Lajme shkencore, horizonte te rinj

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga gurax, 11 Aug 2011.

  1. Aki

    Aki Painted in Black




    [​IMG]

    :)
     
    gurax likes this.
  2. kodrapasbregut

    kodrapasbregut Primus registratum

    Pasi kontrollova ne te gjithe kete portal mos gjeja nje rubrike mbi mediat (gazetat), apo ne kombinim me shkencen, dhe nuk gjeta, thashe te hedh ketu tek kjo faqe shkencore, ku jane edhe artikuj te tjere te gjate, nja dy artikuj gazetash dhe nja dy komente te miat. Shkrimi i pare eshte nje interviste me shkencetaren shqiptaro-kanadeze, Laura Mezini Houghton, i botuar ne shume gazeta shqiptare para nja nje muaji, shkrim i pasuar nga komenti im, dhe shkrimi i dyte eshte i gazetes MAPO i dt. 15 tetor 2015, pra i djeshem, por qe pas komentit tim u hoq shpejt nga skena. Ky shkrim pasohet nga komenti im. Nese keto shkrime nuk lejohen ketu, moderatori mund ti levize apo ti heqi fare.
     
  3. kodrapasbregut

    kodrapasbregut Primus registratum

    Gazeta Shekulli:
    Shqiptarja pas aprovimit të teorisë për universin, pretendente për Nobel

    • Valeria Dedaj 17 Shtator 2015,
    • Shkencëtarja Laura Mersini Houghton rrëfen teorinë e saj ndaj krijimit të universit. Ajo shpjegon vendosjen e planetëve dhe rëndësinë e takimit të 32 shkencëtarëve në Suedi
      • Edhe pse shpeshherë gjatë punës i është dashur të haset në pengesa, për të momenti më i bukur ka qenë kur nisi të merrej me problemin e origjinës së Universit. Teoria për të cilën ka punuar shkencëtarja shqiptare, Laura Mersini-Houghton, përgjatë gjithë këtyre viteve, parashikon se në hemisferën Jugore të qiellit duhet të ketë një zonë bosh, pa galaktika dhe pa yje. Teoria e saj për origjinën e universit nga multiversi është konfirmuar nga sateliti evropian Planck dhe tashmë asaj i mbetet, që të jetë një ndër pretendentet për çmimin Nobel në Fizikë. Gjatë bisedës me të na tregon sesi i lindi dëshira për t’u marrë me këtë teori, por edhe detaje të tjera rreth planetëve, hapësirës etj.

        Cila është teoria juaj për krijimin e universit?

        Momenti më i bukur kur pata një ide për të zgjidhur problemin e origjinës së universit. Ky është një problem shumë i vështirë. Njerëzit se kanë kuptuar këtë për 2000 vjet. Nga erdhi? Ku filloi? Ajo që shikojmë nga nisi,te cila epokë? Nga ana e fizikës, Roxher Penrouz, që është një shkencëtar i famshëm anglez, e bëri këtë pyetje në mënyrë më konkrete me anë të numrave. Ai e llogariti që mundësia për të filluar një univers, si puna e universit tonë me Big Bangun, me energji shumë të lartë, është pothuajse zero, dhjetë në fuqi të 123. Një mundësi në dhjetë zero të tjera mbrapa, dhe 123 zero të tjera. Kjo ishte një pyetje shumë e rëndësishme në fizikën teorike.

        Por atëherë pse universi ynë fillon me këtë orgjinë, nëse kjo orgjinë dukej kaq e pamundur? Unë jam përpjekur dhe në fakt, një nga teoritë e String Theory, ishte pikërisht që kjo pyetje t’i shpjegonte origjinën e universit. Unë si fizikante teorike isha shumë e mahnitur nga kjo lloj pyetjeje. Mbaj mend se fundmi, kisha një mënyrë se si mund të zgjidhej ky problem. Bëhet fjalë për në vitin 2009. Fillimisht e mendova zgjidhjen, por tani është në një program të tërë, tani është një teori, që është i testuar nga ana ovosturcionale. Ideja kryesore është që vetë pyetja, se pse universi ynë nisi në këtë mënyrë nuk ka kuptim, nëse ne nuk kemi shumë fillime të mundshme.

        Për shembull, nëse unë them; për shembull një monedhë të verdhë e vëmë në xhep, dhe nëse unë bëj pyetjen: Pse kur fus dorën në xhep përfundoj me një monedhe të verdhë? Kjo si pyetje nuk ka kuptim, sepse nëse monedha e verdhë është ajo që unë nxjerrë nga xhepi, është sepse e vetmja gjë që unë kam në xhep është monedha e verdh. Kjo pyetje ka kuptim nëse në xhep do të kisha monedha me ngjyra të ndryshme, dhe unë them: Pse unë zgjodha të verdhën? Jo të kuqen, jeshilen apo lelja.

        E njëjta gjë ishte dhe me universin. Pyetja ishte fokusuar pse universi ynë nisi me Big Bang-un me energji të larta, por për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje dhe për të pasur mundësi për ta llogaritur atë përgjigje, unë ofrova, që e vetmja mënyrë është multiversi. Nëse ne kemi fillime të ndryshme, të universit që mund të nis me energji të mesme, apo të ulët, që mund të ketë gjeometri ndryshe. Nëse ne kemi një mundësi zgjedhje, atëherë ka kuptim që të pyesim, përse nis me këtë dhe jo me diçka tjetër?

        Pas propozimit tuaj, cili ishte hapi i dytë?

        Pas kësaj hapi i dytë ishte, që si mund ta llogarisë unë këtë fillim të universit. Nga ana tjetër kuptova se mund të përdorja mekanikën kuantike, një fushë energjie që ishte parashikuar nga String Theory. Kjo fushë energjike e String Theory ka historinë e saj, që në atë kohë 2003-2004, matematicienët sa e kishin llogaritur këtë fushë që quhet landscape e string theory. Landscape duket tamam si një terren me shumë lugina dhe male, por nga ana tjetër çdo luginë aty jep energjinë e mundshme, që mund të ketë një univers te Bing Bang-u. Është e komplikuar mënyra sesi matematicienët e llogarisin këtë landscape.

        Ata e nisin duke filluar nga 11 dimensione duke e zvogëluar në shtatë dimensione, që ne nuk i shikojmë, për të përfunduar vetëm në tre dimensione hapësinore dhe një kohore, duke bërë shkurtimin e dimensioneve në mënyra të ndryshme, ata do të përfundojnë me këto landscape, lugina që kanë energji. Për mua kjo ishte kryevepër, sepse duke pasur strukturë që ishte deleguar nga String Theory unë kisha mundësi tani që të përdorja pyetjen time: Pse Big Bang-u ynë nisi nga kjo luginë energjie dhe jo nga një luginë tjetër? Ajo që unë propozova për këtë gjë ishte duke deleguar fillimin e universit, që mund të mendohet si një grimcë kuantike, si një valë, duke menduar që rryma e universit udhëtonte në këtë landscape të energjive.

        Nga ai moment çdo gjë është matematike, ideja e rëndësishme ishte vetëm nga ana fizike, ne kishim mundësi që të propozonim një tjetër fillim të kësaj pyetje. Nga momenti që unë do lejoj universin kuantik, që përballë Big Bang-ut është shumë i vogël: Unë do lejoj këtë univers kuantik që të udhëtojë në këto lugina të landscape-it, nga ky moment çdo gjë llogaritet në bazë të fizikës kuantike, Gutenbergut, që pastaj nuk i jep më shansin se është i llogaritur. Unë e llogarita këtë bashkë me një koleg, të cilin e ftova që të bënim llogaritjet bashkë dhe përgjigja që morëm pasi zgjidhëm ekuacionet e mekanikës kuantike në këtë landscape, ishte që e vetmja mënyrë për të krijuar një univers është nëse fillon me energji shumë të lartë, e kjo ishte e parë që nga ana teorike, kësaj pyetje themelore të origjinës së universit i gjendej në përgjigje.

        Ishte ideja fillestare se çdo univers fillestar ka brenda grimca energjie të marra aktiviteti i String theory nga kjo. Energjia bën që ta shpërthejë universin fillestar, duke e kaluar në një Big Bang. Ndërsa materia bën të kundërtën, mundohet që ta tërheq universin dhe të kalojë në një pikë. Të tëra universet fillestare bëjnë një luftë e heshtur, energjia mundohet ta shpërthejë universin fillestar, ndërsa materia që ta fokusojë në një pikë. Të tëra universet fillestare që nisën nga energji shumë të larta do arrinin që ta përballonin efektin e materies dhe do vazhdojnë që të shpërthejnë. Kjo ishte arsyeja, që e vetmja mënyrë për të krijuar një univers është nëse fillojmë me një energji të lartë, jo me energji të ulët.

        Pas aprovimit të këtij supozimi vazhduat më tej...

        Meqenëse ne e deleguam përgjigjen dhe nuk bëmë asnjë lloj supozimi. Përgjigjja që morëm ishte e saktë, vendosëm që ta shtynim një hap më tutje, dhe të shikonim nëse ishte e mundur që ne mund të parashikonim disa obstragime, që mund ta vërtetojnë këtë teori. Këtë e bëmë në vitin 2006 dhe futëm një bashkëpunëtorë të tretë nga Japonia, dhe ne llogaritëm se duke e nisur historinë e universit nga momenti para Big Bang-ut, që bëhesh një grimcë kuantike dhe duke e lidhur nga ana e mekanikës kuantike, të tërë revolucionin që ndodh brenda këtyre universeve, sepse nuk është vetëm një univers, që shkon nëpërmjet Big Bang-ut, por janë shumë universe që shkojnë në këtë histori dhe duke e lejuar këtë lloj pikture, që të vazhdojë të rritet dhe të na ndjekë deri në ditët e sotme, në kohë, që të kishim mundësi që të llogarisnim atë që i ndodhi në Big Bang-ut. Por ajo që ndodhi në Big Bang si do të dukej sot në qiell? Përveçse anës tradicionale nga Big Bangu, deri në të gjithë strukturën që shohim në qiell, përveç fustracioneve të Big’bangut, ne kishim dhe atë që ndodh nëpërmjet grimcave kuantike.

        Nga ana tjetër ishte pyetja sesi universi ynë rritej dhe krijohej një univers fizik, por evoluimi ndërmjet tyre nga koha e Big Bang-ut, vazhdon që të jetë edhe sot, pavarësisht se është shumë i vogël lë një farë shenje në strukturën që ne shikojmë në qiell sot. Ne llogaritëm sesa i vogël do të ishte ky burim i dytë, që vjen nga mekanika kuantike dhe parashikuam se në hemisferën Jugore të qiellit duhet të ketë një zonë që është shumë e madhe, 10 gradë, një e gjashta e qielli, duhet të jetë bosh, pa galaktika dhe pa yje. Kjo u quajt njolla e ftohtë, sepse nëse në qiell nuk ka yje, dhe duke e matur temperaturën duket temperaturë blu, nëse ka yje duket e kuqe. Prandaj ajo që ne parashikuam si hapësirë bosh në qiell u quajt njolla e ftohtë.

        Ne parashikuam që duket të ketë një farë asimetrie, një thyerje të simetrisë ndaj masës që shihej në hemisferën Veriore, dhe ndaj masës që shihej në atë Jugore, atë qiellit, duhet të ketë një drejtim të preferuar, që ka lidhje me krijimin e qiellit të universit tonë. Parashikimet u bënë në vitin 2006. Ndaj mend se disa nga bashkëpunëtorët e mi u frikësuan dhe thanë se nuk mund të dalim me një publikim, që një pjesë në qiell është komplet bosh, sepse ishte diçka e paparashikueshme, sepse Big Bangu na parashikon të kundërtën çdo gjë në qiell janë uniformë. Pati kontestime dhe e hodhën poshtë si diçka që ka mundësi që të mos jetë aty, por ne nga ana statistike nuk e hedhim dot poshtë. Këtë vit në qershor të 2015 pas 7 vjet lufte me ekipeve të ndryshme eksperimentale, më së fundmi sateliti evropian Planck dhe që është ndërtuar pikërisht për të matur këto struktura e konfirmoi, që të tëra ato anomali, si pjesa bosh në qiell, mungesa e simetrisë etj., u konfirmuan. Prandaj jam shumë e lumtur për këtë.

        Së fundmi, shkencëtarët zbuluan planetin e ri, i Kepler-452b, ç’mund të na thoni më tepër për ngjashmëritë e tij me tokën?

        Nuk kam treguar asnjë lloj interesi ndaj planetëve, sepse nuk është asnjë habi. Planeti ynë nuk është diçka e veçantë, përderisa ne e dimë se sistemi diellor ka planete, por diskutohet që mund të ketë dhe planete të tjerë, në sistemet diellore ose dhe në skajet e planetëve të tjerë.

        Nëse një ditë toka rrezikohet për t’u mos bërë më e banueshme. A do të kishte mundësi njeriu që të jetonte në një planet tjetër. Nëse po, në cilin prej tyre?

        Pak a shumë përgjigjja është jo pavarësisht sesi planeti tokë ka shumë, me siguri janë shumë struktura të shpërndara në univers, të cilat janë aq larg, saqë do të ishte e pamundur për në që të shkojmë në një planet tjetër, që i ka kushtet si duhet për jetën, në mënyrë që të kemi ajër dhe që të jetë në një largësi të caktuar nga dielli, duhet që të jetë aq larg, që të ketë temperatura të përshtatshme për jetën. Kur të vinte koha që të gjenim një planet, që i ka këto kushtet që ka planeti ynë, distanca nëpërmjet nesh dhe atyre do të ishte aq larg, saqë do të duheshin mijëra vite, që të luftonim për të arritur atje. Asnjë nga ne nuk do të arrinte i gjallë.

        Ju vetë a do të kishit dëshirë të udhëtonit në hapësirë?

        Jo, aq shumë dëshirë për të udhëtuar, sepse nga ana praktike duhet një trajtim i jashtëzakonshëm, duhet që të jesh shumë e fortë nga ana fizike, që ta përballosh udhëtimin. Nga ana tjetër udhëtime në hapësirë me anë të imagjinatës, unë dhe kolegë të tjerë i bëjmë përditë.

        Pas kaq orësh të jetës suaj dedikuar qiellit, mendon se vëzhgimi i universit përmban firmën e një Zoti krijues?

        Ne tani kemi kaluar nga universi te multiversi, kjo është ajo që po kalon fizika në këtë dekadë. Duke zgjeruar njohuritë tona ndaj natyrës, ne tani nuk studiojmë thjesht se çfarë ka në një univers diellor, apo ngjitur me galaktikën. Ne i kemi kapërcyer këto dhe me teknologjinë jemi më larg. Çfarë ka bërë Zoti e kemi kuptuar, tani jemi në stadin që universi ynë është dhe nuk është aq i madh, sepse ka shumë struktura të tjera jashtë universit tonë, që në fakt ne jemi kurioz sesi janë krijuar. Kur vjen puna te universi, që ti e mendon si një grimcë në oqean ku janë dhe miliona dhe miliona grimca të tjera. Pyetja e krijimit ka kaluar më lartë, meqenëse nuk mban një rol special është thjesht një grimcë në oqeanin e kozmosit.

        Dhe së fundmi, me çfarë konkluzionesh dolët nga konferenca që organizuat në Suedi?

        Bukuria ishte që unë vendosa që të mbledh baballarët themelues, dhe në vend që të mbanin fjalime, të diskutonim, për ato që janë thënë para 40 vjetësh. Ne u takuam për të zgjidhur problemin e uljes së informacionit në black hole dhe kjo duket se ka funksionuar. Një iniciativë që duke shumë e thjeshtë që të mbledhësh për një javë themeluesit e black hole, ka bërë që të punojmë dhe mos ta shtyjmë këtë zgjedhje që e kemi shtyrë më tej.
        Valeria Dedaj
     
  4. kodrapasbregut

    kodrapasbregut Primus registratum

    Di. 22. 9 . 2015
    Kush kuptoi gjë ?
    Një intervistë e një studjuese shqiptaro-amerikane e lëmit të fizikës teorike, përfshi atë klasike dhe mekanikën kuantike, Laura Mersini.Houghton, u përcoll nga shumë gazeta dhe faqe interneti. Dhe ndërkohë që theksi medial dhe çdo komentues gazetash u përqëndrua tek mundësia e marrjes së çmimit Nobel për fizikë, (çfarë do i vlente këto vite errësirës zhurmëzuese shqiptare për pak dukje në tribunën shoujane europiane), mbi vetë temën e studimit të zonjës në fjalë nuk u tha gjë dhe nuk u komentua fare!

    Përse nuk ka një diskutim të hapur shkencor në Shqipëri, ja të paktën mbi këto që shqiptaro-amerikania shtroi në intervistë shkurt?!! Ç’të re kemi nga shkencëtarja në fjalë? A ka ndonjë njeri të na sqarojë? Apo rëndësi ka vetëm fakti i kandidaturës për çmimin Nobel, fakt i cili vetëm sa përkedhel komplekset e inferioritetit të këtij populli të rënë në batakun e një përgjumje vulë-humburish!?

    Shkencëtarja jonë shqiptaro-amerikane përmendi fizikën klasike, mekanikën kuantike, teorinë e strinxheve (tenduesve), Big-Bang-un, etj., në të cilat është bazuar teoria e re e saj, jo e qartë për mua si lexues apasionant pas shkencave të natyrës, patjetër jo e qartë edhe për të gjithë gazetarët shqiptarë dhe ata që e kanë lexuar intervistën, përndryshe do të kishim tani diskutime të ethshme, si në çdo shtyp dhe media të botës.

    Çdo kush e di se sa kundërti kanë shumë prej këtyre drejtimeve shkencore, ku është bazuar teoria e re e shkencëtares në fjalë. Ajo bazohet tek teoria e njohur e multiversit dhe na flet për një landskap kuantik dhe energjitik para Big-Bang-ut, dhe biles thekson për llogari të bëra nga ekipi i saj mbi kohën para Bigut lemertian, që d.t.th. se Hapsira ka ekzistuar më përpara krijimit të Universit, (kjo mund të kuptohet se biri lind përpara nënës!), çfarë d.t.th. ta nxjerrësh pozicion jashtë loje Bangun e Madh, (por njëkohësisht ajo e fut në lojë!), çfarë d.t.th. se këto multiverse duhet të kenë bashkpunuar në vetvete, -çfarë e pohon edhe vetë autorja e intervistuar-, gjë që na jep një raport të caktuar shkëmbimi energjie dhe, kështu, një Univers para Universit aktual, çfarë në fund të fundit kthehemi tek idetë e dikurshme të ekzistencës së një Hapsire me energji, e cila është shndërruar në materie. Apo e kam kuptuar unë gabim!? Njerëz jemi dhe ndaj duhet të sqarojmë njëri-tjetrin, përndryshe i bie që gjithsejcili flet me veten e tij, pa u interesuar të komunikojë me të tjerët dhe të sqarojë ato që ai pretendon mbi funksionin e Natyrës.

    Diçka interesante në intervistën e shkencëtares tonë shqiptaro-amerikane është rasti ku ajo flet se si grupi i saj i shkencëtarve arriti nëpërmjet mekanikës kuantike tek ideja e një zone bosh, pa galaktika, në hemisferën jugore të Universit dhe një asimetrie në pjesën veriore të tij, (-si gjithnjë nga këndvështrimi i ynë i sotëm tokësor, çfarë shkencarja në fjalë nuk e thekson, siç dhe thuajse të gjithë shkencëtarët metafizicienë). Mirpo këto dy idè në lidhje me dy anët e Universit, (si gjithnjë, nga këndvështri ynë i sotëm tokësor, sepse polet janë përherë në lëvizje), lihen të thata dhe pa shpjegime, si dhe përse duhet të ekzistojë kjo asimetri në anën veriore të Universit dhe ai boshllëk në anën jugore të tij? Përse studimet e mëparme në mekanikën kuantike i çuan këta shkencarë në këto dy anë të Universit? A ka shpjegime mbi këtë problem?

    Shkencëtarja jonë na flet se këto idè u shtruan qysh më 2006-ën, dhe në qershor të 2015-ës u provuan nga pamjet e teleskopit. Pas 7 vjetësh na thotë shkencarja jonë, ndonëse i bie pas 9 vjetësh! Dhe 10° të hapsirës së Universit ajo na i barazon me 1/6 e këtij Universi, ndërkohë që 10 gradë është 1/16 e Universit. Mirë këto shifra se mund të jenë lapsuse të vogla, ku nuk ia vlen të zgjatesh, por ajo kryesorja është ku janë publikuar këto kërkime dhe hipoteza mbi Universin, pasi unë mund të provoj se të tjerë kanë folur mbi këtë lloj asimetrie të Universit, duke e shpjeguar edhe si, qysh dhe pse!?

    Mbi të gjitha, a do të lejohet shkenca të jetë pjesë e çdokujt njeriu? A do ti japi media shqiptare të njëjtën hapsirë cilitdo njeri në temat shkencore? Apo për ata të nënës do të jepet kjo mundësi, ndërsa për ata të njerkës ngelen blloqet e inernetit?
     
  5. kodrapasbregut

    kodrapasbregut Primus registratum

    Gazeta MAPO, 15 tetor 2015
    Shkencetarja shqiptare, Big-Bangu dhe 'vrimat e zeza' , gjepura
    Dr. Laura Mersini-Houghton, nga Universiteti i Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, mbështetet në teorinë e saj frymëzuese nga një matematikë brilante, që provon se Teoria e Big Bang-ut dhe e ‘vrimës së zezë’ është e pamundur


    100 vite të shkuara, Mari Kyri, ishte një grua e vetmuar në mes të “klubit” shkencor të mbushur plot me burra. E megjithatë, kjo grua polake “arriti të shihte” më qartë se kushdo tjetër çfarë po ndodhte në fushën e kimisë. Por ajo ishte grua, e si pasojë iu desh të punonte shumë që t’i tejkalonte burrat, nëpërmjet një matematike më të mirë e një mendimi më elegant. Ajo e fitoi çmimin “Nobel” në kimi, në vitin 1911. “I mundi” burrat. Por nuk ishte ky motivi. Motivi ishte kurioziteti për dijen dhe botën.
    Ekziston një grua shqiptare gjeni, Mari Kyrija e sotme e fizikës së kozmosit. Mësojeni emrin e saj: ajo është Dr. Laura Mersini-Houghton, nga Universiteti i Karolinës së Veriut, në Chapel Hill. Jo vetëm që ajo është më e mprehta nga të gjithë fizikantët e sotëm atje, por mbështetet në teorinë e saj frymëzuese nga një matematikë brilante, që provon se Teoria e Big Bang-ut dhe e ‘vrimës e zezë’ është e pamundur.
    Guximi i saj shkencor i ka fillimet që prej kohës së shkollimit të saj në Shqipërinë komuniste, përpara rënies së murit të Berlinit në vitin 1989. Familja e saj e inkurajoi nivelin e saj të lartë të inteligjencës duke e mbështetur të ndiqte rrugën e fizikës, një fushë e dominuar thuajse tërësisht nga burrat. Tanimë ajo po tejkalon fizikën e 100 viteve të fundit, që na ka mësuar për dekada se kur një yll vjen në fund të jetës së vet, kolapson në brendësi të vetes duke u kthyer në një njësi të quajtur ‘vrimë e zezë’, e prej gravitetit të së cilës nuk mund të shkëputet më asgjë- as drita vetë, apo ndonjë formë tjetër e informacionit. Ajnshtajni dhe Houking-u ndërtuan të gjithë karrierën e tyre të shquar mbi këtë çështje. Ndërkohë që brenda Universitetit të Karolinës së Veriut gjendet Laura!
    Ajo pretendon se është e pamundur që vrimat e zeza të ekzistojnë. Dhe ka matematikën për ta provuar këtë.

    Një teori që rrëzon të tjerat

    Nëse është e vërtetë, kërkimi i saj i detyron të gjithë fizikantët t’i hedhin poshtë të gjitha teoritë e tyre aktuale mbi fillimin dhe funksionimin e universit. Pretendimet e saj përfshijnë; 1. Ndërkohë që një yll është duke vdekur, lëshon një lloj rrezatimi, të njohur si rrezatimi Houking (Hawking radiation), i studiuar nga fizikanti Stivën Houking. Kjo është ende e vërtetë; 2. Sidoqoftë, ylli, gjithashtu, humb aq shumë nga masa e vet, saqë nuk përmban më aq dendësi sa të kolapsojë e të kthehet në vrimë të zezë; 3. Përpara se një vrimë e zezë të formohet, ylli që po vdes, zgjerohet dhe më pas shpërthen. Njësia homogjene e pretenduar pas kolapsit në vetvete, nuk krijohet kurrë. E po ashtu kurrë nuk krijohet horizonti i ngjarjeve- kufiri i çdo vrime të zezë përtej të cilit as drita (e sigurisht asnjë informacion tjetër) nuk mund të dalë!
    Kjo i vendos të gjithë fizikantët përpara dërrasës së zezë, ku Mersini-Houghton i ka të gjitha mjetet e shkrimit (edhe matematikën e re të fizikës). Teoria e kuanteve gjithmonë ka thënë se informacioni nga universi asnjëherë nuk mund të humbasë (zhduket). Në vazhdim të kësaj kontradikte të ndërlikuar, si e realizon këtë vrima e zezë? Houking u përpoq ta shpjegonte këtë përgjatë gjitha karrierës së tij. Ai, ndoshta, duhet t’i kishte kushtuar vëmendje Mersini-Houghton-it, në pellgun e Karolinës së Veriut.
    Teoria e re matematike e Mersini-Houghton shpjegon pse vrimat e zeza – ashtu si na kanë mësuar të besojmë – nuk mund të ekzistojnë! Shumica e fizikanëve besojnë se universi shpërtheu nga një njësi që filloi të zgjerohej me Big Bang-un 13.8 miliardë vite më parë. Nëse është e pamundur për këto njësi (singularitete) të ekzistojnë, atëherë edhe teoria e Big Beng-ut vihet në pikëpyetje, së bashku me vrimat e zeza. Cili ishte entuziazmi i saj mbi zbulimin? “Ende nuk jam e shokuar” , thotë ajo (të njëjtën gjë tha edhe Mari Kyri kur fitoi çmimin Nobel).
    Çfarë do të thotë e gjithë kjo për të ardhmen e fizikës? Sipas Dr Laura Mersini-Houghton, “Fizikantët janë përpjekur të ndërthurin këto dy teori – teorinë e Ajnshtajnit mbi gravitetin dhe mekanikën kuantike –për dekada, por ky skenar i sjell këto dy teori në harmoni dhe kjo është vërtet një punë e madhe”.
    Fizikantja gjeniale shqiptare thotë: “Harmoni!”… “E dua mënyrën sesi tingëllon kjo fjalë. Ndoshta universi është shumë më harmonik sesa shpërthimet dhe kolapset!”

    Përgatiti: Egon Loli

    Pretendimet e saj:
    • Ndërkohë që një yll është duke vdekur, lëshon një lloj rrezatimi, të njohur si rrezatimi Houking (Hawking radiation), i studiuar nga fizikanti Stivën Houking. Kjo është ende e vërtetë.
    • Sidoqoftë, ylli, gjithashtu, humb aq shumë nga masa e vetë, saqë nuk përmban më aq dendësi sa të kolapsojë e të kthehet në vrimë të zezë.
    • Përpara se një vrimë e zezë të formohet, ylli që po vdes, zgjerohet dhe më pas shpërthen. Njësia homogjene e pretenduar pas kolapsit në vetvete, nuk krijohet kurrë. E po ashtu, kurrë nuk krijohet horizonti i ngjarjeve- kufiri i çdo vrime të zezë, përtej të cilit as drita (e sigurisht asnjë informacion tjetër) nuk mund të dalë!
     
  6. kodrapasbregut

    kodrapasbregut Primus registratum

    Komenti im:
    Unë kam lexuar me qindra shkrime mbi të tilla probleme, por një shkrim kaq idiot sa ky i Egon Lolit nuk kam lexuar ndonjëherë. Mirë ato krahasime midis Mari Kyrisë dhe Lauras po i pranojmë, m.gj.th. që krahasimi midis dy femrave nuk shkon, pasi e para ishte me të shoqin (Pier) dhe Bekerelin në një fushë krejt të panjohur të shkencës, atë të radioaktivitetit, ndërsa e dyta operon në grup mbi teori dhe fusha të njohura. Mirë se dhe superlativat për Lauren dhe sugjestionin që ky autor bosh perdor ndaj lexuesit, po ia falim, se në fund të fundit shkrim gazetaresk eshtë dhe thjesht ai do ti bëj pak reklamë nje bashkatdhetareje. Por kur hidhet në temë, ky ka dalë krejt nga shinat, -këtë nuk mund t'ia falim.
    1. Mari Kyri nuk ka fituar Nobelin vetëm në kimi, por edhe në fizikë.
    2. Mari Kyri nuk kishte nevojë të perdorte matematikën në eksperimentet e saj me lëndët radioaktive.
    3. Laura Mezini Houghton vërtet mbështetet në një matematikë “brilante”, por -sic e ka pohuar vete- është ndihmuar nga të tjerë në shtrimin matematikor të tezave të saj.
    4. Kjo studjuese shqiptare, në intervistën e fundit që la në gazetat shqiptare, nuk hodhi fare poshtë Big-Bangun, por perkundrazi, i jep një alternativë tjetër Big-Bangut, të nisur nga e ashtuquajtura landscape, një lloj hapsire kjo e parashikuar nga mekanika kuantike dhe e hipotetizuar nga shkencarja në fjalë si e ekzistuar para Big-Bangut (!?), keshtu e gjithë hipoteza e saj është e bazuar tek teoria e multivers-it/eve.
    5. Vrimat e zeza ajo nuk i ka hedhur poshtë, perkundrazi, ajo ka nevojë të pështetet në të tilla teori dhe emra të medhenj të botes cifute, për të siguruar një emër dhe titull, keshtu ajo bazohet -sic e pohon- tek Havkingu, pra ruajtja e energjise (pra dhe informacionit) në vrimat e zeza.
    6. Laura nuk po e tejkalon fiziken e 100 vjetëve të fundit, përkundrazi ajo është kokë e këmbë në këtë (meta)fizikë të pakuptuar të këtyre 50 vjeteve të fundit, duke u bazuar tek të gjitha idiotllëqet e kësaj fizike, përfshi strinxh-teory, 11 dimensionet, singularitetin, etj. c’permban mekanika kuantike.
    7. Si Ajnshtajni ashtu dhe Havkingu nuk i bazuan të gjithe teoritë e tyre dhe karrieren e tyre shkencore tek teoria e vrimave të zeza. Ajnshtajni aspak fare, dhe vetem Havkingu i ka lejuar vetes të thotë herë një gjë e herë një gjë tjetër për vrimat e zeza (ruajtja e informacionit, etj).
    8. Të tre pikat që autori i vesh Laures, nuk janë asapk gjëra (hipoteza) të reja, por gjera të vjetra. Dhe ato nuk kanë nevojë për matematikë. Pra, të thuash se materia e vdekur nuk ngjallet më, kjo është një ide e vjeter primitive, e cila nuk gjen vend nga koha e hodrodinamikes së Majerit (energjia as humb dhe as shtohet) e këndej.
    9. I gjithë shkrimi është mjaft bajat dhe i pashtruar qartë, po të mos llogarisim tre pikat e Laurës në fund.
    10. Bashkë me këtë shkrim bajat, po kaq bajat mbetet dhe përmbajtja e gazetës së Zhejit, MAPO, e cila i flet vetvetes (pra masturbon), në të kundert do të botonte shumë shkrime shkencore nga shumë njerëz, -se mirë, nga shkrimet e mia ka frikë!
     
  7. h3o

    h3o Papirus rex

    E une mendoja qe vrimat e zeza sikur jane provuar terthorazi nga fizika. :(
     
  8. kodrapasbregut

    kodrapasbregut Primus registratum

    Ja dhe nje lajm tjeter shkencor nga nje shkencetar shqiptar, botuar ne gazeten kosovare Bota sot, me 21.3.2014, i shkruar nga Prof. Dr. Jahja Koka, me titull: Publikohet zbulim epokal ne kozmologi:

    Mendja njerëzore në vazhdimësinë e civilizimeve, ka mbështetur dijen dhe eksperiencën shkencore-teknologjike gjer në shekullin që e përjetojmë apo shekullin e teknologjisë informative dhe nanoteknologjisë në zhvillim. Në këtë mbi ndërtim kolosal që tani e quajmë shkencë moderne kanë marrë pjesë, me kontributet e tyre, shumë kolos shkencorë, por Albert Ajnshtajni me kontributet e tij, padyshim mbetet i pa krahasueshem.
    Në këtë zhvillim shkencor të shumë gjeneracioneve të civilizimeve njerëzore, sidomos pas shekullit të 19-të e deri më sot, veçohen dy kahje të teorive shkencore: të botës së madhe (makro) që trajtohet me teorinë e relativitetit dhe botës së vogël apo mikroskopike që trajtohet me teorinë kuantike. Me anë të këtyre dy teorive zotërohen të gjitha (katër forcat) të cilat ekzistojnë në natyrë dhe të cilat qeverisin materien dhe universin. Përderisa forcat elektro-e dobët dhe elektro-e fortë manifestohen në brendësi të bërthamës së atomit, forcat elektromagnetike dhe gravitacionale sqarojnë dhe qeverisin universin dhe elementet e tij.
    Ajnshtajni tërë moshën e pjekurisë dhe pleqërisë e shpenzoi në Amerikë, gjatë së cilës periudhë jetësore numri i zbulimeve bie në mënyrë drastike, përkundër ekspansionit apo të rritjes së famës së këtij gjeniu më të madh të të gjitha kohërave. Kjo, siç thotë ai, nuk ndodhi për shkak të rënies së intensitetit apo zellit të punës së tij hulumtuese, por detyra që ia shtroi vetit ishte tepër e madhe apo e rënd. Ai ia pat shtruar vetit qëllimin që të zbuloj teori të gjithçkahit (gjithëpërfshirëse), teorinë apo formulimin i cili do të sintetizonte të gjitha forcat e natyrës.
    Ai ia kishte lakmi J. C. Maxëellit, i cili bëri unifikimin e fushës elektrike dhe magnetike në atë elektromagnetike, e cila është bazë e optikes dhe fotonikës moderne. Unifikimin e forcave në shkallë bërthamore e pat bërë Abdu-Selam, Nobelist nga Pakistani. Ndërkaq, unifikimin e katër forcave natyrore ishte një ëndërr, të cilën Ajnshatjni me tërë gjenualitetin e tij, nuk mundi ta realizonte. Por, kjo nuk e zvogëlon shkëlqimin e pakrahasueshëm të tij siç do të shihet në titullin vijues të këtij vështrimi. Përkundrazi, të gjithë studiuesit gjer më sot, ndonëse duke punuar tërë jetën në vetëm në njërën nga lëmitë apo zbulimet e tij, nuk munden me eksperimente apo teori të sfidojnë validitetin e pamohueshëm të zbulimeve teorike të Ajnshtajnit.
    Teoria e përgjithshme e relativitetit ardhmëri e kozmologjisë moderne

    Gjatë tërë moshës së pjekurisë dhe pleqërisë, siç shkruam, deri në ditët e fundit të jetës, Ajshtajni punonte pandërprerë tërë ditën në tavolinën e tij, për të bërë lidhmërinë e fushës apo forcës gravitacionale me tri forcat apo fushat tjera natyrore në një ekuacion, i cili do ti lidhte të gjitha, siç e lidhi energjinë dhe masën në ekuacionin E=mc (në katror). Kjo do të thotë unifikim i forcave që qeverisin universin me ato që qeverisin bërthamën dhe atomin apo mikro-botën, përkatësisht unifikimin e teorisë së relativitetit me atë kuantike.
    Në vitin 1916 Ajnshtajni publikoi Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit (TPR). Është teori mjaft komplekse matematikore që shprehet me tenzore, detajet e së cilës është vështirë të kapen nga jo specialistët e lëmisë në fjalë, e lëre më nga publiku i gjerë. Por, esenca të TPR qëndron në faktin që hapësirë-koha trajtohet si një kontinum, i cili është i lakuar rreth yllit apo çdo trupi qiellor të universit. Në TPR Ajnshtajni kishte fut edhe një konstante, e cila në fakt do të jetë i vetmi sqarim i mundshëm në Kozmologjinë Moderne, mbi zgjerimin e Universit. Kjo është verifikuar eksperimentalisht në mënyrë spektroskopike me detektimin e rritjes të gjatësisë valore të dritës që jep quazari (burimi), i cili largohet në mënyrë të nxituar. Skenari i kundërt i zgjerimit të Universit çon te pikënisja apo Big-Bangu, e cila ngjarje ka ndodhur para 13. 8 bilionë vitesh.
    Detektohen valët gravitacionale që pasojnë pas Big-Bengut: rritet zbardhja e mënyrës së lindjes së universit

    Valët gravitacionale të cilat sqarojnë zgjerimin e Universit për herë të parë raportohet që u detektuan me 17. O3. 2014. John Kovac, shefi i grupit që operon me teleskopin BICEP2 i stacionuar në Polin e Jugut, në bashkëpunim me ekspertët e Universitetit të Harvardit raportojnë detektimin e valëve gravitacionale. Ky duhet të jetë një zbulim epokal meqë raportohen valët e formuara gati 14 bilionë vite më parë, në moment e fillimit të Universit, të cilat Ajnshtajni i parashihet në TPR një shekull më parë, por gjer tani shkencëtarët nuk arritën ti detektojnë.
    Emri i teleskopit BICEP2 është akronim i fjalëve: Background Imaging of Cosmic Extragalactic Polarization (Imazhimi i polarizimit të bakgrandit extra-galaktike). Me detektimin e sinjalit, i cili regjistron polarizimin e makrovalëve, të valëve që quhen dritë e polarizuar nga Big-Bangu, indikohet manifestimi i valëve të gjeneruara, me anë të fluktuacionit kuantik, në një interval shumë më të shkurtër kohore: të triliontën pjesë të sekondit, pas Big-Bangut. Se detektimi i valëve në fjalë ishte jashtëzakonisht i vështirë mund të merrni me mend detektimin e gjilpërës në një zabel. Apo merrni me mend sipërfaqen e një liqeni, e cila nga larg duket plotësisht e qetë si pasqyrë, por në fakt aty manifestohen valëza apo gungëza të vogla që vështirë mund të shihen. Në detektorë apo teleskop ku duhet të detektoheshin valët gravitacionale me gjatësi valore shumëherë më të vogla se sa madhësia e një atomi, njëkohësisht arrijnë valët e dritës që vijnë nga burime të shumta ndërgalaktike, të cilat në fakt janë me biliona, në mes të burimit dhe detektorit. Këto valë drite janë me intensitet shumë shumëherë më të madh se sa valët gravitacionale në fjalë, që duhej të detektohen.
    Dy faktorë janë relevant që mundësuan detektimin e valëve gravitacionale dhe zbulimin epokal që u paraqit të Hënën me 17. 03 2014. I pari është fakti që teknika ishte e sofistikuar, ku sinjali që fitohet është i bazuar në fenomenin e polarizimit dhe fakti që valët e detektuara janë të rritura (amplifikuara) për shkak të inflacionit. Inflacioni paraqitet automatikisht pas krijimit të valëve gravitacionale dhe se ky inflacion bëhet me shpejtësi edhe më të madhe se sa shpejtësia e dritës. Jemi koshient që Teoria Speciale e Relativitetit nuk lejon lëvizjen më të shpejtë se sa drita, por inflacioni në fjalë i kontinumit hapësirë kohë, bënë përjashtim- kryhet me shpejtësi më të madhe. Zbulimi i valëve gravitacionale mbështetë fuqishëm teorinë e inflacionit duke mundësuar të mësojmë se sa ishte sasia e energjisë së errët, e cila imponoi inflacionin në fjalë apo sqaron edhe zgjerimin e universit, i cili manifestohet në mënyrë të nxituar.
    Fakti i dytë sqaron mundësinë e zgjerimit të universit, procesit që manifestohet në mënyrë të nxituar dhe i cili është i konfirmuar eksperimentalisht.
    Energjia që i parapriu formimit të valëve gravitacionale me gjatësi valore në shkallë sub- atomike apo në nivel kuantik, ishte triliona herë më e madhe se sa HC e Cernit (energjia e kolizionit të hidroneve në Experimentin e Cernit) ku vërtetohet ekzistenca e Bozoneve Higgs, e cila ngjarje mundësoi Çmimin Nobel në Fizikë.
    Përderisa Bozonet Higgs sqarojnë formimin e materies, detektimi i valëve gravitacionale të cilat i përkasin dimensioneve sub atomike, pra kuantike, të cilat sqarojnë inflacionin apo zgjerimin e Universit, mundësojnë lidhshmërinë e TPR-së të Ajnshtajnit me Teorinë kuantike. Kjo pra regjistron agimin e ëndrrës së Ajnshtajnit për formimin e teorisë së gjithçkahit. Ndaj edhe ky zbulim, sipas mendimit tim do të jetë edhe më i rëndësishëm se sa zbulimi i Bozoneve Higgs, nga se me këtë zbulim mund të sqarohet Big Bangu dhe formimi i Universit. Konstatimi i Lenajtres, i cili kur u vërtetua Big Bengu, thoshte që: “U zbulua e sotmja pa të djeshmen”, tani, nga data 17. Mars 2014, është i labilizuar.
     
  9. kodrapasbregut

    kodrapasbregut Primus registratum

    Ky shkrim meritonte nje pergjigje, si gjithnje e pabotuar si dhe te tjerat, cfar tregon se mediat shqiptare jane te kenaqura me pallavra dhe me pseudoshkencare.
    21. 4. 2015
    Ajnshtajni dhe profesorët-doktorë shqiptarë

    Në fakt në shkrimin tim nuk bëhet fjalë as për Ajshtajnin dhe as për Profesor-Doktorët shqiptarë, por për një shkrim gjoja shkencor të Prof. Dr. Jahja Koka, të cilin unë e pashë sot padashur në internet. Por ngaqë nuk mund të gjeja titull më të shkurtër se kaq, vura titullin e mësipërm.
    Profesori në fjalë duket vjen nga Kosova, siç edhe duket nga dialekti i përdorur në shkrimin e tij dhe, po të kemi parasysh që paska një titull Prof.-Dr. të lartë, duhet të presim nga ai një shkrim vërtet shkencor. Fatkeqësisht më duket e kundërta e kësaj, ndaj dhe u ula tani të them dy fjalë.
    Shkrimi i profesorit është në gazetën Bota Sot, botuar një muaj më parë, më 21 mars 2015, si të thuash me rastin e 100 vjetorit të teorisë së përgjithshme të relativitetit (TPR) nga Ajnshtajni dhe ka titullin: Publikohet zbulim epokal në kozmologji.
    Në shkrim bëhet fjalë për një dedektim (ndijim, përthithje) valësh gravitacionale nga një ekip shkencarësh në mars 2014, lajm ky i cili nuk kaloi në heshtje nëpër lajme të ndryshme, e për të cilin kanë dëgjuar ata që interesohen mbi zbulimet shkencore.
    Qysh në titull mbetemi pak të shokuar sepse, ndonëse astrofizika dhe kozmologjia kanë mjaft ngjashmëri me njëra-tjetrën, në këtë rast ne kemi të bëjmë më tepër me një zbulim astrofizikal, se sa kozmolog. Pra, emetimi (dedektimi, provimi) i këtyre valëve është pjesë që e studjon astrofizika. Në bazë të këtij zbulimi, kozmologia ecën më tej me përfundimet e saja, bije fjala në ato të krijimit të Universit, ekspansionit të tij (si,qysh,pse), etj. Pra, një Profesor-Doktor duhet ta saktësonte më mirë përkatsinë e zbulimit të përmëndur.
    E dyta, ky zbulim nga ekipi i astrofizikanve me në krye John Kovaç, është thjesht një dyshim, një shpresë, se mund të kemi të bëjmë me valë graviteti, që i përkasin fillimeve të Universit tonë, -po të pranojmë dhe të mos kemi diskutim për Bigun e Madh të Lemertesë. Pra, as që kemi të bëjmë me valë graviteti, por siç mendohet nga shumica e studjuesve, kemi të bëjmë thjesht me pluhur kozmik. Mendoj se entuziazmi i parakohshëm (e njëkohësisht i vonuar!) i autorit tonë nuk i shkon një Profesor-Doktori.
    E treta, zbulimi (provimi, dedektimi) i këtyre valve gravitacionale do të thotë edhe zbulim i grimcave gravition, gjë kjo që –sipas fizikanve– ka të njëjtën rëndësi jo vetëm për hapsirën dy-dimensionale ajnshtajniane, pra për TPR e tij, por dhe për modelin kuantik, -të dy teoritë kanë shoqëruar njëra-tjetrën si macja me miun dhe vetëm vitet e fundit po bëhen disa tentativa arnimi të të dyjave sëbashku, me anë formulash matematikore dhe hipotezash të ndryshme, akoma pa një sukses të qartë e të dukshëm. Profesor-doktori duhet të ish ndalur këtu dhe jo të përmendte shkarazi inflacionin kozmologjik.
    Edhe më poshtë në shkrim, tek duket se autori ynë futet në hollsira, ai ngatërron teorinë që ka unifikuar forcat e dobta (bashkveprimin e dobët, apo atë që quhet zbërthimi radioaktiv) me elektromagnjetizmin, tek thotë: „Unifikimin e forcave në shkallë bërthamore e pat bërë Abdu-Selam, Nobelisti nga Pakistani.“ Këtë fjali të tij e han një njeri që nuk ka bërë fizikë fare. Por ai duhet ta dijë se brezi im, ndonëse nën diktaturë i rritur, i kish mësuar katër forcat (bashkveprimet) kryesore në natyrë. Dhe në shkallë bërthamore nuk vepron vetëm forca e dobët, por më shumë vepron forca e fortë (lidhja e quarkeve në bërthamë të atomit).
    Përveç kësaj, ky Profesor-Doktor, kur përmend njërin nga „unifikuesit“ e kësaj force në shkallë (!) bërthamore, duhet të përmendi edhe dy kolegët e tjerë të tij, Sheldon Lee Glashou dhe Steven Ueinsberg, e ndoshta edhe Gerald Feinberg, të cilët gjithashtu janë themeluesit e këtij unifikimi teorik të elektromagnjetizmit me forcat e dobta në atom.
    Shkrimi i këtij Profesor-Doktori ka edhe shumë e shumë thënie të parregullta, si ato të kushtëzimit të inflationit me valët gravitacionale, apo tejkalimin e shpejtësisë së dritës nga inflationi kozmologjig, dhe ajo që i ve kapakun në fund këtyre çoroditjeve teorike është vula e tij e sigurtë, se provimi i këtyre valve graviteti bashkon pamëdyshje TPR ajnshtajniane me teorinë kuantike!!! Ai harron se kuantet e Plankut e ndihmuan Ajnshtajnin të merrte Nobelin në shpjegimin e emetimit kuantik në elektricitetin dritor (efektin fotoelektrik). Autori ynë don të thotë ndoshta: me fenomenet e mekanikës kuantike! –gjë edhe në këtë rast ky bashkim nuk mund të bëhet kaq kollaj midis dy teorive.
    Kaq kollaj nuk kalon as ky shkrim prej Profesor-Doktorësh tek lexuesi i mësuar shqiptar, ashtu dhe titujt e shpërndarë me lopatë në tregun shqiptar të mësimdhënies.
     
  10. h3o

    h3o Papirus rex

    Qenka lajm i ri fare para nje viti.
    Ne po bejme zbulime te rendesishme. Paskemi qene derrokoka. :D
     
  11. kodrapasbregut

    kodrapasbregut Primus registratum

    ore, h30, (cfar dreq elementi qenka ky qe nuk e kam dalluar ndonjehere deri me tani une!?), lexoje artikullin e shkencarit jahja koka, se ka ca gallate aty, e pastaj komento. Po deshe lexo dhe komentin tim per kete/ keta lloj profesoresh.
     
  12. h3o

    h3o Papirus rex

    Eshte ion e jo element prandaj se ke pare te tabela e Mendeljevit. :)
     
  13. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Gejzere me uje dhe avull ne Enceladus

    [​IMG]

    Zbulimi me i fundit qe ka bere 'Cassini' eshte prezenca e ujit te lengshem ne Enceladus, nje nga satelitet e Saturnit.
    Ne zonen afer polit te Jugut te satelitit, jane vene re flakje uji dhe avulli nepermjet nje sasie jo te vogel gejzeresh. Pervec se eshte nje pamje spektakolare, eshte gjithashtu edhe nje fenomen unik ne Sistemin Diellor dhe qe nuk eshte vezhguar tjeterkund me pare.
    Kjo gje, menjehere e ka shnderruar kete satelit ne nje kandidat shume te forte per te kerkuar jeten e gjalle jashte planetit Toke.

    Nga lloji i flakjes se ujit dhe avujve, mesatarizohet se ka nje sasi te madhe uji ne Enceladus, ne nje sistem nentokesor qe arrin ndoshta edhe deri ne 40km thellesi. Instrumentat shkencore te 'Cassini' kane analizuar perberjen e ketij uji dhe perfundimi eshte se kushtet nen te cilat ndodhet ky oqean nentokesor, si dhe perberja kimike e tij, jane te favorshem per jeten mikrobiale. Ka tregues shume te forte qe tregojne se uji bashkvepron me strukturen shkembore dhe formon nje perzjerje e cila mund te sherbeje si baze ushqimore per mikroorganizmat.

    Cassini sidoqofte eshte ne limitet e veta te aftesive per te bere analiza. Per te analizuar me tej, duhen instrumenta te tjere me te avancuar, te cilet nuk disponohen nga Cassini. Kjo do te ngelet per nje mision tjeter ne te ardhmen, Enceladus Life Finder (ELF).

    [​IMG]

    "Do te mund te dallojme acide yndyrore, te cilet jane prezent ne membranat qelizore. Gjithashtu edhe substanca te tjera te se njejtes familje, izoprenoidet. Keto gjenden ne membrant e arkeave.
    Do te mund te dallojme numrin e tyre karbonik per te pare nese permbajne gjurme jetesore. Dhe ne fund do te mund te matim izotopet per karbonin, azotin dhe oksigjenin, per te pare nese kimia perkatese eshte e ngjashme me ate ne Toke apo jo, ku organizmat kane preference per izotopet e lehte."

    Lajmi i plote: http://www.bbc.com/news/science-environment-34963515
     
    Aki, Alephh and katsune like this.
  14. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ne vitin 2050, rreth gjysma e njerezimit parashikohet te jene miope.

    [​IMG]

    Deri ne vitin 2050, gjysma e popullates boterore, ose 5 miliard njerez, parashikohet te jete miope. Gjithashtu, nje ne cdo pese njerez do te jete shume i rrezikuar nga verberia plote nese trendi do te jete ai i vezhguar deri me sot.

    Prevalenca e miopise dhe rritja me ritme shume te shpejta e saj, eshte pasoje e faktoreve te ambientit (vendbanimi, te ushqyerit, lloji i punes, regjimi ditor, etj) me theks tek ndryshimet ne stilin e jeteses dhe kohe perhere e me e shkurter qe njerezit shpenzojne ne ambiente te hapura.

    Profesor Kovin Naidoo u shpreh se: "Do te duhet te planifikohen strategji veprimi per te parandaluar kete fenomen. Keto strategji do te fokusohen ne nje rritje te kohes se shpenzuar ne ambiente te hapura dhe reduktim te aktiviteteve me objekte qe jane afer, si psh pajisje elektronike qe kane nevoje per perqendrim konstant dhe te vazhdueshem."

    Per me teper: https://www.sciencedaily.com/releases/2016/02/160217113308.htm
     
    Dreamer, Kureshtari and Solaris like this.
  15. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Nje kuriozitet: Syte jane te vetmet organe qe nuk rriten qe nga lindja. :D
     
    gurax, Dreamer and exit like this.
  16. gurax

    gurax Pan ignoramus

    E tere koka ne teresi eshte nje nder pjeset e trupit qe rriten me pak nga te gjithe te tjerat. Kjo gje eshte shume e dukshme nese bejme raportin e madhesise se kokes vs. te trupit te nje te porsalinduri, dhe raportin e madhesise se kokes vs. te trupit te nje te rrituri.
    Arsyeja eshte sepse ne koke gjendet truri (edhe syte gjithashtu qe ka permendur Seyfert me lart). Gjate rritjes se organizmit, eshte e rendesishme qe organe si truri apo syte te shformohen sa me pak (rritja eshte nje lloj shformimi) sepse shformimi i tyre ka potencial per te ndikuar negativisht ne funksionin e ketyre organeve. Si rrjedhim, lindja e organizmit behet me nje maksimum te mundshem te organeve te rrezikuar (syte, truri) ne krahasim me pjesen tjeter te trupit, dhe me pas gjate rritjes se organizmit deri ne 'adult', keto organe rriten me ritme minimum te mundshem krahasuar me pjesen tjeter te trupit. Ne kete menyre shformimi i ketyre organeve gjate rritjes mbahet minimal.
     
    Seyfert likes this.
  17. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ne nje video, tregohet nje nga rezultatet e fundit te kerkimeve per uljen e kontrolluar vertikale te raketave, nga ana e "SpaceX".
    Video eshte mbreselense dhe ka ndjenje surrealizmi ne te. Cdo gje ndodh shume shpejt dhe me nje precizion mahnites, te cilat jemi mesuar t'i shohim vetem neper filma apo lojra kompjuterike. Por kjo nuk eshte as film, as loje.

     
    Seyfert likes this.

Shpërndajeni këtë faqe