportit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, u shpreh se “për vitin 2006, nga 147 kontrolle të planifikuar në fakt KLSH ka ushtruar 201”. Sipas Çekut, nga kontrollet e ushtruara gjatë periudhës 2002-2006, janë zbuluar shkelje e parregullsi financiare për të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe për shpenzimet me fondet buxhetore, me dëm efektiv të përgjithshëm, në shumën totale prej 7.3 miliard lekë. “Ky dëm efektiv i përket periudhës 2002 – 2006, sipas përcaktimit në programet e kontrollit për çdo subjekt të kontrolluar”-tha në Komisionin e Ekonomisë Çeku. Kësisoj, ai ka raportuar në komision dhe për periudhën 2002-2004 kur nuk ishte emëruar fare në KLSH. Ndërkohë që raporti i fundit i KLSH-së, për të cilin do të raportojë Çeku në Kuvend, është i rrëmujshëm dhe askush nuk mund të bëjë një llogaritje se sa dëm i është shkaktuar në vitin 2006. Madje për dy kompanitë më të mëdha publike të cilat janë akuzuar për abuzime të mëdha financiare, KESH dhe Albtelekom, KLSH thotë se është në proces, dhe do ta nxjerrë në prill raportin.

    E Enjte, 08 Mars 2007
     
  15. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Kanadezët leje vetëm për shesh ndërtimi, jo për gropë mbeturinash

    Bie alibia e kompanisë “Bankers Petrolium” se ka leje ekologjike për mbeturinat e naftës

    Gentian Ruko

    Kompania kanadeze ka marrë leje thjesht për shesh ndërtimi dhe jo për ndërtimin e një grope ekologjike. Një ditë pas reagimit zyrtar të Bankers Petrolium, autoritetet lokale në Fier kanë sqaruar se nuk është e vertetë se kompania ka leje ekologjike por ka marrë thjesht një leje për shesh ndërtimi. Që më pas me një “ok” me gojë të kreut të Komunës e ka kthyer në gropë për mbeturinat e Marinzës. Mystehak Haxhia, kryetar në detyrë i komunës së Kumanit, ka deklaruar se gropa ekologjike është ndërtuar dhe shfrytëzohet nga kompania “Saxon” (ndryshe, Bankers Petroleum) në territorin pronë publike të komunës në fjalë. Kryetari i komunës ka deklaruar se nuk ka i dhënë leje (me shkrim) kompanisë për ndërtimin dhe shfrytëzimin e gropës ekologjike në Marinëz, por vetëm një “leje gojore”. Ai ka treguar më tej se nuk ekziston një kërkesë e paraqitur nga kompania në adresë të KRRT-së përkatëse, por ka theksuar se gjithçka është bërë vetëm me një miratim gojor nga ana e tij.

    Reagimi i Saxon
    “Saxon” tha dje se për gropën ekologjike afër vendburimit, ajo zotëron edhe “autorizimet e duhura nga autoritetet lokale”. Do të zgjonte kureshtje paraqitja dhe publikimi i mundshëm i këtyre autorizimeve, meqenëse kompania pretendon se i ka. Por, gazetës i rezulton se kompania “Saxon” nuk i ka paraqitur Këshillit të Qarkut të Fierit – si organi kompetent - kërkesë për shesh ndërtimi dhe lejë ndërtimi për gropën ekologjike në Marinëz. Siç na konfirmuan zyrtarisht dje, kompania “Saxon”, me një shkresë më datë 15 shtator 2006, i ka paraqitur Këshillit të Qarkut të Fierit një kërkesë për miratim sheshi dhe lejë ndërtimi për dy rezervuar metalik me kapacitet 2000 m3 në vendburimin e naftës Patos-Marinëz, kërkesë që është rrëzuar nga Këshilli i Qarkut me arsyetimin se: “Ligji nr. 9235, datë 16.08.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, Neni 28 përcakton shprehimisht se: “për tokat që janë në pronësi të shtetit, organet kompetente të administratës publike ndalohen të lidhin kontrata posedimi a pronësie me të tretë deri në përfundim të proçesit të kthimit dhe kompensimit të pronave.” Në bazë të nenit 24 të këtij ligji proçesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon deri në datën 31.12.2006”.

