Loja…

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga atman, 15 Jun 2007.

  1. atman

    atman Forumium maestatis

    Loja…

    Ç’është loja?
    Mundohemi të japim një përkufizim për diçka që ka zënë një pjesë të mirë të fëmijërisë dhe që vazhdon të mbajë peng njëherë e përgjithmonë ndjenjat dhe mendimet tona. Përfytyrimi zbehet, ngaqë lojrat, përgjithësisht, me kalimin e kohës boshatisen nga ndjenjat, (mundohuni të riprovoni, psh, të njëjtat emocione kur kini parë një ndeshje futbolli, - e pamundur) për shkak se këto, janë ndjenja të çastit, të eksituara nga dëshira për tu dëfryer dhe kjo dëshirë për tu argëtuar ka një kohë të caktuar, pastaj ndiqet nga diçka tjetër që quhet ndërkohë. Pikërisht këtu humbet edhe mendimi, shndrohet në anemik, gjendje e gjykuar si pafuqi, edhe pse ky (mendimi) mund të përshkruajë çdo lloj loje. (mjafton të kesh luajtur, futboll, të kesh luajtur me biz, kala - dibrançe, etj, - është vetëm një përshkrim rregullash, por nuk mjafton për të thënë se Loja është...çfarë? Psh, ndodhte që pyetjes që i bëja ndonjë të panjohuri në plazh nëse dinte të luante shah, përgjigjej: di lëvizjet... por kjo nuk është e mjaftueshme që loja të mbrrijë qëllimin e vet, nuk zbavitesh nëse përpara teje ke një që s’di të....luajë?! edhe pse di lëvizjet, sepse duket sikur loja është diçka e tillë, e lidhur ngushtë me lëvizjet. Jo, duhet të jetë problem tepër serioz) Ndodh ngaqë një “ndërkohë” është e pamjaftueshme për të përkufizuar, sepse gjatë momentit që ne bëjmë përpjekjet tona, loja është brenda vëmendjes dhe jashtë kohës. Gjatë kohës që luajmë, nuk bëjmë as përpjekjen më të vogël për të përkufizuar se ç’është loja, sepse nga çasti që do të bënim pyetjen, do të kalonim në ndërkohë, e cila nuk është gjë tjetër veç ndërprerje dhe ne do të ndodheshim vetiu jashtë kohës ku loja është, por jo ne. Pak a shumë e njëjta gjë me çfarë thoshte Epikuri për vdekjen që s’duhet të trembemi prej saj sepse: “Kur jam unë s’është ajo, kur do të jetë ajo, s’jam unë...”, gjë që nuk shpjegon se ç’është vdekja, sikundër ndërkoha nuk mund të na tregojë se ç’është Loja përderisa midis saj dhe kohës ka një ekzistencë të anasjelltë përjashtuese. Koha dhe ndërkoha s’mund të bëjnë pa njëra tjetrën, por as edhe ta shpjegojnë, as edhe ta anullojnë sepse koha është e coptuar vetëm e vetëm për të krijuar individualitetet qoftë edhe të Lojës, duke e shndruar në shumëllojshmëri.
    Atëhere, ç’është loja?
    Sikur të themi që “Loja është lojë” do të biem në atë gabim që logjika e quan rreth në përkufizim, sikur të themi, (për të dalë nga rrethi) truk, (quhet kështu ose më shqip, marifet), pra sikur të përdorim një truk dhe të themi se “Loja është diçka serioze”, sërish do të provojmë brenda vetes ndjesinë e talljes, të një autoironie, e shkaktuar nga një mbresë hershmërie, e ngjizur kështu brenda nesh, në fëmijëri, si Lojë... sepse tek e fundit truku është lojë, si psh truku që bën një aktore qoftë edhe tragjike para se të ...LUAJË...rolin e Desdemonës, apo të Kasandrës, ose një palaço, (kloun cirku) e jep përfytyrimin po aq të qartë, e lyen fytyrën e tij deri në deformin, VE në lojë veten, VE në lojë të mishëruarin (personazhin) dhe njëkohësisht ME lojën e tij argëton njerzit, ose tall veset. Pra, ngado që të vërtitemi luajmë, por s’dimë se ç’është...dhe kështu kthehemi në pikënisje, tek pamundësia për të përcaktuar, ose të përcaktuarit e njëlloj pamundësie. Shpesh, bëjmë gabim duke i ndarë lojrat në çfardo dhe në jo çfardo ose të rëndësishme e pak të rëndësishme, të lehta e jo, serioze e jo...Luan në violinë filani, ose në pianoforte...kaq herë e herë e kemi dëgjuar spikerin të shprehet në këtë mënyrë...dhe orkestra frymore, përpara korteut... LUAN një marsh funebër. Luajmë edhe kur përcjellim një të vdekur, sado i afërt qoftë!!! Tepër e thjeshtë, shumë më tepër e ndërlikuar tepër e thjeshta sepse kur vjen puna për t’iu përgjigjur pyetjes se çfarë kanë të përbashkët loja çfardo dhe ajo joçfardo, sërish jemi përballë një hapësire të dystë e të pafund që s’na lejon të ngrihemi diku për ta parë nga larg, atë që e kemi brenda vetes, si për të thënë se zemrën tënde mund ta shikosh vetëm duke e nxjerrë nga gjoksi, por kjo njëkohësisht do të thotë vdekje, e kështu...
    Ç’është loja?
     
  2. Tiranas

    Tiranas Primus registratum

    Re: Loja…

    Loja sipas mendimit tim mund ka per qellim nga njera ane zhvillimin mendor dhe fizik te njeriut dhe nga ana tjter ne zbavitjen, pra ne ndjenjen e minimizit te stresit gjate dites. Loja ka dhe rregulla te caktuara, te cilat nga cdo person duhet te perceptohen si te njejta, pra ne prembajtje si te njejta. Te mos harrojme, qe ai qe merr pjase ne loje, merr me deshiren e tij dhe jo i detyruar. Nuk e di, por mbaj mend qe Schiller, ka shkruajtur dicka mbi Estetiken e njerezve dhe shprehet me sa mbaj mend, qe njeriu luan aty, ku ai ndihet plotesisht njeri.
     
  3. Hellena

    Hellena Primus registratum

    Re: Loja…

    Eshte menyra me e mire per te nxjerre/dhene mesime .. sa me shume te luash aq me i zhdervjellte behesh ne botkuptim ...
     
  4. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Loja…

    Dakort, djema, s’kam asgjë në kundërshtim me mendimin tuaj, sikurse nuk kam ç’të shtoj në lidhje me të kështuquajturat pasoja, të cilat i qartësuat me pak fjalë, por megjithatë mungon përgjigja; dmth, ç’është loja.
    Mundohemi ta kapim demin nga brirët.
    Koncepti sipas Logjikës, krijohet duke zbuluar dhe bashkuar tek një mendim i vetëm ose i përmbledhur, karakteristika të përbashkëta të disa dukurive, në rastin tonë të lojës në përgjithësi, ose të Lojrave, pra nuk është gjë tjetër veç thelbi. Flasim për Lojën, për konceptin Lojë, i krijuar në mënyrën e mësipërme, sepse nuk mund të përjashtohet, sikundër s’mund të shmangim edhe pyetjen:
    - Cilat janë këto karakteristika të përgjithëshme, psh të futbollit, të lojës me “shami”, të lojës “Xhandarë dhe hajdutë”, të lojës me violinë, të lojës së shahut, të “lojës së fjalëve”, (kjo e fundit mund të jetë shumë interesante), etj etj?
    Duke iu rikthyer mendimit të Tiransit; se në lojë zbatohen disa rregulla, problemi sërish ndërlikohet, sepse në këtë rast duhet të merremi me rolin që “luajnë” rregullat në “Lojë”. (lojë fjalësh)
    Rregulli si koncept nxirret duke vrojtuar ecurinë e dukurive, ose të një dukurie, përsëritjen e saj, (quhet edhe ligjësi) psh të “Lojës”. Themi se çdo gjë është në rregull, kur, psh, në një garë, duhet ta përshkosh largësinë vetëm duke notuar në stil bretkosë. Në rast se nuk e zbaton, quhet shkelje rregulli... Ndëshkohesh, dhe nëse ndëshkohesh, atëhere pohimi se rregulli është shtrëngim, detyrim, merr fuqi të plotë, e natyrisht s’mund kurrsesi të ketë atributin e një loje.
    (Kam përshtypjen se rregulli dhe loja bashkohen mësëmiri tek shprehja:
    “Kërcen prifti nga belaja”, ku “Kërcen” është loja dhe “Belaja” rregulli)
    Kuptohet se rregulli është diçka e jashtme, përgjues i lojës dhe ndëshkues. Kjo ndodh ngaqë ai nuk është Lojë, as edhe krijues i saj, madje, as edhe pjestar i saj në fazën embrionale, fillestare, dua të them. Për më të thjeshtën arsye: Ne e sajojmë “Lojën” dhe vetëm më pas vendosim rregulla. Nuk nisemi kurrë të themi: Djema, ose vajza, shpikim një lojë! (në këtë rast trurin tonë nuk e përshkon as sëlargu ideja e rregullave) Ose: Bëjmë ca rregulla për një mënyrë loje që duhet të sajojmë? Praktikisht as njëra dhe as tjetra s’janë të mundëshme.
    E para është e pamundur sepse faza fillestare e lojës, skeleti i saj bazohet mbi lëvizje fizike, qoftë edhe një lojë shahu, mirëpo më pas duhet edhe një kod i tërë gjuhësor që të vihet në qarkullim në mënyrë që të kuptohet dhe akoma më pas që loja të luhet. Tërë kjo ecuri merr vlerat e rregullave vetiu, psh si duhet të lëvizësh, ku duhet hedhur topi, etj, pra s’kemi një kufi ndarës ku të dallojmë qartë se ku është loja dhe ku rregulli. Mjegull sërish.
    E dyta është e pamundur vetiu, s’mund të tutelosh me rregulla diçka që s’ekziston, asgjënë.
    Logjikisht edhe rregulli pëson, bie ndesh me veten, sepse nuk zbaton parimin e identitetit, duke u përzjerë me lojën ai s’është më ai.
    Nëse e mënjanojmë bezdinë e kësaj që thashë më lart dhe i rikthehemi “Lojës” – pa rregulla – në origjinë, sërish e shikojmë se nuk shpëtojmë nga pyetja: Si ishte futbolli pa rregulla? Si lind një lojë autentike, e mirëfilltë dhe e pa diktuar?
    Tek e fundit: ç’është loja?
     
  5. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Primus registratum

    Re: Loja…

    ç'do gje ka rregull,ligj:
    loja idem.

    une loz volley - duhet te ndjek regullat e volley per t'luajtur kte loj , ndryshe s'do lozja volley dhe do lozja "diçka tjeter" , pra jo-volley .
     

Shpërndajeni këtë faqe