LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar' filluar nga LEKE DUKAGJINI, 15 Feb 2004.

  1. LEKE DUKAGJINI

    LEKE DUKAGJINI Fillestar

    LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    Kush eshte Luan Krasniqi?

    Luan Krasniqi ka lindur më 10 Maj 1971 në fshatin Junik të Kosovës. Ai rrjedh nga një familje e thjeshtë kosovare dhe është fëmija më i vogël prej 8-të fëmijëve të familjes Krasniqi. Ai ka kaluar një fëmijëri të bukur në Junik, deri në vitin 1987, ku ai përfundoi shkollën fillore dhe 8-të vjeçare. "Kur unë dëgjova që ne do t´a shihnim përsëri babanë, i cili kishte emigruar në Gjermani që në viti 1970-të, u gëzova pa masë. Unë kisha ëndërruar të jetoja në një qytet të madh dhe kjo ëndërr mu realizua." Luan Krasniqi u stacionua në qytetin e Gjermanisë Rottweil, ku ai aty hodhi hapat e para në ringun e boksit duke përfunduar njëkohësisht abiturën dhe shkollën e tregëtisë. Ai merr pjesë në shoqatën e boksit BSV Rottweil duke u stërvitur nga një trajner i lartë boksi si Theo Korekesch.

    Puno e palodhur dhe bashkëpunimi i mirë me trajnerin, bëri që ai t`i futej i sigurt karrierës së boksit, si një boksier i peshës së rëndë. Puna e fortë e tij dhe bashkëpunimi i ngushtë me trajnerin nuk ka rreshtur edhe në ditët e sotme. Ai së bashku me familjen e tij gëzoi të drejtën e shtetësisë gjermane. Për hërë të parë ai përfaqëson Gjermaninë në boks në turneun ndërkombëtar në Liverpool ku ai aty arriti të fitojë medaljen e artë. Në të njëjtin vit, ai vazhdon rrugën e fitoreve duke fituar përsëri një tjetër medalje të artë në Kampionatin e Boksit gjerman në Berlin. Po në qytetin e Berlinit ai në Kampionatin Botëror, mbajtur në vitin 1995, arriti të vitonte kuner wladmir Kliçko dhe morri medaljen e argjëndit. Më pas ai humbi me pikë me boksierin e famshën kubanez Felix Savon por po atë vit ai e mbylli me marrjen e medaljes së artë në Kupën ndërkombëtare Chemi në Halle.

    Pas tre fitoreve të shkëlqyeshme ai i drejtohet Lojrave Olimpike ne Atlanta në vitin 1996. Ai me shpejtësi kaloi deri në gjysëmfinale kur aty pasi ishte lënduar poshtë syrit të djathtë, i këshilluar edhe nga mjeku, u detyrua të mos diltë në ring, gjë që ndikoi në mos realizimin e ëndrrës të tij për të luftuar për medaljen e artë. Ai kthehet në Gjermani duke i dhuruar asaj për herë të parë, që prej vitit 1976, një medalje bronxi për peshën e rëndë në Boks. Atlanta per Luanin ka edhe nje mbrese tjeter. Ai aty takohet me idhullin e tij, boksierin më të madh të të gjitha kohrave. "Muhamed Ali ishte dhe mbetet idoli im. Askush nuk ka arritur atë që ka arritur ai. Një fenomen i tillë nuk vjen më në jetë".

    "Takimi me Muhamed Ali ishte per mua një nder i madh, gjë që unë nuk do ta harroj kurrë." Pasi hodhi hapat e parat plot sukses ai kalon tek ekipi i boksit Panix Promotion ku në këtë ekip ishte edhe Lennox Lewis. Më 2 shtator te vitit 1997 ai fiton për këtë ekip kundrejt boksierit Harry Senior vetëm me anën e një gjysëm pike. Kjo ishte koha kur ai konsolidohet si boksier dhe cilësitë e tij ngriheshin dita - ditës duke ecur gjithmonë drejt rrugës së profesionalistit dhe progresit. Muskujt e tij vinin duke u zmadhuar pa humbur atë shkathtësinë dhe refleksivitetin e tij. Më pas ai ftohet në Angli nga Big Bear Lake duke ushtruar mo boksierin e famshëm botëror Lennox Lewis, i cili përgatitej njëkohësisht për dyluftimin ndaj boksierit Golota. Aty Luani tregoi se mund t`i përshtatej atij niveli dhe kjo ishte edhe arsyeja që ai ka qënë edhe tre herë atje.