    Problemet me lejen e ndërtimit
    Duke i kthyer përgjigjen negative kompanisë “Saxon”, Këshilli i Qarkut të Fierit vë në dukje gjithashtu se “Në projektin teknologjik nuk është sqaruar saktë vendndodhja e padeve “H” dhe “D”. Në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore, Këshilli i Qarkut të Fierit ushtron kompetencën e planifikimit urban, menaxhimit të tokës dhe strehimit, sipas mënyrës së përcaktuar në ligj. Një udhëzim i ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit saktëson se: “Në rastet kur bashkia ose komuna, në pamundësi të ngritjes së strukturës tip të njësisë së urbanistikës, si rrjedhojë e këshillit teknik e më pas edhe e KRRT-së, kompetencën e planifikimit të territorit e delegon në qark, bazuar në nenin 13 pika 2 të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ku thuhet: “Qarku ushtron të gjitha funksionet që i delegohen nga një ose më shumë komuna apo bashki, brenda territorit të tij, sipas një marrëveshjeje të lidhur midis tyre”.
    Në pamundësi të ngritjes së formacionit të KRRT–së, sipas nenit 17 pika 2, për mungesë në strukturën organizative të saj dhe specialistësh të fushave përkatëse, kompetenca e planifikimit territorial delegohet në qark”. Pra, ky është edhe rasti i komunës së Kumanit, e cila ia ka deleguar Qarkut të Fierit kompetencat e planifikimit territorial, përfshi natyrisht edhe territorin pronë publike ku kanë ndërtuar dhe shfrytëzojnë gropën ekologjike në Marinëz.

    E Enjte, 08 Mars 2007
     
  16. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Qeveria komandon interesat e Bankës së Shqipërisë

    Bankierët thonë se interesat po shkojnë në kah të kundërt me politikën e BSH-së


    Pakënaqësia e ministrit të Financave Ridvan Bode ndaj dy rritjeve të një pasnjëshme të interesave nga Banka e Shqipërisë, ka gjetur fushë zbatimi nga ekspertët e financave. Vartësit e Bodes kanë menduar ti kundërvihen në një farë mënyre veprimit të Bankës që priste të rriste interesat në treg, si për depozitat, kreditë dhe bonot e thesarit duke ulur kërkesën për borxhe. Sipas të dhënave nga sistemi bankar, ndërsa pritej që me fillimin e vitit të rriteshin interesat për të ndjekur vendimet e BSH-së që rriti interesin bazë nga 5 në 5.5 %, ndodhi e kundërta. Dy muajt e parë të vitit janë karakterizuar nga një ulje e vazhdueshme e interesave të bonove të thesarit. Në këtë mënyrë qeveria ka paguar më pak për borxhet e marra hua ndërsa qytetarët, bankat dhe shoqëritë e sigurimeve kanë marrë interesa më të ulta për paratë që i kanë dhënë borxh shtetit.

    Interesat
    Në ankandin e fundit të bonove tre mujore, yield- (interesi) arriti në 6%, nga 6.45% që ishte në fund të dhjetorit; 6 mujoret kanë zbritur në 7%, nga 7.18% në fund të dhjetorit dhe bonot 12 mujore janë ulur nga 7.89% në 7.65%. Ekspertët bankarë pohojnë se dy janë arsyet që kanë ndikuar në këtë tendencë: së pari dhe më e rëndësishmja, kërkesa e ulët e qeverisë për bono në këtë fillim viti dhe së dyti vetë politika që po ndiqet nga Banka e Shqipërisë, e cila nuk ka qenë shumë aktive për mbledhjen e likuiditetit të tepërt në treg. Këtë tendencë të interesave të bonove të thesarit pritet ta ndjekin edhe normat e interesit për depozitat dhe kredinë në monedhën vendase, parashikojnë ekspertët.

    Bankierët: Tendenca në ulje të interesave
    Në një sondim të “Monitor”, bankierët kanë dhënë dhe arsyet se përse interesat po ulen. Sipas tyre ulja aktuale e interesave të bonove të thesarit nuk është gjë tjetër veçse një lëvizje e kushtëzuar nga raporti i kërkesës dhe ofertës. Ecuria në treg ka vërejtur se e para ka tejkaluar ndjeshëm të dytën, duke shkaktuar edhe rritjen e çmimit dhe rënien e rendimentit të letrave me vlerë. Kujtojmë këtu se në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë u pranuan vetëm 4 kërkesa për një shumë të pranuar në shifrën prej rreth 1.9 miliard lekë. Kjo situatë, thonë bankierët për “Monitor”, mund të shpjegohet edhe me faktin se nga ana e Bankës së Shqipërisë janë vërejtur disa veprime disi kontradiktore. “BSH, e cila në disa raste ka futur likuiditet në treg në një situatë ekzistuese likuditeti me tepricë ka patur njëfarë ndikimi në situatën e krijuar”, argumenton njëri prej tyre. Sipas tij, tendenca do të varet kryesisht nga kërkesa e qeverisë për financim të deficitit të buxhetit.

