LIRIA absolute apo relative

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga soni2, 3 Mar 2005.

  1. soni2

    soni2 Primus registratum

    LIRIA absolute apo relative

    e hap kete teme per te degjuar me shprehimisht sesi anetaret e af-se e konceptojne lirine
    si absolute apo si relative
    dhe ne cilat raste aplikohen ato rregulla
    konceptimi i lirise eshte shume i madh vete fjala i lire eshte i paperkufuzushem por ndodh ne shoqerine shqiptare qe liria te mos kete perkufizim por te hasim ne nje dukuri qe mund ta quajme perkufuzim i nje te drejte qe une per vete smund ta quaj liri !!!

    si e mendoj une

    liria per nje njeri smund te perkufizohet ne rastin e lirise se fjales
    lirise se besimit/mosbesimit
    lirise se zgjedhjes (cilado zgjedhje te jete ajo)


    Duke hasur dhe ne shprehjet e tilla
    "Liria jote mbaron aty ku fillon e imja"

    me lindi ideja tje pyes çfare mendimi keni per per te ashtuquajturen liri dhe si e mendoni ate

    relative apo absolute ??????
     
  2. arun

    arun Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    Nocioni i lirisė sė njeriut ėshtė i pandashėm nga mendimi etik. Pa marrė parasysh tė gjitha ndryshimet dhe proceset nėpėr tė cilat ka kaluar ideja e lirisė njerėzore, ajo ka mbetur temė konsta­nte nė historinė e etikės. Me refuzimin e lirisė, refuzohet edhe etika si ide, sepse liria ėshtė pėr etikėn ajo qė pėr fizikėn janė ha­pėsira,koha, dhe sasia.

    Liria ėshtė aftėsia e vullnetit tė njeriut pėr tė vepru­ar, ose pėr tė zgjedhur nė mes tė shumė mundėsive nė mėnyrė tė lirė e pavarėsisht nga detyrimet ose motivet. Nė historinė e kėtij problemi filozofik, etik e fetar, kryesisht janė identifikuar dy drejtime:

    - Determinizmi. –

    Sipas kėtij drejtimi, vullneti i njeriut nuk ėshtė i lirė. Edhe Sokrati edhe Aristoteli nė Greqinė e vjetėr, me­ndonin se njeriu ėshtė i determinuar. Spinoza mendonte se liria e vullnetit nuk ėshtė tjetėr veēse njė iluzion. Kėshtu mendojnė, me specifika tė ndryshme, edhe Seneka, Volteri, Holbahu etj.

    - Indeterminizmi. –

    Sipas kėtij drejtimi, vullneti i njeriut varet nga vetė njeriu, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė ka kuptim pėrgjegjė­sia pėr fjalėt, veprat dhe sjelljet e veta. Tė kėtij mendimi janė fi­lozofėt, si E. Kanti, K. Jaspersi, Zh. P. Sartri, sėrish me specifika tė vogla.
     
  3. arun

    arun Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    Nocioni i lirisė sė njeriut ėshtė i pandashėm nga mendimi etik. Pa marrė parasysh tė gjitha ndryshimet dhe proceset nėpėr tė cilat ka kaluar ideja e lirisė njerėzore, ajo ka mbetur temė konsta­nte nė historinė e etikės. Me refuzimin e lirisė, refuzohet edhe etika si ide, sepse liria ėshtė pėr etikėn ajo qė pėr fizikėn janė ha­pėsira dhe sasia.

    Liria e vullnetit ėshtė aftėsia e vullnetit tė njeriut pėr tė vepru­ar, ose pėr tė zgjedhur nė mes tė shumė mundėsive nė mėnyrė tė lirė e pavarėsisht nga detyrimet ose motivet. Nė historinė e kėtij problemi filozofik, etik e fetar, kryesisht janė identifikuar dy drejtime:

    - Determinizmi. –

    Sipas kėtij drejtimi, vullneti i njeriut nuk ėshtė i lirė. Edhe Sokrati edhe Aristoteli nė Greqinė e vjetėr, me­ndonin se njeriu ėshtė i determinuar. Spinoza mendonte se liria e vullnetit nuk ėshtė tjetėr veēse njė iluzion. Kėshtu mendojnė, me specifika tė ndryshme, edhe Seneka, Volteri, Holbahu etj.