    Ndërkohë që Lewis përgatitej për dyluftimet me Briggs, Mavroviç und Holyfield, ai ishte njëkohësisht sparring-partner më i mirë për Luanin. Kështu kapërceu Luani pengesat e para për të hyrë si "fillestar" në gjirin e boxierëve profesionalistë. Ai zhvilloi 15 dyluftime për Panix Promotion dhe në vitin 2000, kur Lennox Lewis u largua nga ky ekip, Luanit i duhej të shikonte tjetër alternativë. Në muajin Shkurt 2000 kaloi në Hamburg pranë Universum Box-Promotion, ku ai aty fitoi disa dyluftime. Ne Janar 2001 ai nënshkruan një kontratë 3-vjeçare me Universum Box-Promotion. Pika kulminante e karrierës së tij ishte data 5 Janar 2002 ku ai në Magdeburg te Gjermanisë fitoi titullin Kampion i Evropes kunder Rene Monse. Ai ishtë kampioni i parë i Evropës për Gjermaninë, që prej 29 vitesh.
    Sonte me 14 Luani fitoi ndeshjen kunder turkut:Sinan Samil Sam.
    Komentet ne vijim.....


    Rekordet
    Won: 23 Lost: 1 Draw: 0 KO: 13
    No. Data Kundërshtari Vendi Rezultati Titulli
    001 02.09.97 Harry Senior Southwark W 4
    002 04.10.97 Kevin Hudson Atlantic City TKO 4
    003 02.11.97 Lawan Livingstone Halle W 4
    004 16.12.97 Philippe Houyvet Grande-Synthe TKO 5
    005 14.02.98 Stefan Trendafilov London TKO 1
    006 28.03.98 Spas Spassov Hull W 6
    007 02.05.98 Abdelrani Berbachi London W 6
    008 26.09.98 Shane Woollas York TKO 3
    009 27.03.99 Ladislav Husarik Dresden W 6
    010 21.08.99 Biko Botowamungu Dresden TKO 5
    011 16.10.99 Alexei Osokin Belfast TKO 3
    012 18.12.99 Michael Murray London W 8
    013 19.02.00 Everett Martin Berlin W 8
    014 01.04.00 Antoine Palatis Berlin W 6
    015 27.05.00 Rodney Mc Swain Bethnal TKO 4
    016 24.02.01 Cleveland Woods Hamburg KO 3
    017 07.04.01 Paul Ray Phillips Hamburg KO 1
    018 21.07.01 Rene Hanl Aachen TKO 2 GERMAN
    019 29.09.01 Youri Yelistratov Hamburg TKO 3
    020 05.01.02 Rene Monse Magdeburg W 12 EUROPE
    021 20.07.02 Przemyslaw Saleta Dortmund TKO BY 9 EUROPE
    022 23.11.02 Thomas Williams Dortmund KO 1
    023 08.02.03 Sedrick Fields Berlin W 8
    024 26.04.03 Przemyslaw Saleta Schwerin KO 1


    Faktet

    Pesha: Pesha e rëndë
    Madhësia:1,92 m
    Datëlindja:10.05.1971
    Vendlindja: Junik (Kosovë)
    Vendbanimi: Hamburg/Rottweil
    Shtetësia: gjermane
    Idol Boksi: Muhammad Ali, Lennox Lewis
    Trajner: Michael Timm
    Zanati: Abitur dhe Shkollën e lartë ekonomik
    Hobby: Ski, Futboll
    Sukseset : Kampion i Gjermanisë, Kampion i Evropes 1996,
    Nënkampion i botës 1995, Medaljen e bronxit në
    Lojrat Olimpike të Atlantës 1996
    Kampion i Gjermanisë në peshën e rëndë 2001-2002
    Kampion i Evropes në peshën e rëndë


    Manazhimi:
    Universum Box-Promotion GmbH
    Am Stadtrand 27
    22047 Hamburg
    Telefon: +49 (0)40 696559-0
    Fax: +49 (0)40 696559-50