    Interesat i uli ministria e Financave
    Një tjetër bankier i pyetur lidhur me këtë çështje thotë se në këtë situatë duhet të kemi parasysh që ndryshimi i normave të interesit nga vetë bankat ndikohet mbi të gjitha nga faktorët përcaktues të tregut. “Në rastin konkret kërkesa për fonde nga Ministria e Financave ka qenë e kufizuar në krahasim me ofertën nga bankat e nivelit të dytë për të investuar, gjë që ka ndikuar në uljen e normave të interesit”, shprehet ai. Parashikimet e deritanishme çojnë në konkluzionin se tendenca e normave të interesit për bonot e thesarit do të jetë në ulje, për shkak të likuiditetit të madh në treg. “Nëse do të ndaleshim tek fakti sesi ka qenë një vit më parë situata në po këto muaj do të shikojmë që kemi një ngjashmëri, jo me këto shifra, por trendi ka qenë në ulje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për të njëjtën periudhe kohore për vitin 2006, normat e interesit të bonove të thesarit gjatë muajit shkurt 2006, për bonot me maturim 12 mujor, 6 mujor dhe 3 mujor, ishin përkatësisht, 6.62%, 6.33 %dhe 5.14 % . Të dhënat flasin për një trend rënës, si rezultat i përmirësimit në gjendjen e likuiditeteve në treg, gjë që u reflektua në uljen e interesave të transaksioneve në tregun ndërbankar dhe në uljen e normës së interesit (yield-it) të bonove të thesarit”, shkruhet në sondazh.

    E Enjte, 08 Mars 2007
     
  17. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    KESH kërkon 1 miliardë euro investime

    Shumica e fondeve do të shkojë për ngritjen e TEC-eve dhe hidrocentraleve të reja

