Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga ilirjani, 29 Mar 2003.

  1. skin

    skin Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    Po cfare te ben te jesh kaq i sigurt??

    SKIN
     
  2. ketitopi

    ketitopi Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    kjo shprehja ehste ca si shume pesimiste sidomos te pjesa e 2.une per veten time do e thoja shprehjen pak te ndryshuar: kam lind se 2 njerez ne rrethana te caktuara(dmth prinderit e mi)deshen qe une te jetoja dhe do jetoj sa me shume qe te le gjurme ne kete bote.vdekjen s´dua te permend.ashtu si eshte formuluar shprehja i bie qe shpirterisht te kesh vdek qe tani se me idene per te vdekur jeton...ehste si puna e asaj thenies tjeter:jetoje cdo dite sikur te ishte dita e fundit e jetes tende.ne fillim te jep idene qe gezoje cdo dite e shfrytezoje cdo moment pra optimiste po po ta mendosh me thelle,i bie qe ta jetosh jeten tende si ne ferr se ashtu do te ishte dita e fundit e jetes(me idene qe te nesermen nuk do existoje me).uroj te jeni dakort me mua sidomos hapesi i temes...s´besoj te kete me sh per te thene mbi kete teme.po e mbyll me nje shprehje kundra vdekjes per ti dhene pak optimizem temes /pf/images/graemlins/laugh.gif :

    dashuro gjate gjithe jetes dhe do te mbetesh i pavdekshem!!!(shprehja ime e preferuar)
     
  3. skin

    skin Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    Varet... nese dashuron psh.. Bushin, Klinton, Kenedin ... apo .... hmmm Sali Berishen, Fatos Nanon... hehe ....mund te gjesh vertet pavdekshmerine......
     
  4. ketitopi

    ketitopi Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    sé more vesh mire kete lidhjen e thenies me politikanet. :shrug:
     
  5. skin

    skin Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    Ne fakt me erdhen ne mendje vetem emra politikanesh, po mund te jene dhe artista, sportista, etj.... njerez me fame praaaa... dashuro kta dhe behesh dhe ti me fame dhe e pavdekshme... te pakten ne biografite qe do botohen me vone per keta njerez...
    capisc...??
    SKIN
    ps. shembull tipik: Monika Lewinski
    :tipsy:
     
  6. ketitopi

    ketitopi Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

     
  7. skin

    skin Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    une u nisa nga ajo qe the me pare.. dashuro per gjithe jeten dhe do ngelesh i pavdekshem....
    kshu sic eshte kjo fjali per mua nuk ka shume kuptim. e pse do ngelesh i pavdekshem? mbase ne mendjet e njerezve?? po sikur te vdesin dhe ata?

    prandaj kjo puna e politikaneve dhe artistave me erdhi si "ide humoristike" per ti dhene me teper kuptim fjalise qe permende me siper.

    megjithate,
    pac fat ne jete :goofy:
     
  8. enealbir

    enealbir Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    Mos me thuaj me ze te mekur,
    Se jeta eshte nje enderr e kote,
    Sepse shpirti i fjetur,
    Eshte nje shpirt i vdekur!
    Shekspir

    Perse njerezit sa me shume jetojne aq me shume e duan jeten, megjithese gjate gjithe jetes se tyre mund te kene vuajtur shume? Eshte e verete qe per momente te vecanta atyre mund t'u kete shkuar mendja tek vdekja, per t'u cliruar nga hallet e problemet. Por kur jane qetesuar padyshim ju eshte dukur budallallek. Jeni teper te rinj, per t'a pare jeten me pesimizem dhe per t'a lakuar fjalen vdekje si pa te keq. Vertet jeta eshte e shkurter duke e pare se sa shume probleme ka dhe sa pak kenaqesi. Por megjithate eshte teper e shtrenjte per cdo njeri. Njerezit kane dashuruar, jane tradhetuar dhe kane tradhetuar, por persei kane harruar dhe perseri jane dashuruar. Jeta vazhdon. Njerezve ju kane humbur femijet dhe njerezit me te dashur dhe perseri kane vazhduar te jetojne. Pra ne moshen tuaj fjalen vdekje duhet t'a mendoni si dicka qe nuk ju takon!
     
  9. jim_albanian_morrison

    jim_albanian_morrison Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    cfare me ben te jem i sigurt...........po pikerisht deshmia e kesaj jete qe po jetoj me ben te jem i sigurte,dhe kete e kam arritur duke kuptuar ate cka kjo jete po me deshmon.
     
  10. skin

    skin Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    Jimmyy, ne fakt ti me duket e kishe fjalen per boten tjeter, sic thua "..... pikerisht ajo bota tjeter eshte kuptimi padiskutim......"
    Dhe une per kete pyeta, se si je kaq i sigurt qe bota tjeter ka kuptim??? Kush e ka pare dhe te ka "thene" qe kshu eshte?
     
