Lamtumire Atdhe! - Gjergj Fishta

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Al-Punk, 18 Nov 2012.

  1. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Lamtumire Atdhe !!


    Lamtumirë, vendet e mia,
    qe, po zhduken dalëngadalë!
    Gjëmon deti, ushton duhia,
    likundet barka valë mbi valë,

    Kah njai diell, që asht tue flakue,
    andej fill un tash do t’vete…
    Lamtumirë, atdhe i bekue!
    Lamtumirë, për sa t’jet jeta!

    Nesër nade kur mbi ne,
    rrezja e diellit ka me ra,
    kush e din sa ujë e dhe,
    mue prej teje ka me m’da!

    E por n’pyetsha ret mizore,
    e por n’pyetsha zogjt e detit,
    se për ty, moj tokë arbnore,
    s’ka me m’folë kush mue t’shkretit…

    Tjera fusha e tjera zalle
    kam me pa, e tjera dete;
    kam me ndje po tjera valle,
    tjera gjuhë, tjera qytete.

    Vendin tem s’kam me e pa,
    ku kam le e jam burrnue:
    sytë e mi kan me kja.
    pa u gjet kush me i ngushllue.

    At Gjergj Fishta
     
    Hipocrati, GENIU$ and Megg like this.
  2. Hipocrati

    Hipocrati Hipocrati

    une e kam lexuar para 10 vjetesh, gjunah qe kjo pjese e letersise ka qene e mohuar ne sistemin arsimor te paraviteve 90!
     
  3. Iliro Dardan

    Iliro Dardan Valoris scriptorum

    komunizem daku
     

Shpërndajeni këtë faqe