Lajme ekonomike!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Daniel H, 8 Jan 2007.

  1. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bllokohet mbledhja e taksave të biznesit të vogël

    Zv/ministri i Financave kërkon bashkiakëve të ulin taksat siç e kanë premtuar

    Altin Xhikneli

    Konfiktet politke po mbajnë peng grumbullimin e taksave të biznesit të vogël. Pas delegimit të kompetencave për grumbullimin e taksave të biznesit të vogël në pushtetin vendor, deri tani nuk ka filluar asnjë procedurë e tillë për mbledhjen e taksave. Kështu, mos kordinimi i pushtetit, qendror dhe vendor, po sjell pasoja në grumbullimin e taskave të biznesit vendor. Madje, ministria e Financave ka bërë thirrje që të ketë një bashkëpunim midis bashkive dhe qeverisë për të grumbulluar taksat pasi procesi mund të shkojë drejt dështimit. Në një deklaratë zv.ministri i Financave Florion Mima u shpre se “Ministria e Financave gjykon që ky është një proces ku kërkohet bashkëpunim i thellë mes dy pushteteve pasi askush nuk përfiton nga dështimi apo mosrealizimet në kohë të planit të të hyrave vendore që gjenerohen nga ky tatim”. Ai shton se ky proces me një bazë kaq të gjerë nuk përfundon me dorëzimin e dosjeve personale të tatimpaguesve pranë strukturave të taksave të bashkive e komunave. Kështu, edhe pse dosjet e nga organet tatimore kanë shkuar në zyrat e pushtetit vendor, ky proces kërkon më shumë staf e logjistikë. Mima ka sqaruar se “Ministria e Financave dhe strukturat e saj janë të gatshme të ofrojnë të gjithë logjistikën dhe teknologjinë e krijuar deri me sot në nivel qendror përfshi softëare-in dhe gjithë modulet përkatëse si ai i regjistrimit, i deklarimit, i pagesës, i vjeljes së detyrimeve të prapambetura etj”.
    Konflikti qeveri-bashki
    Disa bashki të cilat në zgjedhjet vendore kanë planifikuar që të shfrytëzojnë të gjithë hapësirën ligjore për të rritur apo ulur taksën e biznesit të vogël. Sipas ligjit, nivelit të taksave të përcaktuar qeveria dhe të miratuar në parlament, mund ti shtohet ose pakësohet 30%. Kështu, ka zëra që disa bashki të majta të shfrytëzojnë këtë hapësirë për të rritur me 30% nivelin e vendosur nga qeveria. Kjo ka bërë që vetë zv.ministri Mima të bëjë një thirrje që krerët e bashkive të majta të bashkohet me filozofinë e djathtë për ulje taksash. “Ministria e Financave fton administratorë e rinj lokalë të sapozgjedhur të mbajnë të gjitha premtimet e bëra në fushatën elektorale lokale për uljen me 30% të ngarkesës fiskale, e ndërgjegjshme që kjo shkon në një linjë edhe me filozofinë e qeverisjes në nivel qendror për të lënë sa më shumë para në duart e biznesit ç’ka përkthehet në më shumë investime, më shumë punësim, më shumë prosperim për shqiptarët”-u shpreh Mima në konferencë.

    E Marte, 20 Mars 2007
     
  2. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Maqedonia fiton betejën për investime

    Nismat e qeverisë shqiptare ngecin. Maqedonasit procedura më të lehta për biznes


    Fqinji ynë Maqedonia ka fituar garën e saj me Shqipërinë për të tërhequr investimet e huaja. Sipas raportit të Bankës Botërore, “Të bësh biznes”, Maqedonia është në të gjitha hapat dhe procedurat përpara Shqipërisë. Gara për të tërhequr investimet e huaja në vend është ka qenë e vazhdueshme dhe qeveria aktuale ka bërë premtime të mëdha për thithjen e investitorëve ku ka dalë me paketa të shumëpërfolura si “Shqipëria 1 euro” “Shqipëria në moshën e internetit” e plot të tjera. Ndërsa reklamat promovuese të qeverisë shqiptare për të thithur investimet e huaja kanë qenë të shumta, ajo që vlen më shumë për një investitor apo sipërmarrës të huaj, janë lehtësirat që ka ai për të hapur një biznes. Dhe këtu duket se të dy vendet janë tepër larg. Sipas raportit të Bankës Botërore, “Doingbusiness”, Maqedonia e lë vendin tonë prapa për shumicën e procedurave kryesore për të investuar.

    Krahasimi i shifrave
    Kështu, koha për të hapur një biznes të ri në Shqipëri, sipas Bankës Botërore është 39 ditë. Ndërkohë një biznesmen në Maqedoni, mund të hapë një biznes për 18 ditë. Janë plot 21 ditë më pak kohë ky konkurrenti ynë i ka avantazh. Gjithashtu, koha që i duhet një kompanie për të plotësuar dhe përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për një sipërmarrje është 240 orë në vit, ndërkohë që Maqedonia e ka 96 orë. Qeveria aktuale e djathtë ka bërë jehonë uljes së taksave për çlirimin e biznesit, nga barra e rëndë fiskale. Por ndryshe nga marketingu mediatik, faktet janë që në Shqipëri ngarkesa fiskale si përqindje ndaj fitimit është 55.8 nga 43.5 që e ka Maqedonia. Regjistrimi në gjykatë është një tjetër pengesë për sipërmarrësit shqiptarë, ku vetëm procedurat që duhen për të hapur një aktivitet janë 39, nga 27 që i ka Maqedonia. Kështu, sipas raportit të Bankës Botërore, një sipërmarrësi që nga koha e planifikimit, përzgjedhjes së emrit e deri në fillimin e një biznesi në Shqipëri duhen 390 ditë, ndërsa në fqinjin maqedonas 385 të tillë. Qeveria mori angazhime për ta reduktuar numrin e ditëve për të regjistruar një biznes nga 47 që ishte në vitin 2005 në një. Dhe Ky program është paraqitur dhe në “Programin fillestar i llogarisë së sfidës së mijëvjeçarit”. Por aktualisht deri tani janë marrë vetëm disa vendime sporadike në lidhje me nismën e reduktimit të kohës, dhe procedurave për të regjistruar një biznes të ri. Madje nga “Sfida e Mijëvjeçarit” qeveria ka marrë 2.6 milionë USD për reformën e regjistrimit të biznesit. Ideja për regjistrimin e një biznesi në një zyrë të vetme “One Stop Shop” ka mbetur pezull, ndërkohë që fqinjët si Maqedonia i përmirësojnë treguesit e regjistrimit për të hapur një biznes çdo vit.

    E Marte, 20 Mars 2007
     
  3. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bankat fitojnë 75 milionë dollarë

    Rritet risku në kredidhënie. Bankat tani financojnë 100 % të kredisë për shtëpi


    Banderolat e një banke njoftojnë se tani mund të financoni shtëpinë tuaj deri në 100 për qind të vlerës me paratë e bankës. Agresivitetit të bankave për të dhënë kredi pa hipotekë tashmë i shtohet dhe një reklamë e re: kredi për 100 për qind të vlerës së shtëpisë. Në këtë mënyrë bankat tregtare në Shqipëri po thellojnë lëvizjen në kah të kundërt me Bankën e Shqipërisë jo vetëm për interesat por edhe për masat që duhet të marrin për të kufizuar kredinë. Kjo pasi sipas të dhënave të raportit të Bankës së Shqipërisë për gjendjen e sistemit bankar kreditë me probleme janë rritur krahasuar me një vit më parë. Në deklaratën e BSH-së për 3 mujorin e fundit të vitit 2006 shkruhet se “treguesi “kredi me probleme/tepricës së kredisë bruto në fund të vitit 2006, ishte në nivelin 3.1 për qind, nga 3.3 për qind tremujorin e mëparshëm dhe 2.4 për qind një vit më parë”. Vetëm një muaj më parë FMN kishte kërkuar zbatimin e rregullores së re të Bankës së Shqipërisë për administrimin e riskut ku ishte kërkuar deri ndërprerja e reklamës në media për kredi të disa bankave. Por mesa duket alarmi i FMN-së ka rënë dhe një herë në vësh të shurdhët dhe bankat po lëvizin në kah të kundërt duke treguar agresivitet në garën për dhënie kredish.