  11. samanta

    samanta Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    Kam lindur per te jetuar,jetoj jeten dhe ne menyre te pashmangshme do vdes si dhe te tjeret.Ne fakt shpesh thuhet qe para vdekjes jane te gjithe te barabarte,por s'me duket ashtu,sepse ka njerez qe kane lene e do lene gjurme te pashlyeshme ne historine e njerezimit si per mire edhe per keq.E kjo i dallon njerezit edhe para vdekjes.
     
  12. jim_albanian_morrison

    jim_albanian_morrison Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    sipas teje cdo gje duhete te vertetohet ne baze te shqisave,per mua ky eshte nje fillim i gabuar per gjithcka,sic e di une jam mysliman dhe sigurine e botes tjeter e mendoj ne baze te kuranit,shume njerez nuk mendojne keshtu eshte e drejta e tyre,besimi eshte pune zemre dhe mbetet gjithmone i tille,une sikur ti tregoj gjithcka nje pabesimtari,ai prap nese nuk e kishte ne zemer nuk do te besonte,pra sigurine mua ma jep zemra ime per shume kjo nuk eshte e mjaftueshme per mua po.
     
  13. sounds good

    sounds good Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    me fal si ishte pyetja???
     
  14. jim_albanian_morrison

    jim_albanian_morrison Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    KUR TE SHKON MARREZIA SKA CTE DUHET MENCURIA, KA THENE GJERGJ FISHTA.
     
  15. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    Kjo eshte e verteta e pamohueshme dhe e pashmangshme... e bukur, me teper nga c'duhet. Asnjeri nga ne nuk kerkoi te vinte ne jete dhe si rrjedhoje askujt nuk do ti kerkohet llogari kur te vdese. Seicili nga ne eshte ketu per te gjetur qellimin... me te cilin do haset, vetem para se te mbylli syte.
     
  16. jim_albanian_morrison

    jim_albanian_morrison Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    shume gjera ne bote behen jashte vullnetit tend por mbas kryerjes se tyre kerkohet llogari,edhe ne bote ka shembuj te ngjashem,nese te gjithe i japim nje shpjegim lindjes tone po ashtu edhe jetes tone tek vdekja ndalojme pse?cdo te ndohde mbas vdekjes nuk te duket pyetje interesante,pse duhet te vdisja,a vdes me te veretete ka nje ser pyetjesh qe nuk i shmangesh dote,i mendon i llogjikon e ne fund me zemer ben ndarjen keshtu mendoj une....
     
  17. tesoro

    tesoro Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    interesante kjo teme

    por per mua do thoja: linda per te jetuar
    por po jetoj per te punuar"

    bye bye
     
  18. ermir celanji

    ermir celanji Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    po per cfare punon?
     
  19. Artemis

    Artemis Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    Njerez… Pse jeni kaq shpirt ngushte ore :cool: ?!
    Paramendoni keshtu:
    Vdekja- Asgjesimi versus Lindja- Te qenurit… cfare misconception!!!
    Si mundet lindja ose Jeta te jete Te Qenurit kur ajo qe nga filli I saj eshte vete ASGJESIMI qe na afron, perul, larteson, shpien para Vdekjes?!
    … nuk dua te fyej askend por te besohet se Vdekja eshte FUNDI per mua eshte Idiotike ( lexo Cinike). Une vdekjen e shoh si, fig. Flijim per Rikrijimin.
    Meqense nuk them se nuk ndjej frige nga Ai Akt kalues :eek: … sepse eshte ne natyren njerezore te frigohet nga e panjohura. Nese me pare njeriu nuk ka ide per nje gjendje te Re ai nuk ka Ide edhe per Rolin e tij ndaj asaj Gjendjeje te Re te panjohur, Nga kjo edhe te Qenurit e tij shendrohet ne nje te Panjohur ose Hic! Kete e lidh me ndjenjen e friges nga Humbja qe besoj secili njeri e ndjen kur kujton vdekjen...
    Kaq... cka desha te them o :confused: ... ???
    E pra... Une e Dua jeten Shume- besoj se do ta Dua edhe Vdekjen… dhe jeten dhe vdekjen dhe keshtu me rradhe dhe keshtu me rradhe… dhe keshtu me rradhe…. Dhe keshtu me radhe!
    Se fundi Infiniti dhe Hici per mua jane nje gje e njejte, si nje membrane qe nese e sheh ne vertikale eshte aq e holle sa fare nuk ekziston e ne vertikale eshte aq e madhe sa nuk ka fund.

    /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif Zgjidhne kendveshtrimin :rockband:
     
  20. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Primus registratum

    Re: Linda per te jetuar dhe jetoj per te vdekur!!!

    Linda sepse "dikush" tjeter zgjodhi per mua...
    Jetoj per kto "dikush"....

    (?=?) Ehhhhh!!!
     

Shpërndajeni këtë faqe