    Kontakt i drejpërdrejtë:
    Luan Krasniqi
    luankrasniqi@hotmail.com

    Realizacion dhe Webmaster:
    Manfred Bork
    Alfred Mane
    Telefon: +49 (0)179 6879667
  2. LEKE DUKAGJINI

    LEKE DUKAGJINI Fillestar

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    kush ka ndonje foto te tije dhe reagime mbi kete figure .... Shqipetare. Po ça me ba qe kur fiton qe nuk çon flamurin tone (zyrtarisht) edhe pse ne zemer jam i sigurte se e ka.
    Urime te metjshme nga zemra kesaj Shqiponje ne Gjermani.
    LG
  3. LEKE DUKAGJINI

    LEKE DUKAGJINI Fillestar

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    Koment disa dite para ndeshjes:

    Kanë mbetur më pak se një javë deri më 14 shkurt në ditën kur boksieri kosovar 32 vjecar Luan Krasniqi, i cili tani jeton dhe vepron në Rotvajl të Gjermanise do të dalë në Ring për të rikthyer titullin e kampionit evropian në kategorinë e peshës së rëndë. Ai do të ndeshet me bartësin e këtij titulli, turkun Samil Sem.

    29 vjeçari turk Sinan Samil Sam, titullin e kampionit e Eropian të boksit në kategorinë e rëndë e ka fituar në tetor të vitit 2002 me një fitore bindëse kundër polakut Prezhemislav Saleta dhe që atëherë e ka mbrojtur me sukes dy herë. Krasniqi e kishte këtë titull nga janari deri në qershor të vitit 2002, mirëpo e humbi papritmas duke dorëzuar lojën në meqin në luftë kundër polakut Saleta.

    Megjithatë, Krasniqi ka vazhduar stërvitjet e tij dhe në një duel kundër anglezit Julios Francis, kampion në kategorinë e rëndë për vendet e Komunuelltit, fitoi me pikë kundër tij dhe kështu arriti të drejtën të luftojë sërish për kthimin e titullit të kampionit evropian në kategorinë e rëndë. Dueli i tij kundër Julios Francis u përcoll nga 1. milionë e 16 mijë adhurues të tij përmes televizionit gjerman ZDF. Në Shtutgart me 14 shkurt në sallën e sporteve Hans Martin Shlejer ku do të zhvillohet dueli luftarak krasniqi - Samil Sam, do të boksojnë edhe Tomas Ulrich nga Berlini i kategorisë gjysmë të rëndë dhe Mario Veit nga Hamburgu në kategorinë super-gjysmë të mesme. Boksieri Luan Krasniqi duket se kësaj radhe e ka me shumë seriozitet për ta rikthyer titullin e humbur. Me 14 shkurt Krasniqi duhet të dëshmojë se vertet është me i pergatitur se Samil Sem. Mediat gjermane njoftojë se ai vazhdon të ketë një regjim të fortë stërvitjesh ditore në Rotvajl dhe se stërvitjet po i përballon me mjaft sukses. Krasniqi duket ta ketë kuptuar se tani nuk ka kthim prapa nga fitorja. "Unë duhet të jem shumë mirë i përgatitur në datën 14 Shkurt për të përballuar dyluftimin deri në 12 raunde", citohet Luaan Krasniqi të ketë deklaruar për mediat gjermane gjatë një takimi me shtypin.

    Përgatitjet e boksierit kosovar janë të nivelit të lartë. Kjo duket edhe nga statiskat e stërvitjes. Ai vrapon disa herë në ditë nga 800 metra me nga një minutë pause nga njëri vrapim tek tjetri.

    "Stërvitja po ecën shumë mirë, unë kërkoj më shumë nga vetja. Sa më mirë që të përgatitem aq më lehtë do ta kem me 14 shkurt. Po te jesh i ngadalshëm dhe jo i zhdërvjellët në ring nuk mund të boksosh ashtu siç duhet. Nuk më shkon për mend ndonjëhere largimi nga stërvitja as edhe një minutë. Duhet të ketë vetëm koncentrim." ka deklaruar Krysniqi.

