Liga Shqiptare e Futbollit, kampionati shqiptar te bashkohet me ate kosovar

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar' filluar nga StillMandi, 21 Nov 2010.

  1. StillMandi

    StillMandi i fresket

    Teksa po lexoja lajmet sot, pashe nje titull qe me terhoqi vemendjen. Lajmi qe ndodhet me poshte tregon qe Hashim Thaci ne pozicionin e kryeministrit te Rep. se Kosoves mbeshtet idene e nje Lige Shqiptare futbolli qe do perfshinte Shqiperine dhe Kosoven. Po ashtu pozitiv kane qene dhe personazhe te tjere si Redi Jupi (nepunes ne Federaten Shqiptare te Futbollit) e figura te tjera.
    A do e shihnit me kenaqesi krijimin e nje federate te tille?

    Liga Shqiperi-Kosove, Hashim Thaci e mbeshtet
    Tirane- Nje Lige Kombetare Futbolli mes Shqiperise dhe Kosoves gjen mbeshtetjen edhe te kryeministrit kosovar ne detyre. Ideja qe po diskutohet nga televizioni "ABC News", pervecse eshte pritur mire nga specialistet e futbollit, klubet, federatat perkatese dhe politika, se fundmi ka marre nje "OK" edhe nga kreu i qeverise kosovare, Hashim Thaci. "Eshte nje ide interesante, nje ide e mire, e qelluar, qe eshte diskutuar ne rrethe te ndryshme edhe me heret, te cilen une e pergezoj dhe e mbeshtes, por jo vetem ne nivel te liges se futbollit, por ne te gjitha aktivitetet e tjera sportive", u shpreh kryeministri ne detyre per "ABC News" dhe Tv "Klan". Ai e quan te mundur nje bashkim sportiv mes dy vendeve te nje kombi, ndersa mendon se kjo ide gjen mbeshtetjen e te gjithe atyre qe ndihmuan per renien e kufijve. "Edhe kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri i Kosoves, por edhe te gjithe njerezit vullnetmire dhe te pergjegjshem, qe kane punuar per hapjen e kufijve, jane ne favor te nje lige integruese", shtoi kryeministri Thaci. Televizioni "ABC News" ka hedhur idene per nje lige te perbashket futbolli Kosove-Shqiperi ne mesjave dhe nisma po mbeshtetet fuqishem nga te gjithe aktoret. Ne nje interviste te dhene per "Koha Jone", ish-futbollisti Redi Jupi, aktualisht specialist sporti dhe drejtues i zyres per talentet e reja ne Federaten Shqiptare te Futbollit, e sheh si te mundshme kete lige dhe fitore te futbollit ne rast realizimi. Por sipas tij, mbetet per t'u pasur ne vemendje problemi organizativ. Nderkohe qe pjesa me e madhe e presidenteve te klubeve shqiptare te futbollit ne Shqiperi jane pro ngritjes se kesaj lige, ashtu sikurse edhe personalitete te fushave te ndryshme ne vend dhe Kosove. Kosova ende nuk eshte pjese e organizmave kontinentale dhe boterore futbollistik, por mjaft kosovare aktivizohen ne Kombetaren Shqiptare te futbollit. UEFA nuk ndalon zhvillimin e liges se perbashket te futbollit, kurse FIFA pret njohjen e Kosoves nga shtetet anetare te OKB-se brenda kuadrit ligjor. Nisma "Nje komb, nje kampionat", duket se po merr jete dhe debati do te vazhdoje ne ditet e ardhshme.
  2. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur Staff Member

    Me ne fund dicka me mend nga politikanet Shqiptare!

    Nga ana tjeter futbolli si Shqiptar dhe ai Kosovar jane shume dobet ne nivel. Po te bashkohen kampionatet do kete me shume rivalitet, me shume cilesi dhe per rrjedhoje dhe permiresim te nivelit sportiv
  3. atman

    atman Anëtar aktiv

    Eshte nje ide mjaft te mire. Mendoj se, nese do te kete pengesa do te vijne nga shqiptaret e Shqiperise(politikanet e tipit Berisha qe do te bejne çmos per te mos e zemeruar Beogradin).
  4. StillMandi

    StillMandi i fresket

    UEFA nuk pengon klubet e Kosoves te anetaresohen ne FSHF
    Kosova eshte nje rast i vecante ne kontinent, prandaj ideja e hedhur keto dite per organizimin e nje lige te perbashket profesioniste me Shqiperine, para se te marre forme zyrtare duhet te gjeje me pare pelqimin dhe me pas miratimin nga UEFA e FIFA. Ne Kosove organizohet nje lige futbolli, prandaj UEFA ne baze te statusit duhet qe te zgjidhe problemin e klubeve te ketij vendi, qe ato te kene mundesi per te konkurruar ne arenen nderkombetare. Organizimi i nje lige te perbashket mes Kosoves dhe Shqiperise, edhe ne rastin se do te arrihet nje marreveshje mes dy federatave te dy vendeve, mund te pranohet pse jo nga FIFA dhe UEFA. Federata Shqiptare e Futbollit pranon se do te jene organizmat nderkombetare ata qe do te vendosin ne lidhje me zhvillimin e nje lige te perbashket dhe me konkretisht, Kosova, si nje rast i vecante ne kontinent, duhet shqyrtuar vetem nga qeverite e futbollit nderkombetare. Keshtu as shembulli i Uellsit qe ben pjese ne Mbreterine e Bashkuar dhe qe njihet si nje vend anetar i UEFA-s dhe FIFA-s, por konkurron ne nje lige te perbashket me Angline, apo rastet e mikroshteteve evropiane, si Lihtenshtejni, Andorra, apo San Marino, ekipet e te cilave luajne ne kampionate te vendeve te tjera, nuk sherbejne si paralelizma, per te pretenduar nje "ok" te shpejte. (Koha Jone)

Share This Page