LIRIA absolute apo relative

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga soni2, 3 Mar 2005.

  1. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Po prandaj e quajti teoria w relativitetit dhe jo absolutizmit...
     
  2. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    "Liria ime mbaron aty ku fillon e tjetrit"
     
    klea likes this.
  3. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Dhe ajo eshte absolute eee...
     
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    lirine e kufizon pandjeshmerisht vete natyra. Pse duhet te merakosemi se kemi shume?
    Te na mjaftoje merakosja kur kemi pak :)
     
  5. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    nese miratohet. nga pala tje po. Ne te kundert jo.
     
  6. klea

    klea Ad Maiora

    Liria absolute e mendimit,liria relative e veprimit dhe e shprehjes(limituar nga rregullat dhe normat qe vendos shoqeria sic jane ligjet,zakonet etj)...pra per mendimin tim i shikoj gjithemone bashke
     
    gurax likes this.
  7. agim40

    agim40 Valoris scriptorum

    Cdo gje qe ndryshon eshte relative. Psh cdo gje absolute eshte gjithmone e vertete. >Numri 3 eshte me i madhe se numri 1 eshte dicka absolute se nuk ndryshon te mendimi i asnjerit, mirpo e verdha eshte me e bukur se e bardha eshte relative...
    Mendimi im!
     
  8. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    E vetmja shoqe qe kam, ketu ku jetoj, quhet Suzanne. Kusherira e saj, e re ne moshe, u dignostikua me nje aneurizem (mpikseje gjaku dhe fryrje e vellimit te trurit) i cili fatkeqesisht ishte afer trungut (brain stem) trunor per t'u operuar. Mjeket konkluduan qe mosnderhyrja kirurgjikale do t'i jepte asaj shansin e zgjatjes se jetes ne varesi te aftesise se trupit per t'u riperteritur dhe ne varesi te qetesise absolute qe do te sigurohej nepermjet izolimit nga gjithcka e jashtme qe ishte identifikuar si shkaketare stresi dhe nervozizmi per te. Une nuk e takova kurre, por Suzanne me tregon se ajo e kalonte pjesen me te madhe te kohes me nje tip callme ne koke ne brendesi te se ciles permbaheshin kompresa te akullta, perdorur per tkurrjen e vellimit te trurit dhe uljen e temperatures.

    Imagjinoni tani nje grup komshinjsh, te udhehequr nga nje karikaturist, i cili nen pretekstin e ushtrimit te se drejtes humane te lirise absolute per t'u shprehur lirshem, mbrojtur kjo edhe nga ligji, qofte nga inati per familjen e vajzes, qofte nga hipja e qejfit per te shprehur artistikisht talentin e tij, qofte nga deshira per te provokuar, ne nje pankarte, karikaturon vajzen me nje callme brenda se ciles jane vene bomba. Familja vihet ne stres, po ashtu edhe vajza dhe kjo shkakton edhe shperthimin e venes se gjakut, qe shkakton edhe vdekjen e saj. Cfare do te benit ju, po te ishit babai apo nena apo vellai i kesaj vajze????

    Ne qofte se ju nuk jeni te sigurte per kuptimin e konceptit Liri Absolute e vetmja menyre qe duhet te perdorni eshte peshimi dhe matja. Edhe gjerat qe nuk duken, jemi ne gjendje t'i matim me pyetjen e thjeshte « Sa jete do te mbroj dhe sa jete do te shpetoj UNE si person ne se e mbyll apo e hap gojen?», «Cfare ndjenje do te me shkaktoje mbrojtja e jetes dhe cfare ndjenje do te me shkaktoje marrja e saj?».

    Nese karikatura ime ve ne rrezik jeten time, jeten e bashkepunetoreve te mi, jeten e familjes time, jeten e personit te provokuar i cili detyrohet te kryeje aktin e vrasjes per hakmarrje legjitime, armiqesi dhe ndarje ne dy kampe te asaj qe dikur ishte harmonike (komshilleku) dhe fillimin e nje lufte te pafund midis ketyre kampeve, a nuk mendoni se delli prej artisti te ketij karikaturisti, mbrojtur nga nje ligj i manget, justifikon gjithe keto marrje jetesh????

    A meriton t'a besh hero? JO.
    A ka faj i provokuari ? JO

    Te kishe qene ti babai i kesaj vajze, jam e sigurte se do t'ja kishe ngrene guxhumanin kesaj plehre. Per mua ai eshte HERO.
     
    Last edited: 12 Nov 2016
  9. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Sqarim:

    Shyqyr qe e rilexova kete postimin! Ngaqe mendoj shume shpejte, shpesh e ve re se duart ecin me ngadale se treni im i mendimit. Per mua, ai eshte HERO, eshte nje fjali e cila nuk duhet t'i bashkangjitet fjalise paraardhese. Nese nje moderator e lexon kete, ju lutem, fshijeni fjaline e fundit.

    Meqenese jam e jam ketu do te deshiroja te shtoja nje gje te vogel ne lidhje me ate qe une mendoj per lirine e fjales. Fjala merr fuqine e plote, vetem nese ajo pasqyron realitetin ashtu si eshte dhe jo mendimin deshirues (wishful thinking) se si ky realitet duhet te jete. Perndryshe do te kishte njerez qe do te shperdoronin fuqine e fjales per te krijuar dhe manifestuar ngjarje apo nje te ardhme kaotike. Prej ketej ka lindur dhe ideja se me demek arti eshte ai qe krijon jete. Imagjinoni jeten te krijuar nga nje mendje e cila mund te jete edhe e cmendur. Psh fakti qe nje liber qe pershkruan mbytjen e Titanikut u shkrua shume kohe perpara se ky eveniment te ndodhte mund te te krijoje pershtypjen se shkrimtari ishte edhe KRIJUESI. Fakti eshte se ngjarjet, brenda kesaj kohe tones, e cila ndodhet brenda nje kohe te vertete, kane ndodhur nga perspektiva e kesaj te fundit, ku edhe shpirti me i madh krijues ekziston. Shkrimtaret, nuk jane gje tjeter vecse njerez te lidhur me frekuencen e valeve te burimit te vertete krijues. Ndaj edhe njerezit behen paranoiak dhe u krijohet pershtypja se dikush po i pergjon apo po u vjedh krijimtarine. Larg prej saj. Te gjithe keta njerez jane te lidhur me nje tip reuter (nuk di si t'a shpjegoj me mire) i cili origjinon nga BURIMI. Puna eshte se asnje nuk eshte ne gjendje te dalloj ORIGJINALIN.

    Fjala, nese nuk pasqyron ate qe ndjen zemra ate qe sheh syri, ate qe degjon veshi nuk mund te kete kurre ate force. Fjala nese shpreh emocionin per te cilen ajo eshte krijuar dhe perdoret me kontekstin e vet, atehere ajo merr krahe si shqiponje dhe lirohet, behet e LIRE. Nuk e di kur shikoj arabishten e shkruar, me le pershtypjen e germave qe kane krahe zogu. Thjesht nje pershtypje!
     

Shpërndajeni këtë faqe