"Lotet" e 'Koha Jone'!

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga olti, 15 Nov 2002.

  1. olti

    olti Neo

    "Lotet" e 'Koha Jone'!

    Ja nje artikull i sotem i kesaj gazete:

    <span style="font-weight: bold"> Lamtumire opozite</span>

    <span style="font-style: italic">Kohet e fundit, shume fenomene qe bien ndesh me vlerat dhe qe perdhosin jeten qytetare te vendit, po gjejne vend shpesh e me shpesh. Keto kundravajtje ndihen si te thuash, tamam si ne shtepine e tyre. Ndodhin, zene vend dhe s'mund te ndryshohen me.

    Kryesorja, sepse nuk ka me nje tribune opozitare qe te kundershtoje te mos biere dakort. Sadoqe mund edhe ta _tepronte ndonjehere, perseri na ka marre malli te shohim zotin Sali Berisha duke shpallur, ashtu sic di ai para publikut, abuzimet e pushtetareve, vjedhjet e tyre, arsyet pse nuk kemi drita, denoncimin e nepotizmit dhe rrjetit te tarafit qe pershkon gjithandej shtetin, varferine, mosmireqenien, etj. Eshte e pashpjegueshme se si nuk thote ai nje gje per ish-vartesin e tij zedhenes, qe kryen sot gjithe trafikun e influences nen emrin e Nanos. Nuk konceptohet dot, me gjithe deshiren e mire, se si i papajtueshmi, antikonformisti Berisha, nuk thote nje fjale per emerim-shkarkimet preferenciale ne dogana, tatime, polici etj. Krejt e paimagjinueshme, se si miku i shpallur dhe aleati hektik i shtypit, mbrojtesi i fjales se lire, doktor Berisha, nuk thote as edhe nje fjale per policet qe kane zene dyert e disa redaksive ne Tirane disa dite me radhe.

    Dhe me e papranueshmja ngjet me dritat. Nuk eshte aspak dimri i pare qe kalojme ne erresire. Por ditet e veshtira dhe te ftohta jemi mesuar t'i shtyjme pervecse me qirinj, edhe me nje ngushellim. Ishte zoti Berisha qe dilte ne podium dhe behej zedhenes i zemerates, dhe prokuror i fajtoreve. Tani, ne, qe ne gjuhen e Berishes jemi quajtur gjithnje mazhorance, kemi ngelur pa liderin tone.

    Dhe erresira e varferia jone, po perfaqesohet nga shtypi dhe disa deputete socialiste. Vetem nje pjese e medias po vazhdon te kryeje rolin e opozites. Po ashtu, edhe disa perfaqesues te elektoratit socialist, po kerkojne llogari per krizen energjitike dhe per abuzimet e shumta me pushtetin. Kurse cdo dite mungon aleati jone dhe opozitari i qeverise, Sali Berisha. Eshte ndoshta per kete arsye qe pushtetaret po tregohen me arrogante, me mosperfilles. Duke vazhduar ne kete situate rezistencen tone, na ngelet vecse te themi: &quot;lamturime opozite&quot;.

    &quot;KJ&quot;
    © Koha Jone 2001 All Rights reserved </span>

    <span style="font-weight: bold">Zoterinjte po qajne se nuk ka opozite, se nuk ka me nje qe bertet?!!
    Por kur Zotria dhe partia ne fjale fliste e bertiste, keta zotrinj gazetare si dhe nje pjese e vete popullit thonin &quot;ja po pellet gomari&quot;
    Tani qenkan kujtuar se nuk ka me nje qe te flase per te drejtat e tyre.
    Por sa vlen te flasesh e te lodhesh per ta, kur shume e mire e dine se si po qeverisen e perseri ia japin voten.
    Ky popull ka qeverine qe meriton e qe e ka zgjedhur vete e te mos qaje hic por te korre frutat e injoraces se vet, frutat e votes dhe indiferences se vet.
    Por prap me vjen keq pse duhet te vuajme te gjithe kur nje pjese jane pa tru ne koke!!</span>
     
  2. roland

    roland Primus registratum

    Re: "Lotet" e 'Koha Jone'!

    O NEO nga nje ane mire e ke ti por mos harro se duke heshtur dhe duke mos kryer detyren qe i takon te beje oposita(me nje fjale te ngreje zerin per te kundershtuer positen kur eshte per te kundershtuar) atehere z.berisha konfirmon se ai e meritonte ate fraze.
    Kemi 12vjet demokraci tani dhe duhet qe politikanet tane te jene me profesional dhe eficent per ate qe bejne dhe deklaronje.
    Ja cfare duhet te beje z.berisha per mendimin tim:

    1)duhet te organizoje disa politikan te PD dhe ti japi detyre secilit te mbuloje nje fushe te sectorit te qeverise(psh:Ministrine e brendeshme)
    2)dhe ky i ngarkuar te mbikeqyri c'fare ndodhe ne kete ministi, cfare te metash ka, kush jane nevojat afatshkutra dhe afatgjata.
    3)dhe ai person/politikan duhet ti paraqesi Z.berisha keto verejte(te cilat une i mora si shembull sepse ka me shume per te controlluar) dhe mbi te gjitha ti paraqesi nje plan se si mund PD-ja po mori pushtetin te rregulloje te metat qe secili dege e qeveise.
    Por jo vetem kaq por te shpjegoje dhe rrugen se si do ta arrije kete gje-dhe jo qiqera ne hell-
    Kaq kisha une miku im, se populli yne eshte ngopur me llafe sot duhen vepra.
    Dhe nje gje tjeter do ti thosha z.berisha: te lere postin si kryetar i PD-se, sepse kjo tregon qe : a) ose ai ka uzurpuar PD-ne ose
    b) PD-ja tregon se nuk ka politikan te tjere te rinje qe mund te drejtojne PD-ne
    PS: s'kam asgje personale me z. berisha, dhe nuk po kerkoje te mbaje asnje ane as PS, as PD. per mua SHQIPTARIZMI dhe PATRIOTIZMI jane ideali.
    te fala
    ah dhe dicka per ty-beje &quot;THE WORLD IS MINE&quot; dhe jo &quot;WORLD IS MINE&quot; it doesn't sound good. une e kam vene te welcome noti i telefonit
     
  3. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: "Lotet" e 'Koha Jone'!

    Për herë të parë që prej themelimit të saj mënyra se si i drejtohet &quot;Koha jonë&quot;, jo gazeta në vetvete apo thjesht pronari i saj, publikut shqiptar ka mbetur pa përkrahës e miratorë, ajo është e pa ankoruar. Është dëshira për sfida profesionale, padija për reaksionin që ka fjala e shkruar, apo tradhëtia e qëllimtë që e shtyn atë të ngrejë dallgë e furtunë kur politika shqiptare është det i qetë kjo do dhe pak kohë të kuptohet. Këtë kohë po e le si të mesme midis atyre që mund të kujtojnë zjarrmëtaren e 1997 e kritizeren e pandreqshme për të tjerë. Brenda periudhës që nga vdekja e mbretëreshës Geraldinë e deri në këtë artikull po rreshtoj siç mbaj mend çka bërë &quot;Koha Jonë&quot;.
    Në mënyrën më të pastër që mund të shkruhet Nikollë Lesi, duke ju drejtuar fajtorit, shtetit shqiptar, që nuk i gjeti një varr më të paqmë mbretëreshës, thotë pak a shumë se nga lotët e dhimbja e madhe vjen urrejta e mbas urrejtjes vjen shpërthimi a reagimi. Nuk kishte vetëm fjalët do marrim armët dhe kryengritje.
    Nano dërgon ca polici impotente sa herë dërgohen politikisht. Në Shqipëri nuk ka shërbim informativ, prokurori, që të të kërkojë hesap ligjërisht. Duke kujtuar për të vetat triumfet ndaj Blerim Çelës e kompani me të njëjtin zell djaloshar i vërsulet Nanos, për të cilin ato që pështyu i lëpiu më pas duke sqaruar të gjithë miqtë se pse po kritikonin Nanon. Edhe Leka me sa duket do ti ketë kujtuar gazetës se është ai zoti ata janë tellalli. Ai nuk ka nevojë për reklamë. Garda e vjetër e 1997 i ka futur zinxhirin gojës, do të ripozicionehet, ndjehet fajtore, e pafuqishme, e lodhur. Disa me pushtet e me armët ngrehur kanë në dispozicion të gjithë ngjyrat e shtypit e &quot;princin mes princash&quot; që del si kërrja para gomares jo gjithmonë e kanë qejf, për më tepër ngjarje të koklavitura duhet të përballojnë. Ka dhe të tjerë që qytetërimi nuk i lejon të flasin kodra mbas bregut. Nga tja mbajë, për tokat pronarët po përpiqen ta gjejnë me socialistët se të tjerët i kanë në xhep, për të përndjekurit Pjetër Arbnori takon direkt Nanon e sqarohen se 50 është 25 e me radhë. Gazeta i kthehet presidentit. Njeriu që na duhej, dita Moisiu nata Mejdani, i pari tokësor e shqiptar i dyti qiellor e ndërkombëtar. Edhe unë kam shkruar rast pas rasti kundër gjithë asaj pasMejdani, si jo etike, të paprofesionaltë apo dhe me smirë. Gazeta nuk ka asnjë lloj qëllimi tjetër veçse të hedhë njërin kundër tjetrit teksa e përgjithson problemin e smbahet mbas asgjeje konkrete. Për të mirën tonë, asnjëri prej tyre nuk i ra grepit të Lesit, e mbase prej Presidencës duhet të ketë patur ndonjë tërheqje veshi, nëse jo ta bëjnë. Edi Ramën se kap zog. Çmbeti tjetër në Shqipëri, skafe ska, biznesmenët shqiptarë (tulla e llaç sipas KJ )kanë gazetat e tyre dhe potencën të të ulin volumin. Mos harroj, në çdo numur gjendet i pranishëm Emini, i cili duhet ta paguajë gazetën se po e bën të paharueshëm ndër breza. Së fundi, por më i rëndësishmi, Sali Berisha, në daçi me konceptin e fishekut të fundit, në me atë të gurit të fundit Dam, duke e futur në sedër e njëkohësisht duke i lënë indirekt të kuptojë se janë me të, shkruajnë si më sipër. Shyqyr zotit dhe pulave të një oborri që e dijnë se kush është fitues në zgjedhjet e ardhshme edhe ky është fishek qorr.
    Kjo nuk do të thotë që mbaron me kaq, ka njerëz që kanë aftësinë të ndërojnë rregullat e lojës dhe në mes të ndeshjes, nga të humbur dalin fitues. Mos qoftë e thënë kësaj here, për hir të atyre barkthatëve shqiptarë që ngopen me lajmet e Lesit nën muzikën e ndonjë koncerti elektoral 36 milionsh.
     

Shpërndajeni këtë faqe