    Dhënia me koncesion e veprave energjetike, me synim daljen nga kriza dhe ndërtimin e një sistemi eficent prodhimi në vend, parashikohet të aktivizojë vlera, totali i të cilave arrin në rreth 1 miliard dollarë. Një pjesë e parave do të investohen nga sektori privat, por nuk përjashtohen nga programi edhe investime me pronësi tërësisht shtetërore. Gjithçka, për një qëllim: dalja sa më shpejt nga kriza energjetike në afatin e shkurtër dhe arritja e një sigurie energjetike në afatin e mesëm. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Gjergji Bojaxhi, sektori energjetik ka nevojë për investime shumë të mëdha në rrjetin e shpërndarjes, në atë të transmetimit, ashtu dhe në prodhim. Specialistët thonë se duke marrë parasysh mangësitë që ka sistemi ynë në këtë moment për sa i përket prodhimit, shteti shqiptar duhet të përqendrohet në 2-3 projekte kryesore, të cilat mund të realizohen në kohën më të shpejtë të mundshme. Qeveria ka planifikuar të ndërtojë një tjetër TEC pas atij të Vlorës, këtë radhë në Porto Romano. TEC-i i ri mund të ketë një kapacitet deri në 130 megavat dhe parashikohet të kushtojë rreth 130 milionë euro. Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë, qeveria po mundohet që të financojë ndërtimin e këtij TEC-i më fonde të brendshme, në mënyrë që ai të jetë pronë e shtetit shqiptar. Por vendi ynë ka avantazhin e zotërimit të një kapaciteti të madh burimesh hidrike. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në Shqipëri shfrytëzohen rreth 30 për qind e burimeve hidrike. Njënumër i madh investitorësh të huaj kanë shfaqur interes për të financuar ndërtimin e hidrocentraleve më të mëdha në vendin tonë. Një grup ndërtuesish gjermanë, nëpërmjet Shoqatës Shqiptare të Ndërtimit i kanë kërkuar, pak kohë më parë, qeverisë shqiptare që t‘u jap me koncesion shfrytëzimin e shtratit të Vjosës ku parashikohet të investohen rreth 1,5 miliardë euro për ndërtimin e HEC-eve të reja. Po kështu, interes ka pasur edhe për lumin Devoll, si dhe për kaskadën e Drinit, përkatësisht për Skavicën në pjesën e sipërme dhe Bushatin në pjesën e poshtme. Hidrocentrali i Bushatit mund të shkojë te rreth 100 milionë euro. Ekspertët thonë se ndërtimi i këtij hidrocentrali është më i leverdishëm për kushtet aktuale, në të cilat ndodhet Shqipëria. Sipas tyre, për ndërtimin e Skavicës llogaritet se duhen edhe gjysmë miliardi dollarë,pasi është një projekt shumë më i madh dhe shumë më i ndërlikuar ndërkohë që Bushati është më i vogël dhe më i thjeshtë. Ndërsa, kostoja e Bratilës varet nga versionet, pasi ekzistojnë disa të tilla, ndaj ende nuk mund të jepet një shifër dhe, hidrocentrali i Kalivaçit parashikohet të kushtojë rreth 120 milionë dollarë. Një nga programet e trumpetuara fort në media lidhet me koncesionet e hidrocentraleve të vogla. Në vitin 1985, kur këto impiante ishin në kulmin e funksionalitetit të tyre, nuk arrinin të mbulonin më shumë se 3 për qind të totalit të prodhimit vendas të energjisë elektrike. Megjithëse HEC-et vendore nuk shihen si shpëtim i Shqipërisë nga krizat energjetike, ekspertët thonë se ato janë të leverdishmeekonomikisht dhe ndikojnë uljen e humbjeve në rrjet. Sipas një studimi të specialistëve të Energjetikës në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, vetëm nga ndërtimi i 41 HEC-eve të reja vendore, prodhimi i energjisë elektrike në shkallë kombëtare mund të rritet ndjeshëm. Sipas studimit, në rrethe të ndryshme të vendit, duke përfshirë zonat veriore, por edhe qendrore dhe jugore, mund të ndërtohen HEC-e vendore, që favorizohen nga prurjet e lumenjve dhe përrenjve lokalë, ndërtimi i të cilëve deri më tani është penguar vetëm nga burokracia e administrates shtetërore.
     
  18. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    BB i uron mirëseardhjen Gjergji Bojaxhiut

    Banka Botërore ka përshëndetur lëvizjet e fundit nëKorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Përfaqësuesi i Bankës për Shqipërinë, Nadir Mohamed, deklaroi se këto ndryshime duhet të sjellin patjetër edhe përmirësime në performancën e korporatës dhe se drejtuesit e rinj duhet të jenë të ndërgjegjshëm për situatën që po kalon korporata. "Jemi të kënaqur me vlerësimin që qeveria i bën KESH-it. Ne e vlerësojmë dhe e mbështesim drejtuesin e ri zotin Bojaxhi, më të cilin njihemi më herët dhe e vlerësojmë si një njeri të aftë. Do ta mbështesim atë njëlloj si zotin Beli, i cili u përpoq të bënte më të mirën e mundshme. Është e nevojshme që drejtuesit e rinj të kuptojnë situatën në të cilën e marrin KESH-in, ndërkohë që ne i garantojmë për mbështetjen tonë", tha Mohamed. Duke u shprehur se e shikon si një atribut të qeverisë ndryshimin e sistemit drejtues në KESH, Mohamed thotë se mbështetja nuk do të mungojë në të gjithë nivelet. Banka Botërore është donatori më i madh i sektorit energjetik shqiptar. Projekti më i rëndësishëm që po financohet aktualisht nga ajo është TEC i Vlorës. Banka gjithashtu, monitoron treguesit e korporatës prej disa vitesh. Andi Beli qëndroi në krye të KESH përreth 18 muaj dhe gjatë kësaj kohe Shqipëria u përball me dy kriza të njëpasnjëshme energjetike. Në "epokën" e Belit treguesit e monitoruar si arkëtimet dhe humbjet pësuan rënie dhe kjo është justifikuar me krizën energjetike që vendi kaloi, situatë e cila rrezikon të përsëritet.
     
