Lexoni rregulloren para se te postoni.

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Universal, 9 Sep 2014.

Thread Status:
Not open for further replies.
  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Përshëndetje!

    Në këtë forum trajtohen tema universale dhe probleme që hasen në të gjitha shoqërite shqiptare.

    Përpara se të shkruani në këtë forum!

    1. Është e rëndësishme që anëtarët të respektojnë temën e hapur duke iu përmbajtur asaj që trajtohet aty. Në rast se postimet nuk do i përmbahen temës do të transferohen tek Arkivi i posteve. Gjithashtu përpara se të hapni një temë të re hidhini nje sy temave të hapura më parë në mënyrë që të shmanget hapja e dy temave njësoj.

    2. Nuk lejohet hapja e temave të tipit chit-chat, apo tema me një fjali apo një pyetje të vetme. Hapësi i temës duhet të ndërtoj një temë që ngjall interes dhe vlen për t'u diskutuar.

    3. Në rast se tek Tema e Dites (vendet Shqipfolese) mund të tolerohet një artikull gazete apo reviste, kjo sipas meje mund të ndodh vetëm nëse postuesi i temës citon një pjesëz të vogël të artikullit duke e shoqëruar me një koment të tijin, gjithashtu edhe me pyetje për temën. Kjo formë është e pranueshme pasi nxit edhe pjesmarrjen e anëtarëve në diskutim. Nuk mund të tolerohen thjesht copy/paste gazetash, revistash. Hapësi i temës duhet të kontribuoj duke dhënë mendimin e tij lidhur me atë pjesë të shkëputur nga artikulli i marrë, përndryshe tema e hapur nuk do të kishte asnjë rëndësi.

    4. Temat apo postimet me karakter fetar si dhe jasht nentemes do fshihen si të papërshtatshëm. Për të shtjelluar besimet tuaja personale mund të frekuentoni nën-forumet e posaçme.

    5. Respektoni mendimin e gjithsecilit. Liria e fjalës dhe e mendimit është e drejtë e të gjithëve.

    6. Nuk lejohen: ofendime, sharje apo sulme ndaj njëri-tjetrit. Kjo do të nxiste debate të panevojshme, acarime, fyerje e rrjedhimisht devijim nga përmbajtja e temës.

    7. Gjuha e këtij forumi është Shqip!

    Ju falenderoj për kohën që shpenzoni në këtë forum!
     
Thread Status:
Not open for further replies.

Shpërndajeni këtë faqe