    Mbulimi i humbjeve
    Bankat po mendojnë të mbulojnë humbjet e mundshme nga moskthimi i kredive. Në raportin e BSH-së shkruhet se “ka një qëndrueshmëri të treguesit neto të cilësisë së portofolit të kredive dhe përmirësim të aftësive të sektorit bankar për të mbuluar me kapital humbjet e mundshme nga kreditë”. Gjatë vitit 2006, aktivet e sistemit bankar u rritën me 127.7 miliardë lekë ose 25.7 për qind. Rritja vlerësohet rreth 57.6 miliardë lekë më e lartë se për vitin 2005. Dinamika në strukturën e aktiveve të sistemit bankar, gjatë vitit 2006, u përcaktua kryesisht nga rënia e investimeve në bono thesari të Qeverisë Shqiptare me rreth 6.3 për qind, rritja e kredidhënies me rreth 55 për qind si dhe rritja e peshës së investimeve në obligacione të Qeverisë Shqiptare dhe letra të tjera me vlerë. Ndërkohë, ndikimin kryesor në rritjen e burimeve të sistemit, për vitin 2006, e dhanë depozitat e klientëve me 87.3 miliardë lekë (ose 20.2 për qind ).

    Kredia
    Bankat janë treguar agresive me kredinë gjatë vitit 2006. Teprica e kredisë së sistemit shënoi rritje me 70.2 miliardë lekë ose mbi 700 milionë dollarë nga 576 milionë dollarë që ishte një vit më parë. Viti 2006 dallon rritje të rëndësishme të kredisë së akorduar sektorit privat dhe individëve. Pavarësisht prirjes së dukshme në rritje të kredive për individë, sektori i korporatave vazhdon të jetë segmenti më i kredituar. Gjithashtu, struktura e kredisë sipas afatit dallon zhvendosje të kredisë afatshkurtër drejt asaj afatgjatë. Portofoli i kredive në lekë, megjithë dominimin e kredisë në valutë, prezanton ritëm rritjeje të konsiderueshëm. Kredia në lekë u rrit rreth 78.2 për qind në krahasim me fundvitin 2005. Për rrjedhojë, gjatë vitit 2006, pesha e portofolit të kredive në lekë ndaj totalit të kredive dallon rritje në 28.1 për qind, nga niveli 24.4 për qind.
    Fitimi i sistemit bankar për vitin 2006, raportohet rreth 7.45 miliardë lekë, nga 6.6 miliardë lekë një vit më parë apo 12.9 për qind më i lartë. Të ardhurat nga aktivitetet kryesore, të cilat pasqyrohen në të ardhurat neto nga interesi, rezultojnë 31.2 për qind më shumë se vitin e mëparshëm.

    E Marte, 20 Mars 2007
     
  4. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    BB: "Qeveria në dietë" ka dështuar

    Raporti i Bankës Botërore konfirmon uljen minimale të shpenzimeve

    Qeverisja në dietë e propaganduar fort nga e djathta qeverisëse gjatë dhe pas fushatës elektorale të korrikut 2005, ka dështuar të paktën në një drejtim të saj. Banka Botërore deklaron përmes raportit të porsapublikuar mbi shpenzimet publike, se shkurtimet në administratë, kanë rezultuar me një ndikim shumë të vogël financiar. Për më tepër, edhe ato largime minimale të ekzekutuara nga "qeveria e dietës", janë zëvendësuar me rekrutime të reja për rreth gjysmën e të shkarkuarve. Sipas këtij publikimi, shkurtimet deri në fund të prillit 2006, ishin vetëm 615 nga një total prej rreth 102 mijë punonjësish të qeverisjes qendrore. Në vlerë relative, ky reduktim përkthehet në vetëm 0,6 për qind të totalit të njerëzve që punëson qeveria. Por, këto shifra u referohen vetëm shkurtimeve "bruto", ose e thënë ndryshe, vetëm shkurtimeve fillestare të punonjësve, duke mos përfshirë në llogaritje njerëzit që janë punësuar, për të mbushur disa nga vendet vakante. "Ndërkaq, reduktimet neto paraqiten edhe më të vogla, meqenëse ristrukturimet që sollën këto shkurtime, kanë krijuar tashmë rreth 250 vende të reja vakante", thuhet në raport. E thënë shqip, kjo nënkupton se këto 250 vende do të zëvendësohen, në mos janë zëvendësuar sakaq me punonjës të rinj. Kjo, e bën reduktimin real të administratës publike, në vetëm 360 punonjës, apo vetëm 0,36 për qind e totalit të punonjësve civilë në qeverinë qendrore. "Në çdo rast, ky është një reduktim (bruto apo neto) më i vogël se ai që ndodh natyrshëm çdo tremujor nga largimet normale nga puna, të cilat për periudhën 2000-2003, kishin një vlerë mesatare, afërsisht 2,1 për qind për shërbimin civil dhe duke supozuar një normë të njëjtë për të gjithë administrimin publik", theksohet në raport. Për më tepër, shkarkimi i nëpunësve civilë kërkon që ata të vendosen në një listë pritjeje dhe t‘u paguhet paga e plotë për 12 muaj, ose deri sa ata të vendosen në pozicione të reja pune në shërbim civil. Sipas raportit, kursime më të mëdha mund të realizoheshin, duke ngrirë procesin e rekrutimit dhe duke lejuar largimet normale për të reduktuar punësimin publik.

    Qeveria rrezikon keqfunskionimin

    "Në të njëjtën kohë, natyra e nxituar e riorganizimit, ka krijuar një vakum në kapacitete", nënvizon Banka Botërore në raportin e saj. Të dhënat e janar-prill 2006, tregojnë se rreth 80 për qind e shkurtimeve i përkisnin shërbimit civil, i cili përveçse më i mirëpaguari në sektorin publik, përbëhet edhe nga specialistët më të mirë dhe që janë vendosur në poste, përmes disa procedurave konkurrimi. Sipas raportit, largimi i tyre nga puna, ka rrezikuar funksionimin e institucioneve të larta qeveritare, veçanërisht të ministrive. Nga ana tjetër, shkurtimi i këtyre kapaciteteve dhe problemet e funksionimit të institucioneve që i pasojnë, po përdoren nga ministra të ndryshëm si pretekst për të punësuar njerëz të rinj, pa konkurse, por me kontrata direkte, çka në vetvete, përveçse përbën shkelje ndaj ligjit të nëpunësit civil, krijon edhe hapësira për punësim abuziv dhe korrupsion. Një rast tipik i punësimeve klienteliste dhe të orientuara politikisht, është ai i kontratave të përkohshme. Sipas Bankës Botërore, kontratat e përkohshme janë përdorur për të plotësuar vende vakante, nganjëherë deri në nivel drejtori të përgjithshëm.

    BE, kundër shkurtimeve

    Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian, procesi i ristrukturimit të administratës publike ka sjellë reduktimin dhe ndërprerjen e fuqizimit të kapaciteteve administrative. Sipas vlerësimeve të Raportit të Komisionit Evropian, mungesa e sigurisë ligjore, është shoqëruar me mungesën e planifikimit të karrierës dhe menaxhimit të performancës në shërbimin civil dhe emërimet politike. Pothuaj, të gjitha institucionet shqiptare kanë rezultuar problematike lidhur me respektimin e ligjit ndaj statusit të nëpunësit civil.
     