  19. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Trashani takon bizneset për Interimin

    Qeveria mundohet të ndreqë gabimin e konsultave të vonuara me sipërmarrësit vendas, mbi pasojat e marrëveshjes

    Pasi kanë kaluar muaj që pas nën shkrimit të Marrëveshjes së Ndërmjetme ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, me pasoja të forta mbi prodhuesit vendas, qeveria është kujtuar të zhvillojë një takim formal me biznesin. Ministria e Integrimit dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, organizoi në Tiranë, një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë për rritjen e bashkëpunimit mes tyre, për përmirësimin e bilanceve të eksporteve shqiptare drejt tregjeve evropiane në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë. Ministrja e Integrimit, Arenca Trashani, në fjalën e saj tha se hyrja graduale në tregun e konkurrencës së përbashkët evropiane nëpërmjet zbatimit të Marrëveshjes së Ndërmjetme (Interim) sjell mjaft vështirësi, që shkojnë nga nevoja për ristrukturimin e ekonomisë deri te domosdoshmëria e modernizimit të institucioneve, të bizneseve, të teknologjisë së prodhimit, të standardeve, e të infrastrukturave që lidhen me to. "Qëllimi i përbashkët që kërkon një shtrirje kohore të konsiderueshme, e bën të domosdeklarata doshëm bashkëpunimin dhe uljen në tryeza të përbashkëta pa pretenduar të zgjidhim punët e njëritjetrit, por të detyruar të lehtësojmë njëri-tjetrin në punën tonë", tha Trashani. "Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit do të sjellë shumë efekte për ekonominë shqiptare duke ndryshuar balancën tregtare. Rruga drejt një ekonomie konkurrence do të nxisë nevojën e ristrukturimit për të operuar në një ekonomi tregu dhe kjo është me një kosto të lartë që ndoshta do të mund të kërkojë ri-investime dhe risistemime nga një sektor në tjetrin", tha ministrja Trashani. Gjatë këtij takimi, përfaqësues të biznesitvlerësuan zhvillimet pozitive në drejtim të lehtësirave dhe transparences së procedurave që po zbaton dogana dhe tatimet, të cilat po ndikojnë në rritjen e eksporteve të gatshme shqiptare drejt tregjeve evropiane. Sipas një studimi të Bankës Botërore, ekonomia shqiptare pritet të rishpërndajë burimet financiare nga sektori bujqësor në atë të tekstileve, këpucëve në materialet e ndërtimit.
     
  20. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Tatimorët: Kemi rimbursuar 47 milionë USD

    Administrata Tatimore njoftoi dje, se ka realizuar përmirësime të ndjeshme në zbatimin e procedurave të rimbursimit të TVSH-së. Sipas këtyre burimeve, në dy vitet e fundit 2005-2006, janë rimbursuar 4,5 miliardë lekë ose 47 milionë dollarë, përkatësisht 2,4 miliardë lekë në vitin 2005 dhe 2,1 miliardë lekë në vitin 2006. Shuma e rimbursuar subjekteve, përfaqëson rreth 10% të TVSHsë, që është arkëtuar nga administrata tatimore. Sipas burimeve të mësipërme, në vitet 2003-2004, janë rimbursuar nga administrata tatimore rreth 3-5% e TVSH-së së arkëtuar. Pra në vitet 2005-2006, situata është përmirësuar mbi 2 herë. Si rezultat i përshpejtimit të procesit të rimbursimit të TVSH-së, në vitet 2005-2006, është bërë e mundur që të eliminohet stoku i borxhit shumëvjeçar të TVSH-së, që administrata tatimore u detyrohej bizneseve nga vitet 2000-2004, në vlerën rreth 2 miliardë lekë, duke punuar paralelisht për rimbursimet korrente të po këtij viti. Pjesa dërmuese e rimbursimeve të kryera në vitet 2005-2006, pra mbi 80% e saj, është përfituar nga subjektet eksportuese. Sipas burimeve të mësipërme, në fund të vitit 2006, stoku i kërkesave për rimbursim, përfaqëson vetëm kërkesat e dy-re muajve të fundit të vitit 2006, të cilat normalisht janë rimbursuar në periudhën e parë të vitit 2007. Gjithashtu, administrate tatimore, po zhvillon projektin e rimbursimit automatic të kërkesave, deri në një limit të caktuar rimbursimi.
     

Shpërndajeni këtë faqe