    - Indeterminizmi. –

    Sipas kėtij drejtimi, vullneti i njeriut varet nga vetė njeriu, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė ka kuptim pėrgjegjė­sia pėr fjalėt, veprat dhe sjelljet e veta. Tė kėtij mendimi janė fi­lozofėt, si E. Kanti, K. Jaspersi, Zh. P. Sartri, sėrish me specifika tė vogla.
     
  4. arun

    arun Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    LIRIA - MOHIM APO PĖRĒUDNIM I NATYRĖS SĖ INDIVIDIT

    “Ėshtė e zakonshme nė kohėn tonė tė mos kesh asnjė dėshirė tė fortė pėr asgjė...”

    JohnStuartMill

    Sibel Halimi



    Tė diskutuarit mbi lirinė nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė alarm se ajo ėshtė rrezikuar nė formėn mė tė vrazhdė. Nėse liria ėshtė “banesė e brendshme”, siē shkruan Hannah Arendt, atėherė dikush e ka atakuar brendėsinė e saj. Vėshtruar nga prizmi i Kantit, nė qoftė se liria ėshtė mė e kapshme prej shqisave pėrmes tė cilave ne njohim dhe e kuptojmė botėn, atėherė ai qė moti e ka ndjerė nevojėn pėr lirinė, pėrmes sė cilės ka mundur ta sigurojė mė mirė unin e lirė. Individi dhe liria, si dy koncepte filozofike qėndrojnė nė lidhje kauzale, sepse ėshtė individi ai qė cenon, mbron apo ndėrton lirinė.

    Fillet e lirisė i gjejmė nė filozofinė antike dhe atė pikėrisht nė pėrvojėn e ndryshimit tė fesė, e nisur sė pari me Palin dhe e pasuar me Augustinin. Nė kėtė kontekst, nė kuptimin e thjeshtė tė saj, liria ėshtė e shprehur nė pėrditshmėri, ēka do tė thotė se ėshtė element i jetės sė pėrditshme. Kjo mė sė miri ilustrohet me fjalėt e Aristotelit nė “Politika”, sipas tė cilit “liria do tė thotė qė njeriu ta bėjė atė qė i pėlqen”. Megjithėse, marrė nė kuptimin e kundėrt, nėse njeriu bėn ashtu siē thotė Aristoteli, pėr Hobbesin, shoqėria nuk do tė ishte gjė tjetėr veē njė “xhungėl egėrsirash”. Kjo ėshtė forma mė tipike e cenimit tė lirisė, kur individi pėrmes realizimit tė dėshirave tė tij krijon pengesat pėr tė tjerėt - rrezikon lirinė e tyre. Sipas filozofėve klasikė nė kėtė formė liria e mė tė dobtėve do tė asgjėsohet nga liria e tė fortėve. Rrjedhimisht, kjo ka determinuar krijimin e njė kornize ligjore pėrmes sė cilės do tė rregullohej hapėsira e shtrirjes sė lirisė, sepse individi duhet t`i njohė kufijtė e lirisė. Shumė veprime tė individit mund tė bėhen pre e lirisė sė pakufishme, apo e asaj qė njihet si “Liri negative”. Kjo formė e lirisė ėshtė zbatuar nė Kosovėn e paraluftės, kur popullsia pakicė (serbe), pėrmes ushtrisė dhe policisė ka siguruar lirinė pėr pakicėn, duke shkelur mbi lirinė e shumicės shqiptare, si dhe pakicave tjera joserbe. Domethėnė, kėtu nuk ka ekzistuar liria e barabartė pėr grupacionin, e cila ka rezultuar me kufizimin e hapėsirės sė pėrgjithshme tė lirisė pėr shumicėn dhe pėrpjekjen e saj pėr tė mos lejuar ndėrhyrjen e pakicės. Nė momentin mė kritik, nė vitin `99, liria trandet dhe cenohet si koncept i pėrgjithshėm dhe vihet nė vend pėrmes luftės. Sot liria nė Kosovė nuk ėshtė liri tipike pėr asnjė banor tė saj. Sipas Millit, liria nuk ėshtė njė gjė absolute, prandaj atėherė kėtė nuk e kemi as sot dhe sipas tij as qė duhet ta kemi, sepse ai kėrkon tė hiqet dorė pjesėrisht nga liria personale pėr t`i ruajtur tė tjerėt. Dhe kjo, ende nuk po ndodh, sepse frika nga liria ende po e mbyt dėshirėn pėr tė qenė i lirė. Nė vendin tonė, fatkeqėsisht askush nuk dėshiron qė njė pjesė tė lirisė sė tij t’ia dhurojė tjetrit! Megjithatė, liria nuk duhet kuptuar si dhuratė, por si njė pėrpjekje pėr ta krijuar atė, e atė mund ta kesh pėr aq sa e pretendon! Nė kohėn e funksionimit tė njė lloj metastaze tė lirisė, Bashkėsia Ndėrkombėtare i ka shtruar Kosovės para vetes, plotėsimin e njėrit nga tetė standardet – e qė ėshtė ai i lirisė sė lėvizjes.

    Nė njė pjesė Kosove, njė grup mund tė lėvizė i lirė, por kjo hapėsirė e lirisė nuk vlen pėr grupin tjetėr qė jeton jashtė kėsaj hapėsire. Kėtu kemi tė bėjmė me minimunim e hapėsirės sė lirisė pėr individin apo grupin, sepse liria ėshtė kuptuar si diē personale dhe e cila mund t`i lihet nė dispozicion dikujt, varėsisht nga teket. Duke qenė kaq e shtrenjtė mbrojtja e lirisė indivduale dhe asaj kolektive, Milli e ka konceptuar kėtė si pengesė pėr pėrparimin e qytetėrimit. Nė kėtė kontekst ka shtruar edhe nevojėn e pasjes sė “Lirisė pozitive”. Shumė thjeshtė, kjo nėnkupton tendencėn e individit pėr ta qeverisur vetveten - pėr tė qenė zot i vetvetes!

    Parimisht, individi mund tė jetė zot i vetvetes, por praktikisht jo?! Kjo ngase pėrherė ekziston dikush qė tė rri mbi kokė dhe ta kufizon lirinė...

    Tė qenėt i lirė ndoshta mė shumė i pėrshtatet individit, tė cilin Rusoi e pėrkufizonte si “gjendje natyrore”. Pėrpjekja pėr tė qenė zot i vetes ėshtė kundėrshtim i tė qenit skllav. Sido qė ta marrėsh, individi zakonisht ka njė lidhje vartėsie me dikė tjetėr ose me faktorė tė jashtėm. Kanti thotė se askush nuk mund tė mė detyrojė te jem i lumtur sipas mėnyrės sė tij, ēka do tė thotė se mohon shndėrrimin e individit nė njė gjė, e cila mund tė pėrdoret sipas dėshirės sė dikujt tjetėr.

    “Individi ėshtė mė i lirė nė nivelin ekonomik se sa nė atė politik, mė i lirė nė atė politik se sa nė atė moral”, shkruan Robert Park. Nuk ėshtė aspak i lehtė trajtimi i lirisė sė individit nė kėto tri sfera tė larttheksuara nga Parku, sepse pėrderisa nė nivelin ekonomik shumėherė rregullat janė tė renditura me anė tė kontratave tė shkruara, nė atė politik me ligje dhe nene, nė tė tretin liria ėshtė e kufizuar me anė tė normave morale tė pashkruara, tė cilat kufizojnė lirinė e individit nė nivelin e rregullave shoqėrore, qė pėrvetėsohen nėpėrmjet agjencive tė socializimit, tė cilat nė tė shumtėn e rasteve janė primitive e arkaike. Kur jemi te niveli ekonomik, nuk mund tė flasim pėr liri, sepse pikėrisht mungesa e ligjeve qė Parku i ka ranguar nė nivelin politik, ka shkaktuar qė nė kėtė sferė tė ketė shkelje tė shpeshta tė lirisė. Nga pamundėsia pėr tė realizuar tė drejtat e tyre, grupet e individėve pėrjetojnė pjesėn negative tė lirisė.

    Mirėpo, ēėshtja themelore e mendimit sociologjik ėshtė padyshim raporti ndėrmjet individit dhe normave sociale. Kėtė raport Ernest Gellner e ka krahasuar me shoqėritė, tė cilat sipas tij lindin tė lira, mirėpo, kudo janė nėn vargonj. Edhe Jose Ortega Y Gasset kur e ka trajtuar ēėshtjen e lirisė dhe duke vėnė njė paralele me jetėn ėshtė pėrpjekur tė gjejė kuptimin e saj. Sipas tij “jeta ėshtė rrėnja origjinale, nė saje tė sė cilės njeriu i hedhur diku, jashtė vetvetes, larg intimitetit tė tij, gjendet rrjedhimisht nė njė ekzistencė jo tė tijėn karakteristike, nė njė objektivitet tė kufizuar nė kohė dhe hapėsirė qė pėrbėn pikėrisht rrethanshmėrinė e tij”.

    Pėr dallim nga Parku, Ortega raportin nė mes njeriut dhe gjėrave qė jeton e quan problematik, sepse sipas tij njeriu i jeton gjėrat qė e rrethojnė sikur tė jenė tė huaja pėr tė - gati armiqėsore, duke ua pėrkulur atyre madje edhe nevojat e veta mė jetėsore. Kjo tregon qartazi kompleksitetin dhe kufirin kritik nė mes tė individit dhe normave morale (kultura), prandaj Heideggeri konceptin e lirisė e mbėshtet mbi tė shpjeguarit e jetės, pėr tė shtuar se individi jetėn e projekton vetėm nė cakun e lirisė.

    Derisa, liria trajtohet nė kuadėr tė shumė mendimeve, Herman Hess duket se ka dhėnė pėrfundimisht pėrgjigjen nė favor tė normave morale. “Secili prej nesh duhet tė pėcaktojė vetė atė qė i lejohet dhe atė qė i ndalohet”, thotė Hess, pėrderisa pėr Hanah Arendt, kjo nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė “Unė dua”, por edhe njė trasformim nė “unė dua tė jetė ashtu si duan”. Nga ana tjetėr kemi Lokun, Adam Smithin dhe Millin qė skicojnė rrafshin e gjerė tė hapėsirės sa mė tė madhe tė lirisė, pėr tė shtuar se progresi dhe paqja mund tė pajtohen me ekzistencėn e njė hapėsire tė gjerė pėr jetėn private, nė tė cilėn as shteti dhe as ndonjė autoritet tjetėr nuk do tė lejoheshin tė ndėrhynin.

    Idenė se njeriu ėshtė thelbėsisht antisocial e mbronte edhe Frojdi, sipas tė cilit shoqėria duhet ta zbusė, duhet t`i plotėsojė disa kėnaqėsi qė vijnė nga impulset biologjike, “qė si tė tilla janė tė domosdoshme, por nė pjesėn mė tė madhe shoqėria duhet tė rafinojė dhe tė frenojė, nė mėnyrė tė shkathėt, impulset themelore tė njeriut”, ka vėnė nė spikamė Frojdi duke u bazuar mė sė shumti nė fjalėn sublimim pėr tė pėrshkruar raportin e individit, respektivisht natyrės sė tij dhe normave morale qė nė pėrgjithėsi nėnkuptojnė shoqėrinė. Kjo qartazi tregon se ky psikanalist pranon idenė tradicionale pėr njė dihotomi thelbėsore midis njeriut dhe shoqėrisė, si dhe doktrinėn tradicionale tė ligėsisė sė natyrės njerėzore.

    Pėr dallim nga shumė mendimtarė tė tjerė, Frojdi dhe Frommi dhanė edhe njė mendim tjetėr tė konceptimit tė lirisė. Madje, sipas Fromit “Tė gjitha zakonet dhe besimet, sado absurde dhe degraduese qė tė jenė, mjaft qė e lidhin individin me tė tjerėt”, ėshtė shprehur ai pėr tė shtuar mė tej se ato janė strehė pėr ta mbrojtur individin nga ajo qė trembet mė shumė - nga izolimi. Ndėrkaq Emil Dyrkemi, pėr dallim prej tyre, qytetėrimin e mbėshtet mbi bazėn e lirisė. Ndonėse nė teorinė e tij ēėshtja e lirisė nuk ėshtė objekt i veēantė, ajo trajtohet nė kuadėr tė ndarjes sė solidaritetit nė: solidaritetin mekanik dhe atė organik, i cili nxjerr nė pah kufizimin e lirisė sė njeriut nė nivelin e aspektit empirik. Nė tė parėn, “kufizimi” arrihet nėpėrmjet njė norme tė pėrgjithshme qė personifikohet me “vetėdijen kolektive”, meqė nė tė dytėn kjo zėvendėsohet me “ndarjen e punės”, ku liria e njeriut kufizohet me anė tė ligjeve. Nė kėtė kontekst, Epikteti qenien njeri donte ta pavarėsonte, nė mėnyrė qė “Individi tė jetė zot i vetes”, madje duke e konceptuar lirinė deri nė atė shkallė saqė tė ekzistojė njė luftė mes individit dhe vetes. Kjo e para ėshtė pjesa qė ndikohet nga normat morale dhe ngrit konfliktin, ndėrkaq “vetja” na paraqitet si njė cilėsi natyrore.

    Mirėpo, ēėshtja themelore e mendimit sociologjik ėshtė padyshim raporti ndėrmjet individit dhe normave sociale, tė cilat sipas Robert Parkut gjithherė janė nė konfrontim me njėra - tjetrėn dhe nė kėtė mėnyrė lindin forma tjera tė organizimit njerėzor. Ndryshe nga Xhon Stjuart Milli qė shoqėrinė do ta shihte si “Shtypje nėn peshėn e mediokritetit kolektiv”, sociologu Park mbron tezėn se civilizimi ėshtė nė saje tė kontrollit dhe shtypjes, prandaj qytetėrimin e mbėshtet mbi bazėn e lirisė.

    Karakteri paradoksal i kėsaj pikėpamjeje ėshtė vėnė nė dukje disa herė. Madje, Isaiah Berlin lufton me faktorėt e ndryshėm qė e pengojnė realizimin e lirisė sė tij. Edhe pse Berlin ishte i vetėdijshėm se “liria natyrore” do ta shpiente shoqėrinė nė njė kaos social, ai pėrpiqet qė hapėsira e individit tė jetė edhe mė e gjerė, mirėpo gjithmonė duke e patur parasysh se “liria e disave ėshtė e varur domosdoshmėrisht nga kufizimet pėr disa tė tjerė”. Tė jetuarit nėntė muaj nė fetus ėshtė vetėm njė robėri nė njė hapėsirė mė tė vogėl dhe kėmbim i saj me njė robėri mė tė madhe.

    Liria e fiton kuptimin qė nė momentin e daljes nė kėtė botė, kur individi shpėrthen membranėn citoplazmatike dhe thyen kufirin nė mes lirisė dhe “robėrisė”, sepse je i lirė pėr tė mos qenė i tillė. Nė kėtė kuptim individi ėshtė nė kufirin e zgjedhjes nė mes lirisė, qė ėshtė produkt i natyrės njerėzore, nė njė anė, dhe nė anėn tjetėr pėrshtashmėrisė qė eviton izolimin, qė do tė thotė njė privim nga liria pėr tė cilėn individi do ta zgjidhte mė mirė vdekjen se sa robėrimin, qė ėshtė njėkohėsisht edhe pohimi mė i lartė i individualitetit tė tij. Izolimin kėsisoj tė individit Balzaku do ta quante tė tmerrshėm!
     
  5. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: LIRIA absolute apo relative

    liria e tjetrit fillon aty ku mbaron liria ime dhe anasjellas.si e mendoj lirine? nje sere te drejtash qe me lejone te keme nje hapesire veprimi/mosverimi etj ne te cilen asnje nuk mund te me kushtezoje ne asnje lloj menyre. brenda kesaj hapesire liria ime eshte absolute.por kjo hapesire ka kufij.kufijte e saj jane aty ku fillon hapesira e tjetrit brenda se ciles ai eshe zoterues absolut dhe une nuk mund ta kushtezoj. kjo do te thote se liria e nje individi s'mund te jete krejt absolute dhe as krejt relative.
     
  6. soni2

    soni2 Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    Absolute persa i perket zgjedhjeve te mija
     
  7. soni2

    soni2 Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    A mund te jete liria nje drejte???
     
  8. anxhela seranaj

    anxhela seranaj Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    per mendimin tim eshte e drejte shprehja "liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit". nese nuk do te ishte keshtu atehere do te ngjante me teper me nje burgim dhe rrethim sesa me liri.
    po si gjithçka tjeter edhe LIRIA eshte relative. koncepti i lirise ndryshon nga personi ne person dhe secili nga ne ne nje menyre apo nje tjeter e ndjen veten te lire brenda kufijve qe i lejon ai/ajo vetes. sado liberale qe te jemi perseri ne njefare mase i kufizojme disa nga veprimet tona, ndoshta edhe pa e kuptur as vete.por nuk besoj se keto kufij vendosen nga ambjenti perreth. nese do te ishte keshtu atehere dy njerez qe jetojne ne te njejtin ambjent do te kishin te njejtin mendim mbi menyren e jeteses, mbi konceptin e lirise e te tjera.nuk do te kishim karaktere te ndryshme brenda te njejtit ambjent. pra çdo gje personi e vendos vete pavaresisht nga vendi ku ndodhet edhe nga fakti nese te tjeret e pranojne apo jo menyren e tij/saj te jeteses.
     
  9. arun

    arun Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    Te jesh i lire do te thote te mos jesh i varur.

    Te mos varesh nga prindi,shefi,qeveria,ligji etj.Keto edhe mund ti arrish por nuk do te thote qe je medoemos i lire.

    Veshtiresia me e madhe eshte te clirohesh nga vetja,nga pasionet negative,nga ato qe askush nuk guxon t´ia thote tjetrit por qe te gjithe i kane perbrenda kush me shume e kush me pak.

    Te clirohesh nga lakmia per te pasur shume,mundesisht me shume se te tjeret.

    Nga zilia,pse tjetrit i ecen me shume,fiton me shume,eshte me i zgjuar,ka te dashur me simpatike etj.

    Nga egoizmi i te parit te gjerave gjithmone me syzet e tua duke vene si qender veten tende.

    Kur ti heqesh keto dhe te tjera si keto (ose te pakten te jesh futur ne kete rruge)e kupton sa e madhe eshte liria.

    pra njeri i lire ne menyre absolute eshte vetem ai qe eshte i plote dhe i realizuar shpirterisht

    kurse njeri i lire ne kuptimin relativ eshte ai person qe nuk eshte i plote dhe i realizuar shpirterisht

    personi i realizuar shpirterisht nuk ka deshira sepse eshte i plote ne veten e vet me te larte, i ka te gjitha te plotesuara ........

    kurse personi i pa realizuar shpirterisht ka deshira te pafundme ne mendjen e tij dhe per pasoje eshte i kufizuar perjetesisht ne boten e relativitetit ................

    kjo eshte nje teme e gjere shume dhe mund te interpretohet ne shume menyra duke bere lojra fjalesh me elokuence , por nje gje eshte e sigurt se personat e lire ne kuptimin absolut jane te pakte, sepse te pakte jane ata qe kane realizuar vetveten e tyre me te larte , pra ata qe qe nuk varen nga askush...........

    persona te tille qe nuk varen nga faktoret relative sic jane koha ,hapesira dhe materja, kane arritur ate gjendje qe quhet pavdekesi ......

    per kete arsye GETE poeti dhe dramaturgu i madh gjerman thote se:

    njeriu e vendos vete se kur do vdese.....
     
  10. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    Ata qe s'kane arritur lirine vazhdojne kerkojne e kane deshira.

    Po ata qe jane realizuar e s'kane me deshira me cdare merren? Kjo bota e njerezve te realizuar duhet te jete nje bote shume e vetmuar.
     
  11. arun

    arun Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    ata qe kane realizuar vetveten e tyre , jane te pakte, sepse te pakte edhe guret e cmuar si puna e diamantit pershembull apo jo ???

    ti do ta kuptosh vleren e personave te tille kur te kuptosh se cili eshte qellimi i jetes , vetem atehere ti do ti shkosh pas ketyre personave , sepse persona te tille te cliruar nga skllaveria e faktoreve relative te materjes , kane pushtetin absolut spiritual qe te clirojne edhe ty nga zinxhiret e rende te lirise relative ku je aktualisht ti............

    e kuptove tani pse vlera e ketyre persona eshte e pacmuar ...............
     
  12. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    Jo nuk e kuptova. S'e humbas kohen me koncepte jashte realitetit qe s'me hyjne ne pune. Thjesht kuriozitet kisha. Filozofi te mbare.
     
  13. soni2

    soni2 Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    e paçmuar per ty o arun por jo per te gjithe !!!
    pse ke nevoje ti shkosh mbrapa disave qe sipas tyre liria eshte absolute ?? atehere qe ne postimet e tua asnjehere nuk lexova per liri absolute por vetem relative !!!!
    ndoshta besimi yt te ben te mendosh qe liria e tij eshte absolute ??? por a do te kete te njejtin kuptim liria nqs ka njerez qe nuk e konceptojne si ty/ju ???

    Liria ngelet fondamenti i nje shoqerie demokratike multipartiake multietnike multifetare !!!!!

    Pikerisht si kundeshtar te kesajt lirie behen sektet e shumta qe me doktrinat e tyre proklamojne nje liri imagjinare !!
    Ajo lloj doktrine bazohet ne jeten e perditshme qe bejme dhe kemi bere duke nenvijezuar vetem aspektet e keçija te kesajt jete dhe ato qe duan ti bejne njerezit te besojne se jane te demshme ( si puna e toplessit pshm) Mohimi i lirise ne çdo aspekt te tijin eshte nje mohim i nje te drejte demokratike qe shume veta dhane jeten me lufta dhe demostrata per ta arritur !!! dhe na delka qe liria per te cilen ato dhane jeten nuk na qenka e mira ; e mira eshte kjo qe themi !!!!
    si mund te konceptohet keshtu liria nga njerez te civilizuar (te shekullit 21) si mund te pretendohet te bashkohet feja me shtetin atehere kur eshte ndare ka mese 250vjet !!!!si mund te pretendohet te hidhet hi mbi gjakun e dhene per demokraci te drejtash duke vene nje teokraci mohimesh !!!!
    Liria eshte fondamentale per ekuilibrin e nje njeriu !! liria e fjales dhe e mendimit jane bazat e nje shoqerie qe po mban me buke 5 miliard njerez !!! kjo liri nuk eshte relative por absolute (thjesht rregull matematike)!!!
    Atehere lerini njerezit te besojne dhe te mendojne te shprehen si e kane konceptuar !!!
    çdo njeri ka te drejten te beje mendimin e vet mbi kete bote dhe mbi funksionimin e sajt !!!!!
    Kete quaj liri une !!!!
     
  14. arun

    arun Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    e paçmuar per ty o arun por jo per te gjithe !!!
    pse ke nevoje ti shkosh mbrapa disave qe sipas tyre liria eshte absolute ?? atehere qe ne postimet e tua asnjehere nuk lexova per liri absolute por vetem relative !!!!
    ndoshta besimi yt te ben te mendosh qe liria e tij eshte absolute ??? por a do te kete te njejtin kuptim liria nqs ka njerez qe nuk e konceptojne si ty/ju ???

    òòòòòòòòòòòòòòòòòòòòòòòòòòòòòòò
    kur te kuptosh qellimin e jetes atehere do kuptosh rendesine e ketyre personave te realizuar shpirterisht.............

    per sa kohe qe ti nuk e kupton qellimin e jetes , asnjehere nuk ke per ti kuptuar persona te tille

    keta persona jane te plote dhe nuk varen nga askush sepse nje njeri i realizuar shpirterisht eshte absolut dhe nje njeri absolut eshte zot i vetes se vet , dhe kjo eshte perputhje me thenjen profetike se kush ka njohur vetveten ka gjetur dhe ka njohur perendine...........

    sepse njeriu eshte e verteta me e madhe , sepse pertej njerut nuk ka asnje te vertete tjeter ne univers..................
     
  15. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: LIRIA absolute apo relative

    nuk eshte shume e e veshtire te kutosh keta persona.mjafton ta krahasosh ndjenjen e brendshme te lirise qe ata kane,me nje ndjenje te madhe gezimi,qe te çon ne eufori.ne nje gjendje euforike nuk ekziston askush/asgje tjeter veçse ti dhe ndjenja jote e gezimit e te duket sikur asgje ne kete bote nuk mund ta ndrydhe ate gezim.

    arun,me keto shkrimet e tua perpiqesh te shfaqesh si te veshtira gjera qe ne fakt jane te thjeshta.
    ti flet vetem per gjendjen shpirterore te njeriut. e trajton boten e brendshme te tij si te pavarur nga bota e jashtme qe e rrethon.kjo eshte absurde.mendo vetem kaq:nje njeri si ai qe thua ti,ndermer nje veprim sipas tij te mire,por qe ne baze te ndonje ligji te botes se jashtme nuk konsiderohet i tille.si rrjedhim ky njeri rraset ne burg.akoma kembengul ti se njohuria qe ai ka per veten e tij e ben ate absolutisht te lire? ai mund te jete ne paqe me ndergjegjen e tij por nuk eshte i lire.
    liria mund te konsiderohet nga shume kendveshtrime por ta idealizosh keshtu si ben ti,do te thote te genjesh veten.
     
  16. arun

    arun Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    nje nga keta pesona per te cilet po flas u burgos dhe gjate viteve te burgut qendroi per rreth 6 vjet ne greve urie , dhe ne fund doli nga burgu i pafaishem .....kjo histori e vertete ka ndodhur nga viti 1971 deri ne 1978

    me dhimbje me duhet te shtoj se personat qe e burgosen mendonin pikerisht keshtu si puna jote , dhe ngarja per te cilen po flas ka ndodhur ne shtetin e bengalit ne indine juglindore.............

    andej nga viti 1976 nje grup deputetesh te parlamentit indian shkuan ta takonin personin per te cilin po te flas , dhe mbasi e takuan ne burg ju luten qe ta nderpriste greven e urise , duke e justifikuar kerkesen e tyre se po e demtonte fizikun e tij dhe se fiziku i duhej per misionin e tij , ai entiteti ju pergjigj se idete e tij ishin me te cmuar se trupi i tij

    realiteti i jashtem i njeriut ka vlere relative kurse realiteti i brendshem ka vlere absolute , ky eshte edhe gjithe thelbi i diskutimit tim ....
     
  17. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: LIRIA absolute apo relative

    thelbin e diskutimit tend mund ta thoje qe ne fillim dhe duke e parashtruar ne nje menyre me pak idealiste dhe me shume realiste.mjaftonte te sillje si shembull regjimin komunist i cili ia hoqi njeriut lirine e "jashtme" por jo lirine e "shpirtit".
    nese do ta trajtoje paksa ndryshe idene tende mendoj se te gjithe do te ishin dakord me ty.
     
  18. arun

    arun Primus registratum

    Re: LIRIA absolute apo relative

    pikerisht per kete po flas sepse ai person per te cilin po flas eshte burgosur nga partia komuniste e indise qe ne ate kohe ishte ne pushtet ne indi...........


    ai qe drejtohet brenda vetes se vet , i drejtohet lirise absolute

    kurse ai qe drejtohet jashte vetes se vet ,i drejtohet lirise relative

    te dyja kane vlere por e para ka vlere absolute ,kurse e dyta ka vlere relative

    shqip po flasim dhe nuk po meremi vesh....
     
  19. marina s.

    marina s. Forumium maestatis

    Re: LIRIA absolute apo relative

    une te mora vesht shume mire dhe e tregon ai postimi im qe ke cituar me lart.
    vetem fol troç duke referuar realitetit shoqeror sepse ate e kuptojne te gjithe dhe nuk do te kete vend per keqkuptime te kota.
     
  20. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: LIRIA absolute apo relative

    Absolute apo relative, me duket teper e ngushte per t'u shprehur me keto dy perfundime. Une me mire do te sillja nje thenie filozofike te Getes, qe vijon pak a shume:

    Kur deklarojme se jemi te lire, ndjehemi te kufizuar, te pafuqishem, te varur. Ne castin kur kemi guximin t'i pohojme vetes se jemi te kushtezuar, ndjehemi me te lire per te vepruar

    Eshte thenie e thelle dhe mund ta gjykoje secili nga ju sipas pervojave. Mua me duket sikur njeriu vepron dhe reagon ne baze te asaj qe ai i pohon vetes... Disa besojne ne pohimin e tyre, disa i jane skeptike (ketu hyj une). (Te kuptohemi, skeptiket jo detyrimisht e hedhin poshte pohimin e tyre!)
     

Shpërndajeni këtë faqe