  5. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Shqetësimi, rritet kredia me probleme

    Sektori bankar paraqitet i shëndetshëm dhe në rritje të vazhdueshme të fitimeve

    Kreditë e pakthyera kanë filluar të bëhen një problem i ndjeshëm për sistemin bankar shqiptar. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, treguesi i kredive me probleme është evidentuar si një nga shqetësimet kryesore të momentit. Gjatë vitit që lamë pas kreditë me probleme arritën në 3,1 për qind të totalit të kredive të dhëna nga bankat, nga 2,4 për qind që ishin një vit më parë. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës thekson se për sa u përket treguesve të tjerë, sektori bankar vazhdon të karakterizohet nga zhvillime pozitive dhe një qëndrueshmëri e lartë. Në fakt, shqiptarët rezultojnë kredimarrësit më të mirë në rajon, ku mesatarja e kredive të këqija është bindshëm më e lartë se në Shqipëri. Fakti që Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, e rendit këtë, si problemin më shqetësues në mbledhjen e radhës, do të thotë se sistemi bankar paraqitet i shëndetshëm, ndaj nuk mund të gjenden probleme më të mëdha për t‘u marrë se sa ai kredive të këqija, që megjithatë, mbetet një problem modest. Ndërkaq, rezulton se fitimet e bankave të nivelit të dytë kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2006. Kështu, rezultati neto i sistemit bankar për këtë vit, raportohet rreth 7,45 miliardë lekë, nga 6,6 miliardë lekë një vit më parë apo 12,9 për qind më i lartë. Sipas vlerësimeve të BSH-së, në tremujorin e fundit të vitit 2006, kapitali aksioner i sistemit arriti në 42 miliardë lekë, rreth 2,3 miliardë lekë ose 5,7 për qind më shumë se në tremujorin e tretë. Ndërkohë, krahasuar me fundin e vitit 2005, rritja paraqitet rreth 9,1 miliardë lekë ose 27,7 për qind. Totali i aktiveve të financuara nga kapitali aksioner, në fund të vitit 2006 paraqet një rritje të lehtë në 6,75 për qind nga rreth 6,65 për qind, në fund të muajit dhjetor 2005. Për rrjedhojë, sistemi bankar evidenton përdorim më të ulët të levës financiare.
     
  6. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bullgaria: "Lamtumirë FMN"

    Martesa e Bullgarisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në fundin e saj natyror. Të premten në mbrëmje, FMN-ja përfundoi vlerësimin e marrëveshjes finale me qeverinë bullgare, e cila ishte nënshkruar në gusht të vitit 2004. Por, marrëveshja e vjetër nuk do të zëvendësohet me një të re. Përfundon kështu bashkëpunimi disavjeçar i anëtares më të re të Bashkimit Evropian. Megjithatë, FMN-ja do të vazhdojë të bëjë vlerësime vjetore të ekonomisë bullgare, siç bën edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Në vlerësimin e saj të fundit, FMN vëren se deficiti buxhetor, gjithnjë në rritje i vendit, mund të shkaktojë probleme në të ardhmen. Fondi rekomandon që shpenzimet qeveritare të parashikohen me më shumë saktësi. Përfundimi i marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar vjen në një kohë, kur Bullgaria duket se ka përmbushur standarde të forta ekonomike, çka i mundësoi anëtarësimin në klubin evropian.
     
  7. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Malaj:po bllokohet ujësjellësi Novoselë-Panaja

    Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, denoncoi dje në Parlament bllokimin, sipas tij, të ujësjellësit Novoselë-Panaja. Sipas tij, po bllokohet vazhdimi i këtij projekti për të cilin janë harxhuar mbi 1,2 milionë dollarë. "Ishin parashikuar në buxhetin afatmesëm edhe rreth 400 mijë dollarë që janë faza e fundit e këtij ujësjellësi shumë të rëndësishëm për zonën ku përfshihen Panajaja, Oshtima, Kërkova, Bestrova etj", nënvizoi Malaj. Banorët e këtyre zonave, shtoi ai, kanë 15 vjet pa ujë, ishin duke pritur përfundimin e ujësjellësit që është në fazën e fundit dhe duhet të përfundonte para verës së vitit 2007. "Mosmarrëveshjet midis ministrave, çoroditja e qeverisë, kapardisja e më të fortëve midis ministrave të ndryshëm të qeverisë ka sjellë një çoroditje totale", tha Malaj. Ai këmbënguli se ndërprerja e investimeve të nisura për ujësjellësit që i kalojnë komunave dhe bashkive është në kundërshtim me strategjinë e decentralizmit të varfërisë. "Ministrat do të notojnë në ujërat e pista të burokracisë dhe korrupsionit, disa do të notojnë në dehjen e kapardisjes midis njëri-tjetrit dhe ndaj pushtetit vendor", nënvizoi Malaj.
     
  8. blue_alb

    blue_alb Primus registratum

    Lajme ekonomike!

    A e dini se …..?
    ….edhe monedhat turke mund te perfshihen ne Librin e Rekordeve Guinness. Lira Turke e ka patur kete “privilegj” ne dhjetor 2004, kur u rendit si monedha meme pak vlere e rruzullit dhe ne ate kohe duheshin 1.350.000 lira per 1 usd. Me futjen e Lires se Re, titullin famekeq e fitoi Leu Rumun (27,500 per usd), por edhe ky deri ne korrik 2005, per t’ia lene stafeten e fundklasifikimit monedhes mozambikase.

    .....Jo pak, por plot 49 vende ne bote, kane qene te detyruara te fshijne zerot pas monedhes se tyre. Dhe kete veprim mund ta kene perseritur disa here: Brazili gjithsej 18 zero ne 6 here, Argjentina 13 ne 4 here, Izraeli 9 ne 4 here, Polonia 4 dhe Greqia 3 zero.

    .....vetem pas 35 vjetesh, ne saj te programit te stabilizimt makroekonomik dhe te futjes se Lires se Re, Turqia kaloi ne inflacionin me nje shifer.


    A e dini se .....?
    Gjate fushates informative per futjen e Lires Turke te Re, qe zgjati rreth 11 muaj, u perdor nje arsenal i tere mjetesh e dokumentash didaktike, ku numeroheshin :
    500.000 etiketa, 2.000.000 broshura, 1.000.000 kalendar xhepi, 10.000 postera dygjuhesh, 700.000 panele reklamash, 400.000 broshura publicitare, 5.000 libra special per te verberit, 50.000 libra publicitare ne gjuhe te huaj. Para zevendesimit, numeroheshin rreth 1.3 miliarde cope kartemonedha te vjetra ne qarkullim, nga te cilat 83% e zinin prerjet prej 20.000.000 librash. Vlera e pergjithshme shkonte 13.500.000.000.000.000 lira, pesha 1600 tone dhe vellimi sa nje kub me brinje 12.3 m..... Deri ne 15 janar 2005, u emetuan rreth 15 miliarde cope kartemonedha Lira te Reja dhe 587 milion monedha, te gjitha me nje peshe gati 763 tone.



    INFLACIONI KRONIK
    ..i quajtur ndryshe edhe inflacioni galopant, eshte nje fenomoen qe karakterizohet nga nje rritje shume e larte e cmimeve, me nje norme vjetore qe shkon zakonisht nga 10 ne 30 % ne vendet e industrializuara, por edhe 100% e me teper ne vendet ne zhvillim. Ky lloj inflacioni ka tendence te ruhet per kohe te gjate dhe con ne renien e prodhimit dhe te investimeve, ne perkeqesimin e pozicionit valutor, ne shkaterrimin e kursimeve, ne dollarizimin e ekonomise, e ne shume fenomene te tjera negative. Ne formen e tij me te skajshme, ky lloj inflacioni shnderrohet ne hiperinflacion.
     
