Letrrsia ruse..flas per prozen..eshte e mrekullushme. Ka ndjenje pasion deshira eshte e gjalle dhe e kuptueshe nga te gjithe. DASHURIA E PARE..LUFTA DHE PAQJA...ANA KARENINA.. etj jane kryevepra.
PERGJERIM Oh, po te jete e vertete, Se naten kur gjithcka pushon, Kur rrezet heneza e zbete, permbi murrana i vershon, Shkretohen varret e nemitur Dhe hijet bredhin neper terr,- Do thirrnja miken e zhuritur: Tek une eja menjehere! M'u cfaq ashtu sic ishe ti Perpara ndarjes plot trishtim, E ftoht' e zbehte, si qiri, Ne prag te fundit gjith mundim. M'u cfaq porsi nje yll i ndritshem, Si ze i leht' apo si ere, Apo si nje vegim i frikshem,- S'ka gje: ti eja menjehere!... Spo te therras per te qortuar Me hijen tende, njerezine, S'po te therras per t'i zbuluar Territ te varrit fshehtesine, Dyshimet nuk me brejne mua; Po te therras me shpirtin vrer, Qe te te them me mall: te dua. Jam yti, eja menjehere! Pushkin
ËNDËRR (Сон) Boris Pasternak N’ëndërr vjeshta, në dritare si hije, Qeshnin miqtë, qeshje ti pa pushuar Dhe, njësoj si skifter i vrarë bie, Më reg’tinte zemra ndër duart e tua. Por koha ecte, plakej e përkeqej, Kalbte dhe hujt e gardhit të oborrit Agu ndër dritare përbaltte qelqet me lotët e përgjakur të shtatorit. Por iku koha, u plak, e ronitur Si akulli kriset, mëndafshi griset. Dhe në çast heshte ti, mbete nemitur, Jehon’ që shuhet, si gjumë që prishet. U përmenda. Si vjeshtë, qe ende terr Agimi dhe era rendnin duke sjellë, Si qerrja lë byk dhe byk pas vetes merr, Rreshta mështeknash që rendnin në qiell. shqipëroi Maksim Rakipaj PS: shyqyr nuk paska dhe.....pergezime HAPESIT te TEMES. Me vjen QUDI qe....nuk jane turrur....masat.