lidhja e fizikes me lendet ose shkencat e tjera si(kimia matematika etj)

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga detjon, 10 May 2011.

  1. detjon

    detjon Fillestar

    ju lutem
  2. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Fizika matematike është disiplin shkencore e krijuar si pikë premje e matematikës dhe fizikës.
    Një përcaktim tipik i kësaj dege jepet tek Gazeta e Fizikes Matematike: "aplikimi i matematikes tek problemet ne fizike si dhe në zhvillimin e metodave matematike të nevojshme për aplikimet dhe formulimin e teorive të fizikës." Ky përcaktim, nuk mbulon situatat ku rezultatet nga fizika përdoren për të ndihmuar në provat e matematikës abstrakte e cila në vetvete nuk ka asgjë të përbashkët me fizikën. Ky fenomen është bërë shumë i rëndësishëm, me zhvillimet në teorinë e kordave, zhvillime të cilat kanë rezultuar në kërkime të reja në matematike. Për përshkrimin e këtyre zhvillimeve, Erik Zaslov nxori frazën fizmatika, edhe pse shumica e studiueseve në këtë fushë këto arritje i konsiderojnë si pjese integrale e fushës se matematikës fizike.
    Fusha të rëndësishme kërkimi në matematiken fizike janë: Analiza funksionale / fizika kuantike, gjeometria / relativiteti i përgjithshëm dhekombinatorika / Teoria e probabilitetit / fizika statistike. Kohët e fundit, teoria e kordave, ka arritur të bije në kontakt me fushat kryesore të matematikes duke përfshirë gjeometrinë algjebrike, topologjinë, dhe gjeometrinë komplekse.
  3. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Fizika (greq. φυσική, fisiki = natyrë) është dega e shkencës e cila merret me zbulimin dhe veçorizimin e ligjeve gjithësinore që sundojnë lëndën, energjinë, hapësirën, dhe kohën, si dhe sjelljen dhe ndërveprimet mes tyre. Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika përshkruhet si "shkencë themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme, veçoritë e të cilave varen nga ligjet e fizikës.

    Fizika është e lidhur ngushtë me të gjitha shkencat e tjera natyrore, veçanërisht me kiminë, e cila nga ana e saj me kalimin e kohës ka marrë shumë koncepte nga fizika, mbi të gjitha në fushat e termodinamikës, elektromagnetizmit, dhe mekanikës kuantike.

    Zhvillimet në fizikë janë të lidhura ngushte edhe me sektorin teknologjik, si dhe kanë infleunca shumë të thella në shkencat e tjera , përfshirë matematikën dhe filozofinë. Për shembull, zhvillimi i teorisë së elektromagnetizmit coi në krijimin e pajisjeve të shumta elektrike (televizori, kompjuterat, pajisjet shtepiake.); zhillimet në termodinamikë cuan në zhvillimin e mjeteve të motorizuara për transportin; dhe zhvillimet në mekanikë motivuan dhe ndihmuan në zhvillimin e analizës matematikës , kimisë kuantike , dhe perdorimit të pajisjeve eksperimentale si mikroskopi elektronik në mikrobiologji. "Epoka e Atomit" përbën gjithashtu një koncept të rëndësishem në analizën filozofike dhe historike.
  4. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Kimia eshte shkenca ose me sakte ajo dege e shkencave natyrore qe merret me studimin dhe ndertimit te vetive te materies dhe transformime te saj.Eshte studimi i vetive dhe struktures se atomeve(duke perfshire dhe izotopet e tyre te qendrueshem apo radiaktive),te perberjeve dhe molekulave,te perzierjeve dhe te tretesirave,si elemente baze te natyres dhe sesi ato kombinohen per te formuar stadet e ndryshme te materies qe na formojne ne dhe c'do gje qe na rrethon.
    Fizika,kimia dhe biologjia jane3 shkenca natyrore.Quhen shkenca natyrore meqe studiojne natyren dmth,boten qe na rrethon me te gjitha pasurite e saj dhe dukurite e shumta qe ndodhin ne te.Objekt studimi i kimise eshte natyra bashke me dukurite qe ndodhin ne te.
    Lidhjet e Fizikes me Kimine
    1-Ligji i ruajtjes se mases
    2-Ligji veprimit te mases
    3-Ligji i gazeve ideale
    4-Ligji i Hesit
    5-Ligji Gei-Kysakut
    6-Ligji i Van der Valsit
    7-Ligji i Daltonit
    8-Ligji i Henrit
    9-Parimi Le Chatelier
    10-Ekuilibri kimik
  5. asdfghjk

    asdfghjk Guest

  6. asdfghjk

    asdfghjk Guest

    ikot fare ahahahaahhahahahah :) :);):(:mad::p:confused::cool::dolfi Dolfi :dolfi
  7. hygerta ardis

    hygerta ardis Fillestar

    mduhet kto x msim....flm shum :);)
  8. hygerta ardis

    hygerta ardis Fillestar

    ka te tjera per kto :oops:
  9. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    informacione si keto,mund te gjesh tek britannica.com
    atje kam gjetur disa info per shkencat ne lidhje me kimin,fiziken etj...

Shpërndajeni këtë faqe