Lexoni rregulloren para se të prezantoheni!

Diskutime tek 'Antarët e forumit' filluar nga Universal, 14 Mar 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Përshëndetje Anëtar/e. Mirë se erdhe në Forumin tonë Albforumi.com.


    Ky forum e ka emrin "Prezantohuni në Forum" dhe është hapur me qëllim që të gjithë anëtarët e këtij forumi të kene mundësi të shkruajnë diçka mbi veten e tyre. Pra të gjithë anëtarët e këtij forumi janë të lutur që të prezantojnë veten e tyre.

    Duke parë se shumica e prezantimeve janë vetëm me dy fjalë, mendova se do ishte më e bukur dhe më e hijshme nëse prezantimi juaj përmbante diçka më tepër se sa thjesht një përshëndetje. Jo se kjo na shqetëson, por do të na ndihmonte të njihnim më mirë njëri - tjetrin dhe të kishim një ide për anëtarët tanë. Kjo në kuadrin e një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhmen dhe pse jo edhe në të tashmen.


    Çfarë do të dëshironim të dinim për ju?

    - Si e keni emrin?
    - Sa vjeç/e jeni?
    - Ku banoni?
    - Ku keni lindur?
    - Gjendja juaj shoqërore...
    - Ku keni studiuar apo studimet që keni kryer.
    - Çfarë profesioni keni?
    - Çfarë hobi dhe interesa keni?
    - Dëshirat dhe ëndrat tuaja?
    - Cila pjesë e Forumit ju ngjall më tepër interes


    Prezantimi juaj duhet të jetë i sinqertë, i thjeshtë dhe t'ju përshkruajë sa më mirë. Në këtë mënyrë, ata që do të lexojnë prezantimin tuaj do të kenë një ide më të plotë për personin tuaj. Asgjë nuk është me detyrim. Thjesht kjo është dëshira jonë dhe besoj edhe e anëtarëve të tjerë të këtij komuniteti virtual.
     
    Sweety el, Ermiraal and SNAP like this.

Shpërndajeni këtë faqe