  9. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Regjistrimi i biznesit, nga gjykata te Ministria e Ekonomisë

    Një projektligj i ri i heq gjykatave të drejtën e regjistrimit të biznesit. Procedurat në një ditë

    Bizneset e reja nuk do të regjistrohen më në regjistrin tregtar të Gjykatës së Tiranës por në një institucion të ri. Ndryshimet në procedurat për hapjen e një aktiviteti të ri privat synojnë shkurtimin e kohës dhe procedurave për regjistrim. Projektligji që u diskutua dje në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Biznesit përcakton krijimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) si një institucion publik qendror, me personalitet juridik, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë. Ligji i ri i propozuar për QKR e shndërron procesin e regjistrimit të biznesit nga një proces me shumë faza që kërkonte vendim-marrje ligjore nga gjykata, në një proces administrativ me një ndalesë. Procedurat e regjistrimit të QKR-së do ta thjeshtojnë dhe reduktojnë dukshëm koston e shërbimeve për regjistrimin e biznesit, duke reduktuar në një ditë të vetme periudhën e nevojshme për të regjistruar një biznes të ri dhe për të bërë ndryshime në informacionin për kompaninë e regjistruar. Liçensat që kërkohen për aktivitetet specifike do të merren në vijim, dhe nuk do të jenë më kusht që duhet përmbushur para regjistrimit të biznesit dhe regjistrimit tatimor. Të gjitha këto do të përmirësojnë dhe thjeshtojnë procedurat për regjistrimin e bizneseve dhe të sipërmarrësve të rinj. QKR do të ofrojë zgjidhjen e “one-stop-shop” për regjistrimin e biznesit, duke mbajtur Regjistrin Tregtar si bazën e vetme elektronike uniforme e të dhënave për bizneset. QKR do të shërbejë si një ‘sportel’ i vetëm për të gjitha llojet e subjekteve të biznesit në mbarë Shqipërinë për të zbatuar të gjitha proceset që lidhen me regjistrimin e biznesit, duke përfshirë regjistrimin tatimor në nivel kombëtar e bashkiak, regjistrimin për sigurimin shoqëror e shëndetësor, regjistrimin pranë Inspektoriatit Shteteror të Punës dhe Institutit Kombëtar të Statistikave. Gjithashtu do të bëhet edhe regjistrimi elektronik i bizneseve, si dhe qasje në informacionin e Regjistrit Tregtar përmes Internetit.

    E Merkure, 21 Mars 2007
     
  10. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Grekët rregullojnë rrugët e Sarandës

    Bashkia e Igumenicës ndihmon për rehabilitimin e rrjetit rrugor Qafë-Botë-Xarrë

    Bashkia greke e Igumenicës po ndihmon gjatë ditëve të fundit për rehabilitimin e rrjetit rrugor që lidh pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës me komunën e Xarrës në rrethin e Sarandës. Sipas kryetarit të komunës së Xarrës Dhimitër Kote, ndër protagonistët kryesorë për nismën e kontributit falas me mjete të rënda greke të bashkisë greke të Igumenicës në zonën kufitare të Sarandës , punimet po mundësojnë përmirësimin e akseve rrugore të amortizuara ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Kote përmendi disa nga segmente rrugorë jo vetëm në territorin e komunës por edhe në drejtimin nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës drejt Xarrës dhe më tej në drejtim të Sarandës.
    Mësohet se kryebashkiaku grek Igumenicës, Vasilis Jojaka ka vënë në dispozicion fonde nga institucioni që drejton me synim përmirësimi në infrastukturës rrugore të rajonit kufitar të Konispolit dhe Xarrës ku parashikohet që gjatë sezonit veror të ketë një fluks vizitorësh nga zona helene e Thesporitsë me dëshirën për të frekuentuar qytetin antik të Butrintit dhe rajonin turistik të Sarandës .Burime greke të bashkisë Igumkenicë bënë të ditur se puna e fadromave për përmirësimin e akseve të mësipërme rrugore do të vazhdojë për tre javë duke u zhvendosur edhe në zonën e komunave të tjera të Sarandës:Livadhja dhe Aliko. Komuna e Xarrës është prodhuesja më e madhe e bostanit të hershëm për tregun shqiptar dhe eksportin. Përfaqësuesi resident i qarkut të Vlorës në Sarandë Llambi Pandeqi tha dje për ABC se në kushtet kur ende nuk ka një njofim zyrtar kur do të nisin punimet për superstradën Qafë Botë Sarandë dhe për ndërtimine godinës së re të doganës shqiptare në Qafë Botë, investime me fondë të BE-së në rajone kufi me vendet komunitare të Bashkimit Evropian, kontribute të tilla si ky i bashkisë greke të Igumenicxës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore këtej kufirit shihen me interes dhe impakt pozitiv për qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve në të dyja anët e kufirit si dhe për zhvillimet ekonomike të këtij rajonit tonë kufitar. /Sh.Hajno/

    E Merkure, 21 Mars 2007
     
  11. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Doganat gjobisin Coca-Colën

    Një gjobë modeste prej 500 dollarësh ndaj firmës së njohur për pasiguri në transit

    Dega e gjigantit të pijeve freskuese Coca Coca në Shqipëri ka marrë dje një gjobë modeste nga doganat. Rreth 50.000 lekë ose afërsisht 500 dollarë i kanë kushtuar Coca-Colës, që në Shqipëri vjen si filial i stablimentit në Itali, neglizhenca e mosgarantimit të elementeve të sigurisë në tranzit. Forcat e Antikontrabandës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pas kontrolleve të ushtruara në të gjitha pikat doganore të vendit gjatë javës që kaloi, pasi evidentuan shkelje në shmangie të sasive dhe të vlerave nga subjekte të ndryshme, vendosën gjoba të cilat kapin një vlerë totale prej 9.361.799 lek, bëjnë të ditur burime zyrtare nga kjo drejtori. Sipas burimeve, Subjekti "ODI 66" u penalizua me shumën prej 8.003.180 lek në Doganën e Elbasanit, pasi u gjetën diferenca në sasi, si dhe mallra të ndryshëm me origjine kineze të padeklaruara, kryesisht artikuj kozmetikë. Ndërsa për subjektin "ELEKTROPLAST, 2 A.T." u dha gjoba me vlerë 453.134 lek në Doganën e Kapshticës për diferenca në sasi me kuti plastike dhe shirit ngjites (më tepër se deklarimi). Subjekti "SANITARE ALBA" u gjobit me 401.304 lek nga grupi i Antikontrabandës, pasi u gjetën diferenca në sasi të mallit të deklaruar. Edhe agjencia Doganore "A&A INTERNATIONAL" për mosdeklarim të saktë të mallit në deklaratën doganore për një grup subjektesh, u gjobit me vlerën 127.181 lek. Subjekti "NEVRUZ SHENAJ" u gjobit me 127.000 lek, gjatë kontrollit në doganën e Vlorës për mall të padeklaruar, (fidane ulliri). Subjektet "GEZIM MEHMETI", "COCA COLA" , "JONIDA", "GLOBAL SERVIS", “ALUMIL ALBANIA", u gjobitën me 50.000 lekë secili, për mosgarantim të elementeve të sigurisë në tranzit. Ndërkohë, grupet e Antikontrabandës vazhdojnë kontrollet në të gjitha pikat doganore të vendit, thanë burimet zyrtare.

    E Merkure, 21 Mars 2007
     
  12. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Biznesi, konkurrencë me 5 mijë $ subvencione

    Krijohet Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë. Do konkurrojmë biznesin ndërkombëtar me subvencion

    Altin Xhikneli

    Qeveria miraton “strategjinë” si të konkurrosh në tregun ndërkombëtar me 5 mijë dollarë. Vendimi i qeverisë për “Krijimin e Fondit Shqiptar të Konkurrueshmërisë”, vë në dispozicion një shumë prej 250 mijë USD në një projekt që synon që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të bëhen konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Kjo iniciativë është ndërmarrë nga Ministria e Ekonomisë, e cila mesa duket po ndjek paraardhësit e saj ku nëpërmjet Agjencisë së Nxitjes së Investimeve të Huaja (ANIH) bënte projekte të cilat ishin në më të shumtën e rasteve ose të dështuara me qëllim ose abuzive. Kësisoj, ANIH, e sapo zhdukur në qeverinë e re është zëvendësuar me “Albinvest” dhe tashmë këto projekte po drejtohen nëpërmjet kësaj agjencie, e cila përveç emrit nuk ka asgjë ndryshe nga paraardhësja e saj që varej nga Ministria e Ekonomisë. Kështu, krijimi i Fondit Shqiptar të Konkurrueshmërisë ka si qëllim nxitjen e SME-ve që të bëhen konkurruese në tregun ndërkombëtar. Në vendimin e qeverisë thuhet se “Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë u jep, ndihmë në formë subvencioni të drejtpërdrejtë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme deri në 1 milionë lekë (10 mijë $) por në asnjë rast më shumë se 50% të vlerës së kostove të pranueshme...”. Pra, me krijimin e këtij fondi, SME-të do të përfitojnë 50% të 10 mijë dollarëve për tu bërë konkurruese në tregjet ndërkombëtare dhe për ti shtuar vlerë tregut. Këtu është dhe çudia e radhës e qeverisë, pasi si mundet që një ndërmarrje e vogël apo e mesme të bëhet konkurruese në tregjet ndërkombëtare duke u subvencionuar me 5 mijë USD maksimumi. Ky fond, sipas vendimit të qeverisë, do ta ketë jetën e tij 3 vjet duke filluar nga ky i sivjetshmi dhe zbatues i këtij projekti është Agjencia Shqiptare e Biznesit dhe Investimeve”
    Si merren lekët?
    Ministria e Ekonomisë, ka përcaktuar metodologjinë se si mund të marrësh paratë për t’u bërë konkurrues në tregun ndërkombëtar. Dhe kjo ministri ka hapur në zë të veçantë për Albinvest për të financuar këtë projekt. Kështu, çdo biznesmen i cili ka një aktivitet që klasifikohet si i vogël apo i mesëm, nuk duhet ta ketë të vështirë që të përfitojë nga kjo shumë pasi kushtet e vendosura janë thjesht subjektivizma në dorë të Ministrisë së Ekonomisë. Në vendimin e qeverisë thuhet “Përfitojnë nga Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që plotësojnë, veçanërisht, kushtet e mëposhtme: prodhojnë produkte ose ofrojnë shërbime, që tregtohen apo që mund të tregtohen në nivel ndërkombëtar dhe që, gjatë procesit, i japin një vlerë të shtuar, të konsiderueshme produktit përfundimtar; kanë një strategji dhe plan marketingu për zgjerimin e ekspertëve; janë në gjendje të financojnë 100 për qind të gjitha kostot e projektit, të propozuara para përfundimit të tij”. Kështu, nëse çdo biznesmen i një SME-je kërkon të konkurrojë në tregun ndërkombëtar me 5 mijë USD mjafton që të aplikojë pranë “Albinvest”.

    E Merkure, 21 Mars 2007
     
  13. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Linjë direkte Tiranë-New York

    Që nga qershori një kompani shqiptare do të fillojë fluturimet direkt për në SHBA

    Gert Osmani

    Një linjë e re pritet të fillojë në muajt e ardhshëm fluturimet direkte nga aeroporti i Rinasit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është hera e parë që do të vendoset një linjë direkte fluturimi me përtej Atlantikut dhe ky është një lajm i mirë për kompanitë shqiptare të fluturimeve ajrore. Aktualisht udhëtarët e linjës Tiranë-New York, Washington dhe Boston duhet të zgjedhin mes Austrian Airlines, British Airways, Olipmic Airways dhe Alitalias nëpërmjet fluturimeve tranzit. Por muajt e fundit Alitalia nuk kryen më fluturime drejt Washingtonit por vetëm drejt New Yorkut dhe Boistonit. Ndërsa Austrian Airlines fluturon rregullisht drejt D.C dhe New Yorkut.
    Linja e re
    Komuniteti shqiptar që jeton në SHBA dhe vizitorët nga Shqipëria, pse jo dhe amerikanët që vijnë në Shqipëri do të kenë dhge një mundësi tjetër të rezervimit të udhëtimit. Madje këtë herë me linjë direkte. Duke filluar që nga 9 qershori kompania Adriatic Eagle Air në bashkëpunim me American Trans Air do të fillojë fluturimet Tiranë-Neë Yorkut dhe anasjelltas. Dy ditë më vonë do të vendoset dhe linja me Prishtinën duke i shërbyer një komuniteti të konsiderueshëm shqiptarësh që punojnë dhe jetojnë në SHBA dhe vizitorëve të shumtë nga Shqipëria. Kompania ka filluar rezervimet e biletave për datat e përcaktuara duke konkurruar me kompanitë e njohura si Austrian, British Airways dhe Alitalia. Adriatic Eagle Air është një kompani ajrore që ofron shërbime me çmime konkurruese nga New Yorku me destinacion Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin. Kompania ka një eksperiencë më shumë se 10 vjeçare në fluturimet ndërkombëtare në vende si Gjermania, Svicra, SHBA, Britania e Madhe etj.
    Fluksi i udhëtarëve
    Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i fluturimeve dhe pasagjerëve drejt SHBA-së. Ndërsa fluturimet nga dhe drejt aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë janë rritur me 15 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Ky aeroport aktualisht përdoret nga rreth 16 kompani ajrore të cilat kanë fluturuar në 30 destinacione të ndryshme. Gjatë vitit 2006, Rinasi ka patur 906,103 pasagjerë, ka regjistruar rreth 7,925 lëvizje ajrore si dhe rritje në volumin e kargos me 4.4%, rreth 2,110 ton. Sipas llogaritjeve aeroporti ka gjeneruar për kompanitë ajrore 135 milionë euro, nga të cilat një pjesë e mirë e këtyre të ardhurave i shkojnë në formë taksash menaxhuesve të Aeroportit. Pesë kompanitë ajrore me përqindjen më të madhe të pasagjerëve për vitin 2006 janë Alitalia (20%), Albanian Airlines (18%), Belle Air (14%), Austrian (11%) dhe Malev (8%). Sipas këtij raporti rezultoi se destinacionet më të shpeshta kanë qenë Italia, Austria, Hungaria, Turqia dhe Greqia.

    E Merkure, 21 Mars 2007
     
  14. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Reshjet, Fierza nuk ngopet me pak

    Niveli i liqenit është rritur me 40 cm. Ende shumë larg nivelit optimal


    Reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar në rritjen e prurjeve në Liqenin e Fierzës. Sipas të dhënave më të fundit nga drejtoria e prodhimit në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, rezulton se tashmë prurjet në liqenin e Fierzës janë 330 metër kub për sekondë. Kështu, sipas të dhënave të fundit, niveli i Liqenit të Fierzës, ka arritur në 267.8 metër. Por megjithatë kjo shifër është shumë larg nivelit maksimal të saj prej 292 metër nga niveli i detit. Aktualisht, importi është në nivelin e 9.2 milionë kilovatorë në ditë ndërsa prodhimi në nivelin e 7.5 milionë kWh. Kështu, pas reshjeve të mëdha gjatë ditës së djeshme të cilat kanë vazhduar dhe sot, niveli i liqenit të Fierzës është rritur me 40 centimetra. Gjithsesi, rritja e nivelit të liqenit të Fierzës me këtë ritëm prurjesh, nuk do të sjellë ndonjë ndikim as në rritjen e furnizimit me energji elektrike dhe as në përmirësimin e situatës hidrike për periudhën në vazhdim. Kjo për faktin sepse pika maksimale e liqenit të Fierzës në 295 metër mbi nivelin e detit është ende larg, dhe nëse do të ishte ky ritëm prurjesh çdo ditë do të duhen afro 2 muaj. Kjo duke marrë parasysh dhe formën konike të liqenit që sa më lart të jetë niveli aq më i ulët është ritmi i rritjes së tij. Megjithëse, niveli i prodhimit është duke u mbajtur nën atë mesatar, koha për të arritur në një nivel të mirë të këtij liqeni është shumë e madhe dhe kështu që KESH është i detyruar të importojnë energji. Tre muajt e parë të këtij viti, importi i energjisë ka qenë mesatarisht 55% e konsumit të përgjithshëm dhe i ka kushtuar mjaft para financave të korporatës. Por, kjo strategji siç bëri të ditur drejtori i KESH, Bojaxhi në prezantimin e tij të parë do të vazhdojë dhe për një kohë të gjatë. Kështu, sipas tij, edhe në muajin prill dhe deri në mes të majit, energjia e importuar do të bëhet me prokurim të drejtpërdrejtë për të mbajtur këtë nivel prodhimi dhe konsumi. Ndërkohë që pas muajit, maj pritet që të hartohet një ligj i ri i cili do ta trajtojë energjinë elektrike si një mall të rëndësisë së veçantë. Detajet e këtij projekti nuk janë bërë ende të ditura.

    Niveli i Liqenit 267.8
    Prurjet 330 m3/sek
    Importi 9.2 milionë kWh
    Prodhimi 7.5 milionë kWh
    Rritja 40 cm nga dje sot

    E Enjte, 22 Mars 2007
     
  15. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    USAID, mbyllet projekti që krijoi 1200 vende pune



    Përfundon projekti i USAID i “Kredisë dhe Asistencës për Biznesin e Vogël”. Ky projekt, është realizuar në bashkëpunim me BKT dhe PSHM dhe ka si qëllim ndihmën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nëpërmjet kredive. Nga ky projekt kanë përfituar veçanërisht ndërmarrje në sektorin bujqësor dhe prodhues, të cilat kanë pasur mundësi të marrin kredi, aq shumë të nevojshme, dhe të përfitojnë nga konsulenca e ofruar nga specialistë në fushën e marketingut dhe të menaxhimit, për të rritur dhe fuqizuar bizneset e tyre. Projekti ka qenë hartuar në dy faza, ku në dy vitet e para, specialistët e SBCA-së për zhvillimin e biznesit u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë – duke i ndihmuar bizneset të aplikonin për kredi dhe duke ofruar trajnime dhe asistencë teknike për të cilën ato kishin nevojë, për të përdorur sa më mirë kredinë e tyre. Në fazë I-rë të projektit, kanë marrë asistencë mëse 4,000 biznese. Nëpërmjet partneritetit me Bankën Kombëtare Tregtare të Shqipërisë (BKT) dhe Partnerin Shqiptar në Mikrokredi (PSHM), një organizatë lokale mikrokrediti, USAID-i injektoi mëse 3 milionë dollarë në sistemin financiar të Shqipërisë gjatë aktivitetit 5-vjeçar të SBCA-së. Kështu, sipas të dhënave 99% e kredive të financuara nga ky projekt janë kthyer, duke bërë të mundur që kapitali fillestar i marrë me kredi, të riciklohet më shumë se 5 herë për kredimarrësit, duke maksimizuar kësisoj impaktin. Nëpërmjet kësaj mbështetjeje, bizneset shqiptare i rritën shitjet e tyre me afro 33 milionë dollarë dhe krijuan pothuajse 1,200 vende të reja pune gjatë ecurisë së projektit. Kshtu, disa nga rezultatet janë dhjetë lloje të reja djathërash të prodhuara në vend, me etiketa të lexueshme lehtësisht dhe me marka tërheqëse për konsumatorin, të cilat u hodhën për herë të parë në tregun vendas; një prodhues shqiptar i vajit të ullirit u dallua në Itali si prodhuesi i vajit të ullirit “ekstra të pastër” më të mirë në Mesdhe; dhe prodhues të ndryshëm dhe ata artizanalë, duke filluar që nga prodhuesit e shalqinjve dhe deri te metalpunuesit, kanë arritur standarde ndërkombëtare cilësie dhe garancie.

    E Enjte, 22 Mars 2007
     
  16. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Xhuveli nxjerr Ambo-n nga tregu

    Që nga janari i vitit të ardhshëm nafta e ARMO-s nuk do të përdoret më për makinat


    Qeveria ka plotësuar një kërkesë të hershme të grosistëve të karburanteve duke nxjerrë përfundimisht nga tregu kompaninë vendase të naftës, ARMO. Dje Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim duke rritur kërkesat për karburantet që tregtohen dhe duke lënë jashtë tregut të karburantit për makinat dhe gjeneratorët kompaninë publike. Në fakt më parë qeveria kishte kaluar një projektligj të ngjashëm me vendimin e qeverisë i cili e detyronte ARMO të ekspertonte naftë bruto jashtë vendit dhe në të njëjtën kohë e nxirrte jashtë tregut pasi nuk lejonte shitjen e naftës D2. Me të njëjtin relacion dje qeveria ka miratuar dhe vendimin që ngarkon Inspektoriatin e Kontrollit të Cilësisë së Naftës dhe Gazit të mos lejojë që nga 1 janari i vitit 2009 tregtimin e karburanteve nën cilësinë e cituar teknikisht.
    Sipas vendimit, që nga data 1 janar 2009 në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohet vetëm tregtimi i benzinës pa plumb që plotëson disa standarde. Në fakt ARMO tregton karburante nën cilësinë e naftës së importit por edhe kjo e fundit nuk plotëson standardet evropiane pavarësisht se klasifikohet si eurodiezel. Drejtuesit e automjeteve ankohen rregullisht që karburanti në Shqipëri po dëmton rëndë makinat ndërsa situata mbetet e pandryshuar për rritjen e cilësisë. Burimet nga Inspektoriati i Kontrollit të Naftës dhe Gazit thonë se këto karburanti është brenda standardeve shqiptare dhe me ndryshimet e reja synohet përmirësimi i cilësisë. Në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke filluar nga data 1 janar 2009, do të lejohet, për përdorim në automjetet rrugore dhe gjeneratorët, vetëm tregtimi i lëndës djegëse diezel, që, në nomenklaturën e mallrave, përshkruhet në kodin 27101941, që plotëson kërkesat e standardit shqiptar S SH EN 590 ose të standardeve të tjera, të barazvlefshme me të, me përjashtim të kushtit për përmbajtjen e squfurit, siç parashikohet në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Vendimi i qeverisë ka vënë dhe kufizime për përmbajtjen e squfurit në lëndën djegëse, për motorët diezel, që nuk lejohet të kalojë 350 mg/kg.Ndërsa që nga data 1 janar 2011, përmbajtja e squfurit në lëndën djegëse, për motorët diezel, nuk lejohet të kalojë 10 mg/kg.Në të gjitha pikat e tregtimit të karburanteve duhet të jenë të shpallura parametrat teknikë të karburanteve.
    Tregu i karburanteve në Shqipëri xhiron rreth 300 milionë dollarë në vit ku pesha kryesore i takon importuesve të mëdhenj.

    E Enjte, 22 Mars 2007
     
  17. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bankat ndryshojnë ligjin për pengun



    Shoqata e Bankave i ka kërkuar qeverisë të ndryshojë Kodin e Procedurës Civile në lidhje me nenet që bëjnë fjalë të kolateralin. Kështu, dje Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në kod, sipas kërkesës së Shoqatës së Bankave. Kryeministri Berisha u shpreh gjatë mbledhjes së qeverisë se "...do të veçoja shumë të rëndësishëm projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8116 datë 29.3 1996, Kodi i procedurës Civile i ndryshuar, i cili synon të amendojë Kodin e Procedurës Civile në funksion të përmirësimit rrënjësor të punës së shërbimit të përmbarimit dhe ekzekutimit të titujve ekzekutiv, kusht ky i domosdoshëm për garantimin e funksionimit të shtetit ligjor, për garantimin e zgjerimit të kreditimit dhe të veprimtarisë bankare në Shqipëri..” Në fakt ky ligj i cili është propozuar Shoqata e Bankave, mbron interesat e këtyre të fundit duke ndryshuar shumë nene të Kodit të Procedurës Civile, në afatet e tyre për kolateralin. Kështu në nenin 555 bëhet një ndryshim ku përcaktohet çmimi fillestar i ankandit për pengun, në rast se kredimarrësi nuk ka para të paguajë bankën. Sipas ndryshimeve të reja në Kodin e Procedurës Civile, ““Çmimi fillestar i ankandit të parë është 80 për qind e çmimit të caktuar sipas nenit 552, të Kodit”. Kjo procedurë më parë nuk ishte fare e sanksionuar me ligj. Kështu dhe një sërë ndryshimesh të tjera ligjore janë bërë në favor të bankave ku janë ulur afatet e zbatimit të zyrës së përmbarimit apo të gjykatës për shqyrtimin e kolateralit. Tashmë, pas ndryshimeve në kod, bankat janë më të fuqishme dhe kreditorët të cilët kanë vënë peng shtëpitë e tyre dhe nuk kanë mundësi ta paguajnë kredinë do jenë më të pambrojtur.

    E Enjte, 22 Mars 2007
     
  18. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Bizneset greke lob edhe në Shqipëri

    Lind dhoma e tregtisë Shqiptaro-Greke. Investitori më i madh Greqia grumbullon bizneset në dhomë

    Altin Xhikneli

    Kompanitë e shumta greke tashmë janë organizuar në një Dhomë Tregtie duke krijuar lobin më të ri. Dje, u inaugurua dhoma Greko-Shqiptare e Tregtisë dhe e Industrisë ku morën pjesë Ministri i Zhvillimit të Greqisë Dimitrios Sioufas i shoqëruar nga zv/ministri i Zhvillimit Ioannis Papathanasiou, nga Presidenti i Kompanisë “Hellenic Petroleum” Efthymios Christodoulou si dhe nga anëtare të tjerë të bordit drejtues dhe funksionarë të qeverisë. Ndërkohë që nga pala shqiptare mori pjesë kryeministri Berisha dhe përfaqësues të tjerë qeverisë. Gjatë takimit kryeministri Berisha tha “Themelimi i këtij institucioni të rëndësishëm vjen si rezultat i një përpjekje të suksesshme shumëvjeçare të biznesit grek, të mbështetjes së madhe të qeverisë greke për të investuar në Shqipëri, përpjekje kjo që kurorëzohet me vendin e parë të investimeve të huaja greke në vendin tonë, në një total prej rreth 450 milionë euro, si dhe me vendin e dytë në shkëmbime tregtare midis dy vendeve. Por më pozitive, më impresionuese, është fakti se në dy vitet që vijnë parashikohet që biznesi grek të investojë në Shqipëri më shumë se 50 vitet e shkuara të marra së bashku”. Bizneset greke të cilat kanë aktivitet tregtar në Shqipëri shtrihen në shumë fusha si ajo e telekomunikacionit, bankave, kompanive të sigurimit, minierat, turizmi, bujqësia, transporti etj. Kryeministri u shpreh “duke përsëritur veten në atë çka deklarova në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Athinë – nga 400 milionë euro që janë tani, do të jetë jo e largët dita kur investimet greke në Shqipëri do të bëhen 4 miliardë”.
    Në realitet ekziston një Plan grek për rindërtimin e Ballkanit ku filozofia drejtuese e tij është kapja e sa më shumë tregjeve në ekonomitë e pazhvilluara të rajonit. Interesat e diplomacisë aktive greke janë të gërshetuara më së miri me ato të ekonomisë dhe biznesit duke u vënën në funksion të këtyre të fundit. Kështu, bizneset greke kanë një rol të madh në importet e karburanteve dhe gaz, si materialet e ndërtimit(hekur, çelik, çimento, alumin), ushqime(rreth 55 milionë dollarë), cigare(15 milionë dollarë), pajisje elektrike e elektronike etj.

    Berisha: Taksa e sheshtë 10%
    Kryeministri Berisha deklaroi gjatë ceremonisë së Dhomës së Tregtisë shqiptaro-greke, se shumë shpejt do të fillojë aplikimi i taksës së sheshtë, e cila do të jetë vetëm 10%. Kjo është ulja më e madhe dhe me aplikimin e këtyre shifrave Shqipëria bëhet vendi me taksat më të ulëta në rajon. "këtë vit në Shqipëri deri më 1 janar 2008, qeveria do të instalojë taksën e sheshtë, në një ndër nivelet më të ulëta në Evropë, 10% duke dalë në krye të të gjitha vendeve për barrën më të ulët ndaj biznesit"- ka deklaruar Berisha. Këtu përfshihet tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi fitimin, kontributi i punëdhënësve për sigurimet shoqërore dhe të gjitha detyrimet e tjera. E pandryshuar mbetet vetëm TVSH-ja.

    E Enjte, 22 Mars 2007
     
  19. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Berisha përuron "vjedhjen" e Nanos

    Na prani të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe ish-ministrit Angjeli, Berisha përuroi koncesionin e Rinasit, të cilin e pati akuzuar si aferë korruptive kur ishte në opozitë. KLSH: Ishte antiligjore

    Gert Osmani

    Ndër të paktët udhëheqës shtetit që nuk morrin pjesë dje në inaugurimin e aeroportit të Rinasit, ishte Robert Çeku, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit. E gjithë elita tjetër politke dhe financiare e vendit, duke numëruar që nga Berisha, Rama, Nano, Ruli, Bode, Ris, Fullani etj., kishin zënë vend në stolat taze të aeroportit e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë. Mungesa e Çekut nuk lidhej me impenjimin për seancën e pasdites ku duhej të raportonte në Kuvend, por thelbësisht me mungesën e ftesës për shkak të një deklarate publike të KLSH-së që e konsideronte kontratën jo-ligjore.

    Pompoziteti dhe bllofi i një kontrate
    Koncensioni për Rinasin u nënshkrua në Gjermani në një farë mënyre si “kompensim” i vizitës së ish-kryeministrit Nano. Ish-kryeministri Nano dhe kancelari Schreder kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të hyrjes në fuqi të kontratës përfundimtare për Aeroportin e Rinasit. Kontrata u nënshkrua nga ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli dhe përfaqësuesi i lartë i kompanisë “Hochtief Airport”, Peter Drauf. Gjatë nënshkrimit të kontratës, ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së, Marsi Ris, e cila ka udhëtuar dje për në Berlin për të qenë dëshmimtare e përmbylljes së kësaj kontrate. Por i gjithë pompoziteti i kësaj kontrate, që u mbyll dje me ceremoninë spektakolare të përurimit të aeroportit, ka patur disa shkelje ligjore.

    Raporti KLSH-së
    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se forma BOOT, është vetëm për një pjesë të objekti të koncesionit, ndërsa për pjesën tjetër të aseteve koncesionari, pa bërë asnjë investim, i merr këto asete në përdorim duke i shfrytëzuar për një periudhë 20-vjeçare, pa asnjë shpërblim nga qeveria shqiptare. Po ashtu në lidhje me këtë marrëveshje, nuk ka pasur asnjë lloj oponence dhe asnjë lloj Marrëveshje Koncesionare ndërkombëtare të këtij tipi, për të bërë një krahasim. Sipas informacioneve të publikuara më parë nga KLSH, qeveria garanton koncesionarin, se Rinasi do jetë aeroporti i vetëm për fluturime ndërkombëtare tregtare. Dhënia e ekskluzivitetit koncesionarit, është bërë pa bashkëpunimin me institucionet e tjera, pasi nga OSHA-ja nuk është kërkuar vlerësimi i Autoritetit të Konkurrencës.Për sa më sipër, rezulton se forma e kontratës së koncesionit është ndërthurje e dy Formave, BOT dhe BOOT, veprim ky që është në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.479, datë 31.08.2000, "Për përgatitjen e realizimin e kontratës së koncesionit për ndërtimin e terminalit të ri të pasagjerëve, në Aeroportin e Rinasit", i cili ka miratuar formën BOOT të dhënies me koncesion. Në këtë Marrëveshje Koncesionare, qeveria shqiptare, sipas nenit 2, dhënia e koncesionit, pika 2.3, ekskluziviteti, germa "c", garanton koncesionarin, se gjatë afatit të koncesionit nuk do të licencohet, autorizohet dhe as operohet, asnjë aeroport tjetër për fluturime ndërkombëtare tregtare (cargo dhe pasagjerë) në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të uljeve emergjente. Dhënia e ekskluzivitetit koncesionarit, është bërë pa bashkëpunimin me institucionet e tjera, pasi nga OSHA-ja nuk është kërkuar vlerësimi i Autoritetit të Konkurrencës, në kundërshtim me ligjin nr.9121, datë 28.07.2003 "Për mbrojtjen e konkurrencës", pjesa V "Bashkëpunimi me institucionet e tjera", sipas së cilës "Organet e administratës qendrore e vendore, kërkojnë vlerësimin e autoritetit për çdo projekt akt-normativ që, në mënyrë të veçantë ka të bëjë me vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose produkte të caktuara.

    Berisha, nga kundër pret shiritin
    Në fakt në një mendje me KLSH-në kanë qenë në kohën e nënshkrimit të kontratës edhe vetë Berisha dhe ministri i sotëm i Financave Ridvan Bode që nuk mungonte në ceremoninë e djeshme pavarësisht se një ditë më parë drejtuesit e shoqërisë HOCHTIEF AirPort i ishin ankuar kryeministrit se nuk iu kishte dhënën një licensë për një shoqëëri që do të hapte dyqane pa dogana në aeroport. Në seancën e nëntorit 2004 kur u miratua ky koncesion, Bode kishte deklaruar se “unë në vërejtjet dhe sugjerimet e mia për përmirësimin e kësaj kontrate nuk influencohem nga akuzat për përfshirjen në korrupsion të njërës prej këtyre kompanive, në vendet ku ajo vepron aktualisht, në Australi dhe në Greqi, por mendoj që përtej akuzave të paverifikuara a ekzistojnë standartet e këtyre kompanive që i përmbushin dhe i plotësojnë kërkesat për të qenë koncensionare në Aeroportin e Rinasi". Por kontratën e kishte kundërshtuar edhe vetë Berisha i cili bashkë me grupin parlamentar nuk e votoi koncesionin për Rinasin në seancën e 11 nëntorit 2004. Ndërsa Deputeti tjetër i opozitës në atë kohë, Dashamir Shehi pati thënë se "të vihen terma të tjera reference që të ruhen paratë e këtij shteti se nuk janë shumë".

    E Enjte, 22 Mars 2007
     
  20. forwardi

    forwardi Primus registratum

    Re: Lajme ekonomike!

    Me një strukturë metalike, terminali i ri i Tirana International Airport, shtrihet në një sipërfaqe 8500 metra katrorë

    Përurohet Terminali i ri i Rinasit

    Në përurim, krahas Kryeministrit Berisha edhe paraardhësi, Fatos Nano


    Terminali i ri i Aeroportit "Nënë Tereza" të Rinasit, një investim prej rreth 50 milionë eurosh, u inaugurua dje në prani të shumë personaliteteve vendase dhe të huaja. Ky terminali ka një kapacitet përpunues prej rreth 1 milion pasagjerësh në vit dhe ofron tashmë infrastrukturën më moderne në vend. Me një strukturë metalike moderne, terminali i ri i ndërtuar me konçension të tipit BOOT për 20 vjet, nga kompania Tirana International Airport, shtrihet në një sipërfaqe 8500 metra katrorë, dhe është një nga investimet e huaja më të mëdha në Shqipëri.

    Në ceremoni e përurimit morën pjesë Kryeministri Sali Berisha, ministra të kabinetit qeveritar, drejtues të TIA, ish-kryeministri Fatos Nano, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, të ftuar të shumtë nga fushat e biznesit vendas dhe të huaj, të mediave vendase dhe të huaja. Shiriti i përurimit u pre në mënyrë simbolike nga Kryeministri Berisha, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Marsi Ries dhe përfaqësues të konsorciumit "Tirana Airport Partners". "Terminali është një lajmëtar shprese për vendin, i cili në këtë nismë të partneritetit publik privat duhet të shohë levën e Arkimedit për të kapur kohën e humbur, për t‘u modernizuar dhe për të ecur i sigurt në rrugën e zhvillimit dhe integrimit", u shpreh Kryeministri Berisha. Sipas tij, terminali e bën Shqipërinë më të sigurt, sepse u ofron siguri më të madhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe të huaj, që fluturojnë nga ky aeroport. Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm ekzekutiv i "HOCHTIEF AirPort", dr. Reinhard Kalenda, duke përshëndetur pjesëmarrësit, tha se "Shqipëria ka pësuar transformime të mëdha vitet e fundit. Jemi shumë të lumtur që po afrojmë këtë infrastrukturë moderne, që plotëson standardet ndërkombëtare". Nënshkrimi i kontratës së konçensionit për Aeroportin e Rinasit u bë në vjeshtën e vitit 2004, në Berlin, ku merrnin pjesë edhe krerët e atëhershëm të qeverive gjermane dhe asaj shqiptare, përkatësisht, Gerhard Shrëder dhe Fatos Nano. Afro gjashtë muaj mbas nënshkrimit të kontratës në Berlin u hodh edhe guri i parë i themeleve për terminalin e ri të aeroportit "Nënë Tereza" në Rinas të Tiranës. Konsorciumi "Tirana Airport Partners", i përbërë nga Hochtief AirPort, Deutsche Investitons- und Entëicklungsgesellschaft dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, premtoi se modernizimi do të përfundojë në vitin 2007. Dy vjet punë dhe 50 milionë euro iu deshën kompanisë për t‘i shndërruar faqen aeroportit të vjetër të Rinasit. Paralelisht me terminalin e pasagjerëve do të fillojë nga puna, po më 22 mars edhe një terminal i ri kargo. Ndërtesa dykatëshe në veri të terminalit ekzistues është pajisur me mjetet doganore për import-eksport dhe ka një kapacitet prej 4500 tonësh ngarkese në vit.
     

Shpërndajeni këtë faqe