    Krasniqi, sic dihet ne sallen Hanns-Martin-Schleyer ne Stuttgart do të dyluftojë kunder kolegut te tij Sinan Samil Sam. Per nje profesionist nuk eshte aq e lehte te luftojë kunder nje boksieri te ekipit tend. "Per mua do ishte me mire ta shikoja shokun ne ring e jo te dyluftoje me te, por tani nuk kam alternative tjeter." ka deklaruar Krasniqi i cili ka pasur edhe të njëjtin trajner që ka dhe turku Sem. Prandaj, atë me 14 shkurt do ta udhëheq trajneri berlinez, Torsten Schmitz, i cili është edhe trajner i kampiones botore në boks për femra Regina Halmih. Shmic mendon se Kraniqi është në përparsi nga boksieri Samil Sem parasëgjithash në boksim, megjithatë ai menon se Luani ka problem me dorën e majtë, të cilën gjithmonë e mban varur dhe këtë të meta ai duhet ta përmirësoj patjetër" thotë trajneri Shmic

    Krasniqi është optimist se me 14 shkurt në Shtutgard do të ketë një publik të madh që do të jetë në anën et tij, vecmas këtë ai e pret nga bashkëkombasit e tij.
  4. LEKE DUKAGJINI

    LEKE DUKAGJINI Fillestar

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    Luan Krasniqi kampion Europe në boks ne peshat e renda
    15 Shkurt 2004


    Luan Krasniqi dhe Sinan Sam ne nje foto para ndeshjes ,ne momentin e peshimit

    Shqiptari Luan Krasniqi ka fituar titullin Kampion i Europës në boks, në peshën super të rëndë, ndaj turkut Sinan Samil Sam, në një ndeshje të zhvilluar me 12 raunde.
    Krasniqi mbronte ne kete ndeshje ngjyrat e flamurit gjerman, vend ne te cilin jeton.
    Krasniqi, 32 vjeç, me origjinë shqiptare, ka fituar ndeshjen e 19 në 20 të zhvilluara gjithsej [1 ndeshje të humbur]. Sam, 29 vjeç, i ashtuquajtur "Demi i Bosforit", numëron 25 fitore në 27 takime.
    Pas shumë minuta pritje, gjyqtarët e takimit kanë vendosur t'ia akordojnë fitoren Krasniqit, i cili rigjen rripin e humbur më 20 korrik 2002 në Dortmund, me polakun Przemyslav Saleta.
  5. vlera

    vlera Fillestar

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    Urime Luanit per fitoren,urime ambasadorit nga Kosova dhe gjithe Shqiptaria na e zbardhi fytyren, dasht zoti e te gjithe shqiptaret te njihen keshtu faqebardhe neper bote duke ngadhenjyer neper fusha te ndryshme.
  6. Archi

    Archi Anëtar

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    Se mos vetem ne kete ndeshje. Te gjitha ndeshjet qe ka zhvilluar, ai i ka bere nen flamurin gjerman, pasi prej shume vitesh ai gezon nenshtetesine gjermane.
    Une patjeter qe isha tifoz me Luan Krasniqin, por nuk eshte se na dhuroi ndonje fitore te mrekullueshme. Vete rezultati i gjyqtareve:
    115 : 113
    114 : 114
    116 : 113
    e tregon fare mire "absolutizmin" e Luanit mbi turkun.
    Pastaj dy raundet e fundit Luani e kishte shume pisk, nuk kishte fuqi fare.
  7. alpacino

    alpacino Fillestar

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    grande boxim i LUAN KRASNIQIT FITON TITULLIN E KAMPIONIT TE EVROPES,FANTASTIKE
    AH SIKUR TE MBRONTE NGJYREN E SHQIPERISE,MEGJITHATE KOMPLIMENTI PER TITULLIN E KAMPIONIT
  8. LEKE DUKAGJINI

    LEKE DUKAGJINI Fillestar

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    Ah sikure !!!
    Ndoshta nje dite do te jete realitet!!!
  9. LEKE DUKAGJINI

    LEKE DUKAGJINI Fillestar

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    Zonja dhe zoterinj,
    Kampioni i ri europian ne kategorine e rende quhet Luan Krasniqi. Luani shqiptare me gjak shqiptari e mposhti me plote merite te ashtuquajturin mezati nga bosporusi, te cilin plot 12 runde e grushtoi, dhe i tregoi se Luani nuk frikohet, sic pandehte ai(mezati ne nje intervju). I tregoi se ende nuk ka ndoshe qe nje turk ta mposhte nje shqiptare. Ia tregoi atij disa sharte shqiptarqe, kurse shqiptareve te vete u tregoi dhe ua vertetoi qe nuk eshte gjerman. U tregoi se eshte bir i shqipes, i cili krenohet me nacionalitetin e tij shqiptare. U tregoi vellezerve te vete se gjeja me e mire qe mund te ndodhe ne ring eshte te kete sa me shume shqiptare duke e perkrahur ne salle, dhe me ne fund secili shqiptare eshte deshmitare qe Luan Krasniqi e puthi flamurin e shqipes me dy krena, flamurin kuq e zi.

    Vellezer dhe motra, per kenaqesine tuaj do t´ju themi se ne Gjermani jetojne afro 4 milione turq, kurse vetem 150 000 deri 200 000 shqiptare, pra turqit jane afro 20 here me shume se ne shqiptaret, por ne salle turqit ishin me perqindjen minimale ne krahasim me ate te shqiptareve. Ata nuk paten shansen as te degjohen, te pakten nje here duke e perkrahur mezatin e tyre.
    Edhe Skenderbeu amanet e kish pa lane:Kurre prej turkut me humbe nuk bane
    Cka t´ju themi me shume turqve, askush nuk ju ka faj qe e keni mezatin. Ne e kemi Luanin, e Luan dihet kush eshte, vetem MBRETI.
    Urime Luan Krasniqi,urime shqiptare,behu gati Amerike!

    statistika:
    Sinan vs Krasniqi

    161 te qelluar 174
    506 goditje 485
    32 % Quota 36 %
  10. Archi

    Archi Anëtar

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    Nuk e di per te tjeret, por mua me vjen per te vjelle nga ky lloj masturbimi mental qe kalojne disa bashkepjesmarres te AF, kur behet fjale per disa te ashtuquajtura "vlera" apo "merita" te shqiptareve.
    Edhe kjo Leonore duket sikur po kalon ne orgazem tek na tregon sesi luanet na mbysin mezatet.
    Goce, ishte ndeshje boksi ndermjet gjermanit Luan Krasniqi dhe turkut Sinan Samil Sam dhe jo beteje luftarake shqiptaret kunder turqve.
    Une per veten time nuk kam nevoje te stimuloj krenarine time kombetare me nje ndeshje boksi. Kjo ndeshje boksi nuk me ben me teper shqiptar se sa isha para ndeshjes. Biles te them te drejten me le po aq indiferent sa edhe dorezimi i turpshem i titullit me 20.07.2002.
    Luan Krasniqi ne syte e mi nuk eshte aspak me shume se c´eshte Mirela Manjani, Pirro Dhima, e co. te cilet luftojne per ngjyrat e nje flamuri tjeter sesa kuq e ziu.
    Nuk dua aspak t´i paragjykoj keta sportiste, perkundrazi qe te gjithe persa i perket talentit te tyre gezojne respektin tim.
    Ceshtja eshte: perderisa keta sportiste marrjen me sport dhe fitimin e medaljes e kane ne planin e perfitimit personal, atehere perse une duhet qe ta kuptoj kete sikur eshte ndonje fitore ne planin kombetar?

    Keta qe po masturbojne tashme nen emrin e Luan Krasniqit c´pergjigje do t´i jepnin nje pyetjeje krejt naive te ndonje te huaji: Perse Luani i lindur ne Junik me nenen, baben, vellaun e motren shqiptare aktivizohet si nenshtetas gjerman?
  11. dirty vegas

    dirty vegas Fillestar

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    di nanjoni ku ta shofim ndeshjen ne internet?
  12. Florus

    Florus Anëtar aktiv

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    Ja dhe kampjoni Europes [​IMG]
  13. LEKE DUKAGJINI

    LEKE DUKAGJINI Fillestar

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    O Archi more i pa edukate mos me ke ngatrrue mue me diken tjeter apo ke ngaterruar veten me ndonje turk. Ne se je shqipetare ske nevoje te dhihesh per turkun, nese je turk mos ki inat per Luanin,ne se eshte kampion e ka meritue, puna dhe merita a tije. Edhe te keshilloj ti perdorish keto shprehje ne familjen tende, nese ato ti pranojne ju kjofte me shendet:
    "Edhe kjo Leonore duket sikur po kalon ne orgazem tek na tregon sesi luanet na mbysin mezatet."
    aq ma teper une kam mbledhe artikuj per Luan Krasniqin neper faqet e netit, se une nuk jam gazetare sportive por thjeshte si te tjeret.
    Ti nese ke inate me Luanin shko e takoje vete, une as nuk e njoh as nuk e di por me lajmeruen per ndeshjen e tije disa shoke te Gjeramnise me te cilet shkova e pashe ndeshen ne salle. Diçka ma mobilizoi shpirtin per ate konpatriot. Salla ishte ndeze flake me flamure Shqipetare dhe nuk do ta harroj as ate publik as Luanin as Shqipetaret kudo qe te jene qe i japin jehone Atedheut tone. Une ata i dadhoj se edhe vete historia i ka dadhuar dhe do ti dadhojne.
    Keta ishin rreshatat e pare qe shkruej ne kete teme te tjerat jane mbledhur nga cite te tjera.
    Pershendetje Luanit e te gjithe atyne qe duan te ndigjone mire per gjakun mbare Shqipetare.
    Ty ta shtofte Zoti inatin
    Nuk preferoj te me ktheni pergjigje.
    Bye.


    BRAVO!!!!
    Zoti Archi!
    Ja se si ti shkruan ne nje pjese tjeter per Luan Krasniqin:
    "Dakort me te gjitha keto, vetem se do te shtoja qe Luan Krasniqi zyrtarisht nuk eshte shqiptar, por gjerman. Edhe fitoret e tij kalojne se pari per llogari te ekipit te tij, pastaj te shtetit gjerman ne aktivitete nderkombetare. Si perfundim del qe shkrimi i mesiperm s´ka te beje fare me boksin shqiptar."

    --------------------
    Erbaameeee...!
    Zu spät!
    Die Hesse komme!
  14. LEKE DUKAGJINI

    LEKE DUKAGJINI Fillestar

    Re: LUAN KRASNIQI KAMPION I EUROPES ne diten e St-Valentinos

    per te rilexuar ne origjine kete artikull shkoni ne faqen:

    http://www.tifozat.com/modules.php?name=News&file=article&sid=592

    Kampioni i ri europian ne kategorine e rende quhet Luan Krasniqi. Luani shqiptare me gjak shqiptari e mposhti me plote merite te ashtuquajturin mezati nga bosporusi, te cilin plot 12 runde e grushtoi, dhe i tregoi se Luani nuk frikohet, sic pandehte ai(mezati ne nje intervju). I tregoi se ende nuk ka ndoshe qe nje turk ta mposhte nje shqiptare. Ia tregoi atij disa sharte shqiptarqe, kurse shqiptareve te vete u tregoi dhe ua vertetoi qe nuk eshte gjerman. U tregoi se eshte bir i shqipes, i cili krenohet me nacionalitetin e tij shqiptare. U tregoi vellezerve te vete se gjeja me e mire qe mund te ndodhe ne ring eshte te kete sa me shume shqiptare duke e perkrahur ne salle, dhe me ne fund secili shqiptare eshte deshmitare qe Luan Krasniqi e puthi flamurin e shqipes me dy krena, flamurin kuq e zi.

    Vellezer dhe motra, per kenaqesine tuaj do t´ju themi se ne Gjermani jetojne afro 4 milione turq, kurse vetem 150 000 deri 200 000 shqiptare, pra turqit jane afro 20 here me shume se ne shqiptaret, por ne salle turqit ishin me perqindjen minimale ne krahasim me ate te shqiptareve. Ata nuk paten shansen as te degjohen, te pakten nje here duke e perkrahur mezatin e tyre.
    Edhe Skenderbeu amanet e kish pa lane:Kurre prej turkut me humbe nuk bane
    Cka t´ju themi me shume turqve, askush nuk ju ka faj qe e keni mezatin. Ne e kemi Luanin, e Luan dihet kush eshte, vetem MBRETI.
    Urime Luan Krasniqi,urime shqiptare,behu gati Amerike!

    statistika:
    Sinan vs Krasniqi

    161 te qelluar 174
    506 goditje 485
    32 % Quota 36 % [/QB][/QUOTE]

    http://www.tifozat.com/modules.php?name=News&file=article&sid=